Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/06

Fehmi Rama : Rexhep Gjeli një jetë në shërbim të atëdheut

rexhep gjeli
Rexhep Gjeli (1906-1946)
Rexhep Gjeli ishte emëruar komandant i Shtabit Suprem të Lëvizjes pas rënies se Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës
Rexhep Gjeli lindi në Likoshan, në rajonin e Drenicës, më 16 maj 1906 dhe ra heroikisht më 3 tetor 1946. Ai është një nga artitektet kryesor të luftës për liri të udhëhequr nga Shaban Palluzha e Mehmet Gradica ishte liridashës dhe i padjallëzuar më politikën e kohës, për të gjithçka ishte liria dhe mëvetësia e vendit. Babai i Rexhep Gjelit kishte edhe tre djem të tjerë Qerimin, Mehmetin e Muharremin. Qerim Gjeli ishte ushtar i Hasan Prishtinës i cili kundër pushtuesve bullgar në vitin 1916 bie dëshmor. Mehmet Gjeli ishte njeri ndër prijësit e çetave të Azem Bejtës në betejën të Guri i Bardiqëve (1921) kundër pushtuesve serb mbetet i plagosur rëndë ku dhe bien Zenel Baica, Nebih Damaneku dhe Fazli Strovci. Pushtuesit sllav shpallin amnisti për luftëtarët e Azem Bejtës dhe një pjesë e luftëtarëve kthehen në shtëpit e tyre ashtu veproi dhe Lutë Gllanasella, por me të u kthyer xhandarmëria e arreston Lutën dhe e dërgon në drejtim të Rezallës së Re, gruaja e Lutës Azemine Kiqina shkon në Likoshan e informon Mehmet Gjelin, i cili arrinë të e liroj nga robëria Lutë Gllanasellën. Një akt i tillë ishte përseritur dhe në luftën e Shaban Palluzhës, ku Rexhep Gjelit ja marrin pëngë djalin forcat partizane. Paria e brigadës së Shaban Palluzhës kishte shkuar në Mitrovicë për bisedime më brigadat e partizanëve jugosllav për të shkuar në frontin e Sremit, mirëpo nuk pajtohen, vlenë të theksohet se Rexhep Gjeli ishte kundër shkuarjes, për të kishte rëndësi çlirimi i atdheut pa marrë parasysh se kush ishte pushtuesi qoftë gjerman serb apo ndonjë tjetër, forcat partizane në mënyre tinzare gjatë kohës kur zhvilloheshin bisedimet shkojnë në Likoshan dhe ia marrin pëngë djalin forcat e Lëvizjes ishin duke u kthyer nga Mitrovica, ku Rexhep Gjeli vëren se partizanët kishin marrë një djalë të ri, pa e ditur se ishte djali i tij shkon në drejtim të forcave partizane të cilat dorëzohen përballë autoritetit të tij dhe e liron, ndërsa më pas këta partizan i liron Shaban Palluzha.
Drenica ka një të kaluar të lavdishme
Drenica ka një të kaluar të lavdishme, popullsia e kësaj treve ka bërë qëndresë aktive kundër pushtuEsve të huaj. Në këtë vend lindën dhe u zhvilluan lëvizje, ngjarje e luftëra të karakterit çlirimtar. Dhuna dhe terrori i ushtruar në Drenicë në vitin 1944 bëri që popullsia e kësaj treve të organizohet për mbrojtje, më qëllim të ruajtjës së jetës, nderit, pasurisë së popullit, e sigurimin e rendit publik. 
Në dhjetor të dyzet e katëtertës u formua Brigada e Drenicës me Komandant Shaban Palluzhën,dhe zëvendës komandant të parë Rexhep Gjelin. Më të u kthyer nga fronti i Shalës 10.02.1945 Mehmet Gradicës i caktohet detyra e zëvendës komandantit të parë kurse Rexhep Gjelit komandant i Gardës së Shtabit Suprem. Shtabin e brigadës e përbënin: Azem Aruqi, Rexhep Gjeli, Feriz Boja, Hamëz Istogu, Hazir Xhaka, Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari, Mulla Ilias Broja, Rifat Maloku, Sadik Lutani dhe Ukë Sadiku. Brigadën e përbënin 7 batalione çdo batalion përbëhej nga 4 kompani sipas sistemit të ushtrisë shqiptare, poashtu ishte formuar dhe Garda e Shtabit Suprem.
Beteja e Gradicës
Se ishte luftëtar autoritativ vlenë të cekët dhe një ndodhi gjatë kohës së luftimeve në Gradicë, në një moment derisa lufta zhvillohej më intensitet të madh Rexhep Asllani ju drejtua Rexhep Gjelit dhe Brahim Lutës” … O Rexhep Gjeli e Brahim Luta do luftojmë në këtë kullë përderisa themelet e saj nuk do rrafshohen më tokë, nga granatat, topat e murtajat e armikut dhe asgjë më nuk më dhimbet të jap jetën për lirinë e vatanit, vlenë të theksohet së njësitet e Lëvizjes në Gradicë u poziconuan me një përpikshmëri të caktuar strategjike e luftarake, ashtu të maskuar pritnin kundërsulmë të forcave të armikut. Më 14 shkurt 1945 Rexhep Gjeli dhe Brahim Luta organizojnë mbledhje me eprorët e njesive ushtarake më të cilët shqyrtonin gjendjen e krijuar dhe konstatuan” se; Me pushtimin e Kozhicës, Krasmirocit (në Krasmiroc ishte i vendosur Shtabi Suprem pjesë e të cilit ishte dhe Rexhep Gjeli) dhe të disa vëndeve strategjike ne Gradicë u shkëput lidhja me njësitet të tjera dhe Shtabin Suprem, poashtu është vërejtur dhe koncentrim shumë i madh i forcave armike në këto anë. Më 14 Shkurt në oren 20:00 pas përgatitjeve dhe në befasi sulmohen pozicionet e armikut në pjesën lindore të Gradicës më një gjatësi frontale 5 km në dy drejtime: ne krahun e majtë në rajonin e rrafshit të Bardiqëve njesitet ushtarake të udhëhequra nga Regjep Gjeli, Ajet Qirezi, ndërsa nga malete Litkocit njësitët e udhehequra nga Asllan Lladrovci e Beqir Vinarci. Mbas këtij sulmi u vu lidhja me njësitët e tjera dhe Shtabin Suprem.
Ne Terstenik u zhvillua beteja e fundit e udhëhequr nga Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica
Sipas Shtabit Operativ të Kosovës të ushtrisë jugosllave thuhet se aksioni më i madh luftarak kundër forcave të Shaban Palluzhës është zhvilluar me 21 Shkurt 1945 në Tërstenik.
Beteja vendimtare ishte të Dvoranet e Tërstenikut, kjo betejë i dërgoj këta komandant në përjetësi. Nga të shtënat e artilerisë plagoset rëndë Komandanti Suprem i forcave të Lëvizjes Shaban Polluzha. Komanda kalon të Mehmet Gradica, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të Shtabit Suprem merr vendim se qëndrimi i mëtutjeshëm në këtë vend paraqet rrezik të madh, merret vendim që në mbrëmje forcat e Lëvizjes të tërhiqen duke sulmuar armikun në tre drejtime: Në lindje të sulmoj njësiti ushtarak nën komanden e Mehmet Gradicës, Jusuf Gjilanit, Brahim Lutës, Ajet Gjelit. Në Juglindje të sulmoj njësiti ushtarak nën komanden e Azem Aruqit, Hamëz Istogut e Rifat Galicës. Krahu i majtë i njësitit të parë nën komandën e Regjep Gjelit, Ajet Qirezit, Shasivar Alisë. Para se të filloj sulmi,Mehmet Gradica u bëri vizitë të gjitha pozicionëve të lëvizjes duke u konsultuar individualisht me eprorët kryesorë, por për fat të keq në momentin e parë kur filloj sulmi një predh artilerike e godet Mehmet Gradicen nga pozita e tij luftuese Regjep Gjeli e nxjerr pasqyrën nga gjepi dhe duke shiquar në pozitën luftuese të Mehmet Gradicës e thotë: “Eu Mehmet Gradica të hangren rrebelat”, granata i kishte këputur këmbën e djathë mbi gju Mehmet Gradicës, ndonëse mungonin mjetet sanitare, Mehmetit ju dha ndihma e parë dhe e strehuan në një vend të përshtatshëm deri sa të ndërmerrej hapi tjetër.
Rexhep Gjeli merr komandën supreme
Në atë gjëndje si ishte Mehmet Gradica, i plagosur rëndë ftoi anëtarët e tjerë të Shtabit Suprem të lëvizjes në konsult. U vendos unanimisht që komandën e përgjithëshme ta merrte Rexhep Gjeli, anëtar i Shtabit Suprem. Më të marr komandën Rexhep Gjeli vendos të veproi sipas planit të miratuar më parë, shpërthimin e rrethimit të trefishtë. Para se të fillonte sulmi ishte bërë edhe plani pë tërheqjën e Shaban Palluzhës dhe Mehmet Gradicës, që planifikuar të hipën në kuaj dhe në mbrojtjen e zjarrit të armëve të nxirren prej rrethimit. Për këtë punë u angazhua Rexhep Gjeli, Ajet Qirezi, Isuf Gjilani e të tjerë. Forcat ushtarake të Lëvizjes nën komandën e Rexhep Gjelit shpërthyen rrethimin dhe nisen në drejtim të Gllogovcit (Drenasit), në fshatin Qikatovë e Vjetër si pasojë e plagëve te marrura Komandati Shaban Polluzha ndërroi jetë, të cilin e varrosin nën akull të Lumit Drenica, tek vëndi i quajtur Bresillë në Çikatovë. Nga këtu, Mehmet Gradicën e plagosur, e bartin bashkluftëtarët e tij Brahim Luta, Rexhep Gjeli, Isuf Gjilani e Xhemë Zeqiri, në drejtim të fshatit Dobroshevc, tek shkolla e këtij fshati ndërroi jetë në mbrëmje të po kësaj dite. 
 Rexhep Gjeli vazhdon më beteja të tjera derisa kalon në përjetësi në Qyqavicen legjendare së bashku me djalin e vetëm duke luftuar kundër pushtuesve serb.
Bashkëluftëtarët Rexhep Gjelin e përshkruajnë si krah i djathtë i Shaban Palluzhës, si njeri të fjalës dhe të pushkës. Tradita e luftës për liri të Gjelat e Likoshanit vazhdoj, në luftën e fundit për liri të zhvilluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lagjia Gjeli ishte shëmbull i luftës për liri. 
Sot shumë rrugë qytetësh e fshatrash përfshirë dhe shkolla e Likoshanit mbajnë emrin e Rexhep Gjelit, në shenjë nderimi të jetës dhe veprimtarisë së heroit poashtu organizohen akademi përkujtimore.

/drenicapress/

Arbana Xharra: “Kundër matrapazëve, që s’lanë birë pa zaptu. Largimi i rektorit, është triumf i kapësve e plaçkitësve të Kosovës!”

xhaarra
“Me Rektorin”, është deklaruar dhe kryeredaktorja e gazetës së përditshme “Zëri” Arbana Xharra.
Xharra përmes llogarisë së saj në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje që qytetarët e akademikët të mos pranojnë assesi që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”  të bie në duar të matrapazëve.
“Kundër matrapazëve, që s’lanë birë pa zaptu. Largimi i rektorit, është triumf i kapësve e plaçkitësve të Kosovës!”, ka shkruar Xharra.
Kryeredaktorja Xharra ka dal në përkrahje të rektorit të UP-së Ramadan Zejnullahu edhe më parë duke e vlerësuar Zejnullahun si intelektualin e qëlluar për të udhëhequr me këtë Universitet, në kohën e fundit për t’ia rikthyer imazhin e një institucionit universitar të njohur ndërkombëtarisht.

Lirohet Komandanti i UÇK-së z.Sabit Geci nga burgu

Zëvendësministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Lirak Çelaj, e ka liruar të premten nga burgu të dënuarin për krime lufte, Sabit Geci, me arsyetimin se i duhet trajtim mjekësor.


Qeveria liron nga burgu Sabit Gecin
Z.Sabit Geci pritet të udhëtojë jashtë vendit ditët në vazhdim.
Vendimi i nënshkruar nga z.Lirak  Çelaj në emër të ministrit të Drejtësisë, Prof.Dr. Hajredin Kuçi, është bazuar në një raport të datës 20 korrik 2015, nga një ekip mjekësh prej tre anëtarësh të emëruar nga Ministria, në rekomandimin e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, për pezullimin e ekzaminimit të dënimit me burgim, në opinionin ligjor të Departamentit ligjor të Ministrisë së Drejtësisë të datës 2 tetor 2015, si dhe në shkresat e tjera të institucioneve shëndetësore.
Vendimi i tij pezullon për tre muaj vuajtjen e dënimit.

2015/10/05

Shqiponjat vinin nga te gjitha trojet....


Dikush i feston Përvjetoret thjesht sa për të numeruar vitet... Ndërsa ti Dibran, bashkë me vitet feston sukseset dhe lartësimet në artin që promovon. Uroj të kesh sa me shumë vite jete dhe sa me shumë arritje e vlerësime ne te! Gëzofsh gjithë bashkë me familjën! 
(Mr.sci.Prof.Migena Arllati,shkrimtare nga Gjakova)

Shkruan Raimonda Maleçka 

Vitet ecin, me dhimbjen e tyre, dhe pse diku 16 vite pas lufte, ende ruaj te fresketa takimet me bashkeluftetare te mi, me luftetrare lirie, qe si Shqiponja ne fluturim vinin nga te gjitha trojet, dhe sonte mu kujtuan ditet e netet qe pa ndal dhe ne menyre te vazhdueshme i beja te plagosurve ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. 
Njerëz që mund t'i njihni
Ishte data 27 Gusht 1998 ku aty gjendeshin te shtruar mes te plagosurve te tjere dhe dy luftetare lirie Dibran Fylli dhe Zejnullah Proksh,i dhe per ju dashamire te faqes sime, po ju sjell intervisten e marre ne ate kohe. 


Dibran Fylli


K: Para se të fillojmë me pyetje, Dibran, si keni dëshirë të ju quaj, zotëri, komandant, shok, apo…? 

D: Unë jam një luftëtar i lirisë. K: Në mediat e ndryshme flitet se UÇK-ja, pas ofensivave të fundit që mori ushtria serbe në Kosovë, pësoi humbje. Sa është e vërtetë kjo?

 D: Nuk është e vërtetë që UÇK-ja pësoi humbje sepse humje pësoi armata serbe. Sipas urdhëresës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ushtria jonë ndërroi vetëm pozicionet dhe taktikën e luftës. 

K: Siç po shihet je i plagosur, a mund të japësh një përshkrim se si dhe kur jeni plagosur? D: Po. Unë isha në pikën time me disa shokë dhe ishim në radiolidhje me luftën që zhvillohej në Grykën e Llapushnikut.



Zejnullah Prokshi


 Zhvillohej luftë e rreptë mes forcave tona dhe atyre serbe. Ndërkohë komandanti ynë erdhi dhe më thotë: -Të mbledhim disa shokë e tu dalim në ndihmë shokëve të tjerë në Grykë të Llapushnikut, se janë në gjendje të vështirë. 

Unë e ndjeva veten shumë i kënmaqur, jo sepse po shkoja në front, por se shkoja në ndihmë të shokëve të mij, që ishin duke rezistuar kundër gjithë kësaj force serbe. Me të mbërrirë atje, ne morëm urdhërin nga komanda e atjeshme dhe zumë pozicionet.





Shkrimtari Dibran Fylli ,në një enviniment letraro-artistik -2015


 K: Ku dhe në cilin vend u pozicionuat?

 D: Aty afër rrugës, ku pritej të kalonte armiku që ishte nisur nga Klina për tu bashkuar me forcat e tjera serbe në Komoran, meqenëse një helikopter i armikut mezi u shihte në lartësitë e qiellit, ne përmes radiolidhjeve tona mësuam se forcat serbe nuk mundën të derpërtonin përtej fshatit Mleçan, sepse helikopteri na kishte diktuar neve dhe kishim frikë për të vazhduar rrugën për tu bashkuar me forcat tjera që ishin në Komoran. 

Kështu që forcat serbe atë ditë u thyen, sepse ishte e pamundur që ato forca të depërtojnë, sepse ne ishim në gadishmëri të plotë. Edhe pse armiku sulmonte nga të dy drejtimet, nga Komorani dhe nga ana tjetër, nga Kieva, me gjitha armët që kishte ushtarët e UÇK-së, as që janë trembur nga ky sulm i armikut.


Dibran Fylli,Shaqir Foniqi,Migena Arllati në një manifestim letrar 


Në këtë betejë armiku la shumë ushtarë të vrarë, dhe humbi makineri ushtarake. Në mes shumë automjeteve të shkatërruara që la armiku ishte dhe një autoblindë mbi të cilën qe një mitraloz i rëndë. 

Me kërkesën tonë morëm urdhër nga lart që të shkojmë ta marrim atë. Mirëpo para se t’i afrohemi asaj autoblinde, aty afër 120 metra, papritmas u lëshua një breshëri plumbash, në të cilën neve na u vra në vend shoferi ynë. 

Makina u rrokullis dhe në këtë rast u plagosa në dorë, Zen Prokshi në shpatull të krahut, Kurse Ilaz Dërguti, Skënder Prokshi dhe Marsel Berisha morën lëndime trupore të cilat u shëruan në spitalin ushtarak në Kosovë. 

Pra, na u vra bashkëluftëtari ynë Besim Halilaj, i cili ra për të mos vdekur kurrë.

 K: A mund të tregoni se si u tërhoqët nga ky rrebesh plumbash dhe kush ua dhe ndihmën e parë? D: Fal shokëve tanë të UÇK-së, që ishin të pozicionuar në anën tjetër, që na erdhën në ndihmë dhe na dërguan në spitalin ushtarak, ku dhe na u dha ndihma e parë. 

K: Sa kohë ka që jeni i plagosur? 

D: Afër 6 muaj. K: Edhe pse nuk u shëruat plotësisht ju prapë dolët në front apo…? 



Një kafe me luftëtarët e lirisë...


D: Po, i përjetova të gjitha ofensivat e fundit që kishte marrë armiku ndaj Drenicës. K: Tani ju gjendeni në shërim në Shqipëri. A është hera e parë që vini në Shqipëri? 

D: Me andrra isha dhe ma parë. K: Si ju pritën këtu? D: Neve para se të nisemi nga Kosova ishim udhëzuar nga Shtabi i UÇK-së që të kontaktonim me njerëzit tanë që janë të autorizuar për këto gjëra, domethënë për të plagosurit që vinë nga lufta. 



Shqiponjat vinin nga te gjitha trojet....

K: Këtu keni ardhë për intervenim kirurgjik që ju duhet në dorën tuaj? D: Po.Këto gjëra i din personeli i cili merret me të plagosurit nga Kosova dhe ne e falenderojmë për sjelljet e tij të mira ndaj nesh dhe që na mundësoi këtë operacion, që siç po shihet ka shumë sukses.

 K: Pas shërimit a do të ktheheni prapë në Kosovë për të vazhduar luftën atje ku e keni lënë? 

D: Gjithsesi. Nuk ka forcë që të mund të më ndalë nga frontet e nxehta të luftës. Edhe pse këtu në Shqipëri ishin një grup njerëzish matrapazë, që po mundoheshin të nxisin njerëzit që kanë ardhë nga Kosova që të mos kthehen më atje unë prap se prapë do të mbaj fjalën kur u betova para Flamurit Kombëtar.

 K: Ç’ka mund të na thoni në fund të kësaj interviste, domethënë ndonjë dëshirë apo porosi? D: Dëshira ime është e shkrutër. 

Që të nesërmen ta shoh Kosovën si një kopësht me lule, pa asnjë shka në tokën e saj, e posaçërisht e falenderoj Dr.Shaip Mujën, që pat një përkujdesje të lartë ndaj nesh dhe të plagosurve të tjerë të UÇK-së.
 Mirupafshim në folenë e shqipes, ku shqiponja pret zogjtë e vet. Një intervistë ekskluzive për gazetën “Kushtrimi” i morëm dhe luftëtarit tjetër të UÇK-së, Zejnullah Prokshi, edhe ky i plagosur në betejën e zhvilluar me serbët në Grykën e Llapushnikut dhe që tani gjendet në shërim në Shqipëri.

 K: Si e keni plagën? 

Z: Mbas intevenimit kirurgjik të mjekëve, tani ndihem shumë më mirë, bile dua t’u them të drejtën se dëshira ime e flaktë ishte që krahu im të aftësohet hiç më tepër se sa të ngrehi këmbëzën e snajperës sime për ta qëlluar armikun mu në lule të ballit. 

K: Meqenëse jeni këtu në Shqipëri, çfarë mendimi keni ju për organizatorët e autorizuar për të ndihmuar të plagosurit nga Kosova?

 Z: Meqënëse ne ishim të plagosur dhe kemi ardhur këtu për t’u shëruar, e jo për të kontrolluar këto organizatorë, unë dua t’i falenderoj për sjelljet e tyre të mira ndaj nesh, pra kemi vetëm fjalë të mira për ta. 

K: Unë sapo e shoh se këtu në Shqipëri ka shumë djelmosha që kanë ardhë nga Kosova dhe prezantohen si ushtarë të UÇK-së.

 Çfarë mendimi keni për ta? 

Z: Të gjitha ata që janë të aftë të ngrejnë gishtin e armës, vendin e kanë në Kosovë dhe jo në Shqipëri. 
Ata mund të jenë refugjatë të ikur nga lufta, dhe kurrsesi ushtarë të UÇK-së, sepse ushtarët e UÇK-së, janë betuar njëherë e përgjithmonë që të vdesin duke mbrojtur tokën e Kosovës. 

K: Çka mendoni për udhëheqjen politike të qeverisë së Kosovës dhe a pranoni ju opsionet e tyre per zgjidhjen e problemit të kosovës? 

Z: Së pari neve si ushtarë të UÇK-së, nuk jemi të përcaktuar të bëjmë vlerësime politike (sepse ne e kemi përcaktuar përfaqsuesin tonë politik), por jemi të përcaktuar të luftojmë deri në çlirimin definitive të tokave kosovare të okupuara nga armiqtë. 

Së dyti, çdo gjë që bën ajo udhëheqje, pa pjesëmarrjen e UÇK-së, në këtë marrëveshje, janë antikushtetuese (shiqo Kushtetutën e Kaçanikut). 




Pra çdo gjë që nënshkruhet e që e len Kosovën nën Serbi, ne e quajmë Tradhëti Kombëtare. 

K: Flitet se në Kosovë ekzistojnë dy ushtri?

 Z: Keni të drejtë. K: Nuk ju kuptoj? Z: Po, ekziston UÇK-ja që lufton për çlirimin e trojeve tona, dhe ushtria serbe që mundohet të mbajë me dhunë ato troje. 

K: E kam fjalën për FARK-un? 

Z: Po, kur erdha këtu dëgjova se ata ishin diku në një 15-katësh. 



Kush ikë nga jeta -vdes



K: Unë po mendoj në Kosovë? 

Z: Në Kosovë ku luftohet nuk ka 15 katësh. 

K: Për përfundim të kësaj interviste, çfarë keni dëshirë të shtoni?

 Z: Dëshiroj që sa më parë bashkë me shokët e mij të frontit, t’i ngjeshim armët tona kundër armikut shekullior, deri në çlirim. I thërras të gjith ata që e ndiejnë veten shqiptarë të kontribojnë për çështjen kombëtare me vepra dhe jo me fjalë, pra mbi të gjitha VËNDLINDJA NA THËRRET. 

Intervistoi për Gazetën Kushtrimi – Rajmonda Maleçka

Lamtumirë Nënë!

05-10-2015 12-25-04

Nipi i Lumturi Dajcit - juristi Luan Topulli na shkruan: 


Lamtumirë Nënë!

Nga Luan Topulli
Jurist
New York, 3 Tetor 2015

Pak ditë më parë u nda nga jeta Lumturi Dajçi, e ëma e gazetares e veprimtares së njohur në Shqipëri e SHBA - Mimoza Dajçi. Në përkujtim të saj familjarët shtruan një drekë në "Whitby Castle" buzë ujrave të Rye-it.
Në ambjentet e këndshme rrethuar me lule të Kështjellës "Whitby" dizenjuar në vitin 1852 nga Alexander Jackson Davis nderuan me pjesëmarjen e tyre familjarë, miq e dashamirës të familjes si dhe personalitete të njohura të artit, politikës, gazetarisë e shoqërisë civile në New York e shtete të tjera të Amerikës.  
Në emër të familjes falenderojmë Z. Kenny Agosto Zëdhënes i Zyrës së Senatores Ruth Hassell Thompson, Kryetarin e Vatrës Z. Gjon Buçaj së bashku me bashkëshorten Znj. Nikoleta Buçaj, Liderin e komunitetit amerikan për Zonën 49 Bronx Z. Joseph Thompson, stafin mjekësor të Montefiore Hospital Bronx, ku punojnë Mimoza dhe Merlini, të cilët i kanë shërbyer me devotshmëri të ndjerës, Zv. Kryetarin e Vatrës Z. Asllan Bushati me bashkëshorten Znj. Lume Bushati, anëtarët e Kryesisë së Vatrës Z. Marjan Cubi dhe Z. Zef Përndocaj, ish i dënuari i politik nëpër burgjet shqiptare dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës Z. Lek Mirakaj së bashku me bashkëshorten Znj. Loli Mirakaj, Kryeredaktori i Gazetës "Dielli" Z. Dalip Greca së bashku me bashkëshorten Znj. Xhemile Greca, Producentin e TV Kultura Shqiptare Z. Adem Belliu me bashkëshorten Znj. Moza Belliu, aktivistët e njohur të komunitetit shqiptar në Amerikë zonjat Rita Saliu, Merita Shkupi, Mjafturie Daci, Loli Mirakaj, Adem Saliu, Violeta Mirakaj, Dava Mirakaj, Lena Leka, Dita Lekaj, Halit Daci, Saimir Lleshi, Vilma Kapaj, Erjona Xhelili, Aleks Nilaj, Shefkie Demaliaj, Toni Musaj, Pjerin Tahiri, Petrit Demaliaj, Xhani Demaliaj e shumë te tjerë si dhe mbesat e Lumturisë inxhinieren kimiste Luljeta Alite me të birin inxhinierin kompjuterist Erion Alite, prokuroren Zamira Mulosmani, etj. 

md3
Ceremoninë përkujtimore e hapi nipi i familjes Erion Alite, më pas përshëndetën Kryetari i Federatës Panshqiptare "Vatra" Dr. Gjon Buçaj, Nk/ Vatrës Z. Asllan Bushati, Z. Joseph Thompson, Znj. Rita Saliu si dhe infermierja e "Montefiore" Hospital në Bronx Znj. Lulete Johnson. 
Lumturi Dajçi lindi në Gjirokastër me 18 gusht 1929, u nda nga jeta më 27 shtator 2015 në "Montefiore Hospital" në Bronx, ajo rridhte nga një familje patriote e njerëz të pushkës, mbesë nga dera e madhe e heroit tonë kombëtar Çerçiz Topulli. Me ardhjen në Tiranë njihet e martohet me të riun Enver Dajçi, i cili vinte nga Mitrovica e Kosovës me një histori të mbartur plot heroizma e sakrifica për kombin e popullin shqiptar, nip i Heroit tonë kombëtar Isa Boletini. Biri i Nënë Hajries, heroinës shqiptare, e cila edhe e vetme në Kullë luftoi kundër pushtuesit me armë në dorë duke bërë rezistencë në të gjitha dritaret e Kullës për ti lenë përshtypje armikut se djemtë e Boletinit edhe pas vrasjes barbare të Isës akoma ishin gjallë.

md2
Lumturi Dajçi kjo zonjë e heshtur e qetë, e punëtore, pasi lidhi jetën e saj me familjen Dajçi, ku kunati - vëllai i bashkëshortit Rasim Dajci ishte pushkatuar nga Shqefqet Peci në Prizren ne vitin 1943 ne bashkëpunim me forcat sllavo - komuniste si antikomunist, për çështje biografie e largojnë nga  puna si edukatore nga një kopësht në Tiranë, punësohet si punëtore krahu në një punishte të vogël duhani afër Lumit të Tiranës. 
Pas arrestimit të të shoqit Enver Dajçi për agjitacion e propagandë kundra pushtetit popullor, nga tronditja e madhe, Lumturia sëmuret rëndë e për gati një vit qëndron e paralizuar në shtrat. Për të u kujdesën vetëm vajzat e saj, në atë kohë 12 e 13 vjeçare Frida e Mimoza, as mjekët  nuk i shkonin për vizitë në shtëpi për shkak biografie.
Më pas nëna e katër fëmijëve që i rriti me mund të madh, punësohet në një fabrikë ku montoheshin abazhure. Edhe aty puna me normë e helme, ku i duhej të pastronte ndryshkun nga metali që më pas ai te përgatitej për tu bërë pajisje e një mjeti ndriçues. Shumë i pëlqente drita nënë Lumtos, shumë e donte jetën e paqen në familjen e saj, e në çdo familje shqiptare. Edhe pse në kushte të rënda ekonomike, ndërkohë që i shoqi vuante dënimim në burg politik, Lumturia e mbrojti familjen me dinjitet e u kujdes për atë e fëmijët e saj. Kësaj gruaje nikoqire dhe shembull për rritjen e edukimin e fëmijëve të saj sot urojmë që shpirti ti prehet në parajsë. 
Puna e rëndë me helme akumuluar në mushkëritë e saj bëri që ti rëndohej situata shëndetësore. Çdo punë që ka bërë në jetën e saj thanë mjekët si në kultivimin e duhanit dhe në pastrimin e ndryshkut tek metalet ka lënë gjurmë për keq në mushkëritë e saj, e sot thanë ata kjo është duke jetuar ditët e saj të fundit. Por edhe pse rëndë e në shtrat për një periudhë jo të vogël kohe Mimoza e mbesa e saj Merlini i qëndruan tek koka, i shërbyen ditë e natë me mish e me shpirt që asaj ti lehtësohej dhimbja e të mos vuante nga mos prania e fëmijëve, siç kemi parë e dëgjuar ku disa prindër në Shqipëri po vdesin e lëngojnë në shtrat duke mos patur fëmijët pranë. Dikush i ka në emigracion dikush nga fëmijët do të shijojë jetën e tij larg halleve e kusureve të prindërve, ndonjë nuse e djalit nuk e do vjehrrin e vjehrrën, e kështu me rradhë. 
md1
Kur dy pika lotë i rrëshqitën të sëmurës, e sytë ju mbyllën përgjithmonë, Mimoza e puthi lehtë në faqen e ngrohtë e me zë të mekur i tha - Lamtumirë Nënë!...
Dhimbja ishte e madhe. Vdekja gjithashtu...

md10
Shërbimi e sakrificat qe i kanë dhënë nënës së dashur Mimoza e Merlini gjyshes së saj janë vërtetë për tu admiruar nga familjet tona, ndërkohë që kudo ngrihet me të madhe mos braktisja e prindërve, sepse disa prej tyre ndarja nga jeta u mësohet vetëm pas dekompozimit. 

md7
Mimoza e donte shumë nënën e saj, prandaj bëri edhe të pamundurën që ta kishte pranë e të kujdesej vetë për atë. Ashtu si çdo fëmijë i mirë e i mbarë që do me zemër e shpirt prindërit e tij/ saj.
"Kujdes e shërbim fenomenal - thanë mjekët për Mimozën - ka treguar për nënën e saj. E pakonceptueshme është - thanë ata - që kjo paciente ka jetuar kaq gjatë falë kujdesit të Mimozës". Dhe ashtu ka ndodhur vërtetë, Mimoza e vajza e saj nuk kursyen asgjë që nëna e tyre të jetonte gjatë rrethuar me dashurinë e fëmijëve. Mimoza punonte natën, turni i tretë në spital, vetëm e vetëm që gjatë ditës të kujdesej për prindët e saj tashmë  të moshuar e të munduar nga jeta e rregjimi i kohës së shkuar, e kurrë nuk u ankua për lodhje e pagjumësi, përkundrazi ndihej e lumtur që i kishte prindët çdo ditë në sy. 
Deri aty arriti Mimoza sa i tha mjekëve: "Jepini gjak nënës time nga gjaku im, vetëm mamaja të më shpëtojë". Por çdo gjë kishte mbaruar, sëmundja e pashërueshme kishte avancuar tek mushkëritë e saj e ishte agravuar së tepërmi.
md4
Lotët në sytë e Mimozës sigurisht nuk kanë për të rreshtur kurrë për Nënën e saj të shtrenjtë, por ndihet krenare dhe e qetë që nëna e saj u nda nga jeta në duart e saj, pranisë së të shoqit, mbesës së saj të dashur Merlinit e mjekëve të mrekullueshëm të spitalit "Montefiore" në Bronx.

md8
Lumturia shumë e donte Zotin, besim të madh kishte tek ai. Dom Nikolin Përgjini e kishte vizituar në shtëpi, disa herë edhe në spital. Ndërsa Dom Pjetër Popaj mbajti një Meshë në emër të saj në Kishën Katolike "Zoja e Shkodrës"në Hartsdale, New York.  Ajo ishte një nënë e mrekullueshme, unë si nip i saj jam i bindur se do ti mungojë të gjithëve.

md5
Me shumë pompozitet e mbështetje shkoi për në banesën e fundit Lumturi Dajçi. Shumë dashuri e ngrohtësi i dhuroi asaj edhe komuniteti shqiptar në SHBA, ku për ti dhënë Lamtumirën valëvitën për nder të saj në makinat shoqëruese Flamujt Shqiptarë e Amerikanë që ajo i donte aq shumë.

Mira Meksi : Një vepër me vlera të jashtëzakonshme njohëse



Mira Meksi

Më 02 tetor 2015,Shtëpia Botuese “OMSCA-1”, nxori në qarkullim librin e prof.dr. Eshref Ymerit, me titull “Përkthimi, një histori pasioni”.


Libri “Përkthimi, një histori pasioni”i Eshref Ymerit që po vihet në dorën e lexuesve, pasuron dukshëm serinë e botimeve në shqip që u janë kushtuar problemeve të përkthimit, që nga shkrimet, artikujt, esetë, intervistat, studimet e gjer te librat.
Libri është i ndarë në tri pjesë. Në pjesën e parë, që përbëhet prej njëmbëdhjetë kapitujsh, autori ka trajtuar një gamë të gjerë problemesh që fillojnë me lindjen e termit “përkthim” që në lashtësinë e kryehershme.

ymeri_book

Është e udhës të vihet në dukje fakti se në këtë libër, autori, para se të trajtojë llojet e përkthimit në aspektin e tekstit të përkthyer (materiale dokumentare, informative dhe shkencore, prozë publicistike, politike dhe filozofike, prozë artistike dhe poezi), është ndalur në analizën e përkthimit, si njëri nga llojet e kahershme të veprimtarisë së njeriut, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Theksi është vënë në rolin e pazëvendësueshëm të përkthimit në pasurimin e gjuhës përkthimore, si në Perëndim, ashtu edhe në Lindje. Ai, përmes fjalëve të Montenjit (Michel de Montaigne), ka nxjerrë në pah kontributin e shquar të Zhak Amios (Jacques Amyot)në pasurimin e gjuhës franceze me përkthimin e veprës së Plutarkut “Jetë paralele” dhe, përmes fjalëve të Pushkinit - kontributin e Nikollaj Gnjediçit në pasurimin e gjuhës ruse me përkthimin e “Iliadës”.
Me këtë rast, Eshref Ymeri ka nënvizuar se kultura jonë kombëtare krenohet me përkthyesin e saj të shquar, profesorin Gjon Shllaku, i cili, me përkthimin e “Iliadës”, dha një kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe.
Nënkuptohet që është e vështirë, në mos e pamundur, të zbresësh në “fushëbetejën” e përkthimit pa një përgatitje të shëndoshë shkencore, çka nënkupton përgatitjen gjuhësore, filologjike dhe kulturore të përkthyesit. Këtyre tre aspekteve të rëndësishme në veprimtarinë e përkthyesit, autori u ka kushtuar faqe të tëra, duke ndarë me lexuesit edhe përvojën e tij të pasur, jo vetëm si përkthyes, por edhe si pedagog i përkthimit me një stazh të gjatë pune në Universitetin e Tiranës.
Pikëpamjet e ndryshme që kanë pas ekzistuar për mënyrat e përkthimi, duke filluar që nga lashtësia e deri në ditët tona, përbëjnë një tjetër temë interesante që rrihet në faqet e këtij libri. Autori ka sjellë këndvështrime të ndryshme për këto mënyra përkthimi, si përkthimi i fjalëpërfjalshëm, që ka qenë karakteristik përgjithësisht për përkthimin e teksteve biblike, përkthimi logjik, i formuluar nga Ciceroni dhe Shën Jeronimi (përkthim jo nga fjala te fjala, por nga mendimi te mendimi) dhe përkthimi i lirë që ka pas qenë praktikuar në përkthimet e Plutarkut nga letërsia e lashtë greke dhe në përkthimet në frëngjisht të veprave të Shekspirit.
Për përkthimin logjik, Eshref Ymeri thekson me të drejtë se duhet respektuar gjithçka që është karakteristike për vetvetësinë (individualitetin) e autorit, për koloritin kombëtar dhe historik të tekstit. Këtu ai nxjerr në spikamë këndvështrimin e Pushkinit, sipas të cilit çdo tekst i huaj duhet t’i nënshtrohet vullnetit krijues të përkthyesit dhe, për pasojë, ligjeve të gjuhës amtare. Ndërsa mënyra e përkthimit të lirë, në këtë libër trajtohet si një kundërvënie ndaj përkthimit mekanik, fjalë për fjalë. Ajo kishte për qëllim që përkthimin ta afronte sa të ishte e mundur e më shumë me lexuesin, ta bënte këtë të fundit të harronte se kishte në duar një përkthim, të zhdukte kufijtë midis tij dhe origjinalit. Por përkthimi i lirë, siç theksohet në libër, çonte në rrumbullakosjen e vlerave artistike të origjinalit, në venitjen e koloritit kombëtar dhe në reduktimin në maksimum të veçorive sociale, historike dhe individuale të tij.
Autori flet edhe për pikëpamjet e Humboldtit, njërit nga themeluesit e gjuhësisë, si shkencë në tërësi, dhe të gjuhësisë së krahasuar, në veçanti, i cili e pati çuar më tej doktrinën për gjuhën, si një proces të pandërprerë krijues, dhe për formën e brendshme të gjuhës, si shprehje e botëkuptimit individual të popullit. Nisur nga ky këndvështrim, Humboldti i përmbahej pikëpamjes se përkthimi është i pamundshëm. Në këtë libër sqarohet bindshëm se ky këndvështrim pesimist për përkthimin e kishte burimin në përfytyrimin mistik për gjuhën, si një pasqyrim i drejtpërdrejtë irracional i shpirtit të popullit, i cili nuk mund të ketë barasvlera në një gjuhë tjetër.
Pikëpamjet e Humboldit gjenin njëfarë mbështetjeje edhe te shkencëtarë të tjerë . Kjo për faktin sepse fjalët që merren si barasvlerës, në të vërtetë, ngjallin përfytyrime të ndryshme te mbartësit e gjuhëve të ndryshme. Pikëpamjet për pamundësinë e përkthimit mund të shpjegoheshin edhe me vështirësitë që dilnin para përkthyesve, sidomos në rastet kur gjuha burimore dhe gjuha përkthimore u përkisnin kulturave të ndryshme.
Të bën përshtypje fakti që Eshref Ymeri, në faqet e këtij libri nuk ka lënë jashtë vëmendjes përkthimin e prozës joartistike, siç janë tekste të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, tekste të dokumenteve të fushës së biznesit dhe të tregtisë, tekste të dokumenteve të fushës së diplomacisë, si edhe tekste të fushës së gazetarisë dhe të publicistikës. Mendoj se në këtë libër për herë të parë trajtohet te ne përkthimi i letërsisë joartistike. Autori ka nënvizuar me shumë të drejtë se përkthimi që në vitet e para të pasluftës i teksteve të dokumenteve të fushës tekniko-shkencore, pati luajtur një rol të jashtëzakonshëm për pasurimin e terminologjisë shkencore në vendin tonë, çka shërbeu paskëtaj si zanafillë për hartimin e fjalorëve terminologjikë në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë.
Një kapitull të posaçëm, autori ia ka kushtuar përkthimit të prozës politike dhe filozofike dhe konkretisht përkthimit të veprave të klasikëve të ideologjisë komuniste. Ai ka bërë vlerësime mjaft objektive të gjithë asaj pune kolosale që përkthyesit e Redaksisë së përkthimit të veprave në fjalë patën përballuar për sjelljen e tyre në gjuhën shqipe. Përkthimi i tyre e pasuroi ndjeshëm gjuhën shqipe me terma të shumta nga fusha e filozofisë, e politikës dhe e ekonomisë. Ata përkthyes punuan në shenjtërinë e mjeshtërisë së tyre të heshtur, ndërkohë që shteti komunist ua mohoi pronën e tyre intelektuale, duke mos lejuar vendosjen e emrave të tyre në ballinat e veprave të përkthyera, vëllimi i të cilave ka arritur deri në 44 600 faqe. Eshref Ymeri ka manifestuar respektin e vet intelektual ndaj emrave të përkthyesve të shquar të Redaksisë së klasikëve të ideologjisë komuniste pranë Shtëpisë Botuese “8 Nëntori”, duke dhënë vlerësime konkrete për secilin prej tyre, duke filluar me përkthyesin mitik Sami Leka, e mëpastaj Sergei Sherkon, Mina Qiricin, Mesaret Kumbaron dhe Rexhep Hidën.
Në këtë pjesë të librit, autori ka përfshirë edhe mbresat mjaft interesante që, me kërkesën e tij, ka dhënë përgjegjësja e asaj Redaksie në periudhën e ndërviteve 1980-1989, Jolanda Canko.
Problemeve të përkthimit të prozës artistike, autori u ka kushtuar gati gjysmën e pjesës së parë të këtij libri. Në këndvështrimin e tij, proza artistike përfaqëson një dukuri estetike të papërsëritshme, prandaj edhe “ripërsëritja” apo rikrijimi i saj në përkthim mbetet një dukuri relative. Pra, përkthimi i saj përbën një dukuri unikale, në të cilën është mishëruar thelbi artistik i prototipit, pra, i tekstit burimor.
Nisur nga kjo ai nënvizon se, për të respektuar stilin e autorit, pëkthyesi, gjatë ballafaqimit të tekstit të origjinalit me tekstin e gjuhës amtare, duhet të ketë parasysh se në ç’masë është arritur individualizimi i personazheve, pra, karakterizimi i tyre ligjërimor, portretizimi i botës së tyre të brendshme, cili është vlerësimi i autorit për personazhet e veprës dhe si ai i tipizon ato tërthorazi, si është përcjellë ana figurative dhe fryma metaforike e veprës, sa kanë dalë në pah ana emocionale e saj, hollësitë artistike dhe forca shprehëse e fjalës, se si paraqitet në vepër raporti mes nuancave të ndryshme në strukturën kuptimore të fjalës.
Në prozën artistike një rol veçanërisht të rëndësishëm luajnë mjetet shprehëse emocionale, si anafolat (aluzionet), loja e fjalëve apo kalamburet, aforizmat, mënyrat e ndryshme sintaksore dhe stilistikore etj., të cilat, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet t’i përcjellë në gjuhën amtare po me atë përkushtim e përkujdesje si edhe vetë autori i origjinalit.
Eshref Ymeri nënvizon me të drejtë se letrat botërore nuk njohin prurje të mëdha në shkrimtarë të talentuar, dhe ca më pak në përkthyes të talentuar. Kjo për faktin se përkthyesi, sipas tij, përveç intuitës artistike dhe talentit letrar, duhet të jetë i pajisur edhe me dije enciklopedike, duhet të ketë aftësinë për të jetuar në dy botë paralele.
Në këtë libër, autori e ka vënë theksin në tre probleme kyç të përkthimit të prozës artistike.
Së pari, përkthimi i prozës artistike është art. Për këtë, thekson ai, duhet që përkthyesi të zotërojë me mjeshtëri artin e rimishërimit, e ritrupëzimit. Ai duhet të zhvendoset shpirtërisht dhe mendërisht brenda qenies së autorit dhe të përjetojë po ato brenga zemërtallazuese që ka përjetuar autori, i cili, po ashtu, di të ritrupëzohet aq bukur në botën e personazheve të veta. Gjykoj se Eshref Ymeri qëllon në shenjë kur artin e përkthyesit e krahason me artin e aktorit. Sepse ashtu si puna e përkthyesit, edhe aktori e ka të domosdoshme që, me tërë forcën e përceptimit të drejtpërdrejtë, ta shikojë atë realitet konkretë, atë jetë të gjallë, e cila fshihet prapa fjalëve që ka shkruar autori. Në formë ilustrimi, ai është ndalur në dy rrëfenja domethënëse nga jeta e artistëve të shquar Bekim Fehmiu dhe Kadri Roshi dhe në një fragment nga jeta e poetit të madh rus Aleksandër Pushkin, në të cilat bëhet fjalë pikërisht për rimishërimin artistik, që, ashtu si dy artistët e mëdhenj dhe poeti i shquar, duhet ta bëjë të vetin edhe përkthyesi i prozës artistike, rimishërim ky që duhet të jetë pjesë e pandarë e dimensionit të tij profesional.
Mëpastaj, Eshref Ymeri vjen në një përfundim mjaft domethënës për artin e përkthimit, kur thotë se, njëlloj siç rinjohim artistin e madh në secilin prej roleve që ai luan, ndonëse ai paraqitet i ndryshëm gjithsaherë, po ashtu edhe në çdo vepër të përkthyer, gjejmë se cili është përkthyesi i shquar, që domosdoshmërisht, duhet të jetë një mjeshtër i vërtetë i fjalës artistike, me artin që prodhon pena e vet. Kjo për faktin se në një vepër të përkthyer, individualiteti i përkthyesit shpërfaqet si objekt i asaj veprimtarie njohëse që quhet art. Sa më afër ta përcjellë ai realitetin e pasqyruar në origjinal, aq më i fuqishëm bëhet reagimi i lexuesit dhe aq më dukshëm del në pah efekti i bashkëpërjetimit të përkthyesit me autorin.
Së dyti,përkthimi i prozës artistike është krijim. Suksesi i përkthimit të prozës artistike varet jo vetëm nga erudicioni i përkthyesit, por edhe nga të kuptuarit e veçorive komunikuese të ligjërimit dhe të vështirësive të natyrës gjuhësore. Me punë krijuese të përkthyesit të prozës artistike, nënkuptohet një veprimtari e veçantë gjuhësore që ka për pikësynim rikrijimin e origjinalit në gjuhën përkthimore, një veprimtari kjo që kërkon një përgatitje të lartë profesionale, shprehi dhe aftësi. Për arritjen e këtij pikësynimi, sipas autorit të këtij libri, përkthyesi duhet të operojë me nocione të tilla, si “intuitë”, “mendjemprehtësi”, “nuhatje gjuhësore”, “shkathtësi në përkthim”.
Përkthimi i prozës artistike, si një veprimtari me përgjegjësi të lartë intelektuale, kërkon një orientim të caktuar krijues që lidhet me atë që quhet “teknika e përkthimit”. Sepse specifika e këtij përkthimi duhet parë në prizmin e veçorive gjuhësore dhe të sistemit figurativ të prozës artistike. Prandaj puna krijuese e përkthyesit është e pamundur pa zotërimin e teknikave të përkthimit, të cilat, mbështetur në veprën e shkencëtarëve Darbelnje (Jean Darbelnet) dhe Vinje (Jean-Paul Vinay), në këtë libër janë shtjelluarkonkretisht.
Së treti, përkthimi i prozës artistike është shkencë. Në këtë libër sqarohet bindshëm se për një përkthim cilësor është i domosdoshëm zotërimi mjeshtëror i gjuhës përkthimore dhe i gjuhës burimore, çka nënkupton njohjen me themel jo vetëm të pasurisë leksikore, por edhe të strukturës gramatikore të të dyja gjuhëve, të cilat mund të mos kenë përputhje me njëra tjetrën. Trajtat e foljeve në njërën gjuhë mund të shprehen me mjete morfologjike, kurse në gjuhën tjetër ato mund të kompensohen me mjete leksikore. Vetëm përgatitja shkencore e përkthyesit në zotërimin e të dyja gjuhëve, bën të mundur që ai të mos ndodhet para të papriturave në procesin e përkthimit.Veç kësaj, saktësia e një përkthimi, pasi atij i është dhënë dora e fundit, mund të vlerësohet shkencërisht vetëm duke pasur parasysh veçoritë e të dyja gjuhëve.
Në këtë libër, autori i ka lënë një hapësirë të konsiderueshme përkthimit të poezisë, këndvështrimeve të autorëve të ndryshëm për përkthimin e saj, si Dante, Bualo, Gëte, Zhukovski, Prosper Merime, Samuil Marshak, Aleksandër Tvardovski, Oktavio Paz, Kadare, Agron Tufa, Edmond Tupja, Mira Meksi, Alket Çani etj. Eshref Ymeri e ka vënë theksin në faktin se përkthyesi i poezisë, në radhë të parë, duhet të ketë parasysh raportin mes ritmit dhe intonacionit. Sepse janë fort të mundshme rastet kur masa e vargut të origjinalit dhe të përkthimit të jetë e njëjtë dhe atëherë respektimi i njërës ose i tjetrës mënyrë formale merr rëndësi edhe si qëllim, edhe si mjet që bën të mundur arritjen e shkallës më të lartë të barasvlerësisë estetike me origjinalin. Ai ka nënvizuar se ashtu si përkthimi i prozës artistike është krijim, edhe përkthimi i poezisë është krijim, madje ca më shumë. Në këtë aspekt, në përkthimin e veprave poetike të autorëve të ndryshëm, duke filluar që nga antikiteti e deri në ditët tona, përkthyesi duhet të kërkojë dhe të gjejë diçka të ngjashme në botën e ndjenjave të veta. Prandaj, - vë në dukje ai, - përkthyesi i poezisë duhet ta ruajë dhe ta përcjellë me shumë kujdes frymën e origjinalit, natyrshmërinë e tingëllimit të vargut, masën dhe ritmin e tij, brenda caqeve të “lirisë dhe të domosdoshmërisë” përkthimore, për të respektuar idenë kryesore të autorit.
Për përkthyesin e poezisë, mjeshtëria e ritrupëzimit, e rimishërimit në qenien e autorit, të cilën Eshref Ymeri e ka përmendur edhe në përkthimin e prozës artistike, merr një rëndësi të dorës së parë. Prandaj përkthyesi duhet ta bëjë të vetën mënyrën se si autori e strukturon vargun, duke i qendruar besnik gjuhës amtare dhe individualitetit të vet poetik.
Autori është ndalur edhe në këndvështrime të ndryshme të autorëve francezë për përkthimin poetik, si Delavinji (Delevigne), Rene Gil (René Ghil) dhe Prosper Merime(Mérimée), i cili një poezi të Pushkinit e pati përkthyer në prozë.
Në këtë libër, autori u bën homazh përkthyesve të poezisë në vendin tonë, të cilët kanë dhënë modele të shkëlqyera të përballjes së gjuhës shqipe me gjuhët e huaja, duke filluar që nga veprat poetike të antikitetit. Ai përmend disa nga kryeveprat poetike të letërsisë botërore dhe emrat e përkthyesve tanë të mirënjohur, emra këta që kanë hyrë një herë e përgjithmonë në galerinë e figurave të shquara të kulturës sonë kombëtare.
Një tjetër temë shumë interesante që shtjellohet në librin e Eshref Ymerit, është tema e raportit përkthyes / përkthim artistik. Kjo për faktin, se, siç thekson ai, jo dokushdo mund të jetë përkthyes i prozës artistike. Sepse, në këndvështrimin e tij, duhen plotësuar disa kushte.
Së pari,përkthyesi duhet të ketë dhuntinë që quhet ndjenja e gjuhës, domethënë që mendimet e veta të dijë t’i hedhë bukur në letër. Me fjalë të tjera, aftësitë letrare janë më se të domosdoshme për një përkthyes, se përkthimi i tij është dhe duhet të jetë vepër artistike.
Së dyti, përkthyesi duhet ta zotërojë përsosmërisht gjuhën amtare, duhet të hyjë në hollësirat e saj, ta njohë mirë pasurinë e saj frazeologjike, drejtshkrimin, gramatikën dhe rregullat e përdorimit të pikësimit.
Së treti,përkthyesi duhet të ketë një nuhatje të hollë në zotërimin e gjuhës amtare.
Brenda temës së raportit përkthyes / përkthim artistik, autori shtjellon edhe nëntemën “ndikimi i krijimtarisë artistike në përkthim dhe ndikimi i përkthimit në krijimtarinë artistike”. Për këtë problem mjaft interesant, ai ka marrë edhe mbresat e disa autorëve që janë në zë në letërsinë shqipe, të cilët janë të mirënjohur edhe si përkthyes letrarë. Mendoj se me mbresat e tyre, autori i ka dhënë më shumë zhdërvjelltësi shkrimit të kësaj vepre, duke krijuar një atmosferë shumë interesante dhe krejt të veçantë. Lidhur me këtë, ai ka bërë hulumtime interesante dhe ka paraqitur në këtë libër edhe një listë me 28 emra shkrimtarësh dhe poetësh të dëgjuar që figurojnë në mbarë botën edhe si përkthyes të talentuar.
Në kapitullin “Përkthyesit, kuajt postarë të qytetërimit”, del në pah më së miri raporti autor / përkthyes, roli i përkthyesve shqiptarë të letërsisë artistike për pasurimin e kulturës amtare me kryevepra të letërsisë botërore, qëndrimi moskokëçarësi shtetit shqiptar (me përjashtime të rralla) ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të përkthyesve të letërsisë artistike në pasurimin e leksikut të gjuhës shqipe. Autori këtu e ka vënë theksin edhe në faktin se në ç’masë zotërimi i disa gjuhëve të huaja ndihmon në përsosjen e mjeshtërisë së përkthimit, duke u ndalur edhe në pikëpamjet e gjuhëtarit amerikan Uorf(Benjamin Lee Whorf). Këtu ai ka marrë edhe mbresat e Shpëtim Çuçkës, i njohur në kulturën shqiptare si një përkthyes i talentuar nga disa gjuhë të huaja.
Për të nënvizuar hijeshinë e shqipes në përkthim, autori ka paraqitur tre fragmente veprash artistike nga tre autorë të ndryshëm (njëri klasik, tjetri neoklasik, kurse i treti autor bashkëkohor), të sjella në gjuhën shqipe nga tre emra të njohur të botës së përkthimit në vendin tonë. Ai ka bërë një vlerësim kritik të përkthimit të këtyre tre fragmenteve, duke nënvizuar se ato janë një pikëtakim i frymës dhe i shkronjës së origjinalit brenda tekstit në gjuhën shqipe. Këtu, - ka vënë në dukje ai, - kemi të bëjmë me një “lidhje të goditur martesore” të së huajës me amtaren. Përkthyesit kanë pasur parasysh natyrën e gjuhës nga kanë përkthyer, nisur gjithmonë nga pikësynimi për të qëmtuar të tilla fjalë dhe shprehje të gjuhës shqipe, të cilat, në një masë të admirueshme, riprodhojnë ritmin dhe frymëmarrjen e brendshme të origjinalit. Kjo, - nënvizon ai, - është, si të thuash, një “punëdore filologjike” që ka sjellë në vijim krijimin e thurimës leksikore dhe sintaksore, duke respektuar tiparet e origjinalit.
Në të njëjtën kohë, Eshref Ymeri ka përmendur edhe raste kur shqipja ka çaluar keqas në përkthim. Ai ka nxjerrë shembuj përkthimi (fraza) nga vepra e një klasiku francez (Balzaku - “Kushërira Betë”) dhe nga vepra e një autoreje të njohur bashkëkohore irlandeze, si Sesilia Ahern (Cecelia Ahern), autore romanesh me temë dashurie.
Frazat që Eshref Ymeri ka shkëputur nga përkthimi i dy veprave të lartpërmendura, dëshmojnë se përkthyesit nuk kanë aftësi krijuese, prandaj edhe origjinalin e kanë përkthyer fjalë për fjalë. Kjo ka bërë që sintaksa e shqipes të tingëllojë e pazakontë, e stisur. Prandaj ai rekomandon që këto dy vepra duhen ripërkthyer, për të respektuar shijet e lexuesit të kulturuar.
Vitet e fundit, në vendin tonë, ka qenë e mprehtë tema e diskutimit për domosdoshmërinë e ripërkthimeve, çka vazhdon të jetë në rend të ditës edhe në vende të tjera, për çka në këtë libër flitet me fakte konkrete. Pikërisht kësaj teme, Eshref Ymeri i ka kushtuar në këtë libër një kapitull të posaçëm. Ai ka bërë një sintezë të diskutimeve të disa krijuesve, përkthyesve dhe kritikëve të mirënjohur të përkthimit në vendin tonë. Ai ka theksuar se shqetësimi i pjesëmarrësve në diskutimin rreth kësaj teme është i drejtë. Sepse gjuha shqipe, me kalimin e viteve, vjen e pasurohet gjithnjë e më shumë dhe leksiku i përkthimeve të dikurshme edhe mund të tingëllojë paksa si i pazakontë për shijet e breznive të reja. Për mundësitë e kufizuara të vendit tonë në periudhën e diktaturës komuniste, e cila i kushtonte jo pak vëmendje luftës me “mullinjtë e erës”, ishte e pamundur që të përballoheshin shpenzime për të pasur disa përkthime paralele të veprave kryesore të klasikëve të letërsisë botërore.
Ndërkohë, diskutuesit e mësipërm, ripërkthimin e quajnë të domosdoshëm edhe për faktin se para vitit 1990, disa vepra janë përkthyer nga gjuhë të dyta, kurse disa të tjerave u është vënë edhe gërshëra. Në këto kushte, domosdoshmëria e ripërkthimeve është kërkesë e kohës. Por, në këtë mes, Eshref Ymeri ngre një problem:
“A kemi ne dhe a do të jemi në gjendje të nxjerrim nga radhët e talenteve tona përkthyes të të tillë formati, si Fan Noli, Frano Alkaj, Gjon Shllakut, Mark Dema, Mitrush Kuteli, Nikollë Dakaj, Pashko Gjeçit, etj, etj., përkthyes që të zotërojnë në nivel të lartë disa gjuhë të huaja, të jenë të pajisur me dije enciklopedike dhe të jenë mjeshtër të gjuhës shqipe, që të risjellin në kulturën amtare vepra artistike, duke filluar që prej lashtësisë grekoromake? Ne tani e kemi një brez të mesëm dhe të ri përkthyesish mjaft të talentuar. Le të shpresojmë se nga radhët e përkthyesve tanë të rinj do të dalin të tjera talente të tilla, si mjeshtrat e lartpërmendur të artit të përkthimit”.
Pjesa e parë e këtij libri mbyllet me mendimin kritik për përkthimin. Autori është ndalur te Shën Jeronimi, pikëpamjet e të cilit shënojnë zanafillën e shkencës së kritikës së përkthimit.
Më poshtë ai flet për veprimtarinë e Leonardo Brunit, shkrimtar dhe historian, njëri nga shkencëtarët më të famshëm të periudhës së Rilindjes italiane. Në vazhdim ai përmend kritikun francez të përkthimit, Joakim Dy Belenë (Joachim Du Bellay), i cili, një shekull më pas,i kritikon ashpër “përkthyesit-tradhtarë”, duke vënë në dyshim vetë mundësinë e përkthimit artistik. Më tej, në libër theksohet sepasi ka kaluar edhe një shekull tjetër, njëri nga anëtarët e Akademisë Franceze, Bashe de Meziriak (Claude Gaspard Bachet de Méziriac), poet, gjuhëtar dhe përkthyes, shkruan një traktat të hollësishëm me titull “De la traduction” (Nga përkthimi), në të cilin i bënte një analizë kritike punës së “korifeut të përkthyesve” të shek. XVI, Zhak Amios (Jacques Amyot)-përkthimit në frëngjishte të veprës së Plutarkut “Jetë paralele”. Pas trajtimit shkurtimisht të kritikës së përkthimit në përiudhën e romantizmit gjerman dhe të mendimit kritik rus për përkthimin, autori hedh dritë mbi mendimin kritik shqiptar për përkthimin, që zë fill me këndvështrimin e Kristoforidhit për përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe, vazhdon me pikëpamjet e kritikëve të ndryshëm të periudhës mes viteve 1924-1944. Autori trajton më hollësisht mendimin kritik të Aleksandër Xhuvanit dhe të Mitrush Kutelit, duke e përmbyllur këtë pjesë të librit me këndvështrimet e kritikëve të përkthimit pas vitit 1990 deri në ditët tona.
Pjesën e dytë të librit, autori e ka titulluar “Universiteti i përkthimit në gjuhë të huaja”.
Në këtë pjesë shtjellohet përkthimi i letërsisë politike dhe propagandistike në gjuhë të huaja në periudhën e regjimit komunist. Autori i ka bërë një homazh të shkëlqyer punës rraskapitëse që kanë përballuar përkthyesit e Redaksisë së botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë Botuese “8 Nëntori”. Ai, si përgjegjës i Redaksisë në fjalë gjatë një periudhe 8-vjeçare (1981-1989), e ka vlerësuar atë si “një dritare të hapur drejt Perëndimit” apo si “një oaz të kulturës perëndimore” në kushtet e diktaturës komuniste. Edmond Tupja, punën në atë Redaksi, e ka cilësuar saktësisht si një “universitet të dytë”, kurse unë, si punëtore e përkthimit në sektorin e spanjishtes, në mbresat e mia për atë Redaksi, që ia kam dërguar Eshref Ymerit me kërkesën e tij, e kam quajtur “parajsa intelektuale dhe profesionale”. Autori ka bërë vlerësimet e veta për tetë sektorët e gjuhëve të huaja, për sektorin e gjuhës shqipe dhe të daktilografimit, për çdo përkthyes dhe redaktor të veçantë, si edhe për bashkëpunimin me shtypshkronjën “8 Nëntori”. Pasqyrimi i punës së Redaksisë është pasuruar edhe me mbresa, që, përkthyes të tjerë të çdo sektori të gjuhëve të huaja, ia kanë përcjellë autorit me kënaqësi posaçërisht për këtë libër. Në mbresat e veta, vlerësime mjaft dashamirëse, tepër objektive, ka bërë për Redaksinë edhe Jolanda Canko, e cila e drejtoi atë prej fundit të vitit 1989 deri në vitin 1992.
Në këtë pjesë është pasqyruar edhe puna e vëllimshme e përkthyesve që është përballuar edhe në Radion e Jashtme të Radio Tiranës dhe në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Pjesa e tretë e këtij libri përbëhet nga një shtojcë, në të cilën përfshihen tri intervista që autorit ia kanë kërkuar dy organe të shtypit të përditshëm.
Libri mbyllet me një material me titull :“Shqipëria, një vend pa shoqatë përkthyesish”.
Autori këtu përshkruan më hollësisht veprimtarinë e Federatës Ndërkombëtare të Përkthyesve, duke filluar prej kongresit të saj të parë, themelues, që u mbajt në Paris në vitin 1953, deri në kongresin XX që i zhvilloi punimet në Berlin më 4-6 gusht 2014. Kongreset e kësaj Federate zhvillohen një herë në tre vjet.
Si përkthyes, Eshref Ymeri shpreh keqardhjen e vet që Shqipëria është i vetmi vend evropian që nuk ka një shoqatë përkthyesish të letërsisë artistike. Një shoqatë e tillë duhej te ekzistonte me domosdo, në mënyrë që të mbante lidhje të përhershme me Federatën Ndërkombëtare të Përkthyesve dhe të merrte pjesë në aktivitete të ndryshme, sidomos në Kongreset Ndërkombëtare të Përkthyesve. Këtu është pasqyruar edhe veprimtaria e një tjetër Federate Ndërkombëtare të Përkthyesve që është themeluar në Moskë, në kongresin e saj të parë që u mblodh në shtator të vitit 2010 dhe që kongreset e veta i zhvillon një herë në dy vjet. Kjo federatë përfshin në radhët e veta të gjithë përkthyesit e vendeve të tjera që veprat e shkrimtarëve rusë i përkthejnë në gjuhët e tyre, si edhe përkthyesit rusë që përkthejnë nga gjuhët e huaja. Në Kongresin e tretë që i zhvilloi punimet në Moskë më 4-7 shtator 2014, pjesëmarrësit nga 55 vende të botës, dolën me një deklaratë publike, në të cilën, me anë të parullës “Përkthimi letrar, si mjet i diplomacisë kulturore”, shprehnin protestën e tyre të vendosur kundër politikës së udhëheqjes ruse, kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, kundër propagandës së urrejtjes, e cila shtrembëron realitetin dhe u bën thirrje njerëzve për dhunë. Deklarata mbyllet me emrat e 343 përkthyesve pjesëmarrës në kongres.
Gjykoj se ky libër i Eshref Ymerit përmban një informacion shkencor tejet të pasur të nivelit erudit për problemet e përkthimit dhe bart vlera të jashtëzakonshme njohëse. Ai është rezultat i përvojës së gjatë të autorit, si përkthyes i letërsisë politike në gjuhë të huaj, si përkthyes i letërsisë artistike në gjuhën shqipe dhe si mësimdhënës i lëndës së përkthimit në Universitetin e Tiranës. Kjo vepër është, përpos të tjerash, edhe një memoristikë e mrekullueshme e udhës së gjallë të shumëvështirë e të gjatë të përkthimit në Shqipëri dhe të pelegrinëve të saj. Kam bindjen që kjo vepër e përmasave enciklopedike do të jetë një traktat plot vlerë për pedagogët e përkthimit të degëve të gjuhëve të huaja të universiteteve tona dhe udhërrëfyes për studentët e këtyre degëve, të cilët mund të kenë dëshirë t’i futen një ditë me pasion artit të përkthimit. Porse sigurisht, ky libër mund t’i japë në dorë fillin e Arianës kujtdo që ka interesa intelektuale për fushën e përkthimit dhe dëshiron të mirëorientohet labirinteve të koklavitura të tij.

Paris, 03 Gusht 2015

ÇMIMIN NOBËL S'E NDAJNË SHQIPTARËT AS SHQIPTARKAT

REXHEP SHAHU

Ata që nuk janë pronarë të çmimit Nobël, ata që nuk dëmtohen nga xhepi i tyre për çmimin Nobël, ata që nuk e marrin vetë çmimin Nobël dhe as nobelat e katundeve të Shqipërise e të Kosovës që ndajnë muaj per muaj çmime nobel për sivëllezërit e motrat e tyre, ata që nuk humbasin asgjë dhe nuk fitojnë asgjë për veten e tyre dhe planetin e tyre që e kanë deri te hunda e tyre, ata pra, pse vjellin vner, pse nxjerrin zorrë e mushkëri, pse na kërbulin me erën e mutit të urrejtjes së tyre duke shkruar e llomotitur kundër Kadaresë, kundër kandidimit të Kadaresë per çmimin Nobël. Sikur ky çmim ndahet nga Komiteti Qëndror i Partisë së Punës të Shqipërisë, sikur ndahet nga organizatat e kësaj partie apo nga seksionet apo zyrat e sigurimit të shtetit shqiptar të diktaturës.

Kujt i bën dëm kandidimi i Kadaresë. Kujt ia merr copën e bukës nëse kandidohet Kadareja, kujt ia prish biografinë Kadareja, kë le pa gjumë Kadareja, kush qenkan këto komunistë, marksistë leninistë të konvertuar sot në mbrojtës të demokracisë dhe në antikomunistë kritikues të Kadaresë pse ai ka shkruar për komunizmin. Po ato që ka shkruar kundër komunizmit në ato kohë që nuk guxonte askush. Duhet lexuar Kadareja, por të bën ta vjellësh komunizmin po e lexove Kadarenë. Pastaj, kush është kaq i ndershëm e i virgjër që don t'ia ruajë nderin e virgjërinë çmimit Nobël që të mos e marrë i pandershmi Kadare. Kujt ia zë diellin Kadareja nëse e merr çmimin Nobël, ose vetëm pse është kandidat gjithmonë, kujt ia prish qetësinë, rehatinë përveçse bllokut apo ishbllokut që ka shtrirë metastaza ngado brenda e jashtë Shqipërise.

Çmimi Nobël jepet për letërsinë e shkruar, të botuar dhe nuk jepet për biografi politike, për kurvëri. Çmimi Nobël në fund të fundit është famë dhe Kadareja kandidat I kahershëm e ka tejkaluar famën e këtij çmimi. Ndaj unë i ngushëlloj të gjithë ato femra që i ka refuzuar Kadareja si femra dhe si shkrimtare, edhe ato që i ka njoftë edhe ato që nuk i ka njoftë, pasi ai nuk mund t’i pranonte gjithë femrat që e ëndërronin. I ngushëlloj gjithashtu të gjithë shkrimtarët e rrudhur e të sherrur të cilët kanë botuar vepra dhe nuk i ka ndalë askush që të bëjnë letërsi të madhe siç bëri Kadareja.

Ata, shkrimtarët e ndaluar, ata i nderoj. Pasi ndonjëri prej tyre mund të bënte letërsi si të Kadaresë.

Kadarenë po të doni grijeni në makinë të mishit, por nuk delni dot mbi të, nuk bëni dot pa të, ai ka hyrë në gjuhën tonë, në ndërgjegjën tonë, na ka pushtuar të gjithëve, është pushtues mbi pushtuesit, flasim me fjalët e tij, me figurat e tij, me ironinë e tij, bëjmë mjegullat tona me mjegullat e tij, bëjmë shiun tonë me shiun e tij, bëjme autopsinë e diktaturës me fjalet e tij, me sytë e tij, me dorën e tij pasi askush nuk ia ka kaluar deri sot në bërjën e autopsisë së diktaturës komuniste, as antikomunistët që i kanë gjokset plot dekorata antikomuniste, as antikomunistët që shesin parulla antikomuniste gjithë ditën e gjithë natën.

Veç po kujtoj se kaq urrejtje shqiptare që derdhet ndaj Kadaresë, kaq mosdashje, mospranim, kaq acarim e irritim pse ai mund ta marrë Nobelin, pothuaj njejtë si urrejtja serbe kundër Kadaresë, pothuaj si urrejtja turke kundër Kadaresë, ende shqiptarët nuk kanë derdhë apo artikuluar as çerekun e kësaj urrejtje kundër nobelistit serb që ka bërë platformë shfarosëse kundër shqiptarëve, ende nuk kanë derdhë apo artikuluar as çerekun e kësaj urrejtje kundër autorëve të platformave më të errëta antishqiptare që nga Vladan Gjorgjeviqi që u ngjiti bisht shqiptarëve dhe i tha botës se shqiptarët janë njerez me bisht, apo Vaso Çubrilloviqi që bëri platformat shkencore se si shpërngulen shqiptarët prej trojeve të tyre, etj.

Fushatat e shqiptarëve e shqiptarkave, të ishbllokut e të ishsigurimit të shtetit, bashkepunëtorët e armiqve tanë, kunder Kadaresë, që ai të mos e marrë çmimin Nobël, sikur ai çmim është i Partisë Komuniste të Shqipërisë, sikur ai çmim është I ishsigurimit të shtetit shqiptar, i shqiptarëve të rrudhur që thonë unë nuk dua lopë për vete por vetëm dua t’i ngordhë lopa kojshisë, i njëqind mijë apo një milionë poetëve, poeteve e shkrimtarëve të sherrur shqiptarë, do të shënohen në historinë e urrejtjes tonë kombëtare si lavdi turpi i ishsigurimsave, i atyre që u mungon dashuria dhe s'lagen më, i atyre që për mikun presin në qafë me sakicë vellanë.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...