Depresioni postpartum është një depresion i përkohshëm i lidhur me shtatzëninë dhe lindjen.
Vjen në dy forma: në fillim (prek rreth 80% të grave menjëherë pasi sjellin në jetë fëmijën) dhe më vonë (kjo është forma më e rëndë dhe akonisht njihet disa javë pas lindjes. Prek 10-16% të grave).
Simptomat e formës së lehtë përfshijnë mërzi, ankth, ndjesinë e të qarit dhe probleme me gjumin. Këto simptoma zakonisht largohen 10-12 ditë pas lindjes. Ky depresion largohet me pak ndihmë nga personat rreth jush në punët e shtëpisë, në kujdesjen ndaj bebit.
Është e rëndësishme të kuptoni kur depresioni zgjat më shumë se dy javë, pasi atëherë keni kaluar në fazën më të rëndë të tij.
Simptomat e depresionit post partum ndahen në tre kategori:
1. Mërzia pas lindjes: zgjat shumë pak; kërkon vetëm mbështetje nga të afërmit.
2. Depresioni postpartum: zgjat më shumë; kërkon përkujdesje mjekësore
3. Psikozë postpartum: është forma më e rëndë, kërkon përkujdesje psikiatrike.
Depresioni postpartum ka shumë simptoma të mundshme, në të cilat përfshihen:
1. Pamundësia për të fjetur ose fjetja në orare më të zgjatura.
2. Ndryshime në oreks
3. Shqetësim shumë i madh për bebin ose mungesë e interest ndaj tij
4. Ndjenjat se nuk e doni fëmijën apo familjen tuaj
5. Inat drejtuar fëmijës, partnerit ose familjes tuaj
6. Ankth ose kriza paniku
7. Frikë se mos e dëmtoni beben; këto mëndime mund të jenë obsesive dhe ju mund të keni frikë të rrini në shtëpi vetëm me fëmijën tuaj
8. Irritim
9. Trishtim ose të qara të shpeshta
10. Vështirësi në përqëndrim ose në rikujtimin e ngjarjeve
11. Ndjenjat e dyshimit, fajit, ndjesisë se jeni e padobishme, e pashpresë ose e lodhur
12. Lodhje ekstreme
12. Humbja e interesit në aktivitetet e zakonshme
13. Ndryshimet e humorit.
14. Mendime të vazhdueshme mbi vdekjen
15. Mendime obsessive-maniakale dhe sjellje të pazakonta.
Në faktorët e rriskut, të cilët ju bëjnë më të prirura për të kaluar depresionin postpartum, përfshihen:
1. Nëse e keni kaluar depresionin postpartum në një lindje të mëparshme
2. Mbështetje e dobët emocionale nga familja, partneri, miqtë
3. Jetë e stresuar
4. Sjellje bipolare
5. Histroi familjare me depresion ose sjellje bipolare
6. Çrregullimi disforik premenstrual.
Cilat janë trajtimet për depreisonin postpartum?
Depresioni postpartum shpesh largohet brenda 3 muajve pas lindjes. Por, nëse ndërhyn në jetën tuaj në shkallë të lartë, atëherë duhet ët kërkoni trajtim. Trajtimi përfshin marrjen e medikamenteve dhe psikoterapinë.
Në rastet më të rënda (psikozës postpartum) mund të jetë i nevojshëm shtrimi në spital.
Kërkoni ndihmë sa më shpejt! Nëse kapet vonë ose fare, gjendja përkeqësohet.
Gjithashtu problemet e nënës mund të ndikojnë tek fëmija duke i shkaktuar probleme me gjumin, zhvillim të parregullt të funksioneve konjitive, pasiguri dhe shpërthime zemërimi.