Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/10/26

Rrëzohet gjumi përmbi nënat

Ervin Hatibi

Ervin Hatibi

Ervin Hatibi eshte nje nga poetet e brezit te ri, ose me mire e brezit rinor te fundkomunizmit. Ismail Kadare ka thene se Hatibi eshte vazhdimesia dhe e ardhmja e poezise moderne shqiptare, pra nje talent qe e ka treguar veten qe kur ishte vec 15 vjec. Ervin Hatibi ka shkruar shume poezi te "modeleve" te ndyshme, pra mund te gjejme nje potpuri stilesh ne poezine e tij. Dallohet per origjinalitet dhe perdorjen e mrekullueshme te gjuhes shqipe. Poezia e dhene me lart eshte shkruar nga Hatibi per grupin e muzikes se lehte Ritfolk, te cilet e kane kthyer ate ne kenget e tyre me te preferuara nga publiku shqiptar. Pothuaj gjitha tekstet e kengeve te Ritfolk kane dale nga pena e Ervin Hatibit. Ketu do gjeni nje poezi me tone moderne te ketij poeti te ri.


ATDHEU TURIST

Kamarda ishte këtu

Pantallonat e shkurtra

Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar

Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve

Plakë prej shëndeti dhe qershori

Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin

Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore

Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës

=C7farë drithërash Kamarda, plot

Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës

Nuk e lëshon aparatin, emri i markës

Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë

Të pisët lypin çamçakiza e qindarka

Të pisët, të shprishur gjaku

Plaka shtrëngon

Qemerin e kishës, që sapo doli

Ata shkruajnë se ishin aty

Të dy çift pleqsh

Kamarda kthehu në katund.

Aparati fotografik, aparati fotografik

Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur

Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë

Kisha ku u martua Kastrioti

Ishe aty Kamarda

Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin

Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur

Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar


NETE SHKURTI


Të shtëna

Nata shpohet e pikon

U mbush qyteti me ujë prej macesh

Të shtëna, të shtëna

Rrëzohet gjumi përmbi nënat

Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit

Valiumi

Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta

Të shtëna të shtëna

Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda

Me këmbë të mitura ushtarësh brenda


Afrohu

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...



MERZIA

Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.


Ndjenjë e dashuruar


(dedikuar atyre qe u merziten nga poezia "Merzia"



Me ndjenjat jam ulur në dhomë e bisedoj

ato janë dashuruar me ty, unë nuk i besoj

Me hir treëdafilash dimri, që celin mbi re,

të krahasojnë

si harqe ylberesh hutuar

rreth flokeve të tu duan të qëndrojnë


Mbi udhët e fletës sime fillojnë të vrapojnë

dhe tingujt nga pas po i ndjekin

unë për një cast ndaloj

të gjithë më shikojnë dhe nisin e presin

u them po shkoj, hej ta takoj


Nga duart e hënës të marr,nga yjet e ftohtë

mbi krahët e mia të mbaj, nga ëndrrat të mbroj

Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashtë

njeherazi thone

ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe

që po ju kërkon


Harrohemi në brigje prekjesh, në këngë vetëtimash

në dete të artë buzëqeshjesh

ecin mbi perla vargjesh, në maja të lira

ku vetëm një zë është dëgjuar,

heeej, heeeej jam dashuruar.....


Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une


AUTO

FLENE NE XHEPA
LETRAT E PADERGUARA
I NDJEJ NEN LEKURE RRESHTAT TE PESHPERIJNE
ZARFAT TEK DRIDHEN
FILATELI QE TE DASHURIT NUK DO TE MUNDIN
TE MA SHQISIN NGA MISHI
JANE LETRA QE MBASE EDHE I SHKROVA
POR VETES IA DERGOVA
NE ADRESA TE LARGETA
THUAJ SE VETEN DUA TE SQAROJ
ME ARSYET E TE TJEREVE
PER PAMUNDESITE E MIA
ME FLENE NEN LEKURE
LETRA
NJE TUFE E TERE
LETRA QE MBASE EDHE DO TE NISEN
NE FAKT U NISEN, POR PER TEK UNE
QE SI KUTI POSTARE E VJEDHUR
GRUMBULLOJ PER VETE NJE FARE NGROHTESIE, FJALE TE MIRA
QE VETE I SHKROVA PER TE TJERE AQ MIRE
SA NUK MUNDET ASKUSH TE ME SHKRUAJE.



POEZIA E HUMBJES

TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU
DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU
POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT






Ervin Hatibi, Albanian poet, essayist and painter . Ervin Hatibi was born in Tirana, Albania, in 1974. At the age of 14, Ervin Hatibi published his first poems in the literary pages of the main newspapers of the epoch. His first poetry collection Përditë Shoh Qiellin, Naim Frashëri, Tirana prefaced by Ismail Kadare, was published in 1989 when he was only 15 and was widely acclaimed by the critics of the communist regime.

At that time, following the sudden fame of the young author and his grooming as future national poet of the communist state, the National Film Studios of Albania "Shqiperia e Re", produced a documentary film on his works, entitled "The 15 Year Old Poet".

Early career

His first painting exhibition was held in spring 1991 at the National Gallery of Fine Arts. In 1992, while finishing up his studies at the School of Foreign Languages "Asim Vokshi" in Tirana, Ervin Hatibi co-founded the literary avant-garde magazine "e per-7-shme".

In the ensuing years, he wrote extensively on matters of social and literary import, and also actively took part in youth movements, which preceded the democratic changes in his country. He wrote memorable lyrics for well-known pop singers and bands in Tirana, and had his own share of rock scene with his band, as a front man.

Education

Having finished his studies in Albanian Literature & Language at the University of Tirana, and before moving to Jordan with the purpose of studying the Arabic language and Islamic Theology, Ervin Hatibi published his second and most notorious poetry collection 6, Tirana, 1995.

From that point on his poetry was published in various anthologies on major Albanian poets: Anthology of Albanian Poetry, in Macedonian, Republic of Macedonia, 1998, Anthology of Contemporary Italian and Albanian Poetry, in Italian & Albanian, Italy, 1998, Three Albanian Poets, in Spanish, Spain, 2003, Lightning from the Depths: An Anthology of Albanian Poetry, Northwestern University Press, Evanston, Illinois, 2008, in English.

During these years he served as editor in chief of Drita Islame magazine of the Muslim Community of Albania but resigned from his post as editor in chief of Drita Islame after the killing of Salih Tivari, the secretary general of Muslim Community.

Writings

His most recent collection of poems, Pasqyra e Lëndës (Table of Contents), came out in 2004 in Albania.This book and many of his essays after 2000 reflect strong Islamic overtones.

Along the years Ervin Hatibi's writing has progressively intensified in the genre of essays. He has periodically written and published articles and essays in all major newspapers and magazines in Albanian language: the leading Albanian newspaper Shekulli and the historical Albanian Macedonian magazine Lobi, Bota Shqiptare, in Italy and Fjala, in Albania, have also frequently been tribunes of his writings. Ervin Hatibi has written in length on issues related to culture, religion and arts.

His collection of essays, Republick of Albanania, Albania, 2005, is a colourful collage of some of his best essays written during this past decade where he displays his Sufi Islamic ideals regarding the reshape of the Albanian society.

Ervin Hatibi has exhibited his works in Paris, France 2003, Ferrara, Italy 2004, Skopje, Republic of Macedonia 2004, Istanbul, Turkey 2008. In 2007 he was called upon by the National Gallery of Fine Arts and the Ministry of Culture of Albania to curate the yearly international visual arts contest Onufri '07, Albania's most important visual art event.

Works

Përditë Shoh Qiellin, Naim Frashëri, Tirana, 1989
Poezi, Marlin Barleti, Tirana, 1995
Pasqyra e Lëndës, Ora, Tirana, 2004
Republick of Albanania, Ora, Tirana, 2005

Noli : Më dhëmb kur flas, por më shumë më dhëmb kur hesht


Gezim Llojdja : Stilografi i Fan Nolit gjendet ne Lekdush





Fan Noli nuk ka qene ndonjehere ne katundin Lekdush. Ky katund i vogel, siper fshatit Bençe, eshte nje karakoll i rrethuar nga male, me hone te thella e me dimer te ashper. Deri ne fillese te viteve '90, katundi numeronte pako gje banore, pak shtepi dhe nje muze te vogel. Pikerisht ne kete muze te vogel, ne thellesi te Laberise, nje shtepi e vogel e vjeter deri ne vitet '90 eshte ruajtur edhe nje stilograf i Fan Nolit.

Historia e ketij stilografi me te cilin ka perkthyer disa nga kryeveprat e tij ne gjuhen e bukur shqipe, eshte çuditerisht e çuditshme. Nolit nuk i ka rene kurre ne vesh se ne zemren e thepisur te Kurveleshit gjendet ky katund i vogel, qe do te ruante nje stilograf te tij, ne kohen e regjimit komunist.

Noli, madje nuk ka udhetuar asnjehere, as kur ishte kryeminister i ardhur ne fuqi me rebelimin e qershorit te vitit '24, ne kete katund te vogel ne jug te vendit. Mirepo si eshte historia e stilografit, me te cilin punoi Noli kur mergoi larg vendit dhe filloi te shfaqte vlerat e verteta te shpirtit te tij.

***

Image result for fan noli

Ne kete katund te vogel, fare prane bustit te heroit te ketij fshati, Mustafa Matohitit u ngrit nje muze ne vitet '80. Muze te ketij lloji, te ndertuar binjake ne gjithe fshatrat dhe qyteteve shqiptare te kesaj kohe, çuditerisht ruante nje vlere te veçante.

Stilografin e nje ish kryeministri, qe pushtetin e mori me nje revolucion te dyshimte, nderkaq e qeverisi fare pak vendin, kur mori arratine per t'u shpetuar perndjekjeve, dhe duke mos ditur ç'te bente, zjarri i tepruar i shpirtit e digjte, filloi polemikat. Papritur nje dite kur u merzit me to, filloi perkthimet.

Image result for fan noli


Punoi si i magjepsur nen rrezet e henes per te nxjerre ne drite te diellit perla te humbura. Ishte nje dite e trishtuar. Pemet lageshin, mendoi kurse bashkepunetoret e tij, qe i hengri plumbi i qeverise e kishin hallall vargje te atilla: "Neno moj mba zi.....".Shkoi pertej ketij kontinenti, deri larg ku te mos e zinte plumbi.

Por aty e perfolen per financime nga fashistet. I kredhur ne dashurine e Zotit beri diçka teper me vlere per shqiptaret besimtaret ortodoks me formimin e kishes autoqefale shqiptare. Per kete i jane mirenjohes. Nuk mjegullonte me vese, nje dite nga mesvitet '60, njeriu qe kishte pare rrezet e diellit te pare ne Ibrik Tepe u shua ne token e larget.

Nderkaq nen nje cope toke akull te ftohte ne nje ngushtice varri, u vendos trupi i pajete, mirepo vlerat e ketij njeriu nuk humben nen baltovinen e ftohte ate dite. Nuk kishin arsye te humbisnin edhe me vone. Pavaresisht kundershtive te ndryshme politike, ai mbartte edhe vlera te rralla.

***



Nje mjet i tij, çuditerisht i vogel nje stilograf me ngjyre ari te praruar udhetoi vite me vone per ne nje muze te larget, ku Noli as kishte degjuar ndonjehere, as do ta mesonte kurre se ishte nje katund i vogel me nje emer domethenes: Lekdush. Kush e solli kete stilograf ne kete muze?

Nje banor i ketij fshati me emrin Reiz Bega, ne te vertete ai, ne dimrin e fundit te luftes, kur priteshin me arme anglo amerikanet, ne nje port te jugut eshte larguar nga radhet partizane per t'u arratisur. Pse u arratis? Nuk eshte shume bindes motivi, por ky person shkon ne SHBA.

Aty nga vitet '80 ne Nju Jork gjendet kryetar i shoqates "Naim Frasheri". Meqenesi ishte i ikur nga vendi i tij, vellai ne fshatin e larget e ndjekin persekucionet, por nuk dihen ç'arsye e sjellin ne Shqiperi. Ndoshta bashkeshortja nga Gjirokastra. Sidoqofte, ai vjen ne Lekdush dhe muzeut te ketij fshati i dhuron stilografin e Fan Nolit.

Image result for fan noli

Si arriti ta siguronte kete mjet dhe perse ia dhuroi muzeut te fshatit te tij dhe jo atij kombetar, nuk eshte forte e arsyetuar. Sidoqofte stilografi i Nolit mbeti ne kete muze te ketij katundi deri ne fillese te viteve '90. Ku shkoi pas viteve '90? Ne ç'dore ra?

Ne muze te Tepelenes, apo ne ate kombetar nuk kam ndonje te dhene se ku mundet te ruhet. Une kete stilograf, me te cilin ka punuar Noli, e kam pare aty nga perfundimi i viteve '80 ne kete katund te vogel, ne muzeun e tij. Kishte nje ngjyre prarimi ari te shndritshem, ashtu si dora, qe e mbajti, me te cilin nxori xixellonja per letrat shqipe .


******




Theofan Noli (Stilian Mavromati, 6 janar 1882 - 13 mars 1965, ShBA) prift, përkthyes, shtetar, diplomat, poet e historian shqiptar.


Ai u lind më 6 janar 1882 në İbriktepe (turqisht për Qytezë), një fshat shqiptar në Trakë, jo shumë larg nga Edreneja. Si disa fshatra të tjerë të asaj krahine të banuar me shqiptarë, Qyteza kishte ruajtur me kohë gjuhën, doket dhe traditat e të parëve. Noli e konsideronte fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjës.

I ati i tij, Stiliani, ndonëse trashëgoi tokë si pronë, nuk u mor me bujqësi, por shërbeu si psalt në kishën e fshatit. E ëma, Maria, ishte shtëpiake. Familja u shtua shumë dhe erdhi një kohë që jetesa u bë e vështirë për të. Sa qe i mitur Noli hoqi sëmundje të rënda, prandaj shkollën e nisi me vonesë.

Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në gjuhën greke në Heybeliada, Stamboll. Gjithsesi, tek ai ndikoi më shumë krenaria e fshatit shqiptar për të kaluarën historike dhe dashuria për shkrimin shqip kundrejt ndikimit të mbrapshtë politik që donte të kishte Patriarkana Ortodokse tek ortodoksët e kombësive të ndryshme, veçanërisht shqiptarët.
Image result for fan noli
Në vitin 1900 shkoi në Greqi me qëllim që të nxirrte jetesën dhe të ndiqte fakultetin e filozofisë. Në Athinë u lidh me një shoqëri belge, e cila zotëronte tramvajet me kuaj. Por nuk i eci mbarë, dhe as studimet nuk i kreu. Atëherë u hodh në punë të tjera si kopist, sufler dhe aktor pranë një trupe greke teatrale shëtitëse që shfaqej dhe në skelën e Galatës.

Tek punonte atje, iu ngjall dëshira për t'u marrë me dramaturgji duke shkruar dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri). Më 1903 shkoi në Egjipt, ku filloi punë si mësues i greqishtes për dy vjet (mars 1903-mars 1905). Kohë kur përkthen në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet" që u botua në shtypshkronjën shqipe në Sofje. Në korrik-gusht të 1903, ai nisi të botojë të parat skica letrare në revistën “Numas”.

Në prill 1906, me një biletë avulloreje të klasit të dytë, paguar nga bashkatdhetari që kishte njohur n'Egjipt Spiro Dine, Fan Noli u nis për në Botën e Re duke kaluar nga Napoli dhe mbërriti në Nju Jork më 10 maj. Për njohuritë e tij gjuhësore do dërgohej në një mision rus në Amerikë.

Pasi ndenji tre muaj në Buffalo, ku punoi në një kombinat lënde drusore, Noli shkoi në Boston. Atje, botuesi Sotir Peci i dha një punë si zëvendës-redaktor i gazetës së Bostonit “Kombi”, ku punoi deri në maj 1907 dhe ku botoi artikuj me pseudonimin Ali Baba Qyteza.



Tensioni që ndjenin shqiptarët ortodoksë nga ndikimi i Kishës Greke mbërriti kulmin gjatë varrimit të një patrioti shqiptar, të cilit prifti grek nuk pranonte t'i kryente shërbesat e fundme. Me nismën e vet Noli thirri një mbledhje të shqiptarëve ortodoksë nga mbarë Nju Englandi, ku delegatët vendosën të themelojnë Kishën Ortodokse Autoqefale (autonome) Shqiptare, me Nolin si klerikun e saj të parë.

Më 9 shkurt 1908, në moshën njëzetegjashtëvjeçare, Fan Noli u bë diakon (dhjak) në Bruklin, kurse më 8 mars 1908 Platoni, kryepeshkopi ortodoks rus i Nju Jorkut, e shuguroi si prift ortodoks. Vetëm dy javë më vonë, më 22 mars 1908, Noli i ri krenar mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në 'Knights of Honor Hall' në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Nga shkurti 1909 deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 10 gusht 1911 ai u nis për në Evropë, ku ndenji katër muaj dhe kreu shërbesa kishtare në gjuhën shqipe për kolonitë në Kishinjov, Odesë, Bukuresht dhe Sofje.


Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra (në fillim më 6 janar 1907 shoqatën "Besa-Besë" me sekretar Kol Tromarën, që u shkri me Vatrën) bashkë me organin e saj të shtypit "Dielli" i Bostonit, gjithashtu dhe "Shkopi" i Kairos që lëvizën kundër një artikulli të Mit'hat Frashërit në shtypin e Selanikut.

Nga viti 1908 deri më 1912 kryen studimet e larta për arte në Universitetin e Harvardit, të cilat i përfundon me cum laude në Bachelor of Arts. Pas shpalljes së Pavarësisë, Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes, i organizuar nga shoku dhe rivali i tij Faik bej Konica.

Në korrik 1913 Fan Noli shkoi për herë të parë në Shqipëri ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm zu Vid, i cili kishte mbërritur në Durrës vetëm tri ditë më parë me një anije austro-hungareze.

Në gusht 1914 Noli qëndroi për një farë kohe në Vienë, por me afrimin e reve të zeza të luftës, u kthye në Shtetet e Bashkuara në maj 1915. Nga 21 dhjetori 1915 deri më 6 korrik 1916, u bë përsëri kryeredaktor i “Diellit” të Bostonit, tashmë gazetë e përditshme.

Në korrik 1917 u bë edhe një herë kryetar i Federatës Vatra. Në shtator të vitit 1918 Noli themeloi të përmuajshmen në anglishte The Adriatic Review (Revista e Adriatikut), që financohej nga Federata për të përhapur informacion për Shqipërinë dhe për kauzën e saj. Gjashtë muajt e parë revista u botua nga Noli, ndërsa më 1919, këtë detyrë e mori në dorë Kostandin Çekrezi.

Me fondet e Vatrës, të mbledhura nën drejtimin e Nolit, u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington delegatë shqiptaro-amerikanë për të promovuar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë. Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Evropë.

Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur. Një vit më pas, duke pasur parasysh rritjen e figurës së Nolit si udhëheqës politik e fetar i bashkësisë shqiptare dhe si shkrimtar, orator dhe komentator politik i talentuar, ishte e logjikshme që ai të zgjidhej kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku arriti ta anëtarësonte Shqipërinë më 17 dhjetor 1920.

Gazeta The Manchester Guardian, në një koment më 23 korrik 1924, e përshkruante Nolin si një burrë që do të kishte qenë i shquar në çdo vend. Diplomat i përkryer, ekspert i politikës ndërkombëtare, mjeshtër i debatit, që prej fillimit ai la mbresa të thella në Gjenevë. Me shumë mjeshtëri, por gjithmonë me buzë në gaz, ai i vuri me shpatulla pas murit të gjithë kundërshtarët e tij ballkanas. Ai është një njeri me kulturë të pamasë, që ka lexuar çdo gjë që ia vlen të lexohet në anglishte dhe frëngjishte.

Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 - 30 shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej. Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës.


Gjatë Lëvizjes së Qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoro-amerikan. Regjimi zogist i rikthyer me të ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dënoi atë me vdekje në mungesë.

Programi i tij me njëzet pika për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”.

Ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështisnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112 oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në "Shkrime për historinë e Shqipërisë" vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t'i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të soste.

Pasi zbarkuan në Bari me ftesë të Duçes u zhvendos në Vjenë pasi Italia lidhi marrëveshjet me Shqipërinë. Pas vrasjes së kolegut, Luigj Gurakuqi në Bari i kushton elegjinë "Syrgjyn vdekur" në shkurt të 1926, Berlin. Ndërsa vrasjes së mikut Bajram Currit elegjinë "Shpell'e Dragobisë".

Selia e Kominternit në Vienë ndihmon për t'organizuar KONARE-n. Në nëntor 1927 vizitoi Rusinë si delegat i Ballkanit në Kongresin ‘Miqtë e Bashkimit Sovjetik’ me rastin e dhjetëvjetorit të Revolucionit të Tetorit, dhe më 1930, pasi mori një vizë gjashtëmujore, u kthye në Shtetet e Bashkuara.

Me kthimin e tij në Boston, Noli themeloi të përjavshmen “Republika”, vetë emri i së cilës i bënte sfidë të hapur Ahmet Zogut, i cili më 1 shtator 1928 u vetëshpall Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve. “Republika” u botua edhe si opozitë ndaj “Diellit”, tashmë nën drejtimin e Faik Konicës, i cili ishte pajtuar me mbretin Zog dhe ishte bërë ministër i plotfuqishëm i Shqipërisë në Uashington.

Me mbarimin e afatit të vizës, gjashtë muaj më vonë, Noli u detyrua të kthehet në Evropë dhe “Republika” mbeti nën drejtimin e Anastas Tashkos, deri sa u mbyll më 1932. Më 1932, me ndihmën e pasuesve të tij, mundi të kthehej nga Gjermania në Shtetet e Bashkuara, ku fitoi edhe lejen për qëndrim të përhershëm.

Noli u tërhoq nga jeta politike dhe nga ky moment iu kushtua përsëri detyrave si drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në dhjetor 1933 u sëmur rëndë dhe nuk ishte në gjendje t’i përballonte shpenzimet trajtimit mjekësor për të cilin kishte aq shumë nevojë, deri sa mori si dhuratë 3000 franga ari nga Shqipëria,- me ndërhyrjen e Faik Konicës tek Ahmet Zogu.

Image result for fan noli

Ky gjest arriti pikërisht qëllimin për të cilin ishte nisur: një farë pajtimi midis Nolit dhe Zogut, si dhe një përmirësim të marrëdhënieve shpesh të acaruara të Nolit me Faik Konicën. Në vitin 1935 Noli iu kthye njërit prej pasioneve të tij të hershme – muzikës – dhe në moshën pesëdhjetetrevjeçare u regjistrua në Konservatorin e Muzikës të Nju England, në Boston, nga i cili u diplomua më 1938.

Në botimet zyrtare të Qeverisë së Mbretit Zog, “Shqipënija më 1937”, me rastin e kremtimeve të 25 Vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, në kreun për historinë e kultures, shkruhet: “me të janë lidhur emnat më të bukur e më të mallëngjyer të shkrimtarëve t’onë të kaluar.

Çdo alfabet pati një serë të gjatë asi shkrimtarësh, po mbi të gjithë vetëm katër shkëlqejnë si yje të pa shoqë, Naimi, Fishta, Konica e Noli” Në albume të përkryer me fotografi pa retush, krahas figurave të shquara të kombit, ndrinte dhe portreti i hijshëm i Fan S.

Nolit. Po atë vit Faik Konica do të thoshte: ”At Noli do të mbetet në historinë e Shqipërisë si burri që arriu i pari me hir të vullnetit dhe hollësisë së tij, të flasi gjuhën shqip në meshë. Dita që meshoi për të parën herë, është ogur i bardhë n’udhë të përparimit t’onë. Dhe as e harrojmë, as mund të lëmë të tjerët të harrojnë.”

Dielli 27 mars 1943. F . S . Noli shkruan kryeartikullin: "Origjina, shvillimi, dhe e pritmja e Bashkimit të Shenjtë“:…Atëhere puna mbeti t’i flisja Faik Konitzës dhe t’a fitonja për idenë e Bashkimit të Shenjtë. Konitza kundërshtoj me rreptësi Bashkimin e Shenjtë me Zogun në krye… Luftova disa dit’ e net me radhë që t’i mbushnja mendjen që s’kish tjatër më e mirë se kjo. Më në funt Konitza u bint. U bint dhe qendroj në fjalën e tij gjer në orën e vdekjes."

Më 12 prill 1937, Nolit iu plotësua ëndrra e madhe për një kishë kombëtare shqiptare kur Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Dielli 11 gusht 1943: "Lufta në Shqipëri nukë pushoj kur shkelnë italianët Shqipërinë të Premten e Zezë. Populli shqiptar nukë dha armët atë ditë të zezë; i fsheu a i hodhi mi sup dhe mori malet.“ Po në këtë datë njoftohen emrat e komandantëve antifashistë: "Kapiten Hysni Lepenica, Myslim Peza, Dr. Safet Butka, Kolonel Bajraktari, Baba Mustafa, Kristo Peshtani dhe Karagjozi etj."

Noli nuk u mjaftua vetëm me detyrat kishtare dhe filloi studimet pasuniversitare në Universitetin e Bostonit, ku mori doktoratën më 1945 me një disertacion për Skënderbeun. Në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, Noli pati marrëdhënie pak a shumë të mira me regjimin e ri komunist në Tiranë dhe ushtroi ndikimin e vet për ta bindur qeverinë amerikane që ta njihte atë.

Image result for fan noli

Më 1953, në moshën shtatëdhjetë e një vjeç, Fan Nolit iu dhurua shuma prej 20 000 dollarësh nga Federata Vatra, me të cilën bleu një shtëpi, në Fort Lauderdale Florida, ku vdiq më 13 mars 1965. Fan Noli është varrosur në Forrest Hill Cemetery, të Bostonit. Kisha Autoqefale që kishte krijuar u bë më vonë Kryedioqeza ortodokse shqiptare në Amerikë e Kishës ortodokse në Amerikë.


Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë e shkruar qyshë më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Delajlas në Dhjatën e Vjetër. Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, përkthen ritualet dhe liturgjinë ortodokse në dy vëllime Librë e shërbesave të shënta të kishës orthodoxe, Boston 1909, dhe Libre é te krémtevé te medha te kishes ortodokse, Boston 1911.

Përkthime që ai i çmonte si arritjet më të mëdha të tij. Më 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë "Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468", Boston. Në Shqipëri erdhi sërish në fillim të viteve '20. Më 1947 botoi përpunimin që i bëri George Castrioti Scanderbeg (1405-1468), New York 1947; që do i shërbente si temë diplome në Universitetin e Bostonit.

Tjetër vepër e tij n'anglisht “Bethoveni dhe Revolucioni francez” (Beethoven and the French revolution) në 117 faqe e botuar në New York 1947 pasqyronte figurat e mëdha të historisë (Jul Çezari, Jezusi, Skënderbeu dhe Napoleon Bonaparte). Vëllimi me vjersha Albumi u botua më 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur.
Image result for fan noli
Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet ndë përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike. Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit.

Ndonëse vetë nuk shkruajti shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.

Veprat
Album - vëllim vjershash - 1948
Historia e Skënderbeut - 1921
Autobiografia - 1960
Izraelitë e Filistinë - dramë
Bethoveni dhe Revolucioni Francez

Shkroi:Flori Bruqi



Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.


Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.


Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.


Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!


Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.


Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.

Nga Gezim Llojdia : DENONCIMI NË VITET 50 :”JUGU I SHQIPËRISË KA NGELUR NË GREQI QË NGA VITI 1913


Image result for gezim llojdja

Ka ekzistuar një shtyp,ai gjendej në emigracionin politik shqiptar,pas luftë së dytë botërore .Midis tyre gazeta “Flamuri” u botua në Romë për një periudhe kohore më shumë se 7-8 vjet me numra periodik. Duke ndjekur përshkrimet e gazetës “Flamuri”,botimi në Romë nga vitet 50.Çështja që përvijohet qartazi dhe hollësisht e mundshme për tu zbërthyer:aleatët e luftës dhe pas qëndrimi me ta. Gjemia lëkundet dhe nga vjen era fillon lëvizjen. Mirëpo le të citojmë radhë për radhë gazetën në fjalë:


“Me fqinjët Enver Hoxha ka inauguruar një politikë antikombëtare. Shqipënija ka në robni jugosllave që nga viti 1913. Krahina të gjana dhe të pasura si Kosova, Dibra, rrethet e Shkodrës, me një sipërfaqe e popullsi sa Shqipëria e sotme e quajtun e lirë. Afër 1.000.000 shqiptarë vuajtën dhe vuajnë tu pritë një ditë drejtësie për tu bashkuar me Shqipënin Nëne. Kur Shqipnija për qejf të Enver Hoxhës dhe me urdhen të Moskës kishte hyr në prerin e Jugosllavisë që e kishte robuen mirë vendin me traktate ushtarake,ekonomike,politike,marshalli Tito kishte zanë vendin e Skënderbeut. Atëherë Enver Hoxha mohonte Kosovën dhe “tanësin tokësore”tu deklarue në fillim të 1945 :”Me Jugosllavinë nuk kemi asnjë rivendikim”.Sot punët kanë ndryshuem”Shokët” janë ba armiq të tërbuem. Jugosllavija akuzon Enver Hoxhën pse prishi gjithë traktatet e akordet, dhe e armiqësoi me Shqipënin,ndërsa qeverisa komuniste e akuzon Jugosllavinë pse masakroi mijëra kosovarësh të cilët dojshin të bashkoheshin me mëmëdheun.

Ka haruar Enver Hoxha se në atë kohë pat dërguar brigadat komuniste për të shtyp kryengritjen kosovare kundër robërisë së kuqe. Politika e ndjekur me fqinjin jugor Greqinë.

Me pak rreshta citohet kështu se :”jugu i Shqipërisë ka ngelur në Greqi që nga viti 1913,Çamëria me një popullsi prej 130000 banorë. Por sot nga stërminimi sistematik i qeverive të ndryshme dhe nga shtrëngimi për ikur për në Turqi,kjo popullsi përmban 30000 shqiptarë .

Çfarë bënë qeveria e Tiranë,E.Hoxha nxirret deri ne qiell shpërthen kundra Greqisë të quajtur monarko-fashiste,por shkaku nuk janë as çamët dhe as Çamëria.

Ai është urdhëruar të mbajë në pasiguri kufirin e Epirit,për të vendosur ne vend planet e sovjetikëve. Kur çetat e ELAS dominonin në kufirin e veriut,komunistët nga viti 1943 prishën piramidat e kufirit greko-shqiptar dhe deshën të përgatisin popullin për një përqafim .

Nëse në Athin do të kishin fituar të majtët qeverisë nuk do ti binte ndërmend as për tokat shqiptare,as për çamët.

Këtu ka një citim të Mithat Frashërit në 1942:”Partia Komuniste interesohej jo për luftën kundra kombësive të huaja në Shqipëri,por për luftën kundra ideve dhe kombeve qi ishin kundra komunizmit, dhe Bashkimit Sovjetik. Sa për Shqipënin mjaftonte të tepronte nji shqiptar por aj të ishte komunist”.Për fqinjin tjetër Italinë. Thuhet se është lidhur një marrëdhënie diplomatike,por qeveria e Tiranës e shikon me syzet fashizmit. Çfarë fshihej pas asaj marrëveshje konsullore?Të futeshin në Itali agjentë për të vëzhguar dhe për të kryer atentat kundërshtarëve politikë. Kështu regjimi mori në sy të gjitha rreziqet duke u mbajtur pas kapistre të Moskës e cila nuk kishte përgatitur dhe as nuk u angazhua në ndonjë trakt për mbrojtjen e Shqipërisë.



Në një numër tjetër të gazetës lexojmë një historik të ardhjes në këtë gjendje.

Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në detë,serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekërit donin të kapnin Shkumbinin. Pasiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu”Shqiperina shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët trajtimi q kishin në kohën e mesme kur bëjshin pjesë te shteteve bizantinë e serbe e serbe pa pas privilegje te veçantë,por tue i respektua individualiteti dhe gjuha e tyre. Diku aty nga 14 dhjetori 1912, kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ti ndajmë Shqipërinë mes grekëve dhe Serbëvet,mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”.Kjo quhej atmosferë e vitit 12,kur Ismail Qemali nga deti,Mithati me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”Në 1912 ndriçimi shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës se ka një komb me histori,gjuhë dhe vullnet.Por ujqëria ballkanase e solli në udhëkryq çështjen me prerjen kirurgjikale të Kosovës.

Një gazetar i huaj shkruan periodikja:” Flamuri është shprehur”

“Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore,politike e morale sa raca shqiptare. Në qoftë se duhet të çuditemi për ndonjë gjë kjo është s e ekziston gjithnjë në Shqipëri një ndenje edhe pse e zbehtë dhe shpërndamë që priret kah pohimit,kah rilindja e kombit.

Ka një shqyrtim të hollësishëm të rrjedhojave mbi të cilat ka ecur historia jonë. Sa herë përhapeshin fuqimisht e kryengritjet aq herë nxirrej në pah rreziku i pavarësisë dhe lirisë.

Ka edhe një fakt tjetër që citon e periodiku “Flamuri”.

Kryengritjet e vonta të ballkanasve ndihmoheshin e zmadhoheshin dhe në kuvende ndërkombëtare shpërbleheshin ,përpjekjet shqiptare fillonin me guxim e përfundonin me frikë sepse nuk kishte një fuqi e madhe si Rusia për sllavëve,bullgarët dhe grekërit,që të përkraheshin të drejtat e tona aq sa përkraheshin padrejtësitë e fqinjëve.

Lidhja e Prizrenit qe një kuvendim i madh dhe një kryengritje ndërsa më vonë koha solli kirurgjinë më të madhe të kombit tonë nga jugu dhe veriu.

Në 1912 Kosova humbi atdheun,Shqipëria humbi gjysmën e vetvetes shprehet periodiku Flamuri. Gjatë luftës së parë të përbotshme nuk kanë munguar sërish kasapët që janë paraqitur më harta për të bërë një tjetër kirurgji,për tu dhënë copa fqinjëve ardhacakë dhe në hartë të mbetej një Shqipëri e vockël dhe mesme. Parimet Ëilsonit dhe përpjekjet shqiptare kanë triumfuar. Ndërkaq në luftën e dytë të përbotshme aeroplanë të huaj deshën të ndihmonin kryengritjen jugosllave duke hedhur trakte dhe harta gjeografike ku Shkodra deri në Drinë në rrethin e Karagjorgjoviçit.Mirëpo shekulli i XX ishte shekulli që regjistroi humbjen e madhe shqiptare, por edhe shekulli që solli dritëzën e parë me bombat e NATO në Kosovë. Ndërkaq shekulli XXI duhet të jetë shekulli shqiptar. Defteri ku regjistrohet bashkëjetesa me fqinjët.500 vjet nga koha e tyre llogaritet ta ketë mbështjellur guaska e rëndë e perandorisë osmane. Kohërrëzimi,pra shurdhimi definitiv i saj,pritej të ndodhte riparimi. Ndërkohë vërshuan, si në skenarët e hershëm ballkanas,fqinjësia.

Harta pushtuese lexohet:veri shkjau serb,jug grekëria e pabesë .Zënia e luftës së përbotshme ishte më tepër se llaftari. Flamuj shtetesh pollën motet. Pasqyra e pushtimeve:përveçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar,arkëmorte të rëndë. Fytyra e tyre, pasqyronte :ushtri që infektonin vdekjen.Në këtë Babiloni pushtuesish,pushtimet do të klasifikoheshin,përveçse të egra,të përbindshme pushtime.

Prof.dr. Eshref Ymeri : Një heshtje kuptimplote


Image result for eshref ymeri

Prof.dr. Eshref Ymeri



Në emisionin e tij të përhershëm dhe mjaft interesant, gazetari i mirënjohur Rezart Xhaxhiu, më 05 tetor 2015 kishte ftuar në studio kreun e Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë Atë Nikolla Markun. Në atë emision, Xhaxhiu i drejtoi mjaft pyetje Atë Nikolla Markut, të cilat lidhen me qëndrimin e këtij të fundit ndaj Anastas Janullatosit. Atë Nikolla Marku, në një hark të konsiderueshëm kohor, ka ngritur zërin e tij të fuqishëm dhe ka kërkuar me këmbëngulje qëJanullatosi të largohet nga vendi ynë, sepse misionin e tij ai e ka përfunduar.
Atë Nikolla Marku është figurë e respektuar e ortodoksisë shqiptare dhe mbetet një trashëgimtar i denjë dhe i nderuar i veprës së Fan Nolit, themeluesit të pavarësisë së Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Tufa e servilëve dhe e sahanlëpirësve të Janullatosit që enden natë e ditë rreth veladonit të tij antishqiptar, kanë shpifur për Atë Nikolla Markun, duke e akuzuar si përçarës të ortodoksisë shqiptare. Në të vërtetë, përçarës i ortodoksisë shqiptare, që prej 02 gushtit të vitit 1992 dhe deri tani, ka qenë dhe vazhdon të mbetet Janullatosi, që përfaqëson një vatër infeksioni të rëndë grek në Shqipëri.
Në përgjigjet që u dha pyetjeve të gazetarit Xhaxhiu se pse duhet të largohet Janullatosi nga Shqipëria, Atë Nikolla Marku radhiti një sërë arsyesh dhe faktesh që dëshmojnë se Janullatosi ndodhet në Shqipëri si emisar i kishës shoviniste greke dhe i shovinizmit grekokaragjoz që kanë si pikësynim greqizimin e Shqipërisë së Jugut. Por, pas dy ditësh, nëemisionin e Xhaxhiut shfaqet mësuesi i katekizmit Miron Cako, mbrojtës i zellshëm i Janullatosit, i cili sulmoi me shpifje Atë Nikolla Markun. Miron Cako shpifi në mënyrën më të padenjë si për shkollën Normale të Elbasanit, ashtu edhe për arsimimin e Atë Nikollës.
Stallierit të Janullatosit Miron Cako dhe tërë stallierëve të tjerë që vërtiten rreth veladonit të Janullatosit, u duhet kujtuar se At Nikolla Mrku e ka arsimimin përkatës për të ushtruar detyrën e vet si prift që meshon në kishën Shën Maria të Elbasanit.
Në Deklaratën që Arqimandrit Theofan Koja ka lëshuar më 01 gusht 1995, thuhet:
“Unëi nënshkruari Arqimandrit Theofan Koja, deklaroj me përgjegjësinë time prej kleriku të lartë se zoti Nikolla Marku, banues në Elbasan, ka mbaruar Seminarin Teologjik Ortodoks Intensiv të Durrësit, i cili filloi më datën 07 shkurt 1992 deri më 15 maj 1994”.
Dhe Arqimandrit Theofani e mbyll deklaratën e vet me fjalët:
“Perëndia i bekoftë ata që i shërbejnë Çështjes së Lartë Kombëtare Shqiptare”.
Në letrën që Aleko Dhima i drejton At Nikolla Markut më 12 qershor 1993, thuhet se e njeh atë si autoritet të Kishës Shën Maria të Elbasanit dhe i rekomandon që të sigurohen të dhëna nga Zyra e Kadastrës së Rrethit të Elbasanit për pronat e kishave dhe të manastireve.
Në Deklaratën që Sekretatari i Përgjithshëm i Kryesisë së Kishës Ortodoksel Autoqefale të Shqipërisë Aleko Dhima ka lëshuar më 03 nëntor 1993, thuhet:
“Deklaroj se zoti Nikolla Marku prej 6 muajsh është aktivizuar në problemet e Kishës Ortodokse, duke e pasur një aktivist shumë të mirë.Kohët e fundit, Kryesia e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ka vendosur që z. Nikolla Marku ta bëjë prift në Rrethin e Elbasanit”.
Kjo Deklaratë shoqërohet me firmën e Aleko Dhimës dhe me vulën e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Sipas dëshmisë ORDINATION - GRAMATA, me nr. 527, datë 02 tetor1995, të lëshuar në qytetin Bitola dhe të firmosur nga Mitropoliti Petar, Atë Nikolla Marku është shuguruar prift nga Sinodi i Shenjtë i Maqedonisë.
Shpifjeve të ulëta të stallierëve dhe të sahanlëpirësve të Janullatosit, që kanë arritur të shndërrohen në bandë që veprojnë kundër interesave tona kombëtare, Atë Nikolla Marku u është përgjigjur si më poshtë:
“Bandës Janullatos, duhet t’i përgjigjemi fort, për të pastruar poshtërsitë dhe invazionin ekonomik tepër tërrezikshëm. Këtë duhet ta kuptojmë të gjithë dhe se kjo punë do burra shteti e patriotizëm pa interes.
Skandali i radhës do të jetë kur Janullatosi nuk do të jetë kryepeshkop për arsye të ligjeve të Zotit. Banda Janullatos do të zgjedhë përsëri një grek në krye të kishës. Janë menduar të gjitha me kohë. Çfarë do të bëjmë ne? Ne duhet të jemi bashkë për ta shembur këtë invazion të pastër grek në dëm të Shqipërisë.
Banda Janullatos nuk është çështje ortodoksësh shqiptarë, është çështje e të gjithëve. Banda Janullatos shoqërohet në historinë e saj me skandale antishqiptare, që nga ndërrimi i statutit të kishës, zhvarrimet në Kosinë, ngjarja nëPermet, regjistrimi i popullsisë, mbështetja për Agimin e Artë, bllokimet në kufi të emigrantëve, operacionet fshesa të policisë greke, heshtja për krimet e luftës në Kosovë, mosmbajtja e meshës për viktimat e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve në Çamëri, përdorimi i gjuhës greke në kishat shqiptare dhe forume ndërkombëtare, bizneset e tipit coza nostra në Shqipëri, njohja si kryetarë shteti dhe kryeministra jo të Shqipërisë, por ata të Greqisë, ndërtime kishash të stilit grek, zhdukja e ikonave shqiptare me vlera historike, konvertim të shqiptarëve në grekë, përdorim të shtetit grek si presion ndaj Shqipërisë si dhe shumë të tjera. Dhe sa gjëra duhet të bëjë banda Janullatos ndaj Shqipërisë? Dhe sa njerëz do të korruptojë me ryshfete për t’i hedhur kundër atdheut të tyre?” (Citohet sipas: Atë Nikolla Marku. “Kush do të jetë skandali i radhës Janullatos e kompani”. Marrë nga faqja e internetit “silkAT NIKOLLA MARKU natle”. 14 tetor 2015).
Në një reagim të paradokohshëm të Kryeministrit Rama lidhur me zhurmën që bëri Janullatosi dhe skota rreth tij për të ashtuquajturën kishë e Shën Thanasit në Dhërmi, thuhet:
“Do ta rindërtojmë kishën, ishte djepi i gjuhës shqipe, grekët s’kanë të drejta mbi besimin tonë” (Citohet sipas: “Kryeministri që u thotë grekëve të vërtetën”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Telegraf”.01 shtator 2015).
Duke iu drejtuar mashës së Janullatosit Vangjel Dule në interpelancën që ky ifundit pati kërkuar në parlament, Kryeministri Rama tha:
““Ju e keni përdorur fenë shpesh për të bërë politikë… Ortodoksët shqiptarë nuk kanë qenë dhe nuk janë kurrë grekë, liria e tyre fetare nuk është në asnjë juridiksion tjetër përveç atij shqiptar” (Citohet sipas: “Edi Rama debat me kreun e PBDNJ-së: Jam mëkatar si ti, Vangjel Dule!”.Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”.15 tetor 2015).
Këto deklarata të Kryeministrit Rama të bëjnëtë besosh se Kishës Ortodokse dikur Fanoliane, do t’i kthehet pavarësia dhe ajo do të shpëtojë nga thonjtë e kishës shoviniste greke dhe të shtetit shovinist grekokaragjoz. Por heshtja jo vetëm e Kryeministrit Rama, por edhe e Presidentit Nishani dhe e Kryetarit të parlamentit Ilir Meta ndaj Përkujtesës së Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria”,Vlorë,që u është drejtuar atyre më 18 shtator 2015 dhe që në të kërkohet largimi i Janullatosit nga Shqipëria, dëshmon se tre krerët kryesorë të shtetit shqiptarë kanë mbetur peng të kishës shoviniste greke dhe të shovinizmit grekokaragjoz.
Në mungesë të përgjigjes së tre krerëve kryesorë të shtetit shqiptar, Shoqata Atdhetare-Kulturore“Labëria”, Vlorë, u detyrua që Përkujtesën, më 06 tetor 2015, t’ua dërgonte për botim gazetave kryesore që dalin në Tiranë, si“Telegraf”, “Panorama”, “Dita”, “Shekulli”, “Sot”, “Zëri i Popullit”, “55”, “Nacional” e ndonjë tjetër.Por, fatkeqësisht, edhe këto organe shtypi nuk pranuan ta botonin.Atëherë Shoqata në fjalë vendosi që Përkujtesën t’ua niste për botim 11 gazetave elektronike, të cilat e bënë publike në faqet e tyre. Në Shënimin që shoqëronte Pëkujtesën për gazetat elektronike, thuhet:
“Kjo Përkujtesë u është dërguar tre personaliteteve të vendit: Presidentit Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta dhe deputetit të Vlorës Koço Kokëdhima, më 18 Shtator 2015, me letër me përgjigje; na është kthyer përgjigjja vetëm për marrjen e të katër letrave më datën 21 shtator 2015. Pritëm një gjysmë muaji dhe, meqenëse nuk pati reagim nga të mëdhenjtë tanë, më datën 06 Tetor 2015 e nisëm Përkujtesën në disa nga gazetat kryesore që botohen në Tiranë, si: “Telegraf”, “Panorama”, “Dita”, “Shekulli”, “Sot”, “Zëri i Popullit”, “55”, “Nacional” e ndonjë tjetër, por deri më sot asnjëra prej tyre nuk e botoi. Kështu që po e botojmë në faqet e internetit në gazetat elektronike. Nderim për botuesit online!
Vlorë, 16 tetor 2015”
Heshtja e krerëve kryesorë të shtetit shqiptar dhe e organeve të lartpërmendura të shtypit të Tiranës ndaj Përkujtesës së Shoqatës Kulturore-Atdhetare “Labëria”,Vlorë, është mjaft kuptimplote, sepsedëshmon për një të vërtetë tragjike në realitetin shqiptar të ditëve tona: krerët kryesorë të politikës shqiptare, politika shqiptare dhe mjetet e informimit masiv në Shqipëri kanë rënë në gjunjë para kishës shoviniste greke dhe shovinizmit grekokaragjoz dhe vazhdojnë të tërhiqen zvarrë para tyre gjatë një periudhe prej një çerek shekulli. Kjo është edhe arsyeja kryesore që askush nga krerët kryesorë të politikës shqiptare, askush nga përfaqësuesit e mjeteve të informimit masiv në Shqipëri, nuk shkon të takohet dhe të bisedojë me priftin mjaft të nderuar dhe të respektuar Atë Nikolla Maku në Kishën Shën Maria të Elbasanit. Këtu nuk mund të lë pa përmendur vetëm një përfaqësues të shtypit dhe të publicistikës shqiptare, zotërinë Artur Zheji, i cili, në mjediset e Kishës Shën Maria të Elbasanit, në mbrëmjen e 31 janarit të vitit 2012, në nderim të Atë Nikolla Markut, pati përgatitur një emision-intervistë të posaçme me titull “360º. Marrëdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”, që e transmetoi kanali TV News 24. Ndaj këtij qëndrimi mjaft dinjitoz dhe me theks të veçantë kombëtar, unë asokohe pata reaguar me një artikull me titull “Një leksion fort i qëlluar i zotit Artur Zhejpër klasën politike të Tiranës”, të shoqëruar me një aforizëm të shkëlqyer të Monteskjesë:“Poshtërsitë e mëdha bëhen nga urrejtja, poshtërsitë e vogla bëhen nga frika” dhe të botuar në faqet e internetit më 04 shkurt 2013.
Nuk mund të lë pa përmendur, gjithashtu, faktin qëi vetmi politikan dhe Kryetar i Aleancës Kuq e Zi, zotëria Kreshnik Spahiu, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, i pati bërë një vizitë Atë Nikolla Markut po në mjediset e Kishës Shën Maria të Elbasanit dhe pati kërkuar largimin e Janullatosit nga Shqipëria.
Askush tjetër nga përfaqësuesit e Tiranës zyrtare dhe të mjeteve të informimit masiv nuk ka guxuar dhe nuk guxon të shkojë e të trokasë në derën e Kishës Shën Maria të Elbasanit, për t’u takuar me Atë Nikolla Markun. Sepse u ka hyrë në palcë frika nga Janullatosi, nga kisha shoviniste greke dhe nga shovinizmi grekokaragjoz, Prandaj edhe e kanë tradhtuar veprën e Fan Nolit dhe e kanë shkelur me këmbë shqetësimin e tij kur deklaronte:
“Pas vdekjes sime kishën ortodokse do ta pushtojnë grekët”, siç edhe e kanë pushtuar konkretisht që prej 02 gushtit të vitit 1992 dhe që historiani grek Nikolas Stavros e quan fakt të kryer kur deklaron se “hedhja në dorë e kishës ortodokse shqiptare është fitorja jonë më e madhe e shek. XX”.
Me izolimin që i bëjnë At Nikolla Markut dhe Kishës Shën Maria të Elbasanit, klasa politike e Tiranës dhe mbarë mjetet e informimit masiv që tërhiqen zvarrë pas saj, fyejnë rëndë mbarë ortodoksët e Elbasanit që respektojnë kishën në fjalë dhe vërtetojnë me fakte se kanë një çerek shekulli që e kanë tradhtuar veprën e Fan Nolit dhe të Ahmet Zogut dhe janë shndërruar në raja të neveritshëm të Athinës zyrtare.
Atë Nikolla Marku ngre zërin dhe thotë se mbrojtja e dinjitetit tonë kombëtar para kishës shoviniste greke dhe shovinizmit grekokaragjoz“do burra shteti e patriotizëm pa interes”.
Po ku t’i gjejmë ata burra shteti, si Pandeli Evangjeli, Fan Noli dhe Ahmet Zogu? Ata kanë vdekur. Le të shpresojmë se të tillë burra shteti do të rilindin ndonjëherë. Patëm shumë shpresa te Aleanca Kuq e Zi dhe nuk e dimë nëse ajo do t’i rikthehet herëdokur rolit që pati marrë përsipër dy-tre vjet më parëpër ringjalljen e frymës së nacionalizmit shqiptar, themelet e të cilit i patën hedhur rilindasit tanë të mëdhenj në gjysmën e dytë të shek. XIX.

Tiranë 24 tetor 2015

2015/10/22

Kryeakademiku serb mori pjesë në luftimet në Kosovë bashkë me dy djemtë e tij

Image result for sinisa kovacevic
Dramaturgu serb dhe akademiku Sinisha Kovaçeviq ka pohuar se kryeakademiku serb Kostiq i cili para disa ditësh deklaroi se Kosova nuk është më në duart e serbisë, gjatë luftës ka qenë në Kosovë (ka qenë komandant i njësive speciale për dy muaj, siç deklaroi vetë në RTS, ndërsa dy djemtë i kishte nën uniformë – plotësim ynë), që do të thotë se nëse dikush ka të drejtë të flasë për Kosovën dhe për luftën, është ai


“Serbia nuk guxon asnjëherë më të bëjë luftë, sepse mund të ndodhë që ajo të jetë lufta e fundit për të. Dhe atëherë do t’i ktheheshim tregimit për zhdukjen e pëlhurës së zezë nëpër shitore”, i tha ky kësaj gazete.
Image result for sinisa kovacevic
Duke komentuar deklaratën e kryetarit të ASSHA (SANU), Vlladimir Kostiqit, se Kosova “de facto e de jure” nuk është në duart tona dhe se këtë dikush duhet ta thotë, ai vlerësoi se kjo është edhe frikë se i ka ardhur fundi këtij tregimi, e nisur me ndalimin e kthimit të 100 mijë serbëve në Kosovë më 1945, që ndryshoi tablonë demografike.

Kovaçeviq rikujtoi se ka shumë rëndësi të dihet diçka që Kostiq “për arsye të modestisë së tij” nuk e tha, ndërsa opinioni i gjerë nuk e di se ai gjatë luftës ka qenë në Kosovë (ka qenë komandant i njësive speciale për dy muaj, siç deklaroi vetë në RTS, ndërsa dy djemtë i kishte nën uniformë – plotësim ynë), që do të thotë se nëse dikush ka të drejtë të flasë për Kosovën dhe për luftën, është ai”.

Ai ka rrëfyer edhe tregim për një ngjarje të vet të paradokohshme, kur udhëtoi me veturë me regjistrim të Beogradit “kryq e tërthore” nëpër Kosovë dhe nuk ka përjetuar asnjë moment të pakëndshëm, gjë që tregon se ishte “trajtuar si cilido i huaj”.

“Kam vozitur nëpër autostradën që të çon nga Prishtina në Tiranë. Autostradë e mirë, autostradë e një shteti. Pikë”, tha Kovaçeviq.

Image result for sinisa kovacevic


Siniša Kovačević playwright, professor of the Belgrade Academy of Arts , is a Serbian author.

Born in 1954 in the village of Šuljam in Serbia , Srem. He graduated dramaturgy at the Faculty of Dramatic Arts in Belgrade. He is a professor on Academy of Arts in the case dramaturgy. He writes for theater, film and TV. His works have been translated into Macedonian, Russian, English and German language. He is married to actress Ljiljana Blagojević, with whom he has a daughter, Kalina Kovačević, also an actress. He lives and works in Belgrade.

Stage dramas

Đeneral Milan Nedić
Novo je doba
Sveti Sava
Poslednja ruka pred fajront

Srpska drama

Virus
Velika drama
Kraljević Marko
Janez
Ravi
Zečiji nasip
Čudesni

TV drama

Portret Ilije Pevca
Mala šala
Svečana obaveza

Film scripts

Država Mrtvih
Bolje od bekstva
Najbolji
Najviše na svetu celom

Directed Premieres of his dramas

Virus
Kraljević Marko
Janez
Velika drama
Zečiji nasip

And also the movie Sinovci in 2006, and the TV serie Gorki Plodovi aka Bitter Fruit, in 2008/09.

Awards

Triple Sterija Award winner for theatrical plays: Novo je doba, Đeneral Milan Nedić, Janez.
Triple "Branislav Nušić" Award winner for theatrical plays: Sveti Sava, Kraljević Marko,Ravi.
TV drama Novo je doba included in the top ten TV dramas, as the third.
TV drama Svečana obaveza classified in the five best TV dramas ever recorded.
TV drama Mala šala joke is included in četrvrtu book anthology of contemporary TV dramas.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...