Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/03

70 këshilla speciale për të luftuar çdo lloj sëmundje


Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit.




1- Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme.
2- Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, apendicitin, sëmundjet e zëmrës.
3- Vitaminat dhe kripërat mineralë veprojnë së bashku. Kripërat mineralë ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulor.
4 - Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
5- Është e këshillueshme të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur.
6- Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
7- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega ka minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina për trupin tonë. Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
8- Konsumoni produkte vegjetarianë dhe ushqime me fibra.
9- Kujdesuni për veten dukë përfshirë dhe dietën tuaj ditore perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
10- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra, si: spinaq, lakër, sallatë jeshilë, etj.
11- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, i cili gjendet edhe te karotat, dhe i jep energji të vazhdueshme zëmrës.
12- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksikë, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme.
13- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
14- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes. Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër së zakonisht.
15- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
16- Tre herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë, etj.
17- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur.
18- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit. Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pini një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak.
19- Pasi të lani fytyrën më ujë, mos e fshini. Fytyrën e sapo larë e lini të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
20- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
21- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramësh, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zëmër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë dukë i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.
22- Çdo ditë në vrimat e hundës dhe gishtat e këmbës vendosni pak vaj mustardë të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
23- Cigaret dhe të gjitha llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
24- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
25- Pjesa e të gjitha produktivë dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.
26- Pjesa e të gjitha llojeve të produktivë të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.
27- Disa nga ushqimet që s’duhet të hahen për të evituar kolesterolin janë: Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirë, të brendshmet të tilla si mëlçi, zemër dhe veshka. Gjithashtu duhet të minimizohen prodhimet e qumështit që kanë më shumë se 1% yndyrë qumështi, gjithashtu fast-food-et.
28-Është vërtetuar se zarzavatet e gjelbra, veçanërisht të gjalla, për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet t’i përdorin çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme.
29- Konsumoni verën për zemrën tuaj
30- Shmangni dietën vetëm me perime
31- Duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë hekur të tilla si mish i kuq. Duhet pirë një gotë portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shumë vitaminë C.
32- Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare
33- Mbani pranë trëndafila
34- Shmangni frutat që dëmtojnë dhëmbët
35- Spinaqi dhe fasulet luftojnë plakjen
36- Lëngu i rrushit lufton kancerit
37- Kafeina shmang kancerin e lëkurës
38- Nevojat e organizmit për vitaminën “B2”
39- Vitamina “B6” lufton infeksionet
40- Konsumoni vitaminën “D” për kockat dhe muskujt
41- Vitamina “E”, parandalon atakun në zemër
42-Vitamina “K” mpiks gjakun tek të porsalindurit
43- Plotësoni nevojat e organizmit për jod
44- Mungesa e kromit shkakton diabet
45- Përdorimi i tepërt i paracetamolit dëmton veshkat
46- Jogurtit eviton barkqitjen te fëmijët
47- Konsumoni kafen sipas sasisë së duhur
48- Mungesa e vitaminës A sjell verbim
49- Kuroni plagët e infektuara me jod
50- Antibiotikët shoqërojini me vitamina
51- Konsumoni karotat dhe vajin e ullirit
52- Vitaminat përthithen në prani të yndyrave
53-U shqimet që s’duhen bashkuar me njëri-tjetrin
54- Konsumimi i fibrave ju bën më energjik
55- Fibrat shmangni shfaqjen e variçeve
56- Luleshtrydhet mbajnë larg osteoporozën
57- Kripa e tepërt çrregullon presionin e gjakut
58- Konsumoni peshkun për të luftuar depresionin
59- Shmangni mbipesha sepse shkurton jetën
60- Marihuana “shkatërron” kancerin
61- Luftoni kancerin e prostatës me vera të kuqe
62- Zvogëloni sasinë e konsumimit të kripës
63- Mos konsumoni tepër çokollatën
64- Mos largoni nga tryeza mjaltin e luleve
65- Konsumoni kripën sa më pak të jetë u mundur
66- Aspirinat të dobishme për zemrën
67- Peshohuni vetëm një herë në javë dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën peshore me të njëjtat rroba.
68- Gjatë ngrënies mos nxitoni, përpiquni të hani ngadalë që të mos dëmtoni stomakun tuaj.
69- Nëse bëheni kaps hani më shumë sallatë dhe pini më shumë ujë.
70- Mos përdorni çamçakëz gjatë dietës, sepse përmban sheqerna.

http://www.albeu.com/

Roli i ADN-së në zbulimin e sëmundjeve

ADN
ADNÇ  farë lloj sëmundjesh mund të gjenden në ADN? Pyetje të ngjashme u bëjnë konsumatorëve disa firma që ofrojnë analiza gjenetike për të përcaktuar nëse një person ndodhet në rrezik për t’u prekur nga diabeti, sëmundje të zemrës e probleme të tjera shëndetësore. Por gjithnjë e më shumë të dhëna studimore tani tregojnë se analizat gjenetike nuk përmbajnë shumë informacion për parashikimin e sëmundjeve.

Kundrejt një shume prej 500 dollarësh, çdo njeri mund të kryejë analizën e ADN-së së vet për të zbuluar gjenet që lidhen me sëmundje të ndryshme.

Ekspertët thonë se ekzistojnë shumë gjene të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e diabeteve dhe sëmundje të zemrës. Por çdo gjen, kur merret veças, ndikon shumë pak në shtimin e rrezikut për prekjen nga sumundjet.

Duke marrë në shqyrtim vlerën e analizave të ADN-së në parashikimin e rrezikut të sëmundjeve, shkencëtarët pranë universitetit të Harvardit morrën mostra gjenetike nga më shumë se 6 mijë pacientë, disa prej të cilëve kishin diabet të tipit 2. Ata analizuan ADN-në e pacientëve për 10 variacione gjenetike që lidhen me rrezikun e diabetit. Si përfundim, kjo analizë nuk ndihmoi shumë për parashikimin e diabetit të tipit 2.

Pastaj, shkencëtarët u përqëndruan në faktorët tradicionale të rrezikut siç janë mosha e pacientit, historia shëndetësore familjare dhe mënyrat e jetesës. Edhe pas kësaj, parashikimi i sëmundjeve në bazë të analizave gjenetike u përmirësua shumë pak, vetëm 1 përqind. Ekspertët thonë se mënyrat e tanishme të analizave të ADN-së për parashikimin e sëmundjeve mund të përmirësohen me kalimin e viteve. Por tani për tani, kryerja e një analize të tillë është vetëm shpenzim parash. Shkencëtarët këshillojnë se pacientët është më mirë të përqëndrohen në uljen e gjasave për t’u prekur nga diabeti duke ngrënë ushqime të shëndetëshme, duke kryer ushtrime fizike e duke mbajtur peshën trupore nën kontroll sesa të shpresojnë se një analizë ADN-je do t’i parashikojë këto sëmundje(Astrit Lulushi)

Për t'u punësuar, në Kosovë kërkohet të jesh e bukur


Zakonisht në konkurset e punës jemi mësuar të shohim kritere si përvoja e punës pastaj shkollimi, aftësitë kompjuterike etj, por nuk jemi mësuar të shohim si kriter edhe bukurinë e jashtme që duhet ta posedojë një person.
Për t
Një gjë e tillë është kërkuar në konkursin e punës që është hapur nga “Officework Kosova”, për vendin e lirë të punës: Punëtore për shërbime në zyre.

Në listën e kualifikimeve që duhet ti ketë kandidatja që konkurron për këtë vend pune në rend të parë përmendet bukuria pastaj aftësitë e tjera.

Një gjë e tillë nuk parashihet me asnjë ligj që kandidati apo kandidatja duhet të plotësojë një kriteret të tillë për tu punësuar.

PDK me “plan sekret” për rrëzimin e Isa Mustafës?! Ja kënd e angazhoi PDK për ndërmjetësim me opozitën!



"Qeveria ka humbur seriozisht kredibilitetin e saj me marrëveshjet e fundit që ka bërë me Serbinë, marrëveshje të cilat e dëmtojnë rëndë karakterin unitar të shtetit të Kosovës", thotë analisti Fisnik Korenica
Koalicioni po bie
Fakti që shumë se rreth 40% e qytetarëve, sipas sondazheve dhe matjeve të pavarura të muajve të fundit, po e konsiderojnë fajtore Qeverinë e Kosovës për gjendjen e rëndë në vend, për analistët politikë është argument se kjo Qeveri duhet të shkojë sa më shpejt në shtëpi. Analisti politik nga Grupi për studime juridike dhe politike, Fisnik Korenica, thotë se dështimi gjithëpërfshirës në qeverisjen e vendit, si vazhdimësi e qeverisjes së kaluar nga qeveria Thaçi, edhe tani nga Qeveria Mustafa, duke i shtuar edhe pazaret e mëdha politike që u bënë në dëm të Kosovës gjatë bisedimeve në Bruksel, kanë bërë që edhe kjo Qeveri e tanishme, që është vazhdimësi e Qeverisë Thaçi 1 dhe 2 ta humbasë kredibilitetin dhe besueshmërinë qytetare, për çka edhe zgjidhje e vetme e mirë do të ishte një përfundim më i shpejtë i mandatit të saj. "Qeveria ka humbur seriozisht kredibilitetin e saj me marrëveshjet e fundit që ka bërë me Serbinë, marrëveshje të cilat e dëmtojnë rënd karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Mbledhja e nënshkrimeve është një prej shenjave që e dëshmojnë këtë të fundit, marrë parasysh edhe faktin që kundërshtimi i marrëveshjes mbi asociacionit i kalon kufijtë e partive politike. Kësaj i shtohet edhe kredibiliteti i humbur i Qeverisë për ta luftuar politizimin e çdo sfere të jetës publike, dhe mungesës së guximit për ta luftuar korrupsionin politik", tha Korenica...





Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli po e diskuton mundësinë që të ndërroj partnerët e koalicionit.
PDK me “plan sekret” për rrëzimin e Isa Mustafës?! Ja kënd e angazhoi PDK për ndërmjetësim me opozitën!
Pdk-ja duket të jëtë e pakënaqur në koalicion me LDK-në.

“Drejtuesit e partisë nuk janë të kënaqur me bashkëqeverisjen me LDK-në. Një arsye tjetër është se nuk po i besojnë edhe aq shumë Isa Mustafës. Ka pasur e ka ide që të prishet koalicioni me LDK-në dhe të diskutohen opsionet për hyrje në bashkëqeverisje me partitë tjera”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, PDK gjatë kësaj periudhe 10 mujore të koalicionit me partinë e Isa Mustafës ka dashur që të dëshmoj para faktorit ndërkombëtar se vetëm udhëheqja e vendit nga ana e PDK-së mund të sjellë stabilitet në këtë vend.

“Gjatë qeverisjes së Isa Mustafës ka pasur telashe të mëdha në vend, duke filluar nga janari i këtij viti kur pati protesta të mëdha, pastaj dështimi me Gjykatën Speciale, e deri tek bllokimi i Kuvendit, javën e kaluar. Kjo krizë institucionale, vetëm sa do ta forcoj pozicionin e PDK-së tek ndërkombëtarët”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij zyrtari të lartë të PDK-së, duke u thirrur mbi këto argumente, PDK do të mundohet që të bind ndërkombëtarët për largimin e Isa Mustafës nga posti i kryeministrit, prishjen e koalicionit me LDK-në dhe arritjen e marrëveshjes me ndonjërën nga partitë opozitare.

Gjatë kësaj periudhe PDK duket se nuk ka qëndruar duarkryq.

Burime nga dy parti opozitare i kanë thënë Gazetës Blic se Hashim Thaçi u ka dërguar ndërmjetësues këtyre dy partive që të mendojnë opsionin për bashkëqeverisje.

Mirëpo, deri më tani Hashim Thaçi ka marrë përgjigje negative nga njëri prej liderëve opozitarë.
“Lideri ynë i ka thënë JO ndërmjetësuesve, që Hashim Thaçi i ka dërguar për negociata për mundësinë e një bashkëqeverisjeje të re. Vetëm nëse organizohen zgjedhjet e reja, mund të hyjmë në negociata, ishte përgjigja që ka marrë Hashim Thaçi nga ky lider opozitar”, ka thënë ky burim.

Gazeta Blic ka marrë vesh se ndërmjetës kanë qenë disa politikanë nga Shqipëria, që kanë raporte të mira me shumicën e partive politike në Kosovë.

Zyrtarisht për këtë çështje askush nuk ka dashur të flas askush, as nga PDK e as nga LDK e as nga partitë opozitare, me arsyetimin se nuk ka diçka në këtë drejtim.

Para disa ditësh shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci i kishte thënë Gazetës Blic se koalicioni është duke funksionuar shumë mirë dhe se sipas tij, ky koalicion do të shkoj deri në fund. Ai është shprehur i bindur se edhe Hashim Thaçi do të zgjidhet në krye të Presidencës në fillim të vitit të ardhshëm.

Një gjë të tillë, sot e ka paralajmëruar edhe djali i Thaçit, Endriti përmes një shënimi në Facebook.

Edhe nga LDK janë të bindur se koalicioni është duke funksionuar për mrekulli. Zyrtarë të LDK-së u kanë thënë medieve se nuk ka telashe në funksionimin e koalicionit.

Mirëpo, burime nga PDK insistojnë se Partia Demokratike e Kosovës, në asnjë moment nuk është ndalur që të kërkoj partner të ri, dhe kësisoj ta prish koalicionin me LDK-në.

Ky burim nuk e ka përjashtuar mundësinë që të negocioj edhe me Vetëvendosjen. Madje, sipas këtij zyrtari, drejtuesit e PDK-së e kanë marrë si sinjal një deklaratë të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila kishte thënë partia e saj qëllim e ka marrjen e pushtetit.

Mirëpo, Vetëvendosje në vazhdimësi ka deklaruar se asnjëherë nuk do të hyj me PDK-në e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, me arsyetimin se pikërisht kjo parti e ka sjellë vendin deri në këtë nivel.

Sidoqoftë, vendi është futur në një krizë institucionale pas bllokimit që opozita i ka bërë Kuvendit në seancën e fundit, ku ishte e paraparë që të raportoj kryeministri Isa Mustafa për marrëveshjet në Bruksel.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se opozita nuk do të lejoj funksionimin e Kuvendit në rast se nuk tërhiqet nënshkrimi i kryeministrit për marrëveshjen për Asociacionin. Gjatë ditës së djeshme, opozita e ka lëshuar edhe mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Në anën tjetër, analistët politik, konsiderojnë se vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve mund ta nxjerr vendin nga kjo situatë.

Kryeministri kroat godet Maqedoninë, Serbinë dhe Greqinë: Këto vende nuk janë shtete!

Kryeministri kroat Zoran Milanoviq në konferencën për shtyp, pasi i shokoi gjithë serbët duke i quajtur barbarë, e ka goditur edhe Maqedoninë edhe Greqinë, duke thënë se këta vende nuk janë shtete.
Kryeministri kroat godet Maqedoninë, Serbinë dhe Greqinë: Këto vende nuk janë shtete!
“Duhet të shikojmë në jug dhe juglindje nga vetja dhe të arrijmë në përfundimin se atje nuk ka asnjë autoritet shtetëror. Kështu nuk funksionin shteti, as Greqia e as Maqedonia e as Serbia. Nëse kemi nevojë për të lëshuar njerëzit nëpër fushë, siç e bëjnë Serbia, mundemi edhe kështu", ka thënë ai transmeton TetovaSot.
"Por ajo nuk është shtet, ajo është një shtet i rastit, i ç’organizuar, e cila do që të bashkohet me BE-në. Intensivisht diskutojmë me bashkë-punëtorëve e këtyre masave, që duhej t’i vendosnim, që sot apo nesër t’i heqnim”, tha kryeministri kroat Zoran Milanoviq.

Pamjet tronditëse: Viktimat në Mekë zhvendosën me bager



meka4-e1443124994443








Keto janë pamjet e para nga katastrofa në Mekë që la të vdekur 717 pelegrinë dhe me shume se 800 të plagpsur.
Incidenti ndodhi në momentin kur pelegrinët po merrnin pjesë në ritualin e fundit të Haxhit duke e gjuajtur djallin me gurë.
Image result for mekah

Personat që po merrnin pjesë në Haxh kanë vdekur si pasojë e tollovisë dhe shtyrjeve të mëdha afër qytetit të shenjtë islamik në Meka, ngjarje kjo që ndodhi pikërisht në ditën e festës së Kurban Bajramit.

Image result for mekah
Në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite ka fajësuar pelegrinët sepse nuk i kanë respektuar instruksionet e autoriteteve. 







Meke
Pas shkaktimit të mbi 717 viktimave në Mina të Mekës, tragjedisë i është shtuar edhe një tjetër skandal.
Image result for mekah
Duke parë numrin e madh të viktimave, për zhvendosjen e tyre autoritetet e Arabisë Saudite kanë vendosur që të përderen fadroma e kamionë.

Image result for mekah
Mënyra e trajtimit të të vdekurve ka ngjallur shumë indinjatë dhe ka sjellë kritika të ashpra ndaj qeverisë saudite.

Bardha Alimeta, poetja, artistja, intelektualja nga Librazhdi që po bën namin!



E dua këtë qyet se jam pjesë e tij …..dua të ve dhe unë një gure për të lene një gjurme sado të vogel por që do të mbahet mend për mirë, shprehet për gazetën tonë poetja, artistja, intelektualja nga Librazhdi, Badha Alimeta


Bardha Alimeta



Ne një qytet të vogel si Librazhdi,ku jeta zhvillohet me të gjitha rrjedhat esaj,ka dhe atje për sonazhe që do të terhiqnin vemendjen e gjithkujt me punen dhe për kushtimin e tyre.

Njera prejt tyre është një grua e cila ka vite që kontribon Në shoqerine civile për të drejtat egrave dhe vajzave të rrethit të Librazhdit.

Kur pyetem qytetare të thjeshte për këtë grua se cmund të Në thonin me shume, ata skishin të mbaruar duke na për cjelle me shume dashuri e respekt të njeten dashuri që kjo grua ju kishte dhene me për kushtimin dhe dashurine e saj.

Pasi degjuam për për pjekjet dhe rrrugën e veshtire që kjo grua kishte Në karriern e saj si grua aktive Në të gjitha drejtimet nuk mund të mos merrnim dhe për shtypjet esaj.

Na erdhi mirë që bashkeqytetaret e saj e cmonin për për pjekjet dhe mundin ,ata e dinin mire se çishte Në gjendja Bardha, si thonin ata të bente ,po të kishte dhe një mbeshtetje me të madhe institucionale…

Për Bardha Alimetën ata n thane s’ka gje që e ndale në gjerat e saj, te cilat i bën me shumë përkushtim e dashuri për të gjithë ata që kaneënevojë për për krahje.



Bardha është një grua e fuqishme në vlera humane

“Ju faleminderit që na moret një mendim, ku të pakten t’i themi një falenderim me ze Në gazeten tuaj” na thanë bashkëvendasit e Bardhës.

Pasi ndahemi nga njerez tendryshem që na dhane mirenjohjen e tyre për këtë artiste, këtë grua që me shpirtin esaj human kerkon të sfidoje veshtiresite që ndeshen Në ate qytet të vogel e me probleme sociale të shumta.

E takojmë këtë zonje duke nxituar me hapat e saj të shpejte si era ,dhe kerkojme të na kushtoje pak nga koha esaj.

Kur e pyesim për mundesite e saj ,se çfare e ben ate që të jete kaq e vullnetshme, kaq e forte, humane dhe e dashur me bashkëvendasit e saj, ajo qesh dhe thote: “Une jam një prej tyre! unë buroj nga një familje e thjeshte dhe i dua njerezit e thjeshte e dua të ndihmoj çdo here kur ata kane nevoje për mua.

Bardha për veç pjesës humane është një gura që ka dhenë ekontributin e saj Në jeten politike, artistike dhe Në zhvillimin e jetes së gruas Në ate qytet.



Jane shume gjera ,ju jeni dhe autore e pese librave, merreni dhe me pikture, nderkohe jeni aktive dhe Në aktivitete jashte vendit ,si ju del koha ,jeni nene e dy femije të mireedukuar nga ju, A mund të dime burimin e kesaj force të brendshme tuajn?

Bardha Alimeta: Atehere të gjitha sa me thate jane e verteta. Po unë jam e për fshire Në të gjitha keto aktivitete, por dhe kam dhe një për gjegjesi sepse jam një grua e martuar me dy femije për fshir dhe nenen e bashkeshortit. Po unë do të thoja se familja ka një rol kryesor Në hapat që bej, për veç vullnetit tim, ata jane mbeshtetesit e mi kryesor të çdo suksesit tim. Pa ata s’do isha ketu. Po nese s’di se ç’fare kerkon nga jeta ,nese ske force të besh asgje ,kurre s’do ja dalesh. Vendosmeria ime, vullneti, qartesia e dashuria për punen ,njerezit, pasioni për artin me bejnë të mos llogaris asgje, po vetem të ndjek endrren time.

Nuk ka qene lehtederi ketu, por nuk ishte as e pamundur. unë ia dola çdo grua mund tja dal kur di se çfare do.

Ju falenderoj që me beni pyetje të tilla, pasi me jep mundesine të për çoj të çdo grua mesazhin e lirise dhe të dashurise ,paqes që Në na karakterizon si nena ,asnjeherë mos të terhiqemi nga të drejtat tona ,nese duam që ato ti fitojme.

Lirinë nuk ta fal askush, ajo vjen me për pjekje epune.





Znj.Bardha ju mmbani titullin AMBASADORE E PAQES ,e me thate që jeni ndjere mire me ketë titull?



Bardha Alimeta: Po ky titull me është dhene Në vitin 2010 dhe jam ndjere e lumtur për këtë vlresim,jo se me rriti Në CV, jo unë nuk kam CV akademike ,por se me çmok për kontributin si qenie humane. Titullin njeri, s’do doja kurrë ta humbisja. Për mua vlera njerezore mbetet ajo me e pakrahasueshmja. Ndaj e çmova këtë titull i cili me vuri Në angazhim dhe me të madh për ta plotesuar ate me një për kushtim me të madh për njerezit Në nevoje. Ky është një vleresim dhe njekohesisht një për gjegjesi edhe me e madhe për mua.

Dua tju tregoj se jeta ime ka qene një lum që ka rrjedhur sipas shirave që kanë rene ,po sot llumi i kohes ka kaluar e ka sjelle kristalizim me të mire tek gjerat që unë dua ,e jam rritur Në të gjitha kerkesat e mia si grua.



Une do të jap kontributin tim për ketë vend pasi është detyra ime si qyetare që ate di, vlere timen ta jap aty ku ka nevoje vendi im që me rritie me deshi ,me vjen mire që kane folur plot fjale të mira për mua. E kjo më motivon të vazhdoj të luftoj bashke me ta për një jetë sa me të mire dhe integruese për vendin tim bashkeqytetaret e mi.



E dua këtë qyet se jam pjese e tij …..dua të ve dhe unë një gure për të lene një gjurmë sado të vogël por që do të mbahet mend për mirë.











Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...