Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/09/25

Flori Bruqi: Humanisti dhe Mikrobiologu Dr.Lul F.Raka,duhet të shpërblehet nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës...


Pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë ndërkombëtare kundër virusit Ebola, qysh në muajin gusht të vitit 2014 , Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka ngritur shkallën e gatishmërisë në rast të shfaqjes së rasteve të kësaj sëmundjeje me fatalitet të lartë.

Me virusin e Ebolës deri tani janë shënuar 3967 raste me të prekur, derisa 2105 persona kanë vdekur nga ky virus.(Dr.Skender Syla)

OBSH-ja ka njoftuar të hënën se virusi Ebola është duke u shpërndarë në Liberi, në Afrikën Perëndimore, ku pritet që të shënohen me mijëra raste të reja.

Andaj, si rrjedhojë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është përzgjedhur si konsulent për parandalimin dhe kontrollin e Ebolës në nivelin nacional në Liberi, profesor Lul Raka, mikrobiolog nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në mënyrë që Kosova t’u bashkohet angazhimeve globale kundër virusit Ebola.



Dr.Skënder Syla udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se OBSH-ja ka mobilizuar ekspertizën e duhur kundër Ebolës në gjithë botën, ku mbi 400 ekspertë janë zhvendosur në zonat e infektuara, derisa ka shtuar se në këtë mes është edhe profesor Lul Raka nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Në kuadër të angazhimeve të OBSH-së për të ofruar mbështetjen e duhur shteteve që janë duke kaluar epideminë e Ebolës, Kosova i bashkohet solidaritetit ndërkombëtar për t’i ndihmuar vendet në nevojë që janë duke kaluar në epideminë më të rëndë deri më tani”.

“Përvoja e profesor Rakës do t’ju ndihmojë institucioneve vendore të Liberisë dhe kontakti i tij me ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë, do të jetë një përvojë e mirë në të ardhmen për të përforcuar kapacitetet, po qe se do të ketë epidemi të ngjashme”, ka thënë Syla.

Ndërkaq, Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka thënë se Kosova në aspektin diagnostik është e gatshme të diagnostikojë virusin e Ebolës, por siç është shprehur ai, duhet ngritur kapacitetet e bio- sigurisë.



“Një ekspert i mikrobiologjisë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, profesor Lul Raka, i mbështetur nga OBSH-ja, është dërguar në Liberi, në mbështetje të aktiviteteve mbarëbotërore në luftë kundër Ebolës”.

“Pra, kjo është një ngritje që i është dhënë IKSHP-së me ekspertin e tyre dërguar në vendin e ngjarjes, që të japë kontributin e vet në luftë kundër Ebolës, dhe njëherësh të ndihmojë në parandalimin eventual në mospërhapjen e Ebolës jo vetëm në Liberi, në shtetet afrikane, por edhe në vendet e tjera të botës, përfshirë Ballkanin dhe Kosovën”, është shprehur Ramadani.

Pavarësisht se Kosova ka kaluar në epidemi të ndryshme, përfshirë ethet hemorragjike krime kongo, dhe përvoja e stafit shëndetësor nuk mungon, sipas Skënder Sylës, në rastin e virusit Ebola avancimi i mëtutjeshëm është i mirëseardhur.

“Kosova për vite të tëra po ballafaqohet me raste të etheve hemorragjike. Stafi shëndetësor kanë një përvojë dhe ekspertizë të duhur në drejtim të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve, por megjithatë avancimi i mëtutjeshëm i këtyre metodave të kontrollit të infeksioneve, kërkon një angazhim të gjithëmbarshëm dhe koordinim të të gjitha strukturave”, ka theksuar Syla.

Virusi vdekjeprurës Ebola, shkakton një temperaturë të lartë, të vjella dhe gjakderdhje.

*******



Gjatë vitit  të kaluar për disa  mikrobiologu  i njohur shqiptar nga Prishtina Dr.F. Raka ,për disa  javë  qëndrojë  në vijën e parë të frontit në Qendrën e Trajtimit të Ebolës “ELËA II” në Monrovia të Liberisë.

Mikrobiologu  i dëshmuar kosovar Dr. Lul F.  Raka, është bërë njëri nga luftëtarët më të devotshëm kosovar që vullnetarisht është paraqitur për të dhënë kontributin e tij për mjekimin e banorëve të Liberisë.





Është e udhës që Presidentja e Kosovës z.Atifete Jahjaga,në emër të sajë,ta dekorojë humanistin Dr.Lul Raka,për kontributin e tij ndërkombëtar  si mjek në shërimin e sëmurëve nga Ebola.

Ndërkaq, Lul Reka,vjet  përmes një letre ka treguar se si është duke ndihmuar në epindeminë e Ebolës.


***********







Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:





LUL F. RAKA :LETËR NGA LIBERIA: EBOLA NË QYTET

1.

Thirrja nga Gjeneva për të ndihmuar në epideminë e Ebolës në skajin tjetër të botës më nxit një vullkan përbrenda. Më rikujton përvojën më të keqe (luftën) në vendin më të mirë në botë (Kaçanik). Pas 16 vitesh më duket si déjà vu, edhepse rrethanat janë krejt ndryshe. Tash kam edhe detyra prindore, e shumë të tjera profesionale dhe shkencore. I lë të gjitha dhe marr të njejtin vendim me të cilin bëj paqe shpirtërore me vetveten. Po shkoj të përballem me virusin në formë shpagete, i cili është më vdekjeprurësi në rruzull. Lajmërohem vullnetar dhe më pranojnë për Liberi. Paraprakisht e nënshkruaj kontratën e cila ka vlerën 1 dollar! Po, po: një dollar. Transporti, fjetja dhe ushqimi mbulohen nga OBSH. Rreziku në punë-jo; për neve konsulentët nuk vlen.



Të gjithë përreth meje janë kundër. E kuptoj brengën e tyre, rrezikun dhe pasojat. Gjersa po lexoja në shtëpi, Lena më hyp mbi shpinë dhe fillon të më bombardojë me gjithfarë pyetjesh për Ebolën. Mos shko-më thotë. Pse po shkon? Po shkoj në Afrikë ta ndali Ebolën që të mos vijë në Kosovë. Ebola nuk mund të vijë në Kosovë sepse ne s’kemi majmuna e as lakuriqa- më përgjigjet ajo.



2.


Image result for ebola

Liberia ka rreth 4 milionë banorë dhe e ka njohur Kosovën qysh më 2008. Është shteti i vetëm afrikan i formuar nga kolonizimi i SHBA përmes ish-skllevërve afroamerikanë. Pasardhësit e kolonistëve edhe sot luajnë rolin kyç në Liberi. Por, fjala e fundit, sikurse në Kosovë vjen nga Ambasada e vëllezërve amerikanë. Presidentja e vendit edhe këtu është femër- Ellen Johnson Sirleaf, një ekonomiste e Harvardit. Ajo e kishte mposhtur në zgjedhje ish-futbollistin e Milanit Xhorxh Vea. Anglishtja është gjuhë zyrtare, edhepse këta I hanë gjysmën e germave. Ende është në fuqi ora policore, kurse kufinjtë tokësorë janë të mbyllur gati dy muaj.



Ebola ka mbyllur shkollat, zyrat komunale dhe shumë banka. Nëpër rrugë ka plot grupe të rinjsh të lodhur e të frikësuar që rrijnë kot: pa adresë, pa punë, pa synim. Një gjë nuk e kam ende të qartë. Si është e mundur që gati të gjitha spitalet në kryeqyetin me 1.3 milionë banorë, të jenë mbyllur. Ebola nuk është vetëm murtajë biologjike. Më shumë se kaq - ajo është psikologjike, sepse frika nga Ebola është përhapur shumë më shpejt sesa virusi. Vërehet kudo. Sidomos pas vdekjes së dy Profesorëve eminent dhe udhëheqësve të Klinikave të Internos dhe Kirurgjisë në spitalin universitar John Kenedy. Tashmë, Ebola është bërë edhe katastrofë humanitare. Ka përfshirë përnjëherë 3 shtete; është shtrirë edhe në kryeqytete, si dhe ka prekur një numër të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësorë (94 të vdekur në Liberi). Shumë faktorë bashkuan forcat për ta dhënë këtë stuhi në Liberi: dy luftëra brutale civile që kanë zgjatur me dekada, sistemi i rrënuar shëndetësor me numër minimal të punëtorëve shëndetësorë, fshehja dhe injorimi i sëmundjes në stadin fillestar nga shteti e nga popullata, traditat e rrezikshme të varrimit që shumëzojnë rrezikun e përhapjes si dhe përgjigjja shumë e ngadalshme vendore e ndërkombëtare.





Me kohën e dyfishimit të rasteve në Liberi prej vetëm 2 javësh, dritarja e vogël për parandalim e kontrollë duket se po mbyllet fare. Sfida kryesore mbetet menaxhimi i sëmundjes në komunitet.

3.

Në mëngjesin e parë na tregojnë rregullat e shtëpisë. Rregulla e pare: nuk ka përshëndetje me shtrëngim duarsh. OK. S’ka përqafime. Ani. S’ka seks. Këtu nuk e kam fare në axhendë, edhe sikur ta kisha pranë Irina Shvajkun. Jo, nuk jam i sigurtë për këtë të fundit.

Image result for ebola
Qiellin e shoh çdo ditë gri, me reshje të përditshme shiu (pesë herë më shumë sesa në Angli) por edhe me lagështi të padurueshme ajri, që vjen nga klima tropikale. Mëngjesin e nis me terapi parandaluese kundër malarjes: antibiotikun doksiciklinë, që do ta përdori 65 ditë rresht. Gati çdo natë e përziej pak me Heineken. Por, kur një belg më tha se ne e quajmë këtë birrë “shurra e kalit”, fillova të pija marka tjera.

Image result for ebola patient

Oqeanin Atlantik e shoh prej Zyrës së OBSH. Por, larja në të, do të jetë vetëm një dëshirë e parealizuar, për shkak rrezikut të rrymave thithëse të valëve, të cilat kishin mbytur edhe notarët më të mirë. Punën e filloj me trajnimin e trajnerëve. Do të vazhdoja edhe disa herë tjera të mbaja ligjërata në vende të ndryshme, para njerëzve të ndryshëm. Por, ato që i mbajta para Shoqatës së Infermiereve të Liberisë dhe shoferëve të autoambulancave ishin më të veçanta. Në sytë e tyre vërehej frika. Duhej kthyer vetëbesimi në to. Këtu nuk bëhej fjalë më për një ligjëratë thjesht akademike. Ishte ligjëratë për jetë a vdekje. Një informatë e vetme mund të shpëtonte jetë. Andaj, më pëlqeu thënia e Dejlit nga Australia, i cili tha se ne po shpëtojmë jetëra, edhepse nuk po e dijmë se jetën e kujt po e shpëtojmë. Po, ky është pikërisht misioni i parandalimit të sëmundjes.

4.

I kërkoj shoferit tonë ta lëshojë këngën time të preferuar “Ebola in toën”. Ai quhet Martin dhe në moshën 13 vjeçare rrebelët e Tejlorit, i cili tani ndodhet në burg me kriminelët serbë në Hagë, ia kishin vrarë të dy prindërit përbrenda shtëpisë. Në ulësen e pasme është Monika - një vajzë nga Kolumbia, që punon për OBSH në Panama. Është koordinatore e zonës më të prekur në Liberi-Montserrado. Nuk ka krizë globale në të cilën ajo nuk kishte marrë pjesë.


Image result for ebola


E guximshme, e drejtpërdrejtë, e pakompromis dhe shumë më e përkushtuar sesa gjithë stafi vendor. Monika flet për imazhin e keq të vendit të vet. Unë i them se edhe neve na quajnë Kolumbi e Evropës, por i them se ne kemi Nënë Terezën dhe Ferid Muratin. Nënë Terezën e di, por çka ka bërë ky i dyti? Eh, ky ua ka kthyer burrërinë njerëzve. Nuk po kuptoj, si ua ka kthyer? E ka zbuluar viagrën. Haaaah – plasi gazi. Kohëve të fundit çdo ditë jemi në terren. Kudo ku ka Ebolë.


Image result for ebola


Nganjëherë nuk i dëgjojmë as urdhërat nga lart për të marrë pjesë në disa takime, në të cilat bisedohet kot për ide dhe strategji, të cilat i ndërrojnë çdo ditë. “Nuk kemi kohë”- u themi. Për këtë arsye na quajnë edhe grupi i rrebelëve. Na ishte sugjeruar të shmangim vizitat nëpër qendrat e trajtimit të Ebolës për arsye të ndryshme të standardeve të sigurisë. Pyes kush i ka matur ato standarde? A ka hyrë ndokush nga ekipi ndërkombëtar brenda reparteve në këto dy qendra? Jo. E si do t’i vlerësojmë ne parimet e kontrollit të infeksionit? Si do t’i parandalojmë ato? Nga zyra? Jo. Nëse frikësoheni nuk është dashur të vini fare këtu. Nisemi për në qendrën e parë të trajtimit të Ebolës në ELËA II. Në hyrje na e masin temperaturën me termometër në formë pistolete. 36.4°C. Futemi brenda dhe menjëherë nisim veshjen e pajisjeve personale mbrojtëse, të cilat na bëjnë të dukemi si astronautë.




Për shkak të vështirësive shëndetësore në punë, klimës dhe lagështisë, maksimumi i lejuar i punës me to është 40 minuta për ato me ngjyrë portokalli dhe 2 orë për ato që i rekomandon OBSH-ja. Jemi pesë veta. Unë vishem i dyti. Xhorxhi, një mjek amerikan nga Minesota na bën fotografi. Monika e pyet se si do të na njohin në atë foto. Unë them se e kam shenjën time dalluese. Cila është ajo? Ja kjo- dhe e bëj një temeno me shqiponjë. Para se të hyjmë brenda Dr. Braun na fton të lutemi. Kapemi të gjithë dorë për dore në rreth. Infermierja fillon me lutjen: O Zot, ruaji dhe shëroji pacientët tanë sa më parë. O Zot, ruana neve nga sëmundja. Amin! Çfarë ndjenje. Hyjmë në repartin e parë. Shoh njerëzit që luftojnë me vdekjen. Në mesin e tyre plot fëmijë. Në njërin shtrat shoh vëlla e motër. Menjëherë më vizatohen fëmijët e mi: Lena, Lumi e Learti. Më tej e shoh një pacient në gjendje të rëndë që e kishte marrë Ebolën duke u përkujdesur për nënën e tij, e cila kishte vdekur para dy javësh. Ecim tutje. Dr. Braun na tregon se toaleti për pacientët e konfirmuar me Ebola është bllokuar qe gati një muaj! Askush nuk ka ardhur për ta rregulluar! Me t’u kthyer në anën e djathtë më del para një mbulojë e zezë e shtrirë përtokë. Ky pacient ka vdekur sot në mëngjes. Ka qenë punëtor shëndetësor dhe kemi punuar bashkë me të gjatë muajit të fundit - pohon me një zë të ngjirur Brauni. Në morg kemi edhe 8 trupa të tjerë, disa të vdekur qe 4 ditë.
Image result for ebola
Hyjmë përsëri brenda në tjetrin repart ku shoh shtretërit e zbrazët. Ku janë pacientët? Janë duke shikuar TV. Çka?!- pyes me habi. Së shpejti arrij në atë hapësirë. Disa ulëse të thjeshta druri. Një valë e nxehtë ma përshkon trupin. Rrënqethem dhe gëzohem që shoh fëmijë të mbijetuar, me përmirësim të gjendjes, me fytyra të qeshura duke shikuar një film vizatimor në DVD. Dr.Braun na e sjell një film të ri!-thërret njëri. Ku po e din se kush jam unë?-ngacmon ai fëmijët. Po, po ti je. Ta njohim zërin- ia ktheu një fëmijë tjetër.

Pasi dalim jashtë qendrës, dëgjoj një zë fëmije duke qarë që nuk ndalet dot. Çka ka ky fëmijë? Pse është jashtë? Motra më tregon se është 4 muajsh dhe quhet Natanian. Fillimisht babai i ka vdekur nga Ebola, kurse më pas e gjetën në repart duke thithur gjirin e nënës së tij të prekur nga sëmundja, e cila tashmë kishte ndërruar jetë. Farefisi dhe qendra e bonjakëve nuk e kanë pranuar për mbikqyrje për shkak të frikës se mund të jetë i infektuar. Ai vazhdon të qajë. Monika e merr në krah. Analiza e fundit e Ebolës e bërë para 5 ditëve i kishte dalë negative. Tash duhet pritur edhe 5 ditë që ta kalojë rrezikun e sëmundjes. Çdo ditë me rradhë pyesja Braunin për të. Pasi e kaloi 21 ditëshin u lëshua i shëndoshë dhe u transferua në një qendër për fëmijë bonjakë.


Image result for ebola


Në ndërkohë vjen kamioni i Kryqit të Kuq me stafin vendor për t’i marrë trupat e pajetë. Në dalje të qendrës shoh luftën e familjarëve me njërin nga anëtarët e ekipit të varrimit. Dëshirojnë që të afërmit e vdekur t’i varrosin vetë –dinjitetshëm. Por vendimi është i prerë- trupat shkojnë në krematorium.

Një ditë tjetër shkojmë në qendrën e posahapur me 120 shtretër. Me neve është edhe Zhordi nga Barcelona. Më befason kur thotë se asnjëherë nuk ka parë lojë të Barçës e as që ka qenë në stadium. Epo, kam qenë unë për ty në Camp Nou - ia kthej unë. Hyrja në zonën e kuqe të Ebolës më duket sikur hyrja në kafe t’Bardhylit. Por, atë që pashë brenda nuk e rrëfej dot. Është vetë ferri i Dantes.

5.





Të gjitha epidemitë fillojnë vikendeve ose festave. Na ftojnë urgjentisht të shkojmë në njërën prej tyre- në barrakat e Ushtrisë Liberiane. Në veturë është edhe Majku, një amerikan që fliste shqipen letrare, të mësuar gjatë pesë viteve të misionit në Shqipëri. Pak para arritjes në cak, ai papritmas fillon të këndojë “Eja, eja luleborë…”. Unë mezi që prita dhe i bashkohem urimit me “…se me ty do t’lidhë kunorë”. Ja shtoj zërin e dytë dhe më duket se e kam Fatmirin dhe Sheficën me vete. Në barraka ushtarët jetonin me familjet e tyre në një zonë të mbyllur me gjithsej 4000 njerëz. Aty na pret koloneli Xhonson. Posa janë regjistruar 12 rastet e para, përfshirë edhe 4 punëtorë shëndetësorë. Prej tyre dy mamí, që kishin kryer lindjet pa kurrfarë masash mbrojtëse. Në dy klinikat ekzituese nuk ka asnjë çesme brenda. S’ka ujë! Po, kjo është Afrika. Po virusi këtu e ka parajsën e vet. Monika më tregon se në këtë vend, vetëm 5% e njerëzve kanë ujë nga sistemi i sigurtë sanitare.

Image result for ebola
Vazhdon lista me klinika e ambulanca tjera kudo ku ishin regjistruar raste në mesin e punëtorëve shëndetësorë në Redemption, Benson, Chocolate city, Russel e shumë të tjera.

Pak atmosferë Kosove ma sjellin Ismeti, Ardiani e Senadi, të cilët punojnë për Kombet e Bashkuara këtu, me të cilët hamë drekën e Bajramit. Javën që vjen kthehem në Kosovë. Pastaj, më duhet të pres edhe 3 javë tjera që të jem “i lirë” nga Ebola.

Në këtë dramë jetësore mësova shumëçka nga jeta, zanati, vlera dhe njerëzia.



*Autori është Profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe Mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

lul.raka@uni-pr.edu
Profesor asistent
Mikrobiologji,Mjekësisë sociale -Fakulteti i Mjekësisë
+377(0)44 368 289
Prof.As. Lul Raka, dr. sc
Profesor asistent në Katedren e Mikrobiologjisë, Mjekësisë sociale me statistikë mjekësore dhe informatikë, Mjekësisë familjare dhe   Mjekësisë së  punës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës Specialist i Mikrobiologjisë

*************
http://www.researchgate.net/publication/273144077_Ebola_in_West_Africa
http://www.researchgate.net/publication/279259359_Capacity_building_to_implement_state_of_the_art_surveillance_systems_for_antibiotic_consumption_and_resistance_in_Kosovo_results_of_European_Union_research_project_in_Kosovo
http://www.researchgate.net/publication/273144112_Pharmacogenetic_characterization_of_the_Kosovar_Albanian_Population

2015/09/24

Mira Meksi , mbyllet në “kullën e fildishtë” për të shkruar libra.


Nga Flori Bruqi



Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen per tu përmendur çmimi "Përkthimi më i mirë i vitit 2006 "me romanin "Kujtim Kurvash të Trishta" nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Vepra e shkrimtares Mira Meksi, është përkthyer në disa gjuhë të huaja si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e Romanit "E Kuqja e Demave", i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese "Persee".

Mira Meksi është e martuar me Ilir Meksin dhe i biri i saj është Marin Meksi

Edukimi/Studime

Arsimi i mesëm: Gjimnazi “Qemajl Stafa” (Tiranë).

Specializime: Studime te larta per Filologji shqipe dhe frënge (Universiteti i Tiranës);

Punime përkthimi letrar: Kolegji i Përkthyesve Arles, France & Shtëpia e Përkthimeve Tarazona, Spanjë;

Studime: letërsi moderne hispano-amerikane (Universiteti i Zaragosës, Punim letrar mbi Poezinë e sotme Aragonase nën drejtimin e profesoreshës dhe shkrimtares Ana Maria Navales.

Aktiviteti:

1984-1990 Përkthyese ( frengj-spanj), Shtëpia Botuese 8 Nëntori”.

1990-1993 Redaktore&Përkthyese letrare.Shtëpia Botuese “N.Frashëri”.

1994-2002 Bashkëthemeluese dhe Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”.

1995-2000 Anëtare e Bordit Ekzekutiv të "Fondacion SOROS".

1996 dhe vazhdim: Themeluese dhe Drejtore e revistës letrare "Mehr Licht".

1998-2002 Kryetare e Bordit të Drejtorëve të "VEVE Group".

1999-2002 Anëtare e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

2002-2010 Drejtore e Përgjithshme e "TV ALSAT".

Përkthimet

Ka përkthyer nga gjuha e huaj në shqip autorë si: Dumas, M.Yourcenar, M.Duras, Baudelaire,Lamartine, Rimbaud, Marquez, Borges, Neruda, Paz, Sabato, Allende, Javier Marias, Vargas Llosa, Saramago, Fuentes, Cela, Lorca, Bernardo Atxaga, etj.

Ka përkthyer nga shqipja në frëngjisht dhe në spanjisht: "30 vjet Poezi” të I.Kadare; "Antologjia e Poezisë së Sotme Shqipe" në spanjisht.

Veprat origjinale:

Romanet:

“Frosina e Janinës”; “Porfida – Ballo në Versailles”, “ E kuqja e demave”, “Mallkimi i Priftëreshave”,“ Planeti i ngrirë” dhe “Fantazma me sy njeriu” (romane për adoleshentë)

Novelë:

 “Ballo në Versailles”

Përmbledhje me tregime:

 “ Mali i shpirtrave”; “Buzë të panjohura gruaje”; Zonja plakë e Parisit”

Antologjia e Poezisë së sotme Aragonase

Eseistikë:

 “Guri Filozofal”, "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura"

Publicistikë: në shtypin shqiptar dhe atë francez e spanjoll

Letërsi për fëmijë: Katër përmbledhje me përralla dhe një novelë e ilustruar: “Magjistrica e 12 pasqyrave”

Mirënjohjet:

1995: Çmimi i Tregimit të Pabotuar të RFI, Paris

1996: Çmimi i Festivalit të Sain Quentin, Francë;

2008: Çmimi i Përkthimit Letrar i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë;

2009: Titulli i Nderit: “Personalitet Frankofon i Multilinguizmit 2009” dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë dhe akorduar nga Ministria e Punëve te Jashtme;

2011: Urdhri ”COMENDADORA” i Meritës Civile i dhenë nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.

2011: Çmimi i Eseistikës "Gjergj Fishta 2011" t akorduar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për librin me ese "Leximet e ndaluara dhe shkrimet e fshehura".

Vepra origjinale e Meksit është e përkthyer në gjuhë të ndryshme si maqedonisht, bullgarisht, serbo-kroatisht, greqisht, frëngjisht, anglisht italisht etj.



Koveri i librit Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Koveri i librit Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë












 Libri “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” i shkrimtares Mira Meksi, është përzgjedhur nga Juria Kombëtare dhe Ndërkombëtare e çmimit letrar “Balkanika”, të garojë për këtë kompeticion i cili do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë nga data 2-4 tetor  2015.

Juria Kombëtare e përbërë nga prof. Jorgo Bulo (kryetar), prof. Ali Aliu, si dhe Pirro Misha, Diana Çuli, Preç Zogaj e Sonila Kapo, pasi punoi dhe shqyrtoi prurjet në letërsinë shqipe gjatë tre viteve 2012, 2013, 2014, u mblodh te marten në Akademinë e Shkencave dhe  vendosi që në këtë edicion të përfaqësohemi me romanin e shkrimtares së mirënjohur Mira Meksi “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.

Image result for mira meksi
Koveri i librit Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
Koveri i librit Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë
“Një rrëfim midis historisë dhe legjendës, në një sfond jo vetëm gjeografik por dhe kulturor-mitologjik iliro-helenik, ka një përmasë mesdhetare ballkanike që e bën konkurrent në një ballafaqim veprash që pretendojnë çmimin Ballkanika”, ishte argument i i jurisë kombëtare në lidhje me këtë zgjedhje.
Vitin e kaluar, në ceremoninë “Balkanika 2013” Shqipëria u përfaqësua nga shkrimtari Ylljet Aliçka, i cili u vlerësua nga juria ndërkombëtare e çmimit letrar ballkanik me vendin e dytë, ku fituese u shpall bullgarja Zdravka Evtimova”.
Nga ana tjetër, juria Ndërkombëtare e çmimit letrar “Balkanika”e cila  do të mblidhet në Sofje nga data 2-4 tetor  të Bullgarisë për të zgjedhur veprën dhe autorin më të mirë të Ballkanit, do të drejtohen nga prof. amerikan Andrew Wachtel
Image result for mira meksi

Dhe pikërisht në pasditen e 4 tetorit do të zhvillohet edhe ceremonia e kurorëzimit të shkrimtarit më të mirë të Ballkanit për vitin 2014, shqipëria do të përfaqësohet me veprën “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”  nga shkrimtarja Mira Meksi.
       

    Shkrimtarja Mira Meksi
Kjo ceremoni përkon këtë vit me 20 vjetorin e themelimit të Fondacionit Balkanika dhe do të kremtohet në prani të mjaft personaliteteve të fushës së letërsisë të ftuar nga e gjithë bota.
Çmimi letrar Balkanika ndahet sivjet për të 18-in vit radhazi. Më parë atë e kanë fituar David Albahar nga Serbia, Anton Donchev nga Bullgaria, Nikos Bakolas nga Greqia, Vasile Andru nga Rumania, Venko Andonovski nga Maqedonia, Fatos Kongoli nga Shqipëria, Ayfer Tunç nga Turqia, Dimitar Shumnaliev nga Bullgaria, Maro Douka nga Greqia, Tahsin Yücel nga Turqia, Vladislav Bajac nga Serbia, Sema Kaygusuz nga Turqia, Ismail Kadare nga Shqipëria, Aleksandar Prokopiev nga Maqedonia dhe Nedim Gürsel nga Turqia dhe Zdravka Evtimova nga Bullgaria.
Shkrimtarët që janë në garë me shkrimtaren Mira Meksi për këtë edicion të çmimit letrar Balkanika janë Svetla Georgieva – Bullgaria Christos Chryssopoulos – Greqia Stefan Agopian – Rumania Dimitrie Duracovski – Maqedonia Yigit Bener – Turqia Filip Devan – Serbia

Çmimi letrar “Balkanika”
Çmimi letrar “Balkanika” është më i rëndësishmi çmim letrar për rajonin e Ballkanit. Fondacioni që jep këtë çmim është themeluar në vitin 1995 me iniciativën e botuesit Nikolay Stoyanov në Bullgari. Anëtarë të këtij Fondacioni janë shtatë shtëpi botuese nga më të rëndësishmet e vendeve ku zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe që përfaqësojnë Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë, Turqinë, Rumaninë dhe Serbinë.
Anëtar i këtij Fondacioni nga Shqipëria është Shtëpia Botuese Toena. Vendimi për dhënien e këtij çmimi letrar vendoset nga një juri ndërkombëtare që çdo vit përzgjedh autorin me veprën më të mirë të botuar në rajonin e Ballkanit. Libri që paraqitet në konkurrimin për çmimin letrar “Balkanika” zgjidhet nga një juri kombëtare. Kjo juri përzgjidhet nga shtëpia botuese përkatëse e çdo vendi pjesëmarrës.
Dy kritere jashtëletrare që duhet të përmbushin librat që hyjnë në konkurrim, përpara se të shqyrtohen për vlerat letrare që mbartin, janë: libri duhet të jetë botuar në gjuhën origjinale gjatë tre viteve të fundit dhe duhet të jetë i përkthyer në gjuhën angleze ose frënge (jo domosdoshmërisht të jetë i botuar në këto gjuhë), për t’u lexuar nga juria ndërkombëtare. “Balkanika” është një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të rajonit të Ballkanit, që vitet e fundit po evidentohet si një lloj çmimi “NOBEL” në letërsinë ballkanike.

Shkrimtari që e fiton këtë çmim letrar bëhet i njohur menjëherë në Ballkan në bazë të një marrëveshjeje, sipas të cilës ai duhet të përkthehet brenda një viti në të gjitha gjuhët ballkanike. Hapja e dyerve prej shtëpive më të mëdha botuese të Ballkanit i hap më pas dyert edhe në Europë. Prandaj “Balkanika” konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm letrar që jepet në rajon për disa arsye.
Fondacioni Balkanika që jep këtë çmim ka një aktivitet edhe më të gjerë; ai promovon arritjet letrare nga vendet e Ballkanit, jep informacion mbi prurjet e reja në fushën e letërsisë dhe të kulturës, mbështet projektet kërkimore të letërsisë ballkanase dhe publikon veprat e këtyre autorëve në një revistë tremujore letrare, me shpresë që çdo lexues të jetë në gjendje të marrë informacionin e duhur në lidhje me autorët e përzgjedhur për këtë çmim dhe njohjen e letërsisë bashkëkohore ballkanase në përgjithësi.

------------------
Mira Meksi shfaqet rrallë. Nëse e kërkon në vendet apo aktivitete publike, vështirë ta gjesh dokudo. Zakonisht, mbyllet në “kullën e fildishtë” për të shkruar libra.

Dhe, gjithë këto vite, me dukje-zhdukjet e saj, ia ka dalë mbanë, duke uzurpuar jo pak hapësira publike dhe mediatike me krijimet artistike që i ka paraqitur lexuesve.


Por, ana misterioze e Mira Meksit nuk është vetëm në stilin intrigues të rrëfimit simbolik. Edhe vete, në pamjen e jashtme, me veshjen, me arturinat, apo parfumet e rralla që përdor, - armë të përhershme këto të përkthyeses dhe shkrimtares së njohur, - si një grua vërtet e rafinuar befason këdo.

 Në vathët e saj dallohet qartë Kompasi dhe Kuadri, simbol i pagabueshëm masonik. Këtë simbol, në përmasa vigane, ajo e mban edhe në studion e sajë. Mjafton të shohësh përtej karriges, në zyrën e saj, dhe ai duket qartë dhe sfidueshëm.

Mira Meksi, e lindur në Vlorë dhe e rritur në Tiranë, vjen nga një familje që mban mbiemrin e vjetër “Isaia”, nga ana e nënës së saj, mbiemër ky i pagabueshëm hebraik.

Por nuk është kjo ajo ç’ka përbën misterin që e vesh dhe që po përflitet shumë kohët e fundit.

Thuhet nën zë se Mira Meksi është pjesë e lëvizjes femërore masone. Në të gjithë botën ka shumë pak gra që janë pjesë e lozhave të tilla. Flora Tristan, Louis Michel apo Maria Deraismes janë ndër të parat gra që themeluan këtë lëvizje dhe si qendra të tyre në të gjithë botën njihen Franca dhe Zvicra.

Një tjetër argument provokues që nxit idenë se Mira Meksi mund të jetë pjesë e kësaj lëvizje është edhe fakti se ajo shkon shpesh në Paris dhe shkruan direkt në frëngjisht romanin “ E kuqja e demave”; madje thuhet se ka edhe një apartament të sajin në kryeqytetin francez; por merr pjesë edhe në aktivitete të veçanta artistike dhe ndjek pasione që janë të rralla për një femër.

Siç duket, njëri prej tyre, që shfaqet mistershëm si një thash-e-thanë është edhe përfshirja e Mira Meksit në të ashtuquajturën “Grande Loge féminine de France”. Të jetë e vërtetë?


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...