Përgatiti: Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE
SHEREMET PROKSHI
Hyrje
Sheremet Prokshi lindi në fshatin Fortesë (Vërboc) të Drenasit.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa Normalen dhe SHLP në Prishtinnë. Që nga viti 1974 punon si arsimtar.
Me poezi merrej prej kur ishte nxënës dhe deri tani ka të botuara 5 vepra. Është anëtar i Lidhjes së Shrimtarëve të Kosovës dhe i disa shoqatave tjera. Është përfshirë edhe në 12 Antologji e në dy vepra me kritika letrare.
Shkruan kryesisht për fëmijë po edhe për të rritur.
RE TË BARDHA
Horizontit të gjerë
Ylberin e preknin
Re të bardha,
E buzëqeshja jote
Flakëronte në maje Sharri,
Jehonat riktheheshin
Shpatijeve
Në çukë e çeltina
Nëpër çdo cep mali.
Dukej se ishe lodhur
Me ritmin e hapit
Para agut të hershëm
As gjumi
Nuk të kishte zënë,
Pas shiut me rreptimë
Ecje krejt e qullur
Diellit Mirëmëngjesi
U ngjite për ti thënë.
Si disk me ngjyrë ari
Dielli lart po ngjitej
Kaltërsia shtrihej
Mbi kokil e bokë,
Ti qeshje me yllin
Që zbehej ngadalë
E se shihje veten
As n’qiell as në tokë.
-Zbrit moj e uruar !
Të tha një zë djali
-Se vijnë mjegullirat
Rrugën ta humbasin,
Ndale atë zë, ndale
Ujqit të mos ndijnë
Ndodhë nga ulëritjet
Ortiqet rrëshqasin.
Ike pas pak,shkove
Me vrapin e shpejtë
Sikur akrobate
Trupin duke hedhur,
Gërshetat i lidhe
Pa të zënë gjumi
E në ëndërr yjet
Me duar i ke prekur.
QIEJT TË DUARTROKASIN
Sot dua të shoh ku brohorit qielli
E të hidhja hapin së bashku me ty,
Malit me thëllëza, skaj fushës me lule
Dodonën Pellazge dua ta shoh me sy.
Mos thuaj “ ika tash ” të lutëm shumë
Se ndodh flatër behësh e të humbet era,
E kur jemi bashkë të kapi përdore
Hapet qielli kaltër, këngë na sjell pranvera.
Nisu, mos ngurro,mbushe zemrën yje
Merr frymë dy-tri herë pastaj hidhe shtatin,
Ndihesh më e lumtur kur lirshëm shtegton
Botën e sheh ndryshe, qiejt të duartrokasin.
ATJE KU TAKOHEN VJOSA E OSUMI.
Nëse largon hapat
Nga qyteti juaj
Zbrit pak te Osumi,
Përkëdhele bregun
Me dorën e lehtë
Dhe merr freski lumi !.
Vazhdo drejt Përmetit
Aromë trëndafilash
Zemër NAIMIANE,
Nisu trotuarit
Me vasha të reja
Mbathur me nallane.
Mos hesht po çlirohu
Hapja gjoksin Vjosës
Këndo pa u ndalur,
Dhe pas shiut ylberi
Zbret i buzëqeshur
Ngjyra për të falur.
E shihni të lumtur
Dodonën Pellazge
Ulur përskaj lumi,
Thonë shkon i lanë faqet
Atje ku takohen
Vjosa e Osumi.
TE SYRI I KALTËR
Në trekëndëshin Pellazgjik,
Shprushi hirin e harresës,
nëpër gjenet shpirtërore
Pikasi dellin kujtesës.
Ndjej aty ku piqet truri
Ku nuk shlyhet asnjë gjurmë,
Vjen ndihmon pakëz hyjnesha
Ndez kandilat pa bërë zhurmë.
Do të falim buzëqeshje
Qendrës poshtë atje te lumi,
Na presin valët e ngrohta
brigjeve te Osumi.
Dhe vazhdojmë nga bregdeti
Në drejtimin e Filatit,
Ndalemi te Syri Kaltër
Moj Dodona e Beratit.
ME KURORË MBI KOKË
Të shihja të lumtur
Si atë ditë t’bekuar
Kur po përkëdhelje
Kreshtat pellazgjike,
Ballin tënd të gjërë
E faqet si shegë,
Kujt moj ja ke falur
Buzëqeshjen magjike?!.
Ndal pak, ndal se erdha
Drejto këndej hapin,
Zbritni drejt Shpiragut
Se nuk mund të ngjitem,
Po na pret bregdeti
Kryporet e plazhi
Shkojmë mbi krahë shqiponje
Pulëbardhat ku rriten.
Ku rrezitet gjoksi
Ku marrin ngjyrë buzët
Uji kristal ku shtrihet
Si në Arizonë,
Ku vjen mbrëmja heshtur
E nuk përpëlitet
Ku puqet nën qielli
Me ty moj Dodonë.
No comments:
Post a Comment