Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/04

VRASJE E INSKENUAR E USHTARIT SHQIPTAR




Nga Beqir Elshani

Një ndër krimet më të rënda po aq edhe tronditëse, që arriti deri te aktivizimi i lëvizjes çetnike për ardhjen e Sllobodan Millosheviqit në pushtetin jugosllav, ishte vrasja e ushtar Aziz Kelmendit, i cili u vra më 03.09.1987 në kazermën ushtarake në Paraçin, qytet në jug të Beogradit. Ushtari shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte në prag të zhveshjes së rrobave ushtarake, që ishte një ditë e madhe e përfundimit të obligimit ushtarak, të cilën çdo ushtar e pret me gëzim për kthim në vendlindje - në gjirin familjar, dhe atë duke shënuar me laps në mur vijat e mbetjes së ditëve të fundit javor.

Të gjitha mjetet mashtruese me anën e sloganit "vëllazërim-bashkim" për shkrirjen e shqiptarëve në Jugosllavi ishin sosur, ndaj shovinistët serbë u morën me vrasjen e ushtarëve shqiptarë me plumb prapa shpine në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ). Për të thyer moralin e popullit shqiptar, APJ do të sakrifikonte jo vetëm katër ushtarët jugosllavë në kazermën e Paraçinit, por edhe me qindra ushtarë të tjerë jugosllavë, vetëm se vetëm që të arrinte deri te heqja e Kushtetutës së Kosovës (1974), që ishte njësi e federatës jugosllave dhe ishte një hap i madh drejt shkëputjes nga kolonizimi serb dhe bashkimin me shtetin amë - Shqiperinë. Këtë e kishte parasysh qeveria jugosllave, prandaj vepronte me të gjitha mjetet diplomatike, ushtarake e policore.

Ngjashëm porsi ushtar Aziz Kelmendi, përndryshe nxënës shembullor në gjimnazin e Prizrenit, në rrethana fort misterioze qysh pas përfundimi të Luftës së Dytë Botërore ishte vrarë edhe sekretari i PKJ në Kosovë, Miladin Popoviqi, në zyrën e tij të punës, për të cilin ishte kurdisur vrasja mësuesit të popullit, Haki Taha. Prandaj për të ardhur deri te Masakra e shqiptarëve më 6 maj 1945 në Tivar dhe zbatimi i Elaboratit të Vasa Çubriloviqit për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga Kosova, OZNA së pari u mor me vrasjen e Miladin Popoviqit, i cili ishte pengesë e diplomacisë vrastare serbe. Konkretisht, derisa shumë vende të Europës në Luftën e Dytë Botërore synim kishin çlirimin e vendit nga fashizmi gjerman, Jugosllavia kishte dy synime: çlirimin nga fashizmi gjerman dhe pushtimin e tokave shqiptare të Shqiperisë Etnike, edhe më keq ndarjen e Shqiperisë londineze në mes dy vendeve fashiste Serbi – Greqi. Për ta kuptuar obskurantizmin e ish-pushtetit jugosllav, më së miri mund të shikohen filmat e kinematografisë amerikane, sepse atë demaskim që bënin në shtetet kapitaliste nuk mund ta bënin dot në ish-Jugosllavinë Socialiste.

Ushtar Aziz Kelmendi ka mbetur figura më e ndritshme në historinë kombëtare dhe ndërkombëtare për shkatërrimin e Armatës Terroriste të Jugosllavisë, meqë APJ udhëhiqej kryesisht nga krerët e neofashizmit serb. Vrasja e ushtar Azizit nuk ishte çështje vetjake e familjes Kelmendi nga Prizreni, por ishte sinjal i paralajmërimit të despotizmit serbosllav se kështu do të vepronin me të gjithë djemtë ushtarë shqiptarë. Kur shumica e eprorëve serbë në kazermë në mënyrë raciste e urrejnë ushtarin shqiptar, ata i kanë të gjitha mundësitë që ta provokojnë duke marrë në pyetje të shpeshta, ta detyrojnë të pastrojë nevojtoret dhe të bëjë kujdestari. Nuk ka asnjë dyshim që shkaktarë të përgjimit nga oficerët e KOS-it në garnizonin ushtarak ishte “mbrojtja popullore” në komunat e Kosovës, e cila për çdo ushtar shqiptar dërgonte karakteristikën politike, përjashtim bënin vetëm rekrutët serbë, qoftë edhe kriminelë të ishin.
Sipas kësaj do të thotë se Armata Popullore e Jugosllavisë ishte krijuar jo për mbrojtjen e Jugosllavisë Socialiste dhe Federative, por pikërisht për të shtypur shqiptarët në Kosovë. Asnjë shtet fqinj nuk e sulmoi Jugosllavinë, përkundrazi ishin jugosllavët që ndërhynin në të gjitha vendet fqinje. Ishin jugosllavët që helmonin dhe torturonin nxënësit e mbarë Kosovës dhe në fund i flaknin në rrugë; që prapa shpine i vrisnin rekrutët shqiptarë; që mbyllën të vetmen dritare televizive të Kosovës; që shfrytëzonin pasuritë e Kosovës; që ndërtonin burgje nergut për burgosjen e rinisë së madhe shqiptare etj. etj. Pa dyshim se kështu kanë i torturuar të gjithë shqiptarët, që pikësynim kanë pasur çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe jo të vriten për hesapet e Jugosllavisë Fashiste, që kurrë nuk i ka dashur bijtë dhe bijat shqiptare.
Prandaj atdhetarët në diasporë kurrë nuk janë pajtuar me jetën luksoze të Evropës Perëndimore, por vazhdimisht kanë vepruar në shërbim të Kosovës Republikë, siç thotë Andon Zako Çajupi, ku është balta më e ëmbël se mjalta. Ishte një kohë e vështirë kur serbomëdhenjtë në bashkëpunim me kolaboracionistët shqiptarë e dhunojnë flamurin kombëtar kuqezi, duke ia hequr yllin nga balli, që ishte shenjë e paralajmërimit të luftës kundër Kosovës; ishin vitet e rënies heroike duke luftuar me forca të mëdha ushtarake dhe policore çetnike: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha; që fill pastaj vazhdoi me vrasjen e ushtarëve shqiptarë, të cilët i kthenin në arkivol me diagnozën ”vetëvrasje”.
Ky projekt për inskenimin e vetëvrasjeve të ushtarëve shqiptarë nuk ishte spontan, por ishte vazhdim i vrasjes së tyre 50 vjet me radhë, dth. ishte projekt i përpunuar dhe i organizuar mirë një kohë të gjatë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Prandaj më 3 shtator 1987 në garnizonin ushtarak të Paraçinit, agjentura ushtarake serbe vret katër rekrutë (dy boshnjakë, një kroat dhe një serb), fill pas kësaj shpallet vrasja ushtar Aziz Kelmendit, i cili ishte në prag të përfundimit të tij ushtarak. Dihet se agjentura serbe së pari ka vrarë ushtar Aziz Kelmendin, pastaj me pushkë automatike ka masakruar ushtarët në dhomën e fjetjes, duke plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë.

Qëllimi i skenarit ishte shumë i thjeshtë, i ngjante djegies së Parlamentit Gjerman “Raistagut” në Berlin në vitin 1933 nga ana e nazistëve gjerman në krye me Adolf Hitlerin, të cilët i fajësuan komunistët gjermanë. Vrasja e ushtarëve “jugosllavë” çoi pluhur të madh duke paraqitur si shembull i politikës shqiptare të gjenocidit kundër serbëve. Ministria e Mbrojtjes Jugosllave paralajmëroi solemnisht kinse armiku shqiptar ka filluar të zbatojë metoda të reja të çrregullimit. Shumica e serbëve që u ndanë nga funerali i ushtarit serb, shkuan drejt varrit të ultrashovinistit Aleksandar Rankoviq, u betuan për hakmarrje dhe bërtitën me parullën: ”Shqiptarë, jashtë nga Jugosllavia”.
Përfundimi tregon se me anën e këtij inskenimi gjakpirës, shovinistët serbë kërkonin ringjalljen e kohës së Rankoviqit. Kështu Sllobodan Millosheviqi e shfrytëzoi rastin dhe zgjidhet kryetar i Lidhjes Komuniste të Serbisë. Ky shkatërrues i fundit kishte dalë si pasojë e gabimeve të mëdha vite me radhë të politikës jugosllave në krye me renegatin, Josip Broz Tito, ku si rezultat i tyre lindi neofashisti serb - Sllobodan Millosheviq. Prandaj kumtoj se vrasja misterioze e ushtarit shqiptar, Aziz Kelmendi, ishte plan i përpunuar për të arritur deri te masakrimi i popullatës shqiptare si dhe ndjekja nga trojet e tyre. Për ta kuptuar obskurantizmin e ish-pushtetit jugosllav, më së miri mund të shikohen filmat e kinematografisë amerikane, sepse atë demaskim që bënin në shtetet kapitaliste nuk mund ta bënin dot në Jugosllavinë socialiste.
Që vrasja e katër ushtarëve me kombësi të ndryshme gjatë natës në gjumë më 3 shator 1987, të cilën e kishte kryer udba jugosllave, është kurdisur në kurriz të ushtarit shqiptar - Aziz Kelemendi. Nuk ka asnjë dyshim që vrasjen e ushtarëve e ka bërë oficeri i sprovuar serb, për të cilin kanë dëshmuar ushtarët e plagosur. Që skenari serb pati sukses, u pa se menjëherë pas masakrës në kazermën ushtarake në Paraqin, serbët kërkuan hapjen e frontit të luftës kundër shqiptarëve të paarmatosur. Në qytetet serbe dyqanet shqiptare u thyen, dhe argatët shqiptarë në Beograd, Paraçin, Velevë e në Suboticë u rrahën, gjithashtu një vogëlushit, përndryshe bir i bukëpjekësit shqiptar, ia nxorën dy sy prej ballit.
Ky ishte kulmi i urrejtjes shqiptare nga ana e Serbisë, prej nga APJ me një ushtri tepër të madhe heterogjene po aq edhe të fuqishme, që një kohë të gjatë ishte investuar nga buxheti i mbarë Jugosllavisë dhe tani priste vrasjen e shqiptarëve, sipas sloganit shovinist: ”Do vrasim, do therim, kush me neve nuk do!”, të cilën serbët e këndojnë një kohë të gjatë. Një përkrahje e ngjashme fashiste kishte ndodhur edhe në Francë, në vitin 1934 ishte formuar organizata fashiste “Rinia Patriotike dhe Aksioni Francez”, natyrisht që si emër ishte i bukur “Rinia patriotike”, mirëpo qëllimi i programit ishte vrasje e popujve të pafajshëm, prandaj masa popullore franceze iu kundërpërgjigj me anën e demonstratave dhe formave të fuqishme. Duket qartë, një gjë e tillë kurrë nuk kishte ndodhur në ish-Jugosllavi. Fill pas kësaj erdhi deri te helmimi i nxënësve në të gjitha shkollat fillore e të mesme në Kosovë, pastaj erdhi te ndarja e konvikteve të studentëve në Universitetin e Prishtinës me bazë etnike. Të gjitha këto ngjarje të më pastajme tregojnë se skenari i vrasjes së katër ushtarëve dhe e ushtar Aziz Kelmendit në prag të përfundimit të shërbimit famëkeq ushtarak ishte inskenuar dhe studiuar në qarqet shoviniste të APJ e LKJ-së. Kjo e fundit pasqyron më së miri që ushtar Azizi ka qenë anëtar i LKJ-së, në të cilën gjendet biografia e tij si nxënës shembullor në gjimnazin e Prizrenit dhe si student solid në vitin e parë të studimeve në Universitetin e Prishtinës, por edhe viti i lindjes së tij 1967 me vitin e vrasjes së tij 1987. Pastaj si çdo kryengritës shqiptar ka qenë i burgosur për veprimtari atdhetare – Kosovën Republikë, me anën e së cilës nga organet komunale i është përcjellë karakteristika në garnizonin ushtarak, për mbikëqyrje policore. Që skenari është përgatitur nga qarqet shoviniste serbe më së miri tregon edhe libri i Millosh Cërnjanskit, i cili shkruan se çdo shqiptar i shkolluar është armik i Jugosllavisë, prandaj me këmbëngulje policore kërkonin mbylljen e Universitetit të Prishtinës.

Shkrimtarët shkruajnë se bëhen 100 vjet gabime në pushtet, mirëpo në pushtetin ish-jugosllav nuk janë bërë 100 vjet gabime, por 100 vjet terror ndaj popullit shqiptar. Derisa në Francë arrin të zbardhet dënimi i padrejtë ndaj oficerit francez, Alfred Drajfus, një gjë e tillë kurrë nuk ndodhi në ish-Jugosllavi dhe as që do të ndodhë në Serbinë e sotme vrastare për zbardhjen e dënimit me pushkatim të ushtar Aziz Kelmendit. Kështu kjo makineri e fundit e vrasjes së kurdisur solli në këmbë fashizmin serb në krye me Sllobodan Millosheviqin. Prandaj ardhja e kryekriminelit serb në pushtetin jugosllav nuk ishte befasi, por ishte një aktivitet i politikës së shovinistëve serbë, të cilët punonin me programin e tyre kundër popullit shqiptar. Vlen të përmendim kushtrimin fashist, të cilët serbët e këndonin në rrugët e Beogradit: “Do t’i vrasim, do t’i therim, kush me ne nuk vjen”, dhe më vonë euforia serbe do të kërkojë të zbatohet programi i Çubrilloviqit për dalje në detin Adriatik, prej nga prijësin e tyre serboçetnik do ta thërrasin: “Ec përpara Sllobodan, n’koft nevoja deri në Tiranë.” Ky veprim tregon se lufta në ish-Jugosllavi për shfarosjen e popujve tjerë joserbë – shqiptar, kroatë boshnjakë e hungarezë, ka qenë e programuar.

Në fund, vlen të shtoj se Azi Kelmendi nuk ishte njeri i pashkolluar sa të mos kuptonte se ç’do të thotë shërbimi i detyrueshëm ushtarak për secilin ushtar pa dallime etnike, të cilët me padurim prisnin përfundimin ushtarak, që sa më parë të kthehen në gjirin familjar, jo më të vrasin moshatarët e vet ushtarë. Parashtrohet pyetja, pse Azizin e detyruan të shkojë ushtar, ndërkohë që ai ishte student i rregullt në Fakultetin Juridik, kur dihet që me dhjetëra studentë bëjnë çmos për të përfituar indeksin sa për t’iu shmangur shërbimit ushtarak. Ai ishte ende i ri dhe sapo kishte përfunduar vitin e parë të studimeve në juridik. Një gjë dihet, asnjë fakultet nuk dëshiron t’i largohen studentët shembullorë prej leksioneve dhe prej provimeve deri në diplomim. Duhet pasur parasysh se student Aziz Kelmendi, i vrarë  në Kazermën Ushtarake të Paraqinit, sot do të ishte një veprimtar dhe intelektual i madh në shërbim të kombit dhe atdheut, sepse qysh si nxënës e ndjeu peshën e rëndë të kolonizatorit serb, prandaj dëshironte lirinë e popullit shqiptar dhe Kosovën Republikë. Jo vetëm si akademik, por edhe si familjar ai do të kishte trashëgimtarët e tij, që do të ishte një fitore për familjen dhe Kosovën kreshnike.

KONFERENCA E PEZËS,QËLLIMI KULMOR DHE PSE U TRADHËTUA AJO NGA KOMUNISTËT SHQIPTAR





Shkruan:Eugen SHEHU


Është tejet e rëndësishme të rizbulosh sot idetë,vendimet dhe qëllimin kulmor të Konferencës së Pezës,e cila ndonëse u mbajt shtatë decenie më parë,ka vlerat e saj permanente.Kjo rëndësi nuk matet askurrë me vlerat e relikeve të historisë së kombit tonë,përkundrazi është një nga segmentet më të rëndësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare kundër pushtuesit italian dhe si e tillë vlen të ndriçohet deri në skutën më të errët të ngjarjeve apo fakteve.Ndriçimi i plotë i saj,anipse do të nxirrte në shesh të vërteta të mëdha,të fshehura deri më sot,do t’i bënte nder krejt shqiptarëve. Mendoj se shkoj pak më përpara se 16 shtatori i vitit 1942 ( ditë kur nisi punimet Konferenca e Pezës) duke dashur t’u risjellë lexuesve të mij,truallin që shpinë në dëmosdoshmërinë e këtij kuvendi

Agresioni fashist italian,bëri që mjaft prej atdhetarëve shqiptarë të rroknin armët për të mbrojtur vatanin.Heroi i kësaj rezistence kombëtare ishte major Abaz Kupi,i cili ndonëse i zbrapsi dy herë ushtarët italian në Durrës,nuk mundi gjithsesi të ndalte vërshimin e 40 mijë ushtarëve italian,të paisur me armatim e paisje luftarake moderne.Sidoqoftë,edhe pas prillit të zisë shqiptare,rezistenca kundër okupatorit nuk u shua.E vërteta është se kjo rezistencë,përgjithësisht drejtohej nga elementë nacionalist,të cilët patën organizuar disa çeta të vogla luftëtarësh dhe kryenin aksione ndaj formacioneve të vogla luftarake italiane,duke mos patur mundësi për të hapur vija fronti të rregullta.Sipas të dhënave të komandës së Lartë Italiane në Tiarnë,në vitet 1940-1942,këto çeta që vepronin në mënyrë periodike,nuk i kalonin të 100 vetat dhe armatimi e paisja luftarake e tyre linte shumë për të dëshiruar.Të parët udhëheqës të këtyre çetave ishin :Muharrem Bajraktari,Gani Kryeziu, Ram Mujo,Myslim Peza,Ismail Petrela,Kristaq Peshtani,Mestan Ujaniku,Pëllumb Dishnica,Hysni Lepenica,Bexhet Mema etj. Prej këtyre udhëheqësve,vetëm 2-3 u bashkuan më pas me lëvizjen nacionalçlirimtare.Të tjerët mbetën deri në fund të jetës,heronj të lëvizjes antifashiste dhe idhtarë të shquar të bashkimit të krejt viseve shqiptare.Por ndërsa nacionalistët shqiptarë kishin një lloj organizmi dhe udhëheqjeje ( kuptojmë këtu traktatin mbi nacionalizmin shqiptar të firmosur nga Mid’hat Frashëri,Hasan Dosti,Faik Quku dhe Fuad Dibra në prillin e vitit 1939) Komunistët shqiptar prisnin ndihmën sllave për organizimin e tyre.Në fillim të vitit 1941,shkon në qytetin e Shkodrës,Miladin Popoviqi si dërguari personal i Titos,i cili do të krijonte lidhjet e para të komunistëve jugosllav me ato shqiptare.Në këtë mision kaq të rëndësishëm komunist,ai shoqërohej nga Fadil Hoxha,edhe ky komunist nga Kosova,mbi supet e të cilit rëndojnë mëkate dhe krime prej disa deceniesh.Menjëherë pas këtij takimi,dy komunistët shkodran Qemal Stafa dhe Vasil Shanto,i shkruajnë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave një letër me anë të së cilës i kërkonin që ajo ti ndihmonte për organizimin e lëvizjes komuniste në Shqipëri.Letra u dërgua në Beograd prej Fadil Hoxhës dhe pazaret e para midis bollshevikëve jugosllav dhe atyre shqiptarë,nuk vonuan.

Më 11 tetor 1941,në Vitomiricë,janë takuar Koço Tashko,Elham Nimani,dhe Xhevdet Doda ( nga pala shqiptare) me komunistët jugosllav Boro Vukmiroviq,Dushan Mugosha,Pavle Joviçiq dhe Ali Shukriun,të cilët kanë diskutuar rreth organizimit të komunistëve të Kosovës.Madje nga ky takim siç pohohet gjërësisht në dokumentat jugosllave,është folur gjatë për organizimin dhe krijimin e Partisë Komuniste edhe në Shqipëri.Dy javë më pas,ka qenë Miladin Popoviqi,i cili me anë të një letre i drejtohet Vukmiroviqit që të shpejtohet puna për krijimin e Partisë Komuniste në Shqipëri. Tekstualisht,në këtë letër,pos të tjerave thuhet ; “Dikur shoku Tito ka thënë se P.K.Sh.,nëpërmjet partisë sonë mund të lidhej me internacionalen Komuniste.Tani egzistojnë kushtet për krijimin e PKSh dhe të lidhjes së shokëve nga Shqipëria,nëpërmjet Komitetit Krahinor të Kosmetit.Për këto arësye, kërkohet lidhja,edhe për arsye të dërgimit të informacionit të nevojshëm Komitetit tonë Qendror,për direktivat e punëve të mëtejshme”.(Gazeta “Rilindja”-Tiranë,Rreth formimit të PKSH” më 2 korrik 1995 ).

Që komunistët jugosllav u shtruan këmbëkryq në Shqipëri dhe Kosovë,kjo u duk edhe në traktet e para të krijimit të P.K.Sh. Ndonëse janë quajtur “historike” këta trakte do të mbetetn në historinë tonë kombëtare si turpi i radhës së komunistëve shqiptarë.Në këto trakte të shpërndara si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri,nuk shkruhej asnjë rresht për problemin madhor të bashkmit të trojeve etnike shqiptare por vetëm i bëhej thirrje popullit të merrte armët e të luftonte duke patur si busull orientuese “mësimet” e Titos dhe të Stalinit.Që nga vjeshta e vitit 1941 e deri në dimërin e vitit 1944,të dërguarit e Titos në Shqipëri,kanë asistuar në të gjitha takimet,konsulltat vendimet apo edhe luftime të komunistëve shqiptarë.Asistenca e tyre.ka qenë kurdoherë në rolin e “të madhit”,të pjekurit i cili kurdoherë ka të drejtë për të drejtuar e vepruar. I solla jo rastësisht këto fakte,pasi pikërisht në Konferencën e Pezës,komunistët jugosllav dualën hapur si ideatorë të shquar prapaskenash duke mbjellë jo vetëm farën e ndyrë të komunizmit bollshevik por edhe mëritë e para midis udhëheqësve komunist dhe atyre nacionalistë shqiptarë.

Në të kundërt Balli Kombëtar,si përfaqsues i vërtetë i nacionalizmit shqiptar,kërkonte organizimin e lëvizjes kundër okupatorit,vetëm mbi baza të udhëheqësve shqiptarë,pa u futur kursesi në tutelën e të huajve.Kredoja e prijësve kryesorë të Ballit Kombëtar,ishte që shqiptarët vetë të ngriteshin dhe të udhëheqnin luftën kundër pushtesve,duke luftuar vetë për fatet e tyre.Vetëm nëse ndodhte kjo,vetëm nëse i madh e i vogël,pa dallim do të ngrihej nga thirrjet kushtrimtare,vetëm athëherë evropa do të kujtohej për të vënë në vend padrejtësitë e saj të bëra në vitin 1913.Ndërsa lidhur me problemin e Kosovës,përkundër slloganeve komuniste për internacionalizëm proletar,Balli Kombëtar,që në rezulltatet e para të tij të bëra publike,shprehej qartë “ Çdo formë çlirimi që të mos kurorizohej me bashkimin me mëmedheun,është padyshim një zgjedhje e dytë “.

Në këto kushte u thirr Konferenca e Pezës.Në te muarën pjesë nacionalistë e komunistë të bindur se bashkimi i forcave të tyre do të ngrinte në një staf tjetër,më të lartë,luftën vendimtare kundër pushtuesit italian.U zgjodh pikërisht Peza për këtë kuvend pasi çeta e udhëhequr prej nacionalistit Myslim Peza,kishte krye disa aksione të shkëlqyera kundër italianëve.Rreth 20 kilometra në perëndim të Tiranës,vendi ishte krejtësisht i hapur dhe lejonte mundësinë e largimit të menjëhershëm të njerëzve,në rast të ndonjë sulmi italian.Midis të tjerave në Pezë,si përfaqsues të nacionalizmit shqiptar,shkuan Hysni Lepenica,Skender Muço,Ramazan Jarani,Azis Çami, Halim Begeja,Abaz Kupi,Myftar Kaloshi,Muharrem Bajrakatari,Kamber Qafmolla etj,ndërsa nacional-çlirimtarët me në krye Dushan Mugoshën,përfaqsoheshin prej Haxhi Lleshit,Ymer Dishnicës,Enver Hoxhës,Gogo Nushit,Liri Gegës etj.E shoh të udhës të sjell në këto radhë,një dokument me rëndësi ku bëhet fjalë për ndërhyrjen jugosllave në idetë dhe vendimet që do të merreshin në Pezë.Kështu,në letrën që Koço Tashko i drejton Kominternit në vjeshtën e vitit 1942,posaçërisht për Pezën shkruan: “Një ditë përpara konferencës,në mbledhjen e delegatëve komunist,shoku Miladin tregoi përsëri majtizmin e tij,tregoi dëshirën t’i maje nacionalistët në lidhje me partinë si individ,që të mos mundin nacionalistët të marrin një personalitet politik të organizuar pak a ashumë “ e nëse te na tradhëtojnë si Mihajlloviqi”… Me ate qëllim shoku Miladin propozon që konferenca të mos ketë të drejtë të krijojë këshillin e përkohshëm Nacionalçlirimtar.”Ky këshill duhet të dalë nga lufta” dhe jo nga konferenca.Këtë e kundërshtuam të gjithë ne,përveç një antari të K.Q.Të drejtën s’mund tua marrim nacionalistëve të formojnë një Këshill,ata mund të formojnë edhe pa ne,po të bëhemi kokëfortë,se janë mbledhur dhe s’duhet të ikin duarbosh.Kur u detyrua të pranoje krijimin e këshillit,shoku Miladin bën një tjetër propozim,po me atë qëllim : Këshilli të mos ketë të drejta gjersa të formohet shtabi madhorë i cili do të dalë nga lufta,të mbajë lidhje me çetat partizane e vullnetare,domethënë çetat vullnetare të mos lidhen përmes Këshillit,por përmes komisarëve tanë politik,përmes Partisë Komuniste Shqiptare.mbledhja s’e pranoi as këtë propozim “. ( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë . Fondi 14 , dosja 5 , fleta 12 ).

Mbas këtyre pohimeve të njërit prej krerëve kryesorë të komunistëve shqiptarë argumentet janë të tepërt.Ndonëse Miladin Popoviqi ka përdorur çdo mjet për të vënë luftën mbarëkombëtare të popullit tonë,nën tutelën komuniste,ai nuk ja doli dot pasi u ndesh në rezistencën e nacionalçlirimtarëve shqiptar për bashkëpunim imediatë me forcat nacionaliste.Në këtë rrafsh është lehtë të miret me mend se udhëheqësit e nacionalizmit shqiptar,asesi nuk mund të bashkëpunonin me komunistët shqiptar,duke marrë urdhëra nga Beogradi.Për më tej nuk duhet harruar se udhëheqësit nacionalistë në ato momente shiheshin me respekt jo vetëm në popull,por edhe në pjesën dërmuese të komunistëve.Luftëtarët e të dy krahëve,kundër pushtuesit italian patën mbjellë farën e sinqertë të solidaritetit midis tyre dhe këtë llogari s’e kish bërë dot Popoviqi. Në Rezullucionin e paraqitur që në ditën e parë të Konferencës së Pezës,pasqyroheshin qartë luftërat e formacioneve politike shqiptare.Pa asnjë mëdyshje,aty pohohej se “grushti i fshizmit ka goditur dhe po godet me rreptësi,të gjithë ata,qofshin nacionalistë apo komunistë,që luftojnë me vepra zaptuesin dhe tradhëtarin”. ( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë. Fondi 14 , dosja 1, Rezullucioni i Konferencës së Pezës ).

Pra deri në ato momente gjithshka ishte e barabartë,në kontekst të luftës kundër pushtuesit italian.Madje po në këtë rezullucion,thuhet tekstualisht “se vetëm në luftë kundër okupatorit janë hedhur dhe do të hidhen bazat e vërteta të bashkimit kombëtar”.Pra krerët e lëvizjes politike shqiptare,parashihnin në luftën e tyre të përbashkët kundër armikut,edhe bashkimin e shenjtë për ardhmërinë e kombit të tyre.Motoja e kësaj lëvizjeje mbarëkombëtare do të ishte ;Të gjithë në luftë kundër okupatorit,pa dallim feje,krahinë,ideje dhe rryme politike.Ngase ishte konceptuar e tillë që në fillim,në Konferencën e Pezës,ku muarrën pjesë nga kleri edhe dy baballarë bektashinj,të cilët ishin vënë në krye të çetave të luftëtarëve dhe patën zhvilluar disa luftime kundër okupatorit.Këta ishin Baba Faja Martaneshi dhe Baba Ahmeti.Nëse rryma nacionaliste mbisundoi në idetë dhe vendimet e marra në Konferencën e Pezës,duhet thënë se mjaft prej vendimeve u arritën përmes debateve të zjarrta nga përfaqsuesit e të dy rrymave politike.Udhëheqësit nacionalistë kundërshtuan që formacionet e tyre luftarake,të bashkoheshin me nacionalçlirimtarët dhe të quheshin çeta partizane.Azis Çami me të drejtë vinte në dukje se çetat partizane janë të partisë,ndërsa e mira ishte që ato të quheshin thjeshtë çeta të lirisë,ashtu siç qen quajtur që në fillim të shekullit,kudo në trevat shqiptare.Formacionet nacionaliste asesi nuk mund të quheshin tani partizane pasi ato njiheshin nga populli qysh në qëndresën heroike të prillit të vitit 1939,atëherë kur partia komuniste shqiptare nuk pat lindur akoma.Po kështu ngjalli interes edhe debati i Hysni Lepenicës me Enver Hoxhën,lidhur me yllin e kuq që duhej të vendosej në kapele dhe në Flamur.Heroi i Gerhotit,Lepenica,me ate fjalën e tij plotë elokuiencë e logjikë,kundërshtoi vendosjen e yllit të kuq,si simbole të komunizmit botërorë.Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet grupimeve politike shqiptare,ishin në rrafsh të çlirimit kombëtar dhe për këtë simbolet e shqiptarëve ishin të shenjta të ruajtura madje edhe gjatë sundimit pesë shekullorë të perandorisë osmane.Ndërsa vendosja e yllit të kuq mbi këto simbole,jo vetëm i përdhoste ato,por krijonte idenë e rreme se populli shqiptar zhvillonte luftë ideologjike,jo patriotike.Madje komunistët në Pezë,provuan të matin pulsin e nacionalistëve edhe lidhur me formën e regjimit që do të ndiqte Shqipëria.Ata nuk i kursyen lavdet e tyre për “lumturinë” e pakufishme në vendin e sovjetikëve,duke bërë thirrje të hapura që të përqafohej komunizmi ortodoks rus.Ata provuan atje lidhjet e ngushta me Kominternin si edhe ndihmesën e madhe që ky u kish dhënë,duke mbajtur kontakte me njerëz të ndryshëm,apo duke marrë ide dhe vendime “ të rëndësishme”,por kjo çështje u mbyll menjëherë pas fjalës që mbajti Abaz Kupi.Kjo fjalë,tejet e shkurtër por kuptimplotë,do të përfundonte ; “Më parë të çlirojmë atdheun,pastaj do të vendosim për regjimin politik”.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë,Fondi 14 , dosja 1 , fleta 24 ).

Logjika nacionaliste triumfoi në Konferencën e Pezës,për vetë faktin se krerët e nacionalizmës shqiptare,ishin të prirë të mbanin mbi supe fatet e kombit,jo për kapitale politike të nesërme,por të zhduknin njëherë e përgjithmonë pushtuesin e të fillonin mbrothësinë kombëtare.Ata kërkonin dhe ëndërronin t’a shihnin vendin e tyre,të shkonte drejt Evropës së qytetëruar dhe jo drejt diktaturës famëkeqe staliniste.Ata kishin ideuar dhe do të jepnin edhe jetën e tyre për shenjtërinë e Shqipërisë Etnike.Të gjitha këto çuan në një entuziazëm të rallë në Pezë,ku populli hapi dyert dhe zemrat për bijtë e vetë nacionalistë e komunistë.Kuptohet se edhe në këto momente,nuk ka heshtur për asnjë grimë ndërhyrja jugosllave.”Po Miladini s’u mjaftua me kaq,ai desh të sigurohej që si antarët e çetës,si Myslimi,të mos gaboheshin e të kujtonin që ndonjë tjetër ishte “kryetari” i Partis.Urdhërat kritikat, levdatat,qortimet që jepte shoku miladin s’lanë asnjë dyshim,as tek katundari më i humbur,përsa i përket kryesis së partisë”.(Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë,fondi 14, dosja 5 , fleta 27 ).

Në këtë mënyrë Peza po tradhëtohej që në djep.Ajo jo vetëm që po kontrollohej nga Beogradi,por krejt kundërshtimi që u bëhej nacionalistëve shqiptarë,buronte prej armiqësisë shekullore serbe ndaj kombit tonë.Ata që më vonë u rreshtuan me nacionalçlirimtarët shqiptarë,siç ishin Myslim Peza,Baba Faja Martaneshi,Haxhi Lleshi e ndonjë tjetër,sigurisht e kanë ndjerë peshën e madhe të përgjegjsisë ndaj kombit.Por nganjëherë komfortet dhe lukset e jetës në karakteret e dobët, dominojnë mbi moralin.Ata nuk vonuan të venë yllin e kuq në kapelet e tyre dhe në flamuj,duke dashur t’i servilosen Popoviçit e Mugoshës për të zënë vende në qeverinë e ardhshme shqiptare.Për më tej akoma,këta nacionalistë të dikurshëm,nisën të luftojnë çdo frymë kombëtare në formacionet që drejtonin,duke ecur verbërisht pas ideve bollshevike.E vërteta është se pas Konferencës së Pezës,u zhvilluan disa luftime të përbashkëta të partizanëve dhe nacionalistëve,kundër okupatorit italian.Por këto veprime luftarake,vlen të shihen më shumë se organizime të udhëheqësve lokalë midis tyre,të shtërnguar nga nevojat që paraqisnin situatat. Ndjenjat kombëtare,i bashkuan këto formacione,të luftonin duke dhënë jetën,në betejat e Gjormit,në Vlorë,në Barmash të Kolonjës,në Devoll,Pogradec etj.Ndërsa lidhur me funksionimin e këshillave popullorë që do të shërbenin më pas si baza të pushtetit demokrat,ndërhyrja jugosllave ishte e menjëhershme.Në këto këshilla ( të cilat dy muaj pas konferencës së Pezës u quajtën nacionalçlirimtare) u inskenua me mjeshtëri mëria e verbër e cila çoi në luftën civile.Veçanërisht në jug të Shqipërisë,aty ku gjenin terren,në fundvitin 1942 e vijim të 1943-shit,këshillat nacionalçlirimtare u shëndrruan në organe të diktaturës komuniste.Parimi i njohur leninist ;”O me ne,O kundra nesh “,u zbatua reptësisht në mjaft fshatra.nacionalçlirimtarët shqiptarë i komandonin këto këshilla sipas parimeve të tyre dhe jo rallë,këta shqiptarë që kërkonin të jetonin “si vëllezër” me serbosllavët,therrnin me bajoneta vëllezërit e tyre të një gjaku.Është kjo aryseja që në këtë periudhë,u ndje domosdoshmëria e fuqishme e lëvizjeve nacionaliste shqiptare.Balli Kombëtar,po afronte reth vetes njerëz nga më patriotët,të cilët ishin në gjendje të gjenin,organizonin dhe bashkonin energjitë e kombit tonë.Madje kjo lëvizje nacionaliste u gjallërua nëpërmejet nacionalizmës edhe në Kosovë e Maqedoninë Shqiptare si dhe në Luginën e Preshevës.Prijësit e Ballit Kombëtar e shihnin se vendimet e Konferencës së Pezës,sa vinte dhe përdhoseshin prej komunistëve të beogradit dhe Tiranës,ndaj duke ndjerë përgjegjsinë historike mbi supe,bënë çështë e mundur për realizimin e ideve kombëtare,në luftë kundër okupatorit.E pandarë nga kjo lëvizje,është edhe ajo mbretërore e udhëhequr nga Abaz Kupi. Alternativa mbretërore,me vrullin e saj,donte të risillte në jetën politike shqiptare,pikërisht një nga periudhat fatlume të zhvillimit të shtetit shqiptar.Abaz Kupi,ndonëse u zgjodh në kryesinë e Këshillit të Pezës u distancua menjëherë prej tij,sapo ndjeu të nëpërkëmbeshin idetë e larta kombëtare.Ai u përpoq madje deri në Mukje,të ruante frymën e bashkëpunimit të sinqertë midis forcave politike shqiptare.Një shkëndijë shprese edhe në Mukje për t’u fikur pas dy javësh edhe kësaj radhe nën udhëheqjen e drejtëpërdrejtë të beogradit.Peza ende sot akuzon.

Kush e vrau Miladin Popoviqin ???

Nga Ndue Bacaj





Me 13 mars të vitit 1945 ,një krisem pushke që gjemoi më shumë se një top ,prishi qetësin mashtruese të kryeqytetit të Kosoves ,Prishtines. Patrioti 32 vjeçar Haki Taha do të vriste sekretarin krahinore të Partise Komuniste të Jugosllavise per Kosoven e Rrafshin e Dukagjinit , Miladin Popoviçin , që ishte edhe themeluesi e tutori i partisë komuniste shqiptare, i cili ketë krijes antishqiptare ja kishte berë dhuratë Enver Hoxhes , në kembim të Kosoves e më vonë edhe të Shqiperisë që mendohej të bëhej Republik e shtatë e ish Jugosllavisë… Haki Taha ishte nga Gjakova ,profesionin e mesuesit e kishte fituar në normalen e Elbasanit , ndersa patriotizmin e kishte të lindur ndër breza dhe të mesuar nga nëna që kur e kishte perkundur në djep duke i kenduar kenget e trimerise e atdhedashurisë , per Shqiperinë Etnike dhe Kosoven si truall i lashtë i saj.. Vrasjen e Miladin Popoviçit e vajtuan jo vetem jugosllavet ,por edhe Enver Hoxha me shpuren e tij . Nese Jugosllavet e vranë fizikisht Haki Tahen shteti komunist në Shqiperi e vrau per të dyten herë ,duke e quajtur shovinist e deri agjent të huaj që kishte vrarë gjoja simbolin e vellazerimit në mes popullit shqiptarë e atij sllav ,që në fakt ishte simboli i skllaverimit të shqiptareve… Në kunderpergjegje të ketij akti patriotik të Haki Tahes ,djalit të nanlokes Kosovë , filosllavi Enver Hoxha me vendimin nr.117 të dates 5 shtator 1945 dekoron një serë antishqiptaresh të terbuar si Miladin Popoviçin, Aleksander Rankoviçin e tjer.. Në nderim e perkujtim të 67 vjetorit të pushkes top të Haki Tahes , por edhe të fjales dhe vepres së ketij martiri të shqiptarizmit po kujtojmë disa vargje lapidare të shkruara si kushtrim nga Ai gjatë luftes së dytë boterore (dhe të botuar në Gazeten Kosova të dates 01 qershor 1941) :

“…Një tokë që me gjakë s’laget s’mbine liria /

Pra nuk ka ç’pret më gjatë tash djelmënia /

Buria sod gjithkah të leshojë zë kushtrimi /

Që kush është kosovarë me turrë duhije /

Kah vendi i të parëve çdo djalë trimi /

Për Kosoven, të vdesi si i ka hije….”

Keto vargje “amanet” u bëne realitet nga UÇK-ja dhe faktoret e tjer atdhetarë shqiptarë .. duke rikthyer aromen e lirisë dhe pavaresise së këtyre trojeve të lashta Ilire e Europerendimore…

Filozofi i madh shqiptarë pater Anton Harapi (edhe ky i martirizuar nga krijesa e M.Popoçit – PKSH) shkruante: “ Atdhetaret edhe në varrë qendrojnë hijeshem, pasi janë gurët e themelit të një binaje që quhet Shqiperi …” Padyshim edhe Haki Taha është njeri nga keta gurë- -shkembinjë që qendron hijeshem në themelet e lirisë e pavaresisë të Kosoves e krejt Shqiperisë Etnike…

HAKI TAHA - MËSUES PATRIOT, MARTIR E DËSHMOR


(Marrë nga libri i Tahir Z. Berishës:

"Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941-1951)", vëllimi I, Prishtinë 1994, fq.153)

HAKI TAHA - MËSUES PATRIOT, MARTIR E DËSHMOR


Për emrin e Haki Tahës mësova për herë të parë në vitin 1943, kur e lexova vjershën e tij "Kosovë, o shpirti i jonë", të botuar, me sa më kujtohet, në "Kalendarin kombëtar", më vonë edhe në gazetën "Lidhja e Prizrenit", që e botonte Kryesia e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, me seli në Prizren, diku nga fundi i vitit 1943 ose fillimi i vitit 1944. Që atëherë, e sidomos pas vrasjes së Miladin Popoviqit, më 13 mars 1945 në Prishtinë, atëherë sekretar i Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit dhe njeriu numër një i pushtetit politik në Kosovë, dhe vrasjes apo vetëvrasjes së vetë Haki Tahës dy-tri ditë më vonë, gjithashtu në Prishtinë, dhe shpalljes së këtij mësuesi patriot shqiptar vrasës të Miladinit - jam përpjekur të di e të mësoj diç më tepër për këtë figurë kombëtare dhe pishtar të dalluar të arsimit shqiptar.

Por, mjerisht, deri vonë emri i tij ka qenë i anatemuar e bisedat rreth tij të ndaluara e të padëshiruara - përpos me konotacion negativ. Nuk u befasova pak as tash, kur, këto ditë, në listën e arsimtarëve të dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dr.Sali Berisha, krahas Zekeria Rexhës, Xheladin Hanës e shumë të tjerëve, nuk e gjeta edhe emrin e Haki Tahës! A është e mundur që edhe atje, përtej kufirit që e ndan popullin tonë, të mos dihet se kush ka qenë Haki Taha dhe roli i tij revolucionar e kontributi i tij për shkollën shqipe dhe arsimin kombëtar, së paku këtu, në Kosovë?!

Por, jeta dhe veprimtaria e patriotit dhe veteranit të arsimit, Haki Tahës, vërtet ende ka mbetur e pandriçuar sa duhet, e sidomos ajo pjesë e lidhur me vrasjen e Miladin Popoviqit dhe vrasjes apo vetëvrasjes së vetë Haki Tahës. Për këtë ngjarje, me sa di, ekzistojnë tri versione: ai të cilin e lansoi pushteti sllavo-komunist dhe organet e sigurimit shtetëror jugosllav se Haki Taha është "vrasës i paskrupull" i Miladin Popoviqit; ai të cilin e përkrahën edhe disa historianë shqiptarë se Haki Taha është vetëm viktimë e lojës së ndytë të organeve të OZN-ës jugosllave për t'i fshehur vrasësit e vërtetë të Miladinit; dhe versioni i tretë që qarkullon edhe në opinionin e gjerë dhe ndër njohësit dhe të afërmit e Haki Tahës se këtë atentat vërtet e beri Haki Taha, por me vetëdije të plotë dhe me paramendim si vepër patriotike e gjest heroik, i cili mund të krahasohet me atë të atdhetarit Avni Rrustemi kur e vrau në Paris tradhtarin më të madh shqiptar të të gjitha kohëve - Esad Pashë Toptanin.

Unë mendoj se prej tri versioneve, i treti është ai i vërteti. Patriot dhe atdhetar i flaktë, me shëndet të shkatërruar dhe i zhgënjyer me gjendjen dhe situatën e krijuar pas përfundimit të luftës, kur u mor vesh mashtrimi dhe shkelja e premtimeve të dhëna gjatë luftës dhe në Konferencën e Bunjajt, e duke e konsideruar Miladin Popoviqin kreun dhe ideologun e sllavokomunistëve në Kosovë dhe fajtorin kryesor për prishjen e Marrëveshjes së Mukjes dhe për të gjitha ato që po ndodhnin në atë kohë në Kosovë, Haki Taha merr vendim ta bëjë gjestin e tij të fundit. Sepse - gjatë kohës sa ishte Miladin Popoviqi në pozitën më të lartë politike në Kosovë ndodhën të gjitha ato që ndodhën: masakrat pothuaj në të gjitha qendrat e Kosovës, luftërat dhe masakrat në Ferizaj, Gjilan e Drenicë, largimi i brigadave shqiptare të Kosovës dhe i brigadave të Shqipërisë nga Kosova për të ardhur në vend të tyre brigadat serbomalazeze dhe famëkeqja brigadë kriminale e Bokës që bëri kërdinë nëpër Rrafshin e Dukagjinit, ploja e të rinjve të mobilizuar shqiptarë dhe masakrimi i tyre në rrugë për në Shkodër, Tivar, Dubrovnik e Trogir, vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë etj. E politikisht, Kosova që atëherë ishte tradhtuar dhe e mbetur definitivisht në kuadër të Serbisë. Haki Taha me këtë nuk mund të pajtohej kurrsesi. Prandaj nuk i mbeti tjetër përveç të bënte një gjest heroik, qoftë edhe duke e sakrifikuar me vetëdije të plotë jetën e vet dhe të tregonte me vepër atë që thoshte me gojë dhe e shkruante me penë. Me atentatin e tij heroik e flijoi veten për Kosovën martire, të cilës i këndoi me aq afsh e përkushtim kur tha: "Na ke bij e të kemi nënë/ Kosovë, shpirt i Shqipnisë / Pa ty, vdekë ma mirë të tanë!"

Për këtë jam bindur edhe në bazë të ca deklaratave që kam dëgjuar ose lexuar në raste të veçanta. E para është ajo e Fadil Hoxhës, ish-shok shkolle i Haki Tahës, që e dëgjova në prani të shefit të kabinetit të tij (Masar Murtezait), si përgjigje në pyetjen time: Si është e mundur që Vladimir Dedier, i cili, për çdo gjë që ka shkruar, është mbështetur në dokumente konkrete, për këtë atentat ka thënë: "Dosjen për vrasjen e Miladin Popoviqit nuk e kam parë kurrë, por, siç më kanë thënë, këtë e ka vrarë Haki Taha…"? Fadil Hoxha, me atë rast, pasi u mendua pak, tha: "Unë mendoj, po ashtu, se Hakiu e ka vrarë Miladinin. Ai ka qenë nacionalist i madh dhe me këtë ka dashur që të mbetet në histori".

Një deklaratë të ngjashme të Xhafer Vokshit e kam lexuar edhe në revistën "Zëri". Por, deklarata, e cila ma përforcon edhe më tepër këtë bindje, është ajo e veteranit të arsimit, Minush Lipovecit, ish-shok klase i Haki Tahës në Shkollën Normale të Elbasanit, të cilën ia paska thënë kolegut të tij, Mehmet Gjevorit, në Prizren, disa ditë pas atentatit kundër Miladin Popoviqit dhe vrasjes së Haki Tahës. Mehmet Gjevori thotë se kur erdhi në punë, Minush Lipoveci tregoi se e kishte pasur në konak Haki Tahën disa ditë më parë, kur ishte në udhëtim e sipër për në Prishtinë. Ai tha se Hakiu ishte shumë i sëmurë, i zhgënjyer dhe i shqetësuar. Tha edhe se po interesohej për të shkuar ndokund për mjekim. Megjithatë, në ndarje, i kishte thënë Minushit: "Ke për të dëgjuar për mua dhe për veprën time!" Këtij i ishin bërë merak këto fjalë dhe sjellja e shqetësimi që e kishte kapluar Hakiun. Shpejt pas kësaj u dëgjua për vrasjen e Miladin Popoviqit në Prishtinë, e më vonë edhe për vrasjen apo vetëvrasjen e Haki Tahës.

E ngjashme me deklaratën e zoti Lipovecit është edhe deklarata e motrës së Haki Tahës, Hyrema Tahës, bashkëshortes së të ndjerit Shaban Valës, të cilin e pushkatuan partizanët fill pas hyrjes në Gjakovë diku nga fundi i vitit 1944 ose fillimi i vitit 1945. Zonja Hyrema ende është gjallë dhe lidhur me këtë ajo thotë: "Hakiu më tha: po shkoj në Prishtinë për ta kryer një detyrë të rëndësishme. Ndoshta edhe nuk kthehem më. Por, kjo s'prish punë. Ti kujdesesh për nënën…"

Ky version deri diku përputhet edhe me deklaratën e Vesel Rexhepit, ish-drejtor i Shtëpisë botuese dhe shtypshkronjës "Progres" në Prishtinë, i cili kishte qenë i pranishëm kur është kontrolluar trupi i vdekur i Haki Tahës. Si tregon vëllai i Vesel Rexhepit, Vehbi Rexhepi, fotograf në Prishtinë, Haki Taha, atëherë, nën mantel, kishte veshur një gozhup me lesh, si i sëmurë që ishte, nën të një xhemper dhe ishte mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, të qëndisur me një parullë në formë të harkut me shkronja të arta: "Kosovës liri - Bashkim me Shqipni!"

Lidhur me gjithë këtë nuk po mundem pa cituar edhe një pjesë nga libri, që është në procesin e botimit në Shtëpinë botuese "Onufri" të Elbasanit, "Lasgushi në Pogradec" nga Meri Lalaj. Këtë pjesë e lexova këto ditë - të publikuar në të përditshmen "Bujku" të Prishtinës, dt.10 dhjetor 1994:

"Po ecnim rrugës të dy, me Lasgushin - shkruan këtu Meri Lalaj - dhe ai po më tregonte se si serbët i ndiqnin kosovarët në kohën e Zogut. Kështu, kishin ardhur në Shqipëri dy kosovarë: Bajram Gashi dhe Haki Taha, që ishin mësues - njëri në njërën shkollë të Shenavlashit, tjetri në tjetrën. Një ditë në Tiranë, - vazhdoi Lasgushi, - më takoi Haki Taha dhe më tregoi një libër, ja kaq të trashë, sa gishti. Ishte një përmbledhje me poezi për Kosovën. Aty ishte edhe poezia ime "Marshi Kosovar".

- Të lutem - më tha Haki Taha, - të na bësh një parathënie.
- Unë nuk shkruaj në prozë, - i thashë - po për Kosovën do ta bëj.

Njëherë vajta në Shenavlash, - vijoi Lasgushi, - dhe më ftoi për drekë prifti i fshatit. Duke ecur rrugës përmes fshatit, takova Haki Tahën, i cili më tha:

- Nëna dhe unë po të presim për drekë.
- Më ka ftuar për drekë prifti i fshatit, - thashë unë, - por do të vij te ti.

Në shtëpinë e tyre ishte një koritë e madhe me 7 a 8 kile qumësht për mikun, se shqiptari kosovar e përmbys shtëpinë për mikun - vijoi Lasgushi: - Kur hyri Italia fashiste, të dy, Haki Taha dhe Bajram Gashi dolën malit për të luftuar. Bajrami u vra duke sulmuar një postë italiane. E kur Haki Taha doli malit partizan, Miladin Popoviqi i tha: "Kur të çlirohemi, në Kosovë do të udhëheqin shqiptarët". Pasi u çlirua vendi, Miladin Popoviqi u bë sekretar i parë dhe, atje në kolltuk, nuk po mendonte më për kosovarët. Një ditë, Haki Taha vajti në komitet dhe i tha rojës me pushkë që ruante te dera: "Lajmëroje Miladin Popoviqin se e kërkoj unë". Pas pak, roja e lejoi të hynte brenda në komitet dhe atje, në zyrën e Miladinit, ai nxori koburën dhe ia numëroi të dhjetat mu në ballë.

Hakiun e fshehën kosovarët me javë të tëra, se e ndiqnin serbët. Më së fundi, kur e rrethuan dhe donin ta kapnin, Haki Taha vrau veten, se vetëm trimat vrasin veten.

- Dëgjo këtu, moj zonjushe, - tha me bindje Lasgushi - Jugosllavia nuk mund të jetojë dot kurrë si shtet, sepse është ashtu, me copa, si i thonë, shtet mozaik, me kroatë, sllovenë, malazez, maqedonas… Po serbi ka qenë dhe do të mbetet armiku i përjetshëm i shqiptarëve…"

Pa marrë parasysh sa ishte i informuar për jetën e Haki Tahës pas vitit 1941, është interesante si e shihte, apo më mirë, si e ndjente poeti ynë i madh veprën heroike të Haki Tahës - atë ditë gushti të vitit 1981 kur po bisedonte me Meri Lalajn. Dhe si e shihte ai atëherë Jugosllavinë - "shtet mozaik" dhe "me copa" që "nuk mund të jetojë dot kurrë si shtet" dhe se "serbi ka qenë dhe do të mbetet armiku i përjetshëm i shqiptarëve…" Nuk ka rëndësi që Lasgush Poradeci atëherë nuk e ka ditur se Haki Taha nuk ka qenë kurrë partizan dhe se trupi i tij i vrarë është gjetur vetëm dy-tri ditë pas vrasjes së Miladin Popoviqit. Është me rëndësi rëndësia që Lasgushi i jep veprës heroike të Haki Tahës.

Më në fund, një bashkëkohanik i Haki Tahës, Salih Kolludra, në intervistën që i dha Haqif Mulliqit, gazetar i javores politike shqiptare "Zëri", nr.1534. dt. 18 janar, 1995, decidivisht thotë:

- Miladin Popoviqin e ka vrarë Haki Taha. Miladini ishte elementi më i rrezikshëm për shqiptarët, nga se u shtirej si mik. Se do të ndodhë vrasja, unë e dija që më parë. Këtë ma tha Luan Gashi, i cili kishte qenë në kontakt me Haki Tahën. Bile, ne u bëmë gati që, eventualisht, ta ndihmojmë Hakiun, pasi që ta kryejë këtë akt trimëror. Fatkeqësisht, Hakiu mbeti në Prishtinë dhe nuk ia doli që të na bashkohet në Greqi.

Sido që të ketë qenë, koha është që të ndriçohet deri në fund jeta, vepra dhe kontributi i Haki Tahës për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe për arsimin shqip në veçanti. Unë, këtu më poshtë, po shënoj vetëm ato që në këtë periudhë arrita të mbledh.

HAKI TAHA (Gjakovë, 1913 - Prishtinë, 1945) rrjedh nga një familje me tradita patriotike e Gjakovës (me prejardhje nga Bujanoci); i vëllai, Qamili, nëpunës i thjeshtë, pas vrasjes së Hakiut u burgos e pas një kohe, i lidhur, u dëbua në Shqipëri, ku pësoi keq. Vëllai më i madh i Hakiut, Demush Taha - Gjakova, mësues e drejtor shkolle në Gjakovë, ishte patriot i shquar e antifashist, i cili u arrestua dhe u torturua nga fashistët italianë pas demonstratave të mëdha antifashiste në mars të vitit 1943 në Gjakovë, e pak kohë pasi u lirua vdiq.

Hakiu shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Shkollën fillore "Kosova" në Krumë të Hasit në Shqipëri. Gjimnazin e ulët e kreu në Shkodër e Shkollën Normale në Elbasan, në vitin 1939, kur edhe u emërua mësues në Shinavlash të Shqipërisë. Në vitin 1941, me grupin e parë të mësuesve që erdhën në Kosovë, erdhi në vendlindje edhe Haki Taha, ku, bashkë me shokët e vet, Hysni Zajmin, Fadil Hoxhën, Xheladin Hanën, Zeki Shehun, Muharrem Gazinë etj., gjatë verës, organizoi kurset e gjuhës për të rinjtë shqiptarë të shkolluar më parë nëpër shkollat në gjuhën serbe. Aty edhe ngjalli ndër të rinjtë ndjenjat patriotike dhe frymën e atdhedashurisë.

Ndonëse antifashist për nga bindja, gjatë tërë kohës së luftës, nuk iu bashkua Lëvizjes Nacionalçlirimtare për arsye se ishte "nacionalist i madh", si tha në rastin që përmendëm Fadil Hoxha, dhe - për shkak të mosbesimit ndaj bashkëpunimit me serbët e malazeztë. Por, as nuk u hodh në luftë të drejtpërdrejtë kundër kësaj Lëvizjeje. Kështu, gjatë tërë kohës së luftës mbeti vetëm mësues, pa hyrë në shërbim të askujt. Mirëpo, si mësues ishte shumë i dashur nga nxënësit dhe shumë i nderuar nga populli. Në vitin 1942, kur Kosovën e vizitoi kryeministri i atëhershëm i shtetit shqiptar, Mustafa Kruja, Haki Taha ishte njëri nga ata që i ogranizoi të rinjtë e Gjakovës që, me flamur kombëtar, pa shenjat fashiste të "liktorit", t'i dilnin përpara dhe të kërkonin nga ai që në Gjakovë të hapej Shkolla Normale e jo ajo tregtare, si kishte vendosur qeveria e tij. Fjalën me këtë kërkesë të të rinjve gjakovarë, të drejtuar kryeministrit Mustafa Kruja, që e mbajti Vehap Shita, atëherë nxënës i Gjimnazit të Prishtinës, e kishte inicuar dhe mundësuar pikërisht Haki Taha, atëherë mësues në Gjakovë. E pas kësaj vizite të kryeministrit Mustafa Kruja, pranë Institutit Tregtar në Gjakovë, u hap edhe dega e Shkollës Normale me drejtor Zekeria Rexhën, kurse dega e tregtisë pranë këtij Instituti thuaja se u shua fare.

Mirëpo, Haki Taha, edhe atëherë shëndetlig, së shpejti u sëmur rëndë dhe mbeti i shtrirë në shtrat pothuaj deri në ditët kur mori rrugën për në Prishtinë, ku edhe e gjeti vdekja në mars të vitit 1945.

Këtu po e jap edhe vjershën e tij, ashtu si e kam pas kopjuar në vitin 1943 dhe si u botua më vonë në revistën "Alternativa" të Shoqatës "Migjeni" të Lubjanës. Atëherë e sot ajo më ka lënë mbresa të thella. E besoj se Haki Taha do të ketë pasur edhe shkrime të tjera, të publikuara ose jo, po që mbeten për t'u hulumtuar dhe, eventualisht, edhe për t'u botuar.

KOSOVË, O SHPIRTI I JONË

Tepër fjete, zgjohu, moj orë,
bijtë e tu thirrin n'flakë t'dashnisë'
Me za t'thekshëm me pushkë n'dorë,
Pjesë të pandashme të Shqipnisë.

Shqiptarë ke, shqiptare je,
Shpirti nga trupi kurr' s'mund t'ndahet,
N'ty jetojmë, n'ty kemi le,
Gjaku ujë kurr' s'mund të bahet!

Eshtna t'vjetër dhe të rij'
Janë grumbullue për ty përherë,
Lule lirie duhet t'mbijë
Shqip ka b'za n'at' tokë përherë.

N'mund e djersë, Kosovë moj trime,
Mbahu ndër shekuj n'hov t'burrnisë!
Ndër llogore me flijime,
Gufon gjaku i lirisë.

Gjak e zemër, dritë Arbnisë,
Na ke bij e të kemi nanë,
Kosovë, shpirt i Shqipnisë,
Pa ty vdekë ma mirë të tanë!

Haki Taha

Shënim: Pas botimit të këtij libri ku shprehej habia përse nuk është dekoruar edhe Haki Taha për veprimtarinë e tij të njohur atdhetare e arsimore, një vit më vonë (më 22.11.1995), u dekorua edhe Haki Taha.

Haki Taha - Nacionalisti qe vrau Miladin Popovicin





Populli yne ka nxjerre gjithmone nga gjiri i vet njerez te sakrificave e ne sherbim te ceshtjes kombetare e per qendrese burrnore, tue perballua me vetmohim veshtiresite ashtu sic asht tue i perballue me vetmohim e tue qendrue granit-heroizmi populli i Kosoves.
I frymezuem natyrisht prej bijeve e bijave te tij si Haki Taha, duke ecur ne gjurmet e Azem e Shote Galices, te Gjon Serreqit e Marie Shllakut e me qindra te tjere heronj e deshmore qe luftuan per Kosoven, per Shqiperine Etnike. Ata u desh te perballonin ne kete lufte jo vetem pushtuesit sllav, por edhe komunistat shqiptare te coroditun me kryetarin e tyre te degjeneruar, sllavo-komunistin, shkatrruesin e Kombit, Enver Hoxha.
Per kryetrimin Haki Taha mund te flasish e shkrush nje liber te tere, por une po marr persiper vec nje kujtim te shkurter nga njohja e miqesia ne rinine time shkollore e me pas.
Ishte prej Gjakove, qe ka qene gjithmone nje cerdhe e shqiptarizmit. Hakiun e njoha per here te pare ne konviktin "Malet Tona" ne Shkoder, mandej na ra per disa vjet me kalue se bashku ne Normale te Elbasanit e Shkollen Teknike ne Tirane, gjate pushimeve shkollore.
Hakiu ishte i gjate e i holle me nje trup te hijshem burrnor. Ishte i dashtun e shume i njerezishem por i padurueshem me ata qe anonin nga e majta, duke mendue se keshtu i sherbenin Kosoves e Shqiperise Etnike. Bile nje here u ngatrrue keq me Asim Vokshin e gjithnje i kritikonte Emin Durakun e Xheladin Hanen, tue ju thane se Ruset kane ndryshue kryeqytetin e taktiken, por kane gjithmone te njejten strategji pansllave, perpimjen e shqiptareve per dalje ne ujrat e ngrohta te mesdheut e tjere.
Fjalet e Hakiut ishin bindese sepse ai thoshte te verteten pa zbukurime si dhe pa frike. Fjala e tij zinte vend, dhe syte e tij ishin imponues besimi. S'kishte shume shoke, mbasi ai gjithnje lexonte vepra frengjisht, dhe nuk e kisha pare te lexonte shpesh libra te mesimeve shkollore, e megjithate ai ishte perhere nder te paret e klases se tij, gja qe e provon se ishte shume i squet. Ka qene shkrimtar i mprehte e prozator e poet. Pershendetja e Kosoves nga Qafa e Prushit 1938, ne "Hylli i Drites" eshte shume mallengjyese, nje hymn i djelmenise Shqiptare per Nanen Kosove. Ma vone shume shkrime te tjera te botueme, apo doreshkrime provojne aftesite e Hakiut si shkrimtar. Ai ndiqte gjurmet e Apostujve te Rilindjes. Fishta e Naimi ishin per te Ungjilli e Kurani, admironte Mjeden e Asdrenin, Prenushin e Cajupin. Interesant ishte per mue kur vinte Pader Anton Harapi e Fratel Gjoni me u takue me Haki Tahen ne Normalen e Elbasanit e ne Shkollen Teknike ne Tirane. Me 28 shkurt 1937, Hakiu formoi nje celule te fshehte, ne forme organizate, vete i peste: Haki Taha kryetar, Minush Lipoveci, Zeki Shehi (te tre gjakovare), Murat Llabunishti nga Struga e Prenk Gruda prej Malesise se Madhe te Shkodres. Ne ishim te gjithe te betuem per cdo gje me e mbajt sekretin, me qene te gatshem po te jete nevoja, me e dhane jeten per kauzen e shejte te Kosoves.
Duhej me u ruejt mos me ra ne sy te Qeverise se asaj kohe, e cila nuk lejonte manifestime per ceshtje te Kosoves as te vendeve te tjera etnike ne robni ne Jugosllavi e as per Camerine nen roberine greke. Qellimi kryesor ishte me mbledhun lajme per gjendjen e terrorit ne Kosove, per krimet serbo-malazeze e maqedone mbi shqiptaret e pambrojtun. Mu ne anen veriperendimore ne Fush Mbret ne Elbasan, ishin instalue nja 30 familje kosovare dhe me ta ishim per cdo jave, disa prej tyne pranuen me shkue ne Kosove mefshehtas me marre hetime mbi cdo gja qe banin sllavet ne damin e shqiptareve.
Haki Taha kishte takime me disa personalitete ne Tirane dhe me freten ne Shkoder. Ishte shume aktiv dhe per ceshtje shqiptare nuk lodhej kurre tue fole e punue. Thonte, duhet edhe ne shqiptaret te bashkohemi si bota e qytetnueme ne Shqipni Etnike. Ai nuk ishte agresor e as urrejtes per hakmarrje, por vetem per liri e bashkim te trojeve, sepse thonte s'ka Shqipni te te madhe e as te vogel vec asaj ku ende jane shumica shqiptare e shungullon amel gjuha shqipe...
Ne Shqipni e ne Kosove Haki Taha pothuejse asht harrue nga terrori e nga propoganda komuniste e Enver Hoxhes me shoke, qe jane perpjeke me vu ne dukje Miladin Popovicin, mesuesin e tyre si gjoja shqiptarofil ndersa Haki Tahen si fashist e udbash. Kurse ne mergim asht fole e shkrue shume pak per Haki Tahen nga disa grupe e njerez partinash, tue dashte me paraqite se Hakiu ka qene me ta e asht i tyne... Mirepo Haki Taha nuk ka pas grup e as parti, vetem ka qene shqiptar e per Shqipni Etnike.
Haki Taha i qendron besnik betimit dhe me 14 mars 1945, i hyn ne zyre ne Prishtine Miladin Popovicit tue i thane se mjaft ma i ke mashtrue e tradhetue shqiptaret dhe e vret.
Hakiu nuk ja duel me u arratis prej Prishtine, prandaj vret vehten. Minush Lipoveci e Zeki Shehu kane vdek nder tortura ne Goli Otok, ndersa Murat Llabunishtin, Sigurimi i Shqipnise e ka arrestue ne Elbasan e dorezue UDB-se jugosllave ne Shkup ku e kane mbyt me tortura, ndersa Prenk Gruda ka mbet deshmitar i shokeve te tij dhe i shume ceshtjeve tragjike shqiptare.
Asht fole se masakrimi i 5-6 mije shqiptareve ne Tivar u ba ate dite qe Haki Taha vret Miladinin, gjoja per hakmarrje.
Prishtinen e hymnizoi gjaku i Haki Tahes - Hero dhe Tivari u la me gjakun e mijra shqiptareve te pafajshem - deshmore te Kombit Shqiptar.

PRENK GRUDA
Florida, me 8 Janar 1998

Miladin Popoviqi e grisi marrëveshjen e Mukjes dhe ia hodhi Enver Hoxhës në fytyrë



Në studion e emisionit “Jamais Vu”, përballë gazetarit Mustafa Nano i ftuar ishte shkrimtari, historiani dhe studiuesi Uran Butka.

Nano kishte zgjedhur të fillonte emisionin me një insert ku shfaqeshin pamjet e kosovarëve që hipnin në autobusë për t’u larguar nga vendi. Në parantezë të kësaj pamje, Butka tha se një gjë e tillë shqetëson çdo shqiptar.
image
Foto e parë që hapi bisedën në studio, kishte të fokusuar tri vajza partizane. Duke iu referuar kësaj pamje, Butka tha: “Nuk ishte rastësi që mjaft vajza shqiptare morën pjesë në Luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishte ideali i lirisë. Ishte koha kur idetë komuniste u përqafuan gjerësisht prej tyre, por mandej kur ato panë thelbin antinjerëzor të komunizmit, u larguan. Shumë femra u sakrifikuan gjatë luftës, por dhe më pas kaluan në gijotinë. Liri Gega u pushkatua kur ishte shtatzënë. Drita Kosturi ishte ndër të parat e Lëvizjes, por e futën në elektroshok. Por, dhe Liri Belishova e Ramize Gjebreja përfunduan po aq keq. Ishte ideali i bukur i lirisë dhe dashurisë, por Ramizeja humbi jetën për faktin se dashuronte Zaho Kokën. Edhe qindra femra të tjera u burgosën dhe u internuan pas çlirimit”.

Ndërkohë, moderatori i emisionit pyet: Pse nuk ka pasur vajza në radhët e Ballit Kombëtar?

Butka tha se kjo shpjegohet me masivizimin që pati Lufta Nacionalçlirimtare.

“Balli, Legaliteti dhe Nacionalistët ishin më konservatorë. Mitat Frashëri, edhe pse ishte liberal, i shkolluar në Perëndim, si njeri paqësor që ishte nuk e shihte femrën si një luftëtare për të vrarë”.

I pyetur se çfarë qëndrimi mbante ai ndaj këtyre luftëtareve, Butka u përgjigj: “Padyshim unë i nderoj dëshmorët. Por kjo nuk më ndalon të them që lufta e cila filloi kundër pushtimit u kthye në një luftë për pushtet”!

Pas kësaj u transmetua një fragment interviste ku historiani Kristo Frashëri, duke folur për marrëveshjen e Mukjes, tha se atë e prishi Balli Kombëtar me megalomaninë dhe interesin e saj. Butka tha se ai e respektonte punën e këtij historiani, porse në këtë rast gabon sepse i bën çështjes të njëjtin trajtim që i bëri Enver Hoxha dhe historiografia komuniste.

“Mukja është një nga ngjarjet më madhore të historisë së kombit. Aty u bashkuan të dy krahët e politikës dhe të luftës. Ishte Italia fashiste, por në Shqipëri po vinte dhe Gjermania naziste. Duhej të bashkoheshin të gjitha forcat që t’i bënin ballë. Ishte nisma e PKSH-së që kërkoi bashkimin. Por, kishte dhe presion nga aleatët që shqiptarët të luftonin bashkë. Në Mukje u morën vendime të rëndësishme. Ishte një program model, dhe për sot. Këtë marrëveshje prishi Partia Komuniste. Miladin Popoviqi e grisi marrëveshjen dhe ia hodhi Enver Hoxhës në fytyrë, sepse nuk ishte në interesin e tyre”.

Foto e radhës kishte të fokusuar një burrë duke qarë. Duke interpretuar këtë foto, Butka tha se ka momente kur edhe burrat qajnë.

“Kam qarë për humbjen e nënës time. Por, i përçmoj burrat qaramanë, ata që ankohen dhe që duan të nxjerrin përfitime nga lotët. Në këtë drejtim kam qenë i fortë dhe pse kam vuajtur shumë. Vuajtja të shkatërron kur nuk e përballon dot. Por, kur e përballon, siç kam bërë unë, ajo kthehet në një pasuri të madhe”.

Dokumentet e UDB: Miladin Popoviçi dhe Fadil Hoxha punuan për Enver Hoxhën




“Inspiratorët dhe bartësit e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, ky është thelbi i dosjes së përgatitur nga Sekretariati Republikan i Punëve të Brendshme i RS të Serbisë, që kishte të bënte me krerët e Kosovës. Publicisti i njohur Veton Suroi, i cili është gjithashtu i afërm i Fadil Hoxhës, ka bërë të mundur përgatitjen për shtyp të kësaj dosjeje, të përmbledhur në një libër të cilin e ka titulluar “Fadil Hoxha në vetën e parë”. Për më tej gazeta “Shekulli” boton disa fragmente nga analiza e shërbimit sekret jugosllav rreth Fadil Hoxhës... ...Meqenëse Fadil Hoxha ka ardhur në Kosmet më 1941, pas okupimit të vendit, "si nëpunës-mësues okupator, por ka qenë edhe komunist i Shqipërisë, anëtar i Grupit Komunist të Shkodrës, ai edhe i ka zbatuar ato qëndrime në Kosmet. E gjithë puna e tij gjatë luftës dhe pas saj është zhvilluar në linjën e PK të Shqipërisë. Ai është iniciator i formimit të Komitetit Krahinor për Kosmet në shtator 1943 dhe i ndarjes së Kosmetit në dy pjesë "në Kosovë e Dukagjin". Edhe pse KQ i PKJ-së nuk ishte pajtuar me këtë riorganizim dhe po atë organizim e kishte kritikuar, ai vazhdoi të njëjtin drejtim dhe në nëntor 1943 organizon të ashtuquajturën Mbledhje të Malësisë, kur u miratua Deklarata e Malësisë (Rezolucioni i Bujanit - V.S.), nënshkrues i parë i së cilës ishte ai. Ai i ka pasur të qarta dallimet në qëndrimet ndërmjet PKJ-së dhe PKSH-së lidhur me çështjen e Kosmetit, mirëpo ai, gjatë tërë luftës, qëndroi në linjën e PKSH-së. Lidhur me aktivitetin dhe qëndrimin e Fadil Hoxhës theksojmë edhe rrethanat e pasqaruara nën të cilat ai arrin (1941 dhe 1942) që t'u shmangej pasojave të rënda pas dy burgosjeve nga pushteti okupues. Burgosja e parë e Fadil Hoxhës ka pasuar për shkak gjoja pjesëmarrjen e tij në demonstratat e Gjakovës me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar. Për këtë, Ismet Shaqiri në "Kujtime" thekson se pas marrjes në pyetje është liruar dhe është përzënë nga Gjakova për në Hogosht, ku është dashur të vazhdonte punën e mësuesit. Burgosja e dytë ka pasuar më '42, pas atentatit të pasuksesshëm mbi Beqir Malokun, nga Fadil Hoxha e Mazllum Këpuska. Sipas të dhënave, këtë aksion Fadili e ka zhvilluar, jo sipas direktivës së Komitetit Krahinor, por me vetiniciativë, për t'i fshehur lidhjet e tij të mëparshme me Beqir Malokun.


Kalimi i kufirit


Në të vërtetë, Fadil Hoxha, qysh para luftës, me ndihmën e Beqir Malokut, atëherë agjent i Shërbimit italian të Informimit, shumë herë ka kaluar kufirin jugosllavo-shqiptar. Sipas disa të dhënave, vërtet jo mjaft të verifikuara, Beqiri (Beqir Maloku) Fadilit (Fadil Hoxhës), Hamzës (Xhevdet Hamzës), Pulës (Ymer Pulës) dhe të tjerëve, të cilët kanë shkuar për t'u shkolluar në Shqipëri, u ka dhënë para dhe i ka shfrytëzuar për nevoja të tija. Më 1941, Maloku kishte qenë në shërbim të pushtetit okupues italian në pozitën e ndihmëskomisarit të Policisë së Kuesturës në Prizren. Me rastin e atentatit janë kapur edhe Fadili, edhe Këpuska. Maloku i mbijetoi atentatit. Fadili pas 9 ditësh të kaluara në burg, nën rrethana të pasqaruara, ka arritur të ikte nga burgu, ndërkaq Këpuska është likuiduar nga karabinierët italianë dhe pjesëtarët e bandës së Ali Bokshit. Karabinieri, i cili e ka ruajtur Fadilin në burg, është vrarë në shtator 1942. Nga pozita e komandantit të Shtabit Operativ për Kosmet Fadil Hoxha është shkarkuar për shkak se në konfrontimin me forcat kundërrevolucionare ka treguar pavendosmëri të plotë. Më shumë ka qenë i gatshëm që me ballistët dhe me kryengritësit të bisedonte dhe të bënte kompromise, sesa ti qëronte hesapet me ta. Edhe ne këto ngjarje Fadili, si edhe më parë, e informonte Enver Hoxhën, gjë që do të vërtetohej vetëm në vitin 1948. I ka shkruar, por pas luftës edhe gojarisht e ka informuar se shqiptarët po vuajnë nën pushtetin e ri më keq se gjatë kohës së Jugosllavisë së vjetër... le të vijë kushdo qoftë, vetëm le të na hiqet nga qafa Jugosllavia..., etj. Fadil Hoxha, nga pozita e komandantit, është shkarkuar më 8 mars 1945, ndërkaq Miladin Popoviqi është vrarë vetëm pas 20 ditësh! E ka vrarë Haki Taha, mësues, i cili, sikur edhe Fadili dhe të tjerët, është shkolluar në Shqipëri.


Likuidimi i Popoviçit


Shumë nga burimet tona konfirmojnë se Fadili ka pasur njohuri se po përgatitej likuidimi i Miladin Popoviçit, mirëpo ai, për arsye të kuptueshme, nuk ka dashur të reagonte e të pengonte vrasjen e Miladinit. Likuidimi i M. Popoviçit ndodhi kur Enver Hoxha humbi çdo shpresë që nëpërmjet tij, në mënyrë paqësore, mund ta realizonte bashkimin e Kosmetit me Shqipërinë. Para se të bënte vetëvrasjen, Haki Taha ka nxjerrë flamurin në të cilin me shkronja të arta ishte shkruar "Kosova e Shqipërisë, vdekje tradhtarëve". Në mënyrë të pamohueshme është vërtetuar se flamuri është punuar në shtëpinë e Ymer Pulës në Gjakovë dhe vrasja e Miladinit është organizuar me kanalin e njëjtë me të cilin është bërë tradhtia e organizuar kapja e Boro Vukmiroviqit dhe Ramiz Sadikut, të cilët ishin të vendosur kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Menjëherë pas luftës, duke filluar nga korriku i vitit 1945, pas konstituimit të autonomisë së Kosmetit, pos anëtarësimit në forumet më të larta partiake, Fadili ushtron detyrën e kryetarit të Këshillit Popullor Krahinor. Nga viti 1953 deri më 1963 ka qenë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të KAKM-së. Në atë periudhë të lëvizjeve të ndërlikuara politike në Jugosllavi (Rezoluta e Byrosë Informative, presionet mbi Jugosllavinë, Kriza e Triestës, ndërprerja e marrëdhënieve me Shqipërinë etj.), për shkak të informimit të pautorizuar të Enver Hoxhës mbi “vuajtjet” e shqiptarëve në Jugosllavi, Fadil Hoxha sërish u ndodh para kritikave të Partisë. Në mënyrë të pakontestueshme është konstatuar se Fadil Hoxha, sipas marrëveshjes me Enverin, në mënyrë të vazhdueshme "nga kthimi nga Shqipëria" e ka informuar atë për të gjitha ngjarjet e rëndësishme në Kosmet. Është marrë vesh me Enverin rreth organizimit të Konferencës së Bujanit, ia ka dërguar Rezolutën e Bujanit dhe Proklamatën një muaj më herët seç i është dërguar Shtabit Kryesor të LNÇ të Jugosllavisë dhe shokut Tito, i ka shkruar për gjendjen në Lëvizje, për Kryengritjen e Drenicës, represionin mbi ballistët dhe kryengritësit, etj. Për tërë këtë është marrë vesh vetëm në vitin 1948, drejtpërdrejt para miratimit të Rezolutës së Byrosë Informative, nga Koci Xoxe, atëherë ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, i cili në Tiranë ia ka komunikuar dhe ia ka treguar raportet e Fadilit që ia ka dhënë Enver Hoxhës, Spasoje Gjakoviqit, anëtarit të delegacionit tonë, i cili zyrtarisht qëndroi në Shqipëri. Fakti që Koci Xoxe ia ka treguar këto letra dhe raporte përfaqësuesit tonë, gjithsesi ka qenë njëra nga dëshmitë vendimtare kundër Xoxes, të cilin Enveri shumë shpejt e likuidoi. Edhe pse për shkak të këtyre veprimeve i është tërhequr vërejtja dhe më 1948 është dënuar nga partia, Fadili nuk ka pësuar kurrfarë pasojash të rënda si edhe pasoja të tjera.


Gabimet politike


KQ i LKJ-së vlerësoi se Fadil Hoxha ka rënë në konflikt me qëllimet programore dhe politike të LKJ-së, se nuk ka më vend në radhët e Lidhjes së Komunistëve, e posaçërisht në radhët e KK të LK të Kosovës dhe që, në pajtim me Statutin e LKJ-së, të iniciohet procedura për përjashtimin e tij nga LK-ja. Në mbledhjen e vet të nëntë, Komiteti Qendror nxori një konkluzion të veçantë, i cili ka të bëjë me shokun Fadil Hoxha: "Lidhur me vërejtjet serioze, të cilat kohëve të fun- dit në mënyra të ndryshme u paraqitën në opinion për shokun Fadil Hoxha, Komiteti Qendror ngarkon Kryesinë që, në bashkëpunim me Kryesinë e KQ të LK të Serbisë dhe me Kryesinë e KK të LK të Kosovës, të for- mojë Grupin punues i cili do t'i konstatojë të gjitha fak- tet qenësore dhe do t'i raportojë Komitetit Qendror. Qëllimi i këtij sqarimi është që të konstatohet e vërteta dhe shoku Fadil Hoxha të mbrohet, nëse faktet e thonë të kundërtën nga ato që thonë akuzat, përkatësisht që ndaj tij të merren masa përgjegjësie, nëse ato konfirmohen".





Fadil Hoxha në listën e zezë të sigurimit jugosllav


Duke bërë analizën e duke vëzhguar ngjarjet kundërrevolucionare nga pozitat e nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar në KSA të Kosovës dhe më gjerë, Shërbimi i Sigurimit Shtetëror ka arritur te të dhënat dhe njohuritë, të cilat çojnë në faktet se në prapavijë të aksioneve të shumta të pasluftës të nacionalistëve e të irredentistëve shqiptarë, posaçërisht pas aktiviteteve të fshehta armiqësore nga këto pozita, qëndron grupi i kuadrove më të larta të kombësisë shqiptare, madje ai grup i cili vazhdimisht, para dhe pas luftës, është kthyer nga Shqipëria dhe i është bashkuar LNÇ-së në Kosovë. Te këto njohuri, përkatësisht të dhëna, të cilat çojnë në konstatimin në kuptimin e sipërpërmendur, është arritur posaçërisht me analizën plotësuese të disa ngjarjeve historike, siç janë: vrasja e Boro Vukmiroviqit, e Ramiz Sadikut dhe të tjerëve, “p.sh, ngjarjet lidhur me të ashtuquajturën Konferencë e Bujanit, qëndrimi i një pjese të udhëheqjes në Kosovë gjatë LNÇ ndaj udhëheqjes së LNÇ të Jugosllavisë, etj. dhe vëzhgimi i ngjarjeve të tjera lidhur me aktivitetin armiqësor nga pozitat e nacionalizmit e irredentizmit shqiptar, p.sh, mënyra e zgjidhjes së çështjeve të kuadrove pas disa aksioneve kundërrevolucionare, qëndrimi ndaj intelektualëve shqiptarë të involvuar në ngjarjet armiqësore, qëndrimi ndaj Shqipërisë, qëndrimi ndaj kombeve serbe dhe malazeze në Kosovë”, gjithashtu çojnë në konkluzionin se, pas të gjitha ngjarjeve, qëndron grupi me ndikim i personave, të cilët, në mënyrë të fshehur, i bëjnë veprimet në dobi të irredentës, ndërkaq publikisht pak a shumë i dënojnë ato. Puna në shkoqitjen e aktiviteteve të përbërjes së platformës e të ngjashme të grupeve ilegale, të cilat janë paraqitur si organizatore të drejtpërdrejta të disa aksioneve armiqësore në Kosovë dhe më gjerë, gjithmonë është udhëhequr në atë mënyrë që nuk bënte të mundshme një analizë të gjerë të prapavijës së organizimit ilegal. Ilegalja do ishte ndërprerë, aktivistët e njohur do ishin nxjerrë para gjyqit e kështu do të kishte përfunduar puna, edhe pse disponoheshin të dhëna dhe indicie që analiza e gjerë e organizimit ilegal nga pozitat e nacionalizmit dhe e irredentizmit shqiptar, hidhte më shumë dritë pikërisht në bërthamën e udhëheqjes kosovare të kombësisë shqiptare, për të cilën po flasim në material. Vendosëm t'i prezantojmë këto konkluzione, se kanë të bëjnë me një pjesë të punëtorëve të afirmuar shoqëroro-politikë të shqiptarëve në KSAK, për shkak të rëndësisë së, fakteve që ngjarjet armiqësore në Kosovë kanë vazhdimësinë e vet dhe për shkak të obligimit ligjor për t'iu kundërvënë çdo aktiviteti armiqësor të drejtuar në rrezikimin e sigurisë së RSFJ-së.


Fadili dënohet nga partia si nacionalist


Sipas deklaratave nga shumë burime, Fadili nga partia është dënuar edhe më 1956 për shkak të paraqitjeve të tij nga pozitat nacionaliste lidhur me aksionin e mbledhjes së armëve në Kosovë. Pas Plenumit IV, në të cilin u dënuan deformimit në shoqëri lidhur me keqpërdorimet në organet e punëve të brendshme, si në Kosovë, ashtu edhe në Jugosllavi në tërësi, Fadili edhe më haptazi "sulmoi aksionin e grumbullimit të armëve, duke theksuar se aksioni ka qenë "formë më drastike e presioneve mbi popullin shqiptar në Kosovë". Plenumi dhe dënimi i deformimeve, nga ana e Fadilit dhe e të tjerëve, është shfrytëzuar edhe si nxitje e zhvillimit dhe e euforisë së romantizmit nacional shqiptar, përkatësisht e përhapjes së nacionalizmit dhe të irredentizmit. Gabimet e mëparshme të posaçme dhe keqpërdorimet, të cilat janë konstatuar dhe dënuar, përgjithësohen dhe shfrytëzohen për krijimin e kushteve për zhvillimin e nacionalizmit dhe të irredentizmit, si edhe për majorizimin e tërësishëm të shqiptarëve në Kosovë. Ndryshe, aksioni i grumbullimit të armëve ishte i arsyeshëm dhe i ndërmarrë për shkak të të dhënave që ALOS-i po përgatiste organizimin e kryengritjes së armatosur në Kosovë, në mënyrë që të bëhej realizimi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Gjatë aksionit janë gjetur 11.522 pushkë, 10.004 revole, 4.400 bomba, 434 automatikë, 260 pushkomitralozë, 53 mitralozë, etj. etj. Pas viti 1966, posaçërisht pas vitit 1968, kur tërësisht i forcoi pozitat, u çlirua "siç thekson" "nga tutoria" e kuadrove serbe dhe malazeze, Fadil Hoxha u bë lider i vërtetë i nacionalizmit dhe i irredentizmit shqiptar


“Kosova republikë”


Nga viti 1968 e tutje, në Kosovë është e dukshme vazhdimësia e përpjekjeve "të të gjitha forcave" të shqiptarëve për pavarësinë më të madhe të Krahinës; atëherë lëshohet në qarkullim parulla "Kosova republikë" e ndërmerren aksione të tjera "të shkathta". Nga fundi i po këtij viti janë organizuar demonstrata masive, etj. Për atë periudhë ekzistojnë konstatimet e individëve që parulla "Kosova republikë" është hedhur nga ana e udhëheqjes politike të Krahinës, përkatësisht nga vetë Fadil Hoxha, dhe është lëshuar nëpërmjet individëve me orientime nacionaliste, të cilët pastaj e përhapën, ndërkaq armiku në Kosovë "e pranoi" krahëhapur. Si moment i rëndësishëm vendimtar, i cili i parapriu hedhjes së pagdhendur të kësaj parulle, zhvillohen të ashtuquajturat debate kushtetuese gjatë vitit 1968 në kuadër të Komisionit Statutar të Krahinës Autonome të Kosovë e Metohisë, në të cilat fjalën kryesore e ka pasur Fadil Hoxha. Çështjet më kontestuese rreth të cilave në shumë mbledhje të këtij Komisioni janë thyer heshtat, kanë qenë çështjet e pjesëmarrjes së delegatëve nga Kosova në Dhomën e Kombeve të Kuvendit Federativ, pastaj rreth çështjes së flamurit kosovar (shqiptar), formulimeve në statutin e ardhshëm të Kosovës, "çështjes së vetëvendosjes deri në shkëputje, e të ngjashme.


Idetë shqiptaromëdha


Demonstratat e vitit 1968, e prapavija e tyre, është analizuar zyrtarisht, mirëpo, pos dënimit deklarativ të tyre më shumë nuk është bërë. Në vend që të merreshin masa të gjera që gatishmëria dhe idetë shqiptaromëdha të mos përhapeshin te rinia, ndodhën procese të kundërta. Kuadrot në arsim, duke filluar nga mësuesit e deri te profesorët universitarë, u bënë faktori më i fuqishëm i përhapjes së qëndrimit nacionalist. Ideja "Kosova republikë" është mbjellë në shtresat më të gjera të popullatës. Lidhur me aksionet e fundit (1981-1982) të nacionalistëve dhe të irredentistëve shqiptarë, personaliteti i Fadilit drejtpërdrejt lidhet me ta, mirëpo, theksohet se ai, me të gjitha ngjarjet në Kosovë, për çdo ditë, nëpërmjet njerëzve të tij të politikës, ka qenë i njohur, posaçërisht nëpërmjet njerëzve të institucioneve arsimorekulturore dhe shkencore. Përgjegjësi të posaçme Fadil Hoxha mban për paraqitjen e vazhdueshme joobjektive dhe të pasaktë të gjendjes në KSA të Kosovës për çështjet themelore, strategjike, të marrëdhënieve me RPSSh-në, shpërnguljen e popullatës joshqiptaje, për të cilën gjë, sipas funksionit të tij, i ka informuar udhëheqjet kompetente në Federatë dhe Republikë. Rreziqet e pranishme objektive, aksionet armiqësore, paraqitjet e të ngjashme, janë minimizuar në atë mënyrë që është paraqitur një situatë e rreme mbi gjendjen e tërësishme të sigurisë e të politikës në Kosovë.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...