Demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi ka dështuar. Së paku për pjesën e brezit kufitar përgjatë territorit të Komunës së Pejës, kanë rënë në ujë 27 takimet e zhvilluara tri vitet e fundit ndërmjet dy komisioneve ndërshtetërore.
Këto dy komisione për përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi janë takuar herën e fundit vjeshtën e kaluar dhe është krijuar përshtypja se marrëveshja ka qenë pothuajse e arritur.
Mirëpo, njëri prej anëtarëve të komisionit kosovar e ka përmbysur tërë procesin.“S’ka dhe nuk mund të ketë asnjë marrëveshje për demarkacionin e kufirit në brezin kufitar përgjatë territorit të Komunës së Pejës me Malin e Zi”, thotë përfaqësuesi i Komunës së Pejës, në komisionin kosovar, Ali Lajçi.
Ai ka detyrën e vëzhguesit dhe këshilltarit në Komisionin e Kosovës për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.
Arsyeja e refuzimit, sipas Lajçit, është plani i njëanshëm i Malit të Zi për vijën kufitare dhe ky version, siç tha ai, kurrë nuk do të pranohet.
“Takimet e deritashme janë të pavlefshme dhe kurrë nuk do të pranohet asnjë version pa pajtimin e banorëve”, tha Lajçi .
Në këtë mënyrë, ai paraqet jo vetëm qëndrimin e vet por edhe të banorëve që kanë prona të veta në atë zonë
Ato vija të përcaktuara pas Luftës së Dytë Botërore kanë vazhduar të ekzistojnë edhe më pastaj, pra edhe gjatë viteve shtatëdhjetë, kohë së cilës i referohen pjesëmarrësit tanë në procesin e demarkacionit.
Por ndryshe nga ç’thonë këta, edhe në vitin 1945, edhe gjatë viteve ’70, kufiri i Kosovës me Malin e Zi ka qenë në Çakorr, në Qafë të Diellit dhe në Kullë, si kufi historik (që e vërteton qind për qind deklarata e Gjilasit, i cili ka qenë personi më i rëndësishëm në këtë proces), por edhe hartat që mund t’i konsultojë kushdo qoftë pa mund të madh, ka shkruar Prof.Dr.sc. Zejnullah Gruda në vazhdimin e dytë të serisë “Konteksti ndërkombëtar dhe ish-jugosllav i demarkacionit”.
Çfarëdo shmangie nga vija e Çakorrit, Qafa e Diellit, Kulla etj., jo vetëm që nuk ka mbështetje në faktorë gjeografikë, hidrologjikë, në histori, në parimin etnik, në arsye ekonomike, në arsye strategjike, por, përkundrazi, përbën shkelje të vrazhdë të të gjitha parimeve progresive dhe rregullave elementare të së drejtës ndërkombëtare, dhe s’janë gjë tjetër pos vazhdim i politikave gllabëruese të qarqeve imperialiste të fqinjëve.
“Me këtë garantohet, qe Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes se saj. E gjithë kjo është në përputhshmëri të plotë
“Kufiri ndërmjet Republikës së Kosovës me Malin e Zi fillon prej trekufirit Kosovë, Shqipëri dhe Mal i Zi, me lartësi mbidetare 2366 metra dhe vazhdon deri te trekufiri tjetër Kosovë, Mal i Zi dhe Serbi, në lartësi mbidetare 2155 metra”, kështu e përkufizon draft-raporti i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë-Mal i Zi.
Në një informatë për media të këtij komisioni, thuhet se çështja e kufirit me Malin e Zi do të vendoset në përputhshmëri me Kushtetutën e vitit 1974, dhe se Kosovës nuk do ti rrezikohet asnjë metër katror.
“Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror është përfundim të shënjimit të vijës kufitare në mënyrë transparente, shumë profesionale, me përgjegjësi të plotë, sipas ligjit dhe marrëveshjes ndërkombëtare”.
Kushtetuta e vitit 1974, sipas kufirit të KSAK 31 Dhjetor 1988 dhe gjendjes se tanishme 2015. Kjo vijë kufitare është në përputhje të plotë me
Deklaratën e Pavarësisë të Republikës së Kosovës, me 17. Shkurt 2008”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ato vija të përcaktuara pas Luftës së Dytë Botërore kanë vazhduar të ekzistojnë edhe më pastaj, pra edhe gjatë viteve shtatëdhjetë, kohë së cilës i referohen pjesëmarrësit tanë në procesin e demarkacionit.
Por ndryshe nga ç’thonë këta, edhe në vitin 1945, edhe gjatë viteve ’70, kufiri i Kosovës me Malin e Zi ka qenë në Çakorr, në Qafë të Diellit dhe në Kullë, si kufi historik (që e vërteton qind për qind deklarata e Gjilasit, i cili ka qenë personi më i rëndësishëm në këtë proces), por edhe hartat që mund t’i konsultojë kushdo qoftë pa mund të madh, ka shkruar Zejnullah Gruda në vazhdimin e dytë të serisë “Konteksti ndërkombëtar dhe ish-jugosllav i demarkacionit”, e botuar në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Çfarëdo shmangie nga vija e Çakorrit, Qafa e Diellit, Kulla etj., jo vetëm që nuk ka mbështetje në faktorë gjeografikë, hidrologjikë, në histori, në parimin etnik, në arsye ekonomike, në arsye strategjike, por, përkundrazi, përbën shkelje të vrazhdë të të gjitha parimeve progresive dhe rregullave elementare të së drejtës ndërkombëtare, dhe s’janë gjë tjetër pos vazhdim i politikave gllabëruese të qarqeve imperialiste të fqinjëve.
Ky raport, i cili është hartuar në muajin e kaluar, për debatin e ngritur gjatë muajve të fundit, thotë se është ngritur nga njerëz të caktuar të cilët po mundohen të bëjnë politikë me të, por që kjo është një temë me të cilën as nuk mund të bëhet politikë ditore dhe as nuk mund të bëhet patriotizëm, sepse kjo është një çështje që duhet trajtuar publikisht nga profesionistët mbi bazën e dokumentacionit relevant.
“Kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar me Kushtetutën e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK) të vitit 1974, sipas së cilës, kufijtë administrativë brenda RSFJ janë shndërruar në kufijtë ndërkombëtarë dhe kjo është duke u zbatuar në këtë proces”, shkruan në këtë draft-raport përshkrues i demarkacionit me Malin e Zi, sipas të cilit, shumë vende të botës kanë paqartësi të kufijve rreth territorit të kontestuar, por Kosova ka pasur përherë qartësi të kufijve dhe me përjashtim të Serbisë, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka ndonjë kontest kufitar me Kosovën.
“Madje, në këta kufij të gjitha shtetet fqinje e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Prandaj, pavarësisht pretendimeve të Serbisë për korrigjim të kufijve, një gjë e tillë nuk ishte pranuar as nga Komisioni i Badinterit”, thuhet në këtë informatë zyrtare.
E, për ndryshimet e supozuara se ka shmangie nga kufiri i vitit 1974, në këtë raport thuhet se këto nuk janë të dokumentueshme me dokumente përkatëse legale, politike e historike.
“Retorika folklorike nuk bën punë në këtë çështje, përkundrazi dëmton realizimin e detyrës institucionale të palës kosovare. Ky komision nuk mund të shndërrohet në instrument për plotësimin e dëshirave personale”, thuhet në këtë qarkore informative, si përgjigje ndaj disa deklaratave të politikanëve nga rajoni i Dukagjinit.
“Komisionet e ngritura nga dy qeveritë, duhet të shënjojnë vijën kufitare në mes tyre, në kufijtë e dikurshëm administrativë, krahinorë e republikanë të cilët shndërrohen në kufij shtetërorë, që do të pranohen ndërkombëtarisht”.
Më tej, sipas raportit, komisioni gjatë procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ka pas në konsideratë kujdesin maksimal ndaj pronave në zonën kufitare, duke kërkuar nga secili pretendues të bëjë kufizimin e pronës në terren sipas dokumentacionit që ka dhe se disa herë ka mbajtur takime edhe me banoret e zonës kufitare për të shqyrtuar shqetësimet e tyre.
“Pronat e qytetarëve nga komuna e Junikut, Deçanit dhe Istogut në territorin e Malit të Zi për të cilët kishte dokumentacion janë përkufizuar atje. Tani ata i kanë pronat në pronësi dhe janë duke i shfrytëzuar pa asnjë pengesë”, thuhet në këtë raport, i cili thotë se shënjimi dhe mirëmbajtja e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi bëhet në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare. “ Marrëveshja ndërkombëtare është pakoja e Ahtisari 2007, Aneksi VIII, Sektori i Sigurisë në Kosovë, Neni 3 alineja 2. Kufiri i KSAK 31 Dhjetor 1988. Kjo vijë kufitare sipas Pakos së Ahtisarit dhe në bazë të deklaratës mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt 2008, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974.
Kjo përputhshmëri e të dhënave për vijën kufitare në periudhat e lartcekura vërtetohet në bazën e të dhënave në Kadastrin dhe në Arkivin e komunës se Pejës, si dhe në bazën e të dhënave në Agjencionin Kadastral të Kosovës. Këtë përputhshmëri e kanë të vërtetuar edhe qytetaret e interesuar në këto institucione”, shkruan raporti.
Sipas tij, kufiri i përgjithshëm/vija kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është 79,6 kilometra e gjatë, e cila njëherësh është edhe vija me e shkurtër nga të katër shtetet fqinje, me të cilat kufizohet Republika e Kosovës.
“Çdo deklaratë, nga kushdo, do të duhej të mbulohej me dokumentacion relevant zyrtar, të cilat komisioni i mirëpret për trajtim”, shkruhet më tej, duke theksuar se gjatë gjithë procesit trevjeçar janë marrë për bazë të dhënat zyrtare kadastrale, hartat topografike, atlaset e ndryshme, skicat, hulumtimet nga terreni, si dhe janë bërë edhe matje nga komisionet shtetërore.
“Veçanërisht është diskutuar me kryetarin e komunës se Pejës, ish-kryetarin e komunës Ali Berisha dhe tani me kryetarin aktual Gazmend Muhaxheri, si dhe me ekipet e tyre për vijën kufitare, të cilin e menaxhojnë dhe e posedojnë dokumentacionin në kadastrën e Pejës”, shkruan në raport.
Në këtë raport, Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i udhëhequr nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, garanton që Republika e Kosovës nuk e rrezikon asnjë metër katror të sipërfaqes se saj.
-------
Përmes fotografive, po mundohen të tregojnë se çfarë po ndodh me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.
Grupi shtegtarëve “Hiking Njeri” janë ata që vazhdimisht bëjnë fotografi dhe nuk lënë kënd pa vizituar të Kosovës, por kësaj radhe sjellin diçka jo të mirë.
Arben Agim Islami ka postuar disa fotografi ku thotë se në Google Earth që disa vjet shihet kufiri i ri, i cili kalon përmes Liqenit përrallor të Kuçishtës në Liqenat.
Ai është shprehur i habitur, madje thotë se nuk e beson që po ndodh kjo.
Islami ka ofruar fotografi se ku ka qenë kufiri nga 1974, e këtë e ka bërë me vijën e kuqe, ndërsa vija e verdhë është kufiri, që sipas shumë personave në Pejë po e pretendon Mali i Zi, e që është edhe në Google Earth.
“Shumica e kufijve të Kosovës kalojnë përmes kreshtave malore. Këtu shihet që kufiri prej kurrizit të bjeshkës së Liqenakit ka zbritur thellë poshtë në luginë. Shpresoj që e gjitha kjo që po dëgjoj këto ditë është rrenë.
Nuk po du me pranu që një territor i bukur malor, me rëndësi të madhe për turizmin e Kosovës, është shkëputur veç ashtu”, ka shkruar ai.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk e ka ndërmend të ndalet së diskutuari në lidhje me çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Në një postim të fundit në Facebook, Haradinaj ka publikuar hartën për të cilën thotë se është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974.
“Kjo është harta zyrtare ushtarake e vitit 1963 që ka bërë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi (mes Republikave të atëhershme të ish-Jugosllavisë), në bazë të së cilës është bërë vija kufitare e vitit 1974. Kjo është situata reale e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi”, ka thënë Haradinaj.
Lideri i AAK-së ka theksuar se çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është serioze, temë mbarë-shtetërore dhe duhet të trajtohet profesionalisht dhe në bazë të fakteve.
Ai theksoi se sot ka zhvilluar një takim me një ekip profesorësh me eksperiencë shumë-dekadëshe në këtë fushë studimi.
“Kosova ka të drejtë plotësisht në argumentet shkencore për vijën kufitare të vitit 1974”, potencoi Haradinaj.
Ai bëri me dije se për këtë temë, që, siç tha ai, “është e rëndësisë nacionale”, do të diskutojmë këtë të mërkure me disa nga ekspertët më të njohur të fushës, njohës të rrethanave në terren, anëtar të komisionit të demarkacionit dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, kohë më parë, Haradinaj ishte zemëruar shumë në kryetarin e Komisionit për Demarkacion, Murat Meha, të cilit iu përplas edhe harta për fytyre nga lideri i AAK-së.
*******
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian i Malit të Zi, Igor Lukshiq ,kohë më parë ka thënë ka thënë se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi do të caktohet me anë të “dokumenteve kadastrale” dhe jo me rezolutë.
Këto deklarata kanë ardhur pas votimit të rezolutës për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës.
Në një seancë të Parlamentit të Malit të Zi duke reaguar mbi rezolutën e Kosovës ka thënë që edhe më herët ne Bosnje e Hercegovinë është propozuar një rezolutë e tillë por për të cilën ekspertët kanë treguar që “s’ka problem”
Ndërsa përfaqësuesi i partisë opozitare Milan Knezheviq ka thënë që po mendon seriozisht të propozojë një tjetër rezolutë për rregullimin e kufijve, teksa e konsideroi rezolutën e Kuvendit të Kosovës si sulm mbi sovranitetin e Malit të Zi.
Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute para një jave ka obliguar Qeverinë e Kosovës që të bëjë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Duke pas parasysh shumë paqartësi rreth demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi dhe duke parë që një numër i konsideruar individësh dhe institucionesh gabimisht po i qasen problemit të demarkacionit, Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi kanë publikuar punimin shkencor me titull “Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi (Aspekte ndërkombëtare, gjeografike, politike dhe historike) Gusht 2015” në mënyrë që të japin sqarime shtesë për ketë problematikë.
Ata i janë përmbajtur tri pyetjeve kryesore gjeografike që bëhen para se të fillohet një hulumtim: KUR, KU dhe nga KUSH u bë ndarja kufitare mes njësive administrative të ish-Jugosllavisë.
“Së pari në mënyrë kronologjike hulumtuam se a ka pas komision për përcaktim të vijave kufitare ndonjëherë në ish-Jugosllavi dhe cili ishte ai komision. Gjithashtu konsultuam edhe numër të madh dokumentesh grafike (harta) ku prezantoheshin kufijtë administrativ të ish Jugosllavisë”, thonë Isufi dhe Bulliqi .
Ata, përmes hulumtimeve, erdhën në përfundimin se pas lutës së dytë Botërore në Jugosllavi ishte një komision për caktimin e vijave kufitare që i printe Milovan Gjilasi. Ky komision ishte në nivel federal dhe se ishte kompetent për përcaktimin e vijave përfundimtare.
“Komisioni u propozua nga Politbyroja e komitetit qendror të PK të Jugosllavisë me 11.06.1945, ndërsa u formua me 19.06.1945 nga kryesia e AVNOJ-të. Kryetar i komisionit u caktua Milovan Gjilas (me etni malazeze) si njeriu më i besueshëm i Titos”, thonë ata.
Sipas tyre, edhe në at kohë, sikurse sot, për prezantimin e vijave kufitare si hartat më të sakta dhe me kredibile ishin hartat topografie.
“Ne i dhamë vetes për detyrë që t’i siguronim hartat topografike të asaj kohe dhe të kontrollonim a kishin vija kufitare të paraqitura në to apo jo”.
“Kosova, sipas këtyre vijave, humb 8890.5 ha, në raport me Malin e Zi, ndërsa fiton rreth 761.2 ha. Bilanci i shkëmbimit territorial mes këtyre dy shteteve është rreth 8229.3 ha negativ për Kosovën”, theksojnë ata.
Më tej, Isufi dhe Bulliqi kanë analizuar kualitetin e vijave kufitare, asaj të komisionit federal të ish-Jugosllavisë (kufijve të TITOS) dhe asaj që tani përdorin institucionet e Kosovës.
“Kufiri i ashtuquajtur i Titos në aspektin kualitativ, mundësisë së mirëmbajtjes si dhe mundësisë së paraqitjes së ndonjë mospajtimi e ndonjë ngatërrese të mundshme individuale apo institucionale është e punuar me kujdes dhe me profesionalizëm shumë të madh. Kjo edhe është e arsyeshme se në të kanë punuar hartografët më të mirë të kohës me instrumentet më të zhvilluar të asaj kohe në njërin ndër institutet më zhvilluara ndoshta edhe ne Evropë”, thonë më tej ata.

Vija kufitare e shfrytëzuar aktualisht nga institucionet e Kosovës dhe disa ueb serverë, ata theksojnë se profesionalisht është me të meta, nuk i përmbahet rregullave fiziko-gjeografike, dhe në vete lë mundësi të mëdha të paqartësive në terren.
“Duke pa se numër i konsiderueshëm i njerëzve po përqendrohet vetëm në shfrytëzimin e kullotave për bagëti dhe se mund të ekzistojë mundësia e ndonjë marrëveshjeje me Malin e Zi për shfrytëzimin e tyre, ne iu kemi qas edhe analizës së valorizimit ekonomik dhe dëmeve që mund të shkaktohen nga ndryshimi i vijës kufitare”, potencojnë ata.
“Kemi analizuar pellgun e lumit Bjelluha si një kompaktësi morfologjike dhe hidrike të terrenit i cili mbetet komplet jashtë territorit të Kosovës me hartat që përdoren nga institucionet e Kosovës në kundërshtim me hartat e komisionit Gjillasit në kohën e TITOS. Kemi ndjek të gjitha procedurat shkencore hartografike dhe fiziko-gjeografike dhe kemi nxjerr disa rezultate. Pellgu Bjelluah konsiderohet si një nga burimet kryesore të Lumbardhit të Pejës, me një sasi të madhe të ujit. Ky pellg ka mbi 45% ekspozicion verior, që për gjerësitë e mesme gjeografike veriore, në një lartësi të tillë mbidetare konsiderohet si një pasuri e madhe”, thonë më tej në hulumtimin e tyre Dr. Florim Isufi dhe Dr. Shpejtim Bulliqi.
Ata thonë se duke studiuar morfologjinë e pellgut dhe duke parë se pellgu është i izoluar nga Mali i Zi, dhe i cili ka dalje në anën e Kosovës përmes një gryke të ngushte afër Kuqishtës, u simulua mbyllja e rrjedhës së lumit me një pendë për të ndërtuar liqe artificial.
“Fituam një liqe artificial i cili në bazë të lartësisë së pendës do të akumulonte sasinë e ujit të rrjedhës së Bjelluhës. U konstatua se një liqe i tillë artificial në hapësirën më ekologjike në Kosovë do të ishte kapital shumë i çmuar dhe mjaft profitabil për rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovën në tërësi. Liqe të tillë artificialë në lartësi të tillë mbidetare dhe me vëllim të njëjtë ka gjithandej në botë”, theksojnë ata.
Tabela 3. Sipërfaqja dhe kapaciteti i liqenit artificial në lumin Bjelluha sipas lartësisë së pendës
Lartësia e pendës 50 m 100 m 150 m 200 m 250 m 300 m
Sipërfaqja e liqenit në hektar 8.44 33.92 74.19 141.66 249.10 396.04
Sasia m3 2.108.750 8.435.000 31.245.000 68.252.500 128.837.500 219.287.500
Burimi: Llogaritjet i kanë bërë autorët duke aplikuar programe aplikative të GIS-it dhe MDR me saksi prej 20m/pixel
Në fund, pas konstatimeve të shumë fakteve, kemi hedh edhe një herë pyetjet që përdoren në hulumtime gjeografike me qëllim që dikush nga institucionet e Kosovës apo edhe shkenca në përgjithësi të jep përgjigje se KU, KUR dhe nga KUSH u bë modifikimi i kufijve të caktuar nga komisioni i Jugosllavisë i udhëhequr nga Millovan Gjillasi dhe i aprovuar nga Tito.
Pas analizave të bëra dhe rezultateve të fituara, mund të përfundohet se:
• Ka probleme dhe paqartësi në vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi;
• Vija kufitare e punuar dhe e publikuar në hartat topografike 1948/58/62 nga IGJU i Jugosllavisë është i saktë, metodologjikisht i drejtë, dhe se askush nuk mund të gjej asnjë vërejtje bazuar në morfologjinë e terrenit;
• Vija kufitare e punuar dhe publikuar nga institucionet e Kosovës nuk i përmbahet rregullave për demarkacion, nuk i përcjell vijat ujëndarëse dhe ka probleme të shumta identifikuese dhe në mirëmbajtje të kufirit;
• Dallimi në sipërfaqen e Kosovës mes këtyre dy vijave kufitare është 82.3 km2 në dëm të Kosovës;
• Sipas vijës kufitare nga hartat e institucioneve të Kosovës jashtë territorit të Kosovës mbesin burime kryesore ujore të Lumbardhit të Pejës;
• I shkaktohet dëm i pa llogaritshëm Kosovës në aspektin ekonomik dhe resurseve ujore.