2015-11-16

Gjuhët lindën në Anadoll

Në vitin 2012, një grup biologësh të evolucionit nga Universiteti i Auckland-it në Zelandën, bëri publik një studim që pretendonte gjetjen e rrënjës së gjuhëve indo-europiane.

Sipas këtij studimi, të gjitha gjuhët e kësaj familjeje kanë lindur në Anadoll, një krahinë në Turqinë Qendrore.

Studimi ngjalli jo pak kundërshti, por studiuesit neozelandezë të udhëhequr nga Quentin Atkinson thonë se në daljen me këtë përfundim metodologjia e përdorur është tejet shkencore.

Nisur nga rezultati i këtij studimi, Business Insider ka publikuar një video ilustruese sesi kanë evoluuar gjuhën e indo-europianishtes. Në këtë familje bën pjesë edhe gjuha shqipe, që së bashku me greqishten dhe armenishten janë tri degë më vete, pa lidhje me asnjë gjuhë tjetër.

Ajo që vërehet në këtë grafikë, është se sipas studiuesve neozelandezë, shqipja është folur më herët se greqishtja në territor të gjerë në Ballkan, duke nënkuptuar këtu gjuhën e ilirëve.

Sa për degën balto-sllave, studiuesit neozelandezë i referohen gjuhës së folur në këto territore të Europës, shumë vite para se të ndodhnin dyndjet sllave.

Kosovë, rriten masat e sigurisë pas sulmeve në Paris

Kosovë, rriten masat e sigurisë pas sulmeve në Paris
Kosovë, rriten masat e sigurisë pas sulmeve në Paris Pas sulmeve terroriste në Paris, autoritetet kosovare kanë ndërmarrë masat e para të sigurisë, në kuadër të vlerësimit të rrezikshmërisë. Fillimisht, kjo është parë me forcimin e xhamave me shtresa mbrojtëse të objektit kryesor të qeverisë, si dhe me vendosjen e kamerave dhe alarmeve shtesë.

Po kështu, për të shqyrtuar gjendjen e sigurisë pas ngjarjeve në Paris, kryeministri Isa Mustafa mblodhi Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Mustafa konstatoi se, Kosova duhet të jetë e përgatitur në të gjitha aspektet, që të përballet me kërcënimet e ekstremizmit të dhunshëm. Deri më tani është bërë e ditur se janë shtuar masat e sigurisë në vendet publike, institucione, përfaqësi diplomatike, objektet kulturore e fetare, si dhe në mjediset e përziera etnike.

“Institucionet e sigurisë, si Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë punuar shumë në këtë aspekt. Ne kemi rezultate të dukshme në hetimin dhe arrestimin e individëve dhe grupeve të dyshuara terroriste, si dhe rrjeteve kriminale. Qeveria dhe institucionet e tjera kanë punuar gjithashtu në zhvillimin e infrastrukturës ligjore”, tha kryeministri Mustafa.

Një ditë më parë, një bashkëpunim policor mes Kosovës, Turqisë dhe Maqedonisë u ka ndëprerë në mes rrugën drejt Sirisë 3 kosovarëve, dy prej tyre meshkuj dhe një femër. Policia e Kosovës njoftoi se, ata u arrestuan në kufirin e Kosovës me Maqedoninë, pasi ishin kthyer nga autoritetet turke përmes Maqedonisë.

Për njohësin e çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, janë dy rrafshe, mbi të cilat Kosova mund të jetë e rrezikuar. Ato kanë të bëjnë fillimisht me fluksin e refugjatëve, por pa mënjanuar këtu rrezikun që vjen nga vetë kosovarët, të cilët kanë shkuar në Siri e Irak e janë kthyer sërish në Kosovë.

“Perspektiva e parë e analizës ekziston, Shteti Islamik ka kërcënuar edhe publikisht Kosovën dhe ka vendosur, që Kosovën ta përfshijë në organizatën e vetë terroriste. Perspektiva e dytë është se, një numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë qarkulluar në luftën brenda organizatave terroriste. Dhe së treti, ekziston ndërlidhja e disa vendeve ku kanë qarkulluar nëpër organizata terroriste, dhe si e tillë mund të përbëjë rrezikun më të lartë për Kosovën, sa i përket ndonjë aktiviteti terrorist”, tha Burim Ramadani.

Prandaj, sipas Ramadanit, është i rëndësishëm bashkëpunimi me KFOR-in dhe shtetet aleate veç e veç.

“Njëkohësisht, bashkëpunimi dhe bashkërëndimi me KFOR-in dhe shtetet veç e veç është jashtëzakonisht i domosdoshëm, për shkak se mundësia e ndonjë aktiviteti terrorist me shënjestër Kosovën, si pjesë e rajonit ballkanik, është e lartë dhe mund të jetë edhe më e lartë në të ardhmen, sidomos nëse vazhdon fluksi i refugjatëve sirianë dhe irakenë”, tha Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë.

Kosova ka një numër të madh të shtetasve të saj, që janë pjesë e luftërave në Siri dhe Irak. Ajo konsiderohet se numëron më shumë pjesëmarrës për numër popullsie në krahasim me shtetet e tjera. Megjithatë, vullneti dhe dëshira për t’iu bashkuar organizatave terroriste në Siri duket se nuk është zbehur, përkundër miratimit të ligjit për parandalimin e kësaj dukurie.

Kosovë, BIK dënon sulmet në Paris


Kosovë, BIK dënon sulmet në Paris

Bashkësia Islame e Kosovës ka dënuar sulmet terroriste në Francë që morën e jetën e qytetarëve të pafajshëm.

Në një njoftim për media BIK vlerëson se, “akte të tilla terroriste që sjellin viktima, terror e dhunë ndaj njerëzve të pafajshëm janë të papranueshme e jonjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerizimin në përgjithësi e botën demokratike në veçanti”.

“Mbrëmë në Paris u sulmuan liria, demokracia dhe vlerat e qytetërimit. Jemi të  bindur që Franca dhe bota demokratike nuk do të përulen para së keqes, dhunës e terrorizimit, por do të gjejnë rrugën e duhur dhe masat e nevojshme që ngjarje të tilla mos të përsëriten më", thuhet ndër të tjera në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

I dërguan mesazhin kërcënues Ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, një i shoqëruar dhe një në kërkim

I dërguan mesazhin kërcënues Tahirit, një i shoqëruar dhe një në kërkim



Policia ka identifikuar dy të rinjtë që i dërguan ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mesazhin kërcënues. Njëri prej tyre u shoqërua mbrëmjen e së dielës në komisariatin numër gjashtë në Tiranë dhe është me banim në Kashar. 

Përpara punonjësve të policisë, Klodian Mahmutaj tha se, email-i ishte dërguar nga shoku i tij i ngushtë, por që ishte përdorur profili i tij. Policia kërkoi edhe për Valter Meshin, një tjetër person i implikuar në mesazhin kërcënues.

Nga hetimet paraprake asgjë nga kërcënimet e dy të rinjve nuk rezulton të jetë një histori serioze, ndaj Policia e Shtetit ende nuk ka bërë publik faktin nëse do t’i arrestojëa ata apo jo.

I vetmi i shoqëruar për momentin, 21-vjeçari nga Kashari Klodian Mahmutaj nuk bën pjesë në asnjë organizatë, ndaj është duke u pritur vendimi i prokurorit të gatshëm nëse do të ngrejë një akuzë ndaj tij apo jo.

Policia ndërkohë është duke kërkuar edhe perosnin tjetër të implikuar në kërcënimin e bërë me email në adresën e ministrit të Brendshëm. 

Anonymous kërcënon ISIS-in: Po vijmë për ju!

Sulmet terroriste në Paris nuk kanë vendosur vetëm komunitetin ndërkombëtar kundër ISIS-it, por edhe grupin më të madh të hakerave në botë, Anonymous.

Përmes një video-mesazhi të postuar në Youtube, ky grup premton “luftë” të pashembullt kibernetike ndaj të gjitha faqeve, llogarive, profileve dhe mjeteve të tjera të komunikimit elektronik të Shtetit Islamik.

Përçuesi i mesazhit pas maskës flet frëngjisht dhe thotë: “Duhet ta dini që do t’ju gjejmë. Do të ndërmarrim operacionin më të madh kundër jush. Populli francez është më i fortë se ju dhe do të ngrihet pas këtij terrori edhe më i fortë”, thuhet në mesazh.

“Na ka ardhur në majë të hundës me vrasjen dhe masakrat ndaj njerëzve të pafajshëm në emër të një besimi paqësor. Ju qartësisht nuk respektoni besimin tuaj, nuk keni respekt për jetën e njeriut. PO vijmë për ju dhe do t’ju godasim më fort se kurrë”, shtohet më tej.

Përveç mesazhit të publikuar në Youtube, edhe në rrjetet e tjera sociale janë publikuar të tjera mesazhe, po nga ky grup piratësh kibernetikë, ku u bëhet thirrje të gjitha grupeve të hakerave që të bashkohen në betejën kundër terrorit.


https://www.youtube.com/watch?v=VTld7oeQuKg


Anonymous - OpISIS [PARIS]

Francë, Valls: Sulmet në Paris ishin përgatitur në Siri; identifikohet organizatori


Sulmet e së premtes në Paris ishin planifikuar dhe organizuar nga Siria, ka deklaruar të hënën kryeministri francez Manuel Valls.

Ai tha se autoritetet dyshojnë se, sulme të tjera terroriste po planifikoheshin në Francë dhe në vende të tjera evropiane.

Kryeministri Valls tha se, Franca po përballet më tepër me një “ushtri terroriste” sesa me një “grup terrorist”.

“Ne e dimë që operacione terroriste po përgatiteshin dhe vazhdojnë të përgatiten, jo vetëm kundër Francës por edhe vendeve të tjera të Evropës”, ka thënë ai.

Mësohet se një gjueti e mirëfilltë po zhvillohet për të kapur atentatorët e mbijetuar të sulmeve. Shefi i qeverisë franceze nënvizoi se mbi 150 operacione blic janë kryer në zona të ndryshme të Francës gjatë ditës së hënë.

Truri i atentateve rezulton belgu Abdelhamid Abaaoud (poshtë në foto), në krye të një celule xhihadistësh të neutralizuar nga policia belge në Verviers janarin e kaluar. Këtë e konfirmojnë burime zyrtare franceze. Abaaoud, i cili dyshohet përgjegjës edhe për atentatin ndaj një treni, po janarin e kaluar u arratis në Siri.

“Ne po përdorim të gjitha mjetet ligjore që parashikon gjendja e jashtëzakonshme për të marrë në pyetje ata persona që janë pjesë e lëvizjes xhihadiste radikale dhe gjithë ata që mbështesin urrejtjen ndaj vendit tonë”, tha Valls.

Burime policore deklaruan për agjencitë evropiane të lajmeve se, policia ka bastisur një seri godinash në lagjen periferike të Parisit, Bobinji, si dhe në qytetet Grenobël, Tuluz dhe Lion.

Të dhënat paraprake flasin për arsenale të mëdha armësh të gjetura dhe persona të shumtë të arrestuar. Ndërkohë, hetuesit kanë identifikuar dy atentatorë të tjerë, Ahmad al Mohammad dhe Samy Amimour.

Al Mohammad është emri në pasaportën siriane të gjetur në trupin e një prej atentatorëve, edhe pse identiteti i tij ende nuk është verifikuar. Ndërsa Amimour thuhet se është duke u përballur me akuza për terrorizëm në Francë. Atentatorët e tjerë janë nga gjithë Europa.

Salah Abdeslam, 26 vjeç - i kërkuar nga policia

Mohammed Abdeslam - i arrestuar në Belgjikë

Brahim Abdeslam, 31 vjeç - i identifikuar si atentatori që vdiq në Bataclan

Omar Ismail Mostefai, 29 vjeç, nga rrethinat e Parisit - vdiq në sulmin në Bataclan

Bilal Hadfi, 20 vjeç - i identifikuar si atentatori që vdiq në Stadiumin e Francës

Ahmad al-Mohammad, 25 vjeç, nga Idlibi, Siri - vdqi në Stadiumin e Francës

Samy Amimour, 28 vjeç, nga rrethinat e Parisit - atentator vetëvrasës në Bataclan

Dy atentatorë të tjerë vdiqën gjatë sulmit në qytet

Rritën masat e sigurisë në Republikën e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar 3 persona të dyshuar për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupet terroriste.


Në njoftimin e policisë thuhet se “të dyshuarit janë arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit me Maqedoninë pasi që autoritetet turke i kanë kthyer mbrapa përmes aeroportit të Shkupit”. Policia thotë se “tre të dyshuarit janë intervistuar nga prokuroria ndërsa ka bastisur edhe dy lokacione të të dyshuarve në të cilat janë gjetur dëshmi që ndërlidhen me arrestimin e këtyre tre personave dhe të cilat ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur ndërkaq se kanë rritur masat e sigurisë. Në një njoftim të zyrës së kryeministrit të vendit, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri të Kosovës thuhet se “është bërë shtimi i masave dhe vigjilencës në vendet publike, institucionet publike, përfaqësitë diplomatike, objektet kulturore e fetare, si dhe në mjediset e përziera etnike. Kryeministri Isa Mustafa u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë “që të jenë të përgatitura në të gjitha aspektet që të përballen me këto sfida dhe të jenë shumë efikase në parandalimin dhe adresimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë me vendet e rajonit dhe aleatët tanë ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit të vendit.

Kosova është përballur me sfidën e pengimit të ekstremizmit te dhunshëm dhe përfshirjes së qytetarëve të saj në luftërat në Lindjen e mesme.

Policia e Kosovës pohon se aktualisht rreth 100 qytetarë të Kosovës mund të jenë duke luftuar në Siri dhe Irak përkrah grupit militant Shteti Islamik dhe Frontit al-Nusra. Deri tash besohet se rreth 40 qytetarë të Kosovës janë vrarë në ato luftëra.

Në muajin mars, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin që synon parandalimin e qytetarëve të Kosovës që t’u bashkohen luftërave jashtë vendit. Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet heqje lirie për të gjitha ata që marrin pjesë, nxisin apo ndihmojnë përfshirjen në luftërat e huaja.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...