Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/20

Kombinim shpresëdhënës kundër kancerit nga firma farmaceutike amerikane Bristol-Myers Squibb

Firma farmaceutike amerikane Bristol-Myers Squibb ka njoftuar për rezultate pozitive të hulumtimeve të kombinimit të terapive imunologjike “opdivo” (nivolumab) dhe “ipilimumab”, të cilat shfrytëzohen në shërimin e kancerit të mushkërive.

Hulumtimi ka treguar se kombinimi i këtyre terapive është 20 për qind më efikas në krahasim me përdorimin vetëm të opdivo “nivolumab”-it, ka njoftuar sot Reuters.
ilac
Rezultatet pozitive të këtij hulumtimi kanë shkaktuar, po ashtu, shtimin e vlerës së aksioneve të kompanisë bioteknologjike franceze Innate Pharma, partnere e BMS-së, në orët e pasdites në bursën e Parisit për 7,23 për qind, në 13,80 euro, sepse antitrupi i saj “lirilumab” mund të tregohet efikas në kombinim me prodhimet e BMS-së (“nivolumab” e “ipilimumab”).

Megjithatë, analistët tërheqin vërejtjen se nevojiten edhe hulumtimet klinike për ta dëshmuar këtë.

Autoriteti amerikan për kontrollimin e prodhimeve farmaceutike (FDA) ka lejuar në mars procedurën e hulumtimit të shpejtuar të kombinimit të (“nivolumab” e “ipilimumab”). -

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...