2015-07-14

Rita Ora, Kate Moss dhe 60 yje të tjera në fushatën Ruaje Arktikun

Rita Ora, Kate Moss dhe 60 yje të tjera në fushatën Ruaje Arktikun

Shumë yje botërore me fytyrat e tyre, u bënë pjesë e fushatës Save The Arctic, apo “Ruaje arktikun”.
Duke filluar nga modelja e njohur Kate Moss e deri tek pjestarja e re e jurisë së X Factor Rita Ora, 60 yje me famë botërore, janë fotografuar me bluzat e dizajnuara nga Ëestëood Vivienne, për një ekspozit të veçantë, ku fotografitë e tyre do të rreshtohen në muret e Stacionit Underground Ëaterloo në Londër.
Kjo fushatë është ndërmarrë si sensibilizim i njerëzve në mbarë globin, për ta mbrojtur peizazhin unik të Arktikut dhe kafshët e egra. m.l.

Ja çfarë thoshte i arrestuari i Badovcit për sulmet e ISIS në Kosovë

Ja çfarë thoshte i arrestuari i Badovcit për sulmet e ISIS në Kosovë (Video)

Njëri nga pesë të arrestuarit e rastit të “Badovcit”, të cilëve dje iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka folur, pak kohë më parë për ISIS dhe kërcënimet e shtetit islamik ndaj Kosovës.
Fehmi Musa, në një intervistë për Kallxo.com, duke komentuar deklaratat e dhënë në një video të punuar nga shteti islamik, kishte thënë se nuk beson që kjo organizatë fetaro-politiko-ushtarake e ka ndërmend t’u bëjë keq shqiptarëve myslimanë të Kosovës.
“Nuk shohë kurrfarë rreziku për myslimanët e Kosovës nga kërcënimet e ISIS-it, nëse kanë kërcënuar atëherë kanë kërcënuar serbët, maqedonasit, të cilët ia duan të keqën Kosovës dhe Shqipërisë, të gjithë armiqtë e islamit por jo shqiptarët”, thotë ai në deklarata.
Sipas Musës, kjo video mund të jetë një montim.
“Nuk e di a janë video të bërë nga ata (ISIS), apo janë vetëm montazhe, sot ka arritur shumë teknologjia, por nuk janë shumë të besueshme”.
Musa, por edhe katër të dyshuarit e lartpërmendur u arrestuan me 11 korrik.
Tre nga ta u kapën afër liqenit të Badovcit, ndërsa 2 të tjerë janë arrestuar gjatë ditës në lokacione tjera.
Arrestimi i tyre vjen pas kërcënimeve të ISIS, të publikuara në një dokumentar propagandistik për Ballkanin, në të cilin pjesëtarët e tij shprehin akuza dhe kërcënime ndaj jobesimtarëve në Ballkan.
Dy shqiptarët që flasin ishin identifikuar si Abu Bilqis (Al Albani), minuta dhe Abu Muqatil (Al Kosova).
“I dërgoj mesazh taghutave (*taghut – ata që i adhurojnë idhujt, por jo Allahun) të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe gjithë Ballkanit: mos mendoni se ne e kemi harruar për zullumin të cilin ju ia bani myslimanëve”, ka thënë Al Kosova”. “Vallahi do të vijnë ditë të zeza për juve. Vallahi do të keni frikë të ecni nëpër rrugë. Do të keni frikë të punoni nëpër zyrat e juaja. Do të keni frikë e do të tmerroheni e të trishtoheni edhe në shtëpitë e juaja”
Ai ka shtuar se “do t’ju mbysim juve me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

Komentet

2015-07-12

“Katunar”, filmi i parë horror në Kosovë


Cine DION VENTRESS FILMI KATUNARI - PLAY - ZICO TV



https://www.youtube.com/watch?v=Maymmiexk5M

“Katunar”, filmi i parë horror në Kosovë
‘Katunar’ do të jetë një film bashkohor horror që do të xhirohet në Kosovë dhe një pjesë në Kanada.Storia e filmit është për një vajzë që jeton në Toronto dhe pasi i vdes babai, kthehet në Kosovë. Për rolin e Aurit, dashnorit të vajzës, artistët e famshëm kanadez kanë shprehur interesim të madh.


Lindur dhe rritur në Kanada, skenaristi dhe regjisori Dion Ventress, thotë: ‘Kam qenë i befasuar me interesimin e artistëve kanadez për projektin, këtu në Amerikën Veriore. Derisa bisedimet vazhdojnë, nuk mund të japim emra, ashtu siç nuk mund të publikojmë persona të tjerë të involvuar në projektin e filmit. Mund vetëm të them se kemi tre kandidatë për rolin e dashnorit kanadez. Dy artistë janë nga Kanada që kanë bërë emër në art, këtu dhe në vende të tjera edhe në muzikë. Personi i tretë është djaloshi nga programi i MTV’.

Dion VentressDion Ventress

https://www.facebook.com/DionConflict


‘Krijimi i një filmi në Kanada dhe Kosovë nuk ka qenë detyrë e lehtë. Për më shumë, refuzoj të bëj ckado që do të duket keq për Kosovën. Gjërat duhet bërë si duhet. E unë në këtë film do të bëj më të mirën.’

Në bisedë me krijuesit kanadez, për filmin, Ventress tregon : ‘ E kanë pëlqyer storien e filmit,janë profesionist dhe çmoj mendimin e tyre, dëshirën time për të bërë një film në Kosovë e përkrahin’./kp

Në ditët e fundit si kryetar bashkie të Tiranës z.Lulzim Basha përmbush amanetin e Ibrahim Kodrës




Ibrahim Kodra-Guri i Jetes-Kater Stinet-:-Pietra della Vita-Quattro Stagioni -Tirane 2015

Veper e realizuar ne vitin 2002, sot gjendet ne Tirane prane sheshit Skenderbej .
The work carried out in 2002, now located in Tirana, close Scanderbeg square .
Il lavoro svolto nel 2002, ora si trova a Tirana, vicino alla piazza Scanderbeg

https://www.youtube.com/watch?v=H94RoK3bw2Y



Në ditët e fundit si kryetar bashkie Basha përmbush amanetin e Kodrës
Kryetari në largim i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka përuruar sot memorialin e ri në sheshin “Skënderbej”, pranë Bankës së Shqipërisë.

Image result for ibrahim kodra guri i jetesImage result for ibrahim kodra guri i jetes

Ai quhet "Guri i Jetës" dhe është realizuar nga piktori i mirënjohur shqiptar, Ibrahim Kodra.

Image result for ibrahim kodra
Basha u shpreh se kjo vepër do të jenë një pikë referimi për ata që duan të vizitojnë kryeqytetin.

basha ibrahim kodra
Ibrahim Kodra la këtë vepër si një amanet për Tiranën, i cili tashmë u përmbush.
basha ibrahim kodra
basha ibrahim kodra

Kullat karakteristike prej guri në Curraj Epër,Qeresh dhe Mulaj të krahinës së Nikaj Mërturit, Tropojë, , refleksione për një epoke historike …

Curraj, refleksione për një krahinë, historia e një epoke… (Foto)
Kullat karakteristike prej guri tashmë janë rrënuar, rrugët brenda fshatit janë mbuluar, arat dhe livadhet janë gërryer nga shirat dhe mbetet vetëm lumi i kthjellët që ndan fshatin përmes, i pandryshuar me troftat e tij, që tashmë janë shtuar. Kisha qindravjeçare e riparuar, mbetet simbol i besimit të banorëve që dikur ishin aty, por tashmë nuk ndodhen më.

Kjo është pamja që të pret në fshatrat Curraj Epër, Qeresh dhe Mulaj të krahinës së Nikaj Mërturit, Tropojë, ku banon vetëm një familje, ndërkohë që të tjerët janë larguar prej vitesh.
Vetëm një familje, e cila nuk don të identifikohet, të pret me kënaqësi, pasi mundësia për të parë njerëz tashmë është shumë e rrallë, ndërsa fshati është braktisur. Kryefamiljari I vetëm i këtij fshati, të tregon se dikur e provoi edhe ai të largohej, pikërisht atëherë kur pa se të gjithë po largoheshin e kur mendoi se jetesa në atë vend kishte marrë fund.
Banori thotë se familja e vet nuk kishte dashur të kthehej dhe se e kishin kundërshtuar fillimisht, por më pas e kanë respektuar vullnetin e kryefamiljarit.
Tashmë të gjithë banorët janë larguar nga fshati, e ndonëse ai ka mall dhe nostalgji për ta, ngrys ditët me fëmijët dhe gruan në vendlindjen e tij. Pa drita. Energjia elektrike prej vitesh nuk ekziston në Curraj Epër. Dikur kishte centralin që furnizonte tre fshatrat, Curraj Epër, Qeresh dhe Mulaj.
Fëmijët nuk kanë mundësi shkollimi, ndërkohë që ai thotë se banori më i afërt ndodhet në fshatin fqinj, që është tre orë larg, por ai ka besim se një ditë do të popullohet ashtu siç ka qenë dikur.
“Frika më e madhe është që fëmijët të mos më sëmuren, e sidomos në dimër, pasi është shumë e vështirë për t’i çuar në fshatin pranë për t’i vizituar”, rrëfen kryefamiljari. Ndërkohë thotë se për momentin ka si shqetësim të sigurojë një racë qeni të aftë t’u rezistojë ujqërve, të cilët janë shtuar në këtë zonë, sidomos pas largimit të gjithë banorëve. Rezervat dimërore i grumbulloj në vjeshtë me mushka, thotë ai, teksa vijon të shpjegojë se fëmijët e kalojnë ditën me të ëmën e tyre në shtëpi ose duke kullotur bagëtinë, pasi ata mbajnë lopë e disa krerë të imëta.
E ndërkohë, kur largohesh, pas të ndjek vështrimi i kryefamiljarit të vetëm të tre fshatrave. I veshur me kostumin karakteristik të zonës, ai ia nis një kënge të moçme sa bjeshkët: “Fort po shndrit ai diell e pak po nxe /ç’po e merr fryma rrapin e Jutbinës /Borë e madhe paska ra /Randojnë ahat për me u thye /Kanë çetinat vetëm kreshtat /Prej borës së madhe që ka ra…”
Ndërsa poetët thurin elegjitë e dhimbjes për braktisjen e Nikaj Merturit:
Nën peshën prehistorike të shekujve,
U ngrit trimërisht për t’u rrënuar një ditë;
E qyqet s’pushuan kukamën asnjëherë,
majave trishtuese lartësuar n’rrokaqiell…
Sado të mallohemi,veç shkruajmë fjalë lojcake,
Se zëri ka mbetur varur bjeshkëve të fëmijërisë
Prapa një rudine,prapa një kodre…
Delir trazuar vargu im,
E ndjej dhimbje mikluese për këto rreshta,
Përzier me britma,imazhe dhe kujtime të rinisë.Curraj, refleksione për një krahinë, historia e një epoke… (Foto)

Sejdi BERISHA:Heshtja si kryevepër...!

Image result for sejdi berisha


Sh p ë r p u th j e

Sikur më krisi koka, por vetvetes i thash: ngadalë,... mos nxito. Ora ka vlerë të madhe, sepse,... ora e mat kohën. Po, pra. Ora e mat kohën! Kurse, koha ikën,... shkon dhe njeriu ngelet pa të, apo vetëm me një copë kohe e cila nuk i mjafton as për ta rehatuar vetveten! Andaj, nuk krahasohet me asgjë, bile nuk blihet për asnjë çmim. Për këtë arsye, duhet pasur kujdes,... të mos e prishim orën.
Athua, kështu tash është jeta në Kosovë,... me shumë qendra tregtare,... restorante,... me shumë njerëz duke e hedhur e duke e kërkuar bukën,... me shumë ngjyra,... krejt lara-lara. Si t’i lidhet gryka kësaj pyetjeje,... por, drejtë e me përgjegjësi...?!
Ngela duke e shikuar vajzën time, dhe në vend të përgjigjes, e putha duke na u puqur lotët për t’u bërë zjarr në faqen e saj që nxjerrke flakë rinie dhe në faqen time e cila i fshihte motet e shkuara bukur shumë...! Nuk kisha ç’t’i them, pos që m’u kujtua se diku kisha lexuar se lotët, ndoshta, mund t’i numërojë Zoti...! Apo, kjo është edhe ironi, edhe ngushëllim.
_____________

Kontrastet e jetës jo vetëm që begatojnë mendjen dhe rebelojnë për ta gjetur vetën në hartën e lirisë dhe për ta sforcuar shprehjen dhe lëvizjen e lirë, por edhe të bezdisin ndonjëherë për ta kujtuar të keqën, për ta përplasur vetveten me veten duke mos qenë i fuqishëm për ta luftuar të keqën me të madhërishmen, të shëmtuarën me të bukurën. Kështu, shpesh mendohet si pa lidhje se jeta është një shoping, të cilën gjë dikush di ta zotërojë mirë. E dikush tmerrësisht mashtrohet, dhe nga kjo i krijohet merimangë rrugëtimi dhe kot i kërkon shtandet ku shiten dhe ekspozohen gjërat.

1.
Ka kohë që kisha planifikuar që me familje të bëj një shëtitje vikendi jashtë qytetit ku jetoj. E zgjohem kryeqendrën, ku, të them të drejtën, ka kohë që nuk kam qenë për shumë arsye. Dhe, mirë u bë. Shëtitëm pakëz, por edhe bëmë shoping pa blerë asgjë, dua të them, shëtitëm apo vizituam disa qendra të mëdha, tanimë të rangut evropian. Në të gjitha ato që i vizitova, e ndjeja veten krenar, por, nganjëherë më kaplonte edhe ndjenjë pasigurie kur e dija se populli ka shumë pak fuqi blerëse, kurse, disa janë në luhatje edhe të sigurimit të bukës së ditës. Po, po. Kjo është e vërtetë dhe mos e harroni këtë realitet të kësaj kohe, e në këtë kohë! Andaj, shumë gjera ma rrahën mendjen dhe ma molisen edhe vullnetin...!
Mbesa ime flokëverdhë, të cilën e dua pamasë, e që ende nuk i ka dhjetë vjet, ma bën zemrën mal duke shëtitur dhe duke kënduar me gjuhën e zemrën e saj, nëpër shtande me mallra të lloj-llojshme, që as unë dhe as të pranishmi tjerë dot nuk e kuptonin. Vetëm ajo ma shëron atë plagën që, interesant, nuk më shërohet kurrë për dhembjen që kam për njeriun. Kjo, përgjithësisht nënkupton shumëçka. Në shoping, në këto super qendra të tregut, askush nuk duket i mërrolur, i pa disponuar. Nga dyert e tyre dalin duarplot, por syresh edhe duarthatë. Hë,...me duar plot, e me mendje,... hajt të themi, plot!

2.
Në vend që vikendin ta kalonim diku në natyrë, na u lidh që pothuaj tërë kohën të “shëtisim” për të bërë “pazar” pa bërë asgjë. Kjo, sikur më shkoi përshtati, sepse, shumë gjëra ma ngacmonin etjen e shkrimit të temave të veçanta. Duke vizituar kënde të ndryshme tregtimi, gjatë tërë kohës më provokonin çmimet e larta. Kur them kështu, nuk mendoj në çmimet për liri, as për rëniet heroike, as për humbjen e më të afërmve, por thjeshtë për çmimet e artikujve në treg!
Shihja rroba kat, sepse, të them të drejtën, ndjeja nevojë që t’i kem sivjet, pasi i rrumbullakova do vite duke kaluar nëpër trakullima jete. Por, kur shikova çmimin, desh nuk plasa, ama desh nuk plasa nga gazi, që bashkë me te nga brendia e nxjerrja atë vrerin dhe dufin zemërak të mendjes dhe zemrës. Mbi pesëqind euro një palë rroba... e njerëzit me rroga beter të vogla, njerëzit të pa punë,... njerëzit e uritur,... pa çati mbi kokë, të gjitha sikur më silleshin vërdallë! Dhe, si për inat, menjëherë hasa në një kravatë në të cilën lëvarej çmimi: 50 €. Bash mirë, thash. I kompletova rrobat që kisha dëshirë t’i kam, dhe kur t’i veshi, të më kujtohen ato ditët kur i preferoja rrobat kat dhe kravatat shumë të rralla. Por, menjëherë më iku mendja dhe rrobat e kravata u shndërruan në diçka që përfundimisht e urrej.
Për këtë zjarrmi, askush nga familja as nuk e dinte, por as nuk e vërente asnjë ndryshim tek unë. E tërë kjo, rrotullohej e përplasje vetëm në vetveten time. Punë e madhe, a...?!

3.
Kurrsesi të ç’kyçem nga shopingu. M’u soll nëpër mend se shopingu ka turli kuptimi. Këtë të gjithë e din. Në një shtand, aq me shije i kishin ekspozuar dhe “rehatuar” orë të ndryshme. Për shembull, orë muri të dimensioneve të ndryshme,... orë dore, ...orë si lavjerrës...Hë, pra... edhe orë digjitale,... orë prej ari...!
Nuk desha t’ua mësoj çmimin, por, një orë dore me fytyrë të zezë shumë më pëlqeu, dhe vetvetiu më shkuan sytë tek çmimi, shumë shtrenjtë,... Sikur më krisi koka, por vetvetes i thash: ngadalë,... mos nxito. Ora ka vlerë të madhe, sepse,... ora e matë kohën. Po, pra. Ora e matë kohën! Kurse, koha ikën,... shkon dhe njeriu ngelet pa të, apo vetëm me një copë kohe e cila nuk i mjafton as për ta rehatuar vetveten! Andaj, nuk krahasohet me asgjë, bile nuk blihet për asnjë çmim. Për këtë arsye, duhet pasur kujdes,... të mos e prishim orën. Por, jo more,... jo. As ora, por as koha nuk matën me asgjë.
Ani, ora nuk është shtrenjtë, pa marrë parasysh çmimin. Për këtë shkak, duhet ruajtur atë,... të mos e dëmtojmë orën. Mos e dëmtoni orën! Por, nëse doni, prisheni, ose, ndaljani akrepat dhe, të pushojnë e të pushojnë nganjëherë...! Tani, hajt të shkojmë pakëz në restorantin përbri Center Shoping.
Plot e përplot njerëz presin për të drekuar. Presin në radhë për ta zgjedhur ushqimin e preferuar. Pas drekimit, nga restoranti dalin pa fije brengash e me kotje nga tretja e ushqimit. Nuk u ha palla për asgjë,... tash as për ushqimin!

4.
Posa dolëm nga ajo ndërtesë grandioze dhe si zonjë e rëndë, ngjitas me te auto-parkingu i rregulluar me centimetra për makinat e vizitorëve dhe të konsumatorëve të cilat ishin ding të radhitura. Pa një pa dy, para këmbëve sikur na vizatohet një çunak i të dhjetave me vetulla futë të zeza, duke na zgjatur dorën e njomë e cila i dridhej ku ta di se pse.
-A keni njëzetë centë,... për bukë?!
Dhe, deshe apo nuk deshe, shumë gjëra të sillen në kokë. Pasi futa dorën në xhep për t’i nxjerrë disa centë, sërish u tërhoqa dhe çunakut, në vend të parave ia drodha se ai nuk bën të lyp. Është keq kështu, i thash. Por, atij as që i la përshtypje zëri im dykahësh qortues dhe vazhdoi me të veten. Duke i përmbledhur të gjitha këto që i theksova deri me tash, e pyeta vetveten pa dhënë përgjigje: çfarë kontrasti,... çfarë harmonie e jetës është kjo?!...
Duke iu afruar makinës për të ikur nga kryeqendra, afër kontejnerit të stërmbushur me hedhurina, vërej një mace duke e shprushur me nervozë një gjysmë buke, të cilën e hetoi edhe çunaku i njëzetë centëve. Prita. Edhe këtë skenë e “filmova” në mendje si gjënë më të rëndë për këtë kohë. Iu afrua çunaku maces për t’ia marrë bukën, por ajo desh nuk ia nxori sytë duke e mbrojtur “sermien” e vetë.
Athua, kështu tash është jeta në Kosovë,... me shumë qendra tregtare,... restorante,... me shumë njerëz duke e hedhur e duke e kërkuar bukën,... me shumë ngjyra,... ama bash krejt lara-lara. Si t’i lidhet gryka kësaj pyetjeje,... por drejtë e me përgjegjësi...?!
Pas tërë kësaj, vajza ime që ishte me mua, e që tinëz tërë kohën i kishte përcjellë “vargonjtë” e ndijimeve të mia, më thotë:
-Hë, babi. E kape temën, a?
Ngela duke e shikuar, dhe në vend të përgjigjes, e putha duke na u puqur lotët për t’u bërë zjarr në faqen e saj që nxjerrke flakë rinie dhe në faqen time e cila i fshihte motet e shkuara bukur shumë...! Nuk kisha ç’t’i them, pos që m’u kujtua se diku kisha lexuar se lotët, ndoshta mund t’i numërojë Zoti...! Apo, kjo është edhe ironi, edhe ngushëllim...

5.
Për ta përmbyllur “shopingun”, edhe dy gjëra të rëndësishme shumë të rëndësishme! M’u kujtua ora e xhepit e babait, të cilën, pak para se të ndahej nga jeta, më pat thënë që t’ia nxjerr nga xhepi i xhamadanit dhe njëherësh m’u lut që të mos e kurdis kurrë më. Pas atyre fjalëve, në moment i tërë trupi m’u dridh. Por, amaneti i tij shkoi në vend. U bë ashtu siç tha ai. Ora kishte pushuar në 15:55. Kurrë më nuk i kishin lëvizur akrepat e saj,... as nuk e kishin matur kohën. Sikur çdo gjë e kishin injoruar. Prej atëherë, nuk e di a ecte më koha. Po më duket se jo! Babain e varrosem në varrezat e qytetit. Vetëm mua më kishte thënë dhe askujt tjetër, që mbi varr të mos i shkruajmë asgjë, sepse epitafet nuk i pëlqente. Por, me zë të butë dhe lutës më pat thënë që t’ia shkruajmë vetëm emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes dhe të vdekjes. Kaq mjafton. Kush do ta kuptojë, le ta kuptojë, më pat thënë! Por, ora tani kishte ngelur tek 15:55, e ruajtur në vitrinën modeste të dhomës së ditës. Edhe këtë, edhe shtëpinë, shumë vite më vonë e kishin djegur gjatë luftës.
Në të kthyer pas lufte: shtëpia e djegur,... ora e babait e djegur! Por, për fat, i kishte shpëtuar më të keqës, edhe pse shumë e dëmtuar,... Fytyra, numrat dhe akrepat, nuk i kishin lëvizur, si të ishin gozhduar. Po, po. Njëherë ndalet ora...! Por, tash ec e qëlloja. Nuk e di, a ndalet ora, apo koha,... apo jeta?! Nuk zgjidhet edhe aq lehtë ky nyje i mendjes...!
Sa më nxori telashe ora e babait, e cila gjithnjë më shërben edhe si kujtim, edhe si provokim,... E cila gjithnjë më shërben për ta matur kohën si reflektim. Por, një gjë dihet, se ora kurrsesi nuk e matë kohën...! Akrepat e saj gënjejnë, besoni. Por, për gjëra të tilla pothuaj se asnjëherë nuk kam folur, as nuk do të flas njëherë. E, gjërat nuk duhet heshtur. Por, ndoshta në jetë heshtja mund të merret si kryevepër. Por, jo jo! Këtë vlerësojeni ju vetë, por ta keni parasysh se edhe lotët Zoti i numëron...!

Skandal: Policja e Kosovës foto me kriminelin Vojisllav Sheshel

Skandal: Policja e Kosovës foto me kriminelin Vojisllav Sheshel (Foto)

Policja e Kosovës, Suzana Rakoviq e ka idol njërin nga kryekriminelët e Serbisë. Ajo në profilin e saj në FB i ka të postuara fotografitë e kriminelin Vojisllav Sheshel, i cili akuzohet nga Tribunali i Hagës për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Sipas burimeve të portalit INFOKUSI, Suzana Rakoviq ka diplomuar në gjeneratën e fundit, të Policisë së Kosovës dhe nga 12 qershori ajo zyrtarisht është e punësuar në Ministrisë së Punëve të Brëndëshme, por vazhdonë ta mbajë në faqen e saj zyrtare në Facebook, foton e kriminelit Vojisllav Sheshel.
Kolegët e saj i kanë thënë portalit INFOKUSI se polices në fjalë i është terhequr vërejtja disa herë dhe i kanë sygjeruar që ti fshijë ato foto nga profile i saj në Facebook, sepse nuk është mirë që qytetarët ta shohin atë si një nacionaliste qe i vlersonë kriminelët si “herojë”. Ata janë shprehur të zhgënjyer se si pjestarja e Policisë nga komuniteti serb edhe pasi është bërë pjesë e sherbimit policor të Republikës së Kosovës vazhdon të mbajë qendrimet e njejta e poashtu të provokojë me foto sic është kjo e Sheshelit.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...