Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/20

Elvira Haxhiaga : Cka eshte depresioni apo ankthi?



Depresioni eshte i zakonshem ne cdo shoqeri dhe te cdo individ. Jeta nuk do te jete ne rrezik nese ke depresion nje kohe te shkurt. Problemi eshte nese depresioni zgjat.

Shume here me kane be njerezit pyetje, “Kur e di qe jam ne depresion?”

Pergjigjjen me te zgjeruar po e shkruaj ketu:
Kur flasim per depresionin flasim per tri nivele te ndryshme. Me poshte vijojne ato:

Nese i ndjen disa nga keto symptome atehere mundesh me qene ne depresion.

1. Symptomet psiqike:

Disponimi jo i mire nje kohe te gjate
Vetbesimi i ulet
Je afer te qajtturit konstant
Ndihesh fajtor apo ke ndjenje faji
Toleranca te zvogelohet, nuk duron shume
Nuk te motivon asgje
Nuk te ineterson asgje
Te humb gezimi
Je nervoz non stop, apo cdo gje te irriton
I ke humb shpresat, nuk shpreson se do te behet mire
Ndjenje qe asgje dhe askush nuk te ndihmon
Mendime per vetevrasje
Mendime dhe sjellje qe i lendon dikend tjeter, p.sh femijen e rrah pa pas arsye
Nuk ke deshire te kesh mardhenie seksuale
Ndjenja e pakenaqesise si te zgjohehs ne mengjes
Ankth
Fiksime, obsesione, mendime qe kur nuk kryhen
Shqetesimi per ndonje femije
Veshteresi te marresh vendime

2. Symptomet fizike:

Levizjet ngdalsohen
Te folurit ngdalsohet
Ndryshime ne oreks (ndonjeher ehumb, por edhe rritet)
Ndryshime ne peshe (Zvogelohet por edhe rritet)
Dhimbje ne trup
Mungese energjie (ski takat)
Kapsllek
Cregullime menstruale
Mungese e interesit seksual
Symptome te ndryshme fizike

3. Symptomet sociale:

Aftesia pr te punuar te zvogelohet
Aktivitetet sociale te zvogelohen (Ski deshire te shoqerohehs me njerez)
Hobi dh eineterset zvogelohen
Me pak kontakte em miq
Veshtersi ne shtepi

Depresionet rriten edhe kur nuk kemi Vitamin B te mjaftueshem ne trup dhe Zink.


Nese ke vujatur nga depresioni nje kohe te gjate mund te me kontaktosh edhe mua por me rendesi eshte ta kontaktosh ndonje psikolog apo terapeut te mire. Duhesh te flasesh me dikend per ate qe te ka brengos nje kohe te gjate.


*****
Lexoni gjerësisht:



PDF]


Depresioni


http://www.kosovopolice.com/repository/docs/Deprsioni.pdf


[PDF]NJOHURI PËR DEPRESIONIN


http://www.tampere.fi/tiedostot/53SxKPHah/albania.pdf

Manjola Baçi: Ja shkaqet e depresionit, dhe si mund ti luftojmë ato

Manjola Baçi: Ja shkaqet e depresionit, dhe si mund ti luftojmë ato
Intervistë me psikologen klinike, Manjola Baçi

Ja shkaqet e depresionit, dhe si mund ti kurojmë ato

Intervistoi: Sidorela Lepuri


Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh të flitet për depresionin, si një sëmundje, apo çrregullim, i cili ka prekur një numër të lartë individësh. Depresioni nuk është diçka e re në botë, dhe sigurisht as në vendin tonë. Por çfarë është depresioni? Në sëmundje apo çrregull i përkohshëm? Si mund të trajtohet? Cilat janë shenjat e tij?
Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, psikologia klinike Manjola Baçi tregon lidhur me depresionin, llojet e tij, shenjat të cilat shfaqin zakonisht personat depresivë, si edhe lidhur me mënyrat sesi mund ta parandalojmë dhe luftojmë atë.

Vitet e fundit thuhet se depresioni është rritur me hapa të shpejtë në vendin tonë, dhe janë jo të pakta rastet e personave që vuajnë prej tij. Cfarë ka shkaktuar një masivizim të tillë?

Gjatë këtij tranzicioni të gjatë që po kalon vendi ynë, ka implikuar tek njeriu dhe shoqëria ndryshime drastike në jetën e tij. Qofshin këto ndryshime në perceptim, në stilin e jetës, konfliktet në marrëdhënie, zhgënjime, braktisje, papunësi, gjendja e vështirë ekonomie, një katakulpim i menjëhershëm, dhe njeriu e gjen veten të papërgatitur për të tilla ndryshime dhe të panjohura deri diku.

Ka një konfuzion lidhur me faktin nëse depresioni është një sëmundje apo një gjendje emocionale e rënduar. Depresioni duhet trajtuar si një sëmundje apo si një çrregullim i përkohshëm?

Depresioni është një nocion kompleks, me simptoma të shumëllojshme, sa psikike e fizike. Depresioni përfshin gjendjen e humorit, emocionet, mendimet, motorikën. Është një gjendje plogështie, pikëllimi, zbrazëtie, me luhatje të çrregullta humori. Të gjithë ne mund t’i ndjejmë këto simptoma, por kjo ndryshon për një kohë të shkurtër apo të iniciuar nga një vdekja e një të afërmi të dashur, apo braktisje. Quhet e tillë kur këto ndjesi janë për një kohë të gjatë dhe shkëputemi nga realiteti dhe nga jeta okupacionale që kishim. Përcaktimi nëse depresioni është sëmundje apo çrregullim duhet kuptuar në këtë mënyrë, depresioni ka shkak faktorin e një sëmundje që vuan pacienti, individi, pra nga sëmundje fizike, qoftë terminale apo kronike,dhe depresioni nga faktor psikikë, që do të thotë një pjese e sistemit nervor qendror kryesisht mungesa e seratoninës, që është hormoni i lumturisë qetëson nervat dhe transmeton sinjale kënaqësie, por edhe të një mase noradrenalina, acetikolinës dopaminë që sekretohet në mënyrë të shtuar, jep ndjenjën e ekstazës. Ajo gjithashtu është e lidhur me ndjenjën e shqetësimit dhe të ankthit. Mungesa e këtyre substancave si të serotoninës dhe noradrenalinës shkakton ngadalësim në pjesë të trurit dhe shkakton simptoma depresive.

A ndahet në nënkategori të tjera depresioni në bazë të specifikave të caktuara?

Po. Depresioni i lidhur me sëmundje fizike ku shkaku më i zakonshëm i tij lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundja e Parkisonit, hipertensionit etj.
Depresion reaktiv-si rezultat i një stresi psikologjik, i një mundimi në aspektin mendor dhe fizike. Një lodhje e stërmunduar në sistemin nervor, ose mungese e lëndëve ushqyese të organizmint për të punuar siç duhet.
Depresioni endogjen-ku nuk ka pasur periudhë të gjatë stresi, lodhje, mungesë që të jetë kusht, është menduar trashëgimia që të jetë shkaku i quajtur depression endogjen.
Simptomat depresive si pasojë e stilit të jetës jo të shëndetshme-mënyra e të ushqyerit, dhe stimulues të tepruar të kafeinës alkolit dhe sheqerit, mungesë e aktivitetit fizik, mungesë stime për veten dhe të tjerët,s i dhe probleme të tjera fizike janë produkt i këtyre sjelljeve dhe shkaku i këtyre simptomave depresive.
Depresioni maniacal lidhet me sjellje hiperaktive të pakontrolluara, luhatje të humorit të vazhdueshme si edhe mungesë gjumi.

Depresioni (çrregulli sezonal emocinal),vjen nga mungesa e dritës së diellit, që disa njërëz i bën më të ndjeshëm në sezonin e dimrit ku mungon dielli dhe efekti i tij ngrohës dhe ndricues. Trajtimi i këtij lloj depresioni bëhet me një terapi të quajtuar terapi e dritës, ku i sygjeron personin të qëndrojë për një kohë të caktuar në dritë natyrale ose artificiale. Depresioni Post-natal, është çrregullim serioz me pasoja negative për gjendjen fizike e shpirtërore për nënën e fëmijën. Janë faktorë psiko-socialë që rrisin rrezikun dhe deformojnë kështu vetrespektin për veten dhe perceptimin që kanë për fëmijën. Të gjitha gratë janë të predispozuara për tu prekur nga ky çrregullim, por në përjetime të ndryshme, kjo në varësi të gjendjes së tyre emocionale dhe fizike. Pasi është e njohur që mungesa e anemisë shkakton lodhjen dhe është e lidhur me simptoma plotësuese si ndjeshmëria, apatia dhe pamundësia për t’u përqëndruar. Po kështu edhe mungesa e hekurit ndikon në metabolizmin e gjendrës mbrojtëse. Ankthi,gjithashtu është një ndikues në çrregullimi e depresionit, frikërave të cilat mundojnë personin dhe e lodhin atë me mendime negative për veten.

Cilat janë shenjat që tregojnë së dikush vuan nga depresioni?

Personi që vuan ka këto simptoma depresive:
-Ka ndjesi mërzijte, lodhje, zbrazëtie,n dihen të pavlerë, mungesë stime, pasiguri gjithë kohës.
-Vështirësi në përqëndrim,ndjenja faji.
-Ndryshim në zakon të fjetjes, pagjumësi, zgjim i herët ose gjumë i shtuar.
-Mungesë seksuale, aktiviteti fizik,izolim etj.
Këto janë disa prej shenjave që shfaq më së shumti, një person i cili vuan nga depresioni.

Cilat grupmosha janë më shumë të predispozuara për t’u prekur nga çrregullimet depresive?

Depresioni prek të gjitha grupet e moshës, kjo duke u nisur nga të gjitha shkaqet të cilat u përmenden sipër, por me ndryshim të personaliteti kushtet dhe jetës që bën njeriu.

Po përsa i përket gjinisë, ajo femërore apo ajo mashkullore?

Meshkujt dhe femrat e përjetojnë depresionin në mënyra të ndryshme, edhe pse ndajnë simptoma të njëjta. Kjo lidhet edhe për shkak të aspektit biologjik dhe psiko-social. Mendohet se femrat preken më shumë dhe janë më të ekspozuara, për nga ndërtimi i saj biologjik dhe të menduarit më thellë dhe më të prekura ndaj fenomenve sociale. Ndryshimi midis tyre është se meshkujt kanë vështirësi për tu dallur për nga mungesa e shprehive emcocionale, ndërsa femrat janë me fleksibël dhe të brishta për t’u përfshirë në depresion, por në vetëvrasje duke qenë se mashkulli e vuan në heshtje depresionin dhe nuk kërkon ndihmë, ndërsa tek femrat ndodh më pak.

Sa zgjat kryesisht depresioni tek individi i prekur?

Depresioni apo simptomat depresive që të quhen të tilla kanë evazionin e tyre kohor, dhe periudha e saj është në varësi të kushteve dhe situatës ku ndodhet individi duke filluar nga 6 muaj deri në 1 vite ose 2 vjet. Gjithmonë bëhet fjalë për depresion të trajtuar dhe kuruar në bazë të llojit të përcaktuar si i tillë.

A sjell probleme më komplekse mostrajtimi i depresionit?

Patjetër që sjell probleme komplekse mostrajtimi në kohën e duhur. Përveçse sjell destruktivitet për veten e tij/saj, vetëvrasje por edhe vë në rrezik jetën e të tjerëve, familjarëve apo edhe më gjerë.

Vetë depresioni, a është i lidhur me frikëra të ndryshme?

Depresioni është i lidhur me gjithçka që ka të bëjë me jetën e personit apo shoqërisë, me fenomene që njeriut i ndodh të mos i përballojë dot dhe i kthen në makthe dhe frikëra që janë mbi aftësitë për t’i kontrolluar apo për ti korigjuar vetë.

Dhe së fundmi, cilat janë disa këshilla për të parandaluar dhe luftuar depresionin?

Për ta paranduar dhe luftuar atë janë dy indekse të ndryshme. Është më mirë të parandalosh së të kurosh, por edhe në këtë fazë mund t’ia dilet mbanë. Gjithmonë kjo vlen me dëshirën dhe vullnetin e individit për të kapërcyer këtë situate. Gjithashtu familjarët janë aktorët kryesorë per të ndihmuar dhe përkushtuar ndaj personit që ndihet keq dhe është ndryshe. Por dhe profesionistët me mekanizmat psikoedukative terapeutike dhe kurimin me antidepresivë ndihmojnë personin depresant.
Ja disa këshilla:
-Në situata stresuese, personi duhet të kërkojë ndihmë dhe të ketë afër njerëz që e duan dhe i japin siguri.
- Komunikimi është katarsis për gjendjen emocionale ku ndodhemi, dhe ky duhet të jetë i përditshëm, pasi dhe ne jetojmë me problemet dhe situata të ndryshme.
- Kur e shikojmë veten që po vuajmë nga diçka që të tjerët e mendojnë ndryshe nga ne, ji mendje-hapur dhe besoji këtyre ndjesive që ndryshojnë nga stili yt.
- Mos ki frikë të ndash përvojat stretuese dhe mendimet ndryshe me një profesionist, ndjeshmëria e tij/saj është të sigurojë dhe japë mirëqënie dhe rehati psikologjike.
- Të gjithë jemi të dyzuar dhe të ngarkuar emocinalisht, të zhgënjyer, të braktisur në një farë mënyrë, por kjo nuk të jep të drejtë të biesh pre e mospërballimit dhe të strukesh dhe të mbesësh aty. Zgjat dorën dhe dora do të tërheqë.
-Kurimi i depresionit punohet me psikoterapi dhe medikamente sipas gjendjes së personit, dhe në bashkëpunim me familjarët dhe komunitetit për mos stigmatizuar mbi këtë çrregullim.
Lufta nuk mbetet më tek personi që vuan, por tek shoqëria që ndëshkon me indiferetizëm dhe me një frikë që vete ata i kanë reflektuar kësaj të fundit.

Si mund ti njofim njerëzit me depresion?








Image result for sta je depresija

Edhe pse vazhdimisht po kuptohet më mirë nga masa e gjerë, shumë njerëz ende shpesh e keqkuptojnë apo nuk e vëjnë re depresionin dhe simptomat e tij. Për shkak të stigmës së vazhdueshme, ne jo gjithmonë dallojmë kur njerëzit që njohim janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje.
Image result for sta je depresija
Edhe më keq, shumë njerëz nuk diagnistifikohen fare për shkak të supozimeve të gabuara në atë se si depresioni manifestohet dhe ndaj çka duhet të kemi kujdes.

Kjo rezulton në një numër të njerëzve, depresioni i të cilëve është i fshehur, ose nga të tjerët ose nga vetë ata.

Depresioni

Veçanërisht kur një person me depresion është i padiagnostifikuar, ata mund të krijojnë mënyra për të përballuar me problemet e tyre, gjë që mban të fshehtë sëmundjen nga njerëzit përreth apo nuk e lejon personin t’i kuptojë simptomat për atë se çka në të vërtetë ato janë, transmeton Dritarja.net.

Duhet të çmësojmë supozimin se vuajtja është gjithmonë qartazi e dukshme, që të mundemi t’i kuptojmë më mirë dhe t’i ndihmojmë ata që vuajnë nga sëmundje të tilla, të vërejtur nga askush.
Image result for sta je depresija
1. Ata mund të mos “duken të dëshpëruar”

Për shkak të stereotipeve kulturore dhe mediatike, shumica prej nesh kemi supozime të ndryshme rreth sjelljes dhe dukjes të dikujt që vuan nga depresioni. Ne imagjinojmë dikë që rrallë herë del nga dhoma e tyre, që nuk vishet mirë, dhe që duket në gjendje të mjerueshme gjatë tërë kohës, por jo të gjithë njerëzit me depresion sillen njësoj.
Image result for sta je depresija
Të gjithë njerëzit janë, natyrisht, të ndryshëm nga njëri-tjetri, dhe simptomat dhe mënyrat e përballimit të depresionit gjithashtu dallojnë. Shumë janë të aftë të mbajnë një fasadë të shëndetit të mirë mendor që të mbrojnë veten, mirëpo ata nuk janë duke vuajtur hiq më pak për shkak se mund ta bëjnë këtë gjë. Ngjashëm, ata që nuk mund ta mbajnë një fasadë të tillë, nuk janë më të “dobët” se ata që munden, shkruan Dritarja.net.
Image result for sta je depresija
2. Ata shpesh mund të duken të rraskapitur apo të ankohen se janë gjithmonë të lodhur

Efekt anësor dominues i depresionit është rraskapitja e vazhdueshme. Jo gjithkush me çrregullimin vuan nga ajo, por është shumë e zakonshme.

Image result for cka eshte depresioni

Për ata që e përjetojnë këtë simptomë me depresionin e tyre, është një prej efekteve anësore më të vështira për t’u përballuar.
Image result for sta je depresija
Gjithashtu, nëse dikush jeton me depresion të padiagnostifikuar, shkaku i lodhjes së tyre mund të jetë enigmatik. Ata mund të bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë dhe prapë të zgjohen në mëngjes sikur kanë fjetur vetëm pak orë.
Image result for sta je depresija
Edhe më keq, ata mund të fajësojnë veten e tyre, duke besuar se faktorët si përtesa apo ndonjë e metë tjetër personale janë shkaktarë të niveleve të ulëta të energjisë të tyre.
Image result for cka eshte depresioni
Kjo është gjithashtu një simptomë që vështirë fshihet për ata që janë diagnostifikuar me depresion por përpiqen ta mbajnë fshehtë nga të afërmit e tyre, sepse shpesh ndikon në punën dhe marrëdhëniet e tyre.

Image result for sta je depresija

3. Ata mund të jenë jashtëzakonisht nervoz

Sjellja e një personi me depresion mund të interpretohet si melankoli edhe nëse ajo nuk është çfarë më të vërtetë ata ndjejnë.

Image result for cka eshte depresioni

 Nervozizmi është një simptomë e depresionit që shpesh nuk konsiderohet si e tillë. Kjo duhet të jetë e kuptueshme, sepse depresioni është një problem shëndetësor që nuk mund të “shihet” apo matet në mënyrë strikte, gjë që e bën edhe më të vështirë luftimin e tij.

Image result for cka eshte depresioni

Puna e vazhdueshme që duhet bërë për t’i kryer detyrat e përditshme, personin me depresion e shter mendërisht dhe lë shumë pak hapësirë për durim dhe mirëkuptim.
Image result for cka eshte depresioni
Nëse dikush që njihni zbulon se janë klinikisht të dëshpëruar dhe e ndan këtë informacion me juve, ju mund të jeni fillimisht të hutuar nëse sjelljet e tyre të mëparshme nuk përputhen me keqkuptimin e zakonshëm rreth personit me depresion si të ndruajtur dhe të heshtur. Nëse ata bëhen nervoz shpejtë dhe bezdisen lehtë, ky është në fakt një efekt anësor i depresionit.

Image result for sta je depresija

4. Ata mund ta kenë vështirë t’i përgjigjen dashurisë dhe shqetësimit për ta

Keqkuptimi kryesor për depresionin, që u la të kuptohet në paragrafët më lartë, është ai rreth të “ndjerit” i mërzitur.

Image result for cka eshte depresioni

Përkundrazi, depresioni është më shumë pamundësia për të ndjerë emocione, apo për t’i ndjerë ato vetëm pjesërisht ose vetëm për një kohë të shkurtër. Varet nga individi, por disa njerëz që vuajnë nga depresioni përshkruajnë se ndihen pothuajse “të mpirë,” dhe gjëja më e afërt te emocioni që ata përjetojnë është një lloj pikëllimi dhe/ose nervoze.
Image result for sta je depresija
Për shkak të kësaj, të përgjigjurit në mënyrë të përshtatshme ndaj gjesteve apo fjalëve të dashurisë do të jetë e vështirë për ta, apo ata nuk do të mendojnë për të fare.

Image result for cka eshte depresioni
Ata mund madje edhe të nervozohen pa arsye apo të bezdisen me juve për të, sepse mund të jetë që thjeshtë për trurin e tyre procesimi dhe përgjigja ndaj gjesteve të juaja dashurore është shumë i vështirë.

Image result for sta je depresija

5. Ata mund shpesh të refuzojnë të përfshihen në aktivitete që dikur i donin

Me përjashtim të rastit kur shpjegimet e tjera mund të jenë njësoj të mundura, një mungesë jokarakteristike e interesimit në aktivitete përgjatë një periudhe të zgjatur kohore mund të jetë një shenjë që keni depresion.
Image result for sta je depresija
Siç u përmend më lartë, depresioni është fizikisht shterues aq sa është edhe mendërisht i tillë, gjë që e vështirëson kënaqjen me gjërat që bëni zakonisht.

Image result for cka eshte depresioni
Aktivitetet që më parë i donit mund të humbin joshjen e tyre në përgjithësi, sepse depresioni gjithashtu zakonisht e bën shumë të vështirë zbavitjen apo të ndjerit i përmbushur. Nëse nuk keni ndonjë shpjegim tjetër për këtë humbje të interesit, atëherë ajo mund të jetë simptomë e depresionit klinik.

Image result for sta je depresija

6. Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit

Shprehitë jonormale të të ushqyerit kryesisht fitohen për dy arsye: si mënyrë përballimi, apo si efekt anësor i mungesës së kujdesit për veten. Të ngrënit shumë pak apo më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit.
Image result for sta je depresija
Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion duke rezultuar në mbingrënje, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi.

Image result for cka eshte depresioni

Kur një person me depresion han shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv. Mund të jetë gjithashtu një nevojë e ndërdijshme për të kontrolluar diçka, sepse ata nuk mund ta kontrollojnë depresionin e tyre.
Image result for cka eshte depresioni
Nëse dikush është i padiagnostifikuar apo nuk tregon se ka depresion, të tjerët do të supozojnë se shprehitë e tyre të të ushqyerit janë një e metë personale duke i gjykuar kështu për të, që në fund rezulton në bërjen e tyre të ndihen edhe më keq.
Image result for sta je depresija

7. Ata mund të fillojnë të kenë nevojë më shumë për ju

Një njeri me depresion vërtet nuk mund të funksionojë si një person mendërisht i shëndetshëm. Do të ketë gjëra që ata nuk do të mund më t‘i bëjnë si dikur.

Image result for cka eshte depresioni
Qortimi apo turpërimi vetëm do t’i lëndojë ata, jo t’i ndihmojë. Nëse ata e mbajnë privat depresionin e tyre, do të jetë aq më vështirë për ata të mirren me njerëzit tjerë të nervozuar me ta për shkak të paaftësisë së tyrë për të funksionuar si të tjerët.
Image result for sta je depresija
Prandaj është shumë e rëndësishme që të kuptoheni me personat në jetën tuaj, si profesionale ashtu edhe personale. Ju nuk mund të dalloni nëse dikush vetëm po dembeloset apo me të vërtetë vuan nga një problem mendor.
Image result for sta je depresija
8. Ata mund të kenë ditë të këqija, dhe ditë “më të mira”

Depresioni mund t’i ketë uljet dhe ngritjet e tij. Nëse dikush ka depresion të fshehur apo të padiagnostifikuar, disponimi i tyre rastësisht mund të luhatet, varësisht nëse depresioni i tyre është i qëndrueshëm apo jo.

Image result for cka eshte depresioni

Për juve (dhe për ta, nëse janë të padiagnostifikuar), ndryshimet në humor duken që janë pa shkak, por kjo është thjesht se si depresioni manifestohet te disa njerëz.

Image result for sta je depresija
Nëse e dini që personi ka depresion, është e mundur që rrejshëm të besoni se ata janë përmirësuar përgjithmonë për shkak të disa ditëve “të mira”.

Image result for cka eshte depresioni

 Ndërsa është gjithmonë e mrekullueshme nëse dikush kalon një ditë më të bukur se ajo para saj, ju gjithmonë duhet t’i lini ata të ju tregojnë se çka mund të përballojnë e çka jo.


Image result for sta je depresija
Supozimi se ata janë shëruar plotësisht dhe të shtyrit ata në aktivitete mund t’i tronditë ata dhe t’i bëjë të tërhiqen në vetvete përsëri. Bëhuni mbështetës për shokët dhe familjarët që vuajnë nga depresioni, por lini ata që të flasin për vete

Kombinim shpresëdhënës kundër kancerit nga firma farmaceutike amerikane Bristol-Myers Squibb

Firma farmaceutike amerikane Bristol-Myers Squibb ka njoftuar për rezultate pozitive të hulumtimeve të kombinimit të terapive imunologjike “opdivo” (nivolumab) dhe “ipilimumab”, të cilat shfrytëzohen në shërimin e kancerit të mushkërive.

Hulumtimi ka treguar se kombinimi i këtyre terapive është 20 për qind më efikas në krahasim me përdorimin vetëm të opdivo “nivolumab”-it, ka njoftuar sot Reuters.
ilac
Rezultatet pozitive të këtij hulumtimi kanë shkaktuar, po ashtu, shtimin e vlerës së aksioneve të kompanisë bioteknologjike franceze Innate Pharma, partnere e BMS-së, në orët e pasdites në bursën e Parisit për 7,23 për qind, në 13,80 euro, sepse antitrupi i saj “lirilumab” mund të tregohet efikas në kombinim me prodhimet e BMS-së (“nivolumab” e “ipilimumab”).

Megjithatë, analistët tërheqin vërejtjen se nevojiten edhe hulumtimet klinike për ta dëshmuar këtë.

Autoriteti amerikan për kontrollimin e prodhimeve farmaceutike (FDA) ka lejuar në mars procedurën e hulumtimit të shpejtuar të kombinimit të (“nivolumab” e “ipilimumab”). -

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...