Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/16

Opozita shqiptare dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës

Opozita shqiptare dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës

Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, aktualisht deputet i opozitës, Aldo Bumçi i dënon aktet e dhunshme të ndodhura së fundmi në Parlamentin e Kosovës, nga opozita e atjeshme.
Opozita nuk duhet të përdor instrumente të tilla, të dhunshme, për të kundërshtuar marrëveshje apo ligje me të cilat nuk është dakord, pasi situata të tillë krijojnë kaos edhe jashtë Parlamentit, në rrugë mes qytetarëve, dhe janë veprime që mund të shkaktojnë përplasje fizike civile.
Lidhur me kauzën që ngre opozita për kundërshtimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe, Bumçi thotë se Kosova nuk mund t’i shmanget negociatave me Serbinë, dhe nëse ka qëndrime që duhet të sqarohen më shumë në publik le të bëhen , por përmes një fushate më të mirë informimi, përmes diskutimit, por jo me dhunë, dhe me instrumente të tjera jo ligjore. Ai shton se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është një proces i lehtë por i domosdoshëm, dhe se ajo çka po bën opozita në Kosovë është kundër interesit të « vetë shtetit të Kosovës.
Tre seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës nuk janë zhvilluar për shkak të tymnajës që kanë shkaktuar deputetët e opozitës, duke hedhur vezë dhe gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit. Ata i kërkojnë qeverisë që të heq dorë nga marrëveshja për funksionimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...