Nga Fritz RADOVANI:
100 TIRANëT
PA
ENVER HOXHEN, A QUHEN TIRANË ?!
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...
Autor:
NIGEL CAWTHORNE
Në librin “TIRANËT”, Historitë e 100 Despotëve dhe Diktatorëve, me titull: “TYRANTS”,
botue në vitin 2004, for Lifetime Distributors Pty Ltd Building G, 2 Hudson
Avenue Castle Hill, 2154 Australia, kam gjetë të vërtetën historike t’
pashkrueme deri tashti për né Shqiptarët:
BOTA MODERNE
ENVER
HOXHA
1908 – 1985
Udhëheqës i Shqipnisë
Jeta dhe Krimet
1908 – Lindi me 16 Tetor 1908 në
Gjinokastër, nga një familje me fé myslimane në jug të
Shqipnisë...
1930 – Shkoi në Francë për studime.
1934 – Ka shërbye si sekretar i
konsullatës shqiptare në Bruksel.
1936 – Ktheu në Shqipni, ku u ba
mësues.
1939 – U largue nga arësimi për
refuzimin e bamë për pjesmarrje në Partinë Fashiste
Shqiptare;
hapi dyqan cigareshitës.
1941 – U formue Partia Komuniste
Shqiptare; U zgjodh Sekretar i Përgjithshëm.
1944 – U formue Qeveria Provizore;
Filluan gjyqet e ekzekutimet.
1948 – Zhduku grupin pro-Tito; mbylli
Kishat dhe konfiskoi pronat private.
1961 – Ndërpreu marrëdhanjet me
Bashkimin Sovjetik.
1978 – Ndërpreu marrëdhanjet me Kinën.
1981 – Seleksionoi partinë dhe
drejtuesit e shtetit.
1985 – Vdiq me 11 prill 1985 në
Tiranë.
Shenimi F.R.: Libri fillon nga viti 1353 para Krishtit, e vazhdon deri në vitin 2004.
■Nder 100 DIKTATORËT ma të njohun në histori
Botnore, asht edhe Enver Hoxha...
***
■Enver
Hoxha vazhdon me kenë udhërrëfyesi i Partive fantazma, që polli Partia e Punës!
Ai
asht mendja, mishi dhe zemra e kalbun e Presidentëve tanë, që nga viti 1944...
Ai
asht edhe sot udhëheqës i PPSh, Kuvendit Popullor, Qeverrisë dhe Gjykatave...po
dhe të gjitha Bankave mbrenda e jashta “Shqipërisë”, sepse, “ay e bëri
Shqipërinë...”, dyke mbajtur të varura në portofolet e tij “tituj dhe dekorata”
per 70 vjetë robëri e terror:
■Urdhri
“Hero Kombëtar”, Titulli “Hero i Popullit”, Titulli “Hero i Punës Socialiste”,
Urdhri i Lirisë i Klasit të Parë, Urdhri i Flamurit, Medalja e kujtimit, Urdhri
“Ylli Partizan” i klasit të parë, Urdhri i “Skënderbeut” i Klasit të Parë,
Urdhri i Trimërisë, Urdhri “Ylli i kuq”, Medalja e Trimërisë, Medalja e
Çlirimit, Dekoratë nga Partia Komuniste Italiane me Urdhrin “Ylli Garibaldit”,
Dekoratë me Urdhrin “Suvorov” të Klasit të I nga Presidiumi i Sovjetit Suprem
të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike... HAPNI VARRIN E SHIKONI ...
Aty do ta gjeni dyke shkruar:
■“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE...
NA
LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE
VULLNETIN E FUNDIT. Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver
Hoxha d.v.”
■I
mbytun në mendime me krye në grushta, me t’u dukë sikur po fliste me vete,
ishte një oficer i ministrisë së mbrendshme që kishte punue në arkiv para se të
arrestohej... vazhdonte të fliste...: “Jo, asnjëri, nuk dinte se çka kisha të
dyllosur tek kasaforta ime...! Kurrë, asnjëri, nuk e ka çelur ate përveç atij
që ka punuar para meje në atë zyrë...Edhe ay është zhdukur...e, ndoshta, fatin
e tij do kem dhe unë...ti, je i rinj dhe, një ditë do dalësh...si shkodranë, do
të besoj...deri ditën që jam arrestuar, në shkurt të këtij viti (1974, shenimi
FR}, numuri i të pushkatuarve, të vramve me gjyq e pa gjyq, të mbeturve në
hetuesi në tortura, të vdekurve në kampe pune dhe çfarosje, të vdekur në kampe
internimi dhe ferma pune, në spitale psiqiatrike dhe çmendira, të vrarë në
kufinj dhe reparte pune e ushtarake ose, gjoja të “vetvrarë”...pa shifrën e atyre
që Sigurimi ka zhdukur në botën e jashtme, mbasi ata nuk ishin në kasafortën
time, shifra ka arritur:
■ 45.000 Shqiptarë pa varr...në tokën e tyre Shqiptare..!
■Dhe, mbi 450.000 Shqiptarë të tjerë, të burgosur, (të
riburgosur dy ose tre herë), të internuar, të dëbuar,
të zhdukur...që të gjithë vazhdojnë të vuajnë “luftën e kllasave” të diktaturës
së Enver Hoxhës, dhe partisë së tij të punës, po kurrë, të Shqipërisë dhe
Popullit Shqiptarë..! Mallkuar qoftë ay që i shërben këtij shteti terrorist..!”
■Dijetari
i Madh të shkencës së matematikës, i ndjeri Profesor Petro Fundo ka thanë:
“Diktatorë si Enver Hoxha, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjes së
tyre!..”
Melbourne, Tetor 2015.
No comments:
Post a Comment