Pas përfundimit të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Gjermania luan një rol kryesor në investimet direkte në vendin e tij.
Gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Berliner Zeitung” Thaçi u shpreh i sigurt se Kosova shumë shpejt do të miratojë ligjin modern për investimet e huaja direkte.
“Gjermania bën 400 miloionë euro shkëmbime tregtare me Kosovën. Në sektorin e energjisë, minierave dhe bujqësisë kërkojmë partnerë gjermanë. Presim që në Kosovë të investojnë ndërmarrje të mëdha siç janë Siemens dhe ThyssenKrupp”, u shpreh Thaçi.
Zëvendëskryeministri nënvizoi se shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drej vendeve të tjera Evropiane.
Thaç theksoi se opozita është duke bërë veprime ilegale dhe nuk mund ta marrë qeverinë përmes dhunës.
Policia e Lezhës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në tjetër në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe trafikim të të miturve. Në prangat e policia ra Krenar Shabani 33 vjeç dhe është në kërkim bashkëpunëtori i tij E.K 26 vjeç.
Dy personat akuzohen se përdhunuan 17-vjeçaren me iniciale V.J dhe me pas e dërguan në një banesë tek Instituti Bujqësor i Tiranës, tek një e njohura e tyre. Ata synon që të nesërmen, të miturën ta trafikonin në Kosovë me qëllim për ta shfrytëzuar seksualisht. Por, 17-vjeçarja mundi të largohej nga banesa dhe lajmëroi policinë në lidhje me ngjarje, ku pas hetime u arrestua 33-vjeçari dhe 26-vjeçari tjetër është në kërkim.
Me shumë kërcënime, tension dhe thirrje pro ISIS-it është zhvilluar sot në Tiranë, gjyqi kundër grupit të xhihadistëve, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, derisa ai është ndërprerë, pas grisjes demostrative nga njeri prej tyre, të vendimit të prokurorisë për përgjimet.
I arrestuari Gerti Pashja ka kërkuar nga prokurori t’i paraqiste, vendimin e prokurorisë për përgjimin e dy anëtarëve të grupit, Artur Korres dhe Erzen Gashit dhe pasi e ka parë, e ka grisur atë duke thirru me zë të lartë: Ju jeni kriminelë, armiq të Islamit!” Pashja e ka lënë në mes seancën dhe ka ikur nga salla.
Thirrja e tij është pasuar nga ajo e Abdurrahim (Genc) Ballës, që i irrituar nga akuzat i ka drejtuar gishtin Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe gjykatëve: Këtë gjë ju nuk e bëni me fetë e tjera, islami persekutohet. KMSH-ja e ka kthyer fenë islame, në pronë private! Ortodoksët dhe katolikët trajtohen ndryshe.”
Një tjetër xhihadist, Fadil Myslimani, në mbështetje të Pashjas dhe Ballës, ka kërcënuar hapur: “Vetëm ISIS do ta çlirojë Shqipërinë! Njerëz të pafajshëm po futen në burgje. Pas ardhjes në Shqipëri, ISIS do t’ju ndëshkojë të gjithëve.”
Trupi gjykues ka ndërprerë menjëherë seancën dhe ka vendosur rifillimin e saj pas një jave.
Ndoshta vlerësuan se dënimi me burg në CV, ishte një përparësi që e ndihmonte për menaxhimin e burgut. Nuk ka si të shpjegohet ndryshe përzgjedhja e Saimir Allushit, drejtor i burgut 313 në Tiranë, i emëruar në këtë post, në vitin 2013.
Një nga burgjet e sigurisë së lartë, iu la në menaxhim një ish të burgosuri. Lapsi.al siguroi vendimin e dënimit të tij në vitin 1994, kur Allushi është dënuar nga gjykata me një kohë relativisht të shkurtër dënimi, e barasvlershme me kohën që e paraburgimit.
Vepra penale në vetvete nuk përbën një krim të rëndë. Gjykata e dënoi për sjellje të padenjë në shoqëri, një vepër penale e ngjashme me prishje të rendit dhe qetësisë publike në Kodin Penal në fuqi.
Në atë kohë 21 vjeçar, Saimir Allushi është ndaluar nga policia pasi ecte me shpejtësi me mjetin e tij dhe në një zonë të populluar ka nisur të xhirojë gomat e mjetit dhe të bëjë rrotullime me makinë në rrugë.
Është e vërtetë se vitet e fundit, në media u publikuan histori vrasësish, pengmarrësish apo trafikantë që arritën poste të larta në politikë apo administratë, por në asnjë rast nuk kishte ndodhur që një ish të burgosuri t’i besohej drejtimi i burgut.
Së paku 7 kosovarë të lidhur me ISIS-in thuhet të kenë hyrë në rajonin e Ballkanit tri javë më parë.
Shërbime të ndryshme të inteligjencës, përfshirë atë të Kosovës, janë të informuar për ardhjen e Lavdrim Muhaxherit, Ridvan Haqifit dhe pesë shqiptarëve të tjerë, pjesëtarë të ISIS-it. Ata thuhet se po qëndrojnë në disa fshatra të Shkupit.
Shërbimet nga Lindja thuhet se kanë treguar se shumë xhihadistë të huaj kanë filluar të largohen nga Siria pas fillimit të sulmeve nga Federata Ruse.
Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitoj nesër Kosovën, ku sipas axhendës është parashikuar që të ketë takim vetëm me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendësKryeministrin, Hashim Thaçin.
Në këtë axhendë nuk sqarohet vendi se ku do të takohen, megjithatë mediat raportojnë se Kerry do të qëndrojë deri në Aeroportin e Prishtinës, ku dhe atje do të zhvillojë takimet. “Në Kosovë ai do të diskutojë me zyrtarët e shtetit për çështje bilaterale dhe rajonale”, ka thënë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.
Në Zhegër të Gjilanit e njohin me emrin Merita, por në Siri ajo quhet Ummu Hamzaa. Merita Aliu ka 5 muaj që e ka braktisur Kosovën, për të marrë rrugën për në Siri.
Mëngjesin e 1 korrikut, 27- vjeçarja kishte dalë nga shtëpia e saj me vetëm një çantë në dorë, pa i treguar askujt se për ku ishte nisur. Familjarët e Meritës, të cilët nuk dëshirojnë të flasin për median, prapa kamerave thoaë se më hallall do të bënin ta mbyllnin në burg sesa atje.
Merita, e ndarë nga burri i saj në Kosovë dhe e martuar sërish në Siri, përshkruhet si një vajzë e qetë. Ditëve para se të nisej ajo vazhdimisht kishte komunikuar me një shoqe nga Prishtina e cila dyshohet se ndodhet në Siri bashkë me fëmijën e saj, pasi burri i është vrarë atje. Kjo e fundit dyshohet se ka qenë edhe iniciatorja e nisjes së Meritës për në Siri.
Në faqen e saj në rrjetin social Facebook ajo ka ndryshuar identitetin dhe tashmë njihet me emrin Ummu Hamzaa.
Familjarët tani kanë humbur të gjitha shpresat se do ta shohin edhe një herë vajzën e tyre.
Merita nuk është e vetmja vajzë që ka marrë një rrugë të tillë. Kjo dukuri tashmë ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, janë plotë 40 shtetase kosovare që në periudha të ndryshme kanë udhëtuar apo gjenden në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak. Deri më tani institucionet e sigurisë nuk kanë informacione për ndonjë shtetase të Kosovës të ketë humbur jetën në zonën e konfliktit në Siri dhe Irak.
Por si arrin propaganda e këtyre grupeve, deri tek vajzat në Kosovë?
Sociologja Sibel Halimi thotë se janë pikërisht rrjetet sociale, ura lidhëse e rekrutimit të tyre. Policia thotë se shumica dërmuese e grave që udhëtojnë për në zonën e konfliktit, udhëtojnë së bashku me bashkëshortin e tyre, por edhe fëmijët nëse kanë. Po ashtu edhe ato të cilat kanë udhëtuar të vetme, pas arritjes së tyre në zonën e konfliktit apo edhe më parë kanë lidhur martesë, kryesisht me persona nga Kosova dhe rajoni të cilët gjendeshin në zonën e konfliktit.
Rruga përmes të cilës ato arrijnë në zonat e konfliktit, nuk është më aeroporti i Prishtinës, por kufiri me Maqedoninë, ku përmes aeroportit të Shkupit nisën për në Stamboll, për të arritur më pas në cakun e tyre. E nuk janë vetëm shkaqet ekonomike, arsyeja e vetme e bashkimit të këtyre vajzave në zonat e konfliktit.
Ndryshe krahasuar me vendet e rajonit Kosova prinë me numër të pjesëtareve që marrinë pjesë në luftërat atje. Kjo dukuri bëhet edhe më shqetësuese kur kihet parasysh fakti se Kosova është ambient shumë më i mirë për tu rekrutuar të rinjtë, për shkak të papunësisë, izolimit dhe mos perspektives së të rinjve.
Vetëm javën e kaluar Policia e Kosovës parandaloi shkuarjen në Siri edhe të një vajze tjetër nga vendi ynë. 20 vjeqarja Nora Zuzaku ishte nisur bashkë me të dashurinë e saj, por u ndalua nga autoritetet e sigurisë në Turqi, për tu kthyer sërish në Kosovë.
Një gjë të tillë autoritetet e sigurisë së Kosovës nuk kanë arritur ta bëjnë për 40 vajza të tjera të cilat nuk dihen nëse do të kthehen gjallë ndonjëherë nga atje.