Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/20

Vlladimir Kostiq, ka deklaruar se Kosova faktikisht dhe formalisht është e humbur për Serbinë.

Kryetari i Akademisë serbe të shkencave dhe arteve (ASSHA) Vladimir Kostic ka deklaruar se është me rëndësi ta thotë mendimin, edhe atëherë kur nuk i pëlqen mendjes kolektive.

“Nuk do të lejoj që dikush të ma përcaktojë çka guxoj të flas e çka jo, dhe cili është korpusi i përbashkët i të menduarit, të cilit duhet t’i përmbahem”, ka thënë Kostic në një intervistë “Vecernje Novostit“.

Dr Vladimir Kostic

Me rastin e reagimeve ndaj deklaratës së tij mbi Kosovën, Kostic ka përsëritur se ky është qëndrimi i tij personal e jo i Akademisë, dhe ka shtuar se nuk është në rregull që për qëndrimet e tij të dikutojnë njerëzit, të cilët nuk e kanë dëgjuar në tërësi se çfarë ka thënë.

Ai ka thënë se nuk do të flasë rreth asaj se a është patriot, ndërsa ka përmendur se nga Serbia ka mundur të shkojë “20 herë për para të majme” dje ka vendosur të rrijë në Serbi më fëmijët e nipat.

“Le të vendosë Serbia kujt t’i besojë”, ka thënë kryetari i Akademisë.

Deklarata e kryetari të Akademisë serbe Vladimir Kostic se Kosova de facto i de iure është e humbur për Serbinë, ka nxitur të dielën furtunë regaimesh në skenën politike e shoqërore, ndërsa shefi i shtetit Tomislav Nikolic një mendim të tillë të kreut të ASASH-it e ka vlerësuar si kundër interesit të Serbisë dhe ka kërkuar haptas ndërrimin e tij.

“Dikush këtij populli duhet t’i thotë se Kosova më nuk është de facto as jure në duart tona. Kam frikë se, në këtë çast, e vetmja meçuri politike se në çfarë mënyrë, me elemente të dinjitetit, ta lëmë Kosovën, e cila de facto e de jure më nuk është në duart tona. Dhe dikush këtë duhet t’ia thotë këtij populli”, ka thënë Kosqit në emisionin “Java” të Radio Beogradit.

Kryetari i ASASH-it ka vlerësuar se anëtarësia në BE e Serbisë është “alternativë shumë e qartë”, ndërsa aleancën me Rusinë e ka quajtur “alternative artificiale”, duke pyetur “a e ka konsultuar ndokush Rusinë a e do fare Serbinë”.

“Serbia, çfarëdo goditje të marrë, duhe të vazhdojë të zgjerojë kapacitetet demokratike dhe hapësirat e lirisë, përndryshe nuk do të mbijetojë”, ka vlerësuar njeriu i parë i ASASH-it.

“Është realitet historik se kombe shumë më të mëdha se ne i kanë humbur bazat e tyre. Askush prej nesh nuk guxon të kërkojë ta harrojmë Kosovën, ndonëse është me rëndësi që veten ta projektojmë në ta ardhmen, ndërsa filimi nuk ka kurrëfarë kuptimi pos edhe një hap të gabuar në historinë serbe”, ka vlerësuar kryetari i ASASH-it Kostic.

Nga zyra e kryetarit serb, Tomislav Nikolic shpejt ka pasuar regaimi i ashpër, në të cilin Kostici akuzohet se po flet kundër interesave të Serbisë.


*****

Këshilli për Kosovën i Kuvendit të Serbisë ka kërkuar sot nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, që të marrë qëndrim lidhur me deklaratën e presidentit të saj, Vlladimir Kostiq, se Kosova është e humbur për Serbinë, raporton agjencia Beta nga Beogradi.

“Këshilli nuk e pranon këtë deklaratë, pasi konsideron se këto qëndrime personale e dobësojnë pozicionin e Serbisë në procesin e mëtejmë të normalizimit dhe e dekurajon popullin serb që të mbetet në Kosovë, ndërsa e inkurajon palën shqiptare që të besoj se është e mundshme që Serbia të heq dorë nga burimi i saj shpërtëror dhe ta pranoj Kosovën”, tha Millovan Drecun, nga Partia Progresive Serbe, njëherësh kryesues i këshillit parlamentar.

Më herët, Vlladimir Kostiq, ka deklaruar se Kosova faktikisht dhe formalisht është e humbur për Serbinë.

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...