Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/07

LUFTA E ÇANAKKALASË – 1915

Prof. Savash VELIU

Savash Veliu
Savash Veliu
Me rëndësi është hidhërimi i madh i Vinston Çerçilit në frontin e luftës nga humbjet e shumta, me ç’rast do të thotë: “Muslimanët nuk janë njerëz, prandaj ata zhdukni”. Me urdhër të tij u përdorën edhe helmet kimike.
Pasi Sulltan Abdylhamidi refuzoi të shpërngulet nga Stambolli para aleancës shkatërruese, atëherë hiseja ra që Turqia të mbrohet nga Çanakkalaja. Në perandorinë otomane vinin gjeneralë të lartë gjermanë si vullnetar lufte. Armada e pestë tokësore osmane iu dha Gjeneralit gjerman për mbrojtjen e gjirit të Çanakkalasë. Kurse, gjermanët fshehurazi otomanëve, si gest të mirë, ua dhuroi një fregatë luftarake. Ishte ky një komplot gjerman ndaj Otomanëve, që gjithsesi t’i involvojë në luftë me Rusinë, për të dëbuar atë nga fronti i Evropës, që Gjermania lirshëm të merrte frymë nga trysnia e madhe në luftë.
Anija me ekuipazhin luftarak gjerman, hyri në port në shërbim të otomanëve, duke ngritur flamurin osman. Fregata merr rrotën drejt veriut dhe futet në Detin të Zi, duke iu afruar brigjeve të Krimes prej ku bombardoi tokat ruse. Kështu plani gjerman u krye me sukses. Rusia nuk vonoi dhe shpalli luftë Turqisë.
Turqia e raskapitur nga luftërat e mëparshme perandorake, me padëshirën e saj u fut në një luftë të pabarabart. Gjeneralët gjermanë udhëhiqnin ushtrinë otomane në Luftën e Çanakkalasë me një strategji tinëzake, duke e ndryshuar taktikën luftarake me tërheqjen e ushtrisë osmane prej skajeve të Geribollusë në brendi të gadishullit.
Me pretekst të zgjatjes së luftës mes Anzakëve, që gjermanët në frontin evropianë t’ua dobësojnë sulmet e Aleancës në favor të vet. Anzakët nga deti furishëm sulmuan otomanët duke shpejtuar në mposhtjen e tyre, që për ditëlindjen e Mbretëreshësës, 18 qershor, t’ia dhurojnë si peshqesh fitoren e madhe, por ndërkohë me sulme detare duhej të kalohej gjiri i Çanakkalas, për t’i dalur në ndihmë Rusisë me drithë, gjë e cila i mungonte në frontin luftarak. Por, fushata dështojë. Anzakëve u shkoi puna huq!
Tani “Aleanca” ndërroi taktikën luftarake duke ndërmarr invazionë tokësor. Tmerri luftarak filloi më 18 mars të vitit 1915, kur aleanca franko-britanike e ndihmuar nga Rusia, me tendenc për mposhtjen e qytetit perandorak – Stambollin, bashkë me Perandorinë Osmane. Ata gjatë invazionit përdorën dredhira të ndryshme, duke tubuar rekrutë muslimanë nga India, Pakistani etj, me pretekst se do ti luftoninë fashistët evropian. Gjatë sulmit të parë nga dy anët u dëgjua “Allah-Allah” dhe ezanet.
Rekrutët musliman të habitur u ngulfatën, duke kuptuar se ishin të manipuluar nga kolonistët e tyre. Lufta megjithatë filloi, drama e luftimeve zgjati plotë shtatë muaj e gjysmë (245 ditë) pa ndërprerë !!!
Tentimi i Anglezëve që të kalojnë gjirin e Çanakkalasë, ishte dalja në ndihmë Rusisë në luftën kundër Gjermanisë dhe Turqisë, duke pushtuar Perandorinë Osmane, e në veçanti Irakun dhe Iraninë me basenet e pasura të naftës. Rusia në atë kohë përgatite plane “Nihiliste (hiqin)”, me reformatorët mësimorë për t’i aplikuar tek muslimanët, si në vendet e perëndimit ashtu edhe në Rusi, duke u bazuar tek mendja, e jo librave të fesë dhe dijetarëve të Islamit. Me deshirën e Zotit, aleatët e Rusisë nuk i dolën në ndihmë dhe në vitin 1917, në rusinë Cariste shpërtheu Revolucioni Bolshevik. Në pushtet vjen Bollshevizmi, dhe programi Rus dështoi. Revolucioni Bolshevik u inicua nga Cionistët Çifut, duke ua dërguar valixhet prej Parisi përplot me para – Trockit dhe Leninit. Këta ishin Lider bolshevikë të organizuar dhe të paguar nga Llozha Masone e Parisit.
Lufta çdo ditë vinte dhe bëhej më e përgjakshme, distanca e cakut të zjarrit mes ushtrive arriti deri në 8 metra, plumbat qëllonin njëri-tjetrin. Me vetëdije të lartë ushtari osman pas çdo tre minute shkonte në vdekje, duke marrë pozicionet e shokëve të vrarë. Një anglez dhe australian, shokun e vrarë e varrosnin tre herë, sepse predhat e topave u’a nxirninë trupat e të vdekurve mbi sipërfaqe të tokës.
Në këtë luftë të përgjakshme, në ushtrinë osmane merrninë pjesë turk, shqiptarë, boshnjak, torbesh, rom, kurd dhe arab si një ummet të fesë islame dhe nuk vërehej që ushtari osman të mos falte namaz. Çaushi Mehmed, urdhëroi “prej sot pa abdest të mos luftohet, mbushja e topit të përcillet me ezanin Muhammedin, pas zjarrit të thuhet me zë të lartë tekbiri, dhe të lexohet pa ndal Kurani. Në luftën e përgjakshme do të vriten 560 mijë ushtarë. Në anën e osmanëve u vranë 253000 mijë ushtarë. Lufta gjoks më gjoks mposhti forcat aleate.
Analistët perëndimorë çmuanë lartë ushtarin osman për moralin dhe sjelljen e tij si luftëtar fer plej, sepse armikun e plagosur e ndihmonte dhe e shëronte në spital me mjekim dhe ushqim, kurse ata i bombardonin me qellim spitalet ushtarake osmane, duke vrarë me mijëra të plagosur! Lufta e Çanakkalas do të karakterizohet si: “Lufta e fundit e Xhentlemenëve”.
*Lufta e Çanakkalasë do t’i japë gjithë historisë së shekullit XX-të një dimension dhe kahje tjetër, duke e ndryshuar rrënjësisht karakterin e saj. Vlenë të theksohet se me largimin e Perandorisë Osmane nga Ballkani e gjetiu, gjithë bota do të fundoset në gjak !
Hyrja e aleatëve Franko-Anglez në Lindjen e Mesme u kry me anë të udhëheqsit Lanby. Luftërat e kryqëzatave pësuan humbje, por pas kësaj vijnë kryqëzatat e teta, në këtë luftë ajo ngadhënjeu. Gjenerali Britanik Lanby me atë rast do të thotë: “Sot përfunduan luftërat e kryqëzatave”.

KUSH ISHIN 39 KRYEMINISTRAT SHQIPTARË TË PERANDORISË OSMANE?

Ilir KONTI

SulltanTrojet shqiptare, pas vdekjes së Skënderbeut, ranë tërësisht nën pushtimin osman, me përjashtim të disa zonave autonome në bregdet dhe malësi dhe viti 1506 njihet si viti i këtij pushtimi tërësor.
Ashtu si në Romë edhe në Bizant, regjimi ushtarak u jepte mundësi ushtarakëve më të zotë të qeverisnin perandorinë. Shqiptarët, ashtu si në perandoritë e tjera, janë dalluar për forcën e krahut dhe të mendjes, edhe në perandorinë osmane.
Ata e qeverisën me shekuj, duke i dhënë asaj një pushtet të fortë dhe lavdi. Pa frikë mund të themi se perandorinë osmane e krijuan shqiptarët sepse ata pushtuan të gjitha territoret që hynë nën perandori, dhe i qeverisën ato gjatë gjithë ekzistencës së saj. Ka një numër të madh kryeministrash dhe strategësh të perandorisë. Si kryeministrat e parë me origjinë shqiptare flitet se kanë qenë Bajazit Pasha dhe Isak Pasha, por të dhënat më të sakta janë për Gjedik Ahmet Pashën.
1 – Gjedik Ahmet Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1475-1479. Gjatë kohës së qeverisjes së tij me anë të flotës ushtarake, arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimes, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje. Arriti që të fitojë luftën kundër Venedikut, duke i imponuar një marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do u kalonte osmanëve të gjitha ishujt e Egjeut, përveç Kretës dhe Korfuzit dhe do i paguante tribute vjetore perandorisë. Në 1478 ushtritë osmane ndërmorën ekspedita plaçkitëse në territoret austriake. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në pushtimin e Shkodrës, dhe për këtë u shkarkua nga posti i kryeministrit. Kryeministrat kishin meritën për sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandantë të operacioneve ushtarake dhe përgjigjeshin me kokë para sulltanit në rast dështimesh.
2 – Daut Pasha
Sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë. Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmed II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe Anadollit. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit, kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit osman. Në vitin 1496, u largua nga detyra, dhe pas dy vitesh vdiq.
3 – Haim Ahmet Pasha
Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri, Poloni. Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike të cilat lakmoheshin nga osmanët, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht në det.
Flota osmane korri një fitore historike në betejën e Leopantos në Korinth, kundër flotës së Venedikut me të cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, të bekuara nga Papati. Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonjë plaçkë lufte të madhe, por vetëm u futi frikën evropianëve që të mos merreshin me osmanët, dhe nga ana tjetër, nxori superioritetin e flotës osmane kundër flotës perëndimore. Në këtë kohë, e gjithë Azia e vogël u përfshi në shtetin osman. Gjatë qeverisjes së tij filloi një luftë e gjatë me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armeninë, Kurdistanin dhe kërkonte edhe Azinë e Vogël shtëpinë e osmanëve. Kjo luftë mori karakter fetar, sepse iranianët ishin shiit dhe turqit synit. Përfundimisht, Irani u mund në vitin 1514 aq sa Osmanët hynë në territoret e vetë shtetit të Iranit dhe morën një pjesë të madhe të arkës së shtetit. Ai arriti që gjatë qeverisjes së tij të mundte Venedikun fuqinë mesjetare detare, dhe pas kësaj edhe vetë Iranin, i cili kishte më tepër zotërime se sa osmanët. Përfundimisht, Azia e vogël, gjatë qeverisjes, së tij u bë e osmanëve, që do të ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptarët pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.
4 – Ahmet Pash Dukagjini
Ka qenë kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe nga vitet 1514, deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve. Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral, dhe më pas ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra, qeveritar i Ballkanit, dhe më vonë u bë kryeministër. Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u rebelua kundër sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake, dhe koka e tij e prerë iu dërgua sulltanit në Stamboll.
5 – Ibrahim Pasha
Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë, gjithsesi, ishte shqiptar. Gjatë një ekspedite ushtarake në trojet shqiptare sulltani e mori, dhe e rriti në pallatin e tij së bashku me të birin, Sulejmanin, i cili në 1520, bëhet sulltan, dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër. Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur që ishte një nga sulltanët më të mëdhenj të perandorisë, ndoshta më i madhi. Ai u edukua dhe mori arsimin e mjaftueshëm për të qenë një ushtarak dhe politikan i zoti. Ka qenë kryeministër nga vitet 1523-1536. Ai u martua me motrën e sulltanit, i cili i bëri një dasëm madhështore. Si u bë kryeministër, drejtoi fushatat për pushtimin e Beogradit dhe Rodosit.
Kështu, në vitin 1526 ai u vu në krye të një ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po atij viti u zhvillua beteja e Mohaçit ku Hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën kryeqytetin e vendit. Kjo betjë, në të cilën mori pjesë dhe sulltan Sulejmani, ishte një betejë historike, sepse osmanët pas kësaj erdhën në kufijtë e Evropës qendrore dhe e kërcënonin seriozisht atë. Beteja e Mohaçit ishte një nga betejat më të mëdha që kanë zhvilluar osmanët, por me komandant shqiptar. Po të kihet parasysh që Hungaria bëri një luftë 100-vjeçare, që nga 1444 kur kërkoi ndihmën e Skënderbeut, rëndësia e kësaj fitoreje është historike.
Në vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtarësh, të komanduar nga Ibrahimi, në të cilën merrte pjesë dhe vet sulltani, rrethoi Vjenën. Vjena u bombardua ashpër por nuk u dorëzua. Në dështimin e ushtrisë osmane, në marrjen e Vjenës, ndikoi negativisht i ftohti me të cilin nuk ishte mësuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga një zonë e ngrohtë. Në vitin 1532 ishte kryekomandant i një lufte tjetër me Austrinë por më tepër për territoret hungareze. Në këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe arriti që përfundimisht të kthente Hungarinë në një provincë të perandorisë osmane. Në vitin 1534 arriti të pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje. Ibrahimi ka nënshkruar dhe Kapitulacionet me Francën, që shumë studiues i quajnë në disfavor të Turqisë përsa i përket ekonomisë, sepse tregtarët francezë ishin të privilegjuar në perandori, por nga ana tjetër kapitulacionet ishin një marrëveshje me Francën kundër armikut të përbashkët, Austrisë, të cilën donin ta sulmonin njëkohësisht. Kështu, e parë në kuadër të politikës së jashtme nuk ishte aspak një marrëveshje e keqe, sepse bënte aleate një shtet perëndimor. Ai arriti të shtypte me armë të gjitha kryengritjet brenda vendit.
Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe për çfarë, megjithëse shumë historianë thonë se u vra për xhelozi, ngaqë kishte arritur të kishte sukses. Nuk besoj të ketë pasur dorë sulltani në vrasjen e tij ashtu siç ndodhte rëndom tek osmanët, sepse ata ishin rritur bashkë që fëmijë, dhe një sulltan i madh si Sulejmani nuk mund të kishte shpirt kaq të vogël. Në histori mbetet një nga vezirët më të mëdhenj të njërit prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Ai ka meritën se arriti të pushtojë Hungarinë, e cila kishte 100 vjet që sfidonte osmanët, sulmoi Austrinë edhe pse s’e pushtoi me atë veprim tmerroi Evropën, pushtoi Azerbajxhanin, nënshkroi marrëveshje aleance me Francën etj.
6 – Ajaz Mehmet Pasha
Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno. Hyri në pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesë, që ishte marrja e fëmijëve të krishterë në moshë të vogël, dhe edukimi për shërbimin në ushtri ku më të mirët mbaheshin për shërbimin në pallatin e sulltanit. Në fillimet e karrierës së tij ka qenë bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, një funksionar i lartë i shtetit i rebeluar ndaj qeverisë qendrore. Mori pjesë në betejën e Mohaçit dhe të Rodosit krahas shqiptarit tjetër që ishte në atë kohë kryeministër Ibrahm Pashës. Në vitin 1536 u bë kryeministër, detyrë që e mbajti derisa vdiq në 1539. Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Mildavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër u krijua një sanxhak i ri me tokat e pushtuara.
Në vitin 1538 flota osmane mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të Karlit të V Habsburg, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve. Ai mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë, pasi ishte kryeministër e ndoshta nuk mund të bënte dot ndryshe se i priste kokën sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritën se pushtoi Rumaninë dhe Moldavinë si edhe mundi flotën detare evropiane.
7 – Lutfi Pasha
Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël. Ai u rrit në pallatin e sulltanit, ku mori të gjithë edukimin e nevojshëm politiko-ushtarak. Historianët e kohës kanë thënë se është “Shqiptar kokëfortë e inatçi Ai mori pjesë në rrethimin e Vjenës në vitin 1529 së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra i Ballkanit. Ai ka marrë pjesë në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët edhe u mundën. Pas vdekjes së kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bë kryeministër. Gjatë qeverisjes së tij, bëri paqe me Venedikun, që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore, para dhe qetësi. Ai hyri në bisedime për paqe me Austrinë. Në luftë me arabët mori disa territore të Jemenit, dhe arriti të dalë në detin e Kuq. Në vitin 1541 u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet, por arsyet nuk dihen. Marrëdhëniet e tij me sulltanin qenë të mira, sepse ai ishte dhëndër te sulltani, pasi ishte martuar me motrën e tij.
8 – Rustem Pasha
Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi perandorinë për 13 vjet. Ai arriti të fusë në perandori disa vise të Jemenit. Në qeverisjen e tij u pushtua Tripoli në Libi, pasi theu flotën spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të Afrikës Veriore. Ai organizoi e drejtoi një luftë të dytë kundër shahut të Iranit në vitin 1548 e cila do të përfundonte me disfatë për Iranin dhe marrëveshjen e paqes do e nënshkruante një shqiptar tjetër, Kara Ahmet Pasha.
9 – Kara Ahmet Pasha
Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit. Gjatë karrierës së tij ka qenë bejlerbej i Rumelisë, me këtë emër quheshin zotrimet osmane në Ballkan. Në 1526 mori pjesë në betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit. Marrëveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli në gjirin Persik, pra ishte një tjetër shqiptar pas atij që e nxori perandorinë në detin e Kuq, që i dha gjirin Persik shtetit osman. Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore. Në 1555 i prenë kokën, edhe pse qe dhëndërr i sulltanit, arsyet se përse nuk dihen.Megjithëse qeverisi për një kohë të shkurtër ai arriti që t’i japë perandorisë gjirin Persik dhe një pjesë të Afrikës Veriore.
10 – Semiz Ahmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580 pra, për një kohë të shkurtër, ku nuk janë shënuar shumë ngjarje të rëndësishme. Përpara se të bëhej kryeministër ishte bejlerbe i Rumelisë. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.
11 – Koxha Sinan Pasha (1506-1596)
Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në 1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Gjatë karierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik.Në vitin 1580 drejto vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.
12 – Ferad Pasha
Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Gjatë karrierës së tij qeverisi Rumelinë, si bejlerbe. Qe kryeministër gjatë viteve 1591-1592 dhe në vitin 1595. Ka marrë pjesë në luftë kundër Austrisë e cila në këtë kohë zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua nga puna dhe u vra nga rivalët e tij po shqiptarë.
13 – Merre Husein Pasha
Ishte me origjinë shqiptare. Ka nisur karrierën si kuzhinier, dhe më vonë shërbeu si vali në Misir. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër. Ai quhej Merre, sepse për kundërshtarët e tij përdorte fjalën shqip merre, zhduke, kështu që i mbeti ky emër.
14 – Jemishxhi Hasan Pasha. Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami Frashëri… f.komp.45).Ka ngjitur shkallët e karrierës ushtarake dhe qeveritare në sajë të aftësive të tij. Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.
15 – Kujxhu Murat Pasha. Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611, pra për rreth 5 vjet. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua amrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën perandoria kishte disa vite që kishte rifilluar luftën. Në 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha perandorisë një tribut vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si perandor. Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja Xhelaliane. Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të sajr.
16 – Nasuh Pasha
Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha. Para se të bëhej kryeministër ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.
17 – Ohril Hysein Pasha
Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu si kryeministër gjatë vitit 1621.
18 – Hasan Pasha.
Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose kryeministër në vitin 1624.
19 – Taban Mehmet Pasha
Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Vite që nuk patën ngjarje të mëdha. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu bënin shpesh sulltanët.
20 – Mustafa Pashë Kamekeshi
Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. Kushti i parë që të bëje karrierë në perandorinë osmane ishte që të bëheshe mysliman, kështu, duke qenë se shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, por përkundrazi, janë tepër tolerantë për fenë e tjetrit, nuk e patën problem të ndërrojnë fenë. Në fillim hyri në radhët e ushtrisë së jeniçerëve, dhe arriti deri në postin e komandantit të flotës ushtarake osmane. U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut ku merrte pjesë dhe vetë Sulltan Murati IV, për suksesin e së cilës mori dhe titullin vezir i madh që ishte titulli më i lartë në hierarkinë e qeverisjes, dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti të kryejë me sukses një reformë financiare me anë të së cilës nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte të ndërmerrte një reformë administrative që nuk i pëlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.
21 – Xhixhan Mehmet Pasha.
Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645. Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.
22 – Kara Mustafa Pasha
Me origjinë shqiptare, i lindur në Shqipëri. Ai shkoi në Stamboll si jeniçer dhe arriti të bëhej komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, mundi flotën Venedikase.
23 – Tarhanxhu Mustafa Pasha
Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Xhelozitë e kundërshtarëve bënë që ai të pushohej nga puna dhe të ekzekutohej.
24 – Qypyrli Mehmet Pasha
Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare. Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë. Vendi ishte futur në krizë, dhe ai arriti të balancojë buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve dhe të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks të Stambollit.
25 – Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu
Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati. Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26-vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot. Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën. Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria.Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.
26 – Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu
Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta.
Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan. Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.r
27 – Ali Pashë Arabxhiu
Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike të tij në drejtimin e shtetit, dhe për këtë arsye e ekzekutoi.
28 – Hysen Qypyrliu
Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.
29 – Dalltaban Mustafa Pasha
Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.
30 – Numan Pashë Qypyrliu
Me origjinë nga familja e qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.
31 – Haxhi Halil Pashë Shqiptari
Ishte nga Shqipëria i lindur në Elbasan. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin 1716 u bë kryeministër.
32 – Ivaz Zade Halil Pasha u bë kryeministër në vitin 1770.
33 – Almedar Bajraktar Mustafa Pasha
Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenë një ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrë pjesë në ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Ai ndihmoi Selimin III që të reformonte ushtrinë e pabindur të jeniçerëve dhe u bë kryeministër nga sulltan Mahmuti II.
34 – Memish Pasho i zgjuar ishte kryeministër në vitet 1808-1809.
35 – Gjirtili Mustafa Nail Pasha
Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857. Përpara se të bëhëj kryeministër ai qeverisi Kretën për disa vjet duke vendosur paqen dhe qetësinë atje. Ai qe ministër disa herë, derisa u bë kryeministër i perandorisë.
36 – Mehmet Ferit Pashë Vlora
Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.
37 – Mirsili Said Halim Pasha
Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.
38 – Ahmet Izet Pasha
Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.
39 – Demat Ferit Pasha
Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920.
Shqiptarët qeverisën perandorinë osmane si kryeministra, për një periudhë prej afro 150 vjetësh. Kryeministrat shqiptarë i dhanë osmanëve Anadollin, Konstandinopojën, Irakun, Jemenin, Egjiptin, Algjerinë, Libinë, Arabinë, Sirinë, Hungarinë, Krimenë, Kretën etj. Pra, me punën dhe mendjen e shqiptarëve, u ngrit perandoria osmane. Ky është një fakt që pranohet nga vetë turqit dhe historianët që studiojnë këtë periudhë të historisë. Gjatë shekullit të 18-19, nuk ka pasur shumë shqiptarë në rangun e kryeministrit dhe shihet që perandoria pati disfata të tmerrshme që vunë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Po të mos ishte për disa shtete perëndimore të cilat donin ta mbanin për kundrapeshë ndaj Rusisë, patjetër që do të kishte rënë. këto 2 shekuj shqiptarët nuk ishin pa pushtet, por kishin fituar pavarësinë nga sulltani, dhe qeverisnin për llogari të vet në disa shtete, si në Arabi, Siri, Egjipt etj.

SUNDIMI OSMAN S’MUND TË KONSIDEROHET “GROPË E ZEZË”


Ferid Duka
Prof. Ferid Duka
Historiani Ferid Duka, i specializuar për periudhën osmane, në një intervistë dhënë të përditshmes ‘Shekulli’ shpjegon, ndër të tjera, rëndësinë që ka rishikimi i një teksti historik.
Sipas Dukës, duke u përgjigjur përkitazi me peticionin e nënshkruar nga intelektualët shqiptarë, në mesin e të cilëve dhe Kadare, “shkrimi dhe rishkrimi i historisë duhet të jetë një proces i natyrshëm, i cili ka logjikën e vetë, ka dinamikën e vetë. Dhe është ekskluzivitet i historianëve”.
Pa përjashtuar të drejtën e peticioneve të tilla, Duka është i mendimit se mbi të gjitha duhen pritur përfundimet që do të nxjerrë Komisioni i formuar për shqyrtimin e teksteve. “Personalisht, mendoj se historia jonë kombëtare nuk duhet cenuar. Sepse janë vlerat të rinisë për të cilat ka luftuar populli gjatë shekujve. Por kjo duhet të bëhet duke iu përmbajtur edhe parimit që historiografia ka nevojë të zhvillohet gjithnjë si çdo shkencë tjetër”.
Çka gjithsesi duhet të kihet kujdes, është të mos politizohet gjuha kur flitet për çështje historie, mendon Ferid Duka. “Historia është një shkencë, e cila ka dinamikën e vetë të zhvillimit, shkruhet nga historianët, pëlqehet nga publiku. Sepse i gjithë publiku është pronar i së kaluarës dhe ka të drejtë që të ketë zërin e tij për të kaluarën e vet. Por kur vjen puna për shkrimin e historisë përgjegjës janë historianët. Unë mendoj se, duhet që të jenë ata që shkruajnë dhe rishikojnë historinë sa herë që dalin dokumente të reja, sa herë që duhen rishikuar probleme të caktuara, periudha të caktuara, personalitete të caktuara. Në këtë mënyrë historia do të ketë karakter shkencor”.
Për rrjedhojë, Duka është edhe kundër imponimit nga ana e një shteti tjetër të mënyrës se si duhet shkruar historia. Çka është e pranueshme janë “propozimet e zakonshme që paraqiten nëpër tryeza siç ndodh për çdo çështje që diskutohen nëpër vendet e Ballkanit, si heqja e etiketimeve, gjuhës vulgare, brutale,fshirja e një gjuhë propagandistike etj., që mund të burojnë që nga periudha e komunizmit, edhe për këtë në periudhën post-komuniste, historianët kanë bërë ndryshime të mëdha. Këto ndryshime kanë qenë në mënyrën sesi shkruhet dhe sesi shtrohen çështjet që i paraqiten publikut të gjerë. Është pasuruar teksti me materiale faktike dhe dokumentare. Kështu që, ky proces në republikën e Shqipërisë ka nisur në vitet e para post-komuniste dhe vazhdon edhe sot duke iu përmbajtur logjikës se historia jonë ka nevojë të rishikohet dhe të rishkruhet vazhdimisht. Pavarësisht se, nga cili vjen ky shqetësim apo kjo kërkesë, mund të vijë nga qeveria apo nga rrethet e historianëve, por çështja është se sa e drejtë është kërkesa. Sa racionale është ajo”.
Duka, përkundër Kadaresë, nuk mendon se Turqia po bën agresion kulturor. Kërkesa e Turqisë, shprehet Duka, është po ashtu kërkesë e Këshillit të Europës, pra “që të rishikohen tekstet e historisë nga vendet ballkanike, të hiqen nga këto tekste termat fyese, terminologjitë propagandistike etj. Por duhet që teksti i historisë të mos modifikohet, por të ruajë të vërtetat historike, natyrën shkencore, duke qëndruar larg gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës fyese. Në këtë mënyrë, historiografia në Ballkan nuk kthehet në nxitje të urrejtjes ndëretnike. Por të jetë nxitëse e një klime identiteti dhe t’u japë fund plagëve të vjetra”.
Ai e konsideron periudhën osmane “një nga periudhat më të rëndësishme të Ballkanit dhe të shqiptarëve në veçanti… Në qoftë se, ne do ta konsiderojmë periudhën osmane një “gropë të zezë”, atëherë nuk mund të shpjegojmë as edhe një dukuri, as edhe një ngjarje dhe asnjë proces të rëndësishëm që ka ndodhur brenda kësaj periudhe. Ne nuk mund të shpjegojmë, fjala vjen, sistemin ekonomiko-politik që u vendos në tokën ballkanike dhe shqiptare apo ndryshimet e mëdha me karakter social dhe politik që ndodhen gjatë këtyre shekujve. Kam parasysh intelektualët rilindës që i dhanë jetë këtij procesi. Kemi babain e pavarësisë sonë kombëtare, Ismail Qemalin, që doli nga radhët e burokracisë Osmane. Edhe shumë pashallarë të tjerë dolën nga radhët e burokracisë osmane. Prandaj as nuk mund t’i ikim dhe as nuk mund ta shmangim këtë periudhë. Nuk mund ta shpallim “nul”, por duhet të bëjmë atë që bën sot e gjithë bota akademike në katedrat e botës. Akademikët nëpër botë kanë bërë studime të shkëlqyera, kanë zbuluar dokumente nga fondet arkivore me shumë rëndësi. Në të gjithë universitetet e botës, kjo periudhë ka katedrat e veta, ka studentët e vet. Dhe në hapësirën shqipe ka pasur zhvillim dhe pse duhet që të ketë akoma më shumë. Në periudhën osmane, sigurisht që, duhet t’i ruhemi zbukurimit dhe trajtimit të saj.
Duhet që të trajtojmë me objektivitet çdo periudhë që nga pushtimi osman, luftërat e Skënderbeut, sistemi ekonomik dhe politik që u vendos, raportet që krijoi populli shqiptar me strukturat osmane, bashkëjetesën, integrimin, fenomenet sociale, religjioze, siç ishte konvertimi i shumicës së shqiptarëve në myslimanë etj. Pa zbukurime, pa idealizime, por duke i qëndruar besnik objektivit shkencor, mendoj se historianët këtë periudhë jo vetëm që nuk do ta lënë pas dore, por kanë se çfarë mund t’u thonë të tjerëve”.
Duka beson se këto debate mbi rishikimin e teksteve të Historisë nuk do të kenë ndikim të keq në Kosovë. “Kërkesat që mund të vijnë nga një shtet i caktuar, mund të jenë propozime edhe të gabuara, por kam përshtypjen se institucionet e Kosovës kanë mundësi të reagojnë në mënyrën e duhur ndaj një partneri të barabartë. Kanë mundësinë të reagojnë në mënyrën e duhur aty ku shikojnë se një propozim që vjen është i gabuar. Theksoj se, këtu nuk duhet që të ketë keqkuptime, sepse shtetet e Ballkanit nuk janë vetëm për t’u mësuar të tjerëve sesi duhet që të jetë historia e vendit, por duhet që ta shikojnë edhe vetë. Sepse edhe Turqia, sipas meje, ka shumë për të parë në tekstet e historisë së saj. Këtu duhet të kërkojmë parimin e reciprocitetit. Ashtu siç duhet të rishikojë dhe Serbia, Greqia dhe vende të tjera. Prandaj, këshillimi reciprok me historianë të rajonit për çështjet bazike të historisë mendoj se është një rrugë pozitive dhe frytdhënëse për të përgatitur një të ardhme të ndritur për Ballkanin”.

HASAN RIZA PASHA, MBROJTËSI I SHKODRËS

Lulëzim CUKA


Hasan Riza Pasha
Hasan Riza Pasha
Hasan Rizai, i dekoruar më 1993 me urdhërin “Për veprimtari patriotike të Klasit I”, kishte lindur më 1871; i jati i tij, Namik Pasha ishte vali i Bagdadit dhe Mesopotamisë; sipas Durhamit, nëna e tij ishte shqiptare. Këtë fakt e pohoj edhe vetë Hasan Rizai në një mbledhje në parinë e Shkodrës, duke thënë se edhe  unë jam shqiptarë”. Mësimet e para i mori në Stamboll. Më vonë u dërgua Korpusinë e tretë me qëndër në Janinë dhe në atë të katërt.[1]
Ai do të ishte dhe valiu i fundit osman në pikën më perëndimore të Perandorisë dhe do të martirizohej në pabesi në ditët më të vështira të rrethimit.
Aftësitë e tij të veçanta ranë në sy, sidomos gjatë luftës turko-greke të vitit 1897, ku mori edhe gradën e nënkolonelit. Më 1899-1903, me gradën e gradën kolonel ndoqi studimet në Akademinë e Luftës në Berlin, ku u dallua për nivele të larta.[2]
Hasan Riza Pasha ishte kundërshtar i vendosur i xhonturqve dhe i përfshirjes së ushtarakëve në politikë. Nderi dhe ushtria, këto ishin dy fjalët që e drejtonin. Kishte marrëdhënie shumë të mira me patriotët shqiptarë dhe përgjithësisht në Shkodër gëzonte shumë respekt. Ai e dinte se me malazezët po bënte një luftë të pabarabartë, porse nuk pranoi assesi ta dorëzonte Shkodrën. Me kalimin e muajve, kishte nisur të hartonte një plan që e mbajti sekret deri vonë.[3]
Për meritat e tij ai gëzonte besimin e eprorëve të tij, të cilët në mars 1912, i ngarkuan detyrën me përgjegjësi të Valiut dhe komandantit të Korpusit në Shkodër. Në detyrën e tij si komandant i Korpusit në Shkodër dha një kontribut të madh e të jashtzakonshëm në mbrojtjen e qytetit.

Lufta e Shkodrës

Lufta për Shkodrën u bë qendër e tërë Luftës Ballkanike e cila,nga ana e saj,ishte fokusii çështjes së Lindjes që,sipas përcaktimit të Dr.Miller, “mund ta përkufizosh si problem i mbushjes së boshllëkut të krijuar nga zhdukja graduale e Perandorisë turke nga Evropa ” pra,kjo çështje madhore në dinamikën e vet  zhvilloi aspekte të ndryshme të saj dhe erdhi një moment kur çështja shqiptare bëhet nje nga kulmet e saj. Sikurse shprehet Ismail Qemali ne kujtimet e tij, “The Memories of Ismail Kemal Bey”:
E.Durham do te thoshte: Në tërë çështjen Ballkanike,si pjesë eminente e çështjes së Lindjes,për mendimin tim,më kryesorja,më interesantja,dhe mbi të gjitha,çështja europiane më e shquar ishte ajo e Shqipërisë”.[4]
Problemi më i rëndësishëm që doli nga lufta,përsa i takon Evropës,ishte ai I kufijve të shqipërisë dhe ishin mendimet e ndryshme lidhur me këtë gjë që e bënin të dridhej në balancë për disa javë paqen botërore.[5]
Lufta në Shkodër kishte filluar qysh në tetor 1912, me fillimin e luftës ballkanike,malazezët ju drejtuan Shkodrës në Shqipërinë veriore,ky do të ishte çmim I madh për Nikollën,mbretin e Malit të Zi. Në kohën që Konferenca e Londrës po çelej, Shqipëria kishte vetëm dy javë që kishte shpallur Pavarësinë, një nga vendimet e para te Qeverisë së Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te përqëndrohej mbi të gjitha ne mbrojtjen e dy skajeve: Shkodrës dhe Janinës.
Mbreti Nikolla kishte vendosur t’i vendoste Fuqitë e Mëdha përpara një fakti të kryer: Shkodra e pushtuar duhej t’i ngelte Malit të Zi. Mbreti Nikolla gjithashtu ka planet e veta. Plani I tijëështë të marrë tërë Malsinë e Madhe,Dukagjinin e Mirditën.[6]
Në tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria shqiptare ende nuk ishte krijuar, kështu që shqiptarët ishin të detyruar që të shfrytëzonin edhe rezistencën e ushtrisë turke kundër ushtrive të aleatëve ballkanikë. Ndërkaq, në strukturat e ushtrisë otomane apo turke ishin të inkuadruar mjaft shqiptarë, oficerë, nizame (ushtarë aktivë), redife (rezervistë), mustafez (forca territoriale), etj. Gjatë luftës forcat shqiptare u inkuadruan ne dy divizone; i pari që u dërgua në Shkodër u kompletua kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe e veriut, kurse tjetri që u dërgua për të mbrojtur qytetin e Janinës, u kompletua nga Shqipëria e Jugut.[7]
Shkodra e rrethuar mbrohej nga katër pikmbështetje ose zona të cilat u bën katër fronte kryesore:në very,pjesa mes liqenit të Shkodrës dhe lumit të Kirit u quajt zona e fushës (së Shtojt),fronti I Shtojt;në lindje,pjesa mes Kirit dhe Drinit,zona e Kirit (fronti i Bardhnjorit);nëjug,pjesa mes lumit të Bunës dhe Drinit,zona fronti I Berdicës dhe në perëndim ,zona nga liqeni I Shkodrës dhe lumit të Bunës deri në malin e Taraboshit,zona fronti i Taraboshit.[8]
Me 5 nëntor 1912, pas disfatave që pësuan në sulmet e tyre te përsëritura në Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslymane të qytetit. Mjaft shtëpi u shkatërruan dhe shumë gra e fëmijë vdiqën nën rrënoja. Malazezët kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t’i pranonin myslymanët, por ndodhi e kundërta. Familjet dhe kishat katolike të Shkodrës i strehuan me bujari familjet myslymane. Në këto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e të gjithë lagjeve të qytetit, myslymane e katolike.Më 12 nëntor 1912,të dyja këto Fuqi të Medha Italia dhe Austro-Hungaria bënë përçarje në Beograd dhe në Cetinjë (kryeqytet I vjetër I Malit të Zi) duke kërkuar me këmngulje që ata të tërhiqen nga Shqipëria dhe t’I jepej fund rrthimit të shkodrës nga ana e Malit të Zi.
Vjena dhe Roma argumentonin në mënyrë bindëse se Serbia dhe Mali i Zi nuk kishin punë në këtë rajon,sepse ai ishte I banur thuajse tërësisht nga shqiptarët.[9]
Me 17 nëntor trupat serbe të dy divizioniëve Shumadia dhe Drini, së bashku me trupat malazeze të divizionit të parë, pushtuan kalanë e qytetit të Lezhës dhe portin e Shëngjinit, ku ndodheshin një pjesë e forcave shqiptare. Kështu, u ndërpre rruga Shkodër – Lezhë prej nga vinin furnizmet dhe ndihmat. Eshtë fundi i nëntorit te vitit 1912. Pas shpalljes së Pavarësisë, në 3 dhjetor 1912, vendoset armëpushimi për ndërprerjen e të gjitha veprimëve luftarake ndërmjet ushtrisë otomane dhe aleateve ballkanikë.
Në kushtet kur Garnizonit të Shkodrës nuk po i vinte asnjë ndihmë nga jashtë dhe kur ishte shpallur pavarësia e Shqipërisë, Hasan Rizaja vendosi që të hynte në marrëveshje me malësorët shqiptarë për t’u rënë bashkërisht trupave malazeze. Me 27 janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte më Shkodrën në favor të Turqisë, por për llogari të Shqipërisë. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes së flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës dhe dita e fillimit të sulmit të përbashkët  të forcave të Garnizonit të Shkodrës dhe malësorëve shqiptarë kundër trupave malazezë e serbë. Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht. Komandën e Korpusit të Shkodrës e mori zëvendësii tij Esat PasheToptani.                                              .
Ndërsa Konferenca e Londrës vazhdonte punimet, mbret Nikollës iu sugjerua nga miqtë e tij më të ngushtë europjane se vetëm marrja sa më e shpejtë e qytetit do të ndikonte që Fuqitë e Medha, të ndodhura para faktit të kryer, tëvendosnin qe t’ja jepnin Shkodrën Malit të Zi. Mbret Nikolla iu drejtua për ndihmë të pakufizuar ushtarake Serbisë. Gjeneralët malazeze dhe serbë në fillim të shkurtit 1913 përgatitën planin e mësymjes së përbashkët për pushtimin e Shkodrës, ku do merrnin pjese forcat e katër divizonëve malazeze dhe tri divizionëve serbë.
Për të marrë Shtojin, malazezët formuan 2 kolona sulmi, të përbëra nga efektivat e tri brigadave te këmbësorisë. Serbët, me forcat e tri divizonëve, të vendosura në  Mjedë, Bushat, e Shkjeze, në bashkëveprim me një brigadë malazeze të divizionit të parë, duhet të sulmonin rajonin e fortifikuar ne Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri orësh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimëve të një gjenerali malazez, Shkodra i ngjante një vullkani të shpërthyer, malazezët u hodhën në sulm. Përleshje të përgjakshme u zhvilluan të të gjithë vijat e frontit, në Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e parë e sulmit u drejtua kundër llogorëve në Shtoj dhe zgjati gjysëm ore me shumë egërsi. Malazezët lanë shumë të vrarë, por Shtoji nuk ra.
Në një orë, malazezët në Shtoj bënë tri sulme me bajoneta, të cilat përfundonin në ndeshje trup me trup. Pasi u hodhën në sulm të gjitha rezervat, malazezët mundën të merrnin dy transhetë e para. Mbrojtësit e rajonit të Shtojit u detyruan të tërhiqen në transhenë e tretë. Të gjithë burrave të qytetit të Shkodrës, iu kërkua të shkonin në llogore. Ata që nuk kishin armë, u urdheruan të trasportonin të plagosurit, të cilët vinin në qytet nga të gjitha anët.[10]
Mbret Nikolla, me humbjet e rënda të pësuara, përfundimisht nuk kishte më shpresa që ta pushtonte Shkodrën vetem me ushtrinë e vet. Në këto kushte ai iu lut përsëri mbretit të Serbisë që ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi të dërgonte në Shkodër, rreth 15 mijë forca të tjera, që do të emërtoheshin “Korpusi bregdetar i Shqipërisë”, i cili, veç artilerisë së rëndë do të kishte edhe katër avione luftarake, nga shtate që kishte gjithsej ushtria serbe.
Ndërkohë, me 23 mars 1913, Konferenca e Londrës kishte vendosur që Shkodra t’i mbetej Shqipërisë. Fuqitë e mëdha europiane i kërkuan Malit të Zi dhe Serbisë që të tërhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodrës. Por malazeëet dhe serbët nuk donin të hiqnin dorë nga plani për të pushtuar Shkodrën. Në marrëveshje me qeverinë greke nga Selaniku, nëpërmjet tri konvojëve, u transportuan në Shëngjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mijë ushtarë serbë, tëpajisur, përveç artilerisë, edhe me aeroplane luftarake. Njëkohësisht, ushtria malazeze u vu nën komandën e gjeneralëve serbë. Por humbjet e rënda që kishin pësuar me parë në luftimet kundër Garnizonit të Shkodrës i bënin gjeneralët serbë që të hezitonin e të zvarritnin sulmin kundër Shkodrës, derisa erdhi urdhri që ushtria serbe të tërhiqej nga rrethimi i qytetit. Të mbetur vetëm, forcat malazeze me 31 mars 1913, bën edhe një sulm të dëshpëruar kundër Taraboshit, por pasukses.                                                    .
Gjendja në Shkodër ndërkaq nuk ishte e thjeshtë, që në dhjetor njerëzit kishin filluar të vdisnin nga uria. Në kushtet e mungesës së ushqimëve dhe faktit se fati i Shkodrës ishte përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha, Komanda e Garnizonit të Shkodrës vendosi të dilte nga qyteti.Me 23 prill 1913, u arrit një marrëveshje me palën malazeze me 24 pika, sipas së cilës Garnizoni i Shkodrës do të dilte nga qyteti me të gjithë armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.
Me 24 prill 1913, në mëngjez, efektivi i Garnizonit të pathyeshëm të Shkodrës, i rreshtuar në kolonë marrshimi, me flamujt luftarakë, së bashku me armatimin, mitralozët, topat dhe pajisjet e tjera, u nis për në drejtim të Lezhës. Pas një qëndrimi të shkurtër prej tre javësh të trupave malazezë, qyteti i Shkodrës i kaloi për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj u bashkua me pjesën tjetër të Shqipërisë.[11]

HASAN RIZA PASHA DHE MBROJTJA E SHKODRËS

Komandant ushtarak turk dhe valiu I qytetit për një periudhë rreth njëvjeçare,I qytetit të  Shkodrës që u bë epiqendra e,boshtibi i atyre ngjarjeve që ndryshuan strukturën politike në këtë cep të Evropës së asaj kohe. Figura e tij shërben për të ndriçuar ato ngjarje ku ky zë një vend shumë më të shquar se pozitz e tij si funksionar shtetërorë dhe ushtarak.[12]
Nuk ka pikën e dyshimit se në këtë cast historik,kulmorë,figura e Hasan Riza Pashës zë një vend të spikatur. Është për të ardhur keq për materialin e pakët jetësorë që kemi në zotërim për personin e tij,e sidomos,për faktin se shumica ku ai përmendet,I referohet kryesisht periudhës kur ai komandoi mbrojtjen e Shkodrës me aq aftësi.[13]
Shkodra ishte objektivi kryesarë i Malit të Zi. Për mbrojtjen e shkodrës luftonin 28.450 trupa të rregullta të repartëve ushtarake turke (nizman),të inkuadruar në divizionin 24-turk,që ishte I shpërndarë në pika që nga Lezha e deri në kufi me Malin e Zi.
Pranë garnizonit Osman që komandohej nga gjenerali Hasan Riza Pasha,ndodhej  edhe një division rezervistësh (redife) dhe vullnetarë sh shqiptarë nga Dibra,Mati,Elbasani,Shijaku,Ndroqi,Kavaja,Tirana,Kruja,nën komandën e gjeneralit Esat Pashë Toptani,ish komandant I xhandarmërisë së vilajetit të Shkodrës.[14]
Data 31 janarë, ishte caktuar dita e ngritjes së flamurit shqiptarë në kalanë e Rozafës dhe rrjedhimisht dita e fillimit të sulmit të përbashkët të forcave të garnizonit të  Shkodrës dhe malësorëve shqiptarë kundër trupave malazezë dhe serbë. Këtë flamur sipas Mikel Prenushit e kishte qëndisur e bija e patriotit Karl Marubi, Bernardina.[15]
Marrëveshja në mes të Hasan Riza Pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të Hasan Riza Pashës. Të gjitha rrethanat, si për sa i përket vendosmërisë së garnizonit turk dhe qytetarëve të Shkodrës, raportit real të forcave ushtarake në front, qoftë edhe ato pak rezerva të mbetura ushqimore, nuk e përligjin aktin kapitullues të Esat Pashës për t’u dorëzuar Shkodrën malazezëve.
Nga të gjithë tashmë dihet se çfarë pasojash pati në caktimin e kufijve veriorë të shtetit shqiptar tradhtia e Esat Pashës. Lufta e aleatëve ballkanikë në brendësi të trojeve shqiptare nuk ishte një luftë për të evropianizuar Ballkanin, por synonte deorientalizimin e tij.
Lufta e padrejtë pushtuese e Malit të Zi ndaj Shkodrës nuk mund të quhet e drejtë në emër të qëndrimeve euroatlantike, duke menduar se në këtë mënyrë mund të zhduken mendimet orientale, duke përligjur politikat aneksuese dhe shoviniste të fqinjëve tanë ballkanikë ndaj vendit tonë, të cilat nga ana tjetër do ta gjakosin Ballkanin deri në shekullin e XX me masakrat që u bënë në ish-Jugosllavi. Lufta për mbrojtjen e Shkodrës do të mbetet një nga faqet më të ndritura të atdhetarizmit shqiptar dhe të vendosmërisë së popullit shqiptar për mbrojtjen e trojeve të Atdheut.
Kjo luftë e viteve 1912-1913, në mbrojtje të qytetit të Shkodrës, do të mbetet gjithashtu një dëshmi e bashkëpunimit ushtarak në mes të popullit shqiptar dhe atij turk, bashkëpunim që është prezent edhe në ditët e sotme, kur një repart ushtarak shqiptar është i inkuadruar në komandën e trupave turke në Afganistan. Qëndrimin pozitiv ndaj zhvillimeve në Shqipëri në ato momente, komandanti turk e shprehu qartë, kur e kuptoi se në këto momente historike interesat në mes të shqiptarëve, që ishin ndarë, tashti duheshin të bashkoheshin përballë një armiku të përbashkët që ishte shovinizmi malazes ndaj trojeve shqiptare.
Duke pas parasysh realitetet e reja, komandanti trim turk nuk interesohej vetëm për fatin e garnizonit turk, që kishte në komandë, sepse këtë mund ta kishte bërë lehtë duke u marrë vesh me forcat malazeze.
Në një letërkëmbim me deputetin e Dibrës në Parlamentin xhonturk, Basri bej Dukagjini, ai është dakord që të sigurohen rrugët për të shpëtuar Shqipërinë. Për Hasan Riza Pashën,mbrojtja e Shkodrës kishte të bënte me çështjen e zgjidhjes së çështje shqiptare në mbështetje të vendimeve të Kuvendit të Vlorës dhe të njohjes së autonomisë së Shqipërisë nga Konferenca e Londrës. Komandanti i garnizonit turk i kishte kërkuar Gjergj Fishtës të shkruante një marsh për ushtarët shqiptarë, në shumicë muslimane, që ata ta këndonin këtë marsh në gjuhen shqipe në stërvitje dhe beteja luftarake. Është po ky Hasan Riza Pasha që do ti kërkojë komandantit të armatës Perëndimore Osmane, Mahmut Hajret Pasha, që me forcat e tij ushtarake të angazhohej kundër forcave serbe që po marshonin drejt Shkodrës, thirrje që ai ia bën këtij komandanti në emër të shqiptarizmit dhe të osmanizmit. Angazhimin e Hasan Riza Pashës në mbrojtje të shqiptarizmit e ka kënduar edhe poeti popullor.
Sipas këngës popullore, Hasan Riza Pasha kishte menduar që të vihej në shërbim të kësaj toke për ta shpëtuar këtë komb dhe se rruga e vetme për të shpëtuar Shkodrën ishte ”Ta çojmë bajrakun”dhe se komandanti trim turk flamurin shqiptar e kishte bërë edhe flamurin e tij. Forcat për mbrojtjen e Shkodrës ishin të ndara në dy pjesë.
Në njërën ishte Hasan Riza Pasha me garnizonin e tij dhe luftëtarët shqiptarë të cilët ishin nën komandën e Valiut të Shkodrës. Interesant është fakti se këngët kushtuar mbrojtjes së Shkodrës kanë një shtrirje deri në Çamëri, të cilat e përshkruajnë me simpati komandantin turk duke e paraqitur si hero legjendar që martirizohet për Shqipërinë. Kur u shtrua çështja e kandidaturës së një princi të Shqipërisë që sapo u njoh ndërkombëtarisht, kleri katolik parapëlqente një princ  myslimanqë ishte Hasan Riza Pasha.[16]
Në vitin 1936, eshtrat e Hasan Riza Pashës u çuan në varrezat e Komaneve. Gjergj Fishta do ta vlerësonte komandantin e famshëm turk duke thënë se Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mire për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve, ai meriton të lavdërohet baras me heronjtë e kombit shqiptar dhe se ai kishte qenë mik i shqiptarëve dhe i Shqipërisë. Kurse Zejnel Prodani, kryetari i Bashkisë së Shkodrës do të deklarojë se populli i Shkodrës nuk e harron kurrë……
Hasan Riza Pasha ishte një ushtar i shkëlqyer, sepse ai e shpëtoi Shkodrën me planin e tij ushtarak Mund të thuhet me të drejtë se mbrojtja shqiptaro turke e Shkodrës në vitet 1912-1913 u kurseu popujve të Ballkanit një luftë të katërt ballkanike dhe banorëve të Shqipërisë veriperëndimore gati një shekull shtypjeje nga një gjenocid fetar-etnik të cilin e pësuan shqiptarët e viseve të tjera veriperëndimore, lindore dhe jugore. Sot, në Shkodër lartësohet një memorial madhështor para prefekturës së qytetit në shenjë nderimi për këtë mik të shqiptarëve dhe të Shqipërisë sepse ai ka mbetur një urë solide për lidhjet e hershme dhe në vazhdim në mes të popullit shqiptar dhe atij turk, të cilët patën bashkëqeverisur Perandorinë e Famshme Osmane.[17]

VDEKJA E HASAN RIZA PASHËS

Banesa e Hasan Rizait ruhej si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqe. Banesën Pashaj e ndërroj vetem pas sulmit malazez në Kakarriq,banesa e tij ishte menjëhere pas formacionëve të ushtrisë. Më 27 Janar 1913 Pashaj pati një çrregullim në stomak dhe u kthye në banesën e tij në qytet,këto ditë ai perpiqej ti ngrinte shqiptarët  katolik ne rrethina kundër serbëve e makazezëve. Për këtë gjë dha ndihmën e tij Esat Pasha.
Hasan Rizai u tregonte udhëheqsve katolik për rrezikun që do t’i kanosej në rast se serbët fitonin. Dhe shqiptarët e shikonin rrezikun që i kanosej kurse priftërinjt kishin filluar të shqyrtonin këtë çështje. Kryepeshkop i Shkodrës në emër të shqiptarëve kërkonte Hasan Rizai garanci. Kryepeshkop i Shkodrës u ul në bisedime me Hasan Rizain dhe vendosën mbi kushtet që Qeveria Osmane do të përpunonte në favor të shqiptarëve dhe që në kala në krah të flamurit osman të vihej flamuri shqiptarë.
Hasan Riza Pasha pranoi me kusht që të gjithë malsorët dhe nshqiptarët katolikë t’i përdorin armët e tyre kunsër serbëve e malazezëve. Detajet për këtë bisedim u la të diskutoheshin në barakat e vendosura  në Kodrën e Dervishit. Hasan Riza Pasha zbriti nga Kodra e Dervishit duke kontrolluar me shumë kujdes trupat,kështu erdhi me vonesë në shtëpi dhe vonoi kohsgjatjen e bisedimëve. Pas pak kohësh erdhi nëntogeri i dërguar nga Esat Pashai dhe e pyeti nëse duhet të vinte Esat Pasha me priftin atje apo duhet të Hasan Rizai të shkonte ta takonte Esat Pashë Toptanin tek shtëpia e tij.
Hasan Rizaja, meqë u kthye vionë nga froni, nuk e priti kryeipeshkvin në shtëpinë e tij, poe shkoj tek shtëpia e Esat Pashës, e cila ndodhej në krahun tjetër të lulishtes, për ta takuar e biseduar.[18]
Hasan Riza Pasha i tha Aburrahman Nazif Beut se do të vonohej një orë. Pas kësaj mori dhe nëntogerin e ardhur me vete dhe u nisën për në shtëpinë e Esat Pashës.
Për këtë ai nuk lajmëroj asnjë nga rojet e e veta megjithëse nuk e kishte zakon të dilte nga shtëpia i vetëm. Në orën 18.45 mes dy shpijave u dëgjuan dy krisma dhe pak më vonë një tjetër. Rojet e Hasan Rizait dolën menjëherë jashtë. Mes dy shtëpive në errësirë ato panë Hasan rizain në tokë të plagosur dhe me armën e tij të sapo nxjerrë nga brezi.[19]
E sollën në shtëpi dhe u fillua menëherë mjekimi. Pas pak erdhi Esat Pasha me sy të përlotur. Kur pa Esat pashën e ftoi brenda dhe urdhëroi t’i bënin një kafe. Diskutimet u ashpërsuan,Hasan Rizai që po i dëgjonte nga dhoma tjetër dërgoi fjalë: “detyra e çdokujt është të mbrojë Kalanë dhë ushtrinë kurse kjo e imja nuk është për tu diskutuar,nëse vritem do të shkoi tek Allahu,dhe nëse mbetem i gjallë do të dal me ballin lart”. Ai mendonte se të tre trupat i kishin hyrë në trup. Ai i tha njërit prej agallarëve të Shkodrës,miqëve më të mirë të tij të mos e linin këtë gjak. Hasan Rizai bindte njerëz që e vizitonin se duhet të luftonin për mbrojtjen e Kalasë së Shkodrës  se për ndryshe nuk do të kishin tjetër shpëtim.
Gjendja e tij qe kritike dhe ai tani po mendonte se kë do ngarkonte me deryrën e komandantit të ushtrisë. Ai mendonte se Abdurrahman Nazifi duhej të firmoste për këtë post. Natyrisht që këto pinë bëheshin vetëm nëse ai ishte gjallë.
Para se të ndërronte jetë ai nxorri disa persona nga dhoma e tij dhe thërriti Shefin e Shtabit ,Keramedin Beun që ti lexonte një Jasin. Sapo mbaroi Hasan Rizai dha shpirt.
Hasan Riza Pasha kishte vdekur pa ja lënë askujt komandën e ushtrisë. Abdurrahman Nazifi dhe Keremedin Beu kishin debatuar për këtë temë,por më në fund vendosën që këtë detyrë t’ia linin Esat Pashës. Esat pasha kërkoi prej këtyre të dyve që të bënin betimin që do punonin dhe për të ashtu siç kishin punuar për Hasan Rizain. Keremedini mori përsipër të udhhiqte drejtpërsëdrejti ushtrinë.[20]
Burimet arkivore të ushtrisë turke e cilësojnë eliminimin fizik të Hasan Rizasë, një vrasje të organizuar.[21]
Është thënë e shkruar se Esat Pashë Toptani ka vrarë Hasan Rizanë. Njerëzit e tijë e kanë kryer këtë veprim kriminal, në të cilën ai ka lujtur rol kryesorë, por vrasja ka qenë e organizuar dhe e vendosur edhe me nxitjen dhe pëlqimin e malazezëve dhe xhonturqëve.[22]
Xhonturqit idhtarë për vazhdimin e luftës, më datë 22 janar 1912, me grusht shteti mlorën fuqinë në Stamboll e vranë edhe Mazim Pashën, ish-ministër i Luftës i qeverisë së mëparshëme e mik i Hasan Rizasë.[23]
Gazeta “”Populli” e qershorit 1920 për Esat Pashë Toptanin e për rrethimin e Shkodrës në kohën e luftës ballkanike shkruante (kur jepte lajmin e vrasjes së tij në Paris- P-U).
“Dihet se i pavdekshmi Hasan Riza, krijusi i muresës së Shkodrës, ra dëshmorë prej një plumbi tradhëtare tuj dalë prëj konakut të Esat Toptanit, njatje në fushë të druve. Dihet që prita u ngre prej një komploti oficerash xhonturq nën priësi të Esat Toptanit.”[24]



[1] Përparim Rexhepi, Mbrojtja e Shkodrës 1912-1913,”GLOBUS-R”, Tiranë 2001,f.113
[2] Po aty,f.113
[3] http://www.radiodituria.com, Historia e Komandantit Legjendar Hasan Riza Pasha.
[4]Zambaur Hortense, “Rrethimi i Shkodrës”,botim “Camaj Pipaj”, Shkodër,2006, f.128,129
[5] Po aty,f.139
[6] Po aty,f.131
[7] Glenny Misha,Historia e Ballkanit 1804-1999,Instituti i dialogut dhe komunikimit,Toena,Tiranë,f.240-243
[8] Xhafa Bajram,Historia e Shqipërisë,Periudha e Pavarsisë (1912-1939), “Camaj Pipaj”,Shkodër,2009,f.47
[9]Glenny Misha,Historia e Ballkanit 1804-1999,Instituti i dialogut dhe komunikimit,Toena,Tiranë,f.42-50
[10]Glenny Misha,Historia e Ballkanit 1804-1999,Instituti i dialogut dhe komunikimit,Toena,Tiranë,f.129-140
[11]Glenny Misha,Historia e Ballkanit 1804-1999,Instituti i dialogut dhe komunikimit,Toena,Tiranë,f.242,243
[12]Zambaur Hortense, “Rrethimi i Shkodrës”,botim “Camaj Pipaj”, Shkodër,2006, f.128
[13]Po aty,f.139
[14]Xhafa Bajram,Historia e Shqipërisë,Periudha e Pavarsisë (1912-1939), “Camaj Pipaj”,Shkodër,2009,f.46
[15] Përparim Rexhepi, Mbrojtja e Shkodrës 1912-1913, “GLOBUS R”Tiranë 2001, f.109
[16]Durham Edit, “The Struggle”,London,E.A,1914
[17]Ertuna Hamdi, “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasn Riza Pasha”, Jehona Study Centër,2006,f.43
[18] Përparim Rexhepi, Mbrojtja e Shkodrës 1912-1913, “GLOBUS R”Tiranë 2001, f.109
[19] Po aty, f. 110
[20]Ertuna Hamdi, “Mbrojtja e Shkodrës dhe Hasn Riza Pasha”, Jehona Study Center,2006,f.45
[21] Përparim Rexhepi, Mbrojtja e Shkodrës 1912-1913, “GLOBUS R”Tiranë 2001, f.111
[22] Preng Uli, Hasan Riza Pasha Mbrojtësi i Shkodrës, albin, Tiranë 1995,f.44
[23] Po aty, f. 44
[24] Po aty, f. 46

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...