Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/16

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, pritet të aktivizohet në lehtësimin e krizës politike në vend.

Image result for atifete jahjaga


Ajo së shpejti do të thërrasë në takim liderët e dy blloqeve të politikës kosovare.

Lajmi u konfirmua nga zyra e presidentes Jahjaga, thekson se pas zhvillimeve të fundit në parlament, Presidentja Jahjaga ka vendosur të luajë rol aktiv për tejkalimin e gjendjes së krijuar ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Ajo po konsideron opsionet për te ushtruar rolin e saj kushtetues dhe për të garantuar funksionimin demokratik të institucioneve, thuhet në përgjigjen zyrtare të presidentes Jahjaga.

Klan Kosova mëson se po shqyrtohen edhe mundësitë e takimeve veç e veç ose edhe të përbashkëta në spektrin politik.

Ky qëndrim i Jahjagës vjen vetëm një ditë pasi e para e shtetit takoi ambasadorin amerikan Greg Delaëie, i cili poashtu ftoi spektrin politik që nëpërmjet debatit, të tejkalojë ngërçin e krijuar.

16 vjet më parë: Xhirimet që tronditën Serbinë në ’99

Xhirimet që tronditën Serbinë në ’99 (Video)
Gjatë luftimeve të vitit 1999, para bombardimeve të NATO-s, botën e përshkoi një video. Në të shfaqet një fshat i braktisur (Mihaliqi i Vushtrrisë) dhunshëm nga banorët shqiptarë, pasi që ishte bombarduar nga forcat militare serbe.
Në xhirim pastaj, nga distanca, kapen forcat serbe duke plaçkitur dhe djegur fshatin.
Në mesin e ushtarëve e policëve serbë, kishte edhe serbë në uniforma civile.
Ndaj kësaj videoje kishte reaguar makineria propaganduese e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviq, sepse në të shiheshin të gjitha fytyrat e këtij regjimit fashist antishqiptar: një regjim që vret, spastron etnikisht, shkatërron, djeg, vjedh…
Për më shumë, shikojeni videon.

Sherr i madh mes Preç Zogaj dhe Andrea Stefanit në emisionin "Opinion" tek Blendi Fevziu

Sherr i madh mes Preç Zogaj dhe Andrea Stefanit në emisionin "Opinion" tek Blendi Fevziu
Në emisionin e Blendi Fevziut në emisionin "Opinion" në TV KLAN ishin të ftuar edhe PreçZogaj e Andrea Stefani. Tema ishte për çështjen CEZ dhe KLSH. Por në një moment shpertheu shumë egër Andrea Stefani duke e akuzuar Zogaj se je spiun të ish-sigurimit të shtetit ,i shitur, maskara, qelbësirë dhe që nderron qendrim sipas stines e interesit personal politik, etj . Mënjëherë u kundërpërgjigj Preç Zogaj duke e akuzuar Stefanin si të shitur dhe se do ta sjellë vendimin e gjyqit dhe ta ngulë në ballë mu këtu në studio o i pa ftyrë, etj. Por situata u tensionua shumë keq sa ishin gati të përballeshin edhe fizikisht. Ndërsa moderatori Fevziu, me një dinakeri profesionale, i la të kacafyteshin duke iu thënë "qetesohuni!", por priste me pasion prapë sherrin që të vazhdonte pasi shikueshmeria e emisionit kapi në ato momente përqindje të madhe. Stefani vazhdoi të lëshonte akuza të tjera të rënda ndaj Zogajt.
Emisioni vazhdoi në këtë linjë fyerjesh duke i thënë njeri tjetrit "idiot", "edhe ti je idiot",etj.

Flet eksperti i sigurisë,Hajrullah Tërnava : ulni gjakrat, situata mund të eskaloj shumë lehtë


Eksperti i sigurisë Profesor kolonel Hajrullah Tërnava, thotë se situata e krijuar në Kosovë kërkon dialog të partive, në të kundërtën ajo lehtë mund të eskaloj.



“Mire është sipas përvojës së tanishme që të mendohet në të ardhmen të përfshihen administratorë shtetëror si Prokurorit, Gjyqet, Policia me ligj që të jenë apolitik sepse atëherë nuk do ti furnizojnë simpatizantët e tyre në Parlament me armë si lotsjellësit që sot e konfirmoj opozita. Me armatim pajisen sipas ligjeve pozitive vetëm policia e shtetit dhe sipas ligjeve i përdorin ato autorizime vetëm në rastet e parapara me ligj e sidomos lotsjellësi kryesisht përdoret në hapësira për shpërndarjen e demonstruesve e jo si ne rastin e kuvendit apo banesa”, vlerëson Tërnava .

Flet eksperti i sigurisë, ulni gjakrat, situata mund të eskaloj shumë lehtë
Sipas tij, rasti i opozitë me veprimet e saj, do të ju shërbej si mësim i keq mjerisht edhe qeverive të ardhshme, sepse opozita si pakicë në parlament duke mos ju përmbajtur kritereve demokratike e në mënyrën sikur i pamë gjithnjë do të jenë të gatshme ta ngufasin demokracinë parlamentare.
“Tani grupet parlamentare duhet ngushtë të bashkëpunojnë dhe ti kontribuojnë daljes nga kjo krizë parlamentare. Nëse nuk gjejnë rrugëdalje atëherë duhen të shkojnë edhe me zgjedhje të parakohshme parlamentare me këtë qeveri apo nëse ndryshe nuk bënë, të shkohet me Qeveri teknike apartiake. Garantues të rendit dhe qetësisë është policia e Kosovës, por nëse kjo situatë eskalon për masa të mëdha kufijtë dhe rendin e qetësinë në Kosovë e ruan KFOR dhe NATO”, potencon ai.

A është Kosova në krizë apo jo?

Mustafa e bën përgjegjës Veselin për moszbatim të Rregullores dhe Kushtetutës!?


Cila është e vërteta? A është Kosova në krizë apo jo? Nëse nuk jemi në krizë pse duhet të ketë një dialog jashtë institucioneve, si ka bërë thirrje Presidentja e vendit dhe ambasadori amerikan Greg Delawie.
Të enjten shprehimisht është shprehur kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, se vendi po hyn në një krizë të re.
Ndërkohë, që ambasadorja gjermane është shprehur qartë se vendi nuk ka krizë institucionale dhe se partitë në pushtet e kanë një shumicë stabile.
“Unë nuk shoh një krizë, sepse ju keni një Qeveri të zgjedhur, të cilët kanë 82 ulëse në Parlament. Pra, ata kanë një shumicë stabile, e cila nuk mund të rrezikohet nga opozita, prandaj nuk ka krizë institucionale dhe ajo që ata po mundohen të bëjnë, është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Ambasadorja Gjermane në Kosovë, Angelika Viets.
Ngjashëm është shprehur kryeministri Mustafa duke theksuar në një deklaratë të bërë të premten që të zhbllokohet Kuvendi, ndërsa gjendjes së krijuar nuk i është referuar si krizë, por si bllokim të institucionit të Kuvendit nga opozita.
“Si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës kërkoj të zhbllokohet sa më shpejt puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ne të vazhdojmë me përmbushjen e obligimeve që kemi marrë para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa.
Ndoshta për t’iu kundërpërgjigjur kryekuvendarit Veseli për shkak të cilësimit se vendi është në krizë, apo për shkak se tashmë edhe shumë deputetë dhe analistë po vlerësojnë se në këtë krizë ka dorë, ish struktura e SHIK-ut, të cilën e udhëhiqte Veseli, kryeministri ka kërkuar që të zgjidhet situata duke zbatuar aktet ligjore nga Kushtetuta e deri tek Rregullorja e Punës së Kuvendit, që këtë të fundit Veseli nuk po e zbaton sipas pretendimeve të LDK-së. “Kjo duhet të bëhet duke zbatuar rregullat, ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Mustafa. Pra, me këtë Kryeministri i bën thirrje të drejtpërdrejt Veselit që ta zhbllokojë Kuvendin dhe duke e fajësuar në një mënyrë për gjendjen!

Lufta për pushtet

Një kaos pa ideologji, pa kriter. I vetmi qëllim është ardhja në pushtet
Kjo bllokada e fundit na e kujton atë të vitit të kaluar ku për gjashtë muaj rreshtë Kuvendi nuk funksionoi. Deputetët morën ‘pauzë’ në punët e tyre, ndërsa e vetmja ajo që ecte ishte rroga e tyre.
Edhe tani po ndodhë e njëjta gjë, Kuvendi nuk po funksionin, koha po ecën e vetëm populli po ngelë mbrapa.

Ikona

Derisa shteti duhej të shkonte drejtë Evropës me liberalizim të vizave, anëtarëim në organizatat ndërkombëtare, e shumë cështje të tjera, Kosova po kthehet sërish mbrapa.
Kjo pasi në Kosovë ende bëhet luftë për pushtet. Vetëm për të arritur në maje të pushtetit, partitë politike nuk brengosen për veprimet dhe pasojat e tyre.
Kjo ëhstë dëshmuar tashmë shumë herë duke e future Kosovën në një ngërq politik.

Kërcënon presidenti serb Tomislav Nikoliq: Kosova në UNESCO sjell luftë

Kërcënon Nikoliq: Kosova në UNESCO sjell luftë (Video)
Në pamundësi diplomatike për ta evituar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, liderët serbë kanë nisur ta ashpërsojnë fjalorin dhe të kërcënojnë me konflikte dhe luftëra në qoftë se Kosova arrin të anëtarësohet, me arsyetimin se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë do të jetë në duar të gabuara.
Presidenti serb, Tomislav Nikoliq në një tryezë diskutimi përpara diplomatëve të huaj në Beograd ka thënë se pranimi i Kosovës në UNESO ndikon negativisht në dialogun Prishtinë-Beograd, si dhe e përgadit terrenin për një konflikt të ardhshëm.
“Imagjinoni sikur në vendet e juaja, trashëgiminë kulturore ta posedojë dikush që nuk e ka krijuar dhe vazhdimisht tenton ta shkatërroj. Është njësoj sikur t’ia leni qengjin një ujku për përkujdesje”, ka thënë Nikoliq.
Nikoliq u ka kërkuar 80 ambasadorëve sa ishin në tryezë, që të imagjinojnë se çfarë telashesh po vinë për serbët.
“Kjo është pjesë e një procesi për ndryshimin e fakteve historike, në mënyrë që të margjinalizojë dhe heq serbët nga historia e Kosovës”, ka thënë Nikoliq.
Ai ka thënë se shqiptarët kanë shkatërruar 174 objekte të trashëgimisë serbe në Kosovë, si dhe qindra objekte tjera fetare dhe varre serbe janë demoluar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...