2015-10-20

Akademia e Kosovës kundërshton ate të Serbisë: Po bëjnë propagandë shtetërore

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriq, ka deklaruar se është i papranueshëm drafti mbi hapjen e kapitullit 35 të negociatave me BE-në, i cili ka të bëjë me Kosovën.

“Dëshirojmë t’i normalizojmë marrëdhëniet, por nuk duhet që dëshira jonë për t’i përmirësuar marrëdhëniet të keqpërdoret dhe t’i imponohen Serbisë zgjedhjet”, ka thënë Gjurqi për televizionin serb RTS.
Marko Gjuriq
Ai ka thënë se propozimi përmban shumë detaje kontestuese, me të cilat Serbia duhet të shuajë institucionet në Kosovës. Nuk ka treguar se cilat janë çështjet kontestuese, por ka theksuar se parashihet shndërrimi i “vijave administrative” në “diçka që është kufi ndërmjet sjteteve sovrane”, transmeton B92.

Sipas fjalëve të tij, propozimi për hapjen e kapitullit 35 ka qenë temë e bisedimeve serioze në qeveri ditëve të kaluara dhe përfundimet e këtyre bisedimeve kryeministri Aleksandar Vuçiq do t’ia paraqesë përfaqësuese së BE-së për politikë të jashtme e siguri Federica Mogherini të martën në Bruksel.

I pyetur se a e vë në pyetje propozimi mbi hapjen e kaputjve vazhdimin e dialigut në Bruksel, Gjuriq ka thën se “është vështirë të merret me mendi çfarëdo avancimi në dialog, në qoftë se shantazhohet Beogradi”.

“Askush që e shantazhon Beogradin nuk duhet të llogarisë në atë se do të ketë diçka pozitive që do të arrihet, ne vetëm sa bashkohemi si popull e si shtet”, ka thënë Gjuriq.




****


Duan të shkojnë në Evropë, por Kosovës t’i qesin pengesa në legjitimin e saj ndërkombëtar, kësaj radhe janë kundër anëtarësimit të saj në UNESCO
Në mbledhjen e kreut shtëror e kishtar dhe përfaqësuesve të Akademisë serbe të shkencave (SANU) është përdunduar se për Serbinë është i papranueshëm anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, ndërsa Serbia mbetet në rrugën drejt BE-së, njofton B92  ..
Kreu shtetëror e kishtar serb dhe përfaqëesuesit e SANU, në mbledhjen në ndërtesën e Kryesisë, kanë ftuar anëtaret e UNESCO-s që kërkesa e Kosovës (emri i Kosovë është vënë në thonjëza) dhe vendeve që këtë kërkesë e përkrahin ta refuzojnë dhe ta hedhin poshtë.
Ata kanë theksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, se do ta vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE duke e ruajtur dhe përparuar marrëdhëniet tradicionale të mira me Rusinë e Kinën.
Pjesëmarrësit e konferencës i kanë listuar si në vijim përfundimet nga takimi:
1. Të gjitha institucionet dhe organet shtetërore të Serbisë kundërshtojnë rreptësisht pranimin e Kosovës në UNESCO dhe ftojnë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv dhe Konferencës së Përgjithshme të kësaj organizate që kërkesa e Kosovës dhe e vendeve që e përkrahin këtë kërkesë, të refuzohet. Kishat dhe manastiret serbe në Kosovë i takojnë trashëgimisë dhe pronës së Kishës Ortodokse serbe e Serbisë dhe çdo rrëmbim i kësaj trashëgimie do të ishte cenim real i ekzistimit të objekteve më të rëndësishme fetare, kulturore e historike të popullit serb, por edhe e trashëgimisë kulturore, evropiane e botërore në Kosovë, por edhe e popullatës serbe që jeton ende atje.
2. Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe do të luftojë për ruajtjen e qenësisë kombëtare, shpirtërore e kulturore të popullit serb në Kosovë. Njëkohësisht, të vetëdijshëm me realitetin e vështirë në terren e në veçanti për shkak të pikëpamjes tjetër e së ardhmes më të mirë si për serbët ashtu edhe për shqiptarët në Kosovë, shteti i Serbisë, KOS dhe Akademia e Shkencës dhe e Arteve të Serbisë mendojnë se është e domosdoshme që të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë të qetë e me përpjekje shtesë për vendosjen e marrëdhënieve më të mira me shqiptarët. Përkrahja e krijimit të AKS-së si instrument i mbrojtjes kolektive të të drejtave politike, ekonomike e kulturore, etj. të popullit serb në Kosovë do të jetë njëri nga prioritetet e politikës shtetërore në periudhën e ardhshme.
3. Shteti serb do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke ruajtur e duke avancuar marrëdhëniet e mira tradicionale me Rusinë, Kinën e vendet tjera. Po ashtu, dialogu në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të duhej të vazhdonte, e Qeveria serbe dhe delegacioni i saj kanë lirinë e plotë, në kuadër të Kushtetutës së Serbisë, të gjejnë zgjidhje kompromisi me të cilat serbët dhe shqiptarët do të trasojnë bashkëpunimin më të mirë dhe jetën e përbashkët në të ardhmen.
4. Në veçanti është shqyrtuar pozita e serbëve në gjithë rajonin, është përcaktuar përgjegjësia dhe përkushtimi i Serbisë për mirëqenie për serbët jashtë Serbisë dhe në veçanti është theksuar nevoja edhe më e madhe edhe më e rëndësishme e bashkëpunimit dhe e konkretizimit të lidhjeve speciale paralele të cilat Republika Srpska i ka me Serbinë si në fushën e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike e të projekteve infrastrukturore ashtu edhe në sferën e kulturës, artit e sportit.
Pos kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kryeministrit b dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, në mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryetari i SANU Vladimir Kostiq si dhe kreu i KOS-ti, patriku Irinej.
******


Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës përmes një letre i përgjigjet Akademisë Serbe të Shkencave lidhur me reagimin e kësaj të fundit për mospranimin e Kosovës në UNESCO.



ASHAK, me kryetarin e saj akademik Hevzi Islami i ka dërguar letër kryetarëve të Akademive të Shkencave dhe Arteve të shteteve të ndryshme duke kundërshtuar letrën e Akademisë Serbe të Shkencave me kryetar Prof. Vlas­timir S. Kostić.

“Letra e Kryetarit të SASA-s ishte tërësisht e ingranuar në propagandën shte­tërore serbe me sy­ni­­min që të bindte akademitë e botës të kërkonin që të mos i lejohej Republikës së Ko­sovës dhe popullit të saj të in­teg­rohen në mekanizmat ndërkombëtarë që merren me arsimin, shkencën, kul­turën, sportin, tra­­shëgiminë, pra pikë­risht edhe me mbrojtjen e tyre”, thuhet mes tjerash në letrën e ASHAK, të nënshkruar nga kryetari, akademik Hivzi Islami.



Të nderuar kolegë,

Lidhur me letrën e Kryetarit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (SASA), Prof. Vlas­timir S. Kostić të datës 18.8.2015 kundër anë­ta­rësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO, që u është drej­tuar kryetarëve të akademive të botës, jemi të shtrënguar të vijmë me shpje­gimet e mëposhtme.

Kryetari i SASA-s në letrën e tij kërkonte nga Ju të ndërmerrni veprime për të parandaluar anë­­ta­rësimin e Kosovës në UNESCO si diçka të rrezikshme. Dhe kjo motivohej me kërkesën për mbrojtjen e trashëgimisë kultu­rore serbe në Kosovë. Kësaj i shtohej interpretimi se Kosova qen­ka territor statusi i të cilit vazh­duaka të jetë i rregulluar sipas rezolutës 1244 të OKB-së. Më tej në letër vihej në dyshim vullneti dhe aftësia e Republikës së Kosovës për mbrojtjen e trashë­gimisë kulturore që gjindet në territorin e saj. Si ilustrim për këte shënoheshin pasojat pas vitit 1999 dhe shkatërrimet e vitit 2004. Shënohej gjithashtu dhe pan­dehma se “gjithë trashëgimia tjetër në territorin e Kosovës është trashëgimi kulturore në pronësi të “shtetit të Kosovës””.
Para kësaj letre të Kryetarit të SASA-s, Ministri i Jash­tëm Republikës së Serbisë, zëdhënës e zyr­tar i lartë i Par­tisë So­cialiste të Serbisë në kohën kur kryetar i saj ishte S. Milošević (vitet ’90 të sh. XX), z. Ivica Dačić i ishte drejtuar UNESCO-s me kërkesën që të pengohej anë­tarësimi i Re­publikës së Kosovës në UNESCO. Më 10.08.2015 ambasadori i Serbisë në UNESCO, z. Darko Ta­nasković në gazetën ru­se “Sputnjik” kishte ngritur alar­min për nevojën e një ndërmarrjeje gjith­orto­dokse, madje tërë­sisht të krishterë për të arritur të njëj­tin qëllim kundër Kosovës.

Letra e Kryetarit të SASA-s ishte tërësisht e ingranuar në propagandën shte­tërore serbe me sy­ni­­min që të bindte akademitë e botës të kërkonin që të mos i lejohej Republikës së Ko­sovës dhe popullit të saj të in­teg­rohen në mekanizmat ndërkombëtarë që merren me arsimin, shkencën, kul­turën, sportin, tra­­shëgiminë, pra pikë­risht edhe me mbrojtjen e tyre.

Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur i njohur ndërkombëtarisht nga 111 shtete të botës (109 prej tyre anëtarë të UNESCO-s), i integruar në shumë aspekte në sistemin e të drejtës ndër­kombëtare dhe përgjegjës për kërkesat dhe detyrimet që dalin prej saj. Ajo ka po­pu­llatë të për­her­shme, territor të përkufizuar dhe qeveri të zgjedhur përmes proceseve demo­kra­tike, çka i siguron af­të­sinë për të qenë e integruar në veprimtaritë ndërkom­bëtare në ra­­­port me shtetet e tjera. Kosova ka një popullatë mbi 90% shqiptare, por Kush­tetuta e Republikës së Kosovës e ka për­kufizuar shoqë­rinë e saj si multietnike e multikulturore, duke siguruar kështu të drejtat e plota dhe mbrojtjen e të gjitha përkatësive etnike, konfesionale, gjuhësore, gjinore e të tjera, sipas standardeve më të larta të mund­shme ndër­­­kombëtare.
Shtet sovran dhe i pavarur, me qeveri të zgjedhur, me Par­la­men­t, Pre­­­si­­dent, Gjykatë Kush­te­tue­se dhe të gjitha instancat e tjera të nevojshme për fun­k­sio­ni­min e brendshëm dhe për ra­por­­tet ndër­­­­kombëtare, Republika e Kosovës ka nën­shkruar qindra ma­­rrë­veshje ndërkom­bë­tare, ka nën­­­­­shkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Mo­netar Ndër­­kombëtar, me Bankën Botë­ro­re, me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvi­llim, me Ban­kën Europiane për Investi­me, me Ban­kën Zhvillimore të Këshillit të Europës, është anë­tare e Organizatës Ndërkombëtare të Fran­ko­fonisë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar e të shumë mekanizmave të tjerë ndër­kom­bëtarë dhe ka hyrë në procesin e nën­shkri­mit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bash­ki­min Europian, që pritet të fina­lizohet bre­nda vitit. Mekanizmat ndërkombëtarë të pra­nishëm në Kosovë, përfshirë KFOR-in, EULEX-in e të tje­ra, e ushtrojnë veprimtarinë e tyre si push­tete dhe pjesë të sovranitetit që, në pajtim me Kush­te­tutën e Re­pu­blikës së Kosovës, u janë de­leguar meka­niz­ma­ve ndërkom­bëtarë. Si e tillë ajo ka hyrë në një dialog të gjerë me Republikën e Serbisë të ndër­mjetësuar nga BE në Bruksel.

Republika e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet për të hyrë në raporte ndërkombëtare me shtete dhe organizata të ndryshme si shtet sovran, prandaj edhe të bëhet anëtare e UNESCO-s.

Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga viti 2008, por kjo arritje ka kaluar nëpër një his­­tori të mundimshme të shkaktuar nga shteti i Serbisë në ingranazhet e të cilit SASA ka luajtur rol të rëndësishëm ideologjik. “Memorandumi” i SASA i vitit 1986 u bë një nga nxi­tësit kryeso­rë të ekstremizmit serb të prirë nga S. Milošević. Ajo frymë e ekstremizmit politik çoi në shpër­bërjen e Repu­blikës Federale të Jugosllavisë dhe në luftërat e shtetit serb kundër Sllo­venisë, kun­dër Kroacisë, pastaj në ndërhyrjet gjenocidale në BeH (të kujtojmë vetëm Srebre­nicën), shkatërruan trashëgiminë joserbe atje.
Forcat ushtarake, paramilitare e policore serbe, me nxitje të SASA-s dhe me bekim të krerëve të Ki­shës Ortodokse Serbe (SOC), pas një dekade anektimi të dhunshëm të Kosovës e të vendosjes së apar­teidit të egër mbi shqiptarët në vendin e tyre, ushtruan gjenocid mbi popullatën e pambrojtur civile të Kosovës në vitet 1998-99: vranë rreth 15.000 civilë (burra, gra e fëmijë, ndër ta dhe 21 ho­xhë), mijëra prej tyre ende të pagjetur, dogjën dhe rrënuan mbi 140. 000 shtëpi, dogjën dhe shkatërruan 218 xhami, dhjetëra teqe e shumë objekte të tjera kulti, arkiva, biblioteka, trashëgimi kulturore, plaçkitën ar­tefaktet që shkojnë në mbi 4.000 vjet vjetërsie dhe tërë infrastrukturën e organizimit shoqëror të Kosovës.

Më 1991 Serbia përjashtoi nga shkollat tërë mësimdhënien në gjuhën shqipe dhe për mbi 450. 000 nxënës e studentë, për të cilët shqiptarët qenë të shtrënguar të organizonin një sistem të tërë paralel nëpër shkollat-shtëpi, më të madhin që ka njohur ndonjëherë historia e rezistencave civile në Europë.

Me nismën dhe frymëzimin e drejtpërdrejtë të SASA-s në vitin 1992, përmes ligjit për Akademinë Serbe, të sponsorizuar nga ajo vetë, Parlamenti okupues i Serbisë e shpalli të mbyllur Akademinë e Shken­cave dhe të Arteve të Kosovës (KASA) të themeluar nga Parlamenti i Kosovës dekada më parë. Më 1994 pushteti okupues serb sekuestroi ndërtesën e Akademisë së Kosovës bashkë me bibliotekën, arkivin dhe gjithçka tjetër, kështu që Akademia jonë qe e shtrënguar të vazhdonte punën e saj në një shtëpi private brenda sistemit ‘paralel’.

Për çlirimin dhe shpëtimin e popullit të Kosovës nga Serbia që kishte ndërmarrë aksione eksterminimi të shqiptarëve, deportuar gjysmën e tyre (1 milion), u desh të ndërhynin forcat e NATO-s me ndër­mjetësim të OKB-së në vitin 1999 pikërisht me pretekstin e mbrojtjes së të drejtave elementare njerëzore nga Shteti i Serbisë. Pastaj u themelua Tribunali i Hagës, që për juridiksion kishte krimet kundër njerëzimit të atij shteti.

Popullsia civile e deportuar e Kosovës u kthye në vendin e vet në vitin 2000, ku gjeti 140.000 shtëpi të dje­gura, gjithçka të plaçkitur, tërë infrastrukturën të rrënuar, të rrënuara e plaçkitura rezervat e ushqimit, madje edhe të fondit të kafshëve, dhe bashkë me mekanizmat e OKB-së (UNMIK) i hyri rindërtimit të vendit në liri. Procesi i rindërtimit të shoqërisë në ato rrethana mungese të çdo gjëje, me plagët e të vrarëve, të zhdukurve, të grave të dhunuara, të fëmijëve pa prindër, nuk qe i lehtë, megjithatë shënoi përparime të dukshme. Frustrimet dhe pakënaqësia me situatën gjithnjë të rëndë në vitin 2004 shpërthyen në një revoltë, me ç‘ rast, për fat të keq, pati të vrarë, shkatërrime të pronës dhe objekteve të kultit. Edhe pse nën protektorat Kosova i mori përgjegjësitë e veta dhe nga buxheti i saj i varfër ndau miliona euro për rindërtimin e kishave ortodokse. Deri sot për këtë qëllim janë shpenzuar mbi 10 milion euro dhe janë kryer të gjitha punët e rinovimit.
Ndërkohë, Serbia deri sot nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për djegien dhe rrënimin e mbi 140.000 shtëpive, të 218 xhamive, të arkivave, të infrastrukturës, madje as i ka kthyer mbetjet mortore të të pagjeturve nga varrezat masive gjithandej nëpër Serbi. Një oficer i lartë policor serb pat njoftuar publikisht për hedhjen e të masakruarve shqiptarë me kamionë në Danub. Serbia dhe askush nuk mo­ri përgjegjësi as për djegien e xhamive qindravjeçare në Nish dhe Beograd dhe për djegien e dyqaneve të shqiptarëve ngado nëpër Serbi po në vitin 2004.

SASA nuk reagoi asnjëherë ndaj këtyre krimeve të shtetit serb kundër njerëzimit. Serbia gjatë të­rë kohës ishte anëtare me të drejta të plota e UNESCO-s dhe nuk u përjashtua kurrë nga kjo organizatë. Fare logji­k­shëm shtrohet pyetja: cili është legjitimiteti moral e tjetër i kësaj Aka­demie dhe i këtij shteti për të ngritur çështje si këto?

Kishat ortodokse serbe në Kosovë e gëzojnë nga viti 2008 mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të policisë dhe të organeve të tjera të Republikës së Kosovës dhe janë të lira ta zhvillojnë tërë veprimtarinë e tyre në kuadër të Kishës Ortodokse Serbe.
Në të vërtetë, anash incidentin e vitit 2004, gjatë tërë historisë kishat ortodokse në Kosovë e kanë gëzuar mbrojtjen e shqiptarëve dhe në shumicën e rasteve kanë mbijetuar pikërisht falë asaj mbroj­tjeje. Njihen mirë me emër mbrojtësit shqiptarë të manastireve të Deçanit, të Pejës, të Devicit, të cilëve Kisha Orto­dokse Serbe u ka dhënë mirënjohje dhe gradat vojvoda, duke u shprehur falënde­rime për këtë punë.

Nga ana tjetër, nuk mund të fshihet e vërteta notore që i pari i KOS-it kishe bekuar kriminelin Arkan në nisje të ndërmarrjeve të tij morbide në Bosnjë dhe në Kosovë.

Në vitin 2000, me ndërmjetësim të R. Prodi-t nga BE në Venecie KASA nënshkroi themelimin e Unionit të Akademive të Europës Juglindore bashkë me SASA me besimin te ndërmjetësi Prodi se në SASA po fillonin kohë të tjera, duke i dhënë kështu mundë­sinë asaj të merrte distancat nga regjimi i Milošević-it, të cilit i kishte shërbyer. Në vitin 2002, në bisedat me kryetarin e ALLEA-s, në praninë e përfaqësuesit të UNMIK-ut për arsim e shkencë dhe të Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, përfaqë­suesit e KASA-s qenë pyetur nëse do ta kundërshtonin integrimin e SASA-s në meka­nizma të tillë. Qëndrimet e KASA-s kishin qenë kundër izolimit të kujtdo qoftë, por pritej që SASA të hiqte dorë nga Memorandumi i saj i famshëm dhe nga mbështetja e politikës së Milošević-it. Kryetari i ALLEA-s u tha përfaqësuesve tanë se po vinte nga Beogradi pikërisht me garanci të shkruara për këto gjëra.
Në vitin 2004, në momentet kur në Kosovë kishin ndodhur incidentet e përmendura, KASA u pranua në ALLEA në një paketë bashkë me SASA. Më vonë, megjithëse nuk kemi pasur raporte direkte, KASA ka qenë aktive në mekanizmat ndëra­kademikë ku ka qenë edhe SASA.

Tash, me kryetarin e saj të ri, po duket se SASA po rikthehet te politikat e saj të vjetra në sintoni të plotë me Ministrin e jashtëm të Serbisë, për çka dëshmon ky sulm i paprecedent kundër kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Kuptohet se sulmet e këtilla i bëjnë krejtësisht të pakuptim angazhimet e përfaqësuesve të shtetit të Serbisë në bisedimet me përfaqësuesit e Republikës së Kosovës me ndërmjetësim të BE-së në Bruksel.

Të nderuar kolegë,

fenomene si reduktimi i SASA-s në vegël të pushtetit (siç dëshmojnë Memorandumi dhe qëndrimet e saj publike deri në vitet 2000), rikthimi te kërkesat fashiste për izolimin e një populli tjetër, tashmë të çliruar prej sundimit të regjimeve që synon të mbështesë ajo, flasin mjaftueshëm për autorët e kësaj letre.

Me respekt,

Akademik Hivzi Islami

Kryetar i ASHAK



KOSOVA ACADEMY OF SCIENCE AND ARTS

PRESIDENT


Dear colleagues,

With reference to a letter by the President of the Serbian Academy of Science and Arts (SANU-SASA), Professor Vlastimir S. Kostic, of 18 August 2015 to the presidents of the world academies of sciences, expressing his opposition to the admission of the Republic of Kosovo to UNESCO, we deem it necessary to explain the following:

1. In his letter, the SASA President asks you to take actions to avoid the "danger" of Kosovo's membership of UNESCO. This call is promoted by an alleged plea for the protection of the Serbian cultural heritage in Kosovo. Moreover, in the letter it is alleged that Kosovo is a territory that continues to be administered according to the UNSC Resolution 1244. Further, the letter brings into question the will and capacities of the Republic of Kosovo to protect the cultural heritage on its territory. To illustrate this, the letter refers to the consequences of 1999 war and the destruction caused in 2004.

Before the SASA president would address you, Mr. Ivica Dacic, Foreign Minister of the Republic of Serbia, a spokesperson and senior official of the Serbian Socialist Party during the time it was led by Slobodan Milosevic (1990s), also addressed UNESCO with a request to reject the Republic of Kosovo's membership. On 10 August 2015, in an interview with the Russian newspaper Sputnjik, the Serbian ambassador to UNESCO, Mr. Darko Tanaskovic raised the alarm over the need for all-Orthodox and indeed an all-Christian action to prevent Kosovo's membership of UNESCO.

The letter of the SASA, which falls completely in line with the Serbian state propaganda, seeks to convince the academies of the world to act and prevent the Republic of Kosovo and its people from being integrated into international bodies that deal with education, science, culture, sports, and protection of these.

2. The Republic of Kosovo is an independent and sovereign state, recognized by 111 countries of the world (of them 109 UNESCO members), integrated in many aspects in the system of international relations, and mindful of the obligations that stem from those relations. It has a permanent population, a defined territory, and a government elected through democratic processes, which guarantees integration into the international activities alongside many other countries. Albanians constitute over 90% of Kosovo's population, yet Kosovo is defined by its constitution as a multiethnic and multicultural society, thus ensuring full rights and protection for all ethnic religious, linguistic, and other groups in line with the highest international standards.

As a sovereign and independent state, with a democratically elected government, with a parliament, presidency, constitutional court, and other necessary instances for functioning states and international relations, the Republic of Kosovo has signed hundreds of international agreements, including with the International Monetary Fund, the World Bank, the European Bank for Reconstruction and Development, the European Investment Bank, the Development Bank of the Council of Europe; it is a member of the International Organization of La Francophonie, the International Olympic Committee, and many other international bodies, and has started a process of signing of the Stabilization-Association Agreement with the European Union, which is expected to conclude this year. The international bodies present in Kosovo, KFOR, EULEX, and others, exercise their activity and parts of sovereignty is delegated to them in accordance the Constitution of the Republic of Kosovo. In the capacity of a sovereign state, Kosovo has been involved in comprehensive dialogue with the Republic of Serbia under the mediation of the European Union.

The Republic of Kosovo has all the capacities needed to enter into international relations with states and organizations as a sovereign state; therefore it is entitled to become a UNESCO member as well.

3. The Republic of Kosovo has been an independent state since 2008. But this status is the outcome of a bitter history caused by the state of Serbia, with the SASA having played an important ideological role. The 1986 Memorandum of SASA became of one of the main instigators of the Serbian extremism led by Milosevic, which led to the dissolution of the Federal Republic of Yugoslavia, the wars of the Serbian state against Slovenia, Croatia, the attacks amounting to genocide against Bosnia-Herzegovina (let us recall Srebrenica), and the destruction of non-Serb heritage.

Following a violent annexation of Kosovo and the introduction of brutal apartheid against the Albanians in their own land of Kosovo, the Serbian military, police, and paramilitary forces -- encouraged by SASA and with the blessing of the leaders of the Serbian Orthodox Church (SOC) -- carried out genocidal attacks against the unprotected civilian population of Kosovo in the years 1998-1999, killing around 15,000 civilians (men, women, children, including 21 imams); thousands of Albanians are still unaccounted for to this day. The Serbian forces burned and ruined over 140,000 houses, destroyed 218 mosques, dozens of tekkass, and many other religious sites, archives, libraries; plundered artifacts dating back 4,000 years and the whole infrastructure of the state organization of Kosovo.

In 1991, Serbia banned education in Albanian -- forcing over 450,000 school children and students to organize themselves in a fully parallel system of education in makeshift schools, the biggest parallel system of civil resistance that Europe has ever seen.

Encouraged by SASA, in 1992 the Serbian Parliament promulgated a law (also sponsored by the Serbian Academy) declaring the Kosova Academy of Sciences and Arts (ASHAK- KASA) as having been closed down, which had been established by the Kosovo parliament decades earlier. In 1994, the Serbian occupying regime sequestrated the Kosovo Academy building, together with its library, archives, and all other assets. Under such circumstances, our Academy was forced to continue its activity in a private house as part of the "parallel" system.

In 1999, the NATO forces intervened to free and rescue the people of Kosovo amid Serbia's attempt to exterminate the Albanians, when half of them (one million) had been deported, ad the. Later, the Hague Tribunal was set up, whose jurisdiction was to try crimes against humanity committed by Serbia.

4. The deported civilian population returned to their homes, to find their houses burnt, everything plundered, the whole infrastructure ruined, the food reserves plundered, and even livestock destroyed. Together with the UN bodies, UNMIK, they started to reconstruct the country in freedom. The reconstruction process of society under those circumstances, with the pain still there for those murdered, the missing, raped women, orphans, was not easy. The frustration and dissatisfaction with the situation led to a revolt in 2004 which, unfortunately, left people dead and property and religious sites destroyed. Although under a protectorate, Kosovo assumed its responsibility and from its meager budget it allocated millions of euros for the reconstruction of the Orthodox churches. To date, over 10 million euros have been spent and the recovery of that destruction is complete.

On the other hand, to this day, Serbia has not assumed responsibility for burning and destroying over 140,000 houses, 218 mosques, archives, and other infrastructure. Moreover, it has not returned the remains of the victims buried in mass graves in Serbia. Senior Serbian officers have publically admitted that massacred Albanians were dumped from trucks into the Danube River. The Serbian state or anyone else there have never assumed responsibility for burning the century-old mosques in Nis and Belgrade and arson attacks on the shops of Albanians all over Serbia in 2004.

The Serbian Academy of Sciences and Arts has never condemned the crimes of the Serbian state against humanity. Yet, Serbia has continued to be a fully-fledged member of UNESCO and it was never expelled from it. The logical question that arises here is: what right and other legitimacy does that academy have to raise issues like these?

5. Since 2008, the Serbian Orthodox churches in Kosovo have been subject to protection under the Constitution of the Republic of Kosovo. They are safeguarded by the police and other institutions of the Republic of Kosovo. They are free to exercise their activity as part of Serbian Orthodox Church.

Indeed, apart from the 2004 incidents, throughout history the Serbian Orthodox churches in Kosovo have been protected by Albanians, and in most cases they survived precisely due to this protection. The Albanians who protected monasteries in Decan, Peje, Devic, are known by name, and the Serbian Orthodox Church even gave them the ranks of "Vojvodas" as sign of appreciation for what they had done in protecting those monasteries. On the other hand, one cannot hide the truth that it was the leader of the Serbian Orthodox Church that blessed the notorious Serb criminal Arkan before he would start a sway of massacres in Bosnia and Kosovo.

6. In 2000, under the patronage of Romano Prodi from the EU, the Kosova Academy of Science and Arts (ASHAK), together with SASA, signed the act of the establishment of the Union of South Eastern Europe Academies in Venice. This marked the start of a new era for the SASA, and gave the opportunity for it to distance itself from the Milosevic regime it had served. In 2002, in discussions with the ALEA president, in the presence of the UNMIK's representative in charge of education and science and the Kosovo Assembly's speaker, the AShAK representatives were asked if they would oppose SASA's integration in international mechanisms like that one. The position of the ASHAK was against anyone's isolation, however it expected the SASA to give up its notorious memorandum and support for Milosevic's polices. The ALLEA president told our representatives that he was coming from Belgrade with written guarantees about that.

In 2004, when the incidents mentioned earlier in this letter took place in Kosovo, AShAK was admitted in ALLEA in a package with SASA. Later, although we had no direct mutual relations, ASHAK was active in the international bodies at which SASA was also present.

Now it seems that with a new president at its helm SASA is returning to its old policies in full coordination with the Serbian foreign ministry. The unprecedented efforts to prevent Kosovo's UNESCO membership are the best proof of this. Attacks of this kind make the engagement of the Serbian state representatives in the EU-mediated talks with representatives of the Republic of Kosovo in Brussels completely meaningless.

Dear colleagues,

Example of an academy becoming a tool to serve the government, as is the case with the SASA (which was proven by its memorandum and its public position until 2000), the return of fascist requests for the isolation of another people that has already been liberated from a regime that the Serbian academy tries to defend, say enough about the authors of that letter.

Sincerely,

Hivzi ISLAMI

President of ASHAK

No comments:

Post a Comment

Presidenti amerikan Donald Trump emëron Elon Muskun , pronarin e kompanisë hapsinore Tesla, X, etj.në krye të një departamenti të ri

640 × 480 Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Kërko brenda në imazh Donald Trump & Elon Musk: The Billionaire...