Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/07/26

Rrëfim prekës: U braktis nga nëna meqë u dhunua nga serbi, u adaptua nga myslimanët, në moshën 10-vjeçare fëmijët i thonë “kopil çetniku”…


Alen Muhiq është një foshnjat e braktisura që kanë lindur nga gratë myslimane të dhunuara nga ushtarët serbë. Kur ishte 10 vjeç, rrëfimi i tij u bë film i shpërblyer.

Gjatë luftës në Bosnjë janë dhunuar mijëra gra. Nga kjo dhunë gratë myslimane kanë lindur fëmijë. Guardiani britanik ia kushton një artikull të gjatë luftës në Bosnjë dhe dhunës së serbëve ndaj grave myslimane, e po ashtu braktisjes së fëmijëve nga nënat biologjike.
Fat të tillë kishte Alen Muhiq. Ka lindur në një spital në Gorazhde në vitin 1993.

“Kur e kam dëgjuar të qajë”, ka treguar nëna e tij më vonë, “e kam lutur mjekun që ta sjellë tek unë. Kam dashur ta ngufas”.
Por, ajo nuk e mbyti djalin e vet. Në vend të kësaj e la në spital dhe doli nga jeta e tij përgjithmonë.
Punëtorëve shëndetësorë u është dhimbsur foshnja. Njëri nga ta, Muharrem Muhiq, shtëpiak në spital i cili kishte gruan dhe dy vajza, vendosi ta adoptojë djalin.
Dhjetë vitet e para të jetës, Alen Muhiq i jetoi pa ditur për detajet dhe identitetin e prindërve të tij. Ai besoi se është djali i Muharremit dhe bashkëshortes së tij Advijes dhe vëlla i vajzave të tij.
Një ditë të vitit 2003, Muhiq u përla në një lojë futbolli. Njëri nga kundërshtarët e tij i ka thënë “kopili çetnik”.
Në të njëjtën kohë, Muhiq u takua me një regjisor filmi të quajtur Shemshudin Gegiq. Takimi ishte një rastësi: ai ishte duke xhiruar në vendin e Muhiqit, ndërsa vetë iu ofrua ta bëjë një film nga jeta e tij.
Në vitin 2004, Gegiq filmin dokumentar e quajti “Djaloshi nga filmi i luftës”. Muhiq u bë djalosi i famshëm lokal, ndërsa pas përfundimit të filmit regjisori tregon se i ka thënë Alenit që të mbeten në kontakt dhe nëse ndonjëherë i duhet diçka ta kontaktojë.
“Më ka thirrur pas një viti. Më ka thënë: ‘Kam dyshime se je i vetmi që din për nënën dhe babanë tim biologjikë. Dua që të më ndihmosh t’i gjej”, tregon Gegiq.
Gegiq thotë se ai nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, edhe pse ra dakord për ta ndihmuar.
“Pas atij filmi të parë të shkurtër, nëna e tij më ka thirrur nga SHBA. Një natë më pyet ta xhirojë edhe atë, të nesërmen më thërret dhe më kërcënon se do të më vrasë, do të më helmojë”.
Një pasojë tjetër e filmit të parë ishte se babai biologjik i Muhiqit, u detyrua t’i nënshtrohet një testi të ADN-së. Kur u vërtetësua atësia, u gjykua dhe u dënua për dhunim. Ai u dënua me pesë vjet e gjysmë burg. Ndërsa, pas 18 muajve, dy dëshmitarë të mbrojtur nga Foça, ku ka ndodhur krimi, kanë thënë se babai biologjik dhe nëna e tij kanë qenë të lidhur edhe para luftës.
Babai madje tha se donte ta njihte djalin e tij. Duke marrë parasysh këtë informacion, gjyqtari ka ulur dënimin deri në 18 muaj dhe ai u lirua menjëherë.
“Aleni është fëmijë me dy identitete”, thotë Gegiqi.
Kur Aleni ishte i vogël, fëmijët e thirrën Pero, që është emërtim serb.
“E shpall vetën boshnjak dhe mysliman, sepse ky është ambienti ku jam rritur”, thotë Muhiqi, i cili e ka ka takuar babanë e tij. Por, ky takim nuk është pjesë e filmit. Madje, babai në takim e kishte mohuar.
“Dëshiron të jetë viktimë, se të këqijat i janë bërë atij, e në fakt ai ka bërë krime. Ai është baba biologjik në letër. Kaq. Nuk mund ta quaj as person. Për atë që ka bërë do ta quaj bishë”, thotë Aleni, teksa shton se dëshiron ta takojë nënën. Ai madje e ka thirre nënën, por nuk ka mundur të flas.
77349-clip-79kb


19 vjeçarja u alivanos nga pija në një lokal në Prishtinë, ajo në cfar dyshohet se i ka ndodhur është e tmerrshme ….


domain
Policia e Kosovës ka nisur hetime nën dyshimin se një 19-vjeçares, në një lokal nate në Prishtinë, në pijen e saj i është hedhur pika të substancës narkotike GHB. Policia e ka tre të dyshuar, ndërsa rastin e po e heton si intoksikim.
Për herë të parë në rajonin e Prishtinës, Njësia antidrogë e Policisë së Kosovës e ka hapur në rast të intoksikimit të personit tjetër.
Kjo vepër penale e dënueshme sipas Kodit Penal prej një deri në pesë vjet burgim, dyshohet se është kryer në një lokal të natës që gjendet në qendër të Prishtinës, emër i njohur për redaksinë. Nën dyshimin se e ka intoksikuar një person tjetër, përkatësisht një 19-vjeçares i ka hedhur në pije një substancë të dyshimtë të narkotikëve, Policia e Kosovës po e heton një kamerier të këtij lokali të natës si dhe dy persona të tjerë.
Policia zyrtarisht e ka konfirmuar nisjen e këtij hetimi, ndonëse nuk ka dhënë detaje se çfarë substance bëhet fjalë dhe për mënyrën që dyshohet se është kryer vepra penale.
Alivanosje me gllënjkën e dytë
Në natën e parë që ka ardhur nga Norvegjia në Kosovë, ajo dyshohet se në njërin prej klubeve të Prishtinës i është hedhur diçka në pije. Në mbrëmjen e 1 korrikut, ajo është alivanosur në lokalin teksa po e çonte gllënjkën e dytë të një pijeje alkoolike.
“Unë ka mardhë me 1 korrik dhe atë natë që kam ardhë më ka ndodh ajo. Nuk më ka ndodhë diçka e tillë më herët ndonëse kam dalë shumë herë dhe kam konsumuar alkool”, tregon Y.T.,

Tmerr në Tropojë: 50-vjeçari përdhunon rregullisht vajzat e tij!

77349-clip-79kb

Një denoncim tronditës ai i bërë te Komisariati i Policisë Tropojë nga një vajzë e re: Është përdhunuar pareshtur nga i ati për vite të tëra. Kurse tani, po abuzohet seksualisht motra e saj, sërish nga i ati me synim që ta përdhunojë edhe atë.

Policia e Tropojës tha sot se është vënë në lëvizje dhe u bë ndalimi i shtetasit M.A, 50 vjeç, banues në Tropojë. “Vajza G.A., 25 vjeçe, ka denoncuar babanë e saj M.A., 50 vjeç, duke e akuzuar për abuzim seksual”, – i thanë agjencisë NOA burime zyrtare nga policia lokale. “Vajza ka treguar se, babai i saj M.A, ka abuzuar me të seksualisht në kohen kur ajo ka qenë e mitur, si dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale në vitin 2013 me vajzën tjetër shtetasen B.A, 13 vjeçe”.
Hetimi pritet të zbardhë pse 25-vjeçarja e ka duruar kaq gjatë përdhunimin sistematik nga i ati kur ishte e vogël, si dhe pse denoncimi për motrën e saj 13 vjeçe, bëhet rreth dy vjet pasi sipas saj ka ndodhur.
Policia tha se për të miturën është vendosur të dërgohet për trajtim psiko-social në një qendër sociale.
Ndërkohë, në burg në gjendje arresti deri në një vendim të gjykatës, gjendet babai 50 vjeçar që akuzohet për abuzim seksual me dy vajzat e tij në moshë të mitur.

Ja çfarë kishte thënë i arrestuari i Badovcit për sulmet e ISIS-it në Kosovë



11745947_1076495029045488_7462241804548119718_n
Njëri nga pesë të arrestuarit e rastit të “Badovcit”, të cilëve dje iu caktua një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka folur, pak kohë më parë për ISIS dhe kërcënimet e shtetit islamik ndaj Kosovës.
Fehmi Musa, në një intervistë për Kallxo.com, duke komentuar deklaratat e dhënë në një video të punuar nga shteti islamik, kishte thënë se nuk beson që kjo organizatë fetaro-politiko-ushtarake e ka ndërmend t’u bëjë keq shqiptarëve myslimanë të Kosovës.
“Nuk shohë kurrfarë rreziku për myslimanët e Kosovës nga kërcënimet e ISIS-it, nëse kanë kërcënuar atëherë kanë kërcënuar serbët, maqedonasit, të cilët ia duan të keqën Kosovës dhe Shqipërisë, të gjithë armiqtë e islamit por jo shqiptarët”, thotë ai në deklaratë.

KUJDES: Ky është personi i rrezikshëm që po e kërkon Policia e Kosovës, Ja pse…


Untitled
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës bazuar në urdhëresën e Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, konform Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, publikon fotografinë e personit Agim Madani nga Tropoja-Republika e Shqipërisë., thuhet në njoftimin për media.
I dyshuar për Veprën Penale “Vrasje në Tentativë” pasi që me datë 14.07.2015 rreth orës 03:00 në fshatin Gorozhdec të Komunës së Pejës, kishte sulmuar patrullën policore të Stacionit Policor në Pejë.
Publikimin i identitetit dhe fotografisë së personit të dyshimtë të lart cekur bëhet me qëllim të bashkëpunimit dhe ofrimit të informatave nga qytetarët e rajonit të Pejës dhe me gjerë, në mënyrë që të bëhet kapja e këtij personi të dyshimtë nga Policia e Kosovës.
Kështu që kërkojmë nga qytetar të vendit që nëse vërejnë apo kanë informata që na shpijnë tek vendi ku qëndron apo lëvizë ky person mund të na kontaktojnë në këta numra të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 039 432 327”, thuhet në noftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.
Medani është i kërkuar edhe nga Interpoli.

‘Kalifati Islam’ kërcënon Ballkanin: Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, së shpejti do ju pushtojmë!


397-620x330
Në një video me mesazhin nën emrin: “Ne jemi një kalifati islam – kasida” Maqedonia është e shënuar si një nga vendet që kanë për t’u pushtuar. Këtu janë Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja, Kosova dhe Shqipëria.
Në këtë video, të postuar më 10 korrik, militantët, pas fitores në Serbi planifikojnë për të pushtuar Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kosovën, dhe kështu kalifati islamik të zgjerohet edhe në Ballkan,
Të gjithë mesazhin e videos e ndjek edhe kasida- këngë fetare me të cilën kërcënojnë Ballkanin.
Mesazhi për të gjitha vendet e Ballkanit me këtë këngë është: “Gëzohuni, ballkanas, vijnë ditë më të mira, vijnë muslimanët, ne jemi kalifati islam.”
“Gëzohu Serbi, do të jeni pjesë e Islamit, edhe pse ajo nuk ju pëlqen juve, ne jemi një kalifati islamik”, thuhet në vargun e parë e cila i referohet Serbisë.
Pas Serbisë, islamistët me këngë i këndojnë edhe kroatëve, me vargjet:
“Gëzohuni kroatë, do të vijë demokracia, ligjin e Perëndisë, drejtësi për të gjithë, ne jemi një kalifati islamik.”
“Gëzohuni Mali i Zi do të vijmë së shpejti. Do të jeni vendi jonë i ri, ne jemi kalifati islam. Gëzohuni Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonë, do ta kthejmë Sheriatin, ne jemi kalifati islam. Gëzohu edhe ti Obama, fitorja na takon neve, ne jemi bijtë e Islamit, ne jemi Kalifati islam”, thuhet në një pjesë të mesazheve kërcënuese nga xhihadistët.
12

Ljubço Georgievski: Më 2021, maqedonasit do të jenë pakicë në Maqedoni



foto (18)
Ish-kryeministri i Maqedonisë, lideri i VMRO-Popullore, Ljubço Gerogievski, ka thënë se në censusin e vitit 2021, maqedonasit do të jenë pakicë në Maqedoni.
Në një intervistë për TV +, Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës.
Georgeisvkli ka shtuar se popullsitë lokale të torbeshëve dhe të boshnjakëve po regjistrohen si shqiptarë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...