Në Zym të Hasit, të shtunën, më 10 tetor 2015, duke filluar nga ora 11, mbahet edicioni i 44-të i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit 2015”.
Manifestimin e organizon Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” e Zymit në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe të Drejtoratit të Kulturës të komunës së Prizrenit.
Si zakonisht manifestimi përbëhet prej dy pjesëve qendrore: Tribuna që sivjet i kushtohet “Vendit të Kosovës në UNESCO”. Për këtë çështje do të mbahen katër kumtesa nga kuadrot më përgjegjëse të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të UNESCO-s.
Në vazhdim do të hapen dy ekspozita: Njëra në temën “Fotografia familjare” e studentëve të etnografisë të Universitetit publik “Hasan Prishtina” të Prishtinës, dhe ekspozita tjetër do të jetë e artistit dhe skulptorit Llesh Biba, nga Tirana, ku do të ekspozohen punime – drugdhendje me motive të ndryshme.
Ndërkaq, pjesa e dytë do të jetë “Ora letrare Anton Pashku”, në kuadër të së cilës së pari shënohet përvjetori i Pjetër Bogdanit (flet Prend Buzhala), e pastaj 15 poetë nga viset etnike shqiptare dhe diaspora do t’i deklamojnë poezitë e tyre.
Në kuadër të manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takime e Gjeçovit 2015”, sikurse edhe vjetëve të mëparshme, jepen edhe çmimet: “PLAKETA PJEËR BOGDANI”, “PLAKETA SHTJEFËN GJEÇOVI” dhe “PLAKETA ANTON PASHKU”, si dhe çmimi kryesor “UNAZA E KATIT” (Katarina Josipi).
Do përmendur se në kuadër të këtij evenimenti kulturor pritet që të përurohet edhe rruga Zym-Shëngjergj-Mulliri me Erë, asfaltimin e të cilës e kreu ditë më parë komuna e Prizrenit.
Në fund, para të pranishmëve do të shfaqet një program i begatë kulturo-artistik Ansambli etno-kulturor “Katarina Josipi” e Zymit.
Ky manifestim mbledhë veprimtarë, artistë, krijues, politikanë dhe mysafir të shumtë nga mbarë trojet shqiptare. Pjesmarës në këtë eveniment kulturorë ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi, i cili vlerësoi lart figurën e Gjeçovit.
Këtu në Zym ne ndjejmë frymën Gjeçoviane , tha ndër të tjera Laurant Bica, përfaqësues i akademisë shkencore në Shqipëri.
Motoja e Takimeve të Gjeçovit këtë vit ishte “Vendi i Kosovës në UNESKO” për të cilat foli Arben Arifi, sekretarë shkencorë në institutin e historisë.
Si edhe në vitet e tjera në këtë përvjetor u ndanë edhe katër çmimet e manifestimit “Takimet e Gjeçovit”. Unaza e Katerina Josipit që është edhe cmimi kryesor i këtij manifestimi iu dha artistes Melihate Çena,
Pena e Artë e Shtjefën Gjeçovit i takoi Shoqërisë Kulturore Artistike Malsori nga Gjonaj, Pena e Pjetër Bogdanit shkoi për letrarin Fahri Xharra dhe Penën e Anton Pashkut e mori letrarja Fatime Ahmeti.
No comments:
Post a Comment