Në një video me mesazhin nën emrin: “Ne jemi një kalifati islam – kasida” Maqedonia është e shënuar si një nga vendet që kanë për t’u pushtuar. Këtu janë Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria.
Në këtë video, të postuar më 10 korrik, militantët, pas fitores në Serbi planifikojnë për të pushtuar Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, dhe kështu kalifati islamik të zgjerohet edhe në Ballkan,
Të gjithë mesazhin e videos e ndjek edhe kasida- këngë fetare me të cilën kërcënojnë Ballkanin.
Mesazhi për të gjitha vendet e Ballkanit me këtë këngë është: “Gëzohuni, ballkanas, vijnë ditë më të mira, vijnë muslimanët, ne jemi kalifati islam.”
“Gëzohu Serbi, do të jeni pjesë e Islamit, edhe pse ajo nuk ju pëlqen juve, ne jemi një kalifati islamik”, thuhet në vargun e parë e cila i referohet Serbisë.
Pas Serbisë, islamistët me këngë i këndojnë edhe kroatëve, me vargjet:
“Gëzohuni kroatë, do të vijë demokracia, ligjin e Perëndisë, drejtësi për të gjithë, ne jemi një kalifati islamik.”
“Gëzohuni Mali i Zi do të vijmë së shpejti. Do të jeni vendi jonë i ri, ne jemi kalifati islam. Gëzohuni Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonë, do ta kthejmë Sheriatin, ne jemi kalifati islam. Gëzohu edhe ti Obama, fitorja na takon neve, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi Kalifati islam”, thuhet në një pjesë të mesazheve kërcënuese nga xhihadistët.
Ish-kryeministri i Maqedonisë, lideri i VMRO-Popullore, Ljubço Gerogievski, ka thënë se në censusin e vitit 2021, maqedonasit do të jenë pakicë në Maqedoni. Në një intervistë për TV +, Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës. Georgeisvkli ka shtuar se popullsitë lokale të torbeshëve dhe të boshnjakëve po regjistrohen si shqiptarë.
Unë që po ju shkruaj jam Meri, kam disa kohë e martuar. Të tregosh histori dashurie është kënaqësi si për atë që e përjeton atë moment, por edhe për atë që i lexon, por historinë që po tregoj, unë po e shkruaj me lot e dhimbje për faktin se ajo më tmerron, ma trazon jetën time dhe seriozisht, më mundon tepër. S’kisha besim ta bisedoja me asnjë njeri, qoftë edhe mamin tim, megjithatë mora guximin ta tregoj në gazetën e mrekullueshme “Intervista”, me shpresën se sadopak do ngushëlloj veten time nga kjo e keqe… Jam nga një fshat i thellë i Shkodrës. Pasi mbarova klasën e nëntë, prindërit nuk më lejuan të shkoja në të mesmen, me pretekstin se e kisha larg dhe vajza s’duhet të lëvizë vetëm, se është turp. Kjo më pezmatoi jashtë mase, por s’kisha çfarë të bëja, se i kisha prindër. Siç është bërë zakon në këto anë, vajzat fejoheshin në djep dhe martoheshin të reja e nga ky rregull s’kisha si të bëja përjashtim unë. Ndonëse 15 vjeçe, unë isha një vajzë e zhvilluar, simpatike, por edhe inteligjente, lexoja romane dhe libra artistikë sa më kishin zili edhe moshataret. Vija re se në shtëpinë tonë vinte shpesh daja, vëllai i mamasë dhe bisedonte me prindërit, pa praninë time. Mami më tregoi se ai kërkonte të më fejonte me një djalë nga një fshat tjetër, që ishte emigrant në Itali dhe daja kish thënë fjalët më të mira për të dhe familjen e tij. Djalin unë s’e njihja, por daja tha se do të vinte nga Italia të kërkonte dorën time. Marsel quhej dhe daja më tha se ishte si artist dhe djalë tepër i edukuar. Daja na caktoi një datë kur ai do të vinte. Gjatë kësaj kohe, prindërit më bindën se duhet të fejohesha, se ishte rast shumë i mirë. Natyrisht, si e re, s’pata kurajo t’i kundërshtoja, por për të qenë e sinqertë, më pëlqente si rast sepse do të shkoja në Itali. Nuk zgjati dhe, pas pak ditësh, daja erdhi së bashku me Marselin. Tani do bisedoja edhe unë dhe do të shpallnim fejesën. Më propozuan të bisedoja në dhomë vetëm me Marselin. Fillimisht, shkova në dhomë me mamin. Pas pak ajo më la vetëm dhe tani ishim vetëm ne të dy. Biseduam gjerë e gjatë për të ardhmen tonë dhe ai më premtoi dashuri të përjetshme. Ishte fjalëmbël, i matur dhe simpatik. Për të qenë e sinqertë, ai më bëri për vete plotësisht. Më puthi doren dhe i premtuam njëri-tjetrit dashuri dhe besë. Ai më premtoi se sa të merrja pasaportën, do të më merrte në Itali. Pas kësaj, shpallëm fejesën. Gjatë ditëve që qëndroi në Shqipëri, Marseli erdhi disa herë. Pasi iku në Itali, më merrte në telefon thuajse dy herë në javë. Pas gjashtë muajsh, ne bëmë martesën, një dasëm të rrallë. Marseli qëndroi me mua 20 ditë. 15 ditë i kaluam me pushime në Sarandë. Pas kësaj, ai u largua për në Itali. Në familje, Marseli kishte prindërit, motrën e kishte të martuar dhe një vëlla rreth të 20-ave, të pamartuar apo fejuar. Pas largimit të Marselit, fillova jetën në shtëpinë e prindërve të tij. Më donin dhe respektonin, ishin tepër të mirë. Marseli më merrte në telefon gati çdo natë. Niku, vëllai i Marselit, sillej mirë dhe dukej se më respektonte. Një ditë më erdhi lajmi se kisha mamin tim sëmurë. U nisa së bashku me Nikun, vëllain e tim shoqi. Rruga ishte shumë e gjatë, bëmë lloj-lloj muhabetesh dhe në mes të tjerave, ai më tha: “Si lum vëllai im çfarë gruaje ka! Je si engjëll, yll, tepër e mirë!”. U stepa nga këto fjalë të tij e megjithatë e kalova me të qeshur e me një “faleminderit”, pa e zgjatur shumë, por me vete po mendoja çfarë ishin këto fjalë nga ana e tij. Mbërritëm dhe Niku qëndroi pak e u kthye në familje. Unë ndenja për disa ditë, por mendja më rrinte te fjalët që më tha kunati im. Mundohesha ta justifikoja, duke menduar “është i ri”, por ashtu si rrodhën ngjarjet, kuptova që ato fjalë paskan qenë të djallëzuara dhe me qëllime të largëta. Qëndrova disa ditë dhe u ktheva në shtëpinë e burrit, më solli im atë. Vija re se Niku më shikonte dhe ofshante si të kishte një hall të madh. Shpesh, si pa qëllim, hynte në dhomën time. Disa herë më gjente duke ndërruar rrobat, “më fal” më thoshte dhe mbyllte derën e ikte si i zënë ngushtë. Shpesh, unë flija me vjehrrën në krevatin tim. Një natë, vjehrra shkoi tek e bija. Në shtëpi ishte vjehrri dhe Niku, kunati. Pasi hëngrëm darkën, pamë televizor dhe ramë të flinim, secili në dhomën e tij. Me sa duket, ora ishte 1 e natës dhe unë isha në pikë të gjumit. Ishte kohë vjeshte dhe ashtu përgjumur pashë që dikush më kishte hyrë në krevat dhe më puthte e më prekte në vende intime dhe filloi të më zhvishte. Isha si në ëndërr, s’e dija ku isha, ishim në errësirë. Rezistova dhe e pyeta “kush je ti?” se pandeha mos kishte ardhur Marseli (kishte raste që ai vinte natën nga Italia, por më lajmëronte përpara). Dëgjova të më thoshte: “Meri, jam Niku, të hëngsha zemrën, je drita ime, të dua”. Gati sa nuk vdiqa në vend. I thashë: “S’ke turp? Ik, je vëllai i Marselit, si e bën këtë veprim? Largohu se do t’u them prindërve dhe Marselit”, por ai më mbylli gojën dhe më kërcënoi të mos flisja, përndryshe do të thoshte se i kisha kërkuar vetë të më vinte në krevat. Duke patur frikë se ndoshta me të vërtetë e besonin, ndonëse rezistova, nuk thërrita. Kisha frikë se do bëhej problem dhe do më ngarkonin edhe mua me faj, s’e dija si do të rridhnin ngjarjet dhe, sado që rezistova, ai më zhveshi e më përdhunoi disa herë. Këtë punë të pisët ai e vazhdoi sa herë në shtëpi nuk ishin vjehrrit, sado që i thoja se kjo ishte shumë e turpshme. Ai më kërcënonte duke më thënë se “do t’u them që më ke ardhur vetë në krevat. Hesht, më thoshte, ndryshe e di vetë se ç’të gjen!”. Niku ishte si tip mafiozi. Sa herë vinte Marseli, ai i bëhej servil me sjelljet dhe veprimet e tij sa mendoja: “Zot, sa i paturp! Puthet me të dhe sillet sikur e do shumë vëllain, në një kohë që i ka përdhunuar gruan…”. Ndonëse Marseli vinte një herë në 3-4 muaj, s’pata guximin t’i tregoja për poshtërsinë e të vëllait ndaj meje e ndaj tij dhe gjeta një mënyrë tjetër, ta bindja që të më merrte sa më parë me vete, sepse i thoja “nuk rri dot pa ty” dhe qaja. Ai më premtoi se, sa të merrja pasaportën, ne do të bënim bashkim familjar. Do të shkoja menjëherë të merrja pasaportën, por më duheshin edhe dy muaj që të plotësoja moshën. Me gjithë kundështimet e mia, Niku vazhdonte të më përdhunonte sa herë i krijohej mundësia, kur nuk ishin prindërit në shtëpi. Niku ishte njeri i pabesë dhe pa moral, isha në pozitë të vështirë, s’dija si të veproja me atë njeri. Ai më kërcënonte se, nëse nxirrja zë me njeri, do të më vriste e do të më akuzonte se unë kisha shkuar me dëshirë në krevatin e tij. Zoti deshi, plotësova moshën, bëra kartën e identitetit e pasaportën dhe shkova në Itali tek im shoq. Nikun e paralajmërova se tërë jetën nuk do t’ia falja atë poshtërsi dhe në Shqipëri nuk do të shkoja kurrë pa tim shoq. Tani po bëj vitin në Itali, prindërit e Marselit kanë ardhur për vizitë. Falë Zotit, Niku është fejuar dhe së shpejti martohet mendoj, dhe se kjo dramë mori fund. Kështu, shpëtova prej atij tmerri të vërtetë, por që do të më ndjekë gjithë jetën nga pas. Thellë në shpirt jam e vrarë. Me Marselin duhemi, më respekton dhe kam një harmoni të shkëlqyer. Tani jam edhe shtatzënë dhe pres një fëmijë, dhuratë nga Zoti. Megjithëse nuk isha fajtore, thellë në shpirt kam një plagë aq të madhe sa edhe kur më puth Marseli, ka raste që ndihem fajtore në shpirt dhe shumë keq.
GJERMANI – Në një shkrim të gazetarit, Berthold Seewald, redaktor për historinë kulturore në gazetën “Die Welt”, në artikullin me titull “Historia para Cipras: Greqia e ka shkatërruar dhe një herë më parë rendin në Evropë”, thuhet se grekët e sotëm janë pasardhës të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve.
Sipas gazetarit, Greqia “prishi” rendin e paqes të vendosur në Evropë në Kongresin e Vjenës në vitin 1815 pas rrëzimit të Napoleonit dhe e la kontinentin të çapitej. Seewald thotë se, një nga arsyet e kësaj sjelljeje nga grekët është se ata nuk janë evropianë në të vërtetë.
“Ideja se grekët modernë janë pasardhës të Perikliut apo Sokratit dhe jo një miks të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve është një dogmë në sistemin arsimor në Evropë”, shkruan ai.
Analiza e tij bazohet tek libri i Jakob Philipp Fallmerayer, i cili thoshte se, bazuar tek emrat sllavë dhe shqiptarë – mes të dhënave të tjera – “raca helene është zhdukur nga Evropa” dhe se “asnjë pikë e pastër gjaku helene nuk rrjedh në venat e popullsisë kristiane të Greqisë moderne”.
Adnan Merovci e ka publikuar një fotografi të paparë deri me tash. Fotografia është shkrepur më 21 shkurt të vitit 1993 në Boston të SHBA-ve, në Katedralën Ortodokse Shqiptare. Merovci këtë publikim e ka bërë me rastin e 90 vjetorit të lindjes së profesorit të shquar shqiptar Sami Repishti.
Në fotografi janë: Nga e djathta në të majtë – Harry BAJRAKTARI, Shaqir SHAQIRI, At Artur LIOLINI, Adnan MEROVCI, Presidenti RUGOVA, Sami REPISHTI, Antoni ATHANASI, Alush GASHI, Isa ZYMBERI dhe Muhamet HAMITI.
Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Profesor Sami REPISHTI.
Foto nga arkivi im: 21 shkurt 1993, Boston SHBA (Katedralja Ortodokse Shqiptare). Nga e djathta në të majtë: Harry BAJRAKTARI, Shaqir SHAQIRI, At Artur LIOLINI, Adnan MEROVCI, Presidenti RUGOVA, Sami REPISHTI, Antoni ATHANASI, Alush GASHI, Isa ZYMBERI dhe Muhamet HAMITI.
Të flasësh për Profesor Sami REPISHTIN është edhe lehtë edhe vështirë.
Është lehtë sepse ai vet si njeri është njeri i lehtë, i kulturuar, patriot, dijetar, shkencëtar dhe intelektual i devotshëm.
Është vështirë sepse ndihem i vogël të shprehem për një personalitet të rrallë të cilin pata rastin ta takoj gjatë shumë vizitave të Presidentit RUGOVA në SHBA.
Profesor REPISHTI, ishte personalitet i pashmangshëm për tu takuar dhe konsultuar me Presidentin RUGOVA gjatë vizitave të Dr. RUGOVËS në Kongresin Amerikan, Shtëpinë e Bardhë, Department të Shtetit dhe shumë institucione tjera së bashku me shumë veprimtar tjerë të viteve 90-ta si: Antoni ATHANAS, At Artur LIOLINI, Jo DIOGUARDI, Harry BAJRAKTARI, Xhim XHEMA, Agim KARAGJOZI, Din DERTI, Shaqir GASHI, Rexhë XHAKLI, Vëllezërit OSMANI, Ramadan GASHI, Rustem IBRAJ, Rrustem GECI, Ramazan BEKTESHI, Musa DAKA, e shumë e shumë veprimtar tjerë.
Presidenti RUGOVA me admirim dhe mikpritje dëgjonte këshillat dhe sugjerimet e Profesor REPISHTIT. Jam dëshmitar i nje darke të veçantë që shtroi veprimtari dhe biznesmeni i madh Xhim XHEMA për Presidentin RUGOVA ku prezent ishte edhe Profesor REPISHTI.
Përshkrimin për këtë darkë të veçantë e kam bërë në librin tim: “Në hap me RUGOVËN”.
Kur kujtoj Profesor REPISHTIN, nuk me hiqet nga mendja edhe vllau i tij Profesor Fahri REPISHTI të cilin pata rastin takem mësimdhënës në shkollën fillore në vendlindjen time në Vushtrri (Kosovë) në vitin 1970.
Përulem para kontributit, veprës dhe intelektualitetit të Profesorit të madh Sami REPISHTI. Me rastin e 90 vjetorit të lindjes i dëshiroj edhe 100 të tjera ashtu siç i meriton ai vetë.
A young Russian woman died after dropping her iPhone which was being charged into the water while she was taking a bath.
According to the woman flatmate of 24-year-old Evgenia Sviridenko, her friend had been looking at her social media page on VKontakte, the Russian version of Facebook, when the accident happened.
Speaking to local media from the two young women shared in the Russian capital Moscow, Yaroslav Dubinina, 23, said: “I noticed that she had been gone a while, and when I couldn’t raise her I opened the door and saw her floating on the water looking really pale. I saw the her phone which was on the charger was at the bottom of the bath, and I unplugged it and pulled her out.
“Her body was still shaking from the shock.”
Police are currently investigating why the phone charger did not apparently cut out and would not reveal whether it was a licensed Apple product or not.
Russian media said that the young woman’s iPhone 4 had still been working despite falling into the water because the last message they received after an update status to say that she was on her social media page was an automatic update to say that she had called the telephone number for ‘ambulance’.
Her friend who she shared a flat with said that Evgenia had arrived in Moscow from her home in the Russian city of Omsk and they had decided to share a flat together as neither of them could afford a flat on their own.
Sviridenko’s death comes days after a 16-year-old girl died in the Bashkortostan republic after taking her phone charger into the bathroom as she was taking a shower.
Viktima e dytë nga iPhone regjistrohet brenda një muaji në Rusi. 24-vjeçarja Evgjenia Sviridenko humbi jetën pasi karikuesi i iPhone-it të saj u rrëzua, teksa ajo ishte duke bërë një dush.
Shoqja e dhomës tha se e ndjera po shikonte në celular llogarinë e saj në rrejtet sociale, në momentin kur ndodhi aksidenti.
Shoqja e saj Jaroslav Dubinina, 23 vjeç, tha “Vura re që ajo nuk po dilte nga tualeti, kur e thirra ajo nuk u përgjigje, kur më pas gjeta atë në ujë. Pash telefonin që kishte rënë poshtë. Trupi i saj ende po lëvizte nga shoku”.
Policia po heton pse karikuesi nuk u shkëput nga celulari dhe do të zbulojë nëse ishte një produkt i licencuar Apple.
Vdekja Evgenias vjen vetëm disa ditë pasi një 16-vjeçare humbi jetën në Rusi, pasi mori karikuesin e saj në tualet, në kohën që do të bënte dush.
Një film i shkurtër poetik do të shfaqet në edicionin e këtij viti të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Dokumentarit të shkurtër DOKUFEST, që për temë ka migrimin.
“Zogjtë mund të fluturojnë. Pse unë jo?”, është titulli i këtij filmi të shkurtër realizuar me koncept të regjisorit Daniel Mulloy.
Në një komunikatë për media thuhet se ky film është bashkëpunim i bërë nga vullnetarë, shumë prej të cilëve kanë emigruar apo janë kthyer me forcë në Kosovë pas përpjekjes së tyre të emigrojnë.
Ky film i shkurtër poetik mbërthen ndjenjën me të cilën ballafaqohen shumë njerëz të izoluar nga rregullat e strikta kufitare. Me narrator Donal Cox, muzikë nga Phoria dhe Memory Loop.