Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/16

Kërcënon presidenti serb Tomislav Nikoliq: Kosova në UNESCO sjell luftë

Kërcënon Nikoliq: Kosova në UNESCO sjell luftë (Video)
Në pamundësi diplomatike për ta evituar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, liderët serbë kanë nisur ta ashpërsojnë fjalorin dhe të kërcënojnë me konflikte dhe luftëra në qoftë se Kosova arrin të anëtarësohet, me arsyetimin se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë do të jetë në duar të gabuara.
Presidenti serb, Tomislav Nikoliq në një tryezë diskutimi përpara diplomatëve të huaj në Beograd ka thënë se pranimi i Kosovës në UNESO ndikon negativisht në dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe e përgadit terrenin për një konflikt të ardhshëm.
“Imagjinoni sikur në vendet e juaja, trashëgiminë kulturore ta posedojë dikush që nuk e ka krijuar dhe vazhdimisht tenton ta shkatërroj. Është njësoj sikur t’ia leni qengjin një ujku për përkujdesje”, ka thënë Nikoliq.
Nikoliq u ka kërkuar 80 ambasadorëve sa ishin në tryezë, që të imagjinojnë se çfarë telashesh po vinë për serbët.
“Kjo është pjesë e një procesi për ndryshimin e fakteve historike, në mënyrë që të margjinalizojë dhe heq serbët nga historia e Kosovës”, ka thënë Nikoliq.
Ai ka thënë se shqiptarët kanë shkatërruar 174 objekte të trashëgimisë serbe në Kosovë, si dhe qindra objekte tjera fetare dhe varre serbe janë demoluar.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...