Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/11

MEDIA SERBE: SERBIA DO TË HEQ DORË NGA KOSOVA


1.ÇEDOMIR  JOVANOVIQ: SERBIA TA NJOHË MENJËHERË KOSOVËN


Kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të ketë integrim në BE.

Ai në një intervistë për Tanjug, kësaj radhe, përveç Kosovës, ka përmendur edhe çështja e Bosnje e Hercegovinës.
Jovanoviq, kohë më parë i ka ftuar elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njohin Kosovën, pasi që ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”. Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”.
“Në Serbi duhet të vazhdohet të largohen raportet e urrejtjes më Kosovën, më shpejtë sesa që kërkohet nga BE-ja, pasi nga ky normalizim rajonit, varet e ardhmja”, ka thënë kreu i liberalëve serbë, transmeton lajmi.net.
“Kjo do të thotë që Serbia sa më shpejtë ta jep pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, më pas shtimi i njohjeve, që do të ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE. Ndërsa për politikën vendore ndërprerjen e krijimit atmosferës së urrejtjes dhe marrëzive të viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë Jovanoviq.





2.NË BRUKSEL U MBAJT TAKIMI I RADHËS I DIALOGUT TEKNIK


Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, qëndroi dje në Bruksel

Delegacioni mori pjesë në takimin e radhës të dialogut teknik në lidhje me procesin e zbatimit të disa prej marrëveshjeve ku janë shënuar ngecje dhe vonesa në proces. Ky takim ishte vazhdim i bisedimeve të filluara me 28 dhe 29 shtator, në të cilat kishte pasur disa përparime, por që ishte vlerësuar nevoja për të precizuar më tej hapat drejt përshpejtimit të procesit të zbatimit. Temat kryesore ishin Lëvizja e Lirë, Diplomat, funksionimi i Zyrave Ndërlidhëse dhe kthimi i dokumenteve kadastrale nga Serbia. Bisedimet u ndërmjetësuan nga BE përkatësisht Shërbimi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropian.

Tema kryesore ishte lëvizja e lirë, përkatësisht zbatimi i reciprocitetit në çështjet e tabelave të regjistrimit të automjeteve. Ministrja Edita Tahiri me këtë rast rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për ta zbatuar reciprocitetin në çështjen e tabelave të automjeteve ku njoftoi se afati i fundit do të jetë fundi i tetorit. Ministrja Tahiri mes tjerash theksoi se pala e Kosovës ka vendosur ta shfrytëzojë të drejtën për reciprocitet që sigurohet nga Marrëveshja e lëvizjes së lirë e vitit 2011, duke potencuar se në qoftë se Serbia nuk i heq tabelat ‘’prova’’ për automjetet e Kosovës me tabelat ‘’RKS’’ atëherë Kosova do aplikojë masa reciproke ndaj automjeteve që vijnë nga Serbia. Po ashtu, ajo tha ky reciprocitet do të përfshijë edhe pagesat administrative për këto tabela si dhe dokumentin hyrje – dalje për qytetarët e Serbisë. Lehtësimi i lëvizjes së lirë është në interes të qytetarëve, prandaj Serbia është dashur ta bëjë një gjë të tillë duke hequr këto pengesa, por nëse kjo gjë nuk do të ndodh, atëherë ne do të jemi të shtrënguar që ta zbatojmë reciprocitetin tha ajo.

Për çështjen e njohjes reciproke të diplomave universitare mes dy shteteve, në takimin e kaluar ishte arritur një marrëveshje me të cilën është hapur rruga e zhbllokimit të zbatimit të marrëveshjes për diploma të vitit 2011, por të cilën Serbia nuk e kishte zbatuar asnjëherë. Në takimin e djeshëm u dakordua që zbatimi të filloi në fund të tetorit dhe sipas marrëveshjes në periudhën prej 5 muajsh duhet të njihen të gjitha diplomat që janë në pritje të njohjes, rreth 400 prej tyre. Në të njëjtën kohë, Kosova do të bëjë njohjen e 14 diplomave që janë në pritje. Risi e marrëveshjes së arritur është që njohja e diplomave është zgjeruar, pra krahas njohjes së diplomave univeristare ( bachelor, master dhe doktoraturë), do të njihen edhe diplomat e shkollave të mesme dhe shkollave vokacionale/kualifikuese të të gjitha niveleve, sipas standardeve evropiane. Në këtë takim, ministrja Tahiri ngriti çështjen e qëndrimit bllokues të Serbisë për tekstet shkollore që Qeveria e Kosovës i ka dërguar për shqiptarët e luginës së Preshevës, duke theksuar se bashkëpunimi për çështjet e dijes dhe të shkollimit është në interesin e të gjithëve, dhe vlerësoi si shenjë jocivilizuese bllokimet e Serbisë, duke theksuar se do zbatohet reciprociteti nga ana e Kosovës.

Rreth çështjes së kthimit të dokumenteve kadastrale nga Serbia, është theksuar se Kosova duhet ta miratoj sa më shpejtë ligjin për Agjencinë teknike për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sepse kjo do ta hap rrugën për kthimin e dokumenteve kadastrale që i ka marrë Serbia gjatë luftës. Po ashtu, u kërkua edhe nga Serbia që të përshpejtojë procesin e përgatitjeve për kthimin e tyre.

Ndërsa, në kuadër të bisedimeve për Zyrat Ndërlidhëse në të dyja shtetet, u arrit pajtimi që të rriten hapësirat dhe stafi i tyre, ku BE u zotua që të ofroj hapësirë më shumë për to, duke qenë se zyrat ndërlidhëse janë në kuadër të zyrave të BE-së në dy vendet. Gjithashtu, kishte dakordim që të ketë një bashkëpunim më të mirë mes zyrtarëve ndërlidhës dhe qeverive përkatëse të vendeve pritëse, si dhe lehtësime në trajtimin e kërkesave për vizita por me kusht që zyrtarët që bëjnë vizita në shtetin tjetër të respektojnë parimet e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve. Në këtë kuadër, në vijim do të intensifikohen angazhimet që kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ta pres zyrtarisht në takim zyrtarin ndërlidhës të Serbisë në Kosovë dhe kryeministri i Serbisë z. Vuçiç ta pres zyrtarin ndërlidhës të Republikës së Kosovës në Serbi.

Delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kishte në përbërje: Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Edita Tahiri dhe koordinator në dialog, Driton Gashi, Sekretar i Përgjithshëm MPB, Kreshnik Gashi, Sekretar i Përgjithshëm MPJ, Xhelal Shaqiri, drejtor politik MPJ, Valdet Sadiku, Ambasador, ZN në Serbi, Qemajl Marmullakaj, Drejtor ZPS dhe koordinator në dialog.


3.TOMISLAV NIKOLIQ: ÇDO GJË NË KOSOVË ËSHTË E SERBISË




Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë se Serbia vazhdon përpjeket për pengimin e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat e Kombeve të Bashkuara.

Nikoliq ka shkuar aq larg sa ka thënë se Serbia e ka ruajtur këtë vend për 11 shekuj dhe çdo gjë në Kosovë, përfshirë edhe territorin nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe.

“Po bëjmë përpjekje të mëdha që të bindim njerëzit në të gjithë botën me argumentin se Kosova nuk mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi që trashëgimia kulturore dhe historia e Kosovës janë tërësisht të Serbisë. Nëse e kemi ruajtur 11 shekuj, ne serbët do ta ruajmë edhe më tej, sepse gjeografia dhe ajo që gjendet në territorin e Kosovës, nuk mund të jenë kosovare, por vetëm serbe”, ka thënë Nikoliq, transmeton Indeksonline.

Nikoliq ka thënë se përpjekjet e Serbisë janë në një mënyrë shpesh të padukshme, pasi shprehen aty ku veprojnë forcat qeveritare.

Sipas tij, për ta penguar rrugën e Kosovës drejt organizatave ndëkombëtare Serbia nuk do të ndalë përpjekjet asnjëherë, edhe pse ndonjëherë mund të jetë torturuese.




4.IVICA DAÇIQ: KOSOVA DHE ISIS-I JANË NJËSOJ




Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daciq, ka thënë se pranimi i Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), do të ishte absurde.

Sipas Daçiqit s’mund të jetë anëtar i UNESCO-s një vend islamik.

"Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës e të Graçanicës dhe kishën e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik?

Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi në mes Kosovës dhe ISIS-it?”, ka thënë Daçiq në një konferencë për shtyp, raporton Blic.

Ai po ashtu ka shtuar se Shqipëria ka bërë kërkesë për futjen e shqyrtimit të anëtarësisë së Kosovës jashtë procedurave të rregullta të UNESCO-s.




5.Serbia nuk do të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës, një kurth tjetër që po përgaditet është që shteti serb të përcaktojë kufijtë shtetëror me Kosovën.


E përditshmja serbe “Vecernje Novosti” ka publikuar një artikull ku thuhet se në draftin e platformës për kapitullin 35, për anëtarësimin e Serbisë në BE, kusht është që Serbia duhet të heq dorë nga të gjitha elementet e shtetësisë në Kosovë.

Megjithatë, sipas gjetjeve të gazetës beogradase, edhe pse Serbia nuk do të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës, një kurth tjetër që po përgaditet është që shteti serb të përcaktojë kufijtë shtetëror me Kosovën, që do të thotë se Serbia duhet të heq dorë nga Kosova si njësi territoriale e saj,

Sipas medias serbe, versioni aktual i dokumentit, që deri tash është ruajtur në kabinetin e komisionerit për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, dhe është bërë me udhëzimet e shteteve të Kuintit, vet kryeministri serb Aleksandar Vuçiq e ka quajtur “të tmerrshëm”, në një masë të madhe kopjon marrëveshjen midis dy Gjermanive, dy shtete tërësisht të pavarura që nuk e njohin njëra-tjetrën formalisht.

Sipas Komisionit Evropian, Serbia është duke kërkuar mënyrë për t’u pajtuar me çdo gjë, që nga neni 14 i Marrëveshjes së Brukselit, i cili qartëson se “të dyja palët duhet të angazhohen që të mos e bllokojnë njëra-tjetrën, apo inkurajojnë të tjerët që të bllokojnë integrimin evropian të ndonjërës prej palëve.”

Mbi këto baza, Beogradi pajtohet që Kosova të anëtarësohet në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Kryetari i Kombeve të Bashkuara nuk është deklaruar ende, por është anëtarësimi në UNESCO, Këshilli i Evropës, UEFA për të cilat duhet të flas ai. Gjithashtu, sipas burimeve të gazetës brenda Brukselit, në platformën e kapitullit 35 janë të përfshira të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me Kosovën, për energjinë, shkollat, institucionet shëndetësore dhe funksionimin e ndërmarrjeve serbe, siç janë “Posta e Serbisë”, dhe “Banka Komerciale", transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës serbe, kurthi që po i ngritet Serbisë është rregullimi i çështjeve kufitare, që do të thotë se Serbia duhet të heq dorë nga “provinca jugore”, e cila përbën 15 për qind të territorit serb.
Ndërkaq, në pikën 49, sipas “Vecernje Novosti”, në dokumentin preliminar thuhet që “Universiteti i Mitrovicës veriore hyn brenda sistemit arsimor të Kosovës, spitalet dhe objektet shëndetësore në veri janë nën kapuçin e Prishtinës, si dhe kompanitë dhe bankat serbe do të funksionojnë në pajtim me ligjet e Kosovës.”


6.KAPITULLI 35 “NERVOZON” SERBINË, GJURIQ: MOS NA SHANTAZHONI



Gjuriq ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq së shpejti do të flasë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Fredercia Mogherini, raporton Tanjug.

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se askush nuk mund ta shantazhojë Sebinë për heqjen e institucioneve nga veriu i Kosovës dhe vendosjen e pikave kufitare, duke shtuar se ka shumë gjëra që nuk shkojnë në draft kornizën e kapitullit 35.

Mbi këtë çështje, Gjuriq ka thënë se kryeministri serb Aleksandar Vuçiq së shpejti do të flasë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Fredercia Mogherini..

Ai ka potencuar se ka shumë gjëra të diskutueshme në kapitullin 35, i cili i referohet Kosovës në negociatat e BE-së me Serbinë për anëtarësim, ku Serbia kushtëzohet me përmirësim të marrëdhënieve me Kosovën.

“Çështja është se, nëse ju doni ta detyroni Serbinë me forcë që të mbyll të gjitha institucionet e veta, veprim që do të linte pa punë mijëra serbë, t’i dorëzojmë të gjitha asetet tona të sistemit të energjisë, të fillojmë të respektojmë vijën administrative me Kosovën, atëherë kjo do të thotë se këto do të ishin pothuajse kufi të shteteve sovrane”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq qartazi ka thënë se mbi këto kërkesa “Serbia nuk negocion”, duke shtuar se qeveria serbe do të flasë dhe të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, por askush nuk mund të imponojë zgjidhje mbi Serbinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse është normale që ende të vazhdohet dialogu me Prishtinën, nëse këto kërkesa nuk tërhiqen nga kapitulli 35, Gjuriq ka thënë se do të ishte e vështirë të mendosh progres në dialogun me Prishtinën dhe në integrimin evropian të Serbisë, nëse shantazhi vazhdon.
“Askush që shantazhon Beogradin nuk mund të llogarisë në arritjen e gjërave pozitive. Ne mund të angazhohemi për të përmirësuar marrëdhëniet, siç kemi bërë gjithnjë si popull dhe shtet,”, ka thënë ai

FLORI BRUQI

No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...