2015/10/05

Ç’PËRFAQËSON DODONA MIJËVJEÇARE?


Për Mollosët, Thesprotët, Kaonët me pasardhës ?!

Pas 1524 vjetëve, Ismal Qemali Zbuloi vendndodhjen e DODONËS, aty ku ndodhet sot në Çamëri, 12 km. në Jugperëndim të Janinës, e cila ishte rrafshuar në vitin 551 të e.s. nga Totila, si zjarrishte pagane. Duke e shndërruar DODONËN, Kryeqendrën evropiane të pellazgëve, - popullit më të lashtë të kontinentit, në një nyjëz të krishterë, e fshirë përjetë të jetës nga faqja e dheut.

Unë detyrohem të shkruaj, sepse disa zotërinj, para disa kohësh, kanë filluar të shkruajnë se “Dodona e ka vendndodhjen në Berat dhe jo në Çamëri”. Shumë herë dhe si për tallje, për shaka, ose humor, shkruajnë në faqen e internetit: “Dodona e Tomorit, foto e re (292) 2 tetor 2015”. Tani të kuptohemi: Greku që në shek. VIII p.e.s. shfaqi përmbytjen e madhe për të zhdukur çdo gjë pellazge, sikur çdo gjë fillon nga zero, me grekët.

Rreth kësaj shpifjeje të madhe rrotullohen të gjitha trillimet nëpër shekuj e deri sot. Dodona e fshirë nga faqja e dheut, u ngjall pas një mijë e pesëqind vjetëve. Çamërinë, përpara një dekade, greku e konsideronte “Inekzistente” duke e ligjëruar në forumet e larta botërore.

Ndërkohë kur Rezoluta Çame u duhej dërguar forumeve të larta, u bllokua nga vete drejtuesit çamë në parlament me porosi të PS dhe PD, me urdhër të Kolonel Guvernatorit Janullatos. Ky guvernator ka krijuar shtetin grek, brenda shtetit shqiptar. Këtij i vritet veshi po të dëgjojë emrin DODONË në Çamëri, prandaj kërkon ta zhdukë, ose ta shuaj këtë emër nga Çamëria.

 Për të arritur këtë qëllim, ka vendosur disa kalemxhi, që Dodonën ta fluturojnë për në Malin e Tomorit, se gjoja këtu është vendndodhja e saj. Unë kam shfletuar mjaft referenca, për të vërtetuar vendndodhjen e Dodonës, jo për ata që shkruajnë me porosi të Janullatosit, por për mediat e për rikujtimin historik të saj.


Diodori i Skilisë, që prej 2100 vjetësh ka thënë: “Epirotët e kanë për gjë të madhe jo vetëm të luftojnë për atdheun e tyre, por edhe të japin jetën për të mbrojtur miqtë e tyre, farefisin…”. Të parët tanë u mbështetën mbi traditat e shëndosha të trashëguara me një bosht kompaktësie me DODONËN , e pamposhtëme.

DODONA ishte një qendër pellazge parahelene, shumë më e vjetër, se gjuha, perënditë dhe mitologjitë greke. Si e tillë, ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet objektivë e kanë pranuar vetë autoktonët më të moçëm helenë.

Homeri i (shek IX p.e.s.), pasi e cilëson Zotin “Zeus i lartë pellazg i Dodonës dhe i quan pellazgët “hyjnorë”, i vë në gojë këto fjalë kryefolësit akeias të Luftës së Trojës, Akilit, kur ky i lutet Patroklit: “O Zeus, mbret dodonas e pellazg, që banon larg, që kujdesesh për Dodonën dimërkeqe, ku përreth janë Selët…”.

Karakteristikat kryesore pellazge, që e përjetësuan Dodonën, i shënon HESIODI (shek. VIII p.e.s.) me plot pasues: “Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve”, përbri HEKATEUT e TUKIDIDIT (shek V p.e.s.), EFORI (shek. IV p.e.s.) saktëson: “Faltoria ka qënë ndërtim pellazg që në krye të herës”. PSEUDO – SKIMNI (shek. 1 p.e.s.) “Aty është Dodona, faltore e Zeusit, e themeluar prej pellazgëve”.


 Një skolast i HOMERIT vulos po ashtu, se orakulli i Dodonës qe krijuar prej pellazgëvë”. Duke rimëkëmbur traditën e pararendësve, STRABONI, pasi viziton vetë Dodonën zgjatet më fort: “…Theopompi thotë, se fiset e Epirit janë 14, më të dëgjuar nga këta janë Kaonët, Mollosët dhe Thesprotët … të cilët morën fuqi më të madhe, për shkak se në vendin e tyre është faltorja e Dodonës, e vjetër dhe e dëgjuar…”.

 Po ai: “… edhe Zeusi u quajt prej Kinesë: pellazg”.

Katër shekuj para STRABONIT, një tjetër vizitor i Dodonës, HERODOTI, pat shkruar: Pellazgët kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë, këtë e mësova në Dodonë”. Po ai: “… më pas helenët i morën këto emra (të perëndive) nga pellazgët…” Po ai: “Pellazgët kanë pasur gjuhë barbare…”. Po ai: (Ndërsa fetë për pellazgët): “… Këta janë që u krijuan helenëve teogoninë dhe që u dhanë perëndive emrat e tyre, që u mësuan ndërtime dhe mjeshtëri dhe që treguan fytyrën e tyre. Po të huazojë Asimoti krejt sistemin e perëndive, mitologjitë, mjeshtëritë (ndërtimin e banesave, fortifikimeve, përpunimin e metaleve etj.) do të thotë të përvetësojë krejt kulturën bashkëkohore.
Pra, mund të thuhet me plot gojën, se qytetërimi Helen, lindi dhe u zhvillua nën hijen dhe mbi bazën e qytetërimit të lashtë pellazg. Pa këtë mbeshtetje, ai nuk do të mund të kishte lindur në ato trajta që e njohim…

Vetë helenët e lashtë e njihnin dhe e pranonin pa ngurim këtë të vërtetë historike, krejt ndryshe nga grekët e më pasëm, të cilët bënë dhe vazhdojnë të bëjnë edhe sot e kësaj dite manipulime. Janullatosi nuk mundet ta varrosi Dodonën, por me simpatizanët e tij, e heq nga vendi i saj në ÇAMËRI dhe e shpërngul në malin e Tomorrit në Berat. Jo më larg, por më 2 tetor 2015, shkruan në internet: Xhemajli … Frashëri, Elioti dhe Tahiri “Dodona e Tomorrit”. Foto e re (292). Lexuesi e kupton vetë pa koment.

STRABONI shton:Dodona, pra, në kohët më të vjetra ishte nën sundimin e thesprotëve, ashtu edhe mali Tomar ose Tmar (se të dy emrat përdoren), nën të cilin ndodhet faltorja, edhe Pindari e quan Dodonën thesprote. (Dh. Pilika “PELLAZGËT”, bot. 2005, f. 153-156).

Më 21 maj 1878 një nga zëdhënësit më të tërbuar të shovinizmit grek, në gazetën “Neollogos” (Stamboll), shpalli se në Epir “u ngritën teatrot më të lashta e më të mëdha greke”.

Kjo sokëllimë gjëmëkote, trillime helenocentriste, na bëri të kujtohemi se me të vërtetë në tokat Mollose, Thesprote, Kaone, pinjollët e pellazgëve kishin ndërtuar si në DODONË – ku krahas një stadium hipodrom, kishte një teatër gjigant, prej mbi 20.000 vendesh me 55 radhë shkallësh, me “cavea” vigane (diametër135 m), - më i madh se i Dionizit në Athinë, prej rreth 17.000 vendesh, dhe se ai i Epidaurit me reth 14.000 vende. Aty zhvilloheshin edhe shfaqje muzikore, sportive, festat “Naia” çdo 4 vjet. (f. 346). Dokumenti i lashtë mendohet të jetë i vitit 180 p.e.s.

Në Dodonë, kryeqendra politike, ekonomike, kulturore dhe spirituale e shtetit të Epirit, dekrete të këtilla pleqësoheshin te selia e kuvendit (43.6 m.) apo te selia e Plakonisë (e pleqëve, pra e të diturve, e të urtëve) e cila kishte përmasat 17.3 m. x 10.7 m.

 Të dyja gjendeshin puq me teatrin madhështor, ku, në raste të parashikuara ligjërisht, merrej pëlqimi i mbarë popullit. Këto institucione përdoreshin për tërë mbledhjet zyrtare gjithë – epirote, dhe ngriheshin krahas hierores së Zojzit (Zeusit), të paprekshme, ku ruhej arkivi shtetëror.

 Vini re faktin shumë domethënës që dekretimi i shtetësisë vendosej jo nga krerët, por nga vetë Kuvendi Epirot, si përfaqësues i drejtëpërdrejtë i popullit. Organizimi i qeverisjes sipas një legjislacioni, shkallën e përparuar të të cilit do ta kishim zili edhe sot. (f. 362-363).
Edhe më shumë fakte për vendndodhjen e DODONËS. A. KOLA shkruan: “…me anë të Akilit “Dodon pellazge”, si dhe lutjen e Akilit te perëndia Dodon si lutje ndaj Zotit më të madh stërgjyshor”. (“Arvanitët”, bot. 2002, f. 37).

E. JACQUES citon: “Dodona u themelua nga pellazgët, për të cilët thuhet se ishin populli më i vjetër, që ishte Sovran në Greqi”. (“Shqiptarët” bot. 1995, f. 57).

Pikërisht nga Argosi i lëshoi Agamemnoni një mijë anijet e tij dhe po prej andej biri i tij, ORESTI, u nis të këshillohej me orakullin pellazg të Dodonës”. (Po aty f. 61).

HERODOTI pohon se vendi i kultit, apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashtë dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga HOMERI (lIiada XVI, 234), i cili e trajton Zeusin, jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson për më tepër “Dodonas”. (M. Aref “Mikena….” , bot. 2008, f. 67). M. Arefi shkruan: Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshin gjithchka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirhas: Helen. Eponim i stërgjyshit të grekëve.

De Zhubainvil e thotë me forcë: “Ndërfutja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge, është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”. (“Shqipëria”, f. 22).

 Në shek. e VIII grekët pushtuan vendin e banuar nga popullsitë e trungut pellazgë. Me këtë legjendë “fshinë të kaluarën” Kështu që grekët u bënë popull autokton. Fillesat e historisë greke vijnë përqark kësaj legjende të shpifur. Sot dhe para 25 vjetëve,

Shqipërinë e mbulon ombrella greke me kolonelin Janullatosin, të cilin e mbajnë për helenizim, dy “furka” të lëna nga tradhtari Ramiz Alia, dy partitë kryesore PS dhe PD, të cilat janë lidhur me dy partitë greke e para me “PASOK-un” dhe e dyta me “Ta Nea demokracia”. Për inferioritetin e qeverisë shqiptare dhe i A. SH. ministri i jashtëm grek, Venizellosi flet si kaposh nga karrigia e zyrës së kryeministrit tonë: “Dëgjoni, ju shqiptarë!... kujdes, mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë, kufiri detar, mohimi i çështjes çame, mosprekja e çështjes së ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i pushtimit të kishës ortodokse. …” (Eshref Ymeri marrë nga inteneti 24-10-2013).

Nga Sokol Kondi lexojmë: “Janullatosi bën mirë të heqë dorë nga qëllimet ekspansioniste dhe ultranacionaliste me sfond vorio-epirot, në se ka ndërmend që të shpallet “non-grata” dhe t’i jepet ultimatum, të largohet brenda 24 orësh nga vendi, sikurse bëri kryeministri i madh, patriot i shqiptarëve Pandeli Evangjeli (ortodoks!) në vitin 1920 me një biçim Janullatos të asaj kohe, që donte t’i bindte me zor korçarët se ishin grekë”. (Citohet sipas gazetës “Mapo” 25-8-2015.”
Zotërinj, mos u merrni më me të shenjtën Dodonën se do t’u mallkojë për jetë e mot!


Rasim Bebo, Addison, IL. USA, shtator 2015.

2015/10/03

Shqiptari që donte të vriste Mr.sc. Prof. Mimoza Kusarin








Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ishte paraqitur në gusht të këtij viti për herë të parë me mbrojtje të afërt të Policisë së Kosovës. E, deri tek kjo kishte çuar rrëfimi që një shtetas i Shqipërisë kishte bërë para Policisë, pak ditë para këtij evenimenti. 





Dëshmitari ka rrëfyer se është paguar në shumën prej 60 mijë eurosh për ta ekzekutuar kryetaren e Gjakovës.

RTV Dukagjini ka parë raportin konfidencial të Policisë së Kosovës lidhur me rastin që së fundi e ka pranuar publikisht edhe vetë e para e Gjakovës.

Dëshmitari ka rrëfyer se ishte nisur për në Gjakovë që të kryejë punën për të cilën e kishin angazhuar dhe për tre ditë ka qëndruar në Gjakovë, gjegjësisht në Hotel Jakova, duke i përcjellë lëvizjet e gruas të cilën ia kishin treguar në foto.

Por, sipas rrëfimit të tij, vetëm gjatë qëndrimit në Gjakovë e kishte kuptuar se bëhet fjalë për në person që është kryetare e një qyteti dhe se po implikohej në një vrasje politike.

Duke e pasur këtë frikë, ishte tërhequr dhe kishte vendosur që të rrëfehej para Policisë së Kosovës.

Ai, në dëshminë e tij ka përmendur edhe emrat e atyre që e kishin angazhuar e që kishin qenë nga veriu i Shqipërisë, por Policia e Kosovës e di edhe se kush kanë qenë qytetarët e Kosovës të interesuar për ta bërë këtë akt.

Sipas të njëjtave burime, Policia e ia dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe intervistat tek prokuroria dhe pritet që tash Prokuroria të vazhdojë me procedurat.(RTD)

70 këshilla speciale për të luftuar çdo lloj sëmundje


Sot shkenca dhe mjekësia ka bërë të mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit.




1- Marrja e tepruar e yndyrave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyra të tretshme.
2- Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, apendicitin, sëmundjet e zëmrës.
3- Vitaminat dhe kripërat mineralë veprojnë së bashku. Kripërat mineralë ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulor.
4 - Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht.
5- Është e këshillueshme të konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur.
6- Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
7- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega ka minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina për trupin tonë. Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
8- Konsumoni produkte vegjetarianë dhe ushqime me fibra.
9- Kujdesuni për veten dukë përfshirë dhe dietën tuaj ditore perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
10- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra, si: spinaq, lakër, sallatë jeshilë, etj.
11- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban betakaroten, i cili gjendet edhe te karotat, dhe i jep energji të vazhdueshme zëmrës.
12- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksikë, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme.
13- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
14- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t’i bëni një “shpëlarje” sistemit tuaj të tretjes. Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër së zakonisht.
15- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t’i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
16- Tre herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshkë, rrushi, karotë, etj.
17- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese. Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur.
18- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit. Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pini një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak.
19- Pasi të lani fytyrën më ujë, mos e fshini. Fytyrën e sapo larë e lini të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
20- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
21- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë 1/4 e tabletës 100 miligramësh, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zëmër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë dukë i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë.
22- Çdo ditë në vrimat e hundës dhe gishtat e këmbës vendosni pak vaj mustardë të përzier me pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
23- Cigaret dhe të gjitha llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
24- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
25- Pjesa e të gjitha produktivë dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t’i shmangni ato.
26- Pjesa e të gjitha llojeve të produktivë të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.
27- Disa nga ushqimet që s’duhet të hahen për të evituar kolesterolin janë: Gjalpi, mishi i pjekur, mishi i grirë, të brendshmet të tilla si mëlçi, zemër dhe veshka. Gjithashtu duhet të minimizohen prodhimet e qumështit që kanë më shumë se 1% yndyrë qumështi, gjithashtu fast-food-et.
28-Është vërtetuar se zarzavatet e gjelbra, veçanërisht të gjalla, për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti duhet t’i përdorin çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme.
29- Konsumoni verën për zemrën tuaj
30- Shmangni dietën vetëm me perime
31- Duhen konsumuar ushqime që përmbajnë shumë hekur të tilla si mish i kuq. Duhet pirë një gotë portokall i shtrydhur, pasi ky frut ka shumë vitaminë C.
32- Brokoli kuron infeksionet e rrugëve urinare
33- Mbani pranë trëndafila
34- Shmangni frutat që dëmtojnë dhëmbët
35- Spinaqi dhe fasulet luftojnë plakjen
36- Lëngu i rrushit lufton kancerit
37- Kafeina shmang kancerin e lëkurës
38- Nevojat e organizmit për vitaminën “B2”
39- Vitamina “B6” lufton infeksionet
40- Konsumoni vitaminën “D” për kockat dhe muskujt
41- Vitamina “E”, parandalon atakun në zemër
42-Vitamina “K” mpiks gjakun tek të porsalindurit
43- Plotësoni nevojat e organizmit për jod
44- Mungesa e kromit shkakton diabet
45- Përdorimi i tepërt i paracetamolit dëmton veshkat
46- Jogurtit eviton barkqitjen te fëmijët
47- Konsumoni kafen sipas sasisë së duhur
48- Mungesa e vitaminës A sjell verbim
49- Kuroni plagët e infektuara me jod
50- Antibiotikët shoqërojini me vitamina
51- Konsumoni karotat dhe vajin e ullirit
52- Vitaminat përthithen në prani të yndyrave
53-U shqimet që s’duhen bashkuar me njëri-tjetrin
54- Konsumimi i fibrave ju bën më energjik
55- Fibrat shmangni shfaqjen e variçeve
56- Luleshtrydhet mbajnë larg osteoporozën
57- Kripa e tepërt çrregullon presionin e gjakut
58- Konsumoni peshkun për të luftuar depresionin
59- Shmangni mbipesha sepse shkurton jetën
60- Marihuana “shkatërron” kancerin
61- Luftoni kancerin e prostatës me vera të kuqe
62- Zvogëloni sasinë e konsumimit të kripës
63- Mos konsumoni tepër çokollatën
64- Mos largoni nga tryeza mjaltin e luleve
65- Konsumoni kripën sa më pak të jetë u mundur
66- Aspirinat të dobishme për zemrën
67- Peshohuni vetëm një herë në javë dhe në të njëjtën ditë, në të njëjtën peshore me të njëjtat rroba.
68- Gjatë ngrënies mos nxitoni, përpiquni të hani ngadalë që të mos dëmtoni stomakun tuaj.
69- Nëse bëheni kaps hani më shumë sallatë dhe pini më shumë ujë.
70- Mos përdorni çamçakëz gjatë dietës, sepse përmban sheqerna.

http://www.albeu.com/

Roli i ADN-së në zbulimin e sëmundjeve

ADN
ADNÇ  farë lloj sëmundjesh mund të gjenden në ADN? Pyetje të ngjashme u bëjnë konsumatorëve disa firma që ofrojnë analiza gjenetike për të përcaktuar nëse një person ndodhet në rrezik për t’u prekur nga diabeti, sëmundje të zemrës e probleme të tjera shëndetësore. Por gjithnjë e më shumë të dhëna studimore tani tregojnë se analizat gjenetike nuk përmbajnë shumë informacion për parashikimin e sëmundjeve.

Kundrejt një shume prej 500 dollarësh, çdo njeri mund të kryejë analizën e ADN-së së vet për të zbuluar gjenet që lidhen me sëmundje të ndryshme.

Ekspertët thonë se ekzistojnë shumë gjene të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e diabeteve dhe sëmundje të zemrës. Por çdo gjen, kur merret veças, ndikon shumë pak në shtimin e rrezikut për prekjen nga sumundjet.

Duke marrë në shqyrtim vlerën e analizave të ADN-së në parashikimin e rrezikut të sëmundjeve, shkencëtarët pranë universitetit të Harvardit morrën mostra gjenetike nga më shumë se 6 mijë pacientë, disa prej të cilëve kishin diabet të tipit 2. Ata analizuan ADN-në e pacientëve për 10 variacione gjenetike që lidhen me rrezikun e diabetit. Si përfundim, kjo analizë nuk ndihmoi shumë për parashikimin e diabetit të tipit 2.

Pastaj, shkencëtarët u përqëndruan në faktorët tradicionale të rrezikut siç janë mosha e pacientit, historia shëndetësore familjare dhe mënyrat e jetesës. Edhe pas kësaj, parashikimi i sëmundjeve në bazë të analizave gjenetike u përmirësua shumë pak, vetëm 1 përqind. Ekspertët thonë se mënyrat e tanishme të analizave të ADN-së për parashikimin e sëmundjeve mund të përmirësohen me kalimin e viteve. Por tani për tani, kryerja e një analize të tillë është vetëm shpenzim parash. Shkencëtarët këshillojnë se pacientët është më mirë të përqëndrohen në uljen e gjasave për t’u prekur nga diabeti duke ngrënë ushqime të shëndetëshme, duke kryer ushtrime fizike e duke mbajtur peshën trupore nën kontroll sesa të shpresojnë se një analizë ADN-je do t’i parashikojë këto sëmundje(Astrit Lulushi)

Për t'u punësuar, në Kosovë kërkohet të jesh e bukur


Zakonisht në konkurset e punës jemi mësuar të shohim kritere si përvoja e punës pastaj shkollimi, aftësitë kompjuterike etj, por nuk jemi mësuar të shohim si kriter edhe bukurinë e jashtme që duhet ta posedojë një person.
Për t
Një gjë e tillë është kërkuar në konkursin e punës që është hapur nga “Officework Kosova”, për vendin e lirë të punës: Punëtore për shërbime në zyre.

Në listën e kualifikimeve që duhet ti ketë kandidatja që konkurron për këtë vend pune në rend të parë përmendet bukuria pastaj aftësitë e tjera.

Një gjë e tillë nuk parashihet me asnjë ligj që kandidati apo kandidatja duhet të plotësojë një kriteret të tillë për tu punësuar.

PDK me “plan sekret” për rrëzimin e Isa Mustafës?! Ja kënd e angazhoi PDK për ndërmjetësim me opozitën!



"Qeveria ka humbur seriozisht kredibilitetin e saj me marrëveshjet e fundit që ka bërë me Serbinë, marrëveshje të cilat e dëmtojnë rëndë karakterin unitar të shtetit të Kosovës", thotë analisti Fisnik Korenica
Koalicioni po bie
Fakti që shumë se rreth 40% e qytetarëve, sipas sondazheve dhe matjeve të pavarura të muajve të fundit, po e konsiderojnë fajtore Qeverinë e Kosovës për gjendjen e rëndë në vend, për analistët politikë është argument se kjo Qeveri duhet të shkojë sa më shpejt në shtëpi. Analisti politik nga Grupi për studime juridike dhe politike, Fisnik Korenica, thotë se dështimi gjithëpërfshirës në qeverisjen e vendit, si vazhdimësi e qeverisjes së kaluar nga qeveria Thaçi, edhe tani nga Qeveria Mustafa, duke i shtuar edhe pazaret e mëdha politike që u bënë në dëm të Kosovës gjatë bisedimeve në Bruksel, kanë bërë që edhe kjo Qeveri e tanishme, që është vazhdimësi e Qeverisë Thaçi 1 dhe 2 ta humbasë kredibilitetin dhe besueshmërinë qytetare, për çka edhe zgjidhje e vetme e mirë do të ishte një përfundim më i shpejtë i mandatit të saj. "Qeveria ka humbur seriozisht kredibilitetin e saj me marrëveshjet e fundit që ka bërë me Serbinë, marrëveshje të cilat e dëmtojnë rënd karakterin unitar të shtetit të Kosovës. Mbledhja e nënshkrimeve është një prej shenjave që e dëshmojnë këtë të fundit, marrë parasysh edhe faktin që kundërshtimi i marrëveshjes mbi asociacionit i kalon kufijtë e partive politike. Kësaj i shtohet edhe kredibiliteti i humbur i Qeverisë për ta luftuar politizimin e çdo sfere të jetës publike, dhe mungesës së guximit për ta luftuar korrupsionin politik", tha Korenica...





Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli po e diskuton mundësinë që të ndërroj partnerët e koalicionit.
PDK me “plan sekret” për rrëzimin e Isa Mustafës?! Ja kënd e angazhoi PDK për ndërmjetësim me opozitën!
Pdk-ja duket të jëtë e pakënaqur në koalicion me LDK-në.

“Drejtuesit e partisë nuk janë të kënaqur me bashkëqeverisjen me LDK-në. Një arsye tjetër është se nuk po i besojnë edhe aq shumë Isa Mustafës. Ka pasur e ka ide që të prishet koalicioni me LDK-në dhe të diskutohen opsionet për hyrje në bashkëqeverisje me partitë tjera”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, PDK gjatë kësaj periudhe 10 mujore të koalicionit me partinë e Isa Mustafës ka dashur që të dëshmoj para faktorit ndërkombëtar se vetëm udhëheqja e vendit nga ana e PDK-së mund të sjellë stabilitet në këtë vend.

“Gjatë qeverisjes së Isa Mustafës ka pasur telashe të mëdha në vend, duke filluar nga janari i këtij viti kur pati protesta të mëdha, pastaj dështimi me Gjykatën Speciale, e deri tek bllokimi i Kuvendit, javën e kaluar. Kjo krizë institucionale, vetëm sa do ta forcoj pozicionin e PDK-së tek ndërkombëtarët”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij zyrtari të lartë të PDK-së, duke u thirrur mbi këto argumente, PDK do të mundohet që të bind ndërkombëtarët për largimin e Isa Mustafës nga posti i kryeministrit, prishjen e koalicionit me LDK-në dhe arritjen e marrëveshjes me ndonjërën nga partitë opozitare.

Gjatë kësaj periudhe PDK duket se nuk ka qëndruar duarkryq.

Burime nga dy parti opozitare i kanë thënë Gazetës Blic se Hashim Thaçi u ka dërguar ndërmjetësues këtyre dy partive që të mendojnë opsionin për bashkëqeverisje.

Mirëpo, deri më tani Hashim Thaçi ka marrë përgjigje negative nga njëri prej liderëve opozitarë.
“Lideri ynë i ka thënë JO ndërmjetësuesve, që Hashim Thaçi i ka dërguar për negociata për mundësinë e një bashkëqeverisjeje të re. Vetëm nëse organizohen zgjedhjet e reja, mund të hyjmë në negociata, ishte përgjigja që ka marrë Hashim Thaçi nga ky lider opozitar”, ka thënë ky burim.

Gazeta Blic ka marrë vesh se ndërmjetës kanë qenë disa politikanë nga Shqipëria, që kanë raporte të mira me shumicën e partive politike në Kosovë.

Zyrtarisht për këtë çështje askush nuk ka dashur të flas askush, as nga PDK e as nga LDK e as nga partitë opozitare, me arsyetimin se nuk ka diçka në këtë drejtim.

Para disa ditësh shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci i kishte thënë Gazetës Blic se koalicioni është duke funksionuar shumë mirë dhe se sipas tij, ky koalicion do të shkoj deri në fund. Ai është shprehur i bindur se edhe Hashim Thaçi do të zgjidhet në krye të Presidencës në fillim të vitit të ardhshëm.

Një gjë të tillë, sot e ka paralajmëruar edhe djali i Thaçit, Endriti përmes një shënimi në Facebook.

Edhe nga LDK janë të bindur se koalicioni është duke funksionuar për mrekulli. Zyrtarë të LDK-së u kanë thënë medieve se nuk ka telashe në funksionimin e koalicionit.

Mirëpo, burime nga PDK insistojnë se Partia Demokratike e Kosovës, në asnjë moment nuk është ndalur që të kërkoj partner të ri, dhe kësisoj ta prish koalicionin me LDK-në.

Ky burim nuk e ka përjashtuar mundësinë që të negocioj edhe me Vetëvendosjen. Madje, sipas këtij zyrtari, drejtuesit e PDK-së e kanë marrë si sinjal një deklaratë të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila kishte thënë partia e saj qëllim e ka marrjen e pushtetit.

Mirëpo, Vetëvendosje në vazhdimësi ka deklaruar se asnjëherë nuk do të hyj me PDK-në e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, me arsyetimin se pikërisht kjo parti e ka sjellë vendin deri në këtë nivel.

Sidoqoftë, vendi është futur në një krizë institucionale pas bllokimit që opozita i ka bërë Kuvendit në seancën e fundit, ku ishte e paraparë që të raportoj kryeministri Isa Mustafa për marrëveshjet në Bruksel.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se opozita nuk do të lejoj funksionimin e Kuvendit në rast se nuk tërhiqet nënshkrimi i kryeministrit për marrëveshjen për Asociacionin. Gjatë ditës së djeshme, opozita e ka lëshuar edhe mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Në anën tjetër, analistët politik, konsiderojnë se vetëm ndërhyrja e ndërkombëtarëve mund ta nxjerr vendin nga kjo situatë.

Kryeministri kroat godet Maqedoninë, Serbinë dhe Greqinë: Këto vende nuk janë shtete!

Kryeministri kroat Zoran Milanoviq në konferencën për shtyp, pasi i shokoi gjithë serbët duke i quajtur barbarë, e ka goditur edhe Maqedoninë edhe Greqinë, duke thënë se këta vende nuk janë shtete.
Kryeministri kroat godet Maqedoninë, Serbinë dhe Greqinë: Këto vende nuk janë shtete!
“Duhet të shikojmë në jug dhe juglindje nga vetja dhe të arrijmë në përfundimin se atje nuk ka asnjë autoritet shtetëror. Kështu nuk funksionin shteti, as Greqia e as Maqedonia e as Serbia. Nëse kemi nevojë për të lëshuar njerëzit nëpër fushë, siç e bëjnë Serbia, mundemi edhe kështu", ka thënë ai transmeton TetovaSot.
"Por ajo nuk është shtet, ajo është një shtet i rastit, i ç’organizuar, e cila do që të bashkohet me BE-në. Intensivisht diskutojmë me bashkë-punëtorëve e këtyre masave, që duhej t’i vendosnim, që sot apo nesër t’i heqnim”, tha kryeministri kroat Zoran Milanoviq.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...