Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/24

Bajram Haxhiu, patrioti lushnjar që kaloi disa luftëra deri në çlirimin e vendit

Bajram Haxhiu, patrioti lushnjar që kaloi disa luftëra deri në çlirimin e vendit












Familja Haxhiu është një nga familjet e vjetra lushnjare. Sigurisht që sapo dëgjon këtë mbiemër të vjen së pari në mendje emri i një prej pinjollëve të saj,Bajram Haxhiu. Në fakt ai njihet më shumë vetëm me emrin Xha Bami, ndërkohë që është figura e parë e shquar e familjes së vjetër të qytetit të Lushnjës. Jo më kot që në hyrje të rrugicës pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjës,e cila ngjitet sipër drejt kodrës pranë xhamisë dhe qendrës së qytetit të Lushnjës,është vendosur Rruga “Bajram Haxhiu”,i cili do të luante një rol kyç në letërkëmbimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera dhe ishte një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.
 
 Kush ishte Bajram Haxhiu? 
 

Bajram Haxhiu lindi më 3 Maj 1887 në Lushnjë dhe u nda nga jeta më 11 Gusht 1972, patriot luftëtar, partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës. Bajrami vazhdoi shkollën e mesme turqisht, ndërsa shkrim e këndim shqip ka mësuar vet, si shume njerëz të tjerë të këtij fisi. Bajrami mori pjesë gjerësisht në Demonstratën e majit 1906 në qytetin e Lushnjës. Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane. Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve. Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë. Përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të Esat Pashë Toptanit. Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, u ngrit kundër tyre dhe synimeve shoviniste. Pasi e kapën, e internuan në Shkodër bashkë me pjesëmarrës të tjerë të lëvizjes. Pas Luftës së Madhe, u kthye në vendlindje, ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë. Pavarësia e Shqipërisë qe tronditur shume nga shtetet ndërluftuese si dhe qëndrimi i vendeve fqinje. Problemi i sigurisë kombëtare shqetësoi gjithë njerëzit atdhedashës të kërkonin thirrjen e një kongresi kombëtar për të mbrojtur atdheun. Mbledhjen e kongresit e morën përsipër njerëz të qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi, garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses te tij. Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu. Ai luajti nje rol shumë të rëndësishëm në letërkembimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera. Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxori kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës. Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike, ai mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe në LANÇ 1939-1944, gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva. Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu dhe atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu.
 
 
Kujtime të Bajram Haxhiu-t për Kongresin e Lushnjës 
 

 
…Në kohën kur bëheshin përpjekjet për Kongresin e Lushnjës,unë kam qenë anëtar i Komisionit Inisiator për thirrjen e tij. Këtu,në qytetin tonë,kishte një lëvizje të gjerë patriotike. Para se të mblidhej Kongresi,ne hoqëm një flamur Italian dhe e dogjëm. Aty pranë nesh u gjend një turmë e madhe njerëzish,kështu që italianët nuk guxuan të merrnin ndonjë veprim. Siç më kujtohet,njeriu që kujdesej më shumë për thirrjen e Kongresit ishte Eshref Frasheri. Unë e njihja edhe me parë,se kishte qenë këtu si inxhinier. Mbasi u vendos të mblidhej Kongresi,na duhej të caktonim edhe godinën ku do të mbahej mbledhja. Për këtë iu drejtuam Kaso Fugës,por ai kishte hall,se mos binte në bela dhe nuk donte.Atëherë u vendos që të thirrej Kongresi,duke menduar se edhe në një kasolle do të mund të mbahej.Aqif Pasha kishte sugjeruar,që ky kongres të mbahej në Elbasan,por qe bërë pengesë Shefqet bej Verlaci,i cili në atë kohe hante e pinte me italianët. Unë isha ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se postës në qytetet Elbasan,Peqin,Kavajë dhe Durrës. Taulla Sinani kishte Tiranën dhe anën e Dibrës e të Shkodrës.Nuk më kujtohet kush shkoi në krahinat e jugut. Veç mbaj mend,që ndarja u bë,duke mbajtur parasysh faktin,që të shkonim atje ku kishim të njohur.Në Elbasan mbaja lidhje me Selim Junikun,në Peqin mbaja lidhje me Adem Gjinishin,në Kavajë me Idriz Dizdarin,ndërsa në Durrës me Rexhep Shalën.Rrugët deri në destinacion i bëja me kuaj. Rruga kishte plotë rreziqe,por ne ishim të rinj në atë kohë dhe i kapërcenim.Pastaj nuk donim t’ia dinim shumë,se bënim një punë atdhetare. Ne kohën kur zhvillonte punimet Kongresi kishin ardhur njerëz nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Në Kongres kishte edhe mjaftë lushnjarë.Unë nuk i kujtojë dot të gjithë,por mbaj mend,se kishin ardhur disa përfaqësues edhe nga fshatrat.Gjatë kohës që zhvillonte punimet Kongresi ndihej se Lushnja ishte në festë. Kudo shikoje flamurë kombëtarë. Madje flamurët e vegjël u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijët e shkollës,aty ku ishim ulur në bangat e shkollës. Edhe salla e mbledhjes ishte zbukuruar shumë mirë.E para ishte fytyra e Skënderbeut dhe,pastaj,e Ismail Qemalit. Në mur qe vendosur një Flamurë Kombëtarë. Në Kongres kishte rregull. Nuk të pranonin po të mos kishe mandatin që të ishte dhënë,apo të mos kishe një letër të lëshuar nga Komisioni Organizator i atij Kongresi. Ne kishim marrë detyrën për sigurimin e Kongresit. Kishin ardhur njerëz të armatosur. Disa prej tyre i kishin sjellë vet delegatët për t’i ruajtur gjatë rrugës,por pati edhe nga ata që i thirrëm ne. Më shumë forca kishin ardhur nga Darsia e Dumreja. Në të njëjtën kohë,kishte shumë edhe nga zona e fushës,por unë nuk jam marrë me forcat. Si përgjegjës për këtë punë ishte caktuar Llazar Bozo nga Kolonja. Mbaj mend që ishte këtu Jonuz Dervishi,Selim e Rami Rredhi nga Karavastaja,Musa Zagarja nga fshati Kocaj i Fier-Sheganit e të tjerë. Nga Skrapari kishte ardhur Riza Cerova dhe një djalë tjetër,që ishte sakat. Tërë kodrat rreth qytetit ishin të mbushura me roje,disa prej tyre vinin edhe në qytet. Italianët i shikonin,por nuk i ndalonin. Më kujtohet,se,kur u mor vesh se Myfti Libohova patardhur me ushtri kundër Kongresit,njerëzit ishin tepër të gatshëm për t’iu kundërvënë. Disa u nisën kundër forcave të tij,por ai nuk e zgjati shumë. Ia mbathi në drejtim të Vlorës. Qeveria që u zgjodh nga Kongresi qëndroi pak ditë në Lushnjë,pastaj u përcoll për në Tiranë,që qe caktuar kryeqytet i Shqipërisë. Me të zgjedhurit ne Kongres,drejt kryeqytetit shkuan edhe mjaftë myzeqarë. Sidoqoftë,më të shumtë dhe më të rëndësishmet qenë forcat e organizuara në Peqin,drejtuar nga atdhetari Adem Gjinishi. 
 
 
(Marrë nga libri “Kujtime e këngë për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të viteve 1918-1920”,botim i vitit 1970)

Studiuesi Jon Halliday: Dyshimet e Stalinit dhe Hrushovit mbi Enver Hoxhën, diktatori shqiptar që tërbonte gratë dhe burrat

 Studiuesi Jon Halliday: Dyshimet e Stalinit dhe Hrushovit mbi Enver Hoxhën, diktatori shqiptar që tërbonte gratë dhe burrat









Studiuesi irlandez, Jon Halliday, në librin e tij për Enver Hoxhën, me titull “Shqiptari dinak”, rreket të zbërthejë misteret, intrigat, pabesitë, paranojat, vrasjet, manovrat, raportet mes figurave, komplotet dhe planet brenda kështjellës së regjimit komunist në Shqipëri, por edhe të gjithë vendeve të lindjes. Figura e Enver Hoxhës është në qendër të librit të studiuesit  Halliday, ndërsa të gjithë liderët e Lindjes, duke nisur që nga Stalini dhe më pas Hrushovi, trajtohen në raport me Enver Hoxhën.
Duke iu referuar vëzhgimeve, raportimeve, dëshmive, dokumenteve sekrete, detajeve etj, studiuesi bën një përshkrim të figurës së Enver Hoxhës, i cili la pas çdo diktator lindor, sa i takon shpejtësisë së konsolidimit të pushtetit të tij. Në libër, Halliday flet për dyshimet e forta të Stalinit mbi Enver Hoxhën, ndërsa përshkruan 5 takimet e Enver Hoxhës me udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik. “Ndryshe nga shumica e udhëheqësve të Europës Lindore mbas luftës, ai ishte me të vërtetë shumë i pashëm, edhe shumë tërheqës, si për gratë, ashtu edhe për burrat. Forcën tërheqëse dinte ta shfrytëzonte për bukuri. Ishte aktor i përkryer. Këtë aftësi si aktor ai e gërshetoi me një vendosmëri të palëkundur për të provuar se gjithmonë kishte të drejtë, por kishte edhe kokëfortësinë që të vazhdonte gjersa i lodhte kundërshtarët. Këto janë cilësi për ta fituar dhe për ta mbajtur pushtetin. Ato janë gjithashtu cilësi që e tërbojnë bashkëbiseduesin”, shkruan studiuesi irlandez në librin “Shqiptari dinak”.
Dyshimet e Stalinit
Studiuesi irlandez shkruan se Stalini ka qenë shumë dyshimtar për Enver Hoxhën. Diktatori shqiptar ka qenë ndër të vetmit në Bllokun Sovjetik që nuk ka kërkuar ndihmë dhe nuk ka pasur nevojën për ushtrinë sovjetike. “Molotovi po i hidhte fjalë të mirë Stalinit, i cili ishte edhe kurioz, edhe dyshimtar për të vetmin udhëheqës të një regjimi komunist në Bllokun Sovjetik, që nuk kishte pasur asnjë lidhje historike apo kontakt me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo ishte e vërtetë jo vetëm përsa i përket Hoxhës si individ, por pothuajse gjithë grupit udhëheqës në Shqipëri. Për më tepër, Shqipëria është i vetmi vend brenda bllokut që ishte çliruar vetë, pa pasur nevojën që në territorin e saj të shkelte Ushtria e Kuqe Sovjetike”, thotë Jon Halliday në librin për figurën e Enver Hoxhës. 
Dyshimet e Hrushovit
Studiuesi irlandez, Jon Halliday, në librin e tij për Enver Hoxhën përshkruan kujtimet e diktatorit Hrushov mbi Enver Hoxhën. Në libër thuhet se Hoxha ka qenë gjithmonë vigjilentë mbi njerëzit që e rrethonin dhe gjithmonë dyshimtar për miqësinë e tyre. “Ajo çka u jep kujtimeve të Hoxhës një veçantësi të spikatur mbi të gjitha kujtimet e tjera, qoftë edhe ato të Hrushovit, është se si ndërthur inteligjencën dhe aftësinë e tij vëzhguese me një çiltërsi brutale dhe me vetëlëvdata të dredha. Ç’është e vërteta, ai i nxjerr të tëra. Dhe vret mendjen. Në një cep të vogël të Ballkanit për 25 vjet, atij i duhet të vriste mendjen të interpretonte shenjat e të deshifronte veprimet, mesazhet dhe dredhat e miqve dhe armiqve të tij”, shkruan studiuesi. 
Pse u prish Enver Hoxha me Titon, Hrushovin dhe Mao Ce Dunin
Historiani irlandez, Jon Halliday, në librin e tij “Shqiptari dinak-Enver Hoxha”, sjell fakte dhe dëshmi se si Enver Hoxha prishi marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore me udhëheqësit më me peshë të shteteve komuniste. Halliday pohon se, gjatë bisedave që Enver Hoxha ka zhvilluar me Josip Broz Titon, ia ka shtruar disa herë çështjen e Kosovës. Por, jo vetëm që Tito nuk e merrte përsipër këtë çështje, sipas Enver Hoxhës, por Beogradi po përgatiste aneksimin e Shqipërisë. “Në rrëfimin e Hoxhës mbi lidhjet e tij me Titon dhe regjimin jugosllav, ka njëherësh vërtetësi dhe trillime. Akuza themelore e Hoxhës se Jugosllavia synonte ta aneksonte Shqipërinë është e drejtë. Prandaj, arsyet e tij për t’i parë me dyshim motivet e jugosllavëve duken me vend. Nga ana tjetër, kapërcimi i tij në akuzën se, duke dashur ta aneksonte Shqipërinë, Jugosllavia i zhvati asaj edhe pasuritë, nuk gjen mbështetje në dokumentet që kemi parë. Përkundrazi, Jugosllavia i dha Shqipërisë një ndihmë të madhe gjatë periudhës 1945-48, në aspektin thjesht ekonomik”, thuhet në libër. Gjithashtu, Enver Hoxha e kritikonte mjaft Titon. “Enver Hoxha e kritikon Titon kryesisht në planin personal, që bënte jetë luksoze, sillej me fodullëk dhe nuk i kushtonte shumë kohë njohjes me probleme të fushave të veçanta, sidomos ato ekonomike. Hoxha kujton një bisedë rreth Kosovës. Ato çka thotë ai janë të besueshme, por nuk mund të verifikohen. Është e pamundur që Tito të jetë shprehur kaq haptas, qoftë edhe për një çështje parimore”, thotë historiani Halliday. 
Prishja e marrëdhënieve me Moskën
Historiani Jon Halliday rrëfen në librin e tij se si u prishën marrëdhëniet mes Tiranës dhe Moskës pas vdekjes së Stalinit. Enver Hoxha kishte lidhje tepër të ngushta me Stalinin, dhe madje e merrte si shembull në vendimet e tij, por ardhja në pushtet e Nikita Hrushovit do të vuloste fundin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Rusisë. “Deri nga fundi i viteve ’50, marrëdhëniet midis Moskës e Tiranës, në sipërfaqe, dukeshin të mira. Sipas Hoxhës dhe kjo është plotësisht e besueshme, marrëdhëniet zunë të ftoheshin pak kohë pas vdekjes së Stalinit dhe, qysh kur Hrushovi nisi të kërkonte pajtim me Titon, ata morën në tatëpjetën pa kthim. Pajtimi i Hrushovit me Titon më 1955 dhe denoncimi prej tij i krimeve të Stalinit më 1956 ishin dy çështjet kryesore që qëndronin prapa ftohjes së marrëdhënieve sovjeto-shqiptare, të cilave iu shtuan dhe dallimet që kishin mes tyre, përsa i përket personalitetit, Hoxha me Hrushovin”, thuhet në libër. Ndërkaq, edhe Hrushovi nuk kishte konsiderata për udhëheqësit komunistë të Shqipërisë, veçanërisht Enver Hoxhën. “Edhe një herë tjetër, kemi dy versione që bien mjaft ndesh me njëri-tjetrin, atë të Hoxhës dhe atë të palës tjetër. Në kujtimet e tij, Hrushovi shprehet hidhur për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Hoxhën, kryeministrin Shehu dhe ministrin e Mbrojtjes, Balluku, duke thënë se ata janë më keq se egërsirat, ata janë përbindësha. Hrushovi thotë, me shumë të drejtë, se: “Çarja që erdhi duke u thelluar midis BS dhe Shqipërisë lindi kryesisht ngaqë shqiptarët i trembeshin demokratizimit””, thotë Halliday në librin e tij. 
Prishja e marrëdhënieve me Kinën
Sipas Jon Halliday-t, Enver Hoxha arriti që t’i jepte fund edhe bashkëpunimit me Kinën, ndërkohë që ky shtet komunist ishte shumë bujar me Shqipërinë dhe e ndihmoi me ndihma pa asnjë lloj interesi. Halliday rrëfen se, Enver Hoxha thoshte se Kina po ushtronte presione ekonomike, ushtarake dhe më pas politike ndaj Shqipërisë, duke i krahasuar këto me presione me presionet e Hrushovit. “Enver Hoxha i përshkruan me hollësi presionet ekonomike dhe, së fundi, politike që Kina po ushtronte ndaj Shqipërisë dhe i krahason këto me presionet e Hrushovit. Por, ashtu siç i paraqet gjërat në këtë pikë, Hoxha tregohet tepër zemërngushtë e, duke i hequr nga defteri, tepër i pasaktë. Para së gjithash, ndihma që Kina i dha Shqipërisë gjatë periudhës në fjalë ishte mjaft e madhe dhe sidomos largpamëse e bujare, në kuptimin që ajo kishte për qëllim t’i jepte mundësi Shqipërisë të ndërtonte një bazë industriale relativisht të gjerë e të ecte me këmbët e veta”, thuhet në libër. Jo larg por nga mesi i vitit 1975, thotë Halliday, ndërsa Hoxha në Shqipëri dënonte kuadro drejtuese se bashkëpunonin me kinezët, Kina po nënshkruante një marrëveshje për t’i dhënë Tiranës sasi të mëdha ndihmash, pa asnjë përqindje interesi. Erneta Shevroja

Greqia si Kosova? Varoufakis parashikim të "errët": Do zhytemi më thellë në vrimën e zezë!

Greqia si Kosova? Varoufakis parashikim të "errët": Do zhytemi më thellë në vrimën e zezë!
Ish-ministri i Financave në Greqi, Janis Varoufakis, ka komentuar zgjedhjet e mbajtura në vend më 20 shtator, duke i quajtur ato "zgjedhje të pikëlluara". 
 
Gjatë një interviste dhënë të përditshmes “Politico”, Varoufakis ka deklaruar se nuk dëshiron të zvogëlojë suksesin e ish-shefit të tij, por ka vënë në dukje se SYRIZA, që nga janari ka humbur 363 mijë vota, derisa një pjesë e madhe e njerëzve nuk kanë dalë fare në zgjedhje: madje edhe ata 1.6 milionë grekë që kanë votuar në referendumin kundër masave shtrënguese, këtë ëikend kanë qëndruar nëpër shtëpitë e tyre.
 
Ndërkaq, i pyetur nga gazetari i “Politico”, se si e sheh Greqinë pas pesë viteve, Varoufakis ka dhënë një përgjigje shumë pesimiste.
 
“Nëse asgjë nuk ndryshon, do të jemi të zhytur edhe më thellë në vrimën e zezë. Nëse vazhdojmë të jemi në përputhje me dispozitat e marrëveshjes së dakorduara për ndihmë, do të ndodhë Kosovizimi i Greqisë. Me këtë dua të them se gjithnjë e më shumë do të shndërrohemi në protektorat që e ka euron si Kosova, por se eksporti ynë i vetëm do të jenë njerëzit dhe turizmi, me zero investime në veprimtari prodhuese, me banka që do të funksionojnë si thesar, e jo si institucione të kreditimit”, ka shtuar Varoufakis. 

Zgjedhjet nuk janë opsion real për të ndryshuar hartën e partive politike.

Analistët: Zgjedhjet nuk janë në radhë, ato janë dëshirë e opozitës
Ndonëse kërkesa e opozitës kosovare për të shkuar në zgjedhje është legjitime, sipas analistëve kosovar nuk ka elemente tjera të cilat do të mund ta dërgonin vendin në zgjedhje. Sipas tyre, edhe nëse kemi një situatë hipotetike të mbajtjes se zgjedhjeve nacionale, është pak besueshme që do të ndryshonte renditja e partive politike.
Analisti Driton Selmanaj, mendon se fillimisht duhet gjetur konstatimi nëse kemi krizë politike në vend, sepse sipas tij, deri më tani nuk duket që kemi krizë të legjitimitetit të numrave në Kuvend.
Ai ka thënë se nëse dikush prej partive opozitare e konteston legjitimitetin e kësaj qeverie, atëherë ata kanë mundësi ta bëjnë një mocion të mosbesimit - ku mblidhen një të tretat e nënshkrimeve të deputetëve – diku 40 deputetë, dhe më pas vendosin për mocionin e mosbesimit, nëse duhet rrëzuar këtë Qeveri dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“Vetë kryeministri i vendit mund të kërkoj mocion votëbesimi, e që i bie që të kërkoj edhe njëherë, për t’ia dëshmuar edhe opozitës, që ai e ka besimin e plotë nga Kuvendi i Kosovës. Madje, mendoj se kjo është rruga që duhet ta ndjek Qeveria, e kjo është që kryeministri të paraqet kërkesë që të votëbesohet përsëri”, ka thënë ai.
Sipas tij, nuk duket që ka hapësirë për zgjedhje, derisa e kemi një stabilitet të Qeverisë, duke shtuar se koalicioni qeverisës ka numra të mjaftueshëm në Kuvend, për të qeverisur me vendin.
“Prandaj në këtë situatë nuk duken zgjedhjet si opsion për dalje nga kjo situatë e papëlqyer politike. Atë që unë po e shoh është zgjedhjet nuk janë opsion real për të ndryshuar hartën e partive politike”, ka shtuar Selmanaj.
Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë për Telegrafin se dëshira e opozitës kosovare që në Kosovë të ketë zgjedhje, është shumë normale për secilën opozitë kudo në botë.
Sipas tij, kjo ide është sforcuar më tepër prej pafuqisë politike momentale që e ka opozita në Kuvend, duke shtuar se kërkesën për zgjedhje opozita e ka bërë si kërkesë kryesore të saj.
“Varet shumë çfarë qasje do të ketë koalicioni qeveritar karshi opozitës, dhe pastaj do të shihet nëse kjo kërkesë ose ky qëllim, do të mund të realizohet. Besoj që opozita planifikon që zgjedhjet të mbahen nga mesi i vitit të ardhshëm.
Në këtë qëllim të pozitës ka shumë rol zgjedhje e presidentit, që pritet të ndodh vitin e ardhshëm”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, deri tani nuk kanë parë që shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka realizuar premtimet që i ka dhënë, “kur dihet se ata që i fitojnë zgjedhjet e kanë një plan se çka duhet të punojnë”.
“Mustafa po merret me menaxhimin e krizave që po i lindin njëra pas tjetrës. Arsyetimi se nuk po i jepet kohë dhe mundësi për ta treguar veten, nuk është i qëndrueshëm. Mospasja e një plani të qartë për punët që duhet të kryhen nga ana e Qeverisë Mustafa, dhe mungesa e realizimit konkret të punëve qon ujë në mulli të opozitës – në kërkesën që të ketë zgjedhje sa më parë”, ka shtuar Mushkolaj.

Ibrahim Rugova nuk do t’i pranonte marrëveshjet që nënshkroi Mustafa

Haradinaj: Ibrahim Rugova nuk do t’i pranonte marrëveshjet që nënshkroi Mustafa
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinja thotë se u ‘djersit’ nga turpi pas hedhjes së vezëve në Kuvendin e Kosovës, por se nuk kishte mënyrë tjetër për një Kryeministër i cili sipas tij ‘i ka shti veshët në lesh’. Tha se habitet që LDK, po përkrah marrëveshjet e nënshkruara nga Isa Mustafa.
Ramush Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë dhe Kryeministrit Isa Mustafa, i cili sipas tij po i bën vendit dëme, që nuk mund të rregullohen as nga Qeveritë e ardhshme.
Tha se aktualisht nuk mund të respektojnë institucionet e vendit, pasi ato sipas tij, nuk po e respektojnë shtetin.
“Nuk mujm me i respektu këto institucione të cilat nuk po e respektojnë shtetin”, tha Haradinaj për televizionin ‘Tribuna’.
Haradinja tha se LDK, e cila u themelua nga Ibrahim Rugova, nuk do të duhet të përkrahte liderin aktual të saj. Sipas Haradinjajt, Rugova nuk do t’i nënshkruante marrëveshjet e arritura në Bruksel.
“Unë habitna me Partinë e Ibrahim Rugoves ku ka ardh...unë kurrë në jetë nuk që Ibrahim Rugova të cilin e kom njoftë i kish nënshkru këto marrëveshje”, tha Haradinaj.

Haxhinjtë kosovarë nuk është në listën e të vdekurve

 Ministria e Jashtme Shqiptare publikoi të enjten në mesditë një numër kontakti telefoni për personat shqiptarë që ndodhen në Mekë, pas tragjedisë ku kanë humbur jetën qindra persona.

“MPJ po ndjek situatën. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mekë mund të kontaktojnë Ambasadën shqiptare në Mbretërinë e Arabisë Saudite në nr. +966 50 190 5586”, njofton ministria jonë e Jashtme nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.

Ministria shpreh gjithashtu keqardhjen për situatën e rëndë në Mekë. “Ndjejmë thellësisht keqardhje për ngjarjen e sotme. Mendimet dhe lutjet tona janë për dhe me viktimat dhe familjet e tyre. Një shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, vijon një tjetër postim në Twitter i Ministrisë së Jashtme shqiptare.

ee


Të paktën 717 persona kanë humbur jetën dhe rreth 805 të tjerë janë plagosur në një rrëmujë të krijuar gjatë shtyrjes që ndodhi sot në mëngjes gjatë riteve fetare të pelegrinëve të cilët janë duke kryer Haxhin në Mina pranë qytetit të Mekës, në Arabinë Saudite.
Autoritete e mbrojtjes civile të Arabisë Saudite kanë deklaruar se sipas informatave të fundit në një rrëmujë në Mina,  717 persona kanë humbur jetën.
Megjithatë, në bazë të informacioneve paraprake, ekziston mundësia që numri i viktimave mund të rritet.


BIK-u: Asnjë haxhi nga Kosova në mesin e të vdekurve në Mekë
Asnjë nga haxhinjtë kosovarë nuk është në listën e të vdekurve dhe as të të lënduarve në tragjedinë e Minasë, që ndodhi sot gjatë pelegrinazhit të haxhit në Arabinë Saudite, ku vdiqën 717 dhe u plagosën 800 persona të tjerë.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ramadan Shkodra,tha:“Nuk ka as të vdekur, por as të lënduar nga grupi i haxhinjve kosovar”.

****
ee

Së paku 717 persona që po merrnin pjesë në pelegrinazhin e haxhit kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha në qytetin Mina, afër Mekës.

Zyrtarët arabë kanë bërë të ditur se 800 persona janë të lënduar në incidentin që ndodhi derisa pelegrinët po hidhnin gurë në shtyllën që përfaqëson djallin.



Rritet numri i viktimave në Haxh në 320


Shkon në 320 vetë numri i të vrarëve në Mekë, ndërsa 450 tjerë janë të plagosur njoftojnë mediat e Arabisë Saudite. Kjo mund të jetë ndër tragjeditë më të rënda të haxhit, prej dhjetë vitesh. Tragjedia ka ndodhur në vendin, Mina, ku besimtarët simbolikisht duhet të gjuajnë djallin.

Gjatë vitit 2006 numri i të vrarëve në haxh shkoi në 350 pelegrinë.
Tragjeditë kanë ndodhur për shkak të turmës së madhe dhe nuk bëhet fjalë për sulme terroriste. Vendi më problematik gjatë haxhit është te Tempulli i Djallit, ku haxhillerët duhet të gjuajnë atë me guralecë, ashtu siç bëri gruaja e pejgamberit Ibrahim, Haxherja.

Haxhi është shtylla e pestë e Islamit, ku çdo musliman obligohet ta kryejë një herë në jetë nëse ka kushte të mira materiale.


2015/09/23

Fatkeqësisht ëndrra pas disa ditësh u bë realitet...

Image result for flori bruqi
        Flori Bruqi

Në çastin kur kënduan xhelat e parë, më iku ëndrra. Në një cep të kullës së gurtë, të rrënuar tashmë, jo shumë larg rrugës, e pashë nga dritaret se si përftoi një korb.

Ç’ nuk do të jepja të dija përse ishte mbrëmë mbi lagjen time, në ishte për të mirë apo për të keq. Asaj nate të bekuar ta ndanim pikëllimin me ditën bashkë, ishte shumë me zor.

 Pikërisht kur ai fluturoi, m’u kujtuan shëtitjet tek Liuadhët e gata , ato kujtime që nisën të më përzihen lëmsh një nga një. Është një sagë e madhe për t’ thënë të gjitha.

 T’i hedh dosido nuk mundem. T’i fshij ndiej siklet. A t’i hedh mënjanë apo jo?, thashë me vete.

Në dhomë isha fill i vetëm. Dyshemeja ishte shumë e çrregulluar, nga jashtë ndiheshin vaje të rënda, pikëlluese.

 Në këtë farë ëndrre të mbrapshtë m’u përzien të gjitha. Nxora një letër të shkruaja së paku diçka, por edhe dora nuk më bënte.

Një poemë të gjatë e kisha në plan që, në njëfarë mënyre do t’i mbulonte të gjitha dhembjet e njeriut. As kjo nuk më qetësoi. Si mund të bëhet që xhaxhai im Bashkimi ., të humbasë aq shpejt jetën, të ndahet nga ne aq papritur, pa lamtumirë

Vajet s’pushonin. Të nesërmen nuk guxova t’ia rrëfeja askujt ëndrrën, ngaqë të gjitha ishin bërë një realitet. ,,Je ti që të deshëm aq shumë...je ti apo unë po trilloj?” Ai ishte kthyer dhe heshte në qoshen e kullës. Nuk bëzante. Një zë më tha: ,,Po buzëqesh”.Unë pyeta: ,,Ai?”

Por nuk mora përgjigje. Çfarë? Çfarë? Lotët më shkonin fytyrës teposhtë, saqë më dukej se po hiqeshin copa mishi nga trupi im.

Dhimbja dhe ëndrra u bënë njësoj; ishin të pambarim. Një natë e kobshme dhe tejet e mërzitshme, që nuk mund ta shpjegoj dot kurrë të tërën.

As të qetësohem. Nuk do ju bezdis. Gjithë ëndrra më bëri copë-copë.

Megjithatë, vdekja është gjithmonë e vetmuar, ndërsa dhembjen e ndiejnë të gjithë. Fatkeqësisht ëndrra pas disa ditësh u bë realitet...

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...