Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/20

Mjetet e informimit masiv mund te ruajne veten, por mund te ruajne edhe te tjeret

Pastërtia e gjuhës shqipe në media


Gjuha jone, sa mediat e mbajne te paster


Nga prof. dr. Hajri SHEHU

Kemi bere objekt vezhgimi gjuhen e mjeteve te informimit masiv. Se pari, si pjese thelbesore e stilit publicistik, pra, ne fund te fundit, si pjese e gjuhes shqipe standarde; se dyti, me se shumti, jo vetem si objekt kritike, por per nga vete gjeresia rrezatuese e ketyre mjeteve, edhe si fushe e si faktor subjektiv me mundesi te medha e me rol e ndikim te fuqishem per ngritjen e kultures se gjuhes dhe normativizimin e zhvillimin e metejshem te gjuhes shqipe standarde; se treti, sepse mendojme se shumica e fjaleve te huaja (te panevojshme ose te nevojshme qofshin ato) hyjne nga gjuha e shkrimit (kryesisht nga gazetat, lajmet televizive, perkthimet politike, informative etj.) dhe nga gjuha e folur e televizioneve dhe e radiove.

Kur flasim per mjetet e informimit masiv, sic u tha, kemi parasysh edhe gjuhen e shkruar - gazetat, lajmet, filmat televizive e programet e tjera te televizioneve e te radiove, qe parapergatiten, edhe gjuhen e folur - konferencat e shtypit, intervistat, takimet e bisedat politike etj. qe nuk parapergatiten. Por, edhe pse e paparapergatitur, gjuha e folur eshte forme e gjuhes, e normativizuar dhe e levruar deri ne kufijte e gjuhes se shkruar, domethene, edhe ne nje bisede, interviste etj. folesi domosdo duhet te orientohet nga normat e gjuhes se shkruar. Prandaj, edhe gjuha e folur nuk eshte e nuk mund te jete me pak standarde se gjuha e shkruar. Vec te tjerash, edhe per arsye jashtegjuhesore. Shperdorimi i fjaleve te huaja (si ne gjuhen e shkruar, ashtu edhe ne gjuhen e folur) eshte, sic do te mundohemi ta argumentojme me tej, ne udhe te kundert me standardizimin e metejshem te gjuhes.

Eshte fakt i njohur e shume domethenes qe ne mjetet tona te informimit masiv ka shkrime, ligjerime e kumtime mjaft te mira edhe ne pune te gjuhes e vecanerisht, te zgjedhjes se fjales. Gazetaria e Abdi Baletes, Andi Bushatit, Ardian Klosit, Ardian Vehbiut, Edlira Birkos, Elton Metajt, Fatos dacit, Halil Lalajt, Mehmet Elezit, Mimoza Dervishit, Mustafa Nanos, Rudina Xhunges, Shaban Sinanit etj., e ligjerimi i mjaft njerezve politiko-shoqerore, jane deshmi e perpjekjeve per te qendruar larg fjales se huaj te panevojshme.

Por ka edhe shkrime, ligjerime e kumtime, ku perdoren shume fjale te huaja te panevojshme, sidomos anglicizma, ose formime nga fjale te huaja, gjithashtu, te panevojshme, per te thene gjera fare te zakonshme e kur shqipja i ka mjetet e saj te shprehjes. Kesisoj, duken edhe te habitshme. Ja disa shembuj (ne skedarin tone kemi edhe shume shembuj te tjere): divizioni i shperndarjes se energjise elektrike; shkelin kondicionet e sigurise; drejtues te shtetit qe jane investuar direkt ne arrestimin e tij; autoritetet sanitare boterore; jam nje njeri qe persistoj; skuadra duhet te performoje; kemi alokuar fonde; Shqiperia vinte pas dy shokeve te forta; ndarje fraxhile e Kosoves; ekonomi ne oshilacione; per ta agravuar situaten; ka nje handikap; personazhe qe jane involvuar; nje bestseller; kam qene interlokutor; nje pjese e policise suportojne krimin; per evadimin e mbetjeve urbane; rreth 10 000 performues moren pjese ne parade; nderhyrjet njerezore (?!) –aksesore ne demtimin e tubacionit; nuk besoj qe marredheniet tona te dipendojne nga nje bisede politike; qeveria mund te ishte e premierit; e konsideroj nje defekt gjeneral; a ka disraport…?; vendi me atraktiv; burime hidrike; dekonfliktohem; sherbim inovativ; kane asistuar punen…; interferojne interesat; ne nje kompeticion; ka kapacitetet e duhura per te certifikuar situaten ne vend; termat e kesaj kredie; kur u signatua nga qeveria shqiptare; do te njoftoj per intensionet e qeverise; incentiva qe jep qeveria; prohibicion apo emancipim; opozita kontestoi; maturimi i marredhenieve; Tirana – zone e diversifikuar; a do ta pranoje Kosova secesionin gjuhesor; ne derbin e kryeqytetit; per shkak te eskalimit te dhunes; nominohet kandidate; ne anketat e pollet qe behen; mjuzikhollet do te sjellin dicka te re; rruge terciare ne Tirane; presing i skuadres; depresion i madh ne ekonomi; Komiteti internacional i selektimit; risku i moskthimit te thesarit; sa e sa punime te tjera … jane prova tangibile te nje personaliteti madhor; shifrat jane shume irrelevante; ne gjithe faktoret relevante; ne margjinat e konferences do te komunikoj me te; reverendi Dom…; nuk mund ta bejme target…; ka pergatitur raportin integral; radiacioni i ketyre shperthimeve ka prekur …; arriti ta prevenoje …; jam e fascinueme nga…; Aleanca po te kishte akseptuar …; ligji te adoptohet ne kushte te reja; ndeshja do te jete decizive; do te merren masa komplementare; takimi synonte nje mediacion ne mes vendeve te botes arabe; recesioni boteror; sapo u festua…, disa impresione per kete; per te suportuar kete kerkese ne rritje; qyteterim vulnerabell; ka rendesi aparenca; linja e interkoneksionit…; ambasadoret dhe vendet respektive; marredheniet bilaterale; per te gjeneruar kontributet; eshte gjeneroz; ka punonjes abuzive; vaniteti i disa qarqeve politike; prezentatori i mirenjohur; ripublikimet me luajale; i kemi qendruar opsionit; nuk ka aset; ka inkompatibilitet; t’i jape suport industrise; ky fjalor eshte induktuar nga…; prezantimi i performances, i cili duhet te jete kompatibel; shoqeria te absorboje; eshte kondicionuar nga shume suporte; ne rast se ka indiferenca; per te dhene definicion; per te dhene previzionin; per ta shprehur nominalisht; nuk do te bjere ne dipendence; lider okult; kredo politike; fondamental per afrimin e Shqiperise ...; (doni muzike) laiv apo plejbek; etj.

Eshte e habitshme te veresh se si fjale te huaja, me se shumti, anglicizma po zevendesojne fjale a formime shqipe me jete te qendrueshme ne gjuhe jo vetem ne ligjerimin libror, por edhe ne ligjerimin bisedor, te perditshem. Mendesi e viteve ’30 te shekullit te kaluar (shih gazeten “Drita” te atyre viteve) po zevendesohet me mentalitet, kryeqyteti / kryeqendra me metropol, rend (i dites, i mbledhjes) me axhende, berthamor me nuklear, cilesi me kualitet, bashkim me union (ne paranteze: union eshte ne zanafille dysor me onion = qepe), mire (shkodranet kane edhe mirakandas) me okei (me prejardhje te paqarte edhe ne vete gjuhen angleze) etj. Kostandin Kristoforidhi, qe me 1904 ka ne jeten dhe ne Fjalorin e tij fjalen ndergjegje (si gjuhetar, por ndoshta, edhe per mbushamendjen tone jep ne kllapa motivimin fjaleformues shqip: nder-gjegjem), kurse sot, ka fjalimmbajtes qe e zevendesojne pa te keq me fjalen e huaj koshience. Mundet qe nen ndikimin e anglishtes, Ministria e Arsimit te behet Ministria e Edukimit dhe kafeja me e mire te shkoje me tej se top kafé e te behet tip top kafé (! ) e pervec top story, top shou, top model, top list, qe na zene syte e veshet ne gazeta e televizione, te kemi (!) edhe top sekret, top nivel, top person, top ekzekutiv e te tjera keshtu soji me top.

Sidoqe me pak, ne mjetet e informimit masiv ka edhe huazime te panevojshme kuptimore e perkthimore. Keto e demtojne me shume ligjerimin sepse sjellin krejt mekanikisht menyra te huaja te menduari dhe perkthimi. Shihni shembujt e meposhtem: prodhon pasoja / kjo situate prodhon / te prodhoje feste / gruaja te prodhoje politike / prodhon art kualitativ / prodhon stabilitet; te dorehiqet kryeministri; te behet me teper i konsiderueshem; bashkesia nderkombetare e ka mbledhur me ne fund guximin per …; do te vuajme mungesa; pedagoge te rekrutuar per keto universitete; ne konsiderojme …/ Banka eshte duke konsideruar (zanafilla e fjales ne gjuhen nga ka ardhur, eshte astrologjia); te vihet ne operim; oficeret tane te kredise; etj. Ata e ato qe dine anglisht, nuk e kane aspak te veshtire te gjejne prejardhjen e drejtperdrejte te ketyre fjaleve, shprehjeve a perkthimeve. Ka edhe sajesa te habitshme fjaleformimi e bashkelidhjeje fjalesh, nisur keq nga gjuha e huaj: multiplikatoj, multigrindje (?!), superoj (a mendoni se Verdi e ka superuar veten?; sajesa vjen nga super = mbi, per te thene, besojme tejkaloj); emetojne dashamiresi, jam kultivuar atje (pra, nuk emetohen vetem kartemonedha, por edhe dashamiresia (!) ; nuk kultivohen vetem bimet e lulet, por edhe njerezit (!) ).

Jo fare rralle, fjale te huaja ose me prejardhje te huaj, te ligjerimit bisedor te perditshem ngjiten krejt pa nevoje deri ne ligjerimin libror: ligji pret okein. Fatkeqesisht, edhe turqizmi zahire, nje fjale e ligjerimit te perditshem, bisedor, sidomos fshatar, na eshte ngjitur lart e lart e eshte bere emertim i nje emisioni te perjavshem ne nje televizion. Se c’lidhje ka zahireja (domethene, ushqimet qe pergatiten e vihen menjane per dimer, ose si e thote populli me fjalen joturke “teremotje”) me opinione e opinioniste nuk e gjejme dot.

Ka edhe me keq: fjala e huaj ose formimi sipas fjales se huaj perdoret krahas fjales shqipe a formimit shqip me nje dhe ose pa dhe (detyrimet dhe obligimet; helmime dhe intoksikime; ata qe proklamuan, qe shpallen; baby talk, gjuha e foshnjave etj.), ose edhe me keq se kaq: fjala e huaj perdoret per te sqaruar (nga sforcimi fizik ose efforti // nenvizimi me te zeze eshte yni – H.Sh.). Na ka zene syri edhe emra te pervecem shqiptare, shkruar keq, sipas burimit te huaj. Kosovo e Ohrid nuk duhej te kishte as ne gazetat angleze etj., por, kurrsesi, tejshkrime te tilla ne nje gazete shqiptare; ka Kosove – Kosova e Ohri e Liqeni i Ohrit.

A ka arsye per ardhjen e fjaleve te huaja? Sigurisht, ka; me se shumti, subjektive. Nder arsyet subjektive (kemi parasysh perdorimin pa vend e pa nevoje te fjaleve te huaja, sidomos angleze) mund te pervecoheshin: formimi i pamjaftueshem gjuhesor i aksh gazetari, redaktori, politikani etj. e njohja e pamjaftueshme e kultures se gjuhes. Te njohesh kulturen e gjuhes, nuk do te thote te njohesh vetem normat gramatikore, drejtshqiptimore e drejtshkrimore, por edhe normen fjalesore (leksikore) e stilistikore, pra ta zgjedhesh e ta perzgjedhesh fjalen, shprehjen etj. per thenien tende. Po japin nje shembull. Eshte thene ne nje televizion tonin: “Do te startojne ditet e trashegimise kulturore…; Partia Demokratike starton zyrtarisht fushaten e zgjedhjeve”. Dhe: “Apdejtimi i kuadrit…”. Nga pikepamja fonetike e gramatikore, sajesat startojne e apdejtimi jane te rregullta: njera folje me –oj, tjetra emer me –im, sic mund te ishin fluturoj e fluturim. Por ato nuk jane te rregullta nga pikepamja e normes leksikore e stilistikore – nuk jane fjale vendi, jane fjale te huaja (nga anglishtja start “nis, filloj” e update “perditesoj, freskoj, rifreskoj”), krejt te panevojshme sepse kemi fjalen shqipe a formimin shqip (nis, filloj / perditesim, freskim, rifreskim), pra, jane barbarizma. Mbase, ne nje rast te tille, Shteti mund te fliste, sic ka folur Shteti i Pavaresise: “Te gjithe ta dine mire se ne diten fatbardhe qe Shqiperia dolli me vehte, gjuha shqipe u be gjuha zyrtare e vendit. Tani cdo dege e administrates duhet te kete nepunes qe ta njohin mire gjuhen me goje, me shkrim e kendim… Edhe nepunesit qe jane ne sherbim, do te japin provim ne gjuhen shqipe. Te zotet do te konfirmohen, te tjeret per nje kohe te mesojne, po qe se duan te mbeten ne sherbim”. (“Perlindja”, 30.08.1913). Ndoshta (besojme te jene arsye shoqerore te perkohshme), edhe njefare qendrimi kozmopolit a prirja intelektualiste per t’u dukur i ditur e i mesuar para te tjereve e edhe kryemevetja e ndonje shkruesi, folesi etj. Ndoshta, edhe njefare shkujdesjeje a pakujdesie.

Nje arsye subjektive madhore, na duket se gjendet te roli i shtetit. Teorikisht, duket se shteti ka nje politike gjuhesore qe u pergjigjet kerkesave objektive te zhvillimit, te pasurimit e te pastrimit te metejshem te gjuhes standarde shqipe, perderisa Kushtetuta e Shqiperise, me nje nen te posacem merr ne mbrojtje trashegimine kulturore dhe gjuhen kombetare. Por, praktikisht, na duket sikur shteti ose nuk e ka autoritetin e duhur, ose nuk pyet per gjuhen, perderisa nuk e shohim ta institucionalizoje e as ta vleresoje sadopak mendimin shkencor por edhe publik (ky i fundit ka dale edhe me thirrje ne shtyp) per ta ruajtur e cuar me tej pastertine e gjuhes sipas parimeve e kritereve shkencore, perderisa shteti e ben nje sy qorr e nje vesh te shurdher per emertime shitoresh e veprimtarish, per reklama e tabela, per etiketa, per fjalen angleze open pas fjales shqipe hapur ne dyer dyqanesh, sikur ne Shqiperi te kishte dygjuhesi, perderisa vete veprimtaria shteterore qe jepet per t’u pasqyruar ne mjetet e informimit masiv e vete botimet e shtetit lene nje shije jo fort te kendshme ne pune te perdorimit te fjaleve te huaja, perderisa shteti ende nuk ka vendosur me ligj redaktorin gjuhesor.

Fjalet e huaja te panevojshme (me se shumti, anglicizma) ne mjetet e informimit masiv jane te tilla qe nuk i kerkon as ligjerimi i ngritur (p.sh. ky shou u mundesua nga …; ka nje bekgraund te pasur; ka asistuar ne…; Turqia merr lidershipin e BE-se; eshte nje triangel; komision bipartizan; shqyrtoi veprat e paraqitura ne kompeticion; nen promocionin e nje politike; Moisiu in Nano’s ****; luku i saj terheqes; ligji i luftes eshte nje nonsens; mori pjese edhe first-leidy; etj.), as ligjerimi i perditshem (shih, p.sh. qe, per te thene se ndeshja mund te shihet pa pagese, ne gazete shkruhet per ta pare ndeshjen free dhe per na mesuar si lahen petkat, ne reklame degjohet: menyre e larjes perfekte; per tullat: tulla me cilesi perfekte; kurse ne nje lajm, per koshat e plehrave thuhet: inekzistenca e koshave te plehrave, dhe per karnavalet: nuk kane resurse per karnavalet).

Fjale te tilla te huaja jane te papranueshme. Per disa arsye:

1. Sic dihet, gjuha eshte nje ndermarrje bashkepunimi e ortakerie: lexuesi, shikuesi a degjuesi eshte ortak i shkruesit a i folesit. Eshte e vertete se ka nje lexues, shikues a degjues, pergjithesisht me nivel jo te vogel kulturor, me nje fjalor aktiv e pasiv, gjithashtu, jo te vogel, madje, nje pjese, edhe me njohje gjuhesh te huaja. Por ka edhe nje lexues qe nuk e ka kete nivel e kur perdoren fjale te huaja, bashkepunimi e ortakeria prishen, sepse demtohet aftesia kumtuese e shprehese e thenies, demtohet qartesia e kuptueshmeria e saj. mbase, edhe ata me nivel jo te vogel kulturor nuk do t’i kuptonin te thena te tilla: strukturat e bujqesise do te jene agresive…; kerkojme promocion agresiv per implementimin e ligjit antiduhan; kopje libri te dekoruara me ar; monedhat jane konservuar; dosje qe jane ekzekutuar; ceshtja do te kete nje solucion; divizioni i energjise elektrike…; konkurrence e konkordancave; ne substance … (= ne thelb) etj.

2. Nder fjalet e shenjuara stilistikisht ne faqet e gazetave (kryesisht ne kryeartikuj, ne artikuj publicistike e shkencore etj.), sic dihet, me se pari, jane ato librore. E, fjala e huaj tingellon domosdo librore ne krahasim me fjalen vendesore. Pra, jo vetem, thjesht si te huaja, por si librore, ato e rendojne gjuhen dhe vete mjetin e informimit masiv.

3. Natyrisht, gazetat, televizioni e radioja, si mjete te informimit masiv, kane edhe shkrime e emisione me rreze te gjere, nga te gjitha fushat e jetes, pra, edhe shkencore, teknike, fetare etj. Nderkaq, lexuesit, shikuesit e degjuesit u perkasin grupeve te ndryshme sipas shkollimit, profesionit etj. dhe i duan te tilla shkrime e emisione. Kjo do te thote qe nuk mund te mos kete shkrime e emisione qe u perkasin rretheve te tilla lexuesish, shikuesish e degjuesish; kjo do te thote, atehere qe nuk mund te mos intelektualizohet gjuha e shkrimit a e emisionit e nuk mund te mos perdoren fjale te shkences, te teknikes etj. (terma), pra, nuk mund te mos kete ne keto shkrime e emisione vlera te domosdoshme gjuhesore nderkombetare, qe pasqyrojne zhvillimin e kultures boterore (nderkombetarizma - fjale nderkombetare, huazime te vjetra greke, huazime latine, angleze, italiane etj.). Ketu, sigurisht ortakeria e thjeshtesia mund te mos jene te kenaqshme. Por ajo qe eshte per t’u qortuar ne mjetet tona te informimit masiv eshte: a) perdoren te tilla fjale te huaja, jo vetem ne tekste shume speciale (qe gjithsesi, te tilla tekste nuk duhet te kene vend aty sepse shtypi, televizioni, radioja nuk jane tubime specialistesh, financieresh, mjekesh etj.), por edhe ne tekste me karakter shkencor-popullarizues e edhe me keq, edhe ne shkrime, emisione etj. te zakonshme [shih, p.sh.: promocioni, ashtu sic eshte, s’mund te perballoje sfida, si duhanpirja dhe obeziteti; forma nuk eshte ne vetvete evil, thoshte …; pornografia ndahet ne soft dhe hard; skuqja e fytyres qe themi se zgjat pese ore, quhet flashing; ju mund te merrni nje pije free (njoftim e reklame); living room show prezanton live ne Tirane (reklame) etj.]. b) Nuk kerkohen terma te motivueshem, te analizueshem nga pikepamja kuptimore e fjaleformuese, domethene, nuk kerkohen fjale shqipe, formime shqipe a edhe huazime te perkthyera nga ndonje gjuhe e huaj (gjuhesisht: kalke). Nje shembull. Kohe me pare, per ndertesat shumekateshe qe u shkaterruan barbarisht me 11 shtator ne Amerike, u perdor fjala billding, madje, gazetari televiziv beri edhe shumesin billdingje. Kurse ne nje emision per Tokion u perdor fjala italiane gratac(i)ele, e cila eshte vete perkthim (kalk) nga anglishtja. Por, sipas gjedhes (model) popullore, ne shqipe ka nje formim shume te kendshem – rrokaqiell (si formimi popullor djegagur), me motivim te brendshem qe perputhet me nocionin “ndertese aq e larte sa rrok qiellin” e me shprehesi me te madhe edhe se perkthimi i dikurshem qiellgervishtes a qiellgerryes. Por, pikerisht te shprehesia e te motivimi i brendshem eshte edhe nje nga vlerat e fjales vendese ose te formimit vendes dhe nje nder mundesite per ta debuar fjalen e huaj te panevojshme. c) Nuk ruhen lidhjet me gjuhen e gjalle te popullit e nuk shfrytezohet gjuha e popullit. Perfundimi: jemi ne udhe te kundert me demokratizimin e metejshem te gjuhes se gazetes, te televizionit a te radios.

4. Perdorimi pa vend i fjales se huaj e burokratizon gjuhen e shtypit, te televizioneve e te radiove. Ne permasa te ndryshme, kete soj burokratizimi e sheh ne mjetet tona te informimit masiv. Fjale a shprehje te huaja, te marra drejtperdrejt a te perkthyera drejtperdrejt keq nga gjuhet e huaja, kryesisht nga anglishtja jane bere simbol e stil te kumtuari e jane kthyer gati-gati ne zhargon (staf e draft, impakt e implementim, selektoj e artikuloj, certifikoj e involvohem, eficense e bekgraund, shou e emergjence, kompeticion e prioritet, asistoj e inicioj, lider e lidership, risk e resurs, lancoj e monitoroj, promocion e akses, opsion e handikap, suport e suportoj, supervizoj e investigoj, prononcim e kontestim, evazion fiskal e ne respekt / te ligjit etj.). Jo rralle, ato deshmojne jo vetem per thenie stereotipe, por edhe per keqkuptime e gabime ne shprehjen e mendimeve (shih, p.sh. pasi u instalua qeveria e re / u instaluan police rreth ambasades; strategji e instaluar; sherbim inteligjent / per sherbim zbulimi; policia veproi sipas inteligjences; veprimtaria e Etnas nuk mund te predikohet / nga predict(!) parathem, parashikoj; te procedojme me nje politike te re; operojne jashte ligjit / kam operuar ne te gjithe territorin; ajo qe duhet ekzekutuar ne kete cast; shnderrim aksidental; polici kriminale; borxh korent; per promovimin e grave ne zgjedhje etj.).

Le ta shpjegojme problemin me gjuhesisht. Sic dihet, shqipja ka aftesine t’i pervetesoje fjalet e huaja per nga shqiptimi, per nga shkrimi, per nga ndertimi gramatikor etj. Kujtojme hand’s (ne futboll), ne shqipe ence, ~ja si lule, ~ja (tashme, kjo eshte shqiperuar me goditje e lire), boycott, ne shqipe bojkotoj, si punoj etj. Kjo duket, sikur eshte e mire. E mire, sepse fjala e ardhur mund te mos ndihet si e huaj. Por, ne te vertete eshte e demshme, sepse subjektivisht hapet rruga per te depertuar edhe fjale te huaja te panevojshme, ngaqe u vishet natyra shqiptimore, drejtshkrimore, morfologjike etj. e shqipes, pra duken si te ishin fjale shqipe (shih, p.sh. surprizoj, killer, ~i, uikend, ~i, marinsa, fansa; etj. / te marinsa e fansa ruhet edhe shumesi i anglishtes; fan eshte shkurtim i fanatic) e kesisoj, jane miq te rreme te gjuhes shqipe.

Atehere, qe subjektivisht, te mos hapet shtegu per te depertuar fjale te huaja te panevojshme, sidomos ne mjetet tona te informimit masiv, a mund te biem ne nje mendje e te vendosim nje kriter themelor per pranimin ose mospranimin e tyre? Kriteri mund te ishte vlera e fjales se huaj ne gjuhen shqipe standarde. Sipas ketij kriteri, ne qofte se fjalet e huaja nuk shenojne sende, nocione, koncepte e dukuri te reja, nuk kane ngjyresa te reja kuptimore ose shprehese – emocionuese e stilistikore per gjuhen shqipe standarde, nuk ka pse te pranohen. Perse? Sepse jane thjesht dysore (dublete) te fjaleve shqipe. Duke qene dysore, ato nuk sjellin as rritje sasiore te fjalorit (leksikut) te shqipes, domethene nuk zene dot qeliza te tij te zbrazeta e aq me pak, nuk sjellin ndonje ndikim cilesor ne te. Perse? Sepse dysoret e huaj jane zakonisht te pjesshem, me pak percaktues, me pak shprehes (krahaso, p.sh. handikap dhe pengese, absentizem dhe mosmarrje pjese ne zgjedhje etj.); ne mjaft raste ata jane ne anerruge (periferi) te gjuhes, si shume librore a si terma teper te ngushte e speciale (krahaso, p.sh. konvertibilitet dhe kthyeshmeri), ose jane ne shtresat pasive te fjalorit (leksikut) (krahaso, p.sh. finish dhe mberritje); kane perdorim te kufizuar, sepse, sic u tha, nga pikepamja stilistikore i perkasin fjalorit te librave (leksikut libror). Pergjithesisht, fjala e huaj vjen me strukture te thjeshtezuar kuptimore e nuk e zgjeron me tej permbajtjen e saj kuptimore. Perse? Sepse sistemi fjalesor (leksikor) i shqipes reagon ta nxjerre jashte fjalen e huaj a me prejardhje te huaj. Per pasoje, te gjitha proceset kuptimore (zhvillimi i nje kuptimi te ri etj.) do te ndodhin te fjala shqipe: ajo do te perforcohet ne gjuhe, vellimi i saj kuptimor do te zgjerohet, kurse dysori i huaj ka prirje te shkoje drejt periferise ose drejt rregjimit. Keshtu, p.sh., per nocionin “ai qe qellon mire ne shenje” shqipja ka fjalen popullore shenjetar, qe dokumentohet ne Kartoteken e leksikut te shqipes qe ne vitet ’30 te shekullit te kaluar. Per arsye subjektive (njohje e pamjaftueshme e fjalorit te shqipes etj.) hyri fjala e huaj snaiper. Por, fjala e huaj nuk arriti te zgjerohej me kuptimin e figurshem “ai qe qellon mire kur flet, ai qe i bie shenjes”, kuptim qe eshte zhvilluar e gjallon te dysori shqip shenjetar. Edhe po te ndodhe qe fjala e huaj te zhvilloje nje kuptim te ri ne shqipe (kjo ndodh rralle), do te kemi kufizime te karakterit stilistikor: prejardhja e huaj e fjales e percakton vendin e te tilla kuptimeve, sic u tha, si librore (krahaso, p.sh. balast dhe barre). Te fjalet qe shenojne nocione politiko-shoqerore, kulturore a jetesore, i vetmi “zhvillim i tyre kuptimor” eshte ai vleresues-emocionues; madje, ngjyrimi vleresues-emocionues eshte arsyeja e pranimit te tyre ne gjuhe e sidomos, ne stilin publicistik. Krahaso, p.sh., lider e lidership. Ne te kaluaren, keto njesi e te tjera si keto, me permbajtje politiko-shoqerore shenonin ndryshime te karakterit ideologjik, politik e shoqeror dhe si ideologjizma e politicizma, nuk mund te kishin te njejtin ngjyrim (konotacion), domethene, nuk perputheshin ngjyrimet vleresuese-emocionuese midis fjales angleze ne anglishte dhe fjales angleze ne shqipe. Ne anglishte te tilla njesi jane asnjanese; ne shqipen kishin ngjyrese mospelqimi; krahaso theniet: lideret perendimore …, por udheheqesit e Partise dhe te shtetit… Sot keto fjale nuk e kane kete ngjyrim, sot kane mberritur ne kuptimin fillestar (denotacionin) qe kane ne gjuhen angleze, domethene, ato dalin teresisht si dysore krejt te panevojshem te fjaleve shqipe udheheqes e udheheqje/udheheqesì e prandaj perdorimi i tyre ne mjetet e informimit masiv eshte i gabuar. (Sigurisht, ka edhe arsye te tjera gjuhesore ne te mire te mosperdorimit te dysorit te huaj). Sipas ketij gjykimi, rritja subjektive e numrit te fjaleve te huaja do te ishte thyerje e standardit, e normes leksikore e stilistikore te shqipes. Ne kete hulli mendojme se mund te shihet perdorimi dhe shperdorimi i fjaleve te huaja a me prejardhje te huaj ne mjetet e sotme te informimit masiv dhe perpjekja e metejshme per pastrimin e tyre e ne pergjithesi, te shqipes standarde nga fjale te huaja te panevojshme.

A mund te quhet purizem perpjekja per te mos pranuar fjale te huaja te panevojshme ose per t’i zevendesuar ato me fjale a me formime shqipe?

Jemi te bindur se nuk mund te kete ne rrethet tona mediatike ndonje mendim qe e barabit kerkesen per te mos perdorur fjale te huaja te panevojshme me purizem, kur sic dihet, lufta per pastertine e shqipes ka qene e eshte edhe vete historia e qenia e saj. sidoqofte, le te pergjigjemi shkurt.

Kur flitet per pastertine e gjuhes, ceshtja me e pare qe mund te shqyrtohet eshte, sic u tha, ajo e fjaleve te huaja a me prejardhje te huaj. Dikush mund ta shohe hyrjen e fjales se huaj ne gjuhe si praje, si infektim. A jane te gjitha fjalet e huaja te tilla? Sigurisht, jo. Njihet teorikisht qe sendi a dukuria (le te themi nje shpikje teknike a teknologjike, nje loje etj.) hyn nga jashte bashke me fjalen, me te cilen shenohet. Ne latinishte, p.sh. ka shume huazime nga greqishtja. Por, po te ecim me tej ne histori, do te shohim se shume fjale teknike, shkencore etj., qe i quajme greke, kane ardhur nga pertej tokes greke: zenit, algjeber, algoritem, gjeni, kaliber etj. jane fjale arabe. Pra, huazime ka ne cdo kohe e nga shume drejtime, madje, mund te thuhet se huazimi eshte po aq i vjeter sa edhe qyteterimi, sepse nje send i dobishem a nje koncept nuk mund te krijohet dy here dhe mund te kaloje nga nje popull te nje tjeter bashke me fjalen qe e shenon. Fjala eshte dokument historik. Etimologet shqiptare, prof. Eqerem Cabej, prof. Idriz Ajeti etj. kane vertetuar rolin dhenes edhe te shqipes. Pra, te nisesh nga nje fryme paragjykuese e t’i shpallesh kryekeput te pavlefshme te gjitha fjalet e huaja eshte mbrojtja me e padobishme dhe zgjidhja me e padrejte.

Ne menyre te thjeshtezuar, problemi i huazimit te nje fjale te huaj mund te shembullsohej keshtu: Une kam molle ne kopshtin tim, por mollet e fqinjit jane me te mira. A te mos i marr ne qofte se fqinji me jep ndonje kokerr? Por, a duhet t’i marr shume apo te zgjedh, sic zgjedh qengji majat e barerave? Po ne qofte se mollet e mia jane po kaq te mira a edhe me te mira, perse duhet te marr te fqinji? Gjykimi i dyte mund te ishte ky: Sic dihet, futja e mosfutja e nje fjale te huaj ne aksh gjuhe nuk ka te beje me gjuhesine. Gjuhesia e gjuhetaret ndihmojne per ta latuar gjuhen, por, sidoqofte, i shkojne prapa asaj. Tre shembuj: Kush mund ta pengonte qe termat e muzikes te hynin ne shume gjuhe nga italishtja? Kush mund ta dinte, per shembull qe fjala satelit e jo sputnik e rusishtes do te hynte ne fjalorin (leksikun) e gjuhes shqipe? Kush mund ta ndalte fjalen pizhame te urdishtes a shampo te indishtes te pushtonin shume gjuhe te Evropes? Pra, gjuhet nuk njohin kufij shteterore dhe as ligje bllokuese. Por, me tej se kaq, gjuhet kane bere e bejne te veten ne te mire te fjales vendese dhe kane mjete e mekanizma per ta bere kete. Keshtu, edhe shqipja. Ajo ka mjete e mekanizma ne te mire te vetvetes: natyra e saj, fjalori i saj (teresia e fjaleve te saj), niveli i zhvillimit te stileve te saj, mjetet e mundesite e saj fjaleformuese, mundesite e saj sintaksore etj. e bejne ate te tille. Megjithate, gjuha e sidomos gjuha standarde nuk mund te mos varet nga kushtet e shoqerise, nga njerezit qe e flasin ate, pra nga faktori subjektiv, vecanerisht, ai kulturor. Faktori subjektiv e sidomos, kulturor ne zhvillimin e gjuhes standarde shfaqet permes veprimtarise njerezore, e cila mund te formulohet edhe si program i politikes gjuhesore (kujtojme, p.sh. programin kulturor te Rilindjes Shqiptare), permes qendrimit estetik te shoqerise ndaj gjuhes,domethene, te shijes gjuhesore kolektive (kujtojme, p.sh. fjalen bashki: perdorej para Clirimit, doli nga perdorimi, rihyri) etj.

E thene me qarte, askush nuk eshte kunder kontakteve gjuhesore (ne fund te fundit, sic u cek, ato nuk varen nga deshirat) me gjuhen angleze e me gjuhe te tjera evropiane, kur ndihet e nevojshme per te pasuruar gjuhen. Por keto kontakte mund te jene, me se pari huazime te terthorta, domethene, perkthime sipas gjedheve (modeleve) fjaleformuese te gjuhes se huaj e jo huazime te drejtperdrejta e aq me pak, te panevojshme, kur e kemi fjalen shqipe a formimin shqip. (Ne paranteze, ne mendojme qe nuk ka nevoje te preken as ato fjale a terma me prejardhje te huaj, por me shtrirje e me tradite te gjere perdorimi sepse gjuha parapelqen dysorin me te vjeter, ngaqe e ka pervetesuar ate; atehere, me mire paraprojekt se draft, me mire personel se staf, me mire dosje se fail, me mire kontradikte se kontradiksion etj.). Kesisoj, pastertia eshte mundesia per te ruajtur vlerat gjuhesore e kulturore kombetare, kurse purizmi eshte pastrim me cdo kusht, per te nxjerre nga gjuha standarde cdo fjale te huaj. Prandaj, perpjekjet per pastertine e gjuhes shqipe standarde duhen vleresuar gjithnje te dobishme. Vleresimi i kundert do te ishte me pasoja te demshme.

Por, a duhet pasur frike nga fjala e huaj e panevojshme? Duhet pasur njefare frike, sepse duke u perdorur shpesh, krijohet trualli per t’u futur ne gjuhe, per t’u ngulur ne trupin e shendoshe te gjuhes shqipe standarde, sic thote Qemal Murati (Prishtine), “si rriqra e t’i thithin gjakun e shendoshe pa u ndier” (sic ka hyre, p.sh. sipas nesh, perkthimi i gabuar vija e verdhe ne ndertim nga italishtja // ajo nuk eshte vije e verdhe, por vije e gjelber) e nuk do te jete e lehte te shkulen. Dhe, gjuhesisht njihen mekanizmat e menyrat e hyrjes ne gjuhe.

Atehere, ne – populli, gazetaret, shkrimtaret, gjuhetaret etj. cfare kemi ne dore? Ne kemi ne dore ligjerimin tone, te folurin tone, librat tane, emisionet tona, tekstet ose kontekstet tona, kulturen tone te ligjerimit, zgjedhjen e fjaleve e deri ne njefare shkalle, edhe fjaloret tane (shpjegues, dygjuhesh etj.). Shembull per t’u ndjekur jane, p.sh. njerezit e futbollit e fjalori (fjalet e shprehjet) sportiv i futbollit. Tashme, jane zhdukur nga fjalori i tyre e fjalori yne fjalet e huaja ence, gardaline, aut, penallti, faull etj. e ne vend te tyre perdoren fjale, formime etj. shqipe.

Ku mund te gjendet fjala shqipe? Gazetaret, publicistet e politikanet e dine fort mire. Me se pari, te visari popullor. Edhe per arsye historike qe dihen. Nga visari popullor, - thote prof. Androkli Kostallari “mund te jete thithur e aktivizuar nga gjuha letrare e shkruar jo me shume se 60%”. Pra, ka nje baze popullore shume te fuqishme nga mund te huazoje gjuha jone e gazetes, e televizionit, e intervistes, e fjalimit etj., para se te huazoje nga anglishtja, italishtja etj. (pse, a nuk mundet, p.sh. qe fjala perfush / vjen nga e folmja e Gurit te Bardhe, Mat, hetuar nga Rakib Lasku / ta zevendesoje mirefilli fjalen e huaj ekspozoj ne kuptim te figurshem?). Nje baze tjeter e fuqishme jane formimet brenda shqipes, sipas gjedheve te saj fjaleformuese (p.sh. peruroj per inaguroj, ndjeshmeroj per sensibilizoj etj.). Edhe huazimet e terthorta, sic u tha, mund te pelqehen (p.sh., a mund te themi njesit me detyre te posacme ne vend te task force ose beshmeri ne vend te fizibilitet?). Bejne pune edhe shqiperimet e pjesshme (parashtesa, prapashtesa etj. shqipe; p.sh., s’kemi pse themi panevropian, themi mbarevropian; ne vend te parking themi parkim; ne vend te bipartizan themi dypartiak etj.).

Besojme se ka libra te mjaftueshem per t’u keshilluar per fjalen shqipe. Jane fjaloret shpjegues te gjuhes se sotme shqipe (1954, 1980, 1984, 2002, 2006), fjalori “Per pastertine e gjuhes shqipe”, fjaloret e sinonimeve te shqipes, fjaloret e posacem te degeve te shkencave (terminologjike) te Institutit te Gjuhesise dhe te Letersise, te Akademise Ushtarake etj., “Fjalor i fjaleve te huaja” (Prishtine), “Fjalor i gjuhes shqipe” i Mehmet Elezit e shume fjalore te tjere krahinore te shqipes, “Gjuha letrare shqipe per te gjithe”, A. Xhuvani, vepra I, dy revistat “Gjuha jone” (Tirane), “Gjuha shqipe” (Prishtine), “Gramatika e gabimeve” (Shkup) etj. Mund te kishte edhe nje “Fjalor i shtypit”, sic e kane edhe gjuhe te tjera. Me mire se gazetaret nuk mund ta beje kush kete fjalor. Por, sigurisht, per fjale te tilla, si alinjohem (nuk pranon te alinjohet me …), alokoj (alokoj fonde), anuncoj, bajpas (Tirana eshte pa bajpase), benefit, bestseller, billbord (sa kushtojne billbordet?), bllekaut (Shqiperia ne bllekaut per dy ore), crucial, dekonfliktoj, diklin (profil ne diklin / anglisht decline), disponsibel, disraport, distributor, dominance, eficense, egzibicionist, eksit-poll (nuk kemi eksit poll), elaboroj, embarkoj, feirplei, fragile / fraxhile, frustrim, (realiteti shqiptar apo gjeneza e frustrimit), fulltaim, gjeneroz, i induktuar, impostoj, indikator (indikatore ekonomike), inefikas, insert (sa te bejme gati nje insert), inovativ, intension (do te njoftoj per intensionet e qeverise), interferoj, involvohem, irracionalitet, kast (pjese e kastit realizues), koherence, kompatabilitet, kompetitiv (avantazh kompetitiv), komportohet, konfident, konsistent, konstituohet, kontagioz (semundje kontagioze), kooperacion (kooperacioni italian), koperture, korent (borxh korent), lendfill, mental (gjendje e mire mentale), moderacion, multifaktoral, multiplikatoj, nominoj (ka nominuar nje panele komentatoresh), obligativ, obstruktiv, oshilacion, overdoze, parttaim, performance, prevaloj (prevalon e drejta e votes), previzion, prezumohem, probabilisht, promocion, promocional (aktivitet promocional), relaks, reputacion, rest (Perendimi eshte kunder restit te botes), restriksion, rokbande, spot, substancial, supervizoj, toplist, trend (ka nje trend pozitiv), vokabular, star (botoi starin e filmit), rikapitullim (per te bere nje rikapitullim), loboj (interesi i atyre qe e lobojne), superficialitet (tregues i superficialitetit te vizioneve te tij), menaxherial (gjendja menaxheriale), interceinxh (te interceinxhi, te ura …), underground (u fut ne nje underground), workshop (ndiqni nje speciale rreth nje workshopi per vlerat e …) etj. librat e mesiperm nuk mund te vlejne. Per to duhen fjalore dygjuhesh, sidomos, anglisht-shqip.

Ka botime te huaja qe tregojne si ta mbaje doren nje fjalimmbajtes kur pershendet ne nje takim popullor. Mire. Por, me shume se kaq, fjalimmbajtesit a te intervistuarit i duhet te perzgjedhe e te zgjedhe fjalen se e ka per te tjeret e jo per vete. Gjuha eshte e te gjitheve dhe ruhet e zhvillohet nga te gjithe; por shtypi, televizionet e radiot kane nje rol te vecante sepse kane shume lexues, shikues e degjues. Ka nje lexues, shikues a degjues kritik, qe e dallon c’eshte e drejte dhe c’eshte e gabuar; por ka edhe nje tjeter, qe ne menyre te pavullnetshme mund te pervetesoje edhe ate qe eshte e gabuar, ne rastin tone, fjalen e huaj te pavend. Prandaj mjetet e informimit masiv mund te ruajne veten, por mund te ruajne edhe te tjeret. Gjuha eshte kulture qe mesohet e edukohet. E, mjetet e informimit masiv kane ndikim te fuqishem ne mesimin dhe edukimin e te tjereve me kulturen e gjuhes, sepse kane ne dore fjalen, sepse jane propagandues e organizatore masive, sepse rrokin te gjitha anet e jetes shoqerore, prodhuese e kulturore, sepse i njohin ne menyre te drejtperdrejte rrethet me te gjera te lexuesve, te shikuesve e te degjuesve me dukurite e reja etj. Nuk mund te harrohet, gjithashtu, se u japim femijeve tane fjalorin e se ardhmes: femijet e marrin kete fjalor e kete gjuhe aty ku e solli brezi i meparshem. E, brezi i meparshem jemi ne. Atehere, le t’u mesojme atyre nis e filloj ne vend te startoj, miush ne vend te maus, burim ne vend te resurs, kryendeshje ne vend te derbi, rrokaqiell ne vend te gratac(i)ele, gare ne vend te kompeticion, i pernderuar ne vend te reverend, ujor ne vend te hidrik, perkeqesoj ne vend te agravoj, vertetesoj ne vend te konfirmoj e shume e shume te tjera! Shekspiri thote: (“Ku ka deshire / per te bere dicka, gjendet edhe rruga” (Where there is a Will, there is a Way), kurse profesor Ahmet Kamberi shkruan (ne “Revista Shqiptare e Kardiologeve”, 1, 2004, f. 9): “Ekziston sot nje faktor shume i fuqishem qe mund te ndihmonte ne zhvillimin e shendetit te pergjithshem. Ky faktor eshte media. Po te pajiseshin gazetaret me njohurite e per kuptimin e shendetit, ata do te luanin nje rol te jashtezakonshem ne dobi te tij, duke ndikuar si individin, ashtu edhe shtetin e shoqerine”. Le t’i paralelizojme thenien e dramaturgut te madh dhe thenien e mjekut te nderuar: Mjetet e informimit masiv e gazetaret kane ne dore edhe shendetin e gjuhes.

Ç'farë ndodhi me letrën e 20-të profesorëve dërguar kryeministrit shqiptar Edi Rama : Ndalo shkatërrimin e shqipes nga "akademikët"



Historianë, botues e përkthyes i kanë dërguar një vit më parë një letër kryeministrit Edi  Rama, përmes së cilës kërkojnë që qeveria të ndërhyjë në mbrojtje të gjuhës shqipe. Gjuhëtarë si Emil Lafe, Xhevat Lloshi, Valter Memisha, Kristina Jorgaqi, Rami Memushaj, Hajri Shehu, shkrimtarë si Kiço Blushi, Nasi Lera e Moikom Zeqo, historianë si Kristo Frashëri e Pëllumb Xhufi etj., në letrën e tyre shfaqin pakënaqësinë e tyre për punimet dhe vendimet e Këshillit Ndërakademik që, sipas tyre, po dëmton standardin.

Në kuadër të debateve të pafundme për ndryshimet (deri tani të pazbatueshme) të bëra nga Këshilli Ndërakademik, intelektualët thonë se tani është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë.


LETRA

I nderuar zoti Kryeministër,

Të shtyrë nga gjendja në të cilën është lënë sot përdorimi publik i gjuhës shqipe dhe nga ndjenja e detyrës qytetare, po ju drejtohemi me këtë letër të hapur.

Krijimi i gjuhës së shkruar të përbashkët përbën një nga arritjet më madhore të kombit shqiptar. Njësimin e gjuhës letrare shqipe Kongresi i Drejtshkrimit e pa në thelb - dhe ky është vështrimi i vetëm me të vërtetë shkencor - si parakusht të kulturimit të jetës së shoqërisë dhe si shtytës kryesor të qytetërimit të vendit. Ky njësim nuk qe thjesht zgjedhje e një luleje mes disa lulesh, por përzgjedhje e kristalizim i një sistemi, i cili, më mirë se cilido tjetër, kishte arritur të përfaqësonte gjithçka të mirë të krijuar e të ruajtur me mund e flijim në të shkuarën, dhe, krahas kësaj, vetë prirjen e natyrshme të çdo gjuhe të lëvruar për të ecur drejt begatimit të mëtejshëm e për të marrë pas në këtë rrugë brezat e rinj të një populli. Kjo u arrit duke përgjithësuar në mënyrë shkencore gjithë përvojën e shkrimit dhe të përpunimit të gjuhës shqipe, gjithë frymën e përpjekjeve për të arritur në një gjuhë letrare të njësuar, si thelb i konvergjencës së kombit shqiptar.

Shqipja e njësuar e sanksionuar nga ky Kongres dhe e pranuar në mënyrë plebishitare nga të gjitha gjymtyrët e kombit, u bë mjeti i shprehjes së mendimit shkencor, i ligjërimit të shkruar të të gjitha fushave e stileve, i ligjërimit të folur publik dhe i komunikimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të trojeve etnike, të diasporës dhe të mërgatës. Duke parë këtë rritje cilësore dhe shtrirje të gjuhës letrare, mund të thuhet pa mëdyshje se në rrjedhën e përpjekjeve për gjuhën e njësuar nuk ka arritje më të madhe se Kongresi i Drejtshkrimit. Parimet dhe vendimet e tij - parë me paanësi, largpamësi, qytetari dhe atdhetari - përbëjnë një themel të shëndoshë, të palëkundur e të pazëvendësueshëm për zhvillimin e gjuhës, rrjedhimisht për ngritjen kulturore dhe forcimin e bashkëveprimit e të bashkëpunimit kombëtar.

Për rreth dy dhjetëvjeçarë pas Kongresit gjuha shqipe jo vetëm nuk njohu shpërdorime e kriza zhvillimi, por dëshmoi të gjitha aftësitë e saj të mrekullueshme për të pasqyruar me fuqinë e fjalës çdo krijim të shëndoshë të mendjes dhe të shpirtit njerëzor. Gjuha letrare shqipe mori shtrirje mbarëkombëtare dhe u bë tipari kryesor që dallonte kulturën nga kinsekultura, prirjen shoqërore për përparim nga amullia dhe zvetënimi. Në atë periudhë gjuha shqipe njohu një lëvrim, fuqizim e pasurim, që vështirë ta kishin përfytyruar edhe vetë veprimtarët e shquar të Kongresit.

E kundërta ka ndodhur e po ndodh në periudhën vijuese. Gjuha letrare shqipe iu nënshtrua nga qarqe të caktuara një sulmi që e turpëron shtetin shqiptar dhe që sjell në kujtesë periudhat e zymta e të errëta historike, kur lëvrimi i saj ishte i padëshiruar dhe luftohej me të gjitha mjetet. Kjo periudhë dëshmon, gjithashtu, se ç'ndodh me këtë pasuri mbarëkombëtare dhe tipar themelor të identitetit tonë kombëtar kur shteti heq dorë nga detyrimi i shenjtë për ta mbrojtur dhe lejon me papërgjegjësi rrënimin e saj. Tanimë është e qartë për këdo që vë interesat e vendit dhe të shoqërisë mbi gjithçka, se goditjet ndaj gjuhës letrare shqipe dhe Kongresit të Drejtshkrimit janë pjesë thelbësore e goditjeve të shpeshtuara shpërbërëse që vijnë nga anë të ndryshme.

Shqipja e njësuar, që meriton të cilësohet si përfaqësuesja e vetme e mbarë gjuhës shqipe falë shkallës së lartë të kodifikimit në të gjitha nënsistemet e saj, falë zhvillimit të cilësive shprehëse kuptimore e estetike pakrahasimisht të larta, falë pasurisë dhe shtrirjes mbarëkombëtare, përballet në këta 23 vjet me dy ndikime rrënuese. Së pari, përdorimi i saj në të gjitha fushat - nga arsimi te dokumentet zyrtare, te kultura librore, te mjetet e shtypit - është lënë plotësisht jashtë çdo kontrolli, në kundërshtim të hapur me praktikën e vendeve të qytetëruara. Së dyti, qendra më e lartë e shkencës shqiptare,

Akademia e Shkencave, në vend që të ngrinte, me forcën e plotfuqishme të së vërtetës, zërin e saj për këtë rrënim të kulturës kombëtare dhe të shpenzonte të gjithë fondin e vet financiar të dhënë nga shteti në mbrojtje të gjuhës shqipe, është bërë bashkëpunuese në goditjen kundër institucionit të shenjtë të gjuhës së njësuar të kombit, të vetmit mjet ku populli shqiptar i të gjitha trevave gjen mundësinë pakrahasimisht më të lartë të identifikimit dhe të komunikimit.

Të flasësh sot, pas gjithë përvojës së jashtëzakonshme që është grumbulluar në lëvrimin e gjuhës së njësuar shqipe, për mangësitë e drejtshkrimit, të cilat qenkan bërë shkas i keqpërdorimit të gjuhës shqipe, është jo vetëm krejt e pasaktë shkencërisht, por dhe një veprim i padenjë edhe për një qytetar të rëndomtë. Kjo do të thotë të mohosh gjithë historinë e përpjekjeve për të arritur deri tek akti historik i njësimit të gjuhës, kjo do të thotë të mohosh vetë arritjet e shkëlqyera dhe të jashtëzakonshme të kësaj gjuhe të njësuar.

Kjo nuk duhet lejuar të ndodhë. Nuk duhet lejuar të ndodhë vulgarizimi dhe zhargonizimi i gjuhës sonë letrare, nuk duhet lejuar që gjuha jonë e bukur shqipe, vlerat estetike dhe traditat e saj të merren nëpër këmbë. Shkrimi dhe shqiptimi i drejtë dhe i plotë i gjuhës shqipe është shenja e parë e qytetarisë. Çdo mohim i kësaj së vërtete është kundërshkencor, kundërqytetar dhe kundëratdhetar.

Dhe për çështjen e madhe të mbrojtjes dhe lëvrimit të shqipes letrare në përputhje me vendimet historike të Kongresit të Drejtshkrimit ia vlen të bëhet çdo përpjekje dhe të mobilizohet e gjithë shoqëria. Këtu nuk ka vend për liberalizma naivë, as për eksperimentime teorish të ndërtuara në rërë. Nuk na lejohet të shkelim e të zhvlerësojmë veprën e ndritur dhe të shenjtë të lëvruesve të gjuhës shqipe dhe të gjuhëtarëve atdhedashës, që me punën ngulmuese dhe diturinë e tyre ndërtuan kodet themelore të këtij mekanizmi me vlerë të paçmuar.

Është koha që shqipja e njësuar të merret realisht në mbrojtje nga shteti dhe të shpallet objekt kulturor i rëndësisë së veçantë, ashtu siç e kërkon edhe Kushtetuta. Ndërhyrjet në të jo vetëm që nuk mund të lihen në dorën dhe gjykimin e një grushti "të diturish", por duhet të jenë pjesë e kujdesit dhe e vëmendjes më të lartë e të vazhdueshme të institucioneve publike dhe të shoqërisë. Gjuha shqipe nuk është pronë vetjake e askujt, ajo u përket të gjithë shqiptarëve të sotëm dhe jo vetëm këtyre, por edhe atyre që kanë jetuar para nesh, edhe atyre që do të vijnë pas nesh. Kur flasim për shqipen, mjafton të kujtojmë emrat e atyre që lëvrimit dhe studimit të saj i kushtuan jetën, të atyre që e lartësuan në shkallën e një gjuhe letrare të admirueshme.

Kjo duhet t'i bëjë përdhosësit e shqipes të largohen nga rruga e tyre. Por shteti nuk ka përse ta lërë këtë në dorë të ndërgjegjes së askujt.

Tashmë është bërë e qartë se puna e Këshillit të quajtur "ndërakademik" ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe ka shkaktuar shqetësim të thellë publik. Ajo ka dëmtuar rëndë edhe emrin e prestigjin e dikurshëm të Akademisë së Shkencave, që e ka lejuar të shkojë në atë drejtim. Është pa kuptim që shteti të japë para për shkatërrimin e gjuhës shqipe!

Zoti Kryeministër! Jemi të bindur se koha kërkon që qeveria të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj përpara shoqërisë dhe të ndalë dëmin e pafalshëm ndaj së shenjtës Gjuhë Shqipe! Historia do të na gjykojë të gjithë për sa do t'i përgjigjemi detyrës ndaj atdheut.

Me nderim,

Emil Lafe (gjuhëtar), Jorgji Gjinari (gjuhëtar), Xhevat Lloshi (gjuhëtar), Valter Memisha (gjuhëtar), Kristina Jorgaqi (gjuhëtare), Rami Memushaj (gjuhëtar), Hajri Shehu (gjuhëtar), Thoma Dhima (gjuhëtar), Nexhip Mërkuri (gjuhëtar), Mustafa Karapinjalli (gjuhëtar), Albert Riska (gjuhëtar), Kiço Blushi (shkrimtar), Nasi Lera (shkrimtar), Preng Cub Lleshi (shkrimtar), Moikom Zeqo (shkrimtar), Kristo Frashëri (historian), Pëllumb Xhufi (historian), Petrit Ymeri (botues), Naim Zoto (botues), Shpëtim Çuçka (përkthyes).

IRANI DHE QYTETËRIMI IRANIAN (PËRSHTYPJE UDHËTIMI)

Dr. Hajri SHEHU


Dr. Hajri Shehu
Prof.Dr. Hajri Shehu
....Ditë më parë, pata rastin e mirë të shkoja në Teheran për një veprimtari shkencore. Në këtë veprimtari merrnin pjesë studiues, gjuhëtarë, komentues, kaligrafistë, grafistë, piktorë, botues etj. të Kur’anit nga tri kontinente: iranianë, rusë, italianë, kinezë, turq, indianë, egjiptianë, tunizianë etj. Ndërtesa ku u zhvilluan veprimtaritë ishte madhështore, e denjë për një libër të madh epokëbërës, siç është Kur’ani.
Ne shqiptarët i njohim Iranin dhe iranianët, madje që nga shekulli XVI-XVII. Njohim historinë e tyre, kulturën e tyre, letërsinë e tyre. Ne njohim poetët iranianë, – Sadiun, Rumiun, Firdusiun, Hafiz Shirazin etj., matematikanin Al-Horezmi, historianin e astronomin Al-Biruni, filozofët Ibn Sinai (Avisena), Al-Farabiu, Gazaliu e të tjerë, teologët, tubuesit e teoricienët e haditheve – Imam Ebu Hanife e Muslim Al Kushehri etj. Rubairat e Omer Khajamit, të përkthyera mjeshtërisht nga Fan Noli e Hafiz Ali Korça recitohen me ëndje edhe sot e kësaj dite. Lexuesi shqiptar i ka tashmë në bibliotekën e tij “Gjylistani dhe bostani”, “Shah-Name-ja” (Tregime për mbretër), “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” etj. Mund të lexoni për këta e edhe për të tjerë te “Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë” i profesor Shefik Osmanit. E pse jo, edhe te revista islame e viteve ’30, “Zani i Naltë”; në ditët tona, te revista “Perla” e gazeta “Gjylistani dhe bostani” të Fondacionit “Saadi Shirazi” dhe te gazeta “Këshilla” e Fondacionit të Kur’anit. Dua t’u shtoj këtyre pak rreshtave të parë edhe një të thënë, lexuar vite më parë diku (qortoj veten që nuk e kam mbajtur shënim burimin) se edhe Shekspiri i madh është me origjinë iraniane. Irani është një vend me kulturë të madhe e me njerëz të mëdhenj jo vetëm për vete, por edhe për botën.
Irani është vendi i një prej qytetërimeve më të lashta të botës, me një histori pesëmijëvjeçare(thonë,edhe dhjetëmijëvjeçare, edhe pesëdhjetëmijëvjeçare). Për këtë flasin qytetet historike – Teherani, Isfahani, Shirazi, Jazdi, Kermani, Mash’hadi, Kumi etj., flasim gërmimet arkeologjike në shumë qendra të vjetra banimi e edhe në vende parahistorike. Në Shpellën pesëdhjetëmijëvjeçare të Hasanabadit, arkeologët iranianë kanë zbuluar mbetje njerëzish dhe kafshësh.
Qytetërimi i parë i Iranit ishin Ilamitët, rreth 3000 vjet para erës sonë. Arianët, popull indo-evropian, erdhën në Iran në fillim të shekullit të dytë para erës sonë. Ata emigruan nga Rrafshnalta e Azisë Qendrore.   Fiset kryesore qenë madët (në perëndim), persët (në Jug) dhe partët (në juglindje). Ata e quajtën atdheun e tyre të ri Iran, që do të thotë “toka e arianëve”. Arian ka kuptimin “fisnik, i ndershëm”. Historia e Iranit është, sigurisht edhe historia e Perandorisë së dikurshme Persiane.
Irani shtrihet në Azinë e Mesme. Është vendi i maleve të mbuluara me borë, i fushave të gjelbëruara dhe i shkretëtirave shterpe.  Irani ka një sipërfaqe prej 1 648 000 km2 – sa sipërfaqja e Anglisë, Irlandës, Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, marrë së bashku. Kufizohet me Turkmeninë, Azerbaixhanin dhe Armeninë në veri, me Afganistanin dhe Pakistanin në lindje dhe me Turqinë e Irakun në perëndim. Laget nga Deti i Omanit, Gjiri Persik dhe Deti Kaspik, me një gjatësi bregdetare prej 1952 kilometrash. Ka dy vargmale të mëdhenj – Alburzi në veri dhe Zagrosi në jug dhe në lindje. Maja më e lartë e maleve iraniane është Damavandi, 5671 m. mbi nivelin e detit. Teherani, kryeqyteti është në rrëzë të malit Alburz, ashtu si Tirana në rrëzë të Dajtit.
Persishtja është gjuha zyrtare e Iranit. Ajo është degë e familjes gjuhësore indoevropiane, çka do të thotë se është farefisnore me shqipen. Vendësit e quajnë gjuhën e tyre “farsi”. Persishtja shkruhet me alfabet arab. Kultura e të folurit të iranianëve bashkohet me muzikalitetin e   o-ve të persishtes.
Irani është republikë islamike. Irani e ka përqafuar Islamin në mes të viteve 600. 98% e popullsisë janë myslimanë; pjesa tjetër janë zjarradhurues (zoroastrianë), të krishterë dhe judaistë. Çdo grupim ka përfaqësuesin e vet në parlament. Presidenti, anëtarët e parlamentit, këshilltarët e qytetit dhe të fshatit etj. zgjidhen drejtpërdrejt me votim nga populli. Në Iran votohet që në moshën 16 vjeç. Irani ka 28 provinca dhe 257 qytete. Çdo provincë ka kryeqytetin e vet. Kryeqyteti i Republikës, Teherani, është një ndër qytetet më të populluara në vend ( me rreth 13 milionë banorë). 2 500 vjet më parë, kryeqytet ishte Shirazi. Irani ka një popullsi prej rreth 65 milionë banorësh. Dita e pushimit javor zyrtar është e premtja. Nevruzi (21 marsi) është Viti i Ri iranian e festë kombëtare.
Me një sipërfaqe prej rreth 1500 km2, me rrugë e bulevarde moderne, me ndërtesa shumëkatëshe, me parqe e lulishte, me drurë zbukurimorë e rrape, me mbi dhjetë universitete e me mbi njëqind kolegje, me aq shumë shkolla e muze, me xhami e tyrbe madhështore, me vepra arti në sheshe e në parqe, Teherani është një përmendore e gjallë dhe historike e popullit iranian. Dy vepra arti në qytet – “Një dorë me një gonxhe të sapoçelur” dhe “Një kalli gruri”, i rrethuar me vargje dritash shumëngjyrëshe sintetizojnë vetëm një pjesë të jetës dhe të punës së popullit iranian e të kryeqytetit iranian. Mauzoleu hijerëndë i Ajetullah Khomeinit në një park shumë të hapët dhe Pallati i Bardhë i Shahut etj. kanë çdo ditë vizitorë. Ekspozita e Trembëdhjetë e Kur’anit të Shenjtë, e hapur në një ndërtesë trekatëshe, të tejlirshme gëlon nga qytetarët, nxënësit, studentët, vajzat, gratë, të moshuarit. Një pelegrinazh i vërtetë. Në parkun e ish-pallatit të Shahut ka disa muze: muze të kaligrafisë (kaligrafia është art më vete në Iran) në letër e edhe në gur; muze pikturash etj. në miniaturë; muze të artit modern (me tablo, si: Sadiu; sekreti pas perdes; dyqani i poçarit; bujku; nata e mbrëmshme pranë tavernës (një njeri i tmerruar midis poçeve të rakisë mbi kokë, nën këmbë, kudo); falltari; gruaja në mëndafsh; pylli; aroma e dashurisë; meditimi; lartësimi; buzëqeshja etj). Në muze ka zbukurime në korale, rrahje në bakër, gdhendje në gur etj.
Isfahani (Irani Qendror) është njëra ndër provincat kryesore të Iranit. Isfahani ka rreth 150 vende historike – xhami, pallate, hamame, ura etj. Provinca ka shumë gjelbërim e shumë lule. Për lule mund të krahasohet me Holandën. Koha më e mirë për ta vizituar, – të thonë, – është vjeshta e hershme, kur ca nga ca fillon të freskohet moti dhe kopshtet e fushat e mbushulluara me shegë e me luledielli presin dorën e njeriut. “Nakshi Xhehan” është sheshi më i madh në botë i rrethuar. Ai rrethohet nga monumente të mëdha islamike: Xhamia Mbretërore (tani, Xhamia e Imamit), pallatet “Sheikh Lutfullah” dhe “Ali Kapu”. Çehel Sutuni (pallati prej dyzet kolonash) është një përmendore madhështore. Quhet kështu sepse njëzet kolonat e tij pasqyrohen në liqenin përballë. Pikturat murale nga brenda janë të kohës safavide.
Më se 63% të rezervave të përgjithshme botërore të naftës dhe 28.5% të gazit gjenden në zonën e Detit të Omanit dhe të Gjirit Persik. Kjo do të thotë që kjo pjesë e Iranit është me rëndësi ekonomike dhe politike botërore. Këtu janë edhe ishujt piktoreskë të Kishit, Keshmit, Kharkut dhe Hormuzit. Mauzoleu i profetit Daniel, pallatet e Dariusit dhe të Kirasit, ishulli koral i Kharkut nuk janë  vetëm për turistët.
Zagrosi dhe  Marhazi janë po aq tërheqës, me përmendore, me liqene e ujëvara, me Shtatoren e Herkulit, me mbishkrime në gurë, me mauzoleun e Avisenës, me kështjellën e Sulejmanit, me mbijetojat e qytetit antik të Persepolisit, me mauzoleun e Sadiut dhe të Hafizit.
Në Shkretëtirën Qendrore janë qytete si Kumi – qendër pelegrinazhi për tyrben e Ma’sumes dhe të Imam Rezait, kurse në Mazanderanin gjithë gjelbërim e plantacione çaji e agrumesh është një qytet i bukur, pranë Detit Kaspik. Qyteti quhet Ramsar. Ka një konventë të UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë  kulturore botërore që njihet me emrin e këtij qyteti. Butrinti ynë është edhe nën mbrojtjen ndërkombëtare të Konventës së Ramsarit.
Nëse do të flisnim edhe pak për kulturën materiale të Iranit, do të ndaleshim te lulet e te drurët zbukurimorë dhe te qilimat. Në Iran rriten të gjitha llojet e luleve. Trëndafili i Damaskut, nga i cili nxirret esenca më e mirë në botë, rritet gjithkund. Lulja kombëtare e Iranit është laleh – tulipani, lulekupa. Në Teheran, një nga hotelet e tij modernë ka emrin “Laleh”. Edhe në Tiranë ka një lule me emrin lulelale. E bukur është. Irani eksporton shelgun e kuq. Iranianët janë artistë nga natyra. Punët e tyre të dorës, – thonë vetë të huajt, – janë nga më të mirat dhe më të lirat në botë. Irani zë vendin e parë në botë për eksportin e qilimave të endur me dorë. Disa nga qilimat iranianë kanë zënë vend në muze të mëdhenj të botës.
Një ditë, përballë vargut të makinave në kryqëzim kaloi një djalosh i gjatë, i zeshkët, me një tufë tulipanësh, mbështjellë secili me celofan. Djaloshi shiste tulipanë. Kjo sigurisht nuk na habit ne evropianëve. Por mund të na habitë diçka tjetër: Mbi 130 000 parashkollorë (fëmijë të moshës 5-6 vjeç) lexojnë Kur’anin! I kam parë e dëgjuar vetë disa prej tyre. Imagjinoni për një çast një libër me qindra faqe, me një gjuhë arabe klasike të stilit të lartë, me shenja të veçanta për zanoret, me rregulla shumë të përcaktuara për fillimet, ndalimet etj. Imagjinoni pastaj moshën e tyre. Një kulturë shumë e lartë mësimi. Të habit edhe diçka tjetër. Në vitet  1500-1700 në Isfahan ka pasur mbi 300 kafaze pëllumbash. Kulturë ekologjike-mjedisore, apo jo? Por, edhe kulturë prodhimi: atëherë, kishte nevojë për pleh dhe bujqit merrnin kështu edhe plehun e pëllumbave të kafazeve. Në Iran rriten 160 lloje sisorësh, 350 lloje shpendësh e 180 lloje peshqish.
Irani ka kulturë të lartë tradicionale edhe në kuzhinë. Havjari dhe karkalecat e detit janë ndër gatesat më të mira në botë. Pijet alkoolike ndalohen sipas Sheriatit islam, por mund të pihet shampanjë, verë e birrë pa alkool. Madje, po të pish birrën iraniane pa alkool e pije të tjera freskuese iraniane, pijet alkoolike i ke përbuzur.
I tërë Irani është shkollë. Për këtë flet edhe një fakt: në Iran rreth gjysma e popullsisë është nën moshën 20 vjeç. Një popull me kulturë ka libra, librari, biblioteka, filma, televizione, radio, internete, orkestra simfonike e opera. Iranianët e kanë këtë kulturë. Irani merr pjesë në panaire ndërkombëtare libri; tani së shpejti, në panairin ndërkombëtar të librit në Frankfurt. Vetëm në gjuhën angleze, në Teheran dalin disa gazeta ditore. Çdo vit, Irani eksporton libra që kapin shumën prej 3 milionë dollarësh. Irani merr pjesë në festivalet botërore të filmit. Tituj të tillë filmash, si Nevruzi i luleve, Njeriu dhe hija,  Çasti, Kalila dhe Dimna, Vetëm engjëjt kanë krahë, Muzgu, Ndryshimi i madh etj. të joshin fort. Në parantezë, mbase është rasti të thuhet që s’mbajmë mend të jetë dhënë te ne ndonjë film iranian. As libra të sotëm s’kemi parë të përkthehen.
Ekspozitat janë veprimtari e gjithë vitit në Iran. Ato janë ekspozita arti, industrie, ndërtimi, arkitekture etj. Ekspozitat e Kur’anit zënë vend të veçantë dhe shikohen nga i madh e i vogël. Ato shoqërohen me leksione, tryeza të rrumbullakëta, recitime. Së shpejti hapet fotoekspozita e artit islam të Spanjës në shekujt VIII- XV. Në provincën e Golestanit hapet Ekspozita Ndërkombëtare për monedhat, pullat, kartolinat etj. të botës. Marrin pjesë 218 vende të botës. 300 njësi industriale marrin pjesë këto ditë në një ekspozitë në provincën e Kermanshahut e 200 pjesëmarrës, në Ekspozitën Ndërkombëtare të Makinave.
Iranianët janë sportdashës. Sportet më popullore janë futbolli, mundja, skitë, gjuetia, hipizmi etj. Në sportin e futbollit, Irani ka skuadrën më të fortë në Azi. Qendra e sportit të skive në Dizin (në Teheran) është ndër më të mirat në botë.
Irani nuk ka drogë, prostitucion e sida. Irani ka naftëtarë e inxhinierë, dijetarë e gazetarë, ndërtues e artizanë, mjekë e profesorë, kaligrafistë e arkitektë. Ka poetë të mëdhenj. Në Holandë do të botohet së shpejti përmbledhja prej 250 faqesh me poezi me vargje të bardha nga 40 poetë të sotëm iranianë. Irani ka këndues Kur’ani me emër botëror. Ka aq shumë nxënës, studentë e mësues. Ka vajza të shëndetshme e djem shtathedhur. Në Teheran gëlojnë rrugët. Gjithkush bën diçka. Të rinjtë e të rejat përpiqen të mësojnë e të punojnë të bëhen dikushi. Dhe, sigurisht u takon. Por edhe të vjetrit duan të bëhen dikushi. Të habit një skenar filmi dokumentar: Një fshatar 75-vjeçar do që të bëhet president i Iranit! Dhe, e dini pse? Sepse ai mendon se është i aftë të vijojë universitetin. E, meqë mund të hyjë në universitet, pse nuk qenka i aftë të bëhet edhe president?! Një dëshirë e çiltër popullore për të ecur përpara.
Irani prodhon. Ai prodhon grurë, oriz, misër, çaj, pambuk, duhan, agrume etj. Dhe eksporton. Irani zë vendin e dytë në botë për prodhimin e naftës. Industria e çelikut dhe e bakrit është mjaft aktive. Industria e ndërtimit, e makinave, e energjisë elektrike, e petrokimisë, e peshkimit, e turizmit etj. kanë parë vetëm rritje. Në vitin 2006 do të përurohen 6 diga të mëdha. Këtë vit mbahet Kongresi Ndërkombëtar për Energjinë Elektrike dhe Kongresi për Prodhimet Inxhinierike. Produktet e peshkut do të rriten nga 6.4 kg. në 10 kg. për frymë. Në provincën e Lorestanit, vitin e kaluar, prodhimi i mjaltit arriti 625 tonë. Irani zë vendin e parë në botë për havjar dhe hurma Arabie.  Irani eksporton fruta të tharë në 93 vende të botës. Që nga marsi i këtij viti e deri më tani janë eksportuar 270000 tonë prodhime ushqimore, ndër to, 28000 tonë rrush i tharë. Vetëm këtë vit, provinca e Khuzestanit do të eksportojë 500 tonë hurma Arabie. Irani eksporton makina për udhëtarë. Eksporton tekstile. Irani eksporton serum kundër helmimit të gjarprit e shafran. Sipas gazetës “Tehran Times”, 63% e qilimave eksportohen në Gjermani e SHBA. Irani eksporton gaz në Evropë, deri në Bosnjë.
Iranianët e njohin Shqipërinë, por pyesin për ta njohur më shumë. Kënaqeshin kur u flitej për afrinë historike të popujve tanë e të gjuhëve tona, për përkthime e botime nga persishtja në shqipe (në të vërtetë, këto janë më të shumtën, të së shkuarës), për traditën e mësimit të persishtes që në vitet ’20 në medresenë e Tiranës e tani, në kolegjin “Saadi” në Tiranë (por jo në Universitetin e Tiranës), për dijetarë, si Hafiz Ali Korça e të tjerë, të cilët jo vetëm e flisnin, por edhe e shkruanin saktë persishten, për bashkëpërkime midis shqipes e persishtes, si gjuhë të një trungu, për huazime nga persishtja në shqipe, për përmbledhjen lirike “Tehajjulat” (Endërrimet) shkruar në persishte e për “Qerbelanë” të Naim Frashërit, për aludimin në Kur’an (kreu 18, vargjet 86, 87) se “uji i errët” është Liqeni i Ohrit e “populli që jetonte aty pranë” janë ilirët, për përdorimin e arabeskave në Shqipëri (arabeskat ishin shkronja arabe) për të zbukuruar djepe, vegla pune etj. që në shekullin XV-XVI etj.
Iranianët e duan Shqipërinë. Në Ekspozitën e Kur’anit të Shenjtë, në stendën e Shqipërisë ishte edhe një Udhërrëfyes për Shqipërinë në gjuhën angleze. Ishte i bukur siç është e bukur vetë Shqipëria. Një çast rastisa të isha aty. Një nxënëse e ciklit të lartë të shkollës së mesme e mori Udhërrëfyesin, e shfletoi e u kënaq me të. Pastaj pyeti nëse mund të shitej. Iu tha se ishte kopje e vetme e kësisoj nuk mund të shitej. Të nesërmen vajza erdhi prapë e fill e te stenda shqiptare. E shfletoi përsëri Udhërrëfyesin, tashmë me një pamje përlutëse. Ia falën. Tani, vajza, e çelur në fytyrë, tha se kishte ardhur vetëm për Udhërrëfyesin. Jo një, por disa zonja më kanë thënë se donin të vinin në Shqipëri si turiste, por pyesnin: Si? Në Teheran nuk ka ambasadë të Shqipërisë, – do të shtonin. Nxënësit donin autografe në fletoret e në librat e tyre të shkollës. Një nxënëse kërkoi vargje nga një poezi në shqipe. Donte tingëllimin e shqipes e të poezisë shqipe. I shkrova vargjet e Naimit: “Ti Shqipëri më ep nder, / Më ep emrin shqipëtar”. U kënaq kur ia përktheva dhe tha: “Paska qenë atdhetar i madh. Kështu do të shprehesha edhe unë për vendin tim”.
Çdo ditë nga Teherani ka fluturime ajrore për në qytete të tjera të mëdha të vendit dhe të botës. Në Detin e Omanit, Gjirin Persik dhe Detin Kaspik janë 14 porte. Hekurudhat dhe rrugët automobilistike janë të standardeve ndërkombëtare. Televizionet, radiot, internetet bëjnë punën e tyre. Irani lidhet me botën dhe bota lidhet me Iranin.

Fjalori i Gjuhës Shqipe për herë të parë është i qasshëm edhe në formë elektronike.

www.fjalori.shkenca.org është adresa online ku mund të gjendet fjalori me 53 mijë njësi. Ky është fjalori i parë online, i cili u ofrohet përdoruesve në të gjitha trojet shqiptare me prurje të reja gjuhësore. Kërkimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkruani një fjalë dhe menjëherë në ekran do të shfaqet shpjegimi i fjalës apo shprehjes frazeologjike.

Tiranë, 28 mars - Fjalori i Gjuhës Shqipe për herë të parë është i qasshëm edhe në formë elektronike. www.fjalori.shkenca.org është adresa online ku mund të gjendet fjalori me 53 mijë njësi. Ky është fjalori i parë online, i cili u ofrohet përdoruesve në të gjitha trojet shqiptare me prurje të reja gjuhësore. Kërkimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkruani një fjalë dhe menjëherë në ekran do të shfaqet shpjegimi i fjalës apo shprehjes frazeologjike.

Kjo formë e fjalorit sjell një përdorim sa më praktik dhe është një referencë e rëndësishme për të gjithë përdoruesit e gjuhës shqipe.

Sipas Drejtorisë së Qendrës Albanologjike, që ka certifikuar këtë libër, fjalori elektronik është mbështetur në “Fjalorin e Gjuhës shqipe”, të vitit 2006, të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë. Fjalori elektronik është i pasuruar edhe me shqiptimin e fjalëve dhe njësive frazeologjike të përfshira në të, njofton BW.

Aktualisht në faqen online po punohet për futjen e elementit të zërit, duke ofruar edhe mundësinë e dëgjimit të fjalëve dhe njësive frazeologjike. Shqiptimi i fjalëve dhe njësive frazeologjike është realizuar nga aktorët Klodjana Keco dhe Genti Deçka.

Fjalori që mban rreth 48 mijë fjalë dhe 5 mijë njësi frazeologjike është digjitalizuar dhe mund të gjendet online. Ai është hartuar nga profesorët Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillari, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga.

Rreth fjaleve arabo-islame ose me prejardhje arabo-islame ne ligjerimin fetar islam



Prof. Dr. Hajri Shehu –


“Ai (Musai) tha: (O Zot!) Ma zgjero gjoksin tim…/Ma zgjidh nyjën e gjuhës sime,/Që ta kuptojnë fjalën time!/Më cakto një ndihmëtar nga familja ime,/ Harunin, tim vëlla,/ Që të ma forcosh fuqinë time,/Bëma atë shok në punën time!” (Kur’an, 20:25-32) (Nënvizimet janë tonat – H.Sh.) Siç shihet, ajeti ka të bëjë me ligjërimin, me gjuhën e gjallë kur e flasim a kur e shkruajmë, domethënë, me gjuhën e hytbeve e të vazeve tona, të përkthimeve e të komentimeve të Kur’anit, të teksteve mësimore islame, të gazetave e të revistave islame, të librave islamë etj.

A ka vend për ta forcuar fuqinë tonë, për ta bërë më të kuptueshme fjalën tonë, siç thuhet në Kur’an? Besojmë se ka. Pa mëtuar të kemi bërë vëzhgime për ligjërimin fetar islam, kemi vënë re që hytbet e vazet, librat islamë e gazetat islame etj. po bëhen gjithnjë e më të mira edhe në punë të gjuhës. Por, nëse kemi parasysh që shoqëria i ka vënë vetes synimin ta përsosë gjuhën deri në nivelin e kohës së vet, atëherë edhe ligjërimi fetar islam, si pjesë e kulturës së gjuhës duhet të përsoset më tej.

Në këtë kontekst, vështrimi më i parë ka të bëjë me zgjedhjen e fjalëve. Përse? Sepse Kur’ani është libri epokëbërës. Ta përkthesh e ta komentosh Kur’anin, e në përgjithësi, të mbash hytbe e vaze e të shkruash për Islamin, duhen edhe përqasje e shpjegime filologjike, ndër to, përqasje e shpjegime për kuptimin e fjalëve, për formimin e tyre etj., shkurt, duhet të merresh shumë me fjalët. Brenda kësaj zgjedhjeje, kanë vendin e tyre edhe fjalët arabo-islame ose me prejardhje arabo-islame.

Natyrisht, si çdokush tjetër, edhe ne jemi të preokupuar për pastërtinë e gjuhës sonë, çka do të thotë se jemi kundër shpërdorimit të huazimeve arabo-islame. Por, nëse do ta shembullsonim mendimin tonë, çështja do të ishte kështu: Unë kam mollë në kopshtin tim, por mollët e fqinjit janë më të mira. E, në qoftë se ai më jep ndonjë kokërr, a të mos e marr? Ky është edhe thelbi i këtij shkrimi. Ne nuk mëtojmë të formulojmë ndonjë parim për huazimet arabo-islame, por vetëm të paraqitim disa argumente për përdorimin ose për mospërdorimin e tyre.

Në rrafshin gjuhësor-terminologjik: Islami e brenda tij, Kur’ani i përket një fushe të caktuar të veprimtarisë shoqërore. Çdo fushë (le të themi, matematika, biologjia, filozofia etj.) ka termat e vet, pa të cilët nuk mund të shprehen konceptet e saj. Atëherë, pa termat sure, ajet, xhuz, hadith, Sheriat, Miraxh, Zekat, hytbe, kible, ezan etj. nuk mund të flitet për Islamin e për Kur’anin, madje, as për jetën e përditshme fetare islame. Ata janë huazime arabo-islame, por ne jemi të detyruar t’i pranojmë. Në një kuptim më të gjerë: Islami është një realitet i fuqishëm social-kulturor. Ky realitet social-kulturor ka institucionet e veta social-kulturore. Domosdo atëherë, ka edhe fjalë të shtresës social-kulturore që janë specifike për institucione të tilla social-kulturore. Janë specifike për besimin islam, për kulturën islame. Nëse do të përshkruash Haxhin a rrugën për në Haxh, nuk mund të mos përmendësh haxh, ihram, tavaf etj. Potencialisht, në komunikimin ndërkulturor, këto mund të krijojnë probleme komunikative. Por, siç dihet, ka mënyra e mjete për dekodimin e tyre.
Koncepti islam mund të shprehet me fjalën arabo-islame, edhe kur mund të ketë në gjuhë fjalë sinonime të ligjërimit fetar të një feje tjetër. Krahaso Allah dhe perëndi, hyj, hyjní. Fjala Allah shënon konceptin islam të Zotit – është Një dhe vetëm Një e për këtë arsye, gramatikisht nuk ka numër shumës, siç kanë fjalët perëndi, hyj, hyjni. Atëherë, logjikisht e gjuhësisht, te fjalët e radhës së dytë marrëdhënia term-koncept islam prishet. I njëjti dallim për term-koncept mund të bëhet në çiftin Haxh dhe pelegrinazh, xhihad dhe luftë (përpjekje) etj. Haxhi nuk është çdolloj pelegrinazhi, por “pelegrinazhi në Mekë, me rregulla e me rite të përcaktuara islame”. Xhihadi nuk është çdolloj lufte, por luftë e përpjekje në rrugën e Zotit, madje edhe brenda vetes sonë, është luftë e përpjekje për t’u bërë gjithnjë e më i mirë e për t’u afruar gjithnjë e më shumë te Krijuesi. Kjo do të thotë atëherë, që, le të themi, vaizi nuk duhet t’i pëlqejë fjalët perëndi, pelegrinazh, luftë; as fjalën hyjnor “që ka të bëjë me hyjin a me hyjninë” (përveçse në tekste e kontekste letrare), të cilën, për fat të keq, e kemi hasur jo rrallë në përkthime islame; ajo mund të zëvendësohet me gjinoren: i (e) Allahut.
Të gjithë myslimanët në botë janë një bashkësi. Uniteti i kësaj bashkësie tipizohet nga Kibleja. Edhe nga gjuha e përbashkët në falje. Por, edhe nga terma të përbashkët arabo-islamë. Termat arabo-islamë janë për koncepte islame ndërkombëtare. E, siç dihet, një sistem terminologjik i pranuar është ai sistem termash që përputhet me sistemin e vetëm, të njësuar ndërkombëtar të koncepteve në një fushë të caktuar të veprimtarisë njerëzore a të dijes. Kjo është edhe një ndër arsyet që terma arabo-islamë kanë zënë a mund të zënë vend edhe në gjuhën shqipe.
Gjuhësisht, huazimi (si proces) çon në lindjen e një zinxhiri të gjerë paralelesh. Këto paralele krijojnë varësi ndërgjuhësore dhe një qëndrueshmëri relative, e cila bën të mundur që ato të ruajnë etimologjikisht origjinën e tyre. Në këtë mënyrë, të tilla huazime fitojnë statusin e ndërkombëtarizmave (fjalë ndërkombëtare), të cilat, më së shumti janë të papërkthyeshme. Ato janë njësi kulturore (kible, hadith etj.), njësi me lidhje historike (hixhri), njësi të përdorimit të përditshëm (xhemat, misvak etj.). Siç dihet, njësi të tilla huazohen e asimilohen më shpejt e më shpesh[1].
Siç dihet, terminologjia ose fjalori terminologjik i një fushe kërkon fjalë e jo togfjalësha, ndër të tjera, edhe për ekonomi të gjuhës. Termat arabo-islamë e përmbushin zakonisht këtë kërkesë; krahaso, p.sh., ezan dhe parafrazimin e mundshëm thirrja e myezinit ose thirrja për falje, Mahsher dhe Tubimi i Madh, Miraxh dhe Ngritja (Ngjitja) në qiell/Udhëtimi brenda natës në qiej etj.
A ka kufi ndarës midis termave arabo-islamë dhe gjuhës së zakonshme? Përgjithësisht, nuk ka. Përse? Sepse ligjërimi fetar islam i çon fjalët arabo-islame drejt ligjërimit bisedor, të përditshëm (edhe nëse ato janë librore ose speciale) për arsye të përdorimit të vijueshëm në veprimtaritë ose në ritualet e përditshme fetare. Është një vijimësi, një kontinuum që mbështetet në realitetin jashtëgjuhësor. Krahaso, p.sh., paguaj (jap) zekatin, kthehem nga kibleja/edhe në kuptim të figurshëm “bëhem njeri i mirë, bëhem fetar”, u thirr ezani, dëgjoj ezanin, bëj gusul, ishte mahsher “kishte kaq shumë njerëz”, s’ka iman dikush s’e ka frikë Zotin, s’ka fe e besë, është melek ai “është shumë i sjellshëm e i urtë” etj. Kjo do të thotë që huazimet arabo-islame i kanë tejkaluar ose mund t’i tejkalojnë kufijtë e ngushtë të përdorimit[2] dhe kanë hyrë a mund të hyjnë në përdorim të përgjithshëm, duke u bërë kështu pjesë e shtresës së përgjithshme të gjuhës standarde (si, haxh, ezan, imam, myezin, zekat etj.) ose, së paku, e gjuhës së letërsisë artistike (din, hallall, haram etj.)[3].
Është thënë që në krye se bëhet fjalë për huazime e huazimet, sidoqoftë, nuk janë të këndshme. Atëherë, cili do të ishte kriteri i pranueshmërisë së tyre? Huazimi lidhet zakonisht me domosdoshmërinë për të marrë një nocion a koncept të ri, dija e të cilit na ka munguar. Pra, fjala hyn bashkë me sendin a me nocionin që shënon (kujtojmë përsëri ezan, kible, hytbe, xhind etj.). Parakusht për marrjen dhe rrënjosjen e huazimit është popullarizimi i gjerë i objektit, i dukurisë, i nocionit etj. Kjo do të thotë që një huazim gjuhësor paraprihet nga huazimi jashtëgjuhësor. Shembujt e mësipërm (ezan, kible) e huazime të tjera arabo-islame në gjuhën shqipe edhe në gjuhë të tjera flasin për këtë. Pra, e thënë më qartë, kriteri themelor i pranueshmërisë së fjalës së huaj – në rastin tonë, i fjalës arabo-islame – është vlera e saj në sistemin e gjuhës marrëse. Në qoftë se fjala e huaj shënon nocion të ri a dukuri të re (domethënë, gjuha marrëse nuk e ka fjalën e saj), a saktëson një nocion a dukuri, ajo mund të zërë vend në këtë a në atë gjuhë. Një shembull do të mjaftonte: hadith. Hadith është fjalë arabe, me kuptimin “traditë”. Por ajo nuk është traditë në kuptimin e përgjithshëm. Hadith është thënie e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Pra, fjala traditë “zakon që shkon nga brezi në brez” në shqipe (gjithashtu, e huazuar) nuk e jep nocionin e hadith-it. Le ta çojmë më tej – në gjuhën angleze. Në gjuhën angleze, tradition (= traditë) ka edhe kuptime të tjera: a) mësimi gojor i J. Krishtit dhe i apostujve; b) ligjet e farisenjve që iu dhanë Moisiut (Musait) nga Zoti; etj. Kjo do të thotë që ne “jemi të detyruar” (si ne, “janë të detyruar” edhe anglezët) të përdorim hadith e jo traditë sa herë flasim për thënie të Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).

Në qoftë se fjala e huaj nuk shënon nocion të ri a dukuri të re, a nuk e saktëson diçka, ajo zakonisht nuk hyn në gjuhë. Edhe po të depërtojë, do të jetë thjesht dysor (dublet), sinonim i fjalës shqipe pa asnjë dallim kuptimor. Dysorët janë zakonisht të pjesshëm, më pak përndryshues (modifikues), më pak shprehës, janë në anërrugë (periferi) të gjuhës (ose si fjalë librore ose si terma shumë të ngushtë, ose si pjesë të shtresës pasive të fjalorit (leksikut) të gjuhës); krahaso falje ose edhe huazimin e mëhershëm e me traditë përdorimi – namaz dhe salat, foltore dhe minber). Rritja subjektive e numrit të tyre (tipi salat, minber) do të ishte thyerje e standardit. Kjo thyerje, natyrisht nuk është e këndshme. Atëherë, huazimet arabo-islame duhet t’i përkasin, më së shumti llojit të parë. E, këtë dallim duhet ta bëjë imami, përkthyesi, redaktori etj., që të mos e rritim pa nevojë përdorimin e fjalëve të huaja në kumtimin tonë, në hytbet tona, në leksionet tona, në përkthimet tona etj. Kujdesi për gjuhën tonë na takon të gjithëve.

Është e vërtetë që huazimet arabo-islame kanë të bëjnë me të ashtuquajturat orientalizma. Brenda përpjekjeve për ta pastruar gjuhën letrare kombëtare shqipe nga fjalët e huaja të panevojshme, mjaft orientalizma kanë qenë konsideruar të huaja. Por, tani që feja dhe ushtrimi i fesë nuk ndalohen me ligj, orientalizma që janë terma islamë, kanë të drejtën e rivlerësimit për arsyet që u dhanë më lart. Ato nuk mund të konsiderohen më si ekzotizma, as si fjalë të huaja të panevojshme, por si pjesë integrale e fjalorit (leksikut) fetar të shqipes. Bashkohemi me mendimin e prof. Xh. Lloshit se “për gjuhën shqipe letrare nevojitet koncepti i gjuhës së hapur dhe i dinamizmit” (nënvizimi ynë – H.Sh.) (Xh. Lloshi, Gjuha shqipe letrare përmes kontestimit, “Studime”, 8-9, Prishtinë, 2001-2002, fq. 115).

Besojmë se nuk ka arsye të kihet frikë se mos dëmtohet pastërtia e shqipes. Së pari: nuk bëhet fjalë për vërshim arabizmash. Së dyti, nga pikëpamja sinkronike, huazimi është i tillë (=është huazim) përderisa ai ruan karakteristikat si fjalë e huaj, më së pari, fonografinë (shqiptimin e shkrimin) e tij, sidomos shkrimin. Gjuha shqipe ka aftësi t’i amtarizojë fjalët arabe ose me prejardhje nga arabishtja edhe për nga shqiptimi, edhe për nga shkrimi, edhe për nga gramatika morfologjike, pra ato nuk ndihen si fjalë të huaja (krahaso, p.sh., kible, jasin, hadith, imam etj.). Së treti, huazimi është, siç dihet, tregues i ndikimit të huaj. Por tregues i një shkalle të lartë të ndikimit të huaj në gjuhë do të ishte futja e karakteristikave strukturore, kuptimore dhe sintaksore të gjuhës dhënëse në gjuhën marrëse, me fjalë të tjera, futja e mjeteve fjalëformuese, e gjedheve fjalëformuese, e strukturave kuptimore të një klase fjalësh, e gjedheve strukturore sintaksore etj. Pa dyshim, për arsye gjuhësore dhe jashtëgjuhësore që dihen, mund të vërtetësohet se huazimet arabo-islame nuk kanë ndikuar e nuk mund të ndikojnë në këtë shkallë në gjuhën tonë.

KU JANË 200 MIJË VARRE USHTARËSH SERBË NË SHQIPËRI !?

REXHEP SHAHU


Po thuhet, sipas një ekspozite fotografike patriotike të çelur këtë mes shtatori në Tiranë, në Galerinë e Arteve, se para 100 vitesh, në Shqipëri kanë humbë jetën 200 mijë ushtarë serbe!
Vini re 200 mijë ushtarë serbë. A thua kaq të tmerrshëm në dhunë paskan qenë shqiptarët! Kaq të fortë e të fuqishëm paskan qenë shqiparët dhe dimri e uria e tyre sa me vra e me mbytë e me i lanë të vdekur 200 mijë ushtarë serbë. Thua ku janë varrosë kaq shumë ushtarë serbë…

Kjo sipas një episodi që në historiografinë serbe quhet si “Tërheqja e Madhe” dhe sipas tyre kanë humbur jetën në Shqipëri rreth 200 mijë serbë, kryesisht nga uria dhe ftohti.
Ndoshta është e vërtetë, krejt e vertetë. Ndoshta kanë qenë 400 mijë, ndoshta një milionë ushtarë serbe, dy a tre milionë.

Kujtohet me bujë në Tiranë tash kjo ngjarje që besoj se është e shpikur, për me na pajtue me serbët, pasi po thonë se ka nisë vera e pajtimit shqiptaro – serb apo nisi vjeshta e pajtimeve shqiptaro-serbe. Dhe ky pajtim me serbët që don ta bëjë Tirana, i lyer pak në kokë edhe me ambasador serb në Tiranë, i lyer në kokë edhe me pak kryeministra, me pak artistë të shpikur amatorë, duke e fshirë kërkesën e zëshme e të pazëshme shqiptare se pajtimi mund e duhet të ndodhë por serbët t’i kërkojnë një ndjesë të madhe e të thellë Kosovës, duke harruar se tagrin e pajtimit e të faljes e ka Kosova dhe jo Tirana e cila në asnjë rrethanë nuk ka shpatulla ta mbajë Kosovën në supe.

Pajtimi do të ndodhë e duhet të ndodhë mes shqiptarëve e serbëve si dy popuj të dënuar të bashkëjetojnë, por është e pafisme, për të mos thënë fjalë tjetër, që të ftohen shqiptarët të vajtojnë për serbët, për 200 mijë ushtarë serbë që paskan lënë kockat nëpër Shqipëri para 100 vitesh. Shqiptarët vajtojnë për veten e tyre dhe nuk ka të drejtë askush të na vejë në rrjesht e të na detyrojë të vajtojmë për ushtarët e humbur serbë. Kemi ç’të vajtojmë shqiptaërt e humbur edhe në luftën e fundit shqiptaro-serbe. Apo pajtuesve të mëdhej nuk u bëhet vonë për shqiptarët e humbur nëpër Serbi, për shqiptarët e masakruar prej serbëve dhe serbet nuk tregojnë as varret masive ku kanë groposur civilë shqiptarë.

Pajtuesit e mëdhej që duan benefice politike për pajtimin e madh shqiptaro – serb mos të përgjërohen, mos të shpenzojnë para të madhe për ekpozita pajtimi, për ekpozita mëshire për 200 mijë ushtarët e humbur serbë nëpër Shqipëri, të fotografuar bile edhe nga një fotograf rus, sepse nuk kanë qenë civilë serbë, gra e fëmijë serbe, por ushtarë serbë, nga ato që kanë masakruar gra e fëmijë shqiptarë siç masakruan edhe në luftën e fundit, jo para 100 vitesh por para vetëm 16 vitesh.

Ekspozitën e bujshme në Tiranë për me marrë mindilat e me vajtue 200 mijë ushtarët serbë që vdiqën nëpër Shqipëri, edhe pse të fotografuar nga një fotograf rus, e bën të mjerë dhe të shpëlarë ushtari serb Kosta Novakoviq në ditarin e tij Katër muaj nëpër Shqipëri në vitin 1913. Shkëlqimi i dhunës e mizorisë serbe në vitin 1913, si përfundoi me vdekjen e 200 mijë ushtarëve serbë dy vjet më vonë? Eh!

Por unë kot po pyes, kur paskan vdekë 200 mijë serbë, sa serbë kanë mbetë gjallë?
Sa ushtarë serbë paskan pasë mësy Shqipërinë para 100 vitesh?

Për me vdekë 200 mijë ushtarë, sipas disa teorive ushtarake (me të thënë e kam këtë), duhet të kenë qenë këtu mbi dy milionë ushtarë serbë, që të vdisnin 10 përqind e tyre. Ose me pak, qe të vdisnin 6 përqind e tyre, aq sa thuhet se pranon një ushtri t'i vriten ushtarë.

Sa ka qenë forca ushtarake e Serbisë para 100 vitesh. Nuk besoj se është sekret dhe e paditur. Serbia ka arkiva dhe bota ka arkiva për Serbinë, siç ka për Shqipërinë, ani se shqiptarëve nuk u bie në mend për ato arkiva, se qeveritë tona duan të na bindin se jeta dhe historia jonë nis me ta.
Sa ushtarë ka pasë gjithsej Serbia para 100 vitesh. Sa fronte lufte ka pasë dhe a gjithë trupat e veta i ka mësy drejt Shqipërisë. Sa ushtarë i kanë mbetë Serbisë pasi i kanë vdekë 200 mijë trupa ushtarake në Shqipëri. Sa milionë njerëz ka pasë Serbia para 100 vitesh, kur paska pasë aq shumë ushtri, sa 200 mijë me i vdekë në Shqipëri? A po flitet për Serbinë apo për Kinën? A po flitet për luftë mbrojtëse ku mund të luftojnë edhe macet e shtëpisë apo po flasim për lufte pushtuese e sulmuese larg tokave e trojeve serbe. Pyetjet s'kane fund.

A kanë qenë të gjallë këto 200 mije ushtarë serbë që kanë vdekë, apo kanë qenë të vdekur e kanë ardhë të vdekur. A i pruni Drini e Mati xhenazet e tyre drejt detit Adriatik-ëndrrës serbe.
Edhe një pyetje tjetër, a kanë qenë njerëz, ushtarë, apo kanë qenë pensionistë serbë me bileta të prera për vdekje?

Apo mos kanë qenë miliongona e kanë ardhë me tren për me u varrosë në Shqipëri e me e shpallë pas 100 vitesh Shqipërinë si varrezë serbe?

Ani, dam s'a kanë, dam s'a ba, shtojini edhe nja 50 mijë a 100 mijë ushtarë serbë të vdekur se nuk bëhet nami. Serbë janë në fund të fundit dhe na rritet nami, fama e lavdia që kemi 200 mijë varre serbësh në Shqipëri. Le të vijnë serbët e ta plugojnë me martela tokën tonë me gjetë eshtrat e 200 mijë ushtarëve të tyre të vrarë e të mbytur nga dimri e uria në Shqipëri.

Ky zmadhimi i qëllimshëm i shifrave sig a serbët si nga shqiptarët të bën me vjellë pa futë gishtat në gojë, të bën me vjellë e me nxjerrë zorrë e mushkëri.

E kur thonë se shqiptarët janë sjellë mirë me to. Jo po harrojnë të thonë se shqiptarët u kanë pre edhe nga një dash sejcilit e i kanë dhënë sejcilit nga një krye berri.

Për me e betonizue e për ta bërë të çeliktë urrejtjen shqiptaro - serbe janë kujdesë me kohë serbët por edhe shqiptarët.

Beteja më e madhe shqiptaro - serbe në fytyrë të tokës është bërë në Lumë në kohën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Më falni për këtë mburrje labçe, por një kolonjar i ditur tha, kur përmend emrin Lumë, më thahet goja. Edhe pse e kanë varrosë me urrejtje e zell të madh edhe në tekstin e Historisë tonë të përkthyer nga rusishtja, nuk u varros kjo betejë, kjo lavdi e qëndresë e Lumës. Luma ngriti digën e qëndresës shqiptare disa kohë në nëntor – dhjetor 1912 dhe u ngrit flamuri në Vlorë, pa u lejuar serbët që të mbërrinin në Vlorë para ngritjes së flamurit shqiptar.

Kënga jonë shqipe thotë se ne në Lumë kemi vra 12 mijë ushtarë serbë dhe u kemi shkaktue deme kolosale, kemi shpartallue e nxjerrë jashtë luftimi një divizion ushtarak serb. Ndërkohë Luma ka ngritë në luftë me ligjin e saj nga 7 ne 70 gjithë njerzit. Sa luftëtarë lumjanë e dibranë e hasjanë duhet të mblidheshin me u përballë me një ushtri më të motorrizuar dhe t’i vrisnin asaj ushtrie 12 mijë trupa? Kur kemi vra 12 mijë, duhet të kenë qenë edhe 100 mijë më shumë që kanë ikë me shkue me tregue se çfarë na gjeti në Lumë, apo jo.

Por në fakt nuk ka qenë gjithë armata serbe e drejtuar për Shqipëri 12 mije trupa. Kjo shifra 12 është hedhur poshtë nga studiuesit dhe më konkreti për atë betejë është Sali Onuzi, i cili e lartëson atë betejë si më të lavdishmen në trojet shqiptare, por e zhvesh nga hiperbola e dëmshme.

Ndërkohë që urrejtja jonë e çoi numrin e ushtarëve të vrare serbë në 12 mijë, serbët e çuan shifrën e të vrarëve të tyre në 18 mijë ushtarë serbë të vrarë në zjarrin e ferrit në Lumë. Ata, serbët e kanë më të madhe urrejtjen. Ne me çifteli këndojmë 12 mijë, serbët me gusëll vajtojnë 18 mijë.

Kështu edhe kjo shifra 200 mijë ushtarë serbë të vrarë e të vdekur në Shqipëri, megjithë bujarinë e shqiptarëve dhe trajtimin e mirë që u paskan bërë serbëve, siç po thuhet, me duket se bie ere të keqe kjo shifer. Ani, rrini mbi të, lexojeni mire, merrini erë, mësojeni përmendësh, kendojuani tuajve, shtoni zero sa t'u teket, pune e madhe, trimëria jonë nuk njeh masë, fama dhe lavdia jonë s'ka qiell, mashtrimi që i bëjmë vetes, historisë dhe brezave s'ka kufi.

Mund të përfitohet në mënyra më fisnike, mund të ketë masë në dashuri e urrejtje, se mjafton të thuash të dua e s'ka nevojë të thuash të dua shumë, mjafton të thuash të urrej e s'ka nevojë të thuash të urrej shume.

Ata që nuk kanë qenë trima në kohën e duhur, nuk mund ta kompensojnë mungesën e trimërisë së tyre as të të parëve të tyre as të atdheut të tyre, nuk mund të mbulojnë asgjë, nuk mund të fitojnë asgjë sepse para se të fitojmë pasuri, duhet të japim llogari te dera e varrit. Këtë po harrojme përditë e përnatë.

Unë ndoshta po prashis në det, ndoshta jam jerm, por hajde mbushma mendjen se kjo nuk është rrena më e madhe që kam dëgjuar qe 100 vjet. Pike.

“FJALORI FRAZEOLOGJIK RUSISHT-SHQIP" I PROF. ESHREF YMERIT VEPËR MADHORE E LEKSIKOGRAFISË SONË DYGJUHËSHE

Image result for eshref ymeri

"Fjalor frazeologjik rusisht-shqip"i eruditit shqiptar Prof.dr.Eshref Ymerit, më në fund këto ditë u botua, me shpenzimet e vet autorit. Asnjë milioner nuk pranoi të sponsorizonte fjalorin në fjalë,bile asë ish zëvendës kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli. Fjalori ka dalë si botim luksi, me 1254 faqe 10-she. Fjalori është botuar në një tirazh të kufizuar, në 40 kopje. Në shkurt të vitit 2012,profesor Eshref Ymeri i dërgojë një letër edhe ish-ambasadorit rus në Tiranë, Leonid Abramovit, për të ndërhyrë, si ambasadë, te ndonjë sponsor i pasur rus për mbështetje financiare. Por ambasadori nuk u bë i gjallë. Me sa duket, publicistika e Profesor Dr.Eshref Ymerit , ka demaskuar me fakte qëndrimin armiqësor të shovinizmit rusomadh kundër kombit shqiptar, e ka bërë punën e vet që ai të fitoj antipatinë e rusëve....(Flori Bruqi)



rusisht


Prof. Dr.Hajri Shehu

“FJALORI FRAZEOLOGJIK RUSISHT-SHQIP" I PROF. ESHREF YMERIT VEPËR MADHORE E LEKSIKOGRAFISË SONË DYGJUHËSHE

Këto ditë doli nga shtypi "Fjalor frazeologjik rusisht-shqip".Fjalori është vepër madhore e leksikografisë sonë dygjuhëshe (leksikografia është teoria dhe praktika e hartimit të fjalorëve) edhe për nga vëllimi, edhe për nga përmbajtja, edhe për nga ndërtimi e barasvlerësia (ekuivalenca) shqipe.Ai është rezultat i një pune të madhe shumëvjeçare të autorit dhe i një përvoje të gjatë si hartues e redaktor fjalorësh, si përkthyes me shkrim nga gjuha ruse nëgjuhën shqipe e nga gjuha shqipe në gjuhën ruse, si pedagog i gjuhës ruse në Universitetin e Tiranës dhe si hartues tekstesh mësimore universitare të gjuhës ruse. Kësisoj, profesor Eshref Ymeri e njeh me rrënjë e me degë gjuhën ruse. Gjithë këtë përvojë e gjithë këtë njohje ai e ka vënë në shërbim të Fjalorit. Këtë e tregon çdo faqe e Fjalorit e çdo artikull i Fjalorit.
Fjalori përfshin 25160 shprehje frazeologjike, fjalë të urta e proverba të gjuhës ruse. Barasvlerësit në shtyllën e gjuhës shqipe e tejkalojnë shumë këtë numër sepse autori ka dhënë shumë sinonime frazeologjike. Në parantezë: Ato mund të jenë një lëndë thuajse e gatshme dhe e sigurt për një fjalor frazeologjik sinonimik të gjuhës shqipe.
Ky është fjalori i parë frazeologjik dygjuhësh me gjuhën shqipe me këto përmasa e me këtë lëndë. Fjalori paraprihet nga një "Hyrje" e autorit, e cila është një studim i mirëfilltë shkencor në fushën e frazeologjisë e të pasqyrimit të saj në fjalorë. Ajo është ilustruar me shembuj për çdo rubrikë a çështje, çka e bën atë edhe një udhërrëfyes shumë të këndshëm për përdoruesin e fjalorit.
Nga një konsultim që çdo hartues fjalori mund ta bëjë me fjalorët e përgjithshëm shpjegues e frazeologjikë të rusishtes, delse në Fjalorin e prof. Eshref Ymerit, frazeologjia e gjuhës ruse standarde është dhënë në sistem e me të gjitha vlerat e saj. Nga lënda që pasqyrohet në Fjalor, shihet shumë qartë se autori ka qëmtuar e ka vjelë shkencërisht gjithë fondin frazeologjik të gjuhës ruse standarde dhe të gjuhës shqipe standarde. Më shumë se kaq, shihet qartë se autori ka qëmtuar e ka mbledhur shprehje frazeologjike të shqipes, siç mbledh bleta nektarin e luleve. Jo gjithkush mund ta bëjë këtë për një fjalor dygjuhësh, me shqipen si gjuhë përkthimore. Ky është mielli i situr në sitë mëndafshi. Domosdo, buka do të dilte shumë e mirë.
Fjalorët bëhen edhe për të diturit, edhe për më pak të diturit. Dhe autori e ka pasur parasysh këtë. Prandaj struktura e Fjalorit të tij është e thjeshtë e për këtë arsye, edhe udhërrëfyese: Jepet fjala që është vatër e frazeologjisë. Vihet një katror i vogël si shenjë ndarëse. Pas tij vijnë shprehja frazeologjike, fjala e urtë a proverbi, përkthimi i drejtpërdrejtë në thonjëza, barasvlerësi në gjuhën shqipe dhe ndonjë e dhënë enciklopedike për motivimin a historikun e njësisë. Kur ka disa a shumë frazeologji që kanë një vatër kuptimore (a janë edhe sinonime), renditja bëhet alfabetikisht sipas fjalës së parë. Frazeologjia jepet vetëm një herë, siç u tha, te vatra kuptimore. Përkthimi i drejtpërdrejtë fill pas frazeologjisë ruse përafërson njësinë e huaj, strukturën e gramatikën e shprehjes etj. Mbase, është dhe një mënyrë për t’i thënë përdoruesit se si mund ta futë në përdorim. Në fund të fundit, është një ndihmë për përdoruesin e Fjalorit, sepse është njëherësh edhe përkthim i fjalëve të rusishtes, që përbëjnë frazeologjinë, fjalën e urtë a proverbin. Shpjegimet enciklopedike për historikun e kësaj a të asaj shprehjejefrazeologjike, fjale të urtë a proverbi janë, vërtet një informacion i gjerë kulturor. Fjalorët janë libra referimi. Por ky Fjalor është shumë më shumë se kaq. Ai mund të lexohet, madje, me shumë ëndje. Edhe për këto shpjegime enciklopedike.
Në teorinë dhe praktikën e hartimit të fjalorëve dygjuhësh gjithnjë bëhet fjalë për përkthim, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nga gjuha burimore në gjuhën përkthimore. Një ndër rrugët e përkthimit dhe më kryesorja është gjetja e barasvlerësit frazeologjik. Është punë e vështirë. Edhe për fjalët ka vështirësi gjetja e barasvlerësit e jo më për frazeologjitë. Vështirësia vjen sepse ka një lidhje të ngushtë midis gjuhës dhe kulturës dhe frazeologjitë janë simbole të kulturës (p.sh., frazeologjia djesjatnaja vina vinovata “faji i dhjetë është fajtor” lidhet me mënyrën e ndëshkimit me short në Rusi / 1693-1740). Vështirësia vjen edhe nga vetë natyra e frazeologjisë si njësi gjuhësore e figurshme, nga ndryshueshmëria e gjuhëve në strukturën fjalësore dhe kuptimore (krahaso, p.sh., utro vjeçera mudrenjeje në rusisht dhe ditë e re, nafakë e re në shqip), nga mënyra e motivimit të frazeologjive (shih, p.sh., në këtë Fjalor: villami na vadje pisano (shkruar me sfurk në ujë) dhe në shqipshkruar mbi rërë (akull); koshka, katoraja guljajet sama na sjebje (mace që shëtit në qejfin e vet) dhe në shqipnjeri kokë më vete; koshkami pallaskat (e shpëlaj me kamxhik dikë) dhe në shqipia bëj kurrizin (shpinën) më të butë se barkun etj.). Problemet përkthimore në fjalorët frazeologjikë dygjuhësh janë të ndryshme e më të ndërlikuara sesa në fjalorët njëgjuhësh, sepse këta të dytët hartohen për përdorues që e njohin kulturën që përshkruhet, kurse të parët hartohen për përdorues që nuk e njohin kulturën që përshkruhet e që dallon në përmasa të ndryshme nga kultura e tyre. Kësisoj, te frazeologjitë, barasvlerësi i përputhshëm maksimal nuk është gjithmonë i mundshëm. Nuk është i mundshëm edhe për arsye se gjuha përkthimore ka mënyrën e vet origjinale të krijimit të mjeteve formale dhe përmbajtjesore, por është e ndërvarur nga gjuha burimore e prandaj, nuk është gjithmonë e lirë t’i zgjedhë këto mjete formale dhe përmbajtjesore. Por kjo nuk do të thotë që barasvlerësia frazeologjike është krejt e pjesshme dhe asnjëherë e plotë a e përsosur. Kjo mund të vërtetësohet me “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip” të prof. Eshref Ymerit. Shih, p.sh. zhivmja zhit = ngrin e mbin te dikush a diku, ngulet e s’shkulet prej dikujt a prej diçkaje; kak v kotle kipjet (varitsja) = më zien koka, s’kam nge të marr frymë; gadat na kafjejnoj gushçe = i bën petullat me ujë, sheh ëndrra me sy hapur (me sy çelur, në diell, në mes të ditës, zgjuar).
Gjetja dhe zgjedhja e barasvlerësve në gjuhën shqipe ka qenë detyra kryesore e hartuesit të Fjalorit. Siç u tha, frazeologjitë bëjnë pjesë te njësitë kulturore. Në raste të tilla mund të pranohet njëfarë përshtatjeje. Autori nuk ka gjurmuar përshtatjen. Ka gjurmuar dhe ka gjetur barasvlerësin, që e mbulon plotësisht kuptimisht e stilistikisht njësinë e huaj në një fjali a kontekst të shqipes. Autori ka analizuar shterueshëm e me kujdes të madh përmbajtjen e frazeologjisë ruse, për të dhënë barasvlerësin e saktë e për t’i vënë në kontekste ligjërimore shqipe.Shih, p.sh,shkojnë (venë) si macja me miun – barasvlerësi në shqip ka përputhje të plotë kuptimore me njësinë frazeologjike ruse zhit kak koshka s sobakoj dhe e zëvendëson plotësisht atë në një kontekst përkthimor shqip; po kështu, edhe pikë e dobët e dikujt a e diçkaje me sllaboje mjesto kavo-çevo; rrjedhje e trurit me utjeçka mozgov (umov) etj. Ky është treguesi i barasvlerësisë maksimale. Përmbajtja kuptimore kombëtare e rusishtes ka ardhur me përmbajtjen kuptimore kombëtare të shqipes. Kjo do të thotë që në Fjalor nuk ka përkthim të fjalëpërfjalshëm, përveçse, siç u tha, në rastin kur autori ka dashur të motivojë kuptimisht a historikisht njësinë. Nëse një përkthyes nga gjuha ruse do të këshillohej me këtë Fjalor, nuk do të kishte probleme e pasaktësi përkthimi në punë frazeologjish.
Në një fjalor frazeologjik dygjuhësh nuk mund të mos ketë kalkime kuptimore e edhe strukturore (kalkimi është përkthim një për një i pjesëve përbërëse të një shprehjeje frazeologjike, sidomos kur njësia frazeologjike është ndërkombëtarizëm ose huazim / tipi shtet brenda shtetit për gosudarstvo v gosudarstve). Por, edhe në raste të tilla, autori i Fjalorit ka bërë të gjitha përpjekjet për ta dhënë kalkimin sa më shqip e më shumë se kaq, për të dhënë barasvlerësin maksimal shqip; shih, p.sh., “dasmë minjsh” te Dantov ad; “mish në mashë” te v kostjume Adama;“e filloj te lind e te perëndon, ia nis që nga lisi me dega” te naçinat (naçat) s Adama etj.
Në “Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip” të Eshref Ymerit ka edhe një barasvlerësi zgjedhjesore krahas barasvlerësisë së njëmenjëtë. Është barasvlerësia me sinonime frazeologjike. Tri argumente vlerësuese në punë të sinonimeve: a) Sinonimet i japin përdoruesit shprehje të ndryshme për variacion stilistik. b) Meqë sinonimet kanë ngjyrime kuptimore ose stilistike, sa më shumë sinonime që të jepen, aq më i pasur është informacioni. c) Me sinonime i jepet përdoruesit të Fjalorit një mundësi e pakufishme për njohjen e pasurisë frazeologjike të shqipes e të sistemit të saj stilistik dhe sigurisht, për ballafaqimin me frazeologjinë e rusishtes e përkthimin e saj në tekste e kontekste ligjërimore të gjuhës shqipe. Mund të ketë edhe mendim tjetër: të shmanget grumbullimi i sinonimeve (për shkurtësi etj.). Autori e ka zgjidhur problemin (e grumbullimit) duke i dhënë përparësi sinonimit të parë. Në Fjalor ka vargje sinonimike frazeologjike me shumë njësi. Shih, p.sh., për zrja zhit, me kuptimin “jeton kot”: bën pallë, dredh (tund) tespihet (zinxhirin), e kalon gjumë e brumë, hap gojën e shikon qiellin, i bie jongarit, është ndiz e shuaj, kërcet gishtërinjtë, kruan thonjtë, luan (tund) derën, ngroh vezë, ngrohet në shullë, numëron (vret, zë) miza, numëron yjet, ruan erërat, rri me duar kryq, rrokullis gurë, tredh qentë, vret kohën, zë (shtyp) pleshta etj.; për rastjekatsja mëislju po drjevu: rrëfen për dasmën e mizave, bën si çakalle mulliri, bën si turtull etj.; për sorvat pup: lë kockat (leshtë, lëkurën, rruazën), më hollohen kikëzat, më bien (më këputen) gërbet; etj. Është e rëndësishme të theksohet se frazeologjitë sinonime renditen alfabetikisht sipas vatrës kuptimore (shih shembujt e mësipërm). Një punë, vërtet e mundimshme, por me shumë vlera shkencore. Një zgjidhje shumë ndihmëtare për përdoruesin e Fjalorit.
Një pasuri tjetër e Fjalorit te barasvlerësia shqipe është variantësia frazeologjike. Siç dihet, si edhe për fjalët, kufiri i variantësisë së njësive frazeologjike është njëjtësia (identiteti) e kuptimshmërisë dhe e figurshmërisë. Më tipike është variantësia fjalësore; p.sh: dredh tespihet / zinxhirin; shtroj rosën / vë rosën të ngrohë vezë; ia bëj jetën ferr / skëterrë; e bëri fërtele / lakër / lakror / peltedikëetj.).
Siç dihet, pjesa më e madhe e frazeologjive, përveç kuptimit të tyre themelor objektiv, kanë edhe ngjyrim shprehës-emocional. Ngjyrimi shprehës-emocional e shoqëron gjithnjë kuptimin e frazeologjisë. Madje, është shprehësia e veçantë (e njëherësh, figurshmëria) që e fuqizon përdorimin e frazeologjive në gjuhë. Ky ngjyrim kuptimor është dhënë mjaft mirë në Fjalor për frazeologjitë e rusishtes me shënimet stilistikore (shak., iron., keq. etj.). Edhe shënimet ligjërimore (libr., vjet. etj.) janë vënë mjaft mirë. Për përdoruesin e Fjalorit ato janë shumë të dobishme sepse tregojnë përdorimin stilistik dhe ligjërimor të njësive. Te sinonimet frazeologjike në shqip, diferencimi stilistik i mbetet sigurisht, përdoruesit të Fjalorit sepse nuk ka qenë detyrë e hartuesit. Ky diferencim mund të bëhet, siç dihet, duke vëzhguar jo vetëm përmbajtjen kuptimore, por edhe ngjyrimet shprehëse-emocionale e stilistike, madje, mundësisht, edhe dendurinë e përdorimit në ligjërim.
Çdo fjalor parakupton një gramatikë (morfologji dhe sintaksë) të gjuhës dhe hartuesi i fjalorit duhet ta njohë mirë atë. Në fjalorët dygjuhësh ka dy gramatika. Autori i këtij Fjalori i njeh dhe i zbaton shumë mirë të dyja gramatikat. Kësisoj, ky Fjalor shërben edhe si një udhërrëfyes gramatikor për përdoruesin. Shih, p.sh., dallimet formale (strukturore-gramatikore) në shtyllën e rusishtes, kur jepet në frazeologji folja në aspektin e kryer dhe në kllapa, në aspektin e pakryer (tipi sovljekat / sovljeç, otdavat / otdat etj.).
Thonë që fjalorët janë librat më të mirë që mund të shkruhen për të tjerët. Nga këto pak përshkrime tonat, besojmë që del se ky Fjalor është libri më i mirë që është shkruar deri tani në fushën e frazeologjisë dygjuhëshe me kolonë të dytë shqipen. Në Fjalor, shqipja ballafaqohet denjësisht me një gjuhë të madhe e të lëvruar si rusishtja. Fjalori mund të shërbejë si model për fjalorë të tjerë dygjuhësh (me shqipen si gjuhë përkthimore ose burimore) për mënyrën e hartimit, por edhe për lëndën që mund të vilet nga shtylla shqipe. Fjalori është për pedagogët dhe studentët e gjuhës ruse, për pedagogët dhe studentët e gjuhës shqipe në Shën Petërburg etj., për studentët shqiptarë që studiojnë në Rusi, për të gjithë ata e për të gjitha ato që kanë mbaruar studimet e larta në ish-Bashkimin Sovjetik, për përkthyesit nga gjuha ruse në gjuhën shqipe, për albanologët e ballkanologët, për hartuesit e fjalorëve dygjuhësh dhe për këdo që është i interesuar t’i njohë më mirë gjuhën ruse e frazeologjinë e saj dhe barasvlerësinë e saj në shqip.
Siç dihet, shprehjet frazeologjike, fjalët e urta dhe proverbat janë të rëndësishme jo vetëm si mjet komunikimi, por edhe si burim të dhënash shoqërore për kulturën materiale e shpirtërore të një populli. Për këtë arsye, “Fjalori frazeologjik rusisht-shqip" i prof. Eshref Ymerit është me interes jo vetëm për gjuhëtarët shqiptarë e rusë, por edhe për folkloristët, etnografët, historianët, sociologët etj.
Fjalori është botuar nga "Bota Shqiptare", një shtëpi botuese me emër. Gjithçka që ka të bëjë me shtypshkrimin, është e përkryer. Kjo ia shton edhe më vlerat Fjalorit.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...