Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/11

SKANDALOZE : UJI I LIQENIT TË BATLLAVËS I NDOTUR NGA MBETURINAT

Map of batlava lake kosovo
Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Menjëherë te penda është një si central për nxjerrjen e ujit. Ai ka tri nivele (në fund, në mes dhe afër sipërfaqes së ujit). Uji më i mirë është nga mesi. Në vitin 2008 uji është shterrur për 19 metra. Ishte situatë e rrezikshme. Uji nga ajo centralja, pastaj shkon në fabrikën që është në një mal. Atë e ruan KFOR-i. Aty hin në pastrim, klorim dhe qon ujin në dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë (Gjysma e Prishtinës furnizohet me të, Lipjani, etj) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë. Tjetri gyp shkon për në Podujevë që ka kapacitet prej 250 litra në sekondë. Në një vit ujësjellësi na liqeni nxjerr 34 milion tonë ujë. Batllava ka sipërfaqe 3,29 km².  42.825833° Veri 21.306944° Lindje








Liqeni i Batllavës edhe pse shfrytëzohet për ujë të pijshëm dhe po ashtu për frekuentimin e qytetarëve kryesisht gjatë sezonit verorë, ai është mjaftë i papastër.

Kjo ndotje vije si pasojë e mbeturinave të shumta që gjinden brenda dhe rreth saj ku janë të grumbulluar mbeturina të shumta, madje aty mund të shohësh se ka edhe një deponi të krijuar afër një kontejneri.

Por, përveç mbeturinave, këtë ujë e ndotin edhe hotelet dhe shtëpitë të cilat ndodhën pranë liqenit të Batllavës, të cilat i derdhin të gjitha ujërat e përpunuara në liqen,përmes gypave të kanalizimeve që i kanë vendosur vet aty.

Një gjë e tillë është e ditur edhe nga vet Komuna e cila thotë se në këtë liqen derdhen ujërat jo vetëm të shtëpive dhe hotelerive që ndodhen aty pranë, por edhe i gjithë fshati Orllan dhe fshatrat e tjera përreth tij, të cilët nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit.
Zëdhënësi i kësaj komune, Nazmi Elezi, ka thënë për KosovaPress, se komuna e Podujevës është e vetëdijshme për këtë gjë, por, se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të krijuar një sistem të tillë të kanalizimit, për këtë arsye ata nuk kanë çfarë të bëjnë.


Sipas tij, ata kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria e Kosovës, duke shtuar se kanë marrë premtime prej tyre që do të bëhet një realizim i tillë, edhe pse nuk dihet se kur.

“Komuna është e vetëdijshme se në liqenin e Batllavës derdhen ujëra të zeza, sepse fshati Orllan dhe disa fshatra përreth nuk e kanë të rregulluar sistemin e kanalizimit. Mirëpo, rrjeti i kanalizimit për këto fshatra është një projekt shumë i kushtueshëm, të cilën Komuna e Podujevës buxhetin çfarë e ka nuk mund ta përballoj. Ai konsiderohet se kushton diku mbi 1 milion euro, mirëpo ne kemi marrë premtime edhe nga Qeveria se ata do të merren me këtë çështje dhe do të realizohet me ndihmën e tyre. besojmë se së shpejti edhe fshati Orllan edhe objekti përreth liqenit do të kyçen në rrjetin e kanalizimit, i cili do të jetë edhe për fshatrat tjerë përreth”, tha Elezi.

E shefja e sektorit të ujit, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Burbuqe Nushi-Latifi, siguron qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky liqen, se ai ujë është brenda standardeve të parapara dhe se analizat e këtij uji bëhen çdo ditë.


Mirëpo, sipas saj, për shkak të ndotjeve të shumta, ekziston mundësia e kontaminimit të ujit dhe për këtë arsye ata zakonisht kanë probleme ku ka shira të mëdha ose kur ka rritje rapide të liqenit.
“Për vet faktin se liqeni i Batllavës është resurs për ujin e pijshëm,ai përpunohet në fabrikën në Shajkovc dhe pastaj ju serohet qytetarëve si ujë i pijshëm. Nëse i referohemi analizave që instituti i bënë në bazë ditore nga zona e furnizimit të liqenit të Batllavës, ku i referohemi 3/4 të qytetit të Prishtinës, komunës së Podujevës dhe fshatrave përreth, analizat japi n të dhënat se ky ujë është brenda standardeve të parapara me Udhëzimin Administrativë që është në fuqi. Do të thotë është brenda standardeve dhe qytetarët pinë ujë të sigurt. Mirëpo kur analizohet resursi i ujit siç është rasti te liqeni i Batllavës atëherë gjithmonë ekziston mundësia e rrezikut të kontaminimit, mundësisë të ndotjes së këtij uji që është burim për ujë të pijshëm, për vet faktin se rreth liqenit të Batllavës ka një mori institucione hoteliere të cilat komplet ujërat e zeza, të ndotura i hedhin në liqen”, tha Nushi-Latifi.




Edhe ajo tha se zgjidhja e vetme, apo rekomandimi kryesorë është të bëhet sistemi i rrjetit të kanalizimit të fshatrave përreth liqenit të Batllavës.

KosovaPress ka tentuar të flas edhe me Qeverinë e Kosovës, për të mësuar nëse një projekt i tillë është i gatshëm të bëhet, mirëpo, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundshme.

Kështu që, deri sa Qeveria të merr ndonjë hap në këtë drejtim, këto fshatra do vazhdojnë të derdhin ujërat e zeza në ujin e liqenit të Batllavës.


E sa i përket mbeturinave të shumta, Elezi thotë se ata gjatë sezonit të verës kanë dy punëtorë sezonal të cilët kujdesën që t’i largojnë mbeturinat përreth këtij liqeni. Ndërsa, kompania e cila ka qenë e kontraktuar tani më i është ndërprerë kontrata dhe ata kryejnë vetëm bartjen e grumbujve të bërllokut.
“Sa i përket pastërtisë në hapësirat përreth liqenit të Batllavës, Komuna e Podujevës vitin e kaluar ka bërë një kontratë në bazë të një vendimit të Kuvendit komunal me kompaninë e pastrimit për mirëmbajtjen e hapësirave përreth liqenit,dhe ajo kontratë ka skaduar në fund të korrikut, ndërsa nga fillimi i gushtit të këtij viti komuna ka angazhuar dy punëtor ë sezonal për mirëmbajtje të këtyre hapësirave dhe mendojmë se ata dy punëtorët janë duke e kryer punën e tyre. Në të njëjtën kohë kompania “Pastrimi” vazhdon të jetë përgjegjëse për bartjen e mbeturinave të grumbulluar nëpër kontejner dhe në vendet e caktuara. Do të thotë komuna aktualisht ka marrë përgjegjësi dhe përsipër që t’i grumbulloj mbeturinat që i hedhin qytetarët”, ka shtuar Elezi.

Mirëpo, në anën tjetër, siç duket këta punëtorë nuk po e kryejnë siç duhet punën e tyre, për shkak se në këtë liqen mund të shohësh gjithandej papastërti.

Përveç tyre, brenda liqenit të Batllavës janë të vendosur edhe disa motor, të cilët shpërbejnë për nxjerrjen e ujit nga shtëpitë dhe hoteleritë, të cilat po të jenë elektrik mund të rrezikojnë jetën e atyre që futen brenda në ujë.

Për këtë çështje, komuna e Podujevës, nuk është shumë në dijeni, duke thënë vetëm se qytetarët atje nuk e kanë të ndaluar të marrin ujë në këtë mënyrë nga ky liqen. Sipas tyre, të ndalur e kanë vetëm keqpërdorimin e ujit të pijshëm pas përpunimit.

Ndërsa, KosovaPress për këtë çështje ka kontaktuar edhe me Departamentin për Siguri në Ministrinë e Punëve të Brendshme,mirëpo përmes një emaili kanë thënë se ata nuk kanë ndërmarr asnjë aktivitet sepse, sipas tyre, ky shqetësim nuk është ngritur asnjëherë nga qytetaret në forumet e sigurisë. Sipas tyre, në momentin që ngritët ky shqetësim, ata do shikojnë mundësinë e angazhimit na bashkëveprim me institucionet tjera te cilat menaxhojnë ujerat dhe liqenet.


***********

Liqeni i Batllavës ruhet me polici, frikë nga shpërthimi i pendës 
Autori: Lajmi.net.TVLajmeNacionale16:24, 14 July 2015
Liqeni i Batllaves
Liqeni i Batllaves
Pas arrestimit të pesë personave të dyshuar për akte terroriste në afërsi të liqenit të Badocit, policia ka rritur masat e sigurisë, te liqenet artificiale, duke përfshirë edhe atë të Batllavës. Banorët përreth kanë frikë se dikush mund të shpërthej pendat. Ndërsa ekspertët thonë se nëse kjo do të ndodhte, atëherë uji do të vërshonte gjithë Rrafshin e Kosovës.

Vizitorët janë pakësuar, ndërsa përveç nga helmimi i mundshme i ujit, banorët përreth kanë frikë edhe nga ndonjë shpërthim. Ekspertë thonë se nëse do ndodhte kjo, uji nga këto dy liqene do e merrte tërë Rrafshin e Kosovës.
me pak vizitore ne Batllave

Sigurimi dhe forcat e policisë janë shtuar te Liqeni i Batllavës, veçanërisht në mbrëmje atje ka edhe Njësi Speciale, shkruan lajmi.net.
shtohet sigurimi te Liqeni i Batllaves
Policia ne Orllan te Liqeni i Batllaves
Berat Berisha, përgjegjës i sigurimit të objektit te penda e këtij liqeni, thotë se kanë shtuar sigurimin dhe se deri në 500 metra askush nuk mund t’i ofrohet pendës.
Sipas tij, asgjë e ngurtë nuk mund të kalojë nëpër filtrim, ndërsa makineria që bënë ndërprerjen e ujit, është automatike, nuk merr kohë nëse ndodh diçka e jashtëzakonshme.
Penda e Liqenit te Batllaves

Berisha për lajmi.net shpjegon se ajo që ka ndodhur në Badoc ka ndikuar në uljen e vizitorëve tek Liqeni i Batllavës.
“Janë pakësuar shumë vizitorët, e për masa të sigurisë ne kemi marr që nga data 9 e këtij muaji, kemi shtuar numrin e punëtorëve të sigurimit, jemi edhe në bashkëpunim me Policinë. ….Nuk ka pasur njerëz të dyshimtë deri tash, ne e kemi këtë largësinë deri në 500 metra nuk lejojmë askë të hyjë, përveç medieve, KFOR-it apo zyrtarëve”, tha ai.
Por, megjithëkëtë banorët përreth liqenit, nuk është se nuk kanë frikë.
Madje ka edhe të atillë që thonë se po i frikësohen ndonjë shpërthimi.
“Nuk jam endur shumë por kam digju që ka shtesë të policisë”, tha njëri nga ta.
“Po tutemi se nuk dihet çka po ndodh, por më së shumti po tutemi për ditën e Bajramit, festë, mos po ka dikush ndonjë bombë a najsen. Njësia speciale çdo natë i ke këtu”, tha një tjetër për lajmi.net.
Liqeni i Batllaves / Foto: Bujar Tërstena
E në anën tjetër, Qaush Bajrushi, ish-drejtor i Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” për shumë vite, thotë se rrëzimi i pendës do të ishte një nga rreziqet më të mëdha.
Ai thotë se nëse pendat e të dyja liqeneve do rrëzoheshin, uji do e merrte gjithë Rrafshin e Kosovës e madje do arrinte deri në shtetin fqinj, Serbi.
Thotë se Liqeni i Batllavës ka kapacitete të mëdha për të vërshuar një pjesë shumë të madhe të Kosovës.
“Rrezik do të ishte rrëzimi i pendës, që urojmë të mos ndodh kurrë, por ato janë shumë vështirë të rrëzohen, duhen kapacitet tepër tepër i madh i eksplozivit për të arritur deri te ajo. Janë të ndërtuara në atë mënyrë që nuk mund të rrëzohen lehtë”, thotë Bajrushi për lajmi.net.
Sa i përket helmimit të ujit, Bajrushi nuk beson që ndonjë shqiptarë do ta bënte këtë.
Sipas tij, një gjë të tillë do ta bënin vetëm shteti kundërshtar e asnjëherë dikush në vendin e vet, pavarësisht fesë.
Megjithatë, ai thotë se me sigurimin që bëhet në liqenet aktuale prej nga furnizohet kryeqytetit, nuk mund të ‘flemë zbathur’.
Ndryshe, Liqeni i Batllavës është i thellë maksimum 48 metra. Menjëherë te penda është një si central për nxjerrjen e ujit, ai ka tri nivele. Uji nga ajo centralja, pastaj shkon në fabrikën që është në një mal, atë e ruan KFOR-i.
perpunimi i ujit ne Batllave
Aty hyn në pastrim, klorim dhe dërgon ujin në dy gypa. Njëri gyp shkon për në Prishtinë (Gjysma e Prishtinës furnizohet me të, Lipjani, etj) që ka kapacitet prej 1000 litra në sekondë. Tjetri gyp shkon për në Podujevë që ka kapacitet prej 250 litra në sekondë.

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...