Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/11

ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE : RAMË SMAJLAJ



Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA





ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE




RAMË SMAJLAJ






Hyrje

Ramë Smajlaj u lind në fshatin Ramajë, të komunës se Prizrenit, më 15.5.1957, ku dhe ka përfundua shkollën fillore, ndërsa gjimnazin në Zym të Prizrenit. Tradita familjare patriotike, kulturore e letrare e ka bërë të shquar që, pasion i këtij poeti të jetë arti i të shkruarit gazetaresk dhe letrar.
Smajlaj ka filluar të shkruaj që kur ishte nxënës gjimnazi, ku frymëzimin për fjalën e bukur dhe shumë e gjeti në përditshmërinë e Kosovës, por për fat të keq shumë shkrime dhe poezi i kanë humbur në luftën e fundit të Kosovës, të cilat kanë qenë të publikuara në gazetat e kohës, si “Rilindja”, “Kosovarja”, “Zëri i Rinisë”, “Pionieri”, “Shkëndija”, dhe mjetet tjera vizuele dhe të shkruara.
Ka mbaruar studimet për Drejtësi në Universitetin e Kosovës në vitin 1988. Për arsye të kriterit ideo-politik nuk është punësuar si kuadër i lartë, Jurist i Diplomuar, ku që nga viti 1993 ka migruar në Gjermani, ku jeton dhe vepron tash e dy decenie.
Është bashkëpunëtor i gazetave që dalin në përendem dhe aktiviteti i tij kryesisht është i orientuar në pasqyrimin e jetës dhe veprimtarive kulturore të mërgimtarëve në Gjemani. Ka botuar përmbledhjet poetike, “TË PRES NË GJETH LOTI” 2014, “PIKTUROJ MËRGIMIN” 2014 dhe “NË GJETH SHKRUAJ ËNDRRËN” 2015 është vëllimi i tretë në poezi.





MBRËMJË MUZGU

Si kjo mbrëmje muzgu
e trishtë që më është
më brenë si krimbi
dhe cicërimën e zogut i prish.

qielli kishte humbur kaltërsinë
erërat këpusnin gjethe e degë
malli i mërgimit kalonte përmasat
zogut i ndal këngën në gjemb.

Mos më tërhiqni zvarrë
jeta qenka një dramë sprovimi
përplot peripeti e dhembjeje
dhe zemra ndizet nga pikëllimi.

Të kërkoj nga emir yt
hyjneshë më ruaj dinjitetin
lotin e skamnorëve thaje
në dritë shpërfaq realitetin.

Ujëvara rrjedhshëm të pikojë
buzëqeshjen e vizitorit ta riktheje
shtrigave le të ju ndalet hovi,
se zoti mallkimin do i dhurojë.


LULE PRANVERE

Sot ke një ditë
Mes luleve pranvere
Lumturi për jetë
Siç është dielli i vërtetë.

Si sot e kujtoj
Kur bëtë fejesë
U gëzuam të gjithë
Për me të bukurën mbesë.

Po kush të përgëzojë
Kur mbretëronte errësira
Vjosa bashkon zemrat
Për ditët më të mira .

Kujt ia falë ditarin
E rrezeve të diturisë
Me dije e ndave
Zemrën e perëndisë.

Po në kuvend
Atje të kërkojnë
Kur ngritje zërin
Për padrejtësi që bëjnë!

Nga haxhi Ramë në perëndim
Të ngrohtë ke përqafim
Të lumtur ta bësh jetën
Vjosa të uroj veç gëzim.


SHPIRT ARTË

-Nënës Tereze
Shpirt e artë
kristal e diamant zemre
humanitet njerëzor
lutje për të varfër
i mbronte të pa strehët.

Dielli i hapte rrugët
në errësirën e pafund,drite.

I donte ngjyrat
bardhë e zi
të gjitha në një.


PUHI PRANVERE

Më erdhe si freski mëngjesi
Engjëllushja ime
E puhive pranverore
Dallgëve dhe pavijoneve përrallore.

Të njoha moj gocë e vogël kur ishe
engjëll të fali zoti,me pamje magjike
një aromë lulesh prilli ti kishe
e veçantë ,njomëz,flokët krrela kishe .

Çdo fjalë e juaja peshon vlerë
petale e nektar e çmuara flori
fjalët e ngjizura prej mjalti
ngritur në engjëj ,kjo bukuri.

Një puthje më dehe si uiski
zemrës ja shton drithërime
vapës se gushtit i dhuron freski
o sa kam fllad,aromë e puhi.

Në ëndërr më ndjek shikimi dhe njomësia
pikturë e Pikasos,me përplot bukuri
peneli i piktorit e ngjyrat e ti
Bukuri engjëllore gjigante si ti
e çmuar , diamant shkëlqimi
e shkrirë në flori.

Mis bukurie
kurorën në lartësi
shembull mbi të tjera
se si je engjëllushë ti


U KTHEVA SERISH

Serish u ktheva
Pranë vargut
Aty ku unë e ti rrimë
Poezi...

Jetën me Jetën me çfarë e matja
Me orë të antibiotikut
A me penë të mikut...

Dhembjen përballova
Edhe pse me urgjencë përfundova
Serish u ktheva tek ti poezi.

Sulmet më vrisnin shpirtin
Filluan të më ndjejnë shtangimin
Mendja më rrinte tek ti atdhe
Vallë,ku do më bëjnë krematoriumin.

Serish u ktheva tek ti
Poezi
Tek fjala e bukur e mikut
Tek zemra ime prej çelikut.

Tek princesha ime
Melsa
Tek atdheu im i bukur
Me shumë lisa.

Dhe bëra sakrificë
Për jetë a vdekje me mundime
Se kush do fitojë
Ishte pikëpyetje jeta ime.

Unë do të ndizem serish
Si dikur kur që nevoja
Sot mos më kujtoni
Në këtë gjendje pse u ndodha.

Kjo qenka jeta
Të sulmon në çdo anë
Sa mbyllet një plagë
Hapen tjera në tjetër anë .

Juve o miq e mikesha të mi
Që ju kam në largësi
Pranë zemrës më qëndruat
Me urata e plot dashuri.

Ju jeni Yjet e mi të ndriçuar
Motra ju kam si zana
Frymëmarrjen ua ndjeja
Me ndriçime si Dielli dhe Hëna

O sa më këputi malli
Të dëgjoje kisha dhe xhamia
Mallkuar qoftë kurbeti
Se vdekjen e dua ke shtëpia.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...