Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/16

Kadri Veseli me një plan të rrezikshëm për ta kthyer normalitetin në kuvend

Kadri Veseli me një plan të rrezikshëm për ta kthyer normalitetin në kuvend
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vendosur që t’ia jep vetëm edhe një mundësi opozitës për ta normalizuar punën në Kuvend.
Nëse edhe në seancën e radhës, e cila do të mbahet të enjten tjetër, blloku opozitar, VV- AAK dhe NISMA, do të vazhdojnë me bllokimin e kuvendit dhe me veprimet e njëjta si në dy javët e fundit, atëherë ai do të marr masa më rigoroze dhe që mund ta tensionojnë edhe me shumë situatën politike.
Kështu kanë bërë të ditur burime të të afërta me kryetarin e Kuvendit.
Sipas këtyre burimeve, Veseli ka paraparë t’i përdorë forcat e policisë dhe sigurimit të Kuvendit për t’i nxjerrë me dhunë nga salla deputetët që do ta pengojnë mbajtjen e seancës.
Sipas këtij burimi, Veseli për këto veprime është duke u konsultuar edhe me zyrtarë të tjerë të Kuvendit dhe të organeve të rendit.
Kjo sipas tij, është karta e fundit e Veselit për të kthyer normalitetin në Kuvendin e Kosovës.

Faton Topalli dhe Donika Kada Bujupi duhet të përgjigjën penalisht


Policia konfirmon se ka ftesë për intervistim për Topallin dhe Kadaj Bujupin


U raportua se do të arrestohen deputetët Faton Topalli dhe Donika Kadaj Bujupi, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është lëshuar urdhër për të dy deputetët që të ftohen për intervistim.

Në një konferencë për medie, Policia poashtu ka bërë të ditur se deklaratat e deputetit Konjufca janë të pavërteta.

“Deklaratat se Policia e Kosovë ka ndihmuar në dhënien e gazit lotsjellës, janë te pavërteta dhe dezinformata tendencioze për te diskredituar punën e Policisë së Kosovës. Ato deklarime konsiderohen si një luftë speciale kundër Policisë së Kosovës. Në si polici të gjitha veprimet e hedhjes së mjetit të dyshuar i kemi marrë nga urdhrat e prokurorit kompetent”, është thënë në konferencë.

Kurse për ftesën për intervisitim të deputetëve Topalli dhe Bujupi, Policia është shprehur se ata të dy janë kontaktuar përmes telefonit por nuk janë përgjigjur dhe kanë thirrjet janë dërguar në zyrat e partive të tyre dhe në Kuvend.




Policia: Kemi urdhër arrest për deputetët Topalli dhe Kada-Bujupi
​Policia e Kosovës ka vendosur për të proceduar hetimet për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës. Policia po ashtu ka konfirmuar se është lëshuar urdhër që deputetët e opozitës, Faton Topalli dhe Donika Kada Bujupi, të ftohen për intervisitim nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria.
Policia e Kosovës, në konferencën për media, ka bërë të ditur se ata kanë bërë përgatitje e nevojshme për sigurimin e Kuvendit dhe se deklaratat e Glauk Konjufcës pas seancës janë të pavërteta. Ata mes tjerash edhe e kanë akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje se deklarimet e tij janë një luftë speciale kundër Policisë së Kosovës.
“Deklaratat se Policia e Kosovë ka ndihmuar në dhënien e gazit lotsjellës, ato deklarimet janë te pavërteta dhe dezinformata tendencioze për te diskredituar punën e Policisë së Kosovës. Ato deklarime konsiderohen si një luftë speciale kundër Policisë së Kosovës. Në si polici të gjitha veprimet e hedhjes së mjetit të dyshuar i kemi marrë nga urdhrat e prokurorit kompetent”.
Kurse për ftesën për intervisitim të deputetëve Topalli dhe Bujupi, Policia është shprehur se ata të dy janë kontaktuar përmes telefonit por nuk janë përgjigjur dhe kanë thirrjet janë dërguar në zyrat e partive të tyre dhe në Kuvend.

​Policia konfirmon se ka ndaluar të dyshuarin për sulm ndaj veturës së kryeministrit

​Policia konfirmon se ka ndaluar të dyshuarin për sulm ndaj veturës së kryeministrit (Foto)
Lëvizja “Vetëvendosje” me anë të një komunikate bën të ditur se sot policia ka arrestuar aktivistin e VV-së Trim Gashi.
“Sot, rreth orës 13:00, policë civilë të Policisë së Kosovës kidnapuan aktivistin Trim Gashi derisa ishte duke mbledhur nënshkrime të qytetarëve në peticionin kundër ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje policët nuk i treguan as ku po e çonin dhe as për çka po e merrnin, thjesht e kapën dhe e futën në makinë. “Ne ende nuk dimë se ku e kanë dërguar”, thuhet në njoftim.
Arrestimin e Gashit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Baki Kelani, ku sipas tij Policia e ka ndaluar për intervistim personin që dyshohet se më 23 shtator ka sulmuar eskortën e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.

Opozita shqiptare dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës

Opozita shqiptare dënon dhunën në Kuvendin e Kosovës

Ish ministri i jashtëm i Shqipërisë, aktualisht deputet i opozitës, Aldo Bumçi i dënon aktet e dhunshme të ndodhura së fundmi në Parlamentin e Kosovës, nga opozita e atjeshme.
Opozita nuk duhet të përdor instrumente të tilla, të dhunshme, për të kundërshtuar marrëveshje apo ligje me të cilat nuk është dakord, pasi situata të tillë krijojnë kaos edhe jashtë Parlamentit, në rrugë mes qytetarëve, dhe janë veprime që mund të shkaktojnë përplasje fizike civile.
Lidhur me kauzën që ngre opozita për kundërshtimin e marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe, Bumçi thotë se Kosova nuk mund t’i shmanget negociatave me Serbinë, dhe nëse ka qëndrime që duhet të sqarohen më shumë në publik le të bëhen , por përmes një fushate më të mirë informimi, përmes diskutimit, por jo me dhunë, dhe me instrumente të tjera jo ligjore. Ai shton se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk është një proces i lehtë por i domosdoshëm, dhe se ajo çka po bën opozita në Kosovë është kundër interesit të « vetë shtetit të Kosovës.
Tre seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës nuk janë zhvilluar për shkak të tymnajës që kanë shkaktuar deputetët e opozitës, duke hedhur vezë dhe gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit. Ata i kërkojnë qeverisë që të heq dorë nga marrëveshja për funksionimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Hije nuk të ka Donikë, e teprove me gazë lotësjellës!

Donika Kadaj-Bujupi, letër të hapur prokurores Fikrije Krasniqi –Fejzullahu
Donika Kadaj-Bujupi, shefe e Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar me një letër të hapur prokurores Fikrije Krasniqi-Fejzullahu, e cila ishte në Kuvend të enjten, pas hedhjes së gaz lotsjellësit nga opozita.
Lexoni të plotë letrën e Donika Kadaj-Bujupi
“E dashur prokurore,
E kuptoj misionin tuaj special dhe vullnetin tuaj, po ashtu, për ta mbrojtur me çdo kusht dhe me gjithçka këtë pushtet.
E kuptoj angazhimin maksimal dhe marramendës të shpejtë, kur është në pyetje të goditet Opozita.
E kuptoj po ashtu “neutralitetin” tuaj politik e profesional, në funskion të ruajtjes së shtetkapjes në këtë vend.
Ashtu sikundër secili segment i drejtësisë në Kosovë, edhe ju nuk po hezitoni për asnjë moment, që ta dëshmoni në vepër besnikërinë e devotshmërinë ndaj pushtetit aktual, ndaj atyre që kanë abuzuar gjithçka në këtë vend, duke mos ju anashkaluar as juve.
Megjithatë, kjo sjellje e juaja nuk më befason, sepse ashtu edhe ju duhet të sjelleni, detyrimisht, si secila figurë shahu në pushtetin e Kosovës, të cilat, dikush nga lartë i lëvizë si të dojë.
Ashtu ju lëvizën edhe juve, me një buton, drejt në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Asnjëherë më e shpejtë se në këtë rast, nuk jeni vënë në turravrap!
Djemtë e farefisnorët e shefave të shtetit, të mirënjohur nga opinion e me mirë edhe nga ju që s’po i përmendi këtu, si gjithmonë edhe tani qëndrojnë mbi ligjin, mbi shtetin, mbi drejtësinë. Kjo është parë e dëshmuar sa e sa herë, kur ju dhe kolegët tuaj, i mbyllni sytë e veshët përballë akteve ilegale të tyre.
Ju nuk i penalizoni qeveritarët aktualë e as të bijtë e tyre, as krejt dinastinë e krimit në Kosovës, por turravrap iu gjuheni vetëm deputetëve opozitarë, përfaqësuesve e aktivistëve të saj.
Kështu vepruat edhe tani, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndaj deputetëve të opozitës, vetëm e vetëm se po protestojnë e kundërshtojnë ndaj vendimeve esencialisht të dëmshme për vendin, të sotmen e të ardhmen e brezave të tij.
Ju i mbyllët sytë përballë traut të krimit të organizuar, të korrupsionit e të tradhtisë kombëtare, që përfaqësohet nga Mustafa dhe qeveria e tij, e iu gjuajtët kashtës së problemit në këtë parlament, reagimit opozitar.
Po i mbyllni sytë përballë krimit të hapur qeveritar, e po e kërkoni fajtorin, medoemos, në taborrin e opozitës.
E dashur prokurore,
Gazi lotsjellës nuk është vdekjeprurës dhe nuk do të duhej të konsiderohej si argument për ndjekje penale. Kjo është veç fabrikim në laboratorët tuaj. Në fakt, ju do të duhej të nisnit ndjekje penale ndaj kryeministrit Musafa për ato nënshkrime. Por, po tregoni se nuk keni guxim!
Ju, si juriste (nëse jeni vërtet e tillë!), do të duhej të analizohenit edhe vet se çfarë dëmi të pariparueshëm i shkaktojnë këto marrëveshje sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Unë si deputete, si pjesë e opozitës së bashkuar, po angazhohem edhe për të ardhmen e qëndrueshme tuajën, familjes suaj dhe shtetit, prej të cilit ju e merrni pagën.
Megjithatë, unë nuk ju shoh si fajtoren e vetme të kësaj situate. Unë ju shoh si pjesë e këtij aparati, këtij regjimi që përditë e më shumë po e fundosë vendin tonë, Kosovën.
Mbase ju nuk mund të silleni ndryshe nga padronët tuaj, ndërsa ky kuvend, jo pak herë, ishte pjesë pune edhe e prokurorëve të ish-sistemit.
Këto i di mirë edhe padroni juaj, Isa Mustafa, gishti tregues i të cilit ka marrë në qafë shumë e shumë shqiptarë në këtë kuvend e në këto institucione!
E, drejtësia nuk duhet të bazohet në urdhrat politikë të regjimit autoritar. Sepse, edhe ky regjim po bjen!
Ndoshta, edhe ju po bindeni me këtë!”.

Me budallenjë të të gjitha partive politike ,gjendja e sigurisë në Kosovë mund të përkeqësohet.

Mungesa e zgjidhjes politike çon në destabilizim
Mungesa e veprimeve nga krerët e institucioneve të Kosovës për të tejkaluar mosmarrëveshjet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, mund të ndikojë në përkeqësimin e situatës së sigurisë në Kosovë, thonë njohësit e çështjeve të sigurisë dhe analistët.
Naim Rashiti, analist në Grupin Ballkanik për Politika, tha për Radion Evropa e Lirë se nga ajo që është parë dhe është thënë nga partitë politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, gjendja e sigurisë në Kosovë mund të përkeqësohet.
Rashiti thekson se në ketë situatë nëse nuk ka veprime konkrete nga qeveria për një dialog ndërpartiak, opozita mund të ftojë qytetarët që të protestojnë në rrugë.
“Pakënaqësia e qytetarëve është shumë e madhe si në raport me qeverinë po ashtu edhe në raport me marrëveshjet e arritura. Mllefi i akumuluar mund të shprehet edhe përmes dhunës”.
“Nuk më shqetëson në ketë fazë kjo beteja pozitë - opozitë, por me shqetëson më shumë mungesa e veprimeve që çojnë në një drejtim tjetër më konstruktiv të të dyja palëve”, tha Rashiti.
Kurse, Burim Ramadani, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, njohës i çështjeve të sigurisë, konsideron se gjendja politike në të cilën është futur Kosova, shumë lehtë mund të bartet edhe në sigurinë nacionale të vendit.
Ramadani konsideron se për të mos ardhur deri të një situatë ku mund të ketë përshkallëzim të sigurisë, duhet të gjenden mënyra për tejkalimin e kësaj situate.
“Nuk e besoj që zgjidhja përmes mekanizmave të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë do të mund të tejkalojë krizën politike”.
“Besoj se të gjitha institucionet e sigurisë nuk duhet të lejohen të menaxhojnë kriza politike. Krizat politike janë më shumë domen i masave politike institucionale, ndërkaq në rastet e veprave penale normalisht që institucionet e zbatimit të ligjit duhet ta kryejnë punë e tyre. Në bindjen time kjo duhet të ndodhë pas zgjidhjes së krizës politike", u shpreh Ramadani.
Ramadani rekomandon për autoritet e rendit dhe ato të drejtësisë, që të kenë parasysh misionin e tyre, që siç tha ai, është shërbimi ndaj qytetarëve, siguria ndaj tyre dhe ajo nacionale.
“Të qëndrojnë në misionin e tyre kushtetues dhe ligjor dhe në të njëjtën kohë të mos lejojnë analiza dhe veprime të cilat do t’i çonin autoritet e rendit dhe drejtësi në menaxhim të krizave politike”.
“Nuk i takon organeve të rendit dhe drejtësisë të menaxhojnë kriza politike, por u takon të bëjnë sigurinë publike dhe atë nacionale”, tha Ramadani.
Kuvendi i Kosovës ka hyrë tashmë në një prej periudhave më të vështira të funksionimit, ndërkohë që raportet politike ndërmjet qeverisë dhe opozitës janë tensionuar.
Bllokimi i seancave nga opozita, që së fundi u shoqërua edhe me përdorimin e gazit lotsjellës në sallën e seancave, paralajmërohet se nuk janë mjetet e vetme që do të përdoren për të pamundësuar funksionimin e organit më të lartë ligjvënës.
Kjo rezistencë opozitare, arsyetohet me marrëveshjen e 25 gushtit, që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan në Bruksel për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Krahas kësaj marrëveshjeje, opozita po e kundërshton edhe marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilën autoritetet e Kosovës e firmosën nën garancitë ndërkombëtare.

VV: Debat me Qeverinë vetëm nëse ka rishqyrtim të marrëveshjes së Brukselit

Vetëvendosje e gatshme për të biseduar me Qeverinë, por ka një kusht

 Lëvizja “Vetëvendosje” ka përsëritur se nuk do të uleën për të diskutuar me Qeverinë, në rast se ata vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do të ndryshohet asnjë prejse në marrëveshjen e 25 gushtit 2015.

Kështu tha sot shefi i Grupit Parlamentar, të Vetëvendosjes Glauk Konjufca gjatë një konference për media, e cila iu kushtua në veçanti ngjarjeve të fundit në Mitrovicë
Me këtë rast, Konfuca tha se ata do të diskutojnë me pozitën vetëm në rast se bëhet e mundshme rishqyrtimi i marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
“Ne do të ishim të gatshëm të bisedonim me Qeverinë e Kosovës vetëm në rast se e shohim se tema e diskutimit formohet në drejtim të rikonsiderimit të marrëveshjeve. Në momentin që Qeveria e Kosovës thotë ejani në një takim të bisedojmë se si asnjë presje nuk mund të ju hiqet marrëveshjes me Serbinë, atëherë ne themi jo faleminderit, nuk kemi nevojë për tryeza të tilla. Tryeza të tilla janë për të legjitimuar pozicionin e Qeverisë”, tha Konjufca.
Gjatë kësaj konference, VV ka vendosur edhe disa harta me anë të së cilave treguan se si me Marrëveshjen e Brukselit Kosova po humb ende territor.
Sipas Konjufcës me marrëveshjen e Brukselit, veriut të Mitrovicës ose “Zajednicës”,do t’iu bashkohet edhe lagjja Suhodoll, lagje kjo e cila është e banuar me shqiptarë. Sipas tij, me krijimin e lagjeve të reja në komunën e Veriut, Serbia po synon që të kthejë mbi 200 mijë serbë në Kosovë, duke i dëbuar kështu edhe ata shqiptarë që janë atje.
Dhe sipas tij një gjë e tillë, do të ngjallë tensione.
“Kjo marrëveshja e pikës së lirë, pika e pestë për t’ia dhënë Suhadollin, Mitrovicës së Veriut, kjo ngjallë tensione në Kosovë. Tensione më të mëdha se kjo kriza politike q ë e kemi tani në Kosovë, sepse një lagje shqiptare e cila ka rezistuar për 16 vite të cilën e kanë lënë anash, të cilët janë njerëzit më të pakënaqur në Kosovë, tash po doni t’ia jepni ‘Zajdenicës’, me një marrëveshje që është nënshkruar në Bruksel, e Isa Mustafa nuk ka shkuar t’i vizitojë asnjëherë këta qytetarë të Suhodollit. Kjo është e tmerrshme, kjo shkakton dëshpërim të madh te njerëzit që jetojnë aty”, tha Konjfuca.
Ndërkaq Liburn Aliu, foli për bllokimin e urës nga ana e serbëve, duke thënë se ata nuk do ta lirojnë atë deri sa të mos iu duhet më.
“Kur Serbia e liron urën? Ajo mund ta lirojë urën vetëm kur ajo nuk i nevojitet më, kur zhbllokimi i saj do të jetë i panevojshëm. Ka qenë i nevojshëm për t’i ndalur shqiptarët për furnizimin e tyre dhe tà « mundësojë dobi në zbrazjen e zonave ku ka shqiptarë. Kur të futën të gjitha nën kontroll nuk ka dobi që më ura të bllokohet. Atëherë, kur të ndodh që të futet Suhodolli në kontroll veriut atëherë edhe ura është shumë normale të hapet, sepse më nuk do të jetë de fakto komunikim për t’i furnizuar strukturat e qytetarëve për t’i mbrojtur atje sepse tani është dhënë një gjë e tillë”, tha Aliu.
VV tregoi se e përkrahe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin duke thënë se ai është i vetmi i cili nuk po pajtohet me këto gjëra. Ata e inkurajuan që edhe më tutje ai të vazhdojë të rezistoj në mos dhënien e Suhodollit nën Komunën e Veriut
VV: Debat me pozitën vetëm nëse rishqyrtohet marrëveshja me Serbinë
​Lëvizja Vetëvendosje tha se nuk do të ulën për të diskutuar me pozitën në rast se ata vazhdojnë se këmbëngulin se nuk do të ndryshohet asnjë prejse në marrëveshjen e 25 gushtit.
Sipas Glauk Konjufcës, ata do të diskutojnë me pozitën vetëm në rast se bëhet e mundshme rishqyrtimi i marrëveshjes.
Ai në një konferencë për media, ku në veçanti iu kushtua çështjes së veriut të Mitrovicës. Konjufca shtoi se me këtë marrëveshje, veriut të Mitrovicës ose “Zajednicës”,do të iu bashkohet edhe lagjia Suhafdoll, qytetarët e së cilës janë kundër kësaj.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...