Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/01

Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairí O’Connell : Dhuna e papranueshme, opozita t’i bashkohet Kuvendit

maxresdefault2-650x358
Ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë Ruairí O’Connell i ka komentuar si shqetësuese zhvillimet e sotme në Kuvend duke theksuar se dhuna është e papranueshme.
Në një postim në rrjetin social “Facebook” O’Connell i bëri thirrje opozitës t’i bashkohet Kuvendit pasi është e vetmja mënyrë demokratike për të zgjidhur ngërçin politik.
Dhuna e vazhdueshme nuk do t’i zgjidhë problemet e Kosovës. Një Kuvend funksional është shtyllë kyçe për demokracinë. Vendi i opozitës është Kuvendi”, shkruan ambasadori.
Ruairí O’Connell nënvizoi se të gjithë sipas tij duhet të respektojnë ligjin përfshirë  politikanët dhe subjektet politike të cilat sipas tij nuk duhen të bëhen pengesë për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai tha se Britania është shumë e interesuar për të gjitha ngjarjet që do të zhvillohen në Kosovë.

“Politika sovranizuese e betejës opozitare”

albin kurti i arrestuar
Nga Albin Kurti*
Plani i Ahtisaarit ishte qartazi i keq për Kosovën dhe jo mjaftueshëm i mire për Serbinë. Serbia e pranon Planin e Ahtisarit si dysheme a themel të Kosovës por jo edhe si tavan a kulm të tij. Ajo e do Kosovën shtet të hapur për Serbinë, shtet që i ulet vazhdimisht tavani në drejtim të dyshemesë apo që mbetet i pambrojtur sepse pa kulm. ‘Zajednica’ është faza e ardhshme dhe vendimtare e shtetrrënimit të Kosovës.
Dialogu që u zhvillua në vitet 2011 deri në 2014 me Serbinë, u vazhdua njësoj edhe në vitin 2015– dialog sipas kushteve të Serbisë: të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsideruar Serbia si borxhli ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. ‘Zajendica’ është pasojë e natyrshme e kësaj qasjeje të qeverisë së Kosovës. Cila është vlera e pavarësimit të Kosovës nëse bosnjëzimi e pason atë? Kjo qeveri gjithsesi duhet ndalur.
Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është veçse përshtatje dhe lejim. Përshtatje e Kosovës me Serbinë brenda saj dhe shtirje se kjo për të dyjat, edhe për Kosovën edhe për Serbinë, do të thotë përshtatje me Bashkimin Evropian. Pra, Kosova po përshtatet me strukturat shtetërore paralele të Serbisë, me ndarjen në lumin Ibër në Mitrovicë, me qëndrimin e Serbisë se serbët në Kosovë s’mund të jenëa snjëherë pakicë kombëtare etj. Normalizimi si përshtatje nuk është ndryshim i gjendjes, por ndryshim i qëndrimit tonë karshi gjendjes. Normalizimi nuk e bashkon Mitrovicën por na ndryshon neve karshi ndarjes atje.
Bashkimi Evropian njëmend na e ka konfirmuar perspektivën evropiane qysh në Samitin e Selanikut të vitit 2003. Mirëpo, premtimet e Brukselit për Ballkanin perëndimor ne nuk duhet t’i marrim më seriozisht sesa vetë ata.BE-ja ka hallet e veta të cilat sa vie rriten e shtohen. Për integrim dhe anëtarësim në BE, Serbia varet shumë nga Kosova. Ne mund ta lëmë tash Serbinë jashtë BE-së, ndërkaq më vonë, kur të hyjë ajo në BE para nesh, pikërisht Serbia do ta lë Kosovën jashtë.
Siç thotë njëmik im iarkitekt, as çlirimi I Kosovë se as shpallja e pavarësisë së saj nuk na kanë pajisur me tëdrejtën pert ë planifikuar. Kosovavazhdonvetëm të zbatojë urdhëra të huaj tëcilat ne imarrimsiobligime që tëmos imarrim si kërcënime. Planifikimi të bën subject politik e shtetsovran, që ka vision për popullin e përshtetin, përshoqërinë e përekonominë, për rininë e për dekadat që vijnë.
 Në vazhdimësi  nathuhet se  jemitë dobët e të brishtë si shtet prandaj kemi Quintin, Zhbogarin, KFOR-in dhe EULEX-in, ndërkohë që edhe me të gjithë këta ne nuk poforcohemi porvetëm sa po vuloseminëpafuqinëtonëqëpopërjetësohet. Faktorët ndërkombëtarë në Kosovë e rreth Kosovës e preferojnë stabilitetin në Kosovë kundrejt drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Drejtësinë, demokracinë dhe zhvillimin ata jo vetëm që i shohin si ndërmarrje me rrezik por, madje, edhe si ndërmarrje të rrezikshme. Dhe, për të qenë edhe më keq, ky stabilitet në Kosovë vihet në funksion të stabilitetit rajonal, gjithnjë afatshkurtër.
Pushteti në Kosovë për here  insiston në rëndësinë e faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare, nirëpopërçështjen e ‘Zajednicës’, PresidentjaJahjaga e dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese  të Kosovës ta bëjë këtë  teKomisioni I Venedikut. Mirëpo,është e qartësi drita e diellit që as Presidentjadhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë me ‘Zajednicën’ e Serbisë por me opozitën e bashkuar. Madje atoedheijanëreferuarnëmënyrëeksplicite ‘bllokimitnëKuvend’ në tekstet e tyre.
 Opozita e bashkuar është edhe opozitë edhe e bashkuar. Përballë nuk e ka vetëm një qeveri jodemokratike por edhe një regjim që ka kapur shtetin. Betejat do të jenë të vështira, por pa ato beteja nuk ka kalitje që do të na e sjell fitoren. E drejta është në anën tonë. ‘Zajednica’ e Serbisë dhe falja e tokës Malit të Zi nuk mund të kalojnë dhe nuk do të kalojnë. Sepse nuk ka ndryshuar Serbia që tash të ndryshojmë ne dhe nuk kemi as tokë as shtet për t’u dhënë të tjerëve. Betejat në javët e muajt në vijim përcaktojnë edhe fatin e brezave të ardhshëm.   
*Shkruar për emisionin Dritare të Rudina Xhungës

Lufta e Kosovës? Debate në “Dritare”, Peka: Tani po shikoheni si alternativë. Zaimi: Zajednica do sjellë luftë

dritare rudina xhunga
Lufta e Kosovës? Ngjarjet e fundit në Kosovë ndihen edhe në Shqipëri. Kjo ishte tema e sotme e emisionit “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga. Në emision ka pasur debate të shumta në lidhje me ngjarje që po ndodhin kohët e fundit.
Të ftuar në studio ishin deputetët e Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, Marigona Drevinja, gazetari e analisti Çim Peka dhe koordinatori i lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi.
Gjatë emisionit ka pasur debate në lidhje me rolin e Vetëvendosjes dhe faktin për kundërshtimet që i bëjnë marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.
Deputetja e VV, Marigona Drevinja ka thënë se, qeveria po e përdor policinë kundër opozitës.
“Prej arrestimeve të fundit rreth zyrës së VV ka pasur qindra policë, kemi qenë nën vëzhgim prej më shumë se dy javë”, ka thënë deputetja Dervinja. Sipas saj, “është vështirë të dialogosh me dikë që të drejton tytën e armës”.
Ndërkaq, gazetari dhe analisti Çim Peka është shprehur se Vetëvendosja deri më tani nuk është parë si alternativë, por pas zhvillimeve të fundit kjo parti po shikohet si alternativë qeverisje.
“Ju kanë parë deri më tani si Marksistë sepse nga shumë analistë dhe gazetarë nuk jeni parë si alternativë, por jeni parë si Marksistë dhe jo si alternativë. Tani po fillojnë të ju shikojnë si alternativë në Kosovë. Dhe kjo që tani po ndodh ka bërë që ju të shikoheni si alternativë në Kosovë”, u shpreh Peka.
Ndërkaq koordinatori i VV, Arbër Zaimi është shprehur se “politika të jetë më e vëmendshme për çfarë po ndodh në Kosovë. Zajednica është proces i spastrimit etnik. Vetëvendosja ka opsion për paqe. Zajednica do sjellë luftën në Kosovë”.

Kriza në Kosovë, Rexhep Qosja kërkon dorëheqjen e qeverisë

Rexhep-Qosja
Akademiku Rexhep Qosja u është drejtuar sot me një letër të hapur ambasadorëve të SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë në Kosovë, të cilët i ka kritikuar ashpër për shkak se e kanë përshëndetur aksionin e policisë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, pas protestës së opozitës më 28 nëntor.
Qosja e akuzon Qeverinë e Kosovës, sidomos kryeministrin Isa Mustafa,për krizën aktuale politike, por edhe për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale dhe për krimin e korrupsionin, si edhe për politizimin dhe instrumentalizimin e institucioneve shtetërore për interesa të qeveritarëve.
Qosja i vërsulet sidomos Kryeministrit Isa Mustafa, të cilin e akuzon se ka qenë “shërbëtor politik dhe administrativ i Sllobodan Millosheviqit, pjesëmarrës në dhunën dhe në terrorin e regjimit të tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës” .
Ai e cilëson Qeverinë si burim të të gjitha të këqiave në Kosovë, prandaj bën thirrje për dorëheqjen e saj. Në të kundërtën, paralajmëron thellim të krizës.
“Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet duke u shprehur edhe në mënyra më rënduese e më shqetësuese”., thekson Qosja.
Ja letra e plotë e tij:
Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të Italisë në Kosovë
Zotërinj të nderuar!
Në vlerësimin për protestën e tri partive opozitare – të Vetëvendosjes, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës, më 28 nëntor 2015, Ju shprehët gëzimin pse ajo protestë ishte paqësore.
Por, njëkohësisht Ju shprehët gëzimin edhe për, si thatë, përfshirjen, domethënë për sjelljen e Policisë së Kosovës ndaj asaj proteste.
Ky vlerësim i Juaji, duke përfshirë me të edhe vlerësimin për sjelljen e Policisë ndaj protestuesve, sa u solli gëzim ‘sundimtarëve’ aq më shumë u solli dëshpërim të ’sunduarve’ në Kosovë.
Nuk mund ta di a e keni shikuar protestën deri në fund, kur me blic krig u pushtuan zyrat e Vetëvendosjes prej Policisë së Kosovës. Por, në qoftë se e keni shikuar protestën deri në fund, apo në qoftë se i keni parë pamjet që kanë dhënë disa televizione për epilogun e saj, atëherë nuk besoj se do të mund të shprehej gëzim për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë.
Jo.
Policia e Kosovës nuk u soll vrazhdë, jo: Policia e Kosovës u soll armiqësisht ndaj protestuesve. Ajo përgjaku sa e sa protestues! Ajo përgjaku edhe plakun – baba të dy dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës! Ajo shtriu përtokë edhe avokatin e deridjeshëm të popullit! Ajo i ngarkoi në automjetin e saj – burg, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj! Ajo mori në biseda të ashtuquajtura informative, si u tha, rreth 180 protestues! Në të gjitha këto raste Policia e Kosovës u soll, pra, siç sillej policia e Millosheviqit kur futej nëpër shtëpitë e të rinjve shqiptarë të cilët gjatë protestave brohorisin parullën Kosova Republikë.
E si u soll Policia e Kosovës kur e arrestoi Albin Kurtin? U soll armiqësisht siç u soll Policia e Sllobodan Millosheviqit kur e arrestoi atë para shumë vitesh!
Ju, ndoshta, nuk e kuptuat pse Policia e Kosovës u soll aq armiqësisht ndaj protestuesve, ndaj Vetëvendosjes dhe ndaj Albin Kurtit. Dhe, nuk e kuptuat sepse mund të mos e dini jetëshkrimin politik të urdhërdhënësit të ndërhyrjes policore në protesta: të kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i sotëm i Kosovës ishte shërbëtor politik dhe administrativ i Sllobodan Millosheviqit, pjesëmarrës në dhunën dhe në terrorin e regjimit të tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës, në dy mandate kryetar i qeverisë së Prishtinës e, mandej, anëtar i Qeverisë që atëherë quhej Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, që në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990 kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë kur ishin vrarë disa dhjeta të rinj e kur ishin plagosur rëndë qindra të tjerë. Ai ishte formuar për një përdorim të tillë stalinist, të policisë ndaj protestuesve!
Për të gjitha këto arsye, gëzimi juaj, Zotërinj të nderuar, për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë më bëri të vetëpyetem: a është e mundshme që diplomatët e popujve që i kanë sjellë aq të mira shkencore, politike, demokratike, kulturore, qytetëruese njerëzimit të gëzohen kur policia vendos “demokraci” në parlament, kur policia qëron hesape aq armiqësisht me vëllezërit, me baballarët, me atdhetarët e vet, me qytetarët e vet?
Unë, natyrisht, nuk pajtohem me përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Por, ky mospajtim nuk më bën të arsyetoj përfshirjen e tillë të Policisë së Kosovës në protestë; nuk pajtohem as me burgosjen e atyre që e përdorën gazin lotsjellës; dhe nuk pajtohem as me përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e parlamentit! Jo. Unë shtroj pyetjen që Ju, si duket, nuk e keni shtruar: ku qëndron shkaku kryesor për krizën e sotme politike dhe institucionale në Kosovë? Po të shtrohet kjo pyetje do të jepet edhe përgjigjja e duhur: shkaku kryesor për këtë krizë qëndron në qeverinë e Kosovës.
Republika e Kosovës me këtë qeveri nuk është Republikë parlamentare. Jo, Republika e Kosovës me këtë qeveri është Republikë partiake. Në këtë Republikë partiake, Qeveria është organi suprem shtetëror! E shteti ku qeveria është organi suprem nuk mund të jetë shtet demokratik. Dhe, sjellja sulltanore e kësaj qeverie, shpërfillja e Kuvendit nga kjo qeveri, përdorimi privat i Policisë nga kjo qeveri, miratimi sulltanor duke përbuzur Kuvend e opinion i marrëveshjeve për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe për ricaktimin e kufijve me Malin e Zi kanë sjellë mospajtimet e pashmangshme çfarë i kemi parë, po i shohim e do t’i shohim të Opozitës dhe, të jeni të sigurt, të pjesës më të madhe të popullit shqiptar. Po, nuk vihet ashtu lehtë, ashtu krye më vete, ashtu papërgjegjshëm, pa u këshilluar as në Kuvend, as në popull, nënshkrimi për marrëveshje të tilla, që kanë të bëjnë me të sotmen e të ardhmen e Kosovës. Përvoja tragjike historike e ka bërë popullin shqiptar të jetë pamatshëm i ndjeshëm, pamatshëm i frikësuar ndaj “marrëveshjeve” të tilla. Përshtrirja e shteteve fqinje në tokat ku shqiptarët ishin popullatë e vetme a shumicë e madhe etnike dhe rrëmbimi i këtyre tokave me kufij të ricaktuar me vendimin e shteteve evropiane si Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia e jo mospuna, jo përtacia e kanë bërë popullin shqiptar të varfër, si kanë thënë dikur diplomatë e shkencëtarë tuaj, popull pa kushte natyrore për mbijetesë!
Në reagimin e gëzueshëm ndaj protestës Ju, zotërinj ambasadorë, thoni se jeni të përkushtuar: për “fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, se “asnjëri nuk është mbi ligjin”, se të gjithë, edhe përfaqësuesit politikë, “i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë”.
Për Kosovën sot dhe për Kosovën gjithmonë këto që thoni janë tepër të rëndësishme.
Do t’ju duhen shumë ditë e shumë përpjekje, që të bëhen njëmendësi këto mendime tuajat për Kosovën.
Ju e dini, besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hanit – se në Kosovë zotëron korrupsion pandemik. Numër i madh i pushtetarëve të lartë dhe i poltronëve të tyre politikë sot kanë pasuri të tundshme e të patundshme milionëshe. Me rroga natyrisht nuk e kanë krijuar atë pasuri. E kanë krijuar me korrupsion e me mënyra të tjera të paligjshme në procesin e privatizimeve, duke vjedhur, duke plaçkitur, duke rrëmbyer pasuritë kombëtare të Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë në gjyq. Të gjithë me “kushtetutë” e kundërshtojnë çdo ide për miratimin e ligjit mbi hulumtimin e prejardhjes së pasurisë. Pa u nacionalizuar pasuria e krijuar me korrupsion dhe në mënyra të tjera të jashtëligjshme Kosova nuk do të mund të demokratizohet e as do të mund të qetësohet. Ndihmojeni Kosovën që të shpëtojë prej këtyre të korruptuarve.
Ju e dini besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit, se në Kosovë zotëron krim i organizuar. Ndihmojeni Kosovën të shpëtojë prej kriminelëve që i bëjnë krimet ashtu organizueshëm.
Në Raportin e Progresit të zotëri Hanit u tha se Gjyqësori në Kosovë është i përdorur prej strukturave të larta politike. Ndihmojeni Kosovën, zotërinj ambasadorë, që Gjyqësori i Kosovës të bëhet çka është në vende vërtet demokratike: të bëhet i pavarur, institucion i së drejtës.
Ju e dini – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit – se mediat në Kosovë, në mënyrë të veçantë RTK-ja, u shërbejnë pushtetarëve e jo opinionit. Ndihmoni, zotërinj ambasadorë, që mediat kosovare, në mënyrë të veçantë ato të rëndësishmet – ato elektronike, të kontrollojnë pushtetin e jo të jenë të kontrolluara prej pushtetit.
Nuk jam i sigurt se e dini së Kosova me më pak se dy milionë banorë ka sot shtatë universitete publike dhe mbi tridhjetë universitete private. Të gjitha këto universitete, përpos të tjerash, i shërbejnë edhe punësimit të njerëzve të pushtetarëve. Ndihmojeni Kosovën që numrin e universiteteve publike e private t’ia përshtasë nevojave e mundësive, nevojave e interesav e të veta reale.
Ju mund të keni dëgjuar e mund të keni lexuar, zotërinj ambasadorë, se nepotizmi është kriteri kryesor për përzgjedhjen e njerëzve për punësim në të gjitha fushat e jetës shoqërore, politike, ekonomike, universitare, madje edhe diplomatike. Vëllezërit, motrat, tezet, hallat, xhaxhatë, dajat, nipat, mbesat, kushërinjtë, miqtë janë të privilegjuarit e sundimtarëve të sotëm në Kosovë.
Numri më i madh, larg më i madh, i qytetarëve të Kosovës nuk gëzojnë liri dhe, nuk gëzojnë liri, sepse nuk janë në punë, nuk kanë me çka t’i mbajnë familjet e tyre, nuk kanë siguri ekzistenciale. Nuk ka liri pa siguri. Sepse siguri nuk mund të quhen vetëm siguria në aeroportet dhe ne vendtubimet e qytetarëve. Siguri e plotë, e vërtetë, është siguria ekzistenciale, që nuk ekziston sot për shumicën e kosovarëve.
Pasojat e kësaj pasigurie të numrit më të madh të qytetarëve të Kosovës, zotërinj ambasadorë, do t’i pësojnë vendet tuaja dhe do t’i pësojnë, sepse kosovarët e pa punë, të shpërfillur, të diskriminuar do të bëjnë çmos që të gjejnë shpëtimin në vendet tuaja.
Të këqijat politike, pushtetore, partiake, në Kosovë, të prodhuara prej sundimtarëve të sotëm, janë të shumta e të ndryshme. Mënjanimi i këtyre të këqijave dhe parandalimi i prodhimit të këqijave të reja mund të arrihet.
Dy marrëveshjet e sipërpërmendura, si shkaktare të krizës së sotme politike dhe institucionale në Kosovë, janë prodhim posaçërisht shqetësues i gjithë këtyre të këqijave që me vite rëndojnë Kosovën dhe i revoltojnë fort qytetarët.
Mënjanimi i të këqijave ekzistuese dhe parandalimi i të rejave do të fillojë atë ditë kur do të dorëhiqen pushtetarët më të komprometuar në Kosovë, e kjo domethënë kur të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet duke u shprehur edhe në mënyra më rënduese e më shqetësuese.
Deklarimi i Juaj, zotërinj ambasadorë, për të ndëshkuar opozitën qoftë edhe me polici në Kuvend e për të rehabilituar Qeverinë, në supet e protagonistëve të së cilës rëndojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë krizë, e bën njëmendësinë e Kosovës tepër të ftohtë dhe të errët.
Ndihmojeni Kosovën të mos zhytet edhe pas luftës në atë të ftohtë dhe në atë terr!
I keni të gjitha mundësitë.
Me nderimet më të përkushtuara.
Akademik Rexhep Qosja.

Pas Forumit Ekonomik, Thaçi: Presim investitorë gjermanë, opozita nuk merr qeverinë me dhunë

save1
Pas përfundimit të Forumit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Gjermania luan një rol kryesor në investimet direkte në vendin e tij.
Gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Berliner Zeitung” Thaçi u shpreh i sigurt se Kosova shumë shpejt do të miratojë ligjin modern për investimet e huaja direkte.
Gjermania bën 400 miloionë euro shkëmbime tregtare me Kosovën. Në sektorin e energjisë, minierave dhe bujqësisë kërkojmë partnerë gjermanë. Presim që në Kosovë të investojnë ndërmarrje të mëdha siç janë Siemens dhe ThyssenKrupp”, u shpreh Thaçi.
Zëvendëskryeministri nënvizoi se shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza drej vendeve të tjera Evropiane.
Thaç theksoi se opozita është duke bërë veprime ilegale dhe nuk mund ta marrë qeverinë përmes dhunës.

Përdhunuan 17-vjeçaren nga Lezha dhe tentuan ta trafikonin në Kosovë

perdhunim
Policia e Lezhës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në tjetër në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe trafikim të të miturve. Në prangat e policia ra Krenar Shabani 33 vjeç dhe është në kërkim bashkëpunëtori i tij E.K 26 vjeç.
Dy personat akuzohen se përdhunuan 17-vjeçaren me iniciale V.J dhe me pas e dërguan në një banesë tek Instituti Bujqësor i Tiranës, tek një e njohura e tyre. Ata synon që të nesërmen, të miturën ta trafikonin në Kosovë me qëllim për ta shfrytëzuar seksualisht. Por, 17-vjeçarja mundi të largohej nga banesa dhe lajmëroi policinë në lidhje me ngjarje, ku pas hetime u arrestua 33-vjeçari dhe 26-vjeçari tjetër është në kërkim.

Tensionohet gjyqi i xhihadistëve, ndërpritet seanca, Fadil Myslimani: Pas ardhjes në Shqipëri, ISIS do t’ju ndëshkojë të gjithëve

xhihadist
Me shumë kërcënime, tension dhe thirrje pro ISIS-it është zhvilluar sot në Tiranë, gjyqi kundër grupit të xhihadistëve, në  Gjykatën e Krimeve të Rënda, derisa ai është ndërprerë, pas grisjes demostrative nga njeri prej tyre, të vendimit të prokurorisë për përgjimet.
I arrestuari Gerti Pashja ka kërkuar nga prokurori t’i paraqiste, vendimin e prokurorisë për përgjimin e dy anëtarëve të grupit, Artur Korres dhe Erzen Gashit dhe pasi e ka parë, e ka grisur atë duke thirru me zë të lartë: Ju jeni  kriminelë, armiq të Islamit!” Pashja e ka lënë në mes seancën dhe ka ikur nga salla.
Thirrja e tij është pasuar nga ajo e Abdurrahim (Genc) Ballës, që i irrituar nga akuzat i ka drejtuar gishtin Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe gjykatëve: Këtë gjë ju nuk e bëni me fetë e tjera, islami persekutohet. KMSH-ja e ka kthyer fenë islame, në pronë private! Ortodoksët dhe katolikët trajtohen ndryshe.”
Një tjetër xhihadist, Fadil Myslimani, në mbështetje të Pashjas dhe Ballës, ka kërcënuar hapur: “Vetëm ISIS do ta çlirojë Shqipërinë! Njerëz të pafajshëm po futen në burgje. Pas ardhjes në Shqipëri, ISIS do t’ju ndëshkojë të gjithëve.”
Trupi gjykues ka ndërprerë menjëherë seancën dhe ka vendosur rifillimin e saj pas një jave.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...