Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/19

Të rrethuar nga gënjeshtarët


Aurel Dasareti

Nga Aurel Dasareti*

Kur dikujt i është dhënë besim dhe pushtet në mënyrë të tillë ku lindin mundësitë dhe joshjet, ndërsa rreziku për marrje në përgjegjësi fundoset, atëherë rritet gjithashtu rreziku i shpërdorimit të detyrës.

***

Liderët që gënjejnë

Liderët shqiptarë gënjejnë, për njëri-tjetrin dhe për mjedisin e tyre. A është e arsyeshme të pritet ndonjë gjë tjetër?

Politikani shqipfolës udhëhiqet gjithnjë nga pasioni që është i dobishëm për veten: i pabesë, i lig dhe gënjeshtar i regjur. Pasiguria e tyre e hershme, mungesa e aftësisë, ndjenja e pafuqisë dhe paburrëria ndikuan në lindjen e kompensimeve të tyre sadiste në kohën e rrëmujave. Pasi është një tip me inteligjencë mesatare, pa ndjenja kombëtare dhe i pamoralshëm por me diploma false, ka mjaftë mundësi të sistemohet në ndonjë aparat burokratik, si ndonjë nëpunës i vogël ose si vartës në ndonjë ndërmarrje të madhe tregtare. Dhe pasi është lajkatar dhe puthador nga natyra, sidomos kur shefi tij është i kombësisë sllavo-ortodokse apo greke, komploton kundër kolegëve për të mundur të arrin ndonjë pozitë të dukshme por jo në sferat e larta, pasi nuk posedon asnjë imagjinatë konstruktive e as mprehtësi. Në këtë mënyrë mund të bëhet një favorit i ndonjë eprori të fortë që do ta përdorte si agjent të përkryer të Shërbimeve të huaja, prandaj edhe i mundëson hyrjen e tij në politikë, ku do të kishte shansin të spiunon, manipulon dhe mashtron opinionin shqiptar. Në funeralin e tij, shefi apo prifti-hoxha do ta kishin lavdëruar si një patriot, model burrëror pozitiv për të gjithë, por ne nuk kemi më kohë të presim derisa të krijohen rrethanat që ta nxjerrim përbindëshin në dritë.

***

Bekimi i pabesë?

Koha kur aleancat politike dhe besnikëritë partiake kalonin në trashëgim nga ati te i biri përfundimisht ka mbaruar. Qytetarët Perëndimor janë më të pabesë se kurrë ndaj partive politike.

Çka me shqiptarët? Ata të trojeve i lidh konflikti i interesit prandaj u qëndrojnë besnik “partive të veta”. Diaspora ka formuar nëndegët e kësaj apo asaj partie që me dekada qelbësojnë në tokat arbërore në vend që të formojë një Kongres gjithë-shqiptar!

Pabesia politike e përhapur

Lojaliteti është një ushtrim i vështirë, veçanërisht në politikë. Për të ndryshuar mendimin nuk është turp, dhe nuk ka asgjë të keqe të votohet për partitë e tjera për të cilat nuk kemi votuar më parë. Votuesit e pabesë janë bërë problemi më i madh i partive politike në botën e civilizuar. Gjithnjë e më shumë votues i ndërrojnë partitë, dhe ata e bëjnë këtë më shpesh se më parë. Lidhjet e besnikërisë (lojalitetit) midis partisë dhe votuesve janë shumë më të dobëta se më parë. Pjesa më e madhe e zamit që ka mbajtur të lidhur votuesin dhe partinë, është zhdukur.

***

Tradhtia, mashtrimi dhe pandershmëria e politikanëve shqipfolës

Pse është ky emërtim që u përshtatet partive politike? Sidomos të shumicës prej tyre. Pse një premtim politik, që shpesh paraqitet si dhjam i zgjedhjeve në kohën e betejave kur ekzistenca është e varur në telat e hollë, është i besueshëm dhe i vërtetë vetëm aq kohë sa është politikisht i përshtatshëm?

Pse të mos dënohet partia kur premtimet politike janë thyer dhe është zbuluar se në të vërtetë premtimi u bë vetëm për të arritur një fitim privat? Pse i pranojmë sjelljet e tyre të pista si metodat e kësaj bote në jetën politike?! Përse nuk i marrim në përgjegjësi për lojën e fëlliqtë që e praktikojnë në raport me të vërtetën?!

Gënjeshtrat dhe mbulimi i tyre gjithmonë do të helmojnë një mjedis, dhe një shoqëri nuk ka një zonë tjetër më të rëndësishme prej së cilës duhet të mbrohet se sa prej pabesisë së qeveritarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të vetë.

Ne i zgjedhin politikanët tanë që ata të zgjidhin çështje të rëndësishme sociale-shoqërore në të mirë të të gjithëve, jo për të keqpërdorur detyrën në avantazhin e tyre. Është mjaft e qartë se ata përdorin besnikërinë partiake dhe naivitetin e popullatës për përfitime private.

***

Mbrojtja dhe përforcimi

Të gënjyerit mund të jetë një mjet për të mbrojtur dhe për të forcuar pozicionin personal.

Çka nëse strukturat ku njerëzit e rëndomtë punojnë përcaktojnë se ata duhet të gënjejnë në mënyrë që të mbijetojnë në punë?

Liderët e ndonjë institucioni ose sipërmarrje të cilët duan të heqin qafe punonjësit problematik, i lavdërojnë ata kur ndonjë punëdhënës tjetër i pyetën si referenca.

Gënjeshtra është përdorur dhe përdoret si një mjet për përfitime personale.

Arsyet për të gënjyer

Një gënjeshtër është një pohim i rremë që përcaktohet si një e vërtetë. Gënjeshtari e di se ajo që thotë ai është e rreme, por përpiqet për të bindur ndokënd për të besuar se është e vërtetë. Në disa raste, ne kemi arsye të mira morale të rrejmë.

Mund të jetë e gabuar të këmbëngulim në ndershmëri të menjëhershme, brutale dhe të pazbukuruar në të gjitha situatat, sidomos për rastet kur Jeta dhe Interesat e Atdheut janë në pyetje. Kuptohet se armiqve të Shqipërisë asnjëherë nuk duhet t`ua themi të vërtetën në dëmin tonë. Problemi me politikanët shqiptarë qëndron në faktin se ata na gënjejnë neve në favor të armikut. Normalisht ndershmëria është diçka që vlerësohet në marrëdhëniet midis njerëzve. Të gënjyerit konsiderohet si një peshë morale. Miqtë e mirë edhe kacafytjet i kanë të ndershme.

***

Para një zgjedhje të gjitha partitë e lëmojnë retorikën, sidomos ato të opozitës, misioni është që të bëhet më tërheqëse për votuesit. Megjithatë, politikani i opozitës, me të hyrit në qeveri pajtohet me gjithçka që më përpara e kundërshtonte.

Çdo sistem shoqëror ka mangësi, dhe kur zbulojmë të metat e një sistemi nuk bën t`i shfrytëzojmë për të përligjur sistemin e kundërt. Po të veprojmë kështu, kemi bërë një gabim trashanik. Interesi i ngushtë personal nuk jep ndonjë sistem vlerash të mjaftueshme e të kënaqshme për të përballuar sot çështjet e politikës që duhet ndjekur. Kemi nevojë të thërresim në ndihmë vlera më të gjëra, që të lidhen me mbijetesën e sistemit e jo thjesht me begatinë e individit pjesëmarrës.

Dallimi midis interesit personal e atij publik shtron çështjen shqetësuese se çfarë përfaqëson në realitet interesi publik. Interesi i përbashkët duhet përcaktuar, interpretuar dhe po të jetë nevoja, imponuar mbi interesat personale. Kjo detyrë kryhet më së miri nga një sundimtar i gjallë, sepse ai mund t`ia përshtat politikën e vet rrethanave. Nëse kjo detyrë i besohet një institucioni, ka gjasa që të kryhet në një mënyrë shumë të ngathët, jo të frytshme ose mos të kryhet fare.  

Megjithatë, interesi i përbashkët ka gjasa të pasqyrojë interesin e sundimtarëve. Janë këta që ua imponojnë vullnetin e vet individëve të pabindur. Përveç rasteve kur mendohet se janë krejtësisht të sakrificës, janë pikërisht ata vetë që përfitojnë prej interesit të përbashkët. Nuk do të thotë se sundimtarët doemos shpien qëllimet e tyre egoiste deri në fund si individë; ata përfitojnë nga sistemi ekzistues si klasë: ata janë klasa që sundon. Kjo sepse në realitet nuk janë demokrat.

***

Shqiptarët doemos të braktisin imagjinatën dhe të merren me realitetin. Realiteti është një shkreptimë që fërgëllon brenda çdo guri. Nëse ti nuk e nxit, guri s`është veçse një gur, fshati fshat, mali mal, deti det, bukuria e bukur, mërzia e mërzitshme, kështu gjithçka mbetet e përgjumur në iluzionin e gjërave, deri atëherë kur ti me mënyrën tënde me tension të lartë e përplas me “realitetin” vezullues.

 images

 

Urime Festa e Flamurit

Përshëndetje dhe mirënjohjet më të thella për udhëheqësit e faqeve të internetit që i botojnë letrat e mia, dhe për simpatizuesit e shumtë që më shkruajnë. Një fjalë miqësore nuk kushton asgjë, megjithatë është më e bukur se të gjitha dhuratat.

PS: Kuptimi i jetës time është për të lënë një gjurmë…

Natën (ditën e mirë) dhe respekt për ju.

Aureli

 * Aurel Dasareti është USA, ekspert i shkencave ushtarake-

Mediat sociale dhe lufta psikologjike

Aurel Dasareti


Nga Aurel Dasareti*



Propaganda është manipulim i qëllimshëm i emocioneve dhe mendimeve të njerëzve për të bindur ata të besojnë ose të bëjnë gjëra të caktuara.

***

Bindjet fundamentaliste janë më të lehta për t`u përligjur me argumente racionale, por ato kanë forcë tërheqëse emocionale më të madhe pikërisht sepse janë më primitive.

Kur përmendim fundamentalizmin, shpesh mendojmë për fundamentalizmin islamik, por ne jemi dëshmitarë të ringjalljes së prirjeve fundamentaliste në mbarë bllokun ish komunist e më gjerë. Këto prirje kanë bashkë elemente kombëtare dhe fetare. Ato nuk kanë ideologji të shtjelluara dhe plotësisht të zhvilluara – por e marrin frymëzimin nga e kaluara e turbullt. Me shembjen e komunizmit, lufta midis koncepteve të shoqërisë së hapur dhe shoqërisë së mbyllur nuk ka përfunduar. Ajo vetëm se ka marrë një formë tjetër. Asaj mënyre të menduarit, që aktualisht lidhet me konceptin e shoqërisë së mbyllur, ndofta i shkon më mirë cilësimi tradicional se dogmatik. Në rastin e fundamentalizmit islamik ky formulim tashmë është kryer. Edhe në rastin e fundamentalizmit grek, serb, “maqedon” e rus formulimet janë të kryera…

***


Zhvillimi i mediave masive moderne ka çuar në përhapjen e dezinformatave, propagandës…

Mediat sociale janë shumë të rëndësishme në fushatat e tilla de-stabilizuese. Këto teknika ishin dhe janë duke u përdorur me aftësi të madhe në Shqipëri, kundër Shqipërisë, në favor të Greqisë, Serbisë, Turqisë…(Kur them “Shqipëri” mendoj për gjithë trojet shqiptare).

Të përqendrohem në rrezikun e madh të politikës greke ndaj vendit tonë e cila me dorën e zgjatur të saj, agjentit, uzurpuesit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare ateistit dhe mumies të nxjerr nga sarkofagu, qoftëlargut Anastas Janullatos, synon tjetërsimin e shqiptarëve të besimit ortodoks dhe lojën me zjarr me trojet tona në “verio-epir”. Ky kancer prej “prifti” kujdeset të sigurojë që anëtarët, këshilltarët dhe kontaktet e tij që ia mbajnë “topat” me duar, si për shembull Vangjel Dule, Pirro Prifti…të jenë në rrjet.

Ashtu që lufta psikologjike nëpërmjet mediave sociale është e qartë. Dhe të jeni të sigurt se përhapja e mesazheve antishqiptare (në favor të grekëve) është ultra-ngjitëse…

***

Propaganda në maskim

Propaganda është një formë efektive e komunikimit që përdoret për të promovuar agjendat e fshehura.

Manipulon masat

Propaganda në praktik është përdorur si një term për veprimtarinë misionare.

Në vitet 1940, nocioni i “propagandës” ishte në mënyrë të qartë negativ, dhe propaganda u zëvendësua me termin më neutral si: bindje, komunikim dhe informacion.

Qëllimi i propagandës së kohës tonë ende është për të kontrolluar të menduarit dhe sjelljen e audiencës (publikut).

Dërguesi i propagandës nuk është i lidhur nga e mira dhe e keqja, e drejta dhe e gabuara; luan lirisht në emocione dhe paragjykime. Një shpërndarje e balancuar e gënjeshtrës dhe të vërtetës mund të jetë më efektive se objektiviteti dhe përfaqësime të sakta për të bindur – atëherë dhe atje.

***

Pesë argumente të rreme:

Propaganda thjesht mund përkufizohet si manipulim elite e masave të pashkolluara.

Unë kam përgatit një përkufizim ku fokusi është mbi propagandën me program të fshehur të dyfishtë, si në aspektin e mjeteve ashtu dhe qëllimeve. Ai që i hynë propagandës, posedon gatishmërinë dhe aftësinë për të aktivizuar emocionet dhe paragjykimet në arritjen e objektivave psikologjike dhe jo atyre logjike. Në studimet e mia kam identifikuar pesë lloje të ndryshme të argumenteve të rreme të përdorura në propagandën:

Merrni njeriun në vend të topit: Argumenti më i famshëm i rremë bazohet në sulm personal dhe jo për të diskutuar mbi çështjen.

Një tjetër variant është, mbi të gjitha, lojë për galeri, për të arritur mbështetje dhe miratim populist.

Një lloj i tretë është duke luajtur kinse i vjen keq për ne, dhe në të njëjtën kohë të kërkojë simpatinë dhe mbështetjen që na takon.

Një teknikë e katërt është që të luajë në pozicionin e pushtetit me apel për kërcënime, frikë dhe autoritet që ligjërisht mund të detyrojë zgjidhje

Versioni i pestë i argumentimeve të rreme konsiston në paraqitjen e pretendimit si e vërtetë sepse nuk është provuar se është i rremë. Ose padia mund të paraqitet si e rreme nëse nuk është vërtetuar se ajo është e vërtetë.

***

Natyra e propagandës

Qëllimi i propagandës është menaxhimi dhe kontrolli i besimit dhe sjelljes. Të largoj vëmendjen e opinionit nga gabimet në informim dhe arsyetim. Propagandistët përdorin paragjykimet dhe dezinformatat për të krijuar besime të reja për çështjet, si për shembull duke luajtur në neveri për të vërtetat e caktuara ose në mbështetjet fanatike për iluzionet e caktuara.

Propaganda kombinon: argumentim dhe aktivizimin e emocioneve. Kur emocionet dhe paragjykimet aktivizohen, qëllimi është për të parandaluar reflektimin për sa i përket dëshmive – një rezultat i synuar me argumente të rreme.

Faktet dhe trillimet përzien në një mënyrë të sofistikuar. Një propagandist kujdeset të siguron ato elemente faktike që i japin besim propagandistit para se në kuzhinën e tij të gatuaj informata të rreme dhe deformime (shtrembërime) që marrësi (dëgjuesi, lexuesi) i konsideron të besueshme.

Propagandisti i tregon si të parëndësishme gabimet e veta, ndërsa faji dhe përgjegjësia hidhet mbi të tjerët. Propaganda duhet të jetë e lehtë, në stilin bardhë/zi.

Njerëzit me rolet – veçanërisht në aparatin publik ose “Shtëpinë e Zotit” (si mumia Janullatos) – të lidhur me besimin dhe lehtë-besim, i kanë kualifikimet më të mira për të mashtruar tufën e zakonshme. Dhe, kjo ndodh në një cilësi zyrtare, ose në mënyrë të tërthortë përmes njerëzve prapa skenave.

***

Jemi dëshmitarë të ngjarjeve dramatike që kanë kapluar vendin. Anarkia, me të vërtetë mungesa e kontrollit, shoqëri pa ligje pa kontrollin e qeverisë. Mungesa e çfarëdo forme të autoritetit politik dhe/ose të hierarkisë sociale. Papunësia. Varfëria e skajshme. Ikja masive e rinisë në Perëndim. Vrasjet. Hakmarrjet primitive ndaj familjarëve të pafajshëm. Çrregullim politik dhe konfuzion. Mungesa e parimeve udhëzuese, për shembull, standardet e përbashkëta dhe objektivat. Prandaj domosdoshmërish të ndërgjegjësohemi. Nuk është e vështirë për të jetuar nën një mot të vështirë kur ju keni rroba të mira me vete.

Unë nuk jam duke shkuar në shtëpi që të shtrihem në kauç me orë të tëra. Unë shqetësohem nga një stil pasiv jetësor dhe jam i lumtur kur ushtroj kondicionin, forcën, shkathtësitë luftarake. Kjo nuk është në lidhje me paratë. Unë dua të fitojë diçka dhe të jap një kontribut për Kombin tim dhe Tokën e Shenjtë të gjyshërve të mi. Nëse edhe unë kontribuoj që të ngre çështjen kombëtare vetëm 1%, mund të jetë e mjaftueshme për të fituar. Unë nuk jam më një nxënës, dhe do të mundohem që të jem një shembull i mirë veçanërisht për fëmijët e mi… “Unë jam krenar për vendin prej nga vij, ky është mesazhi që unë do të jap ty” – më thoshte gjyshi im.


Aurel Dasareti është  USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Urrejtja serbe dhe identiteti

Aurel Dasareti

Nga Aurel Dasareti*



Uh! Evropë, ti kurvae motit – janë gjyshërit e juaj që e copëtuan dhe viktimizuan Shqipërinë tonë, për të afruar Serbinë dhe larguar nga vetvetja Rusinë. E tani, ju nipërit e të mallkuarve, si “demokratë” dhe “luftëtarë për të drejtat e njeriut” që qenkeni, nuk i përmirësoni por vazhdoni mëkatet e tyre. Diskriminoni, ofendoni dhe nënçmoni gjithçka shqiptare, na trajtoni si qytetarë të dorës së dytë, dhe kur na nënçmoni dhe ofendoni thoni “kjo është liria e shprehjes,” dhe kur ne e ngremë zërin e mbrojtjes thoni se ajo ishte “gjuha e urrejtjes”.

Këto janë porosi të hipokrizisë, këto janë standardet e dyfishta, kjo është një përpjekje e përhershme e tyre për robërimin e mëtejshëm tonin. Për ne një standard, për pushtuesit sllavo-ortodoks dhe grek një standard tjetër. Racizmi i tyre i fundit nëpërmjet vendimit skandaloz të UEFA-s kinse shqiptarët ishin fajtorë për terrorizmin serb duhet të na bashkon.


***

Albanophobia:

Tregon armiqësinë shekullore apo urrejtjen patetike të fqinjëve sllavo-ortodoks ndaj Shqiptarëve dhe Shqipërisë; paragjykimet, diskriminimin dhe keqtrajtimin, veçanërisht ndaj shqiptarëve të okupuar. Ajo ka formën e racizmit të egër dhe fashizmit; është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race më e ulët, inferiore. Ndjenjat antishqiptare te serbët dhe “maqedonët” janë reflektuar edhe në përdorimin e emrit “Shiptari” (në vend të “Albanci”), e cila konsiderohet ofenduese për shkak të konotacioneve negative në gjuhët e tyre.

Albanophobia në Serbi filloi të ritet në fillim të shekullit 20 dhe është e lidhur ngushtë me qëllimet e politikës së jashtme të Mbretërisë Serbe që përmes territorit shqiptar (Porti i Durrësit) të dal në detin Adriatik.

Për këtë qëllim, shtypi serb kishte përhapur dezorientime për shqiptarët, si “të egër” të paaftë për jetë shtetërore të pavarur. Edhe shumë shkencëtarë serbë përpara krijimit të Shqipërie së pavarur në 1912, u përpoqën për të treguar paaftësinë e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre, duke argumentuar se “fiset” shqiptare nuk kanë nevojë për shtet dhe as aftësinë për të ruajtur popullin e tyre dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për tutor (mbikëqyrës). Konsideronin se vetëm ndikimet kolonialiste, apo me përfshirjen e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësoheshe trajnimi i tyre për jetën e civilizuar. Gjatë Luftërave Ballkanike, shtypi racist në Serbi me muaj dhe vite përhapi mendime të shtrembëruara ndaj popullit shqiptar, duke nxitur te serbët urrejtjen kundër “Arnautëve të egër”, duke fshehur barbarizmat që ushtria serbe ka kryer kundër tyre…

Pas trazirave në Kosovë në vitin 1981, Serbia filloi një propagandë të organizuar gjoja të gjenocidit ndaj serbëve në Kosovë (Raportet e përdhunimit masiv të femrave serbe, emigrimit serb nga Kosova etj). Fashistët serb, largimin e vullnetshëm të serbëve nga Kosova e shfaqën si rezultat i presionit dhe si konfirmimin e padrejtësive të mëdha që kinse shqiptarët kryejnë ndaj tyre. Në mes të viteve 1980, gjuha e urrejtjes në mediat serbe fokusohet mbi shqiptarët. S`bashku me emrin shqiptar përdorin fjalët plotësuese: “gjenocid”, “shtypja”, “banditizmi”, “përdhunim”, kështu që përmendjes së shqiptarëve në fjalimin privat i jepej një konotacion negativ.

Në vitin 1986 u bë publikimi i Memorandumit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, e cila demonstratat e shqiptarëve në Kosovë të vitit 1981 i quajtën “agresioni neo fashist” dhe thekson se mbi popullatën serbe në Kosovë zhvillohet gjenocidi “fizik, politik, juridik dhe kulturor.”

Që nga viti 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët bëhen “armiq” të serbëve. Intelektualët serb shkruanin kryesisht kinse “tiparet” dominuese te shqiptarët janë “primitivizmi” dhe “grabitjet-vjedhjet”.

Numri më i madh i mediave të shkruara dhe elektronike në Serbi vazhdon në mënyrë të njëpasnjëshme përhapjen e gjuhës së urrejtës ndaj shqiptarëve. Me kohën, urrejtja e tyre nuk zvogëlohet por shtohet. Dhe, kjo egërsi është ngritur mbi gjuhën e urrejtës e cila është në rritje edhe te organizatat e shumta neo-fashiste dhe grupe tifozësh.

Urrejtja barbare ndaj shqiptarëve (me miratimin e qeverisë) shprehet publikisht në tubimet e organizatave të shumta pro-fashiste në formën e sloganeve: “Vritini, i masakroni që Shqiptari të mos ekzistoj”, “Serbia për Serbët, sëpata për Shqiptarët” etj. Këto kërcënime dhe nxitje për terrorizëm dëgjohen edhe në stadiumet e futbollit, nga të gjithë tifozët, psh Beograd 14-10-2014. Futbollistët e Kombëtares rastësisht i shpëtuan vdekjes në atë natën e tmerrit…

***

Shteti Shqiptar duhet të raporton në OKB për ushtrimin e dhunës, nxitje për terrorizëm dhe kërcënimet e Serbisë zyrtare ndaj jetës së shqiptarëve, ashtu që të ngrihet akuza për veprën penale:

Kërkesë (nxitje), rekrutimi dhe trajnimi për terrorizëm

a) Inkurajimin publikisht për të zbatuar një vepër penale

b) Rekrutimin e dikujt për të kryer një krim

***

Serbët, urrejtjen e tyre ndaj nesh e kanë bërë si pjesë qendrore se kush janë ata, të identitetit të tyre kombëtar.

Urrejtja është një forcë e fuqishme në shumë kontekste, gjithashtu kur është fjala për të formuar dhe për të ruajtur identitetet individuale dhe kolektive. Jo më pak, mundet që përveç identiteteve etnike edhe identitetet fetare të kalojnë në urrejtje.

Nga njëra anë, të urrehen veprat e këqija mund të jetë shembullore, veçanërisht në qoftë se ne mundemi ta duam keqbërësin pavarësisht nga veprat e tij të liga. Nga ana tjetër, urrejtja serbe është drejtuar shpesh drejt qenieve të pafajshme njerëzore. Në kohët e fundit kemi parë sërish se si shqiptarët kanë qenë objekt i urrejtjes, sepse ata në sytë e urrejtësve përfaqësojnë ose edhe personifikojnë vlerat e urrejtjes – apo mëkatin.

Duket qartë se urrejtja e tyre ndaj nesh është qëllimi i orientuar. Kjo nuk është një ndjenjë spontane, por një pasion, një gjendje shpirtërore e çoroditur drejtuar kundër një “objekti”. Ky “objekt” mund të jetë një person, një grup, një institucion apo diçka tjetër, por për serbët, “objekti” i urrejtjes patetike janë të gjithë shqiptarët, gjithçka shqiptare.

***

Urrejtja si e tillë është një vlerësim, një vlerësim i mjedisit dhe e të drejtës dhe të gabuarës. Edhe pse urrejtja është një “ndjenjë” e fortë, ose gjendje shpirtërore, ajo nuk është e paarsyeshme. Në shumë mënyra kjo është e kundërta. Gjendjet tona shpirtërore dhe pasionet janë të përfshira në Toolbox-in e “instrumenteve” që ne kemi për të vlerësuar apo gjykuar rrethinën tonë. Prandaj urrejtja – dhe veçanërisht atë që ne urrejmë – përbëjnë se kush jemi. Ajo na ndihmon për të na dhënë identitetin.

Identiteti është edhe për barazi dhe respekt, sidomos me kalimin e kohës. Ne jemi identik me veten, pjesërisht për shkak se kemi memorie dhe kujtime, dhe për shkak se ne mendojmë për të ardhmen. Por identiteti është gjithashtu në lidhje me dallimin, se ne jemi të ndryshëm nga të tjerët. Identiteti mund të kuptohet si një proces i vazhdueshëm në krijim, por një ndryshim që ende ruan dhe mban lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen. Identiteti është diçka që ne e zhvillojmë, individualisht dhe kolektivisht, dhe gjithashtu atribuohet edhe nga të tjerët. Identiteti krijohet dhe ndryshohet me anë të shoqërizimit dhe ndikimit kulturor. Prandaj, edhe feja është një element i rëndësishëm në zhvillimin e identitetit të shumë njerëzve.

Që të mos e humbim identitetin pellazg/ilir/shqiptar duhet të zbehim ndjenjat fetare dhe forcojmë ato kombëtare; për të mos u përçarë sepse në shumë fe jemi të ndarë.

***

Pushtuesit e tokave arbërore që theksojnë urrejtjen kundër “tjetrit” urrejtjen e bëjnë një element kyç të identitetit individual dhe grupor.

Nëpërmjet vëzhgimit të qëndrimeve të urryera, të vrasjeve të tmerrshme dhe shprehjeve groteske, këta egërsira të çmendura padyshim do të ballafaqohen me një kurs mbi-urrejtjeje, urrejtje ndaj padrejtësisë praktike dhe të keqes. Një situatë e tillë urrejtjeje të ndërsjellë është një garanci për konflikt.

***

Urrejtja mund të drejtohet kundër padrejtësive dhe së keqes. Kjo është një urrejtje e ligjshme dhe një vlerësim i duhur etik kundër fëlliqësive moralisht të dënueshme. Ndërkaq, urrejtja kundër njerëzve të “tjerë”, dinjitetit të tyre njerëzor dhe të drejtave themelore, është e tmerrshme.

Unë veprojë si një mjek i cili nuk do të gënjejë pacientin. Doktrina ushtarake konfirmon se asnjë kapitullim nuk ishte vullneti i të mundurit. Pasi identiteti i dikujt është themeluar dhe mirëmbahet mbi bazën e urrejtjes ndaj kombeve apo feve të tjera, siç e kemi parë gjatë gjithë historisë, është e nevojshme për ta luftuar urrejtjen e tillë dhe identitete të tilla. Ndonjëherë me kundër-urrejtje kundër ideve dhe forcës kundër urrejtësve.

* Aurel Dasareti është USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
(dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filmi “Djemtë e gëzuar” (1934) dhe Stalini përballë Festivalit të 11—të (1972) dhe Enver Hoxhës

Skifter Këlliçi

Nga Skifter Këlliçi


Prolog

Në pasdite vjeshte vitit 1945, kur nuk i kisha mbushur ende shtatë vjetët, së bashku me fëmijë të mëhallës, pamë në sallën kino-teatrit “Kosova”, (sot Teatri Kombëtar), filmin “Të rinjtë e gëzuar”, kinokomedi sovjetike, që si tërë shikuesve, edhe te rritur, na bëri shumë për të qeshur. Ishte nga filmat e parë sovjetikë që shihnim , pa u mbushur ende viti i parë i Çlirimit.

E përsëris që filmi më pëlqeu shumë, por nuk di sepse m’u duk shumë i ngjashëm me disa filma të kësillojshëm amerikanë që kisha parë edhe më i vogël gjatë periudhës së pushtimit italian dhe gjerman. Por atëherë ishte koha që Shqipëria bënte pjesë në bllokun e aleancës së Bashkimit Sovjetik me Anglinë dhe Amerikën, të cilët kishin mposhtur Gjermaninë naziste; ishte koha kur misione anglo-amerikane vinin në Shqipëri, madje pjesëtarë të tyre takoheshin lirisht me qytetarë shqiptarë.

Pra, ishte koha kur ne të vegjlit nuk dinim se vendet perëndimore, për hir të kësaj aleance, nuk kritikoheshin si vende “kapitaliste”. Kjo do të ndodhte më 1947, pas prishjes me Amerikën dhe Anglinë dhe largimit të misioneve anglo-amerikane nga Shqipëria, që u pasua me fillimin e një fushate të madhe propagandistike kundër të tëra vendeve perëndimore, kapitalisto, me SHBA-në, tashmë edhei mperialiste në krye.

Filmin ”Djemtë e gëzuar, (në rusisht “Vesljollie rebjata”), e pamë të shfaqej edhe vite më pas. Dhe përshtypja ime se ky film ishte një farë imitimi amerikan, m’u përforcua dhe më shumë, kur tashmë isha i rritur dhe ndiqja studimet universitare, (1955-59). Por me prishjen e marrëdhënieve më Bashkimin Sovjetik, më 1961, filmat sovjetikë nuk u shfaqën më dhe si pasojë zunë edhe të harroheshin.

Por, i ndodhur prej 16 vitesh në North Quinci,(Boston, SHBA), duke ndjekur kinokomedi muzikore amerikane, nuk di se përse m’u kujtua pikërisht filmi sovjetik “Djemtë e gëzuar”. U hodha në kompjuter dhe jo vetëm ripashë këtë film, por për më tepër lexova dhe artikuj rreth historisë së xhirimit të tij.

“Djemtë e gëzuar” kritikohet për ndikime hollivudiane, por Stalini urdhëron shfaqjen e tij

Nga viti 1929 deri më1932, me porosi të vetë Stalinit, u dërgua në vendet perëndimore dhe në SHBA një grup kineastësh, i përbërë nga Ejzenshtejni, regjisor i njohur edhe në Perëndim për filmin e madh pa zë “Karrocata “Patjomkin”,(1925), regjisori i ri, Grigori Aleksandrov, dhe kinooperatori Tise. Po atë vit kinematografia perëndimore kishte bërë një hap të madh, filmat tani shfaqeshin me zë, muzikë dhe zhurma jetësore. Veç kësaj, teknika kinematografike ishte modernizuar dhe në drejtime të tjera që duheshin njohur dhe përvetësuar edhe nga kineastët sovjetikë. Dhe Stalini dërgonte në perëndim këta kineastë, në një kohë kur në Bashkimin Sovjetik dilte vendimi i Byrosë Politike të KQ të PK të BS “Mbi rindërtimin e institucioneve letraro-artistike”, sipas të cilit ato viheshin në kontroll më të rreptë, për të mënjanuar edhe luhatjen më të vogël nga udhëzimet e partisë dhe parimeve të realizmit sovjetik.

Tamam ashtu si pas Plenumit të 4-t famëkeq të KQ të PPSH-së, në qershor të vitit 1973, kur Enver Hoxha kritikoi shfaqjet e huaja në artin dhe letërsinë tonë, si pasojë e ndikimeve borgjezo-revizioniste, që u panë sidomos në Festivalin e 11-të të Këngës në RTVSH. Por ndryshe nga Stalini, pas këtij plenumi Enver Hoxha nuk lejoi asnjë specialist në fushën e artit që të ndiqte kurse në vendet perendimore a revizioniste, të ofruara nga UNESKO dhe organizma të tjerë, dhe të shkëmbeheshin delegacione, a grupe artistike me këto vende.

Ejzenshteini, Aleksandrovi dhe Tiseja pjesën më të madhe të madhe të këtyre tre vjetëve e kaluan nëpër studiot e Hollivudit, këmbyen përvojë dhe mësuan nga kineastë amerikanë, veçanërisht me Çarli Çaplinin, që pëlqehej shumë nga Stalini, por dhe nga Enver Hoxha, që pëlqente shumë edhe Pitkinin.

Dhe ja, erdhi dita që ata të tre të ktheheshin në Bashkimin Sovjetik, doemos me njohuri të reja të fituara nga kinematografia amerikane. Pikërisht atë vit, pra më 1932, Stalini në një takim të posaçëm porositi Aleksandrovin që të mendonte për krijimin e një komedie muzikore, që deri atëherë i mungonte kinematografisë sovjetike.

”Jeta jonë po bëhet më e mirë, – i tha ai atij. – Ndaj le të bëhet edhe më e gëzuar”.(Natyrisht që gënjente veten, sepse në fillim të viteve ‘30-të, krahas forcimit të mëtejshëm të luftës së klasave, me burgime dhe internime masive që arrinin në miliona njerëz, për shkak të terrorit të kuq dhe gjendjes së rëndë ekonomike si pasojë edhe thatësirës së madhe, gjetën vdekjen nga uria me miliona njerëz).

Dhe kështu Aleksandrovit i lindi ideja të krijonte filmin që do ta titullonte “Djemtë e gëzuar”. Së bashku me skenaristët Erdman dhe Mas ai shkroi skenarin e këtij filmi dhe nisi xhirimet në qytetin Gagr, në jug të Rusisë. Muzikën e filmit me disa këngë ,ai ia besoi Dunajevskit, njërit prej kompozitorëve më të njohur sovjetikë.

Subjekti i filmit ishte i thjeshtë: Bariu muzikant, Kosta Patjohin,interpretuar nga aktori dhe këngëtari i njohur, Leonid Utjosov, shkon në Moskë për të parë në teatrin “Balshoi” një shfaqje muzikore, dhe i veshur me smoking, rastësisht merret për një dirigjent të huaj që do të drejtonte orkestrën e xhezit, por që po vonohej të vinte. Dhe e kryen këtë rol me shumë mjeshtëri. Ndërkohë, dhe Anjuta, interpretuar nga aktorja Ljubov Orllova, e cila u bë edhe gruaja e Aleksandrovit, gjithashtu në disa rrethana rastësore ndodhet në skenë dhe së bashku me Kostën shkëlqejnë në këtë shfaqje.

kellici2

Regjisori Grigor Aleksandrov dhe aktorja Ljubov Orllova

Të mos harrojmë se para martesës me Aleksandrovin, Orllova kishte qenë e martuar me Berzinin, funksionar i lartë sovjetik, i cili kishte kundërshtuar Stalinin dhe si pasojë ishte dënuar si armik i pushtetit sovjetik me disa vjet burgim. Sidoqoftë, diktatori dha pëlqimin që Orlova të luante në këtë film. (Enver Hoxha nuk ka lejuar dhe nuk do të lejonte kurrë që një artist ose artiste në rrethana të tilla të shfaqej në skenë e teatrit, a të luante në filma).

Mirëpo gjatë xhirimit të filmit ndodhi diçka e tmerrshme. Agjentë të OGPU-së, sigurimit të atëhershëm sovjetik, arrestuan skenarisët Erdman dhe Mas, të cilët pas një procesi gjyqësor u dënuan me dëbim nga Moska dhe pastaj u internuan, për shkak se në disa nga krijimet e tyre, (parodi e kuplete), kishin krijuar tekste me nënkuptime të holla dhe të rrezikshme.

Pas kësaj gjëme pritej që xhirimet e filmit të ndërpriteshin…Por nuk ndodhi aspak kështu. Nga lart, (kuptohet nga vetë Stalini), erdhi urdhëri që filmi të përfundonte, por duke pasur tashmë si autor të skenarit vetëm Aleksadrovin.

Siç ndodhte zakonisht, filmi duhej të shihej nga anëtarë të Komiteti i Komisarëve të Popullit për Kulturën, që më pas, si dhe komitete të fushave të tjera, u kthye në Ministri të Kulturës. Dhe këtu nisi zallamahia. Pa përfunduar mirë pamjet e fundit të filmit, në sallën e shfaqjes shumë nga anëtarët e komisionit u ngritën dhe e kritikuan filmin për mishmash ngjarjesh, gjoja gazmore, që nuk kishin të bënin fare më jetën e pastër të qytetarëve sovjetikë, dhe, mbi të gjitha e cilësuan filmin si plagjiaturë të filmave të degjeneruar amerikanë, nga ku ishte ndikuar regjisori Aleksandrov…

Gjendja u bë shumë e tendosur, kur për arsyet e mësipërme u vendos që filmi ”Djemtë e gëzuar” të hidhej në koshin e plehrave dhe Aleksandrovi të dënohej rëndë për këto gabime të palejueshme ideologjike.

Mirëpo, për fat të mirë, në shfaqjen e filmit merrte pjesë edhe shkrimtari i madh, Gorki, i cili ishte dhe mik i Stalinit. Ishte ai që menjëherë njoftoi diktatorin rus se ç’po ndodhte. Atëherë Stalini kërkoi menjëherë ta shihte filmin së bashku me anëtarë të Byrosë Politike, ku bënin pjesë Molotovi, Bulganini, Voroshilovi,Malenkovi, Kaganovici dhe të tjerë. Dhe, siç ndodhte jo rrallë, pa pritur që të dëgjonte mendimet e vartësve të vet, diktatori u ngrit e tha se filmi ishte i bukur dhe se do të pëlqehej nga populli.

Dhe kështu ndodhi. Filmi “Djemtë e gëzuar” pati sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Bashkimin Sovjetik, por edhe në vendet perëndimore dhe në Amerikë, ku u shfaq nën titullin “Moska qesh”. Atë e pëlqeu edhe Çaplini që u shpreh se nëpërmjet filmit amerikanët u njohën edhe me nivelin e lartë të komedisë muzikore sovjetike. Madje më 1935 filmi fitoi çmime të rëndësishme në Festivalin Ndërkombëtar të Venecias, ndër të cilët Aleksandrovi për regjinë dhe Dunajevski për muzikën. Orllova u bë yll i kinemasë sovjetike, e krahasuar me Marlen Ditrihun, aktore dhe këngëtare e famshme gjermane.

Krijuesit e filmit i priti dhe vetë Stalini. Por Ljubov Orlovën, diktatori e priti në një takim të veçantë, ku u ndodhën vetëm ata të dy.

Duhet thënë se dy vjet më parë, pra më 1932, diktatori rus kishte mbetur i ve, sepse gruaja e tij e dytë, Nadjezhda Alillujeva, pas një krize nervore kishte vrarë veten. Jo vetëm se vuante nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës, por edhe për shkak të sjelljeve brutale të Stalinit që ishte diktator edhe në familje. (Gruaja e parë, Ekaterina Svanidze, më të cilin kishte lindur Jakovin, vetëvrarë në një kamp përqendrimi nazist, pasi ishte kapur rob, kishte vdekur më 1907).

Me Nadjezhdën ishte martuar më 1918, kur jo kishte qenë vetëm 18 vjeç dhe ai 23 vjet më i madh, dhe kishte pasur dy fëmijë, Vasilin, ushtarak, por i paaftë dhe dembel, që pas vdekjes së babait ishte shndërruar në pijanec dhe madje kishte përfunduar edhe në burg, dhe Svetllanën, vdekur më 2011, e njohur për librat publicistikë që ka shkruar, midis të cilëve edhe kundër babai të vet tiran edhe ndaj së ëmës, pra Nadjezhdës. Kështu në moshën 54-vjeçare Stalini kishte mbetur i ve. Ishte burrë shteti, por ishte dhe…mashkull, i fuqishëm edhe në… shtrat.

Është shkruar shumë për dashuritë e diktatorit me artiste, veçanërisht me këngëtaren Davidova, por unë do të ndalem në intervistën e avokatit dhe biznesmenit të njohur rus, Aleksandër Dobrovonski, i cili vite më parë bleu vilën e Aleksandrovit dhe Orllovës dhe bashkë me të edhe gjithçka që kishte në atë vilë, dukë përfshirë dhe ditarët e artistes së madhe, intervistë, botuar në revistën ruse “Argumente dhe fakte”, (nr. 18, 30.4. 2014).

I bazuar në këto ditarë, Dobrovonski tregon edhe për takimin Orllovës me Stalinin, të cilin ajo e urrente tmerrësisht. Gjatë takimit ajo kuptoi se, edhe pse e martuar me Alesandrovin, Stalini e dëshironte atë, ndaj, që të frenonte çdo hap të tij, që në fillim të bisedës e pyeti: ”Shoku Stalin, a mund të di prej jush për fatin e burrit tim të parë?”. Ishte fjala për Berzinin, që ende dergjej e sfilitej në burg.

Kjo pyetje, sipas Dobrovonskit, bazuar në ditarin e Orllovës, e befasoi diktatorin, që u zbeh, nuk iu përgjigj dhe menjëherë biseda mori drejtim vetëm rreth filmit “Djemtë e gëzuar”.(Me këtë rast theksoj se Enver Hoxha jo vetëm nuk do të priste e të përgëzonte ndonjë aktore, burrin e së cilës kishte dënuar për qëndrime antiparti, por as që do ta lejonte që të luante në filma dhe të bëhej aq popullore, sa ç’u bë Ljubov Orllova).

Sidoqoftë, gjithnjë sipas Dobrovonskit, Stalini porositi që për Aleksandrovin dhe Orllovën në rrethinat e Moskës të ndërtohej vila e mësipërme, të cilën ua bëri dhuratë shtetërore, sepse me paratë dhe honoraret e filmave të tyre, ata nuk mund të bënin veçse një jetë relativisht të mirë dhe asgjë më shumë. Veç kësaj Orlovës më pas për merita të veçanta në kinematografi iu dha edhe çmimi “Stalin”.

Pas vdekjes së Stalinit, në fillim të filmit, krahas emrit të Aleksandrovit u vunë edhe me emrat e dy autorëve të tjerë të skenarit, Erdman dhe Mas, siç përmenda më lart, të dënuar nga diktatura staliniste. Sidoqoftë, pas internimit prej disa vitesh ata u lejuan nga Stalini të ktheheshin përsëri në Moskë dhe të krijonin vepra letrare dhe skenarë filmash artistikë.(Nuk ka ndodhur kurrë që Enver Hoxha të lejonte që një shkrimtar i dënuar politikisht të kthehej përsëri në botën letrare. Edhe në këtë rast, në kundërshtim me diktatorin tonë, Stalini tregohej i butë ndaj njerëzve të artit).kellici3

 

Enver Hoxha dhe Festivali i 11-të (1972) në këndvështrimin kritikues të Ramiz Alisë

Që nga viti 2004 e deri në vitin 2012 kam botuar tri herë me ripunime një dossier me rreth 40 faqesh, kushtuar Festivalit e 11-të Këngës në RTVSH, (dhjetor 1972), dhe më duket se në këtë esse nuk do të sillja ndonjë të re. Ndaj po i drejtohem atyre faqeve të shkëputura nga libri “Jeta ime”,( 2010), në të cilin autori, Ramia Alia, analizon këtë festival dhe i kundërvihet tërësisht Enver Hoxhës për qëndrimet skajësisht të ashpra ndaj këtij festivali dhe pasojave që sollën masat që ai mori pastaj personalisht ndaj punonjësve artit dhe kulturës shqiptare.

“Të nesërmen e festivalit ,-vazhdon Ramiz Alia në librin e tij,-bisedova edhe me H.Kapon dhe me M. Shehun dhe asnjeri nuk kishte ndonjë vërejtje të veçantë. Dhe kaq.’(faqe 260).

Për më tepër nuk bënte vërejtje Mehmet Shehu që, siç thekson Ramiz Alia në librin e tij, gjatë bisedave që bënte me Enver Hoxhën: “…qeshnim bashkë, kur kujtonim se sa i rreptë tregohej Mehmeti ndaj qafëleshëve që kalonin poshtë zyrave të kryeministrisë”’(faqe 263).

E vërteta është se vërejtjet e para për TVSH-në Enver Hoxha filloi t’i bënte tërthor në një mbledhje të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ( 9 janar 1973), por pa e përmendur askund Festivalin e 11-të, dhe haptas pas letrave të të rinjve nga rrethi i Lushnjës, të cilat nisën të botoheshin në gazetën “Zëri i Rinisë”, që nga 23 janari i atij viti dhe në vazhdim , pra një muaj pas këtij festivali, sigurisht të nxitura prej tij, që të tregonte se ja, është rinia, pra populli, që na tërheq vëmendjen ndaj këtyre dukurive negative që vëreheshin në RTVSH.

”Edhe mua,- shprehet diktatori duke trajtuar probleme që lidheshin me Festivalin e 11-të, – më kanë shkruar punëtorë nga Lushnja dhe jo nja dy, por me dhjetëra, të cilët bëjnë kritika për këto këngë”, (faqe 8 e veprës së 50-të të tij, 1986).

Kurse në mbledhjen e përgjithshme të komunistëve të Aparatit të KQ të Partisë për dhënie llogarie dhe zgjedhje, (15 mars 1973), iu drejtua Fadil Paçramit, duke nënkuptuar edhe Todi Lubonjën, me fjalët: ”Këta shokë duan që ne të pohojmë se liberalizmi nuk qenka armiku kryesor? Kjo është teza e armikut. Ne bëjmë pyetjen: ”Ju jeni me tezat e partisë, apo me tezat e armikut?”.(Enver Hoxha,Vepra 50 faqe 297,1986).

Më pas, në Plenumin e 4-t të KQ, të mbajtur në qershor të po atij viti, diktatori ynë e cilësoi Todi Lubonjën “…deviator të djathë që ka përkrahur pikëpamje të theksuara liberale e oportuniste,shije estetike moderniste, që u orvat t’i jepte Radiotelevizionit një drejtim thjesht informativ e kulturo-njohës, drejtim që ishte në kundërshtim me orientimet e Partisë dhe Komitetit Qendror të Partisë mbi karakterin politik, ideologjik e kulturor dhe edukativ të tij”. (Enver Hoxha, “Mbi letërsinë dhe artet, faqe 409,1977).

Pastaj ndaj tij dhe Fadil Pacxramit, i cilësuar edhe ai armik i partisë, kurdisi procese qesharake gjyqësore, siç thashë më lart,i kalli nëpër burgje,kurse familjet e tyre i internoi.

Më tutje në veprën e tij “Jeta ime”, i befasuar nga qëndrimi që po mbante Enver Hoxha ndaj Festivalit të 11-te Ramiz Alia shkruan:

“Para se Enveri të fliste në Presidiumin e Kuvendit Popullor, nuk kishim arritur të flisnim bashkë për Festivalin. Kështu kritika e tij për Festivalin ishte e papritur për mua. Bile nuk më erdhi mirë që Enveri bëri kritikë publike, pa biseduar fare me mua, që përgjigjesha për këtë sektor veprimtarie… (faqe 263-264).

Pra, Ramiz Alia, me shumë të drejtë e ka ndier veten të fyer.kellici4

“Kjo është ana formale e çështjes, – vazhdon Ramiz Alia në librin e tij. – Themelore është se unë nuk e kisha të qartë se përse E. Hoxha mbajti atë pozicion aq kritik ndaj Festivalit XI. Në të gjitha kontaktet dhe bisedat që kam pasur me të për probleme të arteve dhe të kulturës,E nveri asnjëherë nuk tregohej i ngurtë”, (faqe 263).

Pastaj në libër Ramiz Alia përmend edhe takimin që Enver Hoxha ka pasur disa muaj para Festivalit të 11-të të Këngës në RTVSH më 1972 me Agim Meron, sekretarin e parë të KQ të Rinisë, në të cilin ai kishte këshilluar që ndaj brezit duhej të tregohej vëmendje e veçantë, që të rinjtë ta ndjenin veten më të lirë,që të jepeshin më shumë filma, qoftë në shfaqje në RTVSH,apo këngë e valle…

“Prandaj, – thekson ai,-për mua ka qenë e vështirë në atë kohë të kuptoja atë qëndrim aq të rreptë të Enverit.” (faqe 263).

Epilog

“Për një plesht dogji jorganin”- ,thotë populli. Kështu Enver Hoxha pas Festivalit të 11-të, që ato net funddhjetori ‘72 e ndoqi nga vila e tij në Vlorë, dënoi pjesëmarrës të festivalit, këngëtarë, muzikantë si, Gaspër Curcia, poetin Sadik Bejko, këngëtaren Justina Alia, prezantuesit e festivalit, Bujar Kapexhiu dhe Edi Luarasi; pastaj dënoi me burgime të rënda drejtorin e përgjithshëm të RTVSH, Todi Lubonja, regjisorin e këtij festivali dhe këngëtarin Sherif Mejdani, për të vazhduar më pas me dënime të tjera të rënda ndaj shkrimtarëve dhe artistëve që në krijimtarinë e tyre kishin pasur “gabime ideore”, si pasojë e “ndikimeve borgjezo-revizioniste”. Pastaj, siç dihet, dënimet e tij u shtrinë në fusha të ekonomisë, ushtrisë, me koka të prera edhe anëtarësh të Byrosë Politike. Dhe të gjitha e kishin zanafillën te një festival kënge…

Stalini ishte diktator të cilin Enver Hoxha e adhuronte dhe ndiqte hap pas hapi veprën e tij gjakësore. Por Enver Hoxha ia kaloi me aktet e tij kriminale që nisi pas Festivalit të 11-të në Plenumin e 4-t të KQ të PPSH-së për letërsinë dhe artin.

Edhe diktatori rus me filmin”Djemtë e gëzuar”, siç e pamë, mund të kishte nisur një kryqëzatë të tillë kundër autorëve të këtij filmi, të cilësuar nga vartësit e tij fanatikë, ”si i damkosur nga ndikime të shëmtuara hollivudiane”, dhe pastaj ta vazhdonte atë ndaj krijuesve kudo në Bashkimin Sovjetik. Më 1931 mund të kishte dënuar edhe shkrimtarin e madh Shollohov për dy vëllimet e para të romanit “Doni i qetë” që ishin kritikuar rëndë në plenume nga drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve të Bashkimit Sovjetik, “për idealizimin e jetës së kozakëve”, “mungesën e luftës së klasave” dhe “përshkrimin e zbehtë të personazheve të kuq, në krahasim me personazhet e bardhë” dhe kështu vihej në pikëpyetje, botimi i vëllimit të tretë. Por ishte përsëri Stalini që pa ngurruar dha urdhër që ky vëllim të botohej.

Kurse Enver Hoxha më 1966, i ndikuar nga kritika letrare kineze që e cilësoi “Donin e qetë” si vepër revizioniste, me Melehovin personazh të lëkundur, jo pozitiv, dha pëlqimin që ky roman, i cili fitoi edhe çmimin “Nobel”, të hiqej nga qarkullimi, si vepër që shkonte ndesh me parimet e realizmit socialist.

Ia kalonte edhe në këtë rast mjeshtrit të tij, Stalinit…


KOMPLOTI GREKO–KOMUNIST,KUNDËR DEMOKRACISË SHQIPTARE, 1997-2000

Rasim Bebo



Për të bërë kёtë shkrim, jam nisur nga artikulli i Prof. Dr. Eshref Ymerit “Në pritje të ndryshimeve kushtetuese”, kushtetua e vitit 1998 që forcoi karrigen e Janullatosit në krye të kishës Noliane. Ky i dërguar apostafat, drejton vorbullën e gjakderdhjes të ekspansionit të Greqisë ndaj Shqipërisë që nga viti 1997 dhe deri sot. Në vitin 1991, gjatë vizitës së bërë nga kryeministri grek i asaj kohe Miçotaqis, i kërkoi Ramiz Alisë vendosjen e Kryepeshkopit Janullatos në drejtimin e KOASH-it, përmirësimin e të drejtëve të minoritetit grek në jug të Shqipërisë dhe përfaqësimin politik të organizatës OMONIA, për të nxitur mijëra shqiptarë të kalonin kufirin shqiptaro-grek, duke realizuar ëndrrën e madhe greke të asimilimit, me anën e ndërrimit të emrave dhe fesë së shqiptarëve emigrantë. Mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit bënë kërkesën për mospranimin e Janullatosit, (por Ramiz Alia në kupolë me Nexhmije Hoxhën, nuk e morën parasysh, shën. im). Që në kohën e pranimit të tij në Shqipëri dhe deri sot, ky klerik, misionar politik, ka qenë armiku më i madh i vendit tonë. Kështu Ramiz Alia me qeverinë komuniste shqiptare, realizuan kërkesat greke në një kohë rekord. Me rënien e skemave piramidale në Shqipëri, filloi riaktivizimi në terren i “pushtimit greko – komunist të Shqipërisë në vitin 1997”. Nga ky moment, Shqipëria u pushtua nga Greqia politikisht dhe ushtarakisht, për ta aneksuar Shqipërinë, duke financuar dhe investuar politikanët më ekstremistë të majtë të Shqipërisë, të cilët sot drejtojnë vendin dhe mundohen të ç’rrënjosin ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, duke luajtur politikën më antishqiptare që ka pasur ndonjëherë historia e këtij vendi. Ish presidenti i Greqisë Stefanopulllos, thotë: “…unë shtoj bindjen time se Greqia mirëpret shekullin e ri me kujtimet e luftës së përgjakshme për helenizimin për çlirimin e të gjithë grekëve skllevër…”. Shqiptarët do të përsheshen të gjithë midis nesh dhe Sërbisë së Madhe (sepse janë njerëz pa troje). (Edith Harxhi dhe Mal Berisha, shkurt mars 1997). (Athinë, 23 dhjetor 1999) marrë nga Athens News Agency (ANA).
Kjo politikë arriti një nga majat e saj, në fillim të vitit 1997, kur mbështeti fuqimisht shkatërrrimin e vendit dhe djegien e jugut, duke mundësuar edhe pushtimin final të Shqipërisë . Materjalet e më poshtëme janë eskluzive … nga ato gjatë ditëve kur përgatitej në Greqi tragjedia e madhe kundra Shqipërisë. Një analizë politike e marrëdhënieve shqiptaro-greke nga viti 1997 deri sot, e bazuar në faktet të nxjerra nga vetë shtypi dhe media greke, për herë të parë po bëhet e mundur dalja e të vërtetës së hidhur në shesh, … kur sulmi grek ndaj vendit tonë kishte arritur kulmin për aneksimin e plotë të jugut të Shqipërisë dhe varësinë ekonomike dhe politike të vendit tonë në politikën ekspasioniste greke.

Revista “Çështje politike” 20 shkurt 1997. “, “Analizë mbi gjendjen në Ballkan dhe pozicioni i Greqisë”. Epiri i Veriut shpejt a vonë do të përbëjë tokë të humbur për Greqinë. Në një kohë kur Greqia është indiferente për fatin e popullsisë prej 400.000 vetësh të Verio Epirit (gënjejnë grekët nga 400.000, ata janë 30 mijë me 0.87% të dalë nga regjistrimi që u bë para pak kohe. Shën im) të cilët po largohen për të siguruar burime më të mira jetese, pranon në Greqi 500.000 shqiptarë emigrantë të paligjshëm, çka përbëjnë një rrezik shumë të madh për të dhe për minoritetin.

Gazeta “Avgi” 21 shkurt 1997. “Rroftë MABH, Rroftë Himara”. Tetë të akuzuarit u liruan pasi morën dënime konvecionale. Pas lirimit të tyre salla u inkurajua dhe filloi të bërtiste me të madhe: Rroftë MABH – Rroftë Himara. Zoti Filoklis Asimaqis tha … ne kemi hapur llogari me pesë milionë dhrahmi për krijimin e MABH – të Ri, qëllimi do të jetë Autonomia e Epirit të Veriut.
Gazeta “Pondiqi” 25 shkurt 1997. “Të ndërhymë menjëherë!...Të pa mbrojtura varret e ushtarëve grekë në Shqipëri”, të vrarë në luftën italo-greke. U gjendën në Bularat rreth 50 varre dhe në Këlcyrë pesë varre. Tani duhet të formohet komiteti i përbashkët greko – shqiptar, i cili do të merret me ndërtimin e varreve të mëdha që t’i nderojë ata si heronj. (U kujtuan grekët pas shtatë dekadash). Ky është qëllimi për ekspansion i shovinizmit grek.

Gazeta “Stohos” 5 mars 1997. “Oficerët Verioepirotë drejtojnë kryengritësit: Kiço Mustaqi, ish Ministr i Mbrojtjes i Shqipërisë. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia në Himarë dhe në Tepelenë. Shtabi i andartëvë të Epirit të Veriut bënë thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhëtoni prapë”. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë në duart e autonomistëve grekë prapë Epiri i Veriut. Gati ushtria jonë të ndërhyjë. Flamuri i autonomisë së Epirit të Veriut u ngrit prapë në Himarë, Tepelenë. … Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare, tani po e marrin situatën në dorë. Ata po marrin nën kontroll anije luftarake të Shqipërisë. Ushtria e jonë ndodhet në Gjirokastër. “Gati planet, kjo është kërkesa e oficerëve. Të mos kundërshtojnë politikanët!”

Kanali televiziv “Mega” 5 mars 1997. Lajmet e orës14:00. “Sot grupe të armatosur në jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Verio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe shpallur autonomin e jugut të Shqipërisë. Nëse kryengritja fillon edhe në Gjirokastër, atëherë gjysma e Shqipërisë do të kontrollohet nga populli i armatosur i jugut. … Shqipëria ndahet në mes, nga lumi Shkumbin. Kështu kriza aktuale është në Shqipërinë e Jugut ku ka greqishtfolës.”

Kanali televiziv “Sky” 6 mars 1997. “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur te sulmojnë sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t’i lëshojnë postblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës, të cilët janë punonjës të SHIK-ut me përkatësi veriorë”.
Gazeta “Demokratiko Logos” 7 mars 1997. “Kryetarët e partive të opozitës shqiptare do të takohen në Strasburg”. Gjatë punimeve të parlamentit Europian, më 10-15 mars, sipas inisiativës së eurodeputetit Aleko Alavanos. Në këtë takim morën pjesë: Fatos Lubonja, Rexhep Mejdani, Neritan Ceka, Petrit Kalakula dhe Skënder Gjynushi. (A nuk janë këta politikanë të përkëdhelur të grekut? Shën.im).

Gazeta “Stohos” 7 mars 1997. “…të gjithë oficerët minoritarë, të liruar nga detyra janë ata që drejtojnë kryengritjen ndaj Shqipërisë. Numri i tyre i kalon të katërqindët. Këtë e bëjnë për të rritur urrejtje, që të kalojë në veprime më tragjike.” Kanali Televiziv “ANTENA” 8 mars 1997. “
Vazhdojnë edhe sot luftimet e përgjakshme për të marrë “Argjirokastron”, midis popullit të armatosur dhe forcave pro-qeveritare. Është momenti më i mirë historik për të marrë atë që kemi ëndërruar”.
Kanali Televiziv “ANTENA” 10 mars 1997. “7 qytete janë tani në duart e kryengritësve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara , Vlora, Tepelena dhe Memaliaj. Synimi I këtyre forcave është që të marrin nën kontroll Fierin dhe Ballshin. Kështu kontrollojmë gjithë Shqipërinë e jugut. Njoftimet thonë se u pushtua Berati, Kuçova, Poliçani dhe Çorovoda.”

Agjensia e lajmeve “ANA” 12 mars 1997. “Berisha njoftoi për emërimin e Bashkim Finos kryeministër. Zoti Pangallos bëri përshkrimin e Bashkim Finos … SI MODEST DHE TË BESUESHËM. Shqipëria është e varur dhe vazhdon të varet ekonomikisht dhe politikisht nga Greqia. Nga Shqipëria e Jugut thonë se situate po keqësohet nga vjedhjet dhe shkatërrimet që shkaktojnë grupet e armatosura. Ndërkaq forcat greke të sigurimit janë në gatishmëri të lartë. Jep mundësi për luftë civile.”
Kanali Televiziv “ETI” 15 mars 1997. “Të gjitha kërkesat e kryengritësve janë plotësuar, u bë dorëheqja e qeverisë së Berishës, u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar, u bë marrëveshje për zgjedhjet e reja në qershor të këtij viti. Berisha u largua nga Shqipëria.” Kanali Televiziv “ANTI” 16 mars 1997. “Kryetari i P.D, e Re Miltiadhis Evert, u pritën nga konsulli grek në Gjirokastër Nikos Kanellos. Z. Evert (e ndien rrezikun e Turqisë. Shën. im) deklaroi para gazetarëve: “Greqia nuk kërkon asgjë nga asnje vend i Ballkanit. Greqia dëshiron paqen dhe stabilitetin në Ballkan …” mbështesim qeverin e Z. Fino . Më pas z. Everts pati takim me udhëheqësit e kryengritësve Agim Gozhita dhe Gjolek Malaj.”

Ajo që solli rënien e sulmit grek, ishte hyrja në lojë e Turqisë. (Në fillim të marsit 1997, Zonja Magdalena Ollbrajt, sekretare e SHBA-s i tha kryeministrit të Greqisë: “Ju keni ndërmend të pushtoni Shqipërinë, por ne nuk e ndalojmë Turqinë që të u bjerë juve.” Shëni m). Sot analistët për mposhtjen e sulmit grek në Shqipëri gjatë marsit 1997, ia dedikojnë në veçanti ish – Kryeministres së Turqisë Znj. Tansu Çiller dhe ish shefit të përgjithshëm të shtabit të Turqisë Ismail Haki Karadagi . Më 17 mars 1997, Kryemistrja Çiller deklaroi para gazetarëve në Ankara: “Turqia nuk do të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shqipërinë. Për të ruajtur tërësinë territiale të Shqipërisë dhe zgjidhjen për një kohë të shkurtër të krizës. Qeveria turke ka intensifikuar veprimtarin e saj në interes të Shqipërisë, në NATO, OSBE dhe organizma të tjera kombëtarë.Turqia është gati të zërë vendin e saj në çdo forcë ndërkombëtare apo në çdo projekt që do të hartohet për këtë qëllim.Në këtë kuadër Turqia do t’i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme, si në planin politik, ekonomik ashtu dhe ushtarak”. Gazeta turke “Hyrriyet” 18 mars 1997.

“Komploti grek ndaj Shqipërisë”, gazeta Zaman e datës 16 mars 1999 shkruan: “Lefkosa: Greqia po kërkon që të ndajë Shqipërinë me qëllim që të themelojë një republikë greke ortodokse në disa pjesë të saj. Sipas Agjensisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (INAF) veprimtaritë e fshehta greke kanë qenë nën survejimin e Shërbimit të Fshehtë Turk. (MIT). Ky shërbim ka zbuluar se Greqia ka planifikuar, në mënyrë të veçantë në dy vjetët e fundit, të përgatiste shqiptarë ortodoksë në pjesën greke të ishullit të Qipros, në Shqipëri dhe në Greqi, për themelimin e Republikës Greke Ortodokse. Rreth 200 të rinj shqiptarë me origjinë greke nga Epiri i Veriut kanë marrë trajnim si oficerë policie dhe agjentë të fshehtë ne Qipron greke. “Oficerë vorioepirotë me shpirt Helen janë drejtuesit kryesor të kryengritjes në pjesën tonë të pushtuar. Këta janë kolonelë të dëbuar nga armata e Tiranës. Kufiri verior i Greqisë do të arrijë deri te paraleli 41.

Gazeta “Stohos” 18 mars 1997. “… gjatë marsit të vitit 1997, ishte vetë qeveria e Greqisë ajo që drejtonte lëvizjen për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë.
Gazeta “Elefterotipia”26 mars 1997. “Takimi misterioz i (i tradhetarit të atdheut të vet, shën, im) Fatos Nanos me qeveritarët grekë në Selanik. Një vello misterioze ka mbuluar çështjen e vizitës së udhëheqësit të PS të Shqipërisë. Pyesin: “çfarë fsheh vizita e Fatos Nanos?” “çfarë mori me vete Fatos Nano”.
Objetivat kryesore për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë do të ishin: -Rreth 3.800 firma të huaja që operonin në Shqipëri deri në ditët para revolucionit të vitit 1997, e lanë Shqipërinë për tu zëvendësuar me firmat mafioze greke. Sot firma “Sarandopulos ka investuar tek qeveritarët shqiptarë si përçues të politikë greke. Duhej të shkatërrohej Shqipëria, që kreditë dhe ndihmat që merrte nga Bashkimi Europian, këto fonde të drejtoheshin nga Greqia Zyrtare. Duhej të futej në dorë sistemi financiar, duke privatizuar të gjitha bankat shqiptare nga ana e firmave greke, dhe duke ndërmarrë transferimin e parave nëpërmjet të hapjes së gjashtë bankave private greke. Duhej të shkatërrohej ushtria, në mënyrë që Shqipëria të ishte e paaftë për tu mbrojtur. Duhej të hapeshin depot e armatimeve dhe të shpërndaheshin armët… Të futej në dorë shërbimi informativ, nën petkun e zi të priftërinjve .Duhej të infiltrohej në administratën e lartë të SHBA dhe pikërisht të CIA me .drejtues Xh. Tenet. (Agjent i betuar në shërbim të grekut. Shën. im). Duhej të vihej diplomacia shqiptare nën kontrollin e shërbimeve greke. Duhej shkatërruar kultura pellazgo – ilire, duke rrëmbyer e prishur çdo relikte të periudhës ilire, duke djegur e plaçkitur bibliotekat, shkollat dhe Universitetet. (Mëso grek i pabesë, se
AKROPOLI ËSHTË KULTURË PELLAZGE)




Në zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 1997, në vorbullën e revoltës popullore të “luftës civile, dolën në skenën politike figurat më antishqiptare, të eksremit të majtë, u specializuan në Greqi para dhe gjatë ditëve të revolucionit të 1997. Konfuz i paqartë, i lodhur e i frikësuar nga (masakrimi i rinisë shqiptare me 3000 të vrarë dhe 11000 të plagosur shën im) dhe humbja e skemavepiramidale. Ardhja në fuqi e koalicionit të majtë “Aleanca për shtetin” lehtësoi përfundimisht qëndrimin grek ndaj vendit tonë, për aneksimin ekonomik politik dhe ushtarak. Pas përfundimit të misionit “ALBA” dhe largimit të trupave të huaja, në Shqipëri qëndruan mbi 200 ushtarë grekë. Qeveria greke nuk ka hequr kurrë Ligjin e luftës dhe çështja ÇAME nuk ka qenë asnjëherë prezente në asnjë bisedim zyrtar dypalësh shqiptaro-greke. Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë: “Kushtetuta e tanishme, të cilën majtistët e hodhën në referendum në vitin 1998, nuk ka asnjë nen që të përcaktojë se kush duhet të jetë në krye të komuniteteve fetare në vendin tonë. Kjo u përgatit prej këshilltarëve të “VYER” grek ”. ( Kjo forcoi karrigen e Janullatosit kryetar të KOASH, si varrmihës i kombit shqiptar, që mbahet nga qeveritarët komunistë shqiptaro-grek. Shën. im).

Në muajin dhjetor të vitit 1999, është themeluar në ilegalitet Qeveria e Epirit, me kërkesë të princit Aleksandër të Epirit. Kjo mbështetet nga drejtori CIA-s amerikane, Xhorxh Tenet. (Shqiptar nga Qeparoi i Himarës, i larguar më 1945). Në bazë të devizës që Greqia ka ndërmarrë lidershipin në Ballkan për llogari të BE-s, vazhdon të përkrahë edhe sot politikanët e majtë në Shqipëri, ideja se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nga Athina. Kryeministri grek Simitis, pas përfundimit të luftës në Kosovë më 11 qershor tha: “Unë jap alarmin dhe bëj sot të qartë se nëse Kosova do të fitoj pavarësinë dhe kufijtë do të ndryshojnë, do të kemi një luftë të përgjakshme”. (The Guardian 18 qershor 1999.) KONKLUZION:

“Këto shkrime janë një apel i vendosur ndaj të gjithë bashkë-athetarëve, patriot, nacionalistë, që besojnë tek e drejta që kanë shqiptarët për të jetuar të lirë në trojet e tyre, në të cilat, ata kanë ardhur bashkë me DIELLIN. Ky matrial i bazuar në pretendimet greke ndaj Shqiperisë, me të dhëna nga vetë media greke, si dhe shtrati anti – kombëtar, që ajo ka gjetur në radhët e komunistëve shqiptarë dhe elementit anti – shqiptar brenda shoqërisë shqiptare, përfaqësuesve të qarqeve anti-shqiptarë grekë në pushtet dhe në opozitë, kanë si qëllim t’i shtohen përpjekjeve të partiotëve nacionalistë demokratë shqiptarë anembanë botës, e sigurisht atyre që e përjetojnë direkt presionin greko-komunist në Shqipëri… Kush ishte shkaktari kryesor i prishjes së qetësis që mbretëronte në Shqiperinë para vitit 1997 dhe kush u mundua të minonte luftën për çlirimin dhe pavarësin e Kosovës?... Ky material i bashkohet zërit të nacionalistëve shqiptarë, punës së diasporës shqiptare jashtë vendit, ëndrrës së mijërave intelektualëve shqiptarë jashtë shqipërisë dhe trojeve shqiptare, për të parë një shtet të përparuar me të cilin ne të krenohemi”.

PETCION: Nënshkruaj Peticionin për largimin e Janullatosit nga Shqipëria!... Ky material është marrë nga libri i analistëve Edith Harxhi dhe Mal Berisha, me shkurtime nga autori i artikullit.
Rasim Bebo, Addison IL. USA, tetor 2015.

Zbulimi në arkivat e Vatikanit. Shkrimi më i vjetëri Shqipes, ja ç’shkruhej më 1210

Prof.dr. Eshref Ymeri

                                   Sa për sqarim

Në artikullin e vet me titull:
“Zbulimi në arkivat e Vatikanit. Shkrimi më i vjetëri Shqipes, ja ç’shkruhej më 1210”, të botuar në internet më 09 tetor 2015, zotëria Sitki Cerekja flet për Guljelm Adamin, ".., i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre”.
Në realitet, e vërteta për ato shkronjat “latine” që kanë pasur “në përdorim” shqiptarët, qëndron krejt ndryshe. Sepse Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Një tjetër shkencëtar i njohur,  profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin 1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në shtatë burime. Mes këtyre burimeve, burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo (shkrimi i vjetër shqip). Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek. IX (viti 860). Ta quash shkrimin shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij duhet të jetë mijëravjeçare.
Me sa duket, kryepeshkopi i Tivarit Guljelm Adami, nuk e ka pasur informacionin e duhur për huazimin e alfabetit ilir nga ana e romakëve. Ose edhe mund ta ketë pasur këtë informacion, por e mohon qëllimisht të vërtetën  historike për rrënjët e lashta të gjuhës shqipe. Sepse e kam të vështirë ta besoj që Guljelm Adami nuk ka pasur dijeni përrrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote nga ana e gjenerali romak Paul Emile, i cili, me urdhër të senatit romak, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi 70 qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire  dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës.


Tiranë, 19 tetor 2015

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...