Prof.dr. Eshref Ymeri
Sa për sqarim
Në artikullin e vet me titull:
“Zbulimi në arkivat e Vatikanit. Shkrimi më i vjetëri Shqipes, ja
ç’shkruhej më 1210”, të
botuar në internet më 09 tetor 2015, zotëria Sitki Cerekja flet për Guljelm
Adamin, ".., i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin
“Directorium ad passagium faciendum”, duke i bërë kështu edhe një relacion
Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM
FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për
Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të
njohur në histori: “Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe
të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë
librat e tyre”.
Në realitet, e vërteta për ato shkronjat “latine” që
kanë pasur “në përdorim” shqiptarët, qëndron krejt ndryshe.
Sepse Gaius
Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.r.), një
natyralist i famshëm romak ky, që botoi në vitin 77 serinë madhështore prej 37
vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historiae” (Historia
e Natyrës) , në vëllimin VII, shkruan:
“Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin
alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”.
Një tjetër shkencëtar i njohur,
profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në një
libër të vetin që ua ka kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit
të sllavishtes së vjetër, të botuar në Sofje, në gjuhën bullgare, në vitin
1981, thekson se, gjatë punës për krijimin e atij alfabeti, ata u mbështetën në
shtatë burime. Mes këtyre burimeve,
burimi i tretë (f. 60 e librit në fjalë) ishte staro allbansko pismo
(shkrimi i vjetër shqip). Dihet që Kirili dhe Metodi e krijuan
alfabetin e sllavishtes së vjetër në shek. IX (viti 860). Ta quash shkrimin
shqip të vjetër në shek. IX, do të thotë që “mosha” e tij
duhet të jetë mijëravjeçare.
Me sa duket, kryepeshkopi i Tivarit Guljelm Adami, nuk e ka pasur
informacionin e duhur për huazimin e alfabetit ilir nga ana e romakëve. Ose
edhe mund ta ketë pasur këtë informacion, por e mohon qëllimisht të vërtetën historike për rrënjët e lashta të gjuhës
shqipe. Sepse e kam të vështirë ta besoj që Guljelm Adami nuk ka pasur dijeni
përrrënimin e kulturës mijëravjeçare iliro-epirote nga ana e gjenerali romak
Paul Emile, i cili, me urdhër të senatit romak, në vitin 168 p.e.r., rrafshoi
70 qytete ilire, i vuri zjarrin të gjithë kulturës ilire dhe shiti si skllevër 150 mijë banorë vendës.
Tiranë, 19 tetor 2015
No comments:
Post a Comment