Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/23

SHKODRA EDHE PA ARTISTIN TONIN TERSHANA

Nga Fritz RADOVANI:






TONIN TERSHANA(1949 – 2015)

            Tonin TERSHANA asht lé në Shkoder me 1 Qershor 1949, nga një familje me tradita qytetare. Banonte në rrugen Lekaj, vazhdimsi e rruges Luigj Gurakuqi. Gjendja ekonomike e familjes ishte ajo e shumicës së banorëve shkodranë pa asnjë perkrahje.
            Ishte fare i rij per mos me thanë fëmijë, kur me dy ose tre shokë të vet vinte në orët e mbrambjes perballë dritareve të shtëpisë sime, hypnin mbi prakun e një dritares së shtëpisë Loro Boriçit, dhe me një za të ambel fillonte me këndue kangë shkodrane me të cilat, joshte vajzat e reja të atyne shtëpijave perrreth, që besoj nuk e kanë harrue kurrë!
Mbi prakun e asaj skene të vogel të asaj shtëpije filloi me lëshue trup një djalë per të cilin tue fillue nga Nana ime e me rradhë, në mengjes, pershëndetnin me knaqësi të gjitha gratë e asaj lagje, kur rreshtoheshin në rradhat e qumështit, Nanen e Toninit, per ato kangë aq të bukra që ndigjonin me aq mall, e u sillnin kujtime të sa viteve të shkueme.
            Kujtoj të gjitha shtëpijat me grrila të afrueme, mbas të cilave kur Tonini mbaronte me këndue, ndizeshin dritat per ti urue djaloshit të rij të lagjes sonë gjumë t’ ambel...  Djelmët iknin të qetë dhe tue vazhdue kangën e tyne nënza... Nuk vonoi dhe një tjeter moshatar i Toninit filloi me e shoqnue me kitarrë...
            Tonin Tershana asht nder të parët kangtarë që ka perjetsue në qytetin e vjeter të Shkodres kangen e paharrueshme të kompozitorit Gac Çuni, “Kaçurrelat e tua”, një nder kryeveprat e muzikës së lehtë, që kompozitori i saj nuk e ka ndigjue kurrë të shoqnueme me vegla nga rinia shkodrane, mbasi Gaci vdiq në burg në moshë të re...Tonini me atë za aq të bukur filloi me u njoh edhe nga rrethet e muzikantëve të njohun, tue fillue nga i Madhi Prenkë Jakova, Leonard Deda, Pjeter Gaci, Gjon Kapidani, Mark Kaftalli, Luan Zhegu etj., që edhe pse ishte fëmijë, Tonini premtonte shumë me zanin e Tij.
            Komshija i mirë të shpeton jeten! Dy djelmoça moshatarë të Toninit, komshijë të Tij, Paçi e Ndoc Martini ishin shoqnuesit e parë me kitarren e tyne, që bane të njohun nga artistet e mëdhej dhe mbarë Shkodra, artistin e rij Tonin Tershana...
Lulishta e bukur e Turizmit Shkodres filloi të mbushej plotë me simpatizantët e një kangtari që shpejtë do të bante emen, dhe do të lente gjurmë si artist i vertetë dhe kangtar i paharrueshem edhe nder Festivalet kombtare të kangës Shqiptare.
Perherë të parë në Tiranë filloi me këndue tek Lulishta e Sahatit, ku pat rasë me u njoh me Ferdinand Deden dhe me u miqsue me Tonin Harapin, të cilë e ndihmuene pa kursim si artist dhe shkodranë, zani i të cilit premtonte shumë...
Mori pjesë në Festivalin e katert të kangës, në vitin 1965 dhe fitoi çmimin e parë me kangen e kompozitorit Tonin Harapi, me tekst të Mark Gurakuqit: “Të dua o det!”
Tonin Tershana mori pjesë në njëzetë Festivale të kangës dhe fitoi kater herë çmimin e parë, tue mbetë nder kangtarët e paharrueshem të artit Shqiptar.
Një nder kompozitorët e preferuem të artistit Tonin Tershana asht kenë edhe kompozitori Pjeter Gaci, me kangën e të cilit “Kur vjen pranvera”, në Festivalin e 11 të Kangës, fitoi çmimin e parë. Po me kangen e Pjeter Gacit “Kthjelltësi, lumturi!”, në vitin 1985, Tonin Tershana mori prap çmimin e parë...
***
Shpesh persëriste nder biseda: “U bana burrë parakohe!...” dhe qeshej me zemer! Per natyrë ishte i çilter, i dashtun dhe mirënjohës ndaj të gjithë Atyne që e kishin ndihmue me u shkëputë nga gjendja e vështirë ekonomike per me ndjekë artin.
Pak muej perpara u lidhem me internet... Tonini ishte edhe sot Ai djali i rij që një gjysë shekulli perpara këndonte i ulun në prakun e çimentos së shtëpisë së vjeter të Loro Boriçit...në rrugen Ludovik Saraçi (dikur Badra), në Shkodren tonë... E ngacmova se ishte zbardhë...(bana sikur nuk e shoh veten)...U qeshem...
U qeshem... pa u kujtue fare se me 22 Shtator 2015, Tonin Tershana ndrroi jetë!
Artistët e Mëdhej në Shkoder, dij se mbesin të Pavdekshem...
Këta pak rreshta në shenjë kujtimi sot, kur Shkodra mbet edhe pa Toninin...
Po, Asht Kanga e ambel e zanit të Tij, që do të këndohet nder Gurt’ e Rozafës!..
Melbourne, 23 Shtator 2015.
























Isniqasit ishin mbrojtës të vatanit në çdo kohë .


Këto bjeshkë të bukura të Isniqit , këto lëndina dhe gërgje, këto maja krenare dhe këto lugina plot barë ishin vendkalime të vristarëve , apo tregtarëve Pejanë e Shkodranë, këtyre shtigjeve kanë kaluar krushqit me nuset po gjithmonë, në të gjitha kohërat e pushtimit që nga viti 1878 e deri më 1999 ishin edhe strehim i luftëtarëve dhe kaçakëve, ishin edhe rrugëkalim i tyre drejt betejave për mbrojtjen e territoreve të Sulmuara në Mal të Zi e gjetiu apo, në luftën e fundit, rrugë nga arrinin furnizimet me armë dhe municione për luftëtarët e UÇK-së.


Isniqasit çdo herë kanë thënë: 

Prej Gurit t'Boletinit në Mitrovicë, nëpër Podgurë t'Istogut e n'Lug t'Baranit e përpjetë Bjeshkëve të Nemuna deri te Huni i Maxhupit n'Roshkodol  dhe Trekëndëshi Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi, Isniq është!



Këto bjeshkë të bekuara që të mahnitin me bukurinë e tyre, jo rrallë ishin edhe vend i fushëbetejave në mes luftëtarëve tanë dhe pushtuesve serbomalazias.

Image result for isniqi

Në periudha të ndryshme kohore,duke filluar nga viti 1878 në beteja të pareshtura,ranë shumë trima si vijon, Ramë Nurë Osdautaj, Shaban Kadri Bajraktaraj, Mustaf Nezir Rexhahmetaj,Zenun Zeqë Rexhahmetaj, Mustafë Syl Kukleci,Kadri Xhemajl Balaj,Metë Hasan Ahmetxhekaj , Canë Tishuku,
Deli Arap Osmonaj,...si dhe në luftën e fundit 1998- 1999,ranë edhe Col Brahim Shala dhe Avdyl Ali Osdautaj,i cili ende është i pagjetur.
Image result for isniqi
Këto bjeshkë gjithashtu ishin burim i mirëqenies ekonomike të këtyre banorëve dhe mundësi e ekzistencës së tyre fizike nëpër këto troje.

E ndërtuar mbi postulatet e racizmit dhe urrejtjes, e ngritur mbi programet shtetërore të gjenocidit dhe shfarosjes së popujve tjerë, e krijuar me qëllim të pushtimit dhe shkeljes së të drejtave të popujve dhe individëve, shteti serb gjithmonë do të shoh rrezikun e madh që do ti kanosej nga këto bjeshkë dhe njerëzit që gjallonin në to. Prandaj jo rrallë këto bjeshkë do të sulmohen nga serbët dhe malazezët dhe sa herë që ishte nevoja barinjtë por edhe burrat trima luftëtarë Isniqas, të organizuar janë detyruar të të vetmbrohen me armë në dorë dhe të krijojnë siguri për familjet dhe bagëtinë.
Image result for isniqi
PO shteti serb kishte qëllime dhe plane që i kishte menduar mirë. Ajo donte zhdukjen e elementit shqiptar këtyre anëve prandaj edhe organizon ekspedita vrastare dhe aksione shfarosëse thuaja neper të gjitha pjesët e territoreve kombëtare shqiptare të mbetura nën pushtim.
Image result for isniqi
Masakra e vitit 1921 do të fillojë në pranverë me sulmin serb në fshatin tonë. Ky sulm do të fillojë në pjesën e poshtme të fshatit me ç’rast serbët do të fillojnë të vrasin fshatarë të pafajshëm dhe djegin shtëpi të fshatit.
Image result for isniqi
Atë ditë nga Xhandarmëria dhe paramilitarët serbë do të digjen shumë shtëpi dhe objekte përcjellëse si dhe do të vriten 9 banorë të fshatit ndër ta gra dhe fëmijë.

Në këtë ekspeditë u vranë:

Hajdar Selmon Ahmetaj

Bajram Feriz Mehmetaj,

Rizë Feriz Mehmetaj

Një grua nga familja Mehmetaj

Mehë dhe Emine Plava dhe tre fëmijët e tyre.

Këta të fundit ishin të ikur nga Plava që po strehoheshin në Isniq ndërsa që punonin në Mullirin e Balajve në të cilin u dogj e tërë familja pasi serbët ia kishin vënë zjarrin mullirit.

Po atë vit nuk ishte e thënë që serbo-malzezet të ndaleshin. Pas aksionit të kryer në fshat ata u dërgojnë mesazhe fshatarëve se “kësaj vere nuk guxoni me dalë në bjeshkë se do t’ju vrasin...” Isniqasit përkundër këtij fakti dhe rrezikut permanent vendosën të dërgojnë bagëtinë në bjeshkë , të bindur në të drejtën e vet të njerëzore të jetesës e të shfrytëzimit të pronave të trshëguara bres pas brezi.
Image result for isniqi
Sipas shënimëve historike,të dhënave dhe rrefimeve të pleqve , me datë 3 korrik 1921 formacionet ushtarake të prira nga komandantifamëkeq Vuksan Gojkovic stacionohen në vendin e quajtur Qafa e Kroponikut. Nga aty ,at fillojnë aksionin e tyre në bjeshkën e Pleqes, në livadhet e quajtura “Huna”, ndersa në një grup tjetër xhandarësh e kriminelësh në drejtim të Qafës së Milishecit. Grupi që kishte mësyer Pleqen, afër Podit të Mirë, së pari vrasin Sadri Osën, një luftëtari i njohur nga Beteja e Carralevës e vitit 1910 dhe vëllait të tij Adem Osën (ngjarja ishte vështruar nga një fëmijë 12 vjeç që ishte fshehur pas disa shkurreve). Ekspedita vrastare tashmë e kishte të hapur rrugen drejt krimit monstruoz në Hundë e cila ka pozicion gjeografik të tillë që nuk mundëson dëgjimin e krismave nga vendi ku u vranë ata.

Në këtë vend u vranë këta barinj:

Sadri Osë Osdautaj

Adem Osë Osdautaj

Sali Sadri Osdautaj

Bardh Arif Osdautaj

Ali Avdyl Osdautaj

Brahim Bardh Osdautaj

Adem Elez Tahirsylaj

Bardhosh Halil Molliqaj nga Lluka e Eperme dhe Fakë Sadiku (Krasniqi) nga Duboviku

Në të njëjtën kohë çetnikët serbomalazez kishin sulmuar edhe Bjeshkën e Milishecit. Edhe në këtë bjeshkë pasojat ishin tragjike. Nga sulmi në pabesi i formacioneve serbo-malazeze,në lëndinat mbi Banishtë,më vonë i quajtur “Te vorret e shehitëve” masakrohen dhe vriten pamëshirë

Sali Lahë Bruqi, një nga pjesëmarrësit e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë

Sylë Selmon Ahmetxhekaj

Halit Miftari

Ali Rrustem Rexhahmetaj

Rrustem Zeqir Tishuku

Halit Miftar Mehaj

Mehmet Ramë Mehmetaj

Zymer Tafë Tafaj,

Shaban Halil Osmanaj, 16 vjeç

Lan Isa Osmanaj

Sadik Zeqiraj nga Lëbusha

Daut Tahir Tafilaj nga Lëbusha dhe

 Feriz Sahit Hoxha nga Strellci

Image result for isniqi
Masakra dhe gjenocidi i kryer me 3 korrik 1921 ishte një nga të shumtët që Serbia i ndërmori kundër popullit tonë. Pas këtij akti terrorist, forcat serbe plaçkitin mbi 10000 krerë bagëti. Kjo masakër u krye për shumë qëllime e ndër to ishte shfarosja fizike e popullit duarthatë, shpronësimi i tij dhe shkatërrimi i bazës ekonomike dhe ekzistenciale.
Image result for isniqi
 Por Isniqasit nuk ishin një popull që mundej lehtë. Ata e munden vuajtjen dhe trishtimin e tyre.

 Nuk u përkulen por vazhduan pa u ndalur. Këto bjeshkë vazhduan të jenë burim i jetës dhe burim i përpjekjes për liri.


Image result for isniqi


Isniqasit vazhduan të jenë luftëtarë të denjë qoftë ne lëvizjet e kaçakëve që u intensifikuan pas kësaj masakre, qoftë në lëvizjet çlirimtare që ndodhën në vitet 1939-1945, qoftë në luftën e fundit ku numëroheshin më shumë se 500 ushtarë.

Image result for isniqi

Me 1921 ne Mylishec nga formacionet e ushtrise serbomalazeze u vran e u masakruan keta shqiptar te pafajshem shumica çoban . Deri me tani jane identifikuar varret e 13 martireve e ata jane:

  1. Sylë Selman Ahmetxhekaj

  2. Halit Miftar Ahmetxhekaj

  3. Ali Rrustem Rexhahmetaj

  4. Rrustem Zeqë Tishuku

  5. Halit Miftar Mehaj

  6. Mehmet Ramë Mehmetaj

  7. Sali Lahë Bruqi

  8. Zymer Tafë Tafaj

  9. Shaban Halil Osmonaj 16 vjeqar

  10. Lan Isa Osmonaj

  11. Sadik Zeqiraj nga Lëbusha

  12. Daut Tahir Tafilaj nga Lëbusha

  13. Feriz Sahit Hoxha

Per ruajtjen e gjurmeve te ketyre varreve  familjaret e tyre grumbulluan mjete financiare ne vlere prej 250Euro per secilin varr. Keto mjete jane planifikuar per punimin e nje guri graniti me permasa 70x40x8cm ku do te shruhet emir emir I babes dhe mbiemri I martirit si dhe nje pllake e perbashket me dimensione 60x50x3cm ku shruhet: Keto jane varret e martireve te kombit te vrare e te masakruar nga formacionet e ushtrise serbo malazeze ne pranveren e viti 1921. Poashtu me keto mjete jane  llogaritur te mbulohen shpenzimet për cement, zall, armatur, ushqim, transport dhe komunikim.

Organizimi i aktiviteteve dhe koordinimi me familjaret eshte bere nga:

Enver Osdautaj

Sali Ahmetaj

Beke Osmonaj
Image result for isniqi
Është vendos qe gurët ti punoj firma Graniti me pronar Bujar Zukaj. Kostoja për nje guri është porositur ne vlere 170 Euro dhe 50Euro pllaka e perbashket (Pagesa prej 50Euro eshte bere nga shuma e mbetur te Bujari ne vlere prej 880euro e destinuar per cement, zall, armatur, ushqim, transport dhe komunikim).

Familjaret parat i kanë dorzuar te Bujar Zukaj.

Me date 22.07.2011 Sali Ahmetaj, xhavit Bruqi dhe Enver Osdautaj i kanë terhjek prej Bujar Zukaj 880 Euro për me i mbulu shpenzimet për rregullimin e varreve. Është ngarkuar Enver Osdautaj me keto para.

Te gjithe artikujt jane ble ne prezencen e Salihit, Xhaviti, Bekë Osmonaj si dhe pagesat jene bere bashkarisht. Tabela e me poshtme paraqet shpenzimet deri me date 23.07.2011. Te gjitha shpenzimet jene me deshmi-Faktura.Kane mbet te Enveri edhe 193.87 Euro. 4m3 zalle i ka dhuru për aktivitet Sali Likaj

Kane mbete me u mbulu pagesa e pllakes ne vlere prej 50Euro dhe zotimi për me e mbulu pagesen e gurit  për varrin e rrogëtarit te Bajram Selmonit te Ahmetxhekajve pasi nuk kishte kush me i qit paret për kete njeri. Për kete guri  20Euro i ka dhene daja i Bujar Zukaj dhe 50Euro Avdi Ahmetxhekaj, 100Euro jemi dakordu me i dhene nga mbetja e parave te aktivitetit.
Image result for isniqi
Pagesa për pllake perkujtimore dhe rrogëtarin e Ahmetxhekeve është bere me date 27.07.2011 nga Enver Osdautaj dhe Beke Osmonaj. Tabela e me poshtme pareqet ndyshimet e fundit. Nga fondi prej 880Euro kane mbet edhe 43.87 Euro. Për kete mbetje është njoftuar këshilli organizativ dhe familjare. Kjo shume do te destinohet për punimin e Pllakates se projektit Kompleksi memorial ,, Pararoja e Atdheut”.
  


Me 23.07.2011 dite e shtune është bere rregullimi i varrezave ne Mylishec.

Janë zhvarros eshtrat e këtyre martireve nga mali i Banishtës dhe te Shkëmbi i Januzaj(Eshtrat e Feriz Hoxhes) dhe janë varros pranë varreve tjera ne lokacionin qe edhe sot njihet me emrin varret e shehitve.

  1. Sali Lahë Bruqi

  2. Zymer Tafë Tafaj

  3. Shaban Halil Osmonaj 16 vjeqar

  4. Lan Isa Osmonaj

  5. Daut Tahir Tafilaj nga Lëbusha

  6. Feriz Sahit Hoxha

Familja Zeqiraj nga Lebusha nuk ka tregu interesim për rregullimin e varrit te Sadik Zeqiraj, nuk ju kanë pergjegje njoftimeve dhe kërkesave te vazhdueshme te këshillit organizativ.

Nga Isniqi jemi nis për Mylishec ne ora 06:00. Vendi i nisjes ishte nga qendra- Kroni.

Materialet u barten me kamion te Bajram Tahirsylaj ne drejtim te Zllonopojes kurse vullnetaret për pune me xhipa te: Enver Osdautaj, Sami Tafaj, Hasan Mulaj, Milazim Osdautaj, Fidan Mehaj, Bujar Zukaj dhe me kamionet te Hazir Mehaj. Secilit xhip ia kemi qit nga 20 Euro karburant.

Vullnetaret për pune qe jane nise nga Isniqi:

  1. Enver Osdautaj

  2. Sali Ahmetaj

  3. Beke Osmonaj

  4. Avni Osmonaj

  5. Besfort Osdautaj

  6. Naser Osdautaj

  7. Deme Osdautaj

  8. Skender Rexhahmetaj

  9. Hajdar Rexhahmetaj

  10. Bujar Zukaj

  11. Rame Haklaj

  12. Miftar Ahmetxhekaj

  13. Xhavit Shala

  14. Bardan Shala

  15. Sami Tafaj

  16. Istref Tafaj

  17. Enver Tafaj

  18. Besim Tahirsylaj

  19. Rexhep Tishukaj

  20. Djali i Rexhep Tishukaj

  21. Hazir Mehaj

  22. Muhamet Mehaj

  23. Ardeshir Mehaj

  24. Selim Balaj

Vullnetaret për pune qe jane bashkëngjit ne Mylishec:

  • Smajl Osmonaj
  • Binak Osmonaj (ka barte gur me xhipin e tij për punimin e vendit për pllake)
  • Feriz Qeta
  • Binak Seferaj
  • Shaban Rexhahmetaj
  • Avdi Ahmetxhekaj
  • Isa Hoxhaj me 6 nga familja Hoxhaj
  • Shkelzen Osmanaj me disa nga Familja Ukëisa(Osmanaj)
  • Haxhi Homdi Osmanaj me disa djem e nipa(Trubuhovc)
  • Rame Meli
  • Mehmet Dervish Mulaj

Punimet jane shoqeru tere diten nga shume njerëz qe kishin ardh nga Mylisheci, Roshkodoli, Pleqja e Zllonopoja.
Kete dite nuk kemi arrit me e gjete varrin e Sadik Zeqiraj

Me date 24.07.2011 është bere rrethimi i varreve te martireve ne Mylishec. Keto punime jene realizuar nga:

  • Smajl Osmonaj
  • Hajdar Osmonaj
  • Binak Osmonaj
  • Shkelzen Osmonaj(Trubuhovc)
  • Azllan Osmonaj(Gurakoc)
  • Hysen Osmonaj
  • Zymer Osmonaj
  • Deli Osmonaj
  • Feriz Qetaj (Trubuhovc)
  • Mehmet Dervish Mulaj

Me 28.07.2011 Zeke Sinanaj me kerkes te këshillit Organizativ I ka dorezu te Beke Osmanaj  900 Euro kurse Beka te Enver Osdautaj. Keto para ishin te dhuruara nga familja e Mbretit te shqiptareve për shenimin e 100 vjetorit te kuvendit te Isniqit. Shuma e dhuruar ishte ne vler 1000Euro. 100Euro nga kjo shume jane shpenzuar për kameramanin qe ka bere incizimet për kete pervjetor. Vitin e kaluar jemi dakorduar qe keto para te perdoren për shenim in e 90 vjetorit te masakres ne Isniq dhe Bjeshke te Isniqit.

Me 02.08.2011 Enver Osdautraj(me xhip), Sali Ahmetaj dhe Skender Rexhahmetaj udhëtuan për Mylishec për te organizuar njerëz për përgatitjen e ushqimeve tradicionale. Selmon Mulaj është përzgjedhur koordinator për dreke.
Image result for isniqi
Skender Rexhahmetaj është caktuar koordinator për shenimin e aktiviteteve perkujtimore, Ismet Osdautaj, Zeke Sinanaj, Murteza Osdautaj, Hajdar Rexhahmetja dhe Blerim Bajraktaraj për përgatitjen e fjales se rastit. Enver Osdautaj koordinator per logjistik. Arkatar është zgjedhur Enver Osdautaj. Për pergatitjen e terenit për aktivitete  është zgjedhur Beke Osmonaj. 

Raporti përfundimtar i shpenzimeve   

  



Lista e të vrarëve dhë të masakruarve në Isniq dhe bjeshkë të Isniqit  me 1921

Në këtë ngjarje forcat serbe nen udheheqjen e Vuksan Gojkoviqit  vranë mbi 40 persona dhe plaqkiten rreth 18000 kren bageti. Këto të dhëna I kam marrë në librin Deçani me autor Faton Mehmetaj. Ky autor është bazuar në të dhënat  Zekë Sinanaj dhe Sadik Ramë Tahirsylaj. Poashtu këto të dhëna janë marrë edhe në gazeten Bujku të datës 2 Gusht 1997 me autor Zekeria Cana.

Të vrarë dhe masakruar në Isniq:

  1. Hajdar Selmon Ahmataj

  2. Bajram Ferizi

  3. Rizë Ferizi

  4. 1 grua

  5. Mehë Plava dhe

  6. Emine Plava me familje(Masakruar dhe djegur në Mullirin e Balaj).

Të vrarë dhe masakruar në Pleqe:

  1. Sadri Osë Osdautaj

  2. Adem Osë Osdautaj

  3. Sali Sadri Osdautaj

  4. Bardh Arif Osdautaj

  5. Brahim Bardh Osdautaj

  6. Ali Avdyl Osdautaj

  7. Adem Elez Tahirsylaj

  8. Bardhosh Halili nga Lluka e Eperme

  9. Fakë Sadiku nga Duboviku

Në Pleqe janë 11 varre që dihen. Zekë Haliti eshte deshmitar i gjallë i kësaj masakre.

 Ai thotë se: Në Pleqe janë vrarë rrethë 12 persona. Ngjarjen e përshkruan ngjajshem si  gjyshi imë(Himë Idrizi, i mbijetuar i kësaj masakre ).
Të vrarë dhe masakruar në Mylishec:

  1. Sylë Selman Ahmetxhekaj

  2. Halit Miftar Ahmetxhekaj

  3. Ali Rrustem Rexhahmetaj

  4. Rrustem Zeqë Tishuku

  5. Halit Miftar Mehaj

  6. Mehmet Ramë Mehmetaj

  7. Sali Lahë Bruqi

  8. Zymer Tafë Tafaj

  9. Shaban Halil Osmonaj 16 vjeqar

  10. Flitet edhe për një të Osmonaj

  11. Sadik Zeqiraj nga Lëbusha

  12. Daut Tahir Tafilaj nga Lëbusha

Këto janë të dhënat e shkruara qe kemi në shërbim.

Me date 06.03.2011 Bekë Osmanaj, Bujar Zukaj dhe Enver Osdautaj ne një takim me Hamdi Halil Osmonaj(vëlla I martirit Shaban Halil Osmonaj)me origjin nga Isniqi e i ramë ne LLuga të Istogut( Plotso fshatin) konfirmoj dhe deklaroj keta emra te vrare e të masakruar në Mylishec me 1921. Poashtu Hamdian thote se: ne ate kohe kaqak ne bjeshke te Lumbardhit ishin Avdyl Alia dhe Hysen Sadiku.

  • Shaban Halil Osmonaj 16 vjeqar(Ekziston ne listen e mësiperme-varri I tij eshte I vetem nen Qafë të Mylishecit)

  • Lan Isa Osmonaj (Nuk ishte I identifikuar ne burimet e deritashme) rreth 35 vjeqar-arri I tij eshte i vetem nen Qafë të Mylishecit

  • Feriz Sahit Hoxha me origjin nga Strellci i ramë në Prekall rreth 35 vjeq

Hamdi Halili Deklaron se pleqt kanë treguar se vetem në bjeshkë atë vërë janë vrarë e masakruar 37 veta. Në këtë kohë në Bjeshkë të Lumbardhit kanë qendruar kaqak Avdyl Alija dheHysen Sadiku.

Ne fjalen e rastit per 90 vjetorin e masakres jane emrat e sakte dhe te kompletuar te atyre qe jane identifikuar dhe rregulluar varret.

Rregullimi i varreve te martireve ne Pleqe- Lokacioni Hunda

Me date 22 Maj 2011 është organizuar rregullimi i  Varreve te martireve:

  1. Bardh Arif Osdautaj

  2. Brahim Bardh Osdautaj

  3. Ali Avdyl Osdautaj

  4. Sali Sadri Osdautaj

  5. Adem Elez Tahirsylaj

  6. Bardhosh Halil Molliqaj

  7. Fakë Sadik Krasniqi

Një ditë me pare është organizuar transporti i materialit për rregullimin e varreve ne dy lokacionet ne Pleqe-Hunde dhe te Podi i Mirë. Ne pleqe është dërguar këta material:

  • 9 Gure graniti(70x40x8cm) dhe dy pllaka (60x50x3cm)
  • 20 thas qiement
  • 3 cm3 zhavorr
  • Armaturë
  • 2 shtira metalike për flamuj
  • Dërrasa

Transporti është bërë me kamion te Milazim Osdautaj, kurse kane ndihmuar ne ngarkim dhe shkarkim Miftar  Osdautaj,  Selmon  Osdautaj , Lulzim Osdautaj dhe me pagesë Alban Osdautaj.

Ky Material është shkarkuar ne dy vende: Ne stanisht te Balive dhe te Varret e Mira ( Sadri dhe  Adem Oses).
Kontaktet me vullnetaret dhe organizimin e aktiviteteve e ka bere Enver Osdautaj me mbështetje nga Selmon Osdautaj.

Vullnetar ne bartjen e materialit dhe montimin e gureve te Granitit ne Hunde ishin:

  1. Enver Osdautaj

  2. Sali Ahmetaj

  3. Beke Osmonaj

  4. Ismet Osdautaj

  5. Miftar Osdautaj

  6. Milazim Osdautaj

  7. Halim Osdautaj

  8. Rrustem Osdautaj

  9. Qerim Osdautaj

  10. Besfort Osdautaj

  11. Selmon Osdautaj

  12. Elez Osdautaj

  13. Xheladin Osdautaj

  14. Syle Osdautaj

  15. Muzli Osdautaj

  16. Ramiz Osdautaj

  17. Alban Osdautaj

  18. Rexhep Osdautaj

  19. Rame Haklaj

  20. Burim Haklaj

  21. Ali Tahirsylaj

  22. Besim Tahirsylaj

  23. Shkumbin?Tahirsylaj

  24. Kushtrim Alaj

  25. Mensur Tahiraj

  26. Valmir Pepaj

  27. Deme Molliqaj

Ne përfundim te punimeve kane mbërri edhe Vehat  dhe Ismet Tahirsylaj me dy djem te tyre.


Ketë dite u bart keta material:

  • 7 gurë te varreve dhe 2 pllaka graniti,10 thasë qiement;afër 1.5 m3 zhavorr;dërrasa dhe vegla pune;shqim për dy shujta dhe pije.

Këta material është bartur me krah dhe me karroca dore(8 karroca ne dispozicion)

Transporti i këtyre njerëzve është bere me kamion te Milazim Osdautaj dhe xhip te Enver Osdautaj.

Për ketë aktivitet Kamionit i janë siguruar 150litra nafte donacion nga kryetari i komunës me kërkese te Enver Osdautaj. Ketë dite janë dërguar rrethe 3m3 gurë për rregullimin e varrit te Sadri Oses dhe Adem Oses.

 Pasi binte  shume shi pas orës 16 nuk kishte mundësi te punoheshin edhe këto dy varre. Prej Konit te Njelmët deri te këto varre këta gurë i kemi bartur me traktor te djemve te Shefqet Micit pasi kamioni rrëshqiste.

Rregullimi i varrit te Sadri Oses dhe Adem Oses u la për ndonjë dite tjetër.  Për ne rrafsh u nisem ne ora 18:00. Ne Deçan kemi pi kafe te gjithë se bashku ne Hotel Iliria.


Me 29 Maj 2011 është bere rregullimi i varit te Sadri dhe Adem Oses. Lokacioni afër podit te mire.

Pjesmarres ne punime:

  1. Enver Osdautaj

  2. Ismet Osdautaj

  3. Selmon Osdautaj

  4. Rrustem Osdautaj

  5. Mifter Osdautaj

  6. Sylë Osdautaj

  7. Deli Osdautaj

  8. Lulzim Osdautaj

  9. Haxhi Osdautaj

  10. Qerim  Osdautaj

  11. Milazim Osdautaj

  12. Besfort Osdautaj

Transporti i ketyre njerëzve është bere me xhipa te Enverit dhe Selmonit. Aktivitetetn ishin te ngjashme si me 22 Maj.

Bekë Balaj : Ata që tkurrin territorin e Kosovës, do mallkohen nga gjaku i derdhur për këtë vend


Image result for beke balaj nga strellci
          Bekë Balaj

Ata që tkurrin territorin e Kosovës, do mallkohen nga gjaku i derdhur për këtë vend
Nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe deklaratave bajate me sloganin tanimë të njohur se, “Kosova nuk humbë as edhe 1 cm² territor nga ai i vitit 1974”, me shtynë që për hir të opinionit të gjerë dhe sensibilizimit të tij, të sqaroj disa fakte të njohura, por që Komisionit Qeveritar për demarkacion, nuk i mjaftojnë dhe nuk duan ti dëgjojnë, por përpiqen ti mjegullojnë.

Është e vërtetë se Kosova nuk humbë vetëm 1cm² territor nga ai i vitit 1974, por nëse vija kufitare vendoset ku pretendon Mali i Zi, humbë me mija hektar (100-200 km²). Kjo më përngjanë në sloganin e vitit 1989-1990, kur nga disa politikan të kohës thuhej se, Kosova nuk humbë asgjë me ndryshimin e Kushtetutës të vitit 1974, e dihet mirë se çka humbi dhe si rrodhet ngjarjet më vonë. Unë në këtë shkrim do të përpiqem më pak fjalë të jap disa sqarime, për opinion, dhe atë vetëm për bjeshkën e Zhlebit, e pjesërisht edhe Ishtedimit, meqenëse këto territore i njoh mirë, sidomos atë të Zhlebit që nga vitet 1947 e gjer më tani.

Këto bjeshkë i kemi trashëguar që nga koha e Perandorisë Osmane (gjysma e shek. XIX) dhe janë shfrytëzuar nga banorët e 30 fshatrave të komunës së Pejës, Deçanit dhe Istogut, në të gjitha periudhat.

Pas luftës se II-të Botërore, konkretisht në vitet 1946/47, është vendosur vija kufitare në mes Republikës së Malit të Zi dhe Kosovës si Provincë në kuadër të Republikës së Serbisë, me pikë kufitare referente të “Kulla e Zhlebit”, që është pika më e lartë mbidetare në rrugën Pejë-Kullë-Rozhajë, dhe gjendet përafërsisht në largësi të njëjtë nga vendbanimet Rozhajë-Radavc. Me vendosjen e kësaj vije kufitare nga bjeshka e Zhlebit dhe Ishtedimit, kanë mbet disa qindra hektar territor në anën e Malit të Zi, por që janë shfrytëzuar lirshëm nga banorët e Kosovës që kanë pas tëbanat (stanet) në atë territor, kuptohet duke paguar taksat në Rozhajë.

Njëjtë edhe banorët që kishin tëbanat (stanet) në territorin e Kosovës, paguanin taksat në N.P. të Pejës. Pra, bjeshka e Zhlebit dhe Ishtedimit janë administruar pjesërisht nga Peja, pjesërisht nga Rozhaja, varësisht si i ka ndarë vija kufitare.
Këta kufij kanë qëndruar të pandryshuar që nga vendosja e tyre në vitet 1950, 1963, 1974 etj, pavarësisht ndryshimeve Kushtetuese që kanë ndodhur, vetëm në aspektin juridiko-legjislativ dhe politikë, por pa prekur asnjëherë kufijtë përkatës (jo territorial).


Argumentet që dëshmojnë për vijën kufitare të Kulla:

1. Harta që disponon Komisioni vëzhgues i komunës së Pejës.

2. Harta e nxjerrë në Mal të Zi që tregon territorin e Zhlebit të administruar nga Mali i Zi deri të Kulla.

3. Ndërtimi i rrugës Pejë-Kullë-Rozhajë (Pejë-Kullë nga Kosova, ndërsa Kullë-Rozhajë nga Mazi i Zi).

4. Mirëmbajtja e rrugës deri të Kulla, gjithnjë nga Kosova, kurse anën tjetër përtej Kullës nga Mali i Zi.

5. Ndërtimi i transmetuesit të valëve nga RTP (Radio Televizioni i Prishtinës).

6. Ndërtimi i linjës largpërçuese të rrymës elektrike, gjithnjë Kosova deri të Kulla, tutje Mali i Zi, që edhe sot për nga konstruksioni dallohen shtyllat në këtë anë dhe në atë anë të kufirit.

7. Pagesa e taksave për kullota, lëndë drusore dhe lëndë ndërtimi në N.P. në Pejë, që edhe tani mund të dëshmohen në çdo moment me dëftesa përkatëse dhe me aktvendime gjyqësore të Gjykatave Komunale të Pejës dhe Deçanit.

8. Pyllëzimi i qindra hektarëve me fidanë bredhi nga Shkalla deri të Kulla, në vitet 1979/80 e më vonë nga ana e Ndërmarrjes Pyjore nga Peja.

Ndërmarrja Pyjore nga Peja, jo vetëm që ka administruar, i ka menaxhuar dhe i ka shfrytëzuar këto prona, por edhe ka kultivuar në territorin në fjalë, që dëshmohen me qindra dokumente që gjenden në zyrat e kësaj ndërmarrje.

9. Nxjerrja e “bosave të barit” në lëndinat në afërsi të Kullës, e që i përkasin territorit të Kosovës, për stadionin futbollistik në Pejë.

10. Pyllëzimi i bjeshkës së Zhlebit që gjendët në territorin e Malit të Zi nga ana e Rozhajës vetëm deri në kufi me Kosovën (të Kulla) pas vitit 2001-2002.

11. Vendosja e doganës së Malit të Zi në largësi nga kufiri me Kosovën për 5-6 km sipas Marrëveshjes së Kumanovës të qershorit të vitit 1999, e që pas afërsisht dy viteve i është afruar 400-500 m në afërsi të Kullës, e ku gjendet edhe tani, pra në territorin e Malit të Zi.

Të gjitha këto veprimtari që u përmendën më lartë, që ka edhe të tjera që kanë ndodhur në periudhën në fjale sipas Komisionit tonë Qeveritarë për demarkacion nuk janë argumente të mjaftueshme, por kërkojnë diçka që nuk ekziston. Botërisht dihet se ushtria, policia dhe administrate e Jugosllavisë (Serbi-Mali i Zi), pas luftës së vitit 1999, ka plaçkitur të gjithë dokumentacionin origjinal katastral dhe pas bisedimeve të zhvilluara mes palëve Kosove-Serbi në prani të faktorit ndërkombëtarë, kanë pranuar që ti kthejnë vetëm kopjet e përpunuara që mund të jenë edhe të falsifikuara, e që Komisioni ynë Qeveritar, më shumë u beson atyre sesa fakteve të gjalla qoftë në popull, qoftë në terren, qoftë dokumenteve të përmendura.

 P1130830.JPG
 
Komisioni “i nderuar” i përbërë prej njerëzve me tituj akademik, për tre vite rresht nuk arritën të sigurojnë së paku një dokument që do tu përshtatej atyre, e kjo është e kuptueshme se dokumentet nuk gjinden në zyre ku punojnë ata, por në zyre të ndërmarrjeve që u përmenden më lartë, në arkivat komunale dhe shtetërore, si në Kosovë dhe jashtë saj, në enciklopedi të gjitha Republikave të ish Jugosllavisë, por edhe në popull. Aq më keq që si profesionist të fushave në gjeografi dhe gjeodezi, nuk e paskan njohtë territorin e 10-11 mijë km² territor të Kosovës, gjë që nuk besoj sepse nuk dyshoj në aftësitë e tyre, por që ato aftësi po i përdorin për të manipuluar opinionin e gjerë, meqenëse siç duket kjo vij kufitare është parapërcaktuar nga udhëheqësit (politikanët) tonë dhe Malit të Zi, me bekimin e Faktorit Ndërkombëtarë, për ti kënaqur apetitet e Malit të Zi, ndërsa Komisioni ka shërbyer vetëm si “mashë” për të mos e prekur zjarrin me dorë.

Sa u përket portaleve që përdorin për tu arsyetuar se banorët e disa fshatrave si: Dubovik, Rashiq etj; kanë kërkuar ndihmën e kryetarit të Rozhajës është e vërtetë, por për territorin që është administruar nga Rozhaja, prandaj mos të përpiqen, siç thotë populli “me la m.... me sh... “ sepse nuk ka lum që i pastron.
Ata që tkurrin territorin e Kosovës, do mallkohen nga gjaku i derdhur për këtë vend
Pra, nëse kufijtë vendosen aty ku pretendon Mali i Zi, atëherë ne Kosovarët për më shumë se 60 vite i paskemi shfrytëzuar “pronat e huaja”, pronat e atyre që kurrë nuk i kanë pas, përveç në kohën e okupimit të viteve 1913-1915, dhe historikisht dihet se çfarë gjenocidi ka ushtruar Mali i Zi në popullatën e Dukagjinit në atë periudhë.

Me këtë marrëveshje siç pretendon Mali i Zi, vetëm në vijën Kullë-Shkallë me gjatësi mbi 5 km, Kosova humbë mija hektarë: bjeshkën e Zhlebit dhe Ishtedimit në tërësi, dhe pjesë të Seinovës, pa llogaritur anën kah Rugova. Njëkohësisht përvetëson edhe pikat strategjike shumë të rëndësishme: majën e Rusolisë dhe podin e Hamshorit që gjendet vetëm disa qindra metra afër Jabllanicës së madhe të Podgurit.

Fjala e urtë popullore thotë: “Uji lëvizë kurse inertet mbesin” (por varet çfarë inertesh, të dobishme apo të dëmshme). Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, nëse e ka pranuar faktin ashtu siç u cek më lartë, le ta bajnë me shëndet turpin dhe tradhtinë që do tua lënë brezave të tyre trashëgim. Meqenëse në Kabinetin Qeveritarë ka ministra dhe zëvendës ministra që shumë mirë i njohin këto fakte, por që heshtin nga frika qe mos ti humbin postet, prandaj mos të përpiqen të na bindin që tu besojmë të pavërtetave.

Në emër të të gjithë banorëve të komunave Pejë, Deçan dhe Istog, që kanë protestuar disa herë që nga viti 2008 për këtë çështje, i bëj apel Kryetarit të Parlamentit të Kosovës dhe të gjithë Deputetëve pa dallime partiake, që mos të votojnë “shitjen apo faljen” e territorit në fjalë, sepse do ti ndëshkoj “nëma” apo mallkimi i popullit të shkretë, që ua ka dhënë votën për ti udhëhequr dinjitetshëm e jo për ti mashtruar, dhe mallkimi i prindërve dhe fëmijëve qe kanë humbur më të dashurit e tyre, për këtë tokë që po tkurret dhe cungohet vazhdimisht. Po ashtu i bëj apel edhe Presidentes së Kosovës, që mos ta nënshkruaj një akt të tillë të turpshëm, sepse historia është e pamëshirshme dhe do tu çmoj ashtu siç keni vepruar dhe do të veproni.

(Autori është veteran i arsimit nga Strellci i Ulët i KK Deçanit dhe njohës i mirë i vijës kufitare me Malin e Zi)

Kimete Berisha : Gra të neveritshme!

Gra të neveritshme!
Po, mos moj Albulena. A s'e sheh veten qysh po dukesh primitive, agresive, vulgare, banale, e çoroditur, si e arratisur nga azili i çmendisë.
Një damë, një zonjë, një luftëtare dhe një revolucionare nuk gjuan me vezë, si amviset e dëshëruara kur u "digjen" pallaqinkat.
Një luftëtare e vërtetë secilën fjalë, secilin argument e ka një armë të fuqishme, që rrëzon për toke.
Sepse, gjuha thyen eshtra. Jo vezët. Vezët nuk thyejnë eshtra, përveç nëse pulat ia dalin t'ia fusin nga një vezë nën sqetulla Kryeministrit.
Edhe, diçka. Ti bashkë me Donikën (e cila të ngrehte për krahu si zhele) prej sotit e keni rehabilituar Kryeministrin, ia keni marrë mëkatet, ia keni "pastruar" dhe ia keni bërë një maskë të dobishme lëkurës së tij, sepse s'ka maskë më e mirë për lëkurën e fytyrës sesa të bardhtë dhe të kuqtë e vezës.
Çka po doni? Ta turpëroni Kryeministrin!
Veza nuk shërben për të turpëruar njerëzit.
Nuk turpërohet "viktima", por gjithmonë turpërohet agresori.
Nuk gjuhet njeriu me vezë ja "kajsh nanën".
Definitivisht, pula është më e vjetër se "voja"!

Prof.Dr.sc. Eshref Ymeri : Në pritje të ndryshimeve kushtetuese

Në pritje  të ndryshimeve kushtetuese

U bë kaq kohë që politikanët në krye të hierarkisë pushtetore dhe opozita po flasin për ndryshime kushtetuese. Nuk e dimë konkretisht se çfarë nenesh të Kushtetutës do të preken në këto ndryshime të pritshme dhe çfarë nenesh do të shtohen. Politikanët, në bashkëpunim me juristët, do ta thonë vetë fjalën e tyre.Ndërkohë janë dëgjuar zëra, sipas të cilëve ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen me referendum. Këtyre zërave dëshiroj t’ju them se edhe votimi me referendum nuk e zgjidh problemin, sepse votimi në vendin tonëështë shndërruar në një ritual formal, pas përfundimit të të cilit gjithçka ndjek hullinë që u intereson klaneve më të fuqishme politike që kanë pushtetin ose që synojnë ta marrin atë me se s’bën përmes blerjes së votës.

Gjithsesi, ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme dhe duhen bërë për faktin se disa gjëra janë mahisur keq. Unë këtu dëshiroj të prek disa çështje, të cilat me siguri që janë tërësisht jasht vëmendjes së politikanëve dhe të juristëve në procesin e përgatitjes së ndryshimeve kushtetuese.
Së pari, le të ndalemi në një fakt konkret.

Kushtetuta e tanishme, të cilën majtistët e hodhën në referendum në vitin 1998, nuk ka asnjë nen që të përcaktojë se kush duhet të jetë në krye të komuniteteve fetare në vendin tonë. Projektkushtetuta e vitit 1994 e kishte një nen të tillë. Por ajo nuk fitoi në referendumin e atij viti, se Partia Socialiste u ra kambanave në të gjitha udhëkryqet e vendit që ajo të mos votohej, sepse, sipas propagantës majtiste, kishte “rrezik” që Presidenti Berisha të behej “mbret”. Dhe shumica e popullit votoi kundër. Në Projektkushtetutën e vitit 1998, të cilën majtistët shqiptarë e përgatitën me ndihmën e “vyer” të këshillëtarëve grekë, nuk figuronte më neni i projektit të vitit 1994 që bënte fjalë për krerët e komuniteteve fetare që duhet të jenë me prejardhje, me shtetësi dhe me gjak shqiptari. Në votimin e asaj Projektkushtetute, votuesit e krahut të djathtë nuk morën pjesë, sipas thirrjes që u bëri Partia Demokratike. Pra, vendi u bë me një kushtetutë majtiste, e cila, me heqjen e nenit të lartpërmendur, krijoi kushte që në krye të komuniteteve fetare mund të caktoheshin edhe të huaj. Si përfundim, gjatë një periudhe më shumë se 23-vjeçare, kishën ortodokse të Shqipërisë po e qeveris një i huaj, Anastas Janullatosi, i cili vjen nga një vend me një qëndrim tradicionalisht armiqësor ndaj vendit tonë dhe që asnjëherë nuk i ka reshtur pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut, për çka kanë deklaruar fare shkoqur presidentët grekë Stefanopulos dhe Papulias, sa herë që ka rënë fjala për Korçën dhe për Himarën, duke anashkaluar faktin që trojet tona etnike shkojnë deri në Artë e në Prevezë.

Çdo prift ortodoks shqiptar që është brumosur me ndjenjat e shqiptarisë, normalisht, duhet të jetë i bindur që në këtë periudhë 23-vjeçare të drejtimit të kishës nga një i huaj, ai mund të kishte përfunduar 5 universitete për të mësuar artin e drejtimit të Kishës Ortodokse Fanoliane dhe për të marrë përsipër postin e Kryepeshkopit Shqiptar. Por Janullatosi nuk ka dashur qëllimisht që një prift ortodoks shqiptar të ngrihet deri në një post të tillë. Kjo për faktin se ai ndodhet në Shqipëri me një mision të pastër politik. Nuk e di se cila është arsyeja që klasa politike e Tiranës ka mbajtur qëndrime antikombëtare në raport me Janullatosin. Janullatosi ishte në krye të administrimit të situatës për zhvarrimet e Kosinës për blerje eshtrash të vdekurish shqiptarë për mbushjen me to të varrezave që u ngritën në jugun e Shqipërisë në nderim të ushtarëve agresorë grekë. Dhe Tirana zyrtare bëri sehir. Jo vetëm kaq, por, paraprakisht, parlamenti shqiptar pati votuar për ngritjen e atyre varrezave që kanë ndotur truallin e Shqipërisë së Jugut. Ai votim përbën një faqe turpi në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Megjithatë, edhe pas zhurmës që u bë në shtyp për zhvarrimet e Kosinës, Janullatosi e shpërfilli tërësisht Tiranën zyrtare dhe shkoi e u konsultua me kryeministrin Karamanlis. Kjo për faktin sepse të ashtuquajturën kishë ortodokse të Shqipërisë ai e konsideron filial të kishës ortodokse greke. Prandaj edhe autoritetin e Tiranës zyrtare ai nuk e njeh në raport me kishën ortodokse që drejton në vendin tonë.

Qëndrimi skandaloz që mbajti Janullatosi ndaj Shtëpisë së Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet, të cilën donte ta shndërronte forcërisht në kishë, nuk i ngjalli kurrfarë shqetësimi Tiranës zyrtare, edhe pse me vendim të të tria shkallëve të gjyqësorit ajo ndërtesë duhej të vazhdonte të mbetej vatër kulture, kundër pretendimeve të Janullatosit. Pra, edhe në këtë rast Tirana zyrtare vazhdoi të bënte sehir, derisa kryetari i Bashkisë së Përmetit u detyrua të vepronte forcërisht, duke thirrur në ndihmë policinë private.

Në kundërshtim me ndjenjat atdhetare të çdo shqiptari të ndershëm, Janullatosi, në gusht të vitit 2014, në Kolkondas të Fierit organizoi një meshë të posaçme në nderim të Kozmait të Etolisë, armikut të betuar të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Dhe Tirana zyrtare përsëri bëri sehir.
Edhe në rastin e së ashtuquajturës kishë e Shën Thanasit në Dhërmi dhe të zhurmës që u ngrit rreth saj, Janullatosi, me qëndrimin që mbajti, e vërtetoi me fakte se nuk e njeh autoritetin e Tiranës zyrtare, por shkoi me vrap dhe u këshilluar më kryeministrin grek Cipras.

Ka edhe shembuj të tjerë që vërtetojnë se Janullatosi ka mbajtur qëndrime antishqiptare, e megjithatë Tirana zyrtare ka vazhduar të bëjë sehir, në vend që Janullatosin ta largonte menjëherë nga Shqipëria. Madje duhej ta kishte larguar që në vitin 1999, kur, që nga Moska, ai deklaroi për pozicionimin e tij përkrah serbëve, kundër popullit shqiptar të Kosovës. Asokohe Presidenti Meidani, me një dekret të posaçëm, duhej ta kishte larguar menjëherë Janullatosin nga Shqipëria. Nuk e di se cila ishte arsyeja që Presidenti Meidani nuk veproi.

Para do kohësh, me rastin e zhurmës që u bë për të ashtuquajturën kishë e Shën Thanasit në Dhërmi, zotëria Sokol Kondi kishte botuar në gazetën “Mapo” një analizë mjaft interesante në mbrojtje të interesave tona kombëtare. Analiza titullohej:

“Qëllimet ekspansioniste dhe “megalloidea” e Janullatosit në Shqipëri”.
Në atë analizë ai shkruante:
“Janullatosi bën mirë të heqë dorë nga qëllimet ekspansioniste dhe ultranacionaliste me sfond verio-epiriot nëse nuk ka ndër mend që të shpallet “non-grata” dhe t’i jepet ultimatum të largohet brenda 24 orësh nga vendi, sikurse bëri kryeministri i madh patriot i shqiptarëve Pandeli Evengjeli (ortodoks!) në vitin 1920 me një biçim Janullatosi të kohës që donte t’i bindte me zor korçarët se ishin grekë” (Citohet sipas faqes së internetit të gazetës“Mapo”. 25 gusht 2015).

E përshëndes zotin Sokol Kondi për këtë qëndrim prej shqiptari të vërtetë ndaj Janullatosit. Por problemi është se në krye të ngrehinës politike shqiptare, nuk ka burra shteti që të kenë këllqet e Kryeministrit të dikurshëm Pandeli Evangjeli. Me rastin e zhurmës që bëri Janullatosi për kishë-gërmadhën e Shën Thanasit në Dhërmi, Kryeministri Rama deklaroi:

“Do ta rindërtojmë kishën, ishte djepi i gjuhës shqipe, grekët s’kanë të drejta mbi besimin tonë” (Citohet sipas: “Kryeministri që u thotë grekëve të vërtetën”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Telegraf”. 01 shtator 2015).

Po në këtë faqe, lexova edhe reagimin e specialistit të së drejtës ndërkombëtare, e intelektualit dhe nacionalistit të shquar Abdi Baleta:
“Më në fund, një kryeministër shqiptar u thotë grekëve të vërtetën në sy”.

Edhe unë e përshëndes deklaratën e Kryeministrit Rama. Por kush na siguron se nuk ka rrezik që ajo të mbetet thjesht në kuadrin e retorikës? Sepse duhet vepruar me hapa konkretë. Posti i Kryepeshkopit të Kishës Fanoliane i duhet kthyer sa më shpejt që të jetë e mundur një prifti shqiptar, me shtetësi, me prejardhje dhe me gjak shqiptari. Unë mendoj se këtë problem e zgjidh përfundimisht vendosja e atij nenit të lartpërmendur, të cilin majtistët shqiptarë e hoqën nga kushtetuta që votuan në vitin 1998. Majtistët shqiptarë duhet ta kuptojnë një herë e mirë se Kisha Ortodokse Fanoliane, Janullatosin e ka peshqesh prej tyre gjatë këtyre 23 vjetëve, pikërisht prej kushtetutës së tyre të vitit 1998 që e hodhën në votim, duke shpërfillur alternativën e djathtë. Prandaj asokohe kishte shumë të drejtë zoti Baleta që atë kushtetutë e pati etiketuar si pushtetutë.

Veç kësaj, në kushtetutë, në nenin që duhet të shtohet për drejtuesit e komuniteteve fetare që duhet të jenë me shtetësi, me prejardhje dhe me gjak shqiptari, duhet të theksohet edhe diçka tjetër: në Shqipëri nuk lejohet që pranë komuniteteve fetare të punojnë klerikë të huaj, të çfarëdo feje qofshin.

Së dyti, sipas kushtetutës majtiste, parlamenti shqiptar përbëhet prej 140 deputetësh. Në kushtet e një varfërie të skajshme ku është katandisur vendi ynë, vallë a nuk duhet shkurtuar numri i deputetëve të tanishëm dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ai të zbresë deri në 80 deputetë? Sepse 60 deputetë më pak në parlament, do të thotë miliarda lekë të kursyera brenda njëmandati parlamentar. Ne jemi vend i vogël. Nga më shumë se 5 milionë banorë të vendit tonë, gati gjysma e tyre e kanë braktisur atdheun dhe çdo muaj vazhdon largimi i tyre. Në këto kushte, kur brenda vendit kanë mbetur 2,5 apo rreth 3 milionë banorë, a është e udhës që ne të kemi në parlament 140 deputetë? Kjo më duket absurde. Qeveria Rama bëri një reformë për ristrukturimin e pushtetit vendor dhe komunat e bashkitë i shkurtoi nga 309 në 61. Bëri shumë mirë se në këtë mënyrë u shkurtua armata e njerëzve parazitë që merrnin rroga pa bërë asgjë dhe u çliruan fonde të konsiderueshme për t’u shfrytëzuar për lehtësimin e varfërisë. Por e njëjta gjë duhet bërë edhe për ristrukturimin e parlamentit, numri i deputetëve të të cilit, sipas këndvështrimit tim, duhet të zbresë në shifrën 80. Izraeli ka një popullsi prej 7 milionë banorësh (përjashtuar diasporën), pra, më shumë se dyfishin e popullsisë së vendit tonë, dhe në parlament ka të zgjedhur gjithsej 120 deputetë. Çlirimi i fondeve kolosale nga shkurtimi i numrit të deputetëve, do të ndikonte në rritjen e pensioneve të ulëta, në shtimin e përkrahjes sociale dhe në uljen e taksave për biznesin e vogël, çka do të bënte të mundur reduktimin e nivelit të varfërisë në shkallë vendi. Është e turpshme për klasën politike që qeveris vendin dhe është poshtëruese për shtresat në nevojë të vendit tonë që Shqipëria, edhe një çerek shekulli pas ndërrimit të sistemit, të vazhdojë të mbetet vendi më i varfër i kontinentit evropian. Ky fakt të bën të dyshosh se klasa politike që ka qeverisur vendin gjatë këtyre 25 vjetëve, ose është një klasë kriminale qëi ka mbushur mendjen vetes se në pushtet ajo mund të qëndrojë sa më gjatë, duke pasur një popull sa më të varfër, që rri e vështron qeverinë në dritë të syrit për kotheren e bukës, ose ajo është një klasë në shërbim të të huajve, të cilët i kanë caktuar si misionvarfërimin e vazhdueshëm të popullit, në mënyrë që ky ta braktisë vendinmasivisht, për t’u shpëtuar vargonjve të varfërisë, me qëllim që Shqipëria të mos ngrihet kurrë më këmbë, ashtu siç u ka interesuar tradicionalisht shovinizmit evropian dhe fqinjëve tanë grekosllavë.

Unë shpreh publikisht dëshirën time që shtresa e intelektualëve shqiptarë, veçanërisht intelektualët që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në mjetet e informimit masiv dhe në jetën akademike universitare, si edhe mjaft intelektualë të shquar në emigracion dhe në diasporë, ta thonë hapur fjalën e tyre për domosdoshmërinë e shkurtimit të numrit të deputetëve deri në shifrën e lartpërmendur.

Së treti, në ndryshimet kushtetuese që u bënë në pranverën e vitit 2009, u vendos që zgjedhjet parlamentare të bëhen sipas sitemit proporcional. Ky sitem e vërtetoi në praktikë se është i dështuar. Ai u dha kompetenca të pakufizuara kryetarëve të partive, i shndërroi ata në feudalë pushtetplotë, çka krijoi kushte për lulëzimin e dukurisë së servilizmit të paimagjinueshëm në radhët e anëtarësisë së partisë para kryetarit të saj. Sepse nuk mund të ndodhte ndryshe, për faktin se listën e kandidatëve për deputetë e përgatit kryetari i partisë dhe askush nuk kuturis ta kundërshtojë se pastaj mbetet jashtë listës. Si përfundim, populli nuk voton për kandidatin që dëshiron, por voton për partinë. Dhe kryetari i partisë i shpërndan kandidatët për deputet në rang vendi sipas midesë së vet. Prandaj është e domosdoshme të bëhen ndryshimet përkatëse në kushtetutë, duke kaluar në sistemin mazhoritar dhe atje të thuhet konkretisht se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të vinë nga strukturat e bazës së partisë, ku, ashtu siç veprohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paraprakisht të garojnë disa kandidatë të partisë në zonën zgjedhore, derisa të dalë në listën përfundimtare ai që ka marrë ma shumë vota si kandidat për deputet në strukturat e partisë në bazë. Vetëm në këtë mënyrë do të shmanget servilizmi që po lulëzon aq shëmtueshëm para kryetarit të partisë.

Së katërti, në kushtetutë duhet të shtohet një nen i posaçëm, ku të thuhet qartazi, se çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë nuk mund ta ushtrojë një mandat më shumë se dy herë, qoftë deputet, qoftë kryeministër, qoftë ministër, qoftë drejtor, qoftë kryetar bashkie, qoftë kryetar komune, qoftë kryetar partie e kështu me radhë. Praktika e deritanishme ka vërtetuar se mandatet e tejzgjatura janë shpërdoruar, me to është abuzuar, mbajtësit e tyre për vite me radhë, janë shndërruar në feudalë, në vjedhës skandalozë të fondeve publike, çka ka bërë që të rritet në mënyrë të ndjeshme niveli i varfërisë së qytetarit të thjeshtë. Shtesa e një neni të tillë në kushtetutë, do të krijojë mundësi që populli të shpëtojë nga pushteti i oligarkëve politikë që i janë bërë si gjellë e thartuar.

Shpresoj në mirëkuptimin e lexuesve të nderuar dhe iftoj dashamirësisht ta thonë fjalën e tyre me peshë në mjetet e informimit masiv për të katër problemet që shtrova më lart, të cilat, në këndvështrimin tim, janë mjaft të mprehta.

Tiranë,20 shtator 2015

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...