Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/15

Sa e bukur duket Tirana – me fotot e nxënësve të shkëlqyer në vend të politikanëve të urryer!


Ekselentet-5
100 portrete të rinjsh nëpër rrugët e Tiranës, që ndoshta do të habisin qytetarët sot, nuk janë kandidatë për deputetë, por nxënësit më të mirë të kryeqytetit ose “ekselenca”.
Ekselentet-6
Vendimi është marrë nga bashkia, e cila ka vendosur që në vend të reklamave të bizneseve të vlerësojë përkushtimin e këtyre të rinjve dhe të frymëzojë qoftë dhe për një ditë.

Në postera, krahas emrit, thuhet: “Më të mirë e Tiranës. Qytetarët më të vyer të Tiranës janë edhe nxënësit më të shkëlqyer të saj. Njihuni me ta!”
Ekselentet-4
Dhe Tirana duket shumë e bukur me fotot e nxënësave të shkëlqyer në vend të fotove të politikanëve të urryer.





15-10-2015 21-38-37

Kosovari Baton Haxhiu lëshon gojën: Ballisti budalla, punë e madhe që serbet do ta vrisnin

Gjatë një debati në studion e zhurmshme të Blendi Fevziut për Ballist Morinën, “kosovari” Baton Haxhiu ka surprizuar duke e konsideruar një budalla. Por nuk ka ndaluar këtu.

Pohimit të Kreshnik Spahiut se serbet kishin dhënë një milion dollarë për ta vrarë Ballist Morinën, Baton Haxhiu është përgjigjur: “Punë e madhe, edhe 5 milion ti kishin dhënë”.
BALLISTI
Përveç kësaj deklarate shokuese të Baton Haxhiut ndaj Mallist Morinës, ky i fundit kishte marrë përsipër të bënte në studion e “Opinion” atë që administrata e Ramës bëri në stadiumin e Elbasanit.

Të sfumonte me zhurmë thirrjet kundër serbeve. Administrata në stadium kundër tifozëve kuq e zi, Baton Haxhiu në studio kundër Kreshnik Spahiut.

Nga Arben Puto : Letra ku Luan Omari i kërkonte Enverit t’ia shpëtonte babanë

aputi

“Jetë me kujtime” titullohet libri më i fundit i historianit Arben Puto, në të cilin ai rrëfen fëmijërinë, rininë dhe mandej karrierën. Në të kanë zënë vend edhe miqtë e tij në kohë të ndryshme, studimet në Gjirokastër, Korçë, e më pas në Itali dhe Bashkimin Sovjetik. Shkëpusim sot nga libri një pjesë që rrëfen moshën e rinisë, duke vënë në dukje atë që thotë vetë profesori: kjo nuk është histori, janë kujtime (ku Qazua është babai, Nefo është motra).

***

Në klasën e dytë (septieme), mësues na erdhi Enver Hoxha. Ishte viti 1937. Vinte nga Franca. E fliste mirë frëngjishten. Bënte përshtypje paraqitja e tij: shtatlartë, i pashëm, elegant. Ishte më i riu, 28-29 vjeç. Prej tij dëgjonim për herë të parë ngjarje dhe emra nga kultura franceze, nga letërsia dhe historia. Tema e tij e preferuar ishte Revolucioni Francez me parimet e mëdha Liberté, Egalite, Fraternité. Kur fliste për gijotinën, shtonte fjalët e Robespierre-it se revolucionet nuk bëhen pa koka të prera.

Unë, personalisht ndihesha se më hante hakun në mësim, nuk më vinte nota të mira si ato që isha mësuar të merrja. Në fund të vitit më dha çmimin e dytë (prix d’aapplication). Shumë kohë më vonë kam dhënë një shpjegim. Ato vite Enveri ishte në grupin komunist të Korçës. Në klasë nuk na foli kurrë as për ideologji, as për politikë. Por ruante qëndrim. Enveri i njihte familjet gjirokastrite, më dinte që isha i familjes pasanike të Putove. Ishte lufta e klasave. Inkurajonte nxënës me origjinë familjare modeste. Me ne sillej mirë, nuk ishte i butë, por as i ashpër, nuk dënonte, nuk godiste. Mund të duket e pabesueshme, por është fakt se nuk kishte dorë. Shumë vite më vonë, në biseda në rrethe të ngushta, ne, bashkënxënësit, habiteshim për ato që ndodhnin dhe thoshim me zë të ulët: More, si është e mundur, në klasë nuk na dha kurrë një pëllëmbë.

Dy klasat e para ishin përgatitore, i kushtoheshin kryesisht frëngjishtes. Lëndët kryesore zhvilloheshin prej klasës se tretë, gati të gjitha në frëngjisht. Çdo lëndë kishte mësuesin e vet. Kishte edhe profesorë francezë për disa lëndë, në radhë të parë për frëngjishten, historinë e Francës, por edhe në matematikë e fizikë. Tani edhe mësuesit tanë e zhvillonin lëndën në frëngjisht. Më kujtohet Abaz Ermeni që jepte Historinë e Shqipërisë, edhe ai në frëngjisht. Enveri kishte rast të tregonte frëngjishten e tij me Moralin. I vetmi ndër mësuesit që fliste shqip ishte Stavro Skëndi, i cili jepte gjuhën shqipe.
Ngjarjet historike do të tregojnë se ishin tri figura krejt të ndryshme: Enveri, Abazi dhe Stavro. I pari në grupin komunist të Korçës, ndërsa dy të tjerët, anëtarë të Ballit Kombëtar. Këta dy të fundit, shkuan në emigracion: Abazi në Francë, Stavro në Amerikë.

Takimi me Hoxhën
Në vjeshtën e 1939-ës unë bëra nja dy-tre muaj në Gjimnazin e Gjirokastrës. Por im atë, Qazua, donte që unë të vazhdoja studimet në shkollë franceze. Dihej se kishte një shkollë të tillë në Romë. Ishte Liceu me emrin e shkrimtarit të madh Chateaubriand. Erdha në Tiranë për të bërë formalitetet. Në kujtesë më ka mbetur një takim i veçantë. Një ditë, duke ecur në Rrugën e Dibrës, në trotuar pashë mësuesin tim, Enver Hoxhën. Më ndali. E kishte marrë vesh dhe më tha: Po ikni, ikni ju, ikni. Me një fjalë, iku Zogu, ikni dhe ju. Në fakt ishim nja shtatë a tetë. Tani ai ishte i angazhuar në Lëvizjen e rezistencës. Unë nuk kuptova gjë.
Mes komunistëve e ballistëve- Ballë për ballë
Në shtator 1942 erdhi në Gjirokastër Bahri Omari me disa shokë. Erdhën për të organizuar degën e Ballit Kombëtar, organizata e parë nacionaliste antikomuniste. Mbledhja u bë në shtëpinë tonë. Bahriu ishte mik i ngushtë i Qazos. Shtëpia u nda në dy kampe. Edhe familja u nda në dysh. Na thirri Bedriun, Nefon dhe mua, dhe na tha të përgjonim çfarë do të thuhej në mbledhje. U bindëm si fëmijë. Mbaj mend vetëm Bahriun që foli për rrezikun komunist, por nga ana tjetër kërkonte pajtim dhe front të përbashkët kundër okupacionit italian.

Qazua solli propozimin dhe u vendos të bëhej një mbledhje e përbashkët në Manalatin e dytë. U vunë njëri përballë tjetrit, Bahriu me të tijtë dhe Bedriu me radhë të mbushura. Më është fiksuar në kujtesë ai çast dramatik: Qazua në krah të Bahriut, unë e Nefua në krah të Bedriut. Kjo ishte ndarja e parë me babanë tonë. Por Qazua nuk e bëri veten, nuk u zemërua, nuk na qortoi. Punë axhaminjsh. Në mbledhje nuk pati debat, pati përplasje. Bedriu e përdori rastin për të treguar oratorinë. Bëri pretencë, si ajo që do t’i bëhej Bahriut në gjyq më 1945. Foli gjatë për zgjerimin e Lëvizjes, për aksionet e njësiteve guerile në qytet dhe për aksionet e çetave në rreth. Thirrjes për bashkim që Bahriu bëri sikur luste, Bedriu iu përgjigj me argumentin e njohur: “Ju nuk luftoni. Luftoni që të bashkohemi”. Në të vërtetë, nuk donin rivalë, dhe ata treguan se nuk do të bëheshin kurrë. Pas mbledhjes në Manalatin e dytë, palët ranë në konflikt të hapur.

Reflektimi
Më është dashur më se një herë të gjykoj veten për sjelljen tonë. Në këtë pikë është normale të bëhet pyetja: Si shpjegohet që ne, fëmijë të një familjeje të pasur, të rritur me kujdes dhe me të gjitha të mirat e kohës, morëm anën e një rryme që ngjallte mosbesim të thellë te prindërit tanë, që e shikonin atë si një rrezik të madh për pasurinë? Pyetjen e shtroj aq më tepër kur kujtoj se im atë, Qazua, më dërgoi mua në Korçë dhe në Romë, Nefon e mori me vete në Bari për të kuruar një sëmundje të lehtë të lëkurës, kurse motrën e vogël Adon e çoi në Korfuz dhe pastaj në Athinë për operacionin e bajameve.
Pyetja shtrohej jo vetëm për ne, por për të gjithë ata djem e vajza familjesh të pasura në gjithë Shqipërinë që u bënë militantë të përkushtuar, dhanë edhe jetën, pa përfillur të mirat dhe pasurinë.
Përgjigjja është një për të gjithë. Gati gjithë rinia ishte në këtë anë. Bëhej fjalë për komunizëm. Ne nuk dinim asgjë për të. Për herë të parë po i dëgjonim emrin. Dinim se qëllimi i luftës ishte çlirimi i Shqipërisë dhe një shoqëri më e drejtë, ndryshe nga ajo e periudhës zogiste. Edhe si adoleshentë, ne e shihnim gjendjen në të cilën lëngonte veçanërisht fshati. Shkrimi i Migjenit “Legjenda e misrit” kalonte dorë më dorë në konvikt me kujdes që të mos i binte në sy zotit Ahmet. Ishte një ideal tepër atraktiv për rininë. Dhe jo vetëm për rininë.

Më vonë fashizmi, nazizmi dhe komunizmi do të vihen në një plan, gati si sinonime. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në fillimet e shfaqjes, idetë komuniste kanë pasur një fuqi atraktive të fortë. Pati iluzione, u duk si një ide e madhe që do të transformonte botën, do t’i kundërvihej rendit të vjetër politiko-shoqëror, kapitalizmit të egër dhe do të vendoste drejtësinë sociale. Në fakt, idetë komuniste u përhapën nga personalitete të larta pas Revolucionit të tetorit në Rusi. Ishin shkencëtarë, si A. Einstin dhe P.Curie, shkrimtarë dhe mendimtarë etj. Kontakti me realitetin e shoqërisë sovjetike shënon fundin e iluzioneve. Pas vizitës që bëri në Moskë me rastin e vdekjes së Maksim Gorkit më 1935, A.Gide u distancua përfundimisht. Megjithatë, ideja e komunizmit si doktrinë e progresit dhe e drejtësisë nuk u shua, mbijetoi. Madje, pati një shtrirje të gjerë gjatë Luftës II Botërore, veçanërisht në Lëvizjet kundër fuqive fashiste në Ballkan. Ideja nuk është shuar as në kohën tonë. Ka ende një debat. Pra, ideja diskutohet, por nuk do të thotë se ka një argument deciziv për rikthimin e eksperiencës komuniste.

Një filozof francez thotë se hipoteza komuniste duhet riaktivizuar. Nuk mund të pranohet që në botë 10% e popullsisë ka në dorë 80% të burimeve.
Nuk ishte e rastit që idetë komuniste të bënin për vete rrethe të gjera të rinjsh në Shqipëri, të cilët u rreshtuan në anën e Partisë Komuniste.
Pra, biseda rreth komunizmit ishte e hapur në mjediset tona. Unë vetë nuk e kisha idenë. Në vitet e kalimit nga adoleshenca në pjekuri isha larg familjes. As emrin nuk ia kisha dëgjuar. Në shtëpi, Qazua heshtte. Por xhaxhai i dytë, Hazbiu, ishte shumë i shqetësuar. E quante serioz rrezikun. Nuk mund ta konceptonte këtë që po ndodhte jo më larg se pragu i shtëpisë, aq më tepër si shtetas amerikan. Kuptohet, fjala i shkonte në vesh edhe gjyshit, xha Refatit. Një nga ato ditë më thirri dhe kërkoi shpjegime nga unë. Më tha: More Bene (emri im i fëmijërisë), ç’thonë kështu, duan të na marrin pasurinë? E qetësova, i thashë se qëllimi është që të hanë bukë edhe fukarenjtë, fëmijët e tyre të vishen dhe të venë në shkollë. Kjo nuk mund të bëhej në kohën e Zogut, as tani në kohën e Italisë. Prapë: Ç’thua mo, Asqua, Muhedini (shërbëtorë) të më marrën shtëpinë dhe katandinë. Shpjegime i kërkonte edhe Nefos kur i jepte ndonjë flori. Nefua i thoshte po atë, se edhe fukarenjtë duhet të jetojnë, edhe ata të lagjes sonë, që edhe ti i ke ndihmuar. Por këtë herë gjyshi i tha: Pa shiko moj vajzë se mos bëhen ata si ne e ne bëhemi si ata…

Masakrat në Tiranë, shkurt 1944
Pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943, në katërmbëdhjetë muajt e okupacionit gjerman do të jenë periudha më e vështirë. Lëvizja Nacionalçlirimtare do të përballonte një provë shumë të rëndë. Gjatë dy-tre muajve të dimrit, Vermahti zhvilloi një operacion në shkallë të gjerë. Forcat partizane pësuan humbje të mëdha. Në operacion hynë edhe forcat e qeverisë kuislinge me në krye Xhafer Devën, anëtar i qeverisë. Ata ndërmorën një aksion terrori në Tiranë. U masakruan 84 banorë nëpër rrugë, ç’gjenin përpara.
Atë ditë arrita të marr gazetën “Bashkimi i Kombit”, që hapej me kryeartikullin “Gjaku don gjak”. Ishte thirrja për gjak që e nxiste Xhafer Devën për terror, si e vetmja mënyrë për të mposhtur lëvizjen partizane. Gjaku duhet të rrjedhë rrëke në rrugët e Tiranës … një ditë terrori na siguron dhjetë vjet qetësi.

Në krevat me fëmijë
Nuk kishte mbaruar. U krijua një gjendje shtetrrethimi. Ushtarë gjermanë filluan të kalonin nga një lagje në tjetrën, nga një rrugë në tjetrën, ndalonin dhe kapnin djem të rinj, jo për ndonjë dyshim konkret, por thjesht si aktivistë potencialë. Në krah ishin kosovarët e Xhafer Devës. Unë vetë kam shpëtuar për mrekulli nga kjo fshesë. Njëzet vjeç djalë. U ndodha jashtë në rrugë në lagjen e Shkollës së Kuqe kur u dha alarmi se po vinin gjermanët, të armatosur dhe me helmeta. Hynin edhe në banesa. Më shpëtuan fqinjët. Kati i parë i shtëpisë komunikonte me një shkallë në katin e dytë. Më morën dhe më futën në një krevat me fëmijë të vegjël që flinin. E kam të gjallë si sot në vesh zhurmën drithëruese të çizmeve të rënda te dera. Gjermani u ngjit në katin e dytë, pa krevatin e mbuluar dhe u kthye. Atë natë unë e kalova me fëmijët.

Balli Kombëtar hyn në qeveri pas masakrës së 4 shkurtit
Balli Kombëtar e priti si një shans revanshi ardhjen e Vermahtit. Mori menjëherë anën e regjimit të ri të okupacionit gjerman, aq më tepër që Shqipëria u çlirua nga okupatori italian. Por nuk u nxitua të merrte pjesë në qeveri. Pas Operacionit të Dimrit, vihet re një kthesë.
Sipas çdo gjase, masakra e 4 shkurtit i jepte dorë Ballit. Ishte colpo di grazia. Mendonin se lëvizjes partizane po i vinte fundi. Atëherë krerët, mbi të gjithë Mithat Frashëri, vendosën të hiqnin dorë nga qëndrimi i mënjanuar duke hyrë në qeveri. U bënë palë me politikën e terrorit që Xhafer Deva e quante si të vetmin shpëtim. Me vendim të Mithatit hynë në qeveri më 8 shtator, vetëm 4 ditë pas masakrës, disa nga emrat kryesorë të Ballit: Bahri Omari, ministër i Jashtëm; Koço Muka, ministër i Arsimit; Kolë Tromara, ministër i Kulturës. Ishin të tre miq të babait tim, Qazos. Kur i thashë, nuk foli. Ç’mund të thoshte kur atë natë desh e pësova edhe unë kur na mbinë gjermanët te dera e shtëpisë.
Unë kam marrë dëshminë personale të Seitit, i familjes së Selfove, tregtarë të mëdhenj në Tiranë. Bahriu kishte me ta edhe lidhje familjare. Që përpara se ta bënte, Reisi, i ati i Seitit, e thirri dhe bashkë me të tjerë të shoqërisë i thanë të mos e pranonte. Por Bahriu tha se ishte urdhër i Mithatit. Reisi ia preu: Të vejë vetë Mithati. U bë ashtu si e tha kryetari.

Në Dajt me një letër për Enverin
Disa të dhëna tregojnë se udhëheqja e lartë e Lëvizjes nuk kishte ndërmend likuidimin e Bahriut. Por as Enveri, as ndonjë tjetër nuk mund të bënin gjë tani. Do t’i jepte dorë njeriut të jugosllavëve, proletarit, Koçi Xoxes. Bahriu kreu një akt të padenjë, të pangjashëm me personalitetin e tij. Hyri në qeveri në krah të terroristit Xhafer Deva. Kjo vulosi fatin e tij.
Ishte fjala për të shpëtuar Bahriun që ndodhej ende në Gjirokastër, i fshehur nga fundi i tetorit 1943. Luani i shqetësuar më thirri për ndihmë për t’i çuar një letër Enverit pranë Shtabit të Përgjithshëm në Dajt.
Është më mirë ta jap ashtu si e kujton Luani:
Nga fundi i tetorit ose fillimi i nëntorit 1943 mora vesh që partizanë, të cilët kishin hyrë në Gjirokastër pas një largimi të përkohshëm të forcave gjermane, vranë disa persona që ishin anëtarë ose përkrahës të Ballit Kombëtar dhe kërkonin për ta vrarë babanë, që ishte fshehur diku.
U shqetësova dhe pasi u konsultova me Arbenin, i shkrova një letër Enverit duke iu lutur që të ndërhynte për të shpëtuar babanë. Kisha marrë vesh se Shtabi i Përgjithshëm i UNÇ-së ishte diku në zonën e Dajtit. Arbeni mori përsipër ta çonte letrën dhe u nis, me gjithë kundërshtimin e të atit, Qazos, që trembej se mos i pësonte gjë djali. Arbeni në Priskë takoi Nakon, i cili tha se Enveri bashkë me Shtabin e Përgjithshëm ishte larguar, por ai do ta bisedonte me një shok tjetër, të cilit do t’i jepte edhe letrën. Arbeni u kthye të nesërmen”.
Ky rast dhe letra që i çova në Dajt dhe ia dorëzova Nako Spiros tregon se Enveri vetë, por edhe rrethi i tij, ishin për ta shpëtuar Bahriun. Arriti të dilte nga Gjirokastra, por do të dalë para gjyqit pas Çlirimit dhe do të dënohet me vdekje për pjesëmarrjen e tij në qeverinë kuislinge si ministër i Jashtëm.

PA ENVER HOXHEN, A QUHEN TIRANË ?!

Nga Fritz RADOVANI:

100  TIRANëT
PA ENVER HOXHEN, A  QUHEN  TIRANË ?!

Image result for PA ENVER HOXHEN, A  QUHEN  TIRANË ?!

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...


Autor: NIGEL CAWTHORNE

Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”, botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën historike t’ pashkrueme deri tashti për né Shqiptarët:
BOTA MODERNE

ENVER HOXHA
1908 – 1985

Udhëheqës i Shqipnisë
Jeta dhe Krimet

1908 – Lindi me 16 Tetor 1908 në Gjinokastër, nga një familje me fé myslimane në jug të
            Shqipnisë...
1930 – Shkoi në Francë për studime.
1934 – Ka shërbye si sekretar i konsullatës shqiptare në Bruksel.
1936 – Ktheu në Shqipni, ku u ba mësues.
1939 – U largue nga arësimi për refuzimin e bamë për pjesmarrje në Partinë Fashiste
Shqiptare; hapi dyqan cigareshitës.
1941 – U formue Partia Komuniste Shqiptare; U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
1944 – U formue Qeveria Provizore; Filluan gjyqet e ekzekutimet.
1948 – Zhduku grupin pro-Tito; mbylli Kishat dhe konfiskoi pronat private.
1961 – Ndërpreu marrëdhanjet me Bashkimin Sovjetik.
1978 – Ndërpreu marrëdhanjet me Kinën.
1981 – Seleksionoi partinë dhe drejtuesit e shtetit.
1985 – Vdiq me 11 prill 1985 në Tiranë.

Shenimi F.R.: Libri fillon nga viti 1353 para Krishtit, e vazhdon deri në vitin 2004.
Nder 100 DIKTATORËT ma të njohun në histori Botnore, asht edhe Enver Hoxha...
***
■Enver Hoxha vazhdon me kenë udhërrëfyesi i Partive fantazma, që polli Partia e Punës!
Ai asht mendja, mishi dhe zemra e kalbun e Presidentëve tanë, që nga viti 1944...
Ai asht edhe sot udhëheqës i PPSh, Kuvendit Popullor, Qeverrisë dhe Gjykatave...po dhe të gjitha Bankave mbrenda e jashta “Shqipërisë”, sepse, “ay e bëri Shqipërinë...”, dyke mbajtur të varura në portofolet e tij “tituj dhe dekorata” per 70 vjetë robëri e terror:
■Urdhri “Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”, Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri “Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i “Skënderbeut” i Klasit të Parë, Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”, Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike... HAPNI VARRIN E SHIKONI ... Aty do ta gjeni dyke shkruar:



■“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE...

NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE  VULLNETIN E FUNDIT. Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”

I mbytun në mendime me krye në grushta, me t’u dukë sikur po fliste me vete, ishte një oficer i ministrisë së mbrendshme që kishte punue në arkiv para se të arrestohej... vazhdonte të fliste...: “Jo, asnjëri, nuk dinte se çka kisha të dyllosur tek kasaforta ime...! Kurrë, asnjëri, nuk e ka çelur ate përveç atij që ka punuar para meje në atë zyrë...Edhe ay është zhdukur...e, ndoshta, fatin e tij do kem dhe unë...ti, je i rinj dhe, një ditë do dalësh...si shkodranë, do të besoj...deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974, shenimi FR}, numuri i të pushkatuarve, të vramve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në kufinj dhe reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë”...pa shifrën e atyre që Sigurimi ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën time, shifra ka arritur:
                       ■ 45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre Shqiptare..!
■Dhe, mbi 450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të riburgosur dy ose tre herë),                      të internuar, të dëbuar, të zhdukur...që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij të punës, po kurrë, të Shqipërisë dhe Popullit Shqiptarë..! Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti terrorist..!”
■Dijetari i Madh të shkencës së matematikës, i ndjeri Profesor Petro Fundo ka thanë:
“Diktatorë si Enver Hoxha, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes së tyre!..”
Melbourne, Tetor 2015.
                                                                                                                       



Ilir Deda“Jemi duke shkuar drejt luftës ndërshqiptare"....

Deda: Po shkojmë drejt luftës ndërshqiptare

Në emisionin Info Magazine, zhvillimet e fundit politike në vend i ka komentuar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.

Deda ka potencuar se ngjarjet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij mund të çojnë në konflikt civil.
“Jemi duke shkuar drejt luftës ndërshqiptare. Ka rritje të tensionit që mund të përshkallëzohet. Ne nuk duhet të lejojmë të vijë deri te një përplasje”, ka thënë ai.

Mos paq punë me budall

Ikona

Lulzim Basha: Arrestimi i Ballist Morinës ishte një servilosje ndaj Vuçiçit, i cili prap se prap nuk erdhi

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka theksuar se arrestimi i Ballist Morinës u keqpërdor politikisht dhe kishte si qëllim vetëm servilosjen ndaj srbëve.

I ftuar në emisionin “Top Story’, kreu I opozitës theksoi se nuk e mbron aspak Ballsit Morinën, por shteti ligjor në shqipëri vepron me dy standard, pasi sot deputetët lëvizin të lirë me armë dhe kanë bërë edhe plagosje, por nuk janë dënuar për këtë gjë.
 Basha: Arrestimi i Ballist Morinës ishte një servilosje ndaj Vuçiçit, i cili prap se prap nuk erdhi


“Nuk e mbroj aspak Ballist Morinën, por nëse e trajtoni në pikpmajen ligjore, duhet të sjellim në vëmendje se personi ka marrë kërcënime të shumta, ku një biznesmen serb vuri çmimin prej 1 milionë eurosh për kokën e tij.
Një kolegu juaj, gazetar i “Nju Jork Times” raportoi se gjatë kohës që e merrja në intervistë atë e kërcënoni.

Ai kërkoi mbrojtje nga policia dhe nuk u mor në mbrojtje. Unë nuk e mbështes aspak armabëjtjen pa leje.
Simbolika e Ballist Morinës u keqpërdor politikisht, burgosja e tij ishte servilizëm ndaj Vuçiç, I cili sërish nuk erdhi.
Rama e privatizoi këtë fitore.

Mbajtja e tij pas hekurave nuk i shërben apak shtetit ligjor, pasi ai ka një parim trajtim të barabartë për çështje të barabarta.

Sot ke ministra që lëvizin me armë dhe plagosin. Ka ministra që në makinat e tyre lëviz drogë. Ky nuk është shtet së drejtës.Vazhdoj të insistoi që Ismail Morina të procedohet në gjendje të lirë”, tha Basha.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...