Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/09

Të dëshpëruar tifozët i këndojnë Kombëtares: ‘Ndave zemrën në dy pjesë, njëra qan dhe tjetra vdes’

Tifozët Kuq e Zi janë trishtuar pa masë nga humbja dëshpëruese e Kombëtares Shqiptare dje në Elbasan Arena, në mënyrë krejtësisht të pashfajësueshme.
kuqeziprAta ia kushtuan asaj menjëherë një këngë ku shprehet gjendja e tyre shpirtërore menjëherë pas humbjes aq të padëshiruar. Ata kanë përshtatur për këtë këngën e njohur “Ndahet zemra në dy pjesë, njëra qan dhe tjetra vdes.”
 canasht
 Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana,, tha se është dashur kujdes më i madh në finish të duelit.
“Ne është dashur të jemi më të kujdesshëm në fund, pasi kemi treguar pjekuri gjatë ndeshjes”, tha Cana dhe shtoi se “ata e kanë pritur atë moment të na zënë në befasi në kundërsulm dhe ne është dashur ta ndalim këtë”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ishte në stadiumin Elbasan Arena për ta shikuar ndeshjen, i ka falënderuar shikuesit për sjelljen e mirë.
“Barazimi do të ishte rezultat korrekt, por ky është futbolli”, ka shkruar zoti Rama në rrjetin Facebook dhe ka shtuar se “njerëzit më të mirë në stadium ishin simpatizuesit kuq e zi”.
Edi Rama konsideron se “ëndrra” e Shqipërisë për kualifikim në pjesën përfundimtare të Kampionatit Evropian vazhdon në ndeshjen në Armeni.
Trajneri i Serbisë, Radovan Çurçiq, tha se “në përgjithësi mendoj se merituam fitore” dhe ka theksuar se “e arritëm vetëpërmbajtjen në fund dhe kjo vendosi”.
mediatt

kurir2-620x483

Shqipëri-Serbi, Kosova anembanë kuq e zi


prishtine

Flamujt kuqezi janë vendosur në pallate, vitrina e rrugë të kryeqytetit të Kosovës. Entuziasmi i qytetarëve për këtë ndeshje është më i madh se kurrë.
Mbrëmjen e së enjtes sheshet e qyteteve të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt pritet të mbushen plot me tifozë të kombëtares që do ta ndjekin ndeshjen në ekrane të mëdha.
Përjashtim duket se bën Mitrovica, ku sipas një kompanie që kishte parashikuar ta bënte të njëtën gjë në Mitrovicë, nuk është lejuar të vendosë ekranin e madh. Të kontaktuar nga Top Channel organizatorët thanë se shkak është pesha e ndeshjes dhe shmangia e ndonjë tensioni të mundshëm mes shqiptarëve dhe serbëve të qytetit të ndarë.
Ndërkohë që edhe në baret ku ndiqen evenimente të tilla sportive në mënyrë të oganizuar ka kohë që janë mbaruar prenotimet.
“Menjëherë pas lojës me Portugalinë kanë filluar rezervimet te ne edhe qysh para fundjavës jemi rezervuar, nuk kemi asnjë vend të lirë. Do t’i kemi diku rreth 250 persona kur luan Shqipëria me Serbinë. Loja me Serbinë kuptohet që e ka rritur një entuziazëm më shumë, është dashur fatkeqësisht t’i anulojmë disa rezervime për shkak se nuk kemi kapacitet më shumë”, thotë pronari i një lokali.
Për tifozët e kombëtares shqiptare në Kosovë, më e rëndësishme është që nesër të fitohet duke u shprehur skeptik nëse mund të ketë tensione.

Edi Rama pret studentët serbë, tifozët e ndeshjes,ndërsa ndalon liderin shqiptar Hashim Thaçi .

Tani që patë si jetojnë “alienët”, do të doni të ktheheni prapë këtu


08-10-2015 09-54-16

Kryeministri Edi Rama shkon në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes Shqipëri-Serbi,



08-10-2015 23-26-38



Kryeministri Edi Rama ka shkuar në dhomat e zhveshjes së kombëtares sonë pas përfundimit të ndeshjes në Elbasan Arena.

Ai ka uruar futbollistët shqiptarë për ndeshjen që zhvilluan dhe për qytetarinë e treguar në fushën e lojës, duke shmangur incidentet e mundshme.

Kryeministri Rama ndoqi nga tribuna VIP ndeshjen Shqipëri-Serbi, cila përfundoi 2 me 0 për kombëtaren serbe. Deri tani nuk janë shënuar incidente nga tifozët.

Vuçiç reagon për fitoren e Serbisë në Shqipëri

rama

Reagimi i parë pas përfundimit të ndeshjes ka ardhur nga Kryeministri i Serbisë i cili ndoqi ndeshjen nga Beogradi.

Me një postim në Twitter sapo përfundoi ndeshja, Vuçiç përgëzoi ekipin e Serbisë për fitoren, të cilën e quajti fitore të rëndësishme.

“Urime për futbollin tonë, e meritoi fitoren dhe një lojë e ndershme që tregoi ndeshja sonte”, Kryeministri i Serbisë Vuçiç në Twitter.

Serbia fitoi 2 me 0 me Shqipërinë në stadiumin Elbasan Arena.

Zlatan Ibrahimoviçi – shqiptar nga nëna

Fakte të reja dalin mbi origjinën e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic. Lojtari i famshëm që përfaqëson Kombëtaren e Suedisë dihet që e ka prejardhjen nga Ballkani, më saktë origjina e babit të tij është nga Bosnia, por tashmë po dalin fakte për origjinën mamasë së lojtarit.
zlatani
Në një shkrim për të pathënat e sulmuesit, u fol gjatë edhe për origjinën e tij. Me një baba boshnjak, ndërsa mamaja e tij është me origjinë kroato-shqiptare. Kjo biografi e Zlatan Ibrahimovic është publikuar nga website zyrtar i klubit ku ai luan, “Paris Saint-German”, Minuta90.

Salih Kabashi: Mos u mërzisni, Ademi na mundi, Adem Ljajic që na e bëri golin për Serbinë asht shqiptar

Publicisti Salih Kabashi pas rezultatit të ndeshjes Shqipëri-Serbi në një status të tij në Facebook, shkruan si më poshtë:

09-10-2015 16-11-28
“MOS u merzitni, ADEMI na mundi
Adem Lajqi një gol e përgatiti, tjetrin e dha vetë. Ademi është kelmendas me origjinë, kushëri me miqtë e mi të shumtë.
Ndeshja e sontme, edhepse vetëm sportive, ka treguar e ka dëshmuar se Serbia gjithmonë i ka mundë shqiptarët me ndihmën e vetë shqiptarëve.
Edhe diçka ka dëshmuar ndeshja e sontme:
Patriotë shqiptarë më të zjarrtë janë futbolldashësit tanë.
Simpatizantët e partive politike zakonisht janë bërllok.”

1915 – Kështu tërhiqeshin serbët me në krye krajl Pjetrin nga tokat shqiptare


Në këto foto, nga mediat e huaja, pasqyrohet tërheqja kaotike e ushtrisë serbe nga tokat shqiptare më 1915, plot një shekull më parë. Në krye të ushtrisë serbe ndodhej vetë Mbreti i Serbisë krajl Pjetër Karagjorgjeviqi.
tr2a

tr3a

tr4a

tr5a


tr6a


tr7a
tr1a

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...