2015-10-20

Blerta Sulhasi : DEPRESIONI TE ADOLESHENTËT



Në vitin 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), vlerëson se depresioni do të jetë shkaktari numër dy i humbjes së jetërave në tërë botën.

Depresioni te adoleshentët nuk është vetëm disponim i keq dhe melankoli e rastit.

Depresioni është melankoli, trishtim ose dëshprim, kur zgjatë një kohë të gjatë dhe që ndikon në kufizimin e aftësive të adoleshentit në fuksionimin normal të tij.

Çka është depresioni te adoleshentët?

Melankolia e rastit, disponimi i keq dhe perioda të shkurtëra të ndjenjës "zbrazët", janë të zakonshme në adoleshencë. Megjithatë, depresioni madhorë, kufizon aftësinë e adoleshentëve dhe të fuksionimit normal. Depresioni te adoleshentët është i karakterizuar me disponim të keq, të vazhdueshëm, nevozizëm, ndjenja e pafuqisë ose paaftësia për t'u ndjerë i kënaqur ose i lumtur, për një periudhë të gjatë kohore-javë, muaj apo vite.

Cilat janë simptomat e adoleshentit në depression?

Simptomat e hershme të adoleshentit në depression, mund të diagnostifikohen vështirë sepse ato duken normale në fytyren e adoleshentëve. Depresioni te adoleshnetët mund të vërehet nëse ai i përjeton këto simptoma:

Ndryshime në shprehin e ngrënjes dhe të gjumit( të ngrënit apo fjetja e tepërt apo e pakët)

Humbje apo fitim i konsiderueshëm në peshë

Mos vajtja në shkollë, rënie në suksesin shkollorë

Mos përjetim të kënaqësis në aktivitete të cilat më parë ishin shumë atraktive

Pavendosshmëri, humbje të koncentrimit ose harresë

Ndjenja e pavlerës dhe fajit

Reagim të tepruar në kriticizëm, iritueshmëri

Ndjenja që asnjë përpjekje nuk është e vlefshme

Ankesa të shpeshta në lidhje me shëndetin

Zemërim, inat, shqetësim

Humbja e entuziazmit dhe motivimit

Abuzim me drog/alkool,mendime të vdekjes dhe vetëvrasjes.



Çka e shkakton depresionin në adoleshencë?

Arsyet e depresionit mund të ndryshojnë nga njëri adoleshent në tjetrin.Shpesh, depresioni është rezultat i këtyre faktorëve:

Rastet e rëndësishme si vdekja e ndonjë personi të dashur, divorci I prindërve, ndarjet nga i dashuri/ e dashura, mund të nxisin simptomat.

Përjetimet traumatike si abuzimi apo incesti shpesh shkaktojnë stres të tepruar, kur fëmija bëhet adoleshent.kjo ndodh sepse fëija si viktimë, nuk ka pasur përvojë jetësore dhe nuk ka ditur se si t'i shpreh me fjalë këto përvoja të dhimbshme, ose se si të proteston.

Stresi, posaqërisht nëse adoleshenti ka munges të mbështetjes emocionale.

Ndryshimet hormonale/fizike që ndodhin gjatë pubertetit shkaktojnë emocione të reja dhe të papritura.

Kushtet mjekësore si hipotiriodizmi mund të ndikon në barazpeshën hormonale dhe në disponim. Sëmundjet kronike fizike, gjithashtu mund të shkkatojnë depression. Kur sëmundja diagnostifikohet dhe trajtohet nga doktori, depresioni zakonisht zhduket.

Abuzimi i substancave mund të shkakton ndryshime kimike në tru.

Alergjitë në ushqim si në grurë, sheqer, dhe qumshtë shkaktojnë ose i rëndojnë simptomet e depresionit.

Ushqyerja jo e mirë mund t`shkaktohet nga barazpesha e aminoacideve ose mungesa e vitaminave.

Gjenetika mund të jetë një predispozitë për depresionin të adoleshentët kur sëmundja përcillet në familje.






Cilat janë rezultatet e depresionit te adoleshentët?

Shume sjellje ose qëndrime të adoleshentëve që i mërzisin të rriturit, ndikojnë në depresion:

Përdorimi i drogës dhe alkoolit- adoleshentët në depresion, shpesh përdorin substanca, për ta mjekuar veten nga simptomat e tyre.

Vetë-vlerësimi i ulët‚¬“ depresioni e rrit ndjenjën e jo të bukurës dhe pavlefshmëris.

çrregullime në të ngrënë ¬“ anoreksia, bulimia, janë shpesh shenja të panjohura të depresionit.

Vetë lëndimet ¬“ prerjet, djegiet, goditjet e kokës, ose llojet e tjera të vetë-shkatërrimeve, janë pothuajse gjithnjë të lidhura me depresion.

Shthurja ‚¬“ depresioni te adoleshentët mund të shfaqet me shqetësim, agresion, ose sjellje me rrezikshmëri të lartë sesa zymtësi.

Mendimet apo përpjekjet vetëvrasëse ‚¬“ adoleshentët që janë seriozisht në depresion, flasin, ose bëjnë përpjekje për vetëvrasje, të cilat duhet të mërren seriozisht.



Çka mund të bëjnë adoleshentët që ta ndihmojnë vetveten ose ndonjë shokë nëse ata fillojnë të ndihen në depresion?

Ndryshimet në disponim te adoleshnetët janë pjesë normale të zhvillimit gjatë adoleshencës.Kjo shkaktohet nga ndryshimet hormonale të cilat shkaktojnë ndryshime në disponim.Vetëm nëse adoleshentët e dijnë që këto luhatje në disponim janë normale, mund t'iu ndihmojë atyre për të reduktuar shqetësimin që shpesh i shoqëron këto ndjenja të forta. Megjithatë, adoleshentëve i'u nevojitet ndihmë për t'i përballuar këto ndjenja. Disa njerëz mendojnë se do të keqësohen nëse ata flasin për ndjenjat e pikëllueshme të tyre, por e kundërta është pothuajse shpesh e vërtet. Është shumë e shëndetshme nëse ju flisni me dikë që do t'iu dëgjoj dhe që kujdeset për ju, posaqërisht një profesionist i trajnuar që mund t'ju udhëzoj që të ndiheni më mirë.

Takohuni me shoqërin dhe flisni me ta; ose me prindërit apo profesorët.

Nëse jeni të stresuar nga provimet, flisni me profesorin apo psikologun e shkollës.

Merruni me diçka, kaloni kohën me shoqëri, posaqërisht më ata të cilët janë aktiv.

Shmanguni atyre që përdorin drogë apo alkool, për t'i përballuar ndjenjat.

Mbani mend që ju nuk jeni vetëm. Depresioni është një problem i zakonshëm dhe zakonisht një gjendje e kalueshme.

Mbi të gjitha, MOS bëni ndonjë gjë që mund t'i shkaktoni dëm të përhershëm vetvetes apo mund të shkaktoni vdekjen. Mbani ne mend që "vetvrasja është një zgjidhje e përhershme e problemit të përkohshëm."

Nëse ju keni një shokë/shoqe në depresion, posaqërisht një që flet për vetëvrasje, mos e konsideroni si tradhëti nëse ju i tregoni një personi të rritur , të përgjegjshëm. Depresioni e zbrazë energjinë dhe e errëson gjykimin,dhe shoku i juaj mund të bënë diçka që nuk mund të përmirësohet kurrë, nëse nuk merret ndihma. Nëse ju i premtoni që nuk do të tregoni, shoku juaj ka nevojë për ndihmë, dhe është më mirë të keni një shokë që do të jetë i zemruar me ty përkohësisht, sesa një që nuk do të jetë gjallë jo edhe shumë gjatë.



Vetëvrasjet

Një vajzë 15 vjeqare u vetëvra me një psitoletë. Sipas burimeve policore shkaku I vetëvrasjes është I lidhur me depresionin.

Nje tjetër vajzë 19 vjeqare u vetëvra duke marrë një sasi të konsiderueshme valiumesh.Prindërit e pyetur ne lidhje me shkaqet e vetëvrasjes nuk janë në gjendje t japin asnjë përgjigjie. Tregojnë se nuk kanë qenë shumë të vëmendshëm ndaj vajzës.



Mendimet vetëvrasëse janë mjaft të zakonshme. Nën një stres të madh, shumë njerëz, nëse jo të gjithë, kanë menduar për vetëvrasje.



Kush bënë vetëvrasje?

Femrat provojnë më shumë për t'u vetëvrarë, por meshkujt kanë më shumë "sukses".Arsyeja që meshkujt e realizojnë vetëvrasjen, është se këta zgjedhin një veprim më të shpejtë dhe më shumë vdekjeprurës, si p.sh. pistoletën.

Personat e pashpresë dhe ata që u janë ekspozuar atyre personave që kanë provuar apo kanë bërë vetëvrasje, kontribuojnë në rritjen e rrezikut të vetëvrasjeve tek të rinjët.

çdo 17 min humb një jetë me vetëvrasje. çdo ditë , 86 amerikanë i'a marrin jetën vetes dhe mbi 1,500 provojnë të bëjnë vetëvrasje

Vetëvrasja renditet e treat, si shkak i vdekjeve në Amerikë.

Tani kemi dy herë më shumë vdekje nga vetëvrasjet, sesa nga HIV/AIDS-i.

Në mes viti 1952 dhe 1995, incidentet vetëvrasëse të adoleshentëve, u trefishuan.

Meshkujt vdesin katër herë më shumë nga vetëvrasja, sesa femrat.

Vetëvrasjet marrin më shumë se 30,000 jetëra të amerikanëve çdo vit.


Pse njerëzit bëjnë vetëvrasje?

Nga shumë hulumtime të bëra, vetëvrasja duket si një veprim ekstrem, që besohet se kryhet vetëm nga njerëzit e "çmendur" (d.m.th. njerëzit që janë jashtë realitetit). Por, mendimet vetëvrasëse jo domosdoshmërisht nënkuptohen si humbje nga realiteti, konflikte të thella të pavetëdijshme, apo çrregullime të personalitetit. Personat që vetëvriten, janë të dekurajuar nga problemet e tyre dhe nuk shohin ndonjë rrugë tjetër.

Rreziku për vetëvrasje është shumë më i madh te personat me disa çrregullime në disponim , si depresionin madhor dhe çrregullimin bipolar. Konsiderohet se, 1 në 5 njerëz me çrregullim bipolarë bëjnë vetëvrasje.

Prova për të kryer vetëvrasje apo përfundimi i saj, është gjithashtu i lidhur me çrregullime të tjera psikologjike, si:varësia nga alkooli dhe drogat, skizofrenia, çrregullimet e panikut, çrregullimet e personalitetit antisocial, çrregullimet e stresit pas traumës, çrregullimi kufitar i personalitetit dhe historia familjare me vetëvrasje.

Më shumë se gjysma e personave që provojnë të bëjnë vetëvrasje , kanë dy apo më shumë çrregullime.

Por, jo të gjitha vëtëvrasjet janë të lidhura me çrregullime psikologjike. Disa njerëz që vuajnë nga sëmundje fizike , kërkojnë të lirohen nga vuajtjet duke ia marrur vetes jetën. Këto vetëvrasje nganjëherë emërtohen si "vetëvrasje të arsyeshme", duke besuar në atë që ato janë të bazuara në vendime të logjikshme, që jeta nuk ja vlenë më të jetohet nën dritën e vazhdueshme të dhimbjeve.

Vetëvrasjet tjera janë të motivuara nga bindjet e rrënjosura fetare apo politike, si në raste kur njerëzit e sakrifikojnë vetveten me veprime në protesta kundër qeverive të tyre. Akoma më i tmerrshëm është shembulli me terroristët të cilët vrasin të tjerët, po ashtu edhe vetveten, duke u bazuar që veprimet e tyre do të shpërblehen në jetën tjetër.

Provat për të bërë vetëvrasje, shpesh ndodhin si përgjegjie ndaj situatave stresuese jetësore, të tilla si vdekja e bashkëshortit, shokut të ngushtë, divorci apo ndarjet, etj. Personat që bëjnë vetëvrasje në situata stresuese, mund të kenë mungesë të aftësive për zgjidhjen e problemeve dhe nuk janë në gjendje të gjejnë alternativa për t'u ballafaquar me stresorët.



E VËRTETȄ apo E PAVËRTETȄ

Njerëzit, që na kërcënojnë se do të vetëvriten, janë persona që kërkojnë vëmendjen e të tjerëve.

E pavërtet. Edhe nëse njerëzit që na kanë thënë se do ta vrasin veten, nuk kanë vepruar ashtu, fjalët e tyre duhet të merren seriozisht. Shumë njerëz që bëjnë vetëvrasje, i kanë paralajmëruar të tjerët se do të vetëvriten.


Si ta parandalojmë një vetëvrasje?

Imagjinoni se ju po bisedoni me një shok të ngushtë tuajin, Artin. Ju e dini që gjërat nuk po shkojnë mirë. Gjyshi i Artit vdiç para 6 javëve, dhe këta të dy ishin shumë të lidhur .Suksesi i Artit në shkollë po bie, dhe ai po largohet gjithnjë e më shumë nga e dashura e tij. Akoma, ju jeni të papregatitur kur Arti ju thotë shumë qetë, "Unë më nuk po mundem. Jeta është shumë e dhimbshme. Unë nuk dua të jetoj më . Unë po mendoj që gjëja e vetme që mund të bëjë, është ta vras veten."

Kur dikush ju tregon mendimet vetëvrasëse, ju filloni të ndiheni të frikësuar dhe të habitur, sikur e tërë përgjegjësia ju ka rënë juve. Nëse dikush iu tregon për mendimet vetëvrasëse, ju duhet ta bindni atë që të takohet me një profesionist (psikolog apo psikiatër). Por, nëse personi refuzon të flet me ndonjë person tjetër, ju nuk duhet të dorëzoheni; këtu janë disa gjëra që ju mund t'i bëni:

1. Kërko që personi të flet. Pyete: "çka po ndodh?", "çka po të brengos?", "çka po dëshiron ti të ndodh?". Pyetjet e tilla do ta ndihmojnë personin t'i verbalizoj dëshirat e ndaluara psikologjike dhe do ta lehtësojnë.

2. Bëhu dashamirës. Thuaja se ju e dini se në çfarë situate është ai/ajo. Mos thuaj: "Mos u bë budalla. S'po ma merr mendja që e ke me të vërtet."

3. Sygjeroi se do të gjenë zgjidhje të tjera, përveç vetëvrasjes, për problemin e tij. Personat vetëvrasës zakonisht i shohin vetëm dy zgjidhje për gjendjen e tyre-vetëvrasjen apo ndonjë zgjidhje magjike. Profesionistët provojnë që t'ia zgjerojnë alternativat e mundshme personit që mendon të vetëvritet.

4. Pyete personin se në çfarë forme ka menduar të bëjë vetëvrasje. Personat me metoda eksplicite, që e kanë mjetin (p.sh., pistoletën apo drogat) janë në rrezik të madh. Pyete nëse ju mund t'ia mbani pistoletën, drogat, ose çfarëdo qoftë, për ca kohë. Nganjëherë personi pajtohet.

5. Propozoi që menjëherë personi të ju shoqërojë te një këshilltarë profesional. Në shumë vende, poashtu edhe tek ne, ekzistojnë "linja telefonike të krizës", ku ju apo personi i predispozuar për vetëvrasje, mund të thirrni në mënyrë anonime. Një qendër këshilluese, një urgjencë spitali, madje edhe një stacion policie janë vende ku profesionistët do të dijnë si ta përballojnë situatën.

6.Mos thuaj "Po flet budallëllëqe." Komentet e tilla e turpërojnë dhe ia cënojnë vetëvlerësimin e individit. Mos e shtyni personin të flet me ndonjë person specific, si prindërit apo bashkëshortin. Konflikti me ta mund ta shtyen të mendoj më shume për vetevrasjen.

Ndihmën mund t'ia ofrosh, por prapseprap nëse ia merrë jetën vetes ndonjë i afërmi i juaj, përgjegjesia nuk është e juaja.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...