Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/06

Ty deputeti/ja im/e, që dje të votova e sot me përfaqëson në Kuvendin e Kosovës

Ismet Kryeziu

Kolegët tu nga opozita po arrestohen dhe për këtë nuk po rezistojnë fare. Ata po ju binden institucioneve shtetërore, prokurorisë dhe policisë, pavarësisht që disa nga ta tani gjenden në paraburgim apo në mbajtje.
Ti deputeti im, nuk po e çel gojën fare. Ti heshtur po pajtohesh me partitë në pushtet të cilat ka muaj që kanë filluar të ushqejnë frikë tek qytetarët, të krijojnë pasiguri dhe të tensionojnë situatën. Këtë po e bëjnë përmes disa telallve që s’janë deputetë. Po e bëjnë përmes deklaratave të tyre publike për gjoja veprimet e kolegëve tu nga opozita.
Por deputeti im, kolegët e tu nga opozita po bëjnë të kundërtën e asaj çka kanë proklamuar deri më tani subjektet e koalicionit tënd në pushtet. Tani, unë dhe Ti deputeti im edhe nëse kemi dyshuar tani po e dimë se deputetët e opozitës, kolegët e tu po pranojnë dhe do të pranojnë dhe më tutje që të burgosen për idealet e tyre në të cilat besojnë. Qëllimet tani e sa kohë i kanë bërë publike për opinionin vendor dhe ndërkombëtar, gjithashtu dhe për ty.
Tani ti deputeti im, a din të më tregosh - pasi po i dimë qëndrimet e opozitës – se cilat janë qëndrimet e tua dhe cilat janë qëndrimet e pozitës?! A e din çka po dëshironi?! A po dëshiron që të kesh një parlament pa kolegët e tu opozitarë?! A po dëshiron që të kesh një veprim dhe mendim parlamentar të siguruar nga policia me maska?!
A po dëshiron që të kesh sistem një partiak?! Deputeti im, unë votën të kamë dhënë që besoi të mjafton për të qenë përfaqësuesi im. A po dëshiron që ti burgosin të gjithë kolegët e tu që mendojnë ndryshe?! A po dëshiron ti përfaqësosh të gjithë edhe ata që nuk të kanë votuar ty?!
Deputeti im, nuk është as funksionim i jetës parlamentare, e as i institucioneve kjo gjendje e kjo formë e mbajtjes së seancave plenare. Besojë se e din se asnjë masë apo gjendje e përkohshme nuk i zgjedh problemet dhe nuk garanton funksionalitet dhe jetë institucionale pa veprime dhe zgjidhje politike.
Deputeti im, nuk bëhet dialogu politik vetëm në kolltukët e Kuvendit, sepse ti e din kur më ke kërkuar votën ke bërë dialog në oda dhe kafe, në shkolla e sheshe.
Për ditë e për natë ke takuar qytetarë si unë. Prandaj, si deputeti im, ke ndërgjegje për besimin që të kamë dhënë, dhe para se të merr pjesë në një seancë të rrethuar me forca speciale, policore e ushtarake dhe para se të heshtësh e të bëhesh aparat i votimit, fol e mos hesht.
Hajde takomë, pyetëm, merre mendimin tim, ngrite kokën dhe përfaqësomë.
Paralelisht me këtë, Ti deputeti im, aty nuk je vetëm për të regjistruar pjesëmarrjen në seancë plenare; nuk je aty vetëm për të garantuar mëditjen tënde; nuk je aty për të heshtur; nuk je aty vetëm për të ngritur dorën për të votuar një apo disa ligje. Ti deputeti im, je aty për të më përfaqësuar mua.
E mua nuk më përfaqëson duke i arrestuar të tjerët, duke mos ditur çka po voton, duke mos pasur as mendim e as idenë për ato pika të rendit të ditës, duke mos dialogu as me mua as me askënd tjetër që të kanë votuar.
Ti je aty për të garantuar jetën demokratike; ti je aty për të garantuar pluralizmin partiak; ti je aty për të garantuar konsensusin shoqëror.
Kosova dhe shoqëria e jonë, deputeti im, ka pasur nevojë për lirinë si instrument që garanton pluralizmin partiak, garanton mendimin ndryshe dhe garanton të drejtën qytetare për tu përfaqësuar përmes deputetëve të zgjedhur nga qytetarët.

Ti deputeti im, ngrite kokën dhe përfaqësomë, sepse për atë të kam dhënë besimin tim për të vendosur jo vetëm për mua por dhe për të ardhmen e fëmijëve të mi.  

Letër e hapur për Albin Kurtin: Pse te votova?

Shenaj Shala

Albin , ti po vendos per ne të gjithë se çka duhet të jemi. Por unë nuk pranoj të jem ajo çfar ti vendos të jem. Ti flisje për ‘faljen’ e pjesëve të Kosovës nga ata në pushtet, por poashtu (po i bjen qe) nëse ti vjen në pushtet do ta falësh tërë Kosovën. Nuk pres qe ju të kuptoni sikletin tim që e kam mbajt me vete sa herë që më është bërë kjo pyetje në fëmijëri, por e di qe vajza juaj shumë mirë do t’më kuptojë një ditë.

Votën që ta dhash ishte falë aderimeve të reja në lëvizjen tënde, dhe për shkak të disa njerëzve, vizioneve të të cilëve u besoja shumë.

E ndjeja që këta do t’i jepnin një frymë të re lëvizjes sate dhe do të na kthehet shpresa edhe neve përmes juve.

Kur bëre thirrje për manifestimin në mbrojtje të Republikës, kundër Bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit, mendova qe Republikën për të cilen flisje ishte ajo e Kosovës.

Dhe si secili qytetar qe ia do të mirën këtij vendi, e asnjëherë ndarjen, vendosa të dal në perkrahje të saj.

Si gjysmë shqiptare që jam – siç e tregon mbiemri, dhe gjysme turke – siç e tregon emri, jam rritë duke m’u imponuar gjithnjë nga shoqëria që të zgjedh njerën anë dhe të deklaroj se çka jam.

Sa më kënaqësi dëgjoja ish-kolegët e UNMIK’ut kur thonin: “Jam gjysmë italian, gjysmë francez”, “jam gjysmë spanjolle, qerek portugeze (se gjyshja ka qenë angleze nga ana e babit) e qerek angleze”.

Sa u merrja lakmi që aq lehtë shprehnin atë se çka janë, pa pas nevojë me zgjedhë njerën apo tjetrën anë, dhe çka është më e rëndësishmja, sa lehtë i shihnim si një terësi/person/karakter pa marr parasysh se cilit nacionaliteti u përkisnin prindërit apo gjyshërit e tyre.

Arsyeja pse po të tregoj për këtë, është se më në fund jam në gjendje që t’ju ‘ik’ të gjitha pyetjeve provokative që insistojnë që unë të zgjedhi njerën apo tjetrën anë (për ata që nuk pranojnë që përgjigja të jetë gjysë-gjysë)- duke iu dhënë përfundimisht përgjigjen “jam Kosovare - ashtu më thotë në passaportë! Ashtu me njeh shteti im!”.

Nuk pres qe ju të kuptoni sikletin tim që e kam mbajt me vete sa herë që më është bërë kjo pyetje në fëmijëri, por e di qe vajza juaj shumë mirë do t’më kuptojë një ditë.

Babi im i ndjerë ka qenë një ndër ballistat më të ‘flaktë’ që kam njohur ndonjëherë. Nuk e di se çka është me këta burra shqiptarë që martohen me gra të ‘huaja’ por të gjithë ata që i njoh po qëllojne të jenë shumë më nacionalista se tjerët!?.

Kur në videon promovuese që kishit përgatitur për manifestimin, treguat hartën e Kosovës të coptuar, dhe se si do të dukej pas ‘Bashkësisë’ e demarkacionit, m’u coptu zemra!

Kjo nuk është ajo që e dëshiron asnjë kosovar qe ka lind në Kosovë, dhe ka dashni të sinqertë për të (pa marr parasysh nacionalitetin).

Mbylla sytë që ta zhduk atë hartë të çrregullt nga mendja - vet pamja e së cilës më bëri të rrënqethem.

Në atë moment ti flisje… flisje kundër ‘Bashkësisë’ serbe.

Kundër një bashkimi të komunave serbe. Mirëpo flisje edhe për një bashkim tjetër…

I rendite të këqijat e ‘Bashkësisë’, duke treguar se çka do të mbetet nga Kosova përmes asaj harte të tmerrshme.

Por çka do të mbetet nga Kosova, Albin, pas bashkimit kombëtar – siç ti e ofron?

U mundova me e parafytyru harten e Kosovës atëherë - por nuk shihja asgjë!

Ti flisje për ‘faljen’ e pjesëve të Kosovës nga ata në pushtet, por poashtu (po i bjen qe) nëse ti vjen në pushtet do ta falësh tërë Kosovën.

E di qe kjo letër do të keqkuptohet nga shumë njerëz dhe do t’më shohin si njeri që nuk e dua bashkimin e shqiptareve (madje ndoshta si dikush qe eshte pro-zajednices).

Këta janë ata të njëjtit që më kanë shtyrë me vite të zgjedh vetëm njerën anë,  te ’ju tregoj se çka jam.

Unë jam kategorikisht kundër ‘Bashkësisë’, të kuptohemi!

Unë dua bashkimin e shqiptarëve, por jo vetëm.

Dua bashkim të shqiptarëve, serbëve, turqëve, romëve, kroatëve, egjiptianëve, të gjithë tjerëve të cilët jetojnë në këtë vend. Dua që udheheqesit e mi të mos bëjnë ndarje, dhe të mos përfaqësojnë vetëm interesat e njerës palë.

Dua që të keni një vizion për të ardhme të përbashket, për të gjithë, pa marrë parasysh çka jemi.

Përfaqësim për një jetë të mirë e të shëndoshë, në harmoni!

Si prisni ju qe të keni përkrahjen e minoriteteve tjera nëse ne njerën anë jeni kundër ‘Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por nga ana tjetër synoni një bashkim tjetër?

E kujt është kjo Kosovë?

Dhe pse duhet ta falim, apo ta coptojmë?

Apo ndoshta paragjykoni e supozoni se ajo çka të gjithë deshirojnë në Kosovë, dhe çka është më e mira për të gjithë, është bashkimi kombëtar pa marr parasysh cilit komunitet i përkasin qytetarët e Kosovës?

 Apo ndoshta minoritetet tjera të Kosovës nuk janë edhe fort të rëndësishme, e nuk ka dert se çka dojnë?

Me 28 nëntor, e zhgenjyer me faktin qe manifestimi për të cilin dola kundër coptimit të Kosovës u shndërrua në diçka krejt tjetër nga ajo që ishte thirrur, vazhdova të ec përgjatë sheshit Nënë Tereza, kokëulur e me lot në sy, me ndjenjen që isha mashtrruar.

Dikush më thirri emrin. Ishte tezja X, komshikja ime gorane, e cila kishte dalë të shesë produktet e saja punëdore, në panairin që ishte vendosur një ditë më parë.

“Blej shqip. Blej prodhime shqiptare” - thoshte posteri gjigant, i cili ishte vendosur në shesh nga ana e komunës qe drejtohet nga Lëvizja juaj.


Ne moment kuptova se, të gjithë ata si unë, qe iu është imponu të zgjedhim se çka jemi (vetëm njerën anë) në të kaluaren, ndoshta nuk do t’mund ta kenë as këtë mundësi të zgjedhjes në të ardhmen, nëse ju vini në pushtet, pasi që ju vetëm se keni vendos se çka duhet të jemi të gjithë. 

Steven Seagal ‘dëshpron’ shqiptarët: Serbia, atdheu im i ri!

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot, gjatë takimit me aktorin hollivudian, Steven Seagal, se qeveria do të bëjë gjithçka që mundet që ta zhvilloj industrinë filmike në Serbi. 

Aktori amerikan po qëndron për vizitë në Beograd në kuadër të turneut të tij si këngëtar. Ai tashmë i ka të publikuar dy albume, transmeton Republika.info. 

Ai ka thënë se do të angazhohet shumë në promovimin e Serbisë dhe se “ekonomia në Serbi po rritet në krahasim me vendet tjera evropiane”! 

Sipas tij, Serbia për të tash është atdhe i dytë. 

Me aktorin amerikan është takuar edhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

E Seagal njihet si aktor shumë i dashur për shqiptarët. Ndoshta ai këtë nuk e dinë, përndryshe do të kursej pak nga lëvdatat për Serbinë. 

Ja çfarë thotë Kodi Penal i Kosovës për veprimet e opozitës dhe sa mund të dënohen ata

Opozita është shumë kritike ndaj arrestimit të deputetëve dhe simpatizantëve të tyre dhe sistemin e drejtësisë po e quan të kapur prej pushtetit, megjithatë nëse analizohet se çfarë thotë Kodi Penal për veprimet që ata i kanë bërë, atëherë lirisht mund të konstatohet se vendimet e gjykatësve janë minore për veprimet e tyre, sepse baza ligjore në Kodin Penal parasheh burg deri në 10 vite për këto veprime.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë, Republika.info më poshtë ka radhitur të gjithë bazën ligjore në përputhje me Kodin Penal për veprat penale të deputetëve të opozitës dhe militantëve të tyre.


I. Thirrjet për Republikë të tretë
Përpjekja e ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe e deputetëve të këtij subjekti politik, e shpalosur publikisht si thirrje për një “Republikë të tretë” dhe e materializuar përmes organizimit të manifestimeve të dhunës në Kuvend dhe në publik, mund të cilësohet si vepër penale “Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, sipas nenit 121 të Kodit Penal, transmeton Republika.info.

Neni 121
Sulmi kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës
1. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që ta ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës apo të përmbysë institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
2. Kushdo që me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës tenton që të pengojë vendosjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës apo me përdorim të dhunës ose kanosjes së dhunës implementon rendin e huaj juridik në ndonjë pjesë të Republikës së Kosovës, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
3. Kushdo që me përdorim të dhunës ose me kanosje të dhunës tenton të rrezikojë pavarësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, tërësinë territoriale dhe karakterin demokratik të shtetit, dënohet jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.


II. Sulmet e deputetëve kundër Veselit dhe Mustafës
Sulmet e deputetëve të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës kundër kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Kosovës mund të cilësohen si vepër penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”, sipas nenit 128 të Kodit Penal, transmeton Republika.info.

Neni 128
Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës
Kushdo që me qëllim të rrezikimit të rendit kushtetues apo sigurisë së Republikës së Kosovës, me përdorim të dhunës apo me kanosje të dhunës, pengon një apo më shumë nga personat e saktësuar në nenin 126 të këtij Kodi në ushtrimin e detyrave zyrtare apo i detyron të kryejnë apo të mos kryejnë ndonjë veprim nga fushëveprimi i detyrave të tyre, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet.

Personat e saktësuar në nenin 126 janë:

Kryetari i Republikës së Kosovës;
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Kryeministri i Republikës së Kosovës;
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës ose
Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës.


III. Veprimet e dhunshme të deputetëve
Nëse kryerja e veprës penale nga nenet 121 dhe 128 ndërlidhet me: 
rezulton në vdekjen e një apo më shumë personave;
rrezikon jetën e një apo më shumë personave;
vepra përcillet me dhunë të rëndë ose shkatërrim në shkallë të madhe; ose
vepra ka rrezikuar sigurinë ekonomike dhe ushtarake të Republikës së Kosovës, atëherë kryesi i veprës dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

Veprimet e deputetëve të opozitës, në rastin tonë, janë përcjellë me dhunë të rëndë.


IV. Të bashkuar kundër rendit kushtetues
Veprimtaria e Vetëvendosjes për një “Republikë të tretë” mund të cilësohet edhe si “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese”, sipas nenit 134 të Kodit Penal, transmeton Republika.info. 

Neni 134 
Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese
1. Kushdo që formon një grup apo ndonjë bashkim tjetër të personave për kryerjen e veprave penale nga nenet 121-134 të këtij Kodi, dënohet me dënimin e paraparë për atë vepër penale.
2. Kushdo që merr pjesë apo bëhet anëtar i grupit apo bashkimit nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet. 
3. Anëtari i grupit apo bashkimit, që e lajmëron grupin para kryerjes së veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet ose mund të lirohet nga dënimi.


V. Përpjekjet për të detyruar Kuvendin dhe Qeverinë të ndërmarrin veprime me motive politike
Veprimet e deputetëve të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës mund të cilësohen edhe si terrorizëm. Qëllimi i veprimeve të tyre është që të detyrojnë një organ publik, Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Qeverinë e Kosovës, që të ndërmarrin veprime të caktuara të motivuara politikisht dhe përmes këtyre veprimeve janë duke destabilizuar strukturat themelore politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas nenit 135 të Kodit Penal, terrorizëm, veprim terrorist apo vepër e terrorizmit është kryerja e një ose më shumë veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim, apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës, të një shteti tjetër apo të një organizate ndërkombëtare.

Më poshtë argumentohen veprat penale në ndërlidhshmëri me pikat e këtij neni:

Pika 1.3. sulmi, sulmi me lëndim të lehtë trupor dhe sulmi me lëndim të rëndë trupor në shkelje të neneve 187-189 të këtij Kodi (Baza ligjore për sulmin me gaz lotsjellës dhe hedhjen e mjeteve tjera në drejtim të deputetëve dhe personelit të sigurimit gjatë seancave dhe gjatë protestave jashtë Kuvendit).

Pika 1.7. shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm; zjarr vënia apo djegia ose shpërthimi nga pakujdesia në shkelje të neneve 334 ose 365 të këtij Kodi (Baza ligjore për demonstratat e dhunshme dhe trazirat jashtë Kuvendit).

Pika 1.8. shkatërrimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike apo rrezikimi i trafikut publik në shkelje të neneve 129, 366, 378 ose 380 të këtij Kodi (Baza ligjore për gjykimin e demonstruesve të dhunshëm dhe për trazirat e tyre jashtë Kuvendit).
Pika 1.9. furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve, eksplozivit ose armëve nukleare, biologjike ose kimike në shkelje të neneve 176, 369 ose 372-377 të këtij Kodi; 

Gazi lotsjellës cilësohet si armë dhe baza ligjore për gjykimin e deputetëve që e kanë hedhur dhe bartur mund të mbështetet në pikën 1.10.

Pika 1.10. përvetësimi i paautorizuar, mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve, eksplozivit ose armëve nukleare, biologjike ose kimike, ose hulumtimet për ose ndërtimi i armëve biologjike ose kimike në shkelje të neneve 176, 369 ose 372-377 të këtij Kodi;

Këtu duhet sqaruar se sipas Kodit Penal të Kosovës, neni 120, pika 38, armë nënkupton çdo send ose vegël të punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë. Armë po ashtu përfshinë municionin, pjesët dhe përbërësit e armëve, si dhe armët nukleare, biologjike dhe kimike. Armë në këtë kuptim janë edhe armët që përdoren për shpërndarjen e gazit irritues. Përdorimi i mjeteve shpërthyese që lirojnë gaz lotsjellës plotësojnë kushtet e cekura si më sipër dhe cilësohen si armë, sepse lirojnë gaz i cili përdoret për të shkaktuar lëndime trupore dhe psikologjike, transmeton Republika.info.

Gjithashtu, edhe pse është shumë e rëndë për ta pranuar, veprat e deputetëve të dhunshëm dhe të protestuesve të dhunshëm mund të cilësohen edhe si vepra terroriste.

Çka është grupi terrorist?
Shprehja “grup terrorist” nënkupton grupin e strukturuar prej më shumë se dy personave, që ekziston për një periudhe kohore dhe i cili vepron në bashkëpunim për kryerjen e terrorizmit. Grup i strukturuar nënkupton një grup i cili nuk është formuar rastësisht për kryerjen e menjëhershme të një vepre dhe i cili nuk ka nevojë të ketë role formalisht të përcaktuara për anëtarët e tij, vazhdimësinë e anëtarësisë ose strukturë të ndërtuar. Në këtë kuptim, të tri partitë opozitare mund të cilësohen si grupe terroriste, sepse janë tri grupe që veç e veç, por edhe së bashku, kanë krijuar struktura organizative me qëllim të kryerjes së veprave penale të terrorizmit sipas Kodit Penal.

Neni 136 
Kryerja e veprës terroriste 
1. Kushdo që kryen një vepër terroriste dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim. 
2. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me lëndime të rënda trupore të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim.
3. Kur vepra nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me vdekje të një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 137 
Ndihma në kryerjen e terrorizmit 
1. Kur vepra nga neni 385 ose 386 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. 
2. Kur vepra nga neni 388 i këtij Kodi kryhet në lidhje me terrorizmin, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 
3. Kushdo që e ndihmon kryesin apo bashkëpjesëmarrësin pas kryerjes së një vepre terroriste, duke i siguruar fonde ose burime të tjera materiale personave të tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet. 

Neni 138 
Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit 
1. Kushdo që në çfarëdo mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ofron, kërkon, mbledh ose fsheh fonde apo mjete të tjera materiale me dashje, dijeni apo bazë të arsyeshme për të besuar se do të përdorën tërësisht ose pjesërisht për apo nga grupi terrorist, apo për kryerjen e veprës terroriste, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 
2. Kushdo që e ndihmon kryesin apo bashkëpjesëmarrësin pas kryerjes së një vepre terroriste, duke i siguruar fonde ose burime të tjera materiale personit apo personave të tillë, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjet (10) vjet. 

Neni 139 
Rekrutimi për terrorizëm
Kushdo që i bën thirrje personit tjetër për të kryer ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprës terroriste, të marrë pjesë në aktivitetet e grupit terrorist apo të sigurojë fonde ose burime materiale, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet. 

Neni 141 
Shtytja për kryerjen e veprave terroriste 
Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

Neni 143 
Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist 
1. Kushdo që organizon ose drejton një grup terrorist dënohet me gjobë deri në pesëqind mijë (500.000) euro dhe me burgim prej dhjetë (10) deri në njëzet (20) vjet. 

2. Kushdo që merr pjesë në veprimtaritë e grupit terrorist dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet.

Maximilien François Marie Isidore de Robespierre (6 Maj 1758 - 28 Korrik Maksimiljen Robespier Paris 1790 1794)




Maksimiljen Robespier )është një nga figurat me te njohura dhe me te ndikuese te Revolucionit Francez. Ai, për një kohe te gjate, morri drejtimin e Komitetit te Sigurisë Shtetërore dhe ishte pjesëmarrës ne periudhën e Revolucionit te njohur si “Shiu i Terrorit”, i cili mbaroi me arrestimin dhe ekzekutimin e tij ne 1794.
05-Maximilien_de_Robespierre-watermark
Robespierre u ndikua nga filozofet e shekullit te XVIII si Jean-Jacques Rousseau dhe Montesquieu. Ai ishte një mbështetës i krahut te majte te borgjezisë. Ai përshkruhet si një njeri me fizik normal dhe qe nuk i kushtonte rendësi paraqitjes se tij fizike dhe çështjeve te tij personale. Mbështetësit e tij e thërrisnin “I Pakorruptueshmi” kurse kundërshtaret e tij e quanin si “Tiran” si nënshkrues te diktaturës (diktatura e gjakderdhjes).

Maximilien de Robespierre u lind ne Arras, France. Origjina e familjes se tij mund te gjendet ne shekullin e XII, ne Picardy, Francën Veriore ; disa nga paraardhësit e tij ne linjën mashkullore ishin notere ne fshatin e vogël te Carvin afër Arrasit nga fillimi i shekullit te XVII. Një tjetër hipoteze është se ai ka prejardhje nga Irlanda, dhe pretendohet se mbiemri i tij te jete “Robert Speirs”. Lewes, Hamel, Michelet, Lamartine dhe Belloc e kishin cituar këtë teori edhe pse ka shume pak fakte ku ata mbështeten.

Gjyshi i tij, Maximilien de Robespierre, e shpalli veten ne Arras si avokat. Babai i tij, Maximilien Barthélémy François de Robespierre, gjithashtu një avokat ne Këshillin e Artois ishte martuar me Jacqueline Marguerite Carrault, e bija e një birreberesi, ne 1758. Maximilien ishte me i madhi i kater fëmijëve te lindur midis martesës se tyre- vëllezërit dhe motrat e tij ishin Charlotte, Henriette dhe Augustin. Për ta fshehur këtë fakt sa me shume qe te mundej, ndërsa babai dhe mamaja e tij bene një martese te shpejte (te cilën gjyshi i tij refuzoi ta pranonte). Ne 1764, Madame de Robespierre vdiq gjate një lindje. Burri i saj u largua nga Arras, dhe shëtiti rreth Evropës deri sa vdiq ne Mynih ne 1777, duke i lëne fëmijët te rriteshin nga gjyshërit e tyre dhe tezet.

Maximilien ndoqi kolegjin (shkollën e mesme) te Arras kur ishte tete vjeç, ndërsa zotëronte te lexuarin e te shkruarin. Ne Tetor te vitit 1769, me një rekomandim nga peshkopi, ai ndoqi shkollën Lycée Louis-le-Grand ne Paris. Këtu ai mësoi te admironte figurën e Republikës se Romes dhe figurave si Ciceroni, Cato dhe te tjerë. Disa nga shokët e tij te klasës ishin Camille Desmoulins dhe Stanislas Fréron. Ai gjithashtu ishte njohur me Rosseaun gjate kësaj kohe dhe morri shume nga parimet e tij. Ai gjithashtu ngjalli interes. Interesi mbi Robespierre u rrit sepse ai ishte i virtytshëm, nje njeri qe rri vetëm ne prani te ndërgjegjes se tij.

Vetëm pak kohe pas kurorëzimit Luigji XVI ai vizitoi kolegjin Louis-le-Grand. Robespierre, atëherë 17 vjeç, ishte zgjedhur nga 500 nxënës për te mbajtur një fjalim qe t'i uronte mirëseardhjen mbretit; si një student me shume trofe, zgjedhja kishte qene e menjëhershme. Ne ditën e fjalimit, Robespierre dhe turma e priti mbretin dhe mbretëreshën për disa ore ne shi. Gjate mbërritjes, çifti mbretëror qëndroi ne karocen e tyre te udhëtimit për ceremoninë dhe u larguan menjëherë pas saj. Robespierre do te ishte një nga ata qe do te kërkonin vdekjen e mbretit.


Pasi kishte përfunduar studimet e tij mbi ligjet, Robespierre u pranua si pjese e klubit avokateve te Arrasit. Kryepeshkopi i Arrasit, Louis François Marc Hilaire de Conzié, e emëroi atë si gjykatesin mbi krimet ne Dioqezën e Arrasit ne Mars 1782. Ky emërim nuk e pengoi atë te ishte pjese e klubit te avokateve te Arrasit. Ai u be shpejt një avokat i suksesshëm dhe zgjodhi si parim te tij përfaqësimin e te varfërve. Gjate seancave gjyqësore ai ishte i njohur si mbrojtës i idealeve te paqes dhe te drejtave te njeriut d.m.th klientëve te tij. Me vone ne karrierën e tij ai lexoi shume dhe shume I interesuar për shoqërinë ne përgjithësi, një nga shkrimtaret me te mire dhe një nga te rinjtë me te njohur te Arrasit.

Ne shtator 1783, ai ishte zgjedhur si anëtar i akademisë se Arrasit, ne takime te cilat ai shkonte rregullisht. Ne 1784, ai fitoi një medalje nga akademia e Mertz për esenë e tij për pyetjen se a duhet te ndajnë dënimin dhe te afërmit e një krimineli te dënuar me te. Ai dhe Pierre Louis de Lacretelle, një avokat dhe gjykatës ne Paris, e ndanë çmimin bashke. Shume nga esetë e tij qe e pasuan këtë te fundit ishin me pak te suksesshme, por këto nuk patën shume rendësi sepse ai ishte i njohur ne letërsinë dhe shoqërinë muziore te Arrasit, te njohur si “Rosatia”, ne te cilin ndodhej edhe Lazare Carnot, qe do te ishte kolegu i tij ne Komitetin e Sigurisë se Përgjithshme.

Ne 1788, ai morri pjese ne një diskutim se si qeveritë provinciale te Francës duhet te zgjidheshin, duke treguar qarte dhe me force ne Addresse à la nation artésienne se n.q.s do te zbatohej përsëri mënyra e votimit nga anëtaret e provincave, shtersat nuk do te përfaqësonin me popullin e Francës. Ka mundësi qe ai e ka thëne këtë gjë qe te kishte mundësi te merrte pjese ne punimet e saj dhe kështu te ndërhytë duke ndryshuar politikat e monarkisë. Mbreti Luigji XVI me vone shapalli zgjedhje te reja për te gjitha provincat duke i lejuar ne këtë mënyre Robespierre te behej deputet për shtresën e trete. Edhe pse anëtaret e bashkisë ishin zgjedhur Robespierre me sukses u zgjodh midis tyre. Ne asamblenë e bailliage , konkurrenca ishte e madhe por Robespierre kishte filluar te merrte pike me politiken e ndjekur ne Arras 1779. Me këtë ai siguroi mbështetjen e zgjedhësve vendas edhe pse tridhjet dhe relativisht te varfër dhe humbja e përkrahjes ai ishte zgjedhur deputet i peste i shtereses se trete te Artois. Kur Robespierre arriti ne Versaje, ai ishte relativisht i panjohur, por ai shpejt u be pjese e Asamblesë se Përgjithshme qe me vone u kthye ne Asamble Kushtetuese.

Ndërsa Asambleja Kushtetuese po merrej me krijimin e një kushtetute te re, Robespierre u kthye qe nga asambleja e avokateve provinciale dhe borgjezisë se pasur tek njerëzit e Parisit. Ai ishte një folës i shpeshte i Asamblesë Kushtetuese ; ai hodhi shume ide te reja për Deklaratën e te Drejtave te Njeriut dhe për Provincat Kushtetuese ; gjithmonë me një sukës te madh. Ai ishte i njohur si Pétion de Villeneuve i dyti dhe një lider i trupit te vogël te ekstremisteve te majte ; “30 zerat” siç Mirabeau i quante shpesh ata.

Robespierre shpejt u përfshi ne Shoqërinë e Shokëve te Kushtetutës, e njohur zakonisht si Klubi i Jakobinëve. Fillimisht ky grup ishte i përberë nga anëtare te erdhur nga Brittany. Pasi Asambleja u zhvendos ne Paris, klubi filloi te pranonte një sere borgjezesh parizinesh ne anëtarësinë e tij. Ndërsa koha ecte shume nga artizanatet inteligjente dhe tregtaret e vegjël u bene pjese e këtij klubi. Ne rradhet e këtyre njerëzve, Robespierre fitoi simpati jo te vogël. Ndërsa borgjezia e pasur e Parisit dhe deputetet e krahut te djathte po përjetonin sukës nga klubi i 1789, ndikimi mbi liderat e vjetër te Jakobineve, si Barnave, Duport, Alexandre de Lameth u zvogëlua. Kur ata te shqetësuar për përparimin e Revolucionit, themeluan klubin e Feuillants ne 1791, te majtët, duke përfshire Robespierre dhe shokët e tij, mbizotëruan ne grup.

Ne 15 Maj 1791, Robespierre propozoi qe asnjë deputet qe ulej ne Kuvend nuk mund te ulej ne Asamble, i vetmi propozim i tij i pranuar nga kjo Asamble. Përleshja ne 20 Qershor, dhe pas kësaj arrestimi i Luigjit te XVI dhe i familjes se tij ne Versajë qe përfundoi duke vetëshpallur Robespierre ne grupin e Jakobineve, "ni monarchiste ni républicain" (as monarkist as republikan). Por kjo nuk ishte e pazakonte; shume pak ne këtë pike u pranuan si republikane.

Pas masakrës te Kampit te Marsit ne 17 Korrik 1791, duke dëshiruar te ishte me afër me Asamblenë dhe Jakobinët, ai u zhvendos tek shtëpia e Maurice Duplay, një mobilier qe jetonte ne Rue Saint-Honoré dhe një admirues i flkte i Robespierre. Robespierre jetoi atje (përjashtohen vetëm dy periudha te shkurtra largimi) deri ne vdekjen e tij. Ne fakt, ne baze te disa burimeve, duke përfshire doktorin Souberbielle, Vilate, një anëtar jurie i Gjyqit Revolucionar, dhe me e reja nga vajzat e te zotit te shpise (qe me vone do te martohej me Philippe Le Bas nga Komiteti i Sigurisë se Përgjithshme), u fejua me vajzën me te re te te zotit te shtepise, Éléonore Duplay.

Ne 30 Shtator, kur Asambleja Kushtetuese u shpërnda, kurorëzuan Pétion dhe Robespierre si dy patriote te pakorruptuar me qellim qe te tregohej pastërtia e parimeve te tyre., te mënyrës modeste se si ata jetonin dhe për refuzimin e ryshfeteve te ndryshme.

Me shpërndarjen e Asamblesë ai u kthye për një vizite te shkurtër ne Arras, ku u prit ne mënyre madhështore. Ne Nëntor u kthye ne Paris për t'u vendosur ne pozicionin e Prokurorit Publik te Parisit.

2015/12/05

Nga Flori Bruqi : Çfarë është ‘'Shqipëria natyrore' ’ dhe kush është autokton?


Shqipëria natyrale ose Shqipëria etnike është hapi i fundit apo rezultati i bashkimit kombëtar. Shqipëria natyrale është krejt hapësira gjeografike shqipfolëse, ku banojnë shqiptarët sot me shumicë, ku është vendlindja e shqiptarëve me shumicë dhe ku u dëbuan nga vendbanimet e tyre etnike. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.





Njeri nga shumë propozimet e kursit të kufinjve e Shqipërisë natyrale
Përkundër barazimit të termit Shqipëri etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.


Para pavarësisë Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Osmane. Ajo ishte e ndare në disa sanxhakë : Kosova, Shkodra, Janina dhe Manastiri. Pas Traktatit të Shën Stefanit, disa territore shqiptare iu dhanë Bullgarisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Lidhja e Prizrenit u ngrit kundër këtij traktati dhe luftoi me armë në dorë. Edhe pse Lidhja dështoi territoret shqiptarë nuk u copëtuan të gjitha por mbeten pjesë e Portës së Lartë.

Pas pavarësisë kufijtë e Shqipërisë u caktuan nga Konferenca e Ambasadoreve e Fuqive të Mëdha. më gjithë kërkesën e Qeverisë së Vlorës për kufij etnik të Shqipërisë, Fuqitë të Mëdha nuk e morën parasysh kërkesën e saj. Kosova, Manastiri dhe Lugina e Preshevës iu dhanë Serbisë, Ulqini dhe viset përreth saj iu dhanë Malit të Zi kurse Çamëria iu dha Greqisë. Edhe pse morën më shumë se 2/3 e territorit të Shqipërisë vendet e Ballkanit vazhduan të kërkonin të tjera territore duke gjetur pretekste qesharake.


Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj. Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.


Kosova qëndroi si pjese e Serbisë nga viti 1913 deri në vitin 1999 kur u zhvillua Lufta e Kosovës. Kjo luftë erdhi si pasojë e trajtimit të pabarabarte të shqiptareve me popujt e tjerë të Jugosllavisë dhe dëbimit të shumë prej tyre nga Kosova. Lufta u nis që në vitin 1913 kur filluan disa kryengritje. Gjatë regjimit të Titos për shqiptarët e Kosovës pati disa të drejta të cilat u mohuan totalisht gjatë regjimit të Milloshevicit. Lufta përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e cila u çlirua nga pushtimi policor serb. Më 17 Shkurt 2008 Parlamenti i Kosovës shpalli aktin e pavarësisë nga Serbia.


Lugina e Preshevës ndodhet në jug të Serbis është e banuar nga shqiptarët etnikisht ish troje i shqiptareve por me von e moren serbët ne vitin 2000 shqiptarët e Lugines i kapën armet në dorë për clirim etnik për t'ju bashkuar shqipërisë por ata humbën nga shteti i fuqishëm sllav serbia edhe sot ata ndodhen në serbi.

Lufta në Republikën të Maqedonsië u zhvillua në vitin 2001 nga shqiptarët të cilët kërkonin të drejtat që u takonin në shtetin sllav të Maqedonise. Edhe pse ndërhyri fuqishëm ushtria e Maqedonisë nuk arriti të ndalte valën e revoltave kundër sistemit të padrejte. Marrëveshja e Ohrit ishte akti i fundit i luftës. Shqiptarët morën të drejtat që u takonin dhe lufta aq e padëshirueshme për të dyja palët përfundoi.


Historia e shqiptarëve të Maqedonisë është pjesë e pandarë e trashëgimisë historike të popullit shqiptar, kërkesat kombëtare që kanë mbetur sot e kësaj dite gjithnjë pezull, është tejet e dhimbshme me plot sakrifica gjatë historikut tonë. Shqiptarët si popull më i vjetër midis Ballkanit të parët çuan zërin kundër Perandorisë Romake, Bizantine dhe asaj Turke.

Shqiptarët të njohur në histori si liridashës shpeshherë kërkuan edhe aleatë Ballkanikë për çlirim të përbashkët nga betejat e lavdishme të Skënderbeut e deri më sot. Poashtu këtu kemi edhe dëshmi të reja që na i ofrojnë nacionalistët shqiptarë dhe bashkëluftëtarët e forcave vullnetare të Xhemë Hasës gjatë luftës së Dytë Botërore. Pra sot në mënyrë objektive ekziston mundësia ti paraqesim dëshmitë e të dy blloqeve, komunistëve dhe nacionalistëve, dhe mund ti vëmë në kandarë të dy anët e medaljes.Në këtë monografi kushtuar luftës së shqiptarëve të Maqedonisë gjatë luftës së Dytë Botërore 1941-1945, bëhen përpjekjet e para në historiografinë tonë më të re, të thuhet e vërteta historike “se kush luftoi për të mbrojtur çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”.Sipas autorit, pas luftërave ballkanike dhe okupimit të territoreve shqiptare nga ushtria serbe në vitin 1912, dhe rrënja e territoreve shqiptare nën sundimin e saj për 30 vjet, deri më 1941, pozita ekonomike dhe politike e shqiptarëve ishte tejet e vështirë. Në këtë kohë kishte filluar aplikimi i reformës agrare dhe kolonizimit, ku u merrej toka shqiptarëve dhe u jepej kolonistëve serbo-malazez. Populli përjetonte varfëri të pa parë deri në këtë kohë, duke marr rolin e lypësit, e cila çonte kah asgjësimi i plotë. Dita ditës shtoheshin kërkesa absurde të borgjezisë serbe kundrejt shqiptarëve si metodë më e sigurt e çrrënjosjes nga trojet e tyre etnike.Por, me këtë ndryshim të ngadalshëm të strukturës së popullsisë në territoret etnike shqiptare, nuk ishin të kënaqur ideologët e politikës borgjeze serbe. Prandaj ata në prag të fillimit të luftës Dytë Botërore ose më saktësisht në vitin 1938 aplikuan edhe projektet e akademikëve serb për shpërngulje masive të shqiptarëve për Turqi. Kjo marrëveshje për shpërngulje të shqiptarëve kinse ata janë turq, u nënshkrua midis dy qeverive, asaj serbe dhe turke. Me këtë marrëveshje tani më legalizohen presionet e pushtetit Jugosllav në të gjitha fushat kundrejt shqiptarëve, ata merrnin dimensione të paparashikuara.

Kjo monografi e pagëzuar “Shqiptarët e Maqedonisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941-1945”, me çka prof. dr. Vebi Xhemaili, dëshiron që para lexuesit shqiptar dhe atij maqedonas të parashtroj argumente bindëse për të vërtetën e luftës mbrojtëse që bëri populli shqiptar në krye me forcat nacionaliste, për të mirën e të gjithëve pa dallim feje dhe nacionaliteti. Sot e kësaj dite mbisundon bindja se kjo pjesë e historisë sonë kombëtare është më errët dhe më e hidhura, njerëzit e gjallë dhe pjesëmarrësit e kësaj historie tragjike të kombit tonë nuk duan fare të flasin për detaje.Është koha kur këto ngjarje duhet sistemuar dhe gjeneratat e ardhshme të kenë njohuri se çfarë skenarësh nga komunistët janë përgatitur dhe realizuar në këto troje etnike, ku pas mbarimit të luftës u krijuan kampe përqendrimi të stilit fashist pas mbarimit të luftës. Pra me ardhjen e komunistëve në pushtet, rasti i Monopolit të Tetovës, është një nga ata që duhet ndriçuar, derisa kjo mund të bëhet në mënyrë sa më autentike, derisa i kemi gjallë pjesëmarrësit direkt të këtij kampi të përqendrimit që për shqiptarët e kurdisën partizanët sllavo komunist të udhëhequr nga Tempoja dhe të tjerë në mes të Tetovës.Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë gjatë periudhës 1941-1945 e komanduar nga Xhemë Gostivari, është një ndër epopetë më të ndritura të luftës së Dytë Botërore në hapësirën shqiptare. Ky kolos deri në fund të lutës kori shumë fitore me vullnetarët e tij. Ky edhe në ditët më të vështira të vitit 1945, vendosi të qëndroj në shpatet e ftohta të malit Sharr. Por, i tradhtuar nga disa shokë, u vra prapa shpine në kështjellën e pa thyer të malit Sharr. U vra në besë nga njerëzit e vetë, Komandanti që korri aq shumë fitore kundër komunistëve dhe partizanëve jugosllav. Ushtria dhe OZN-a për të frikësuar popullin shqiptar, se më nuk ekziston prijësi i tyre, kokën e tij e vendosi në burgun e Tetovës, pastaj shëtiti nëpër Gostivar dhe më në fund e vendosi në Kalanë e Shkupit.

Kjo sjellje e komunistëve maqedonas ishte një tradhti e madhe, por edhe ofendim i rëndë për të gjitha forcat nacionaliste shqiptare. Pala komuniste diti ti shfrytëzoi vrasësit e Xhemë Hasës deri sa kishte nevojë. Ata i la të lirë për disa vite me radhë të bëjnë kërdi dhe plaçkitje mbi popullatën e pafajshme shqiptare. Këta hajdutë ordinerë filluan të prekin, të dhunojnë edhe moralin e shqiptarit. Pas disa viteve u erdhi fundi edhe këtyre….?, disa nga ata vetë i likuidoi UDB-a, ndërsa disa i dënoi me burg të rëndë në Idrizovë, disa i dërgoi edhe nëpër burgje jugosllave. Xhemë Hasë Gostivari si komandant i forcave vullnetare të shqiptarëve të Maqedonisë me veprën e tij heroike do të ngelë gjithmonë i gjallë, i dashur dhe i ledhatuar. Xhemë si komandant do të ngelë për jetë sinonim i rezistencës, dhe trimërisë shqiptare në trojet e veta etnike. Vepra e tij kombëtare do të jetoj brez pas brezi deri sa do të jetojë Shqipëria e Skënderbeut. Xhemë Hasa lindi dhe u rritë për të luftuar sunduesit sllav, për çlirimin e vendit të vetë dhe mbrojtjen e Shqipërisë Etnike. Lufta e shqiptarëve të Maqedonisë falë këtij kolosi, gjithmonë do të jetoj në shpirtin e çdo shqiptari, e shkruar në histori si ngadhënjimtare.Kjo vepër e shqiptarëve të Maqedonisë do të jetojë gjithmonë mbi shpatet e malit Sharr si luftërat e Skënderbeut.





Sipas të dhënave që na ofron historiografia maqedonase, forcat nacionaliste në luftë kundër partizanëve në shkurt të vitit 1944 formuan ushtrinë vullnetare, të përbërë nga atdhetarë dhe simpatizantë të bashkimit kombëtar. Udhëheqës të kësaj ushtrie vullnetare vepronin: në Dibër me komandantë Miftar Kaloshi, Ukë Cami etj, në Strugë Beqir Aga, në Rostushë Ali Maliqi, në Kërçovë Mefail Zajazi, në Gostivar Xhemë Hasa në Tetovë Arif kapiteni etj. Sipas këtyre të dhënave, forcat vullnetare shqiptare, duke shfrytëzuar ndihmën materiale nga komanda gjermane, nga dhjetori 1943-prilli 1944 u forcuan shumë. Sipas të dhënave të pakonfirmuara sllave, forcat e Xhemës dhe të Mefailit gjatë vitit 1944 u shtuan në 3 000 veta, duke ardhur edhe vullnetarë edhe nga vise të tjera shqiptare.Nga fundi i vitit 1944 numri i tyre u katërfishua. Kërkesat e mbrojtjes kombëtare pala sllave tentoi t’i paraqes si metoda të dhunshme të ballizmit”. Por ajo harron: Se Forcat Vullnetare nuk i takonin asnjë formacioni politikë, por vetë vullnetarisht aplikonin në luftë për të mbrojtur shtetin e bashkuar shqiptar dhe kufijtë e tij etnik.Por në fund duhet rikujtuar përkrahësit e kësaj ideje kombëtare, se ky Front nacionalist i udhëhequr nga patriotët më të shquar të kombit doli më vizionar, pasi kurrë nuk u gjunjëzuan para propagandës sllavo komuniste, në veçanti shqiptarët e Kosovë dhe Maqedonisë. Sot, pas shumë dekadave kur komunizmi ka nxi shumë fytyra kombëtare, është shumë vështirë të shkruash për këtë koncept të luftës, për bijtë më të zgjedhur të saj, është sa vështirë aq edhe nderë, duke përkujtuar heroizmin e tyre të pa shoq, që flijuan veten dhe familjet e tyre për kombin dhe Shqipërinë e Etnike.Por, në anën tjetër nuk do të jemi të rezervuar kundër atyre që e njollosën luftën heroike të shqiptarëve dhe forcave nacionaliste që devijuan nga programi Kombëtar. Të gjithë ata të cilët për interesa personale dhe ideologjike devijuan nga kauza kombëtare dhe në momente të caktuara harruan se lufta e shqiptarit për Shqipërinë e bashkuar është e shenjtë, ata fare nuk di ti përmendim në altarin e lirisë. Pra, të gjitha ato grupe, parti, apo individë, që devijuan nga ky program mbarëkombëtar nuk i kanë shërbyer me nderë as kombit, as Shqipërisë së bashkuar. Pra, nuk e kanë vendin në historikun e programit që e shpalli Lidhja e Parë dhe Lidhja e Dytë e Prizrenit, të udhëhequr nga forcat më të shëndosha kombëtare në krye me Bedri Pejanin, në luftë për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar dhe demokratike midis popujve të lirë në Ballkan dhe Evropë.Trimëria e këtyre patriotëve që udhëhoqën Forcat Nacionaliste në Tetovë, Gostivar dhe më gjerë, së bashku me komandantin e tyre legjendar Xhemë Has Gostivarin, krijuan një histori me plotë lëvdatë kombëtare, jo vetëm në Maqedoninë shqiptare, por edhe në mbarë trojet etnike.Për fat të keq edhe kësaj radhe rrota historike veproi kundër të drejtës së shqiptarëve, të cilët edhe pse luftuan me vetëmohim nuk arritën të mbrojnë Shqipërinë e bashkuar pasi u tradhtuan nga komunistët shqiptar.Prof. dr. Vebi Xhemaili, deri më sot ka botuar shumë vepra dhe është pjesëmarrës nëpër shumë simpoziume kombëtare dhe ndërkomëtare, së shpejti do të dal në dritë edhe veprat “Mehmet Gega simboli i qëndresës kombëtare” dhe “E vërteta mbi Ballin Kombëtar”.


Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAK në Kosovë. PDSH,BDI në Maqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI dhe LZHK në Shqipëri. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.


Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë rreth 7% te popullsisë, dhe jetojnë kryesisht në pjesën juglindore dhe lindore të vendit. Për shkak të diskriminimit në pothuajse të gjitha sferat, ekonomike, sociale, kulturore e politike, një shumicë e Shqiptarëve janë detyruar t’i lëshojnë trojet e veta duke kërkuar një të ardhme më të mirë kryesisht në vendet e Evropës Perendimore, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Kanadë. Por edhe me kalimin e viteve dhe me “demokratizimin” e vendit, pozita e Shqiptarëve nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh.



Shqipëria (1941-1945)


Sanxhaku i Tregut të Ri ka një sipërfaqe prej 8.687 km katrorë dhe 530 000 banorë. Kryeqyteti është tregut tregutregui Ri (Novi Pazari). Kufizohet me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Shqipërinë. E përbëjnë këto komuna : Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh, Bijello Polje, Rozhaja, Plava, Plevlje dhe Berane.

Sanxhaku është një territor i veçantë administrativ. Në aspektin ushtarak emri "Sanxhak" do të thotë " Flamur". Gjatë sundimit otoman emri Sanxhak ka nënkuptuar territor ushtarak. Më vonë ka paraqitë territor i shkalles së dytë pas Vilajetit apo Pashallëkut.

Ky rajon ngushtë i lidhur me luginën e Lumit Ibër që paraqet hapësirë të rëndësishme komunikative të Sanxhakut gjindet në zonën kulturore e cila me pozitën e sajë është ngushtë e lidhur me Dardaninë, pra me Kosovën. Edhe pse ndodhet në periferi të Kosovës, ky rajon në të kaluarën e lashtë patjetër ka pasur zhvillim të ngjashëm, me atë që hasim në Kosovë.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike : Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit "Rashka" ; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve të Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e secilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimit për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Pështër, Bishevë, Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi ; Ibër- i bardhë ; Vapë - vapa, -ë ; Pështër : Pesh- peshë ; ter- terr (terrësi), ter - thatësi.

Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise, çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.

Sipas shënimeve të viteve 1905-1906 në këtë sanxhak jetonin 37.775 banorë. Shënimet japin të dhëna për përkatësin fetare të 27.980 banorëve mysliman (Shqiptare dhe Slave të konvertuar gjatë sundimeve Otomane) dhe të 19.795 krishterë (ortodoks të racës/kombësisë Shqiptare dhe serbe).
Gjatë luftës së dytë botërore Pazari i Ri ishte nën mbrojtjen e forcave vullnetare të rajonit. Më 4 nëntor 1941 forcat e armatosura çetnike i sulmojnë vendasit të cilëve ju vijnë në ndihmë rreth 6 000 vullnetarë nga rrafshi i Kosovës, Drenica dhe rrafshi i Dukagjinit, etj.






Marija Sllobodan Millosheviçit: 
"Shqipëria e Madhe" po bëhet e arritshme





















































Vajza e ish liderit famëkeq të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, thotë se babai i saj nuk është përgjegjës për luftën dhe akuzon për këtë Tuxhmanin dhe Izetbegoviçin. “Ai nuk kishte asgjë të përbashkët me ata”, thotë Marija duke shtuar se “babai im është vrarë nga Rendi i Ri Botëror” dhe se kjo ishte parashikuar që në vitin 2000.


Marija në një intervistë për gazetën serbe “Novi Standard”, Marija thotë për babain e saj se ai çdo punë që bënte, si student, si banakier, si president, si baba, i kryente me përsosmëri. Ajo cilëson “fatkeqësi” personalitetin e tij superior pasi kjo provokoi zili dhe urrejtje tek të tjerët.

Marija lidhur me luftën me ish-republikat e Jugosllavisë, thotë se ajo u nxit nga vetë ato dhe jo Serbia. “Kryetar i Presidiumit ishte Stjepan Mesiç, i cili si president i parlamentit kroat tha ne 5 dhjetor 1991: "Unë mendoj se e kam kryer detyrën, Jugosllavia nuk është më.". Në të njëjtin vit, me 23 dhjetor, Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe filloi një luftë civile. Disa muaj më vonë, Tuxhman në Zagreb ka thënë: "Lufta do të ketë nëse nuk e duan Kroacinë. Ndërkohë që po zhvilloheshin negociata, formuan njësitë e e armatosura. "Dhjetor 1991. Alija Izetbegoviç, tha: "Bosnja dhe Hercegovina e pavarur, unë jam i gatshëm të sakrifikojë për paqe". Në Bosnje erdhën luftëtarëve të shenjtë nga shumë vende islamike për të krijuar shtetin e parë islamik në Evropë”, shprehet vajza e Millosheviçit.


Marija nënvizon se lufta për shpërbërjen e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, duke thënë se janë Sanxhaku (Kosova) dhe Vojvodina. “Pas marrëveshjes së Dejtonit, ka pasur një takim të vendeve të Evropës Juglindore në Kretë në vitin 1997. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, tha publikisht se Kosova është një problem i brendshëm e Jugosllavisë. Pastaj babai nënshkroi një marrëveshje me Rugovën”, thotë ajo për “Novi Standard”.


Ajo thotë se “SHBA-të po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët në favor të interesave të tyre ndërsa Millosheviçi u përpoq për të gjetur gjuhën e përbashkët me ta në favor të interesave serbe".


Në fund ajo flet edhe për Shqipërinë e Madhe, gjë e cila thotë ajo po bëhet e arritshme. “Një hartë e Shqipërisë së Madhe po bëhet më e arritshme për të gjithë sllavët e jugut të Ballkanit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se rregullat nuk janë për një Serbi të Madhe por po bëhet Shqipëria e Madhe”.




Çfarë është ''Shqipëria natyrore'' 
 dhe kush është autokton?



Pas incidentit në stadiumin ‘Partizani’ në Beograd, të gjithë shqiptarët, i madh e i vogel, nga Mitrovica në Sarandë, nga Tuzi në Tetovë, po festojnë e gëzojnë triumfin e uljes së flamurit të ‘Shqiperisë etnike’ në kryeqytetin serb. Manifestimet e këtij gëzimi marrin forma që nga vendosja e atij flamuri si foto profili ne Facebook e deri tek idete me origjinale të tipit torta ditëlindjesh ne formen e hartës së ‘Shqipërisë etnike’ (kjo e fundit është goxha simbolike sepse duket sikur shfaq pasiguritë tona për ndarjen e ‘Shqipërisë etnike’ si me thikë).

Shumë shqiptarë po i gëzohen simbolit a priori, pa menduar gjatë se ç’kuptim ka apo si është krijuar. Dy elemente të flamurit kërkojnë një analizë më të thellë. Së pari, harta e deformuar e ‘Shqipërisë etnike’ dhe së dyti, nënshkrimi ‘Autochthonous’.

kosovo-flag

E nisim me hartën. Nëse do bëhemi nacionalistë irredentist, le të përdorim, të paktën, hartën e saktë që na la kuvendi i Vlorës dhe i Ismail Qemalit (portreti i të cilit figuron dhe tek smboli i valëvitur mbi Beograd).
Vilajetet shqiptare

Vilajetet shqiptare

Më 28 Nëntor 1912, kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e të ashtuquajturës Shqipëri Etnike nga Perandoria Osmane. Në 1912, perandoria Osmane kishte nisur procesin e pakthyeshëm të dekompozimit, dhe në Europe i kishin mbetur vetem tetë vilajete, prej të cilave katër ishin me shumicë ose prezencë etnike shqiptare. Se kush dhe se çfarë quhej shqiptar në këtë periudhe nuk ishte aq e lehtë të përkufizohej sa eshtë sot. Rilindasit tanë u munduan ta përkufizonin këtë por u desh kohe që idetë e tyre të rridhnin tek artizani krutan apo bujku korcar apo peshkatari vlonjat. Kombi shqiptar ishte një ide, një projekt, si të gjitha kombet e tjera Europiane.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet
Kur kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e Shqipërisë, deklarata e njëanëshme e pavarësisë nuk përfshinte të gjithë territorin e të katër vilajeteve. Vilajeti i Shkodrës dhe i Janinës u shpallen pjesë e shetit të ri shqiptar pothuajse në tërësinë e tyre, por nga vilajeti i Manastirit dhe Kosovës vetëm disa sanxhake (nën-ndarje brenda vilajetit) u përfshinë në kufijtë e shtetit. Nga Vilajeti i Kosovës, pjesë e Shqipërisë u deklaruan vetëm sanxhakët e Prizrenit, Novi Pazarit dhe Prishtinës, ndërsa nga Vilajeti i Manastirit u shapllen territore shqiptare Sanxhakët e Korçës, Elbasanit dhe Dibrës. Siç shihet në hartën më poshtë, ne 1913 u paraqitën tre propozime për përcaktimin e kufijve. Propozimi Franko-Rus në ngjyrën kafe më të errët, propozimi Austro-Italian, që është dhe territori i sotëm dhe propozim i qeverisë së Ismail Qemalit në ngjyrë bezhë.
1912-13
1912-13

Duket qartë se harta që u flutura mbi Beograd përfshin jo vetëm Korfuzin (që jo vetëm që kurrë nuk është banuar nga shiptarë, por as nuk është pushtuar ndonjëherë nga Perandoria Osmane), por gjithashtu dhe shumë më shumë territore nga sa Ismail Qemali dhe Kuvendi i Vlorës shpallen të pavarur ne vitin 1912. Në momentin kur ne vetë fillojme e shkarravisim mbi nje hartë të Ballkanit pa respektuar rëndesinë e kufijve në hartë, ne vetë relativizojmë kufijtë e atij entiteti që quajmë Shqipëri Etnike dhe biem në të njejtin batak me nacionalizmin serb.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet
Kufijtë e sotëm të Shqipërisë u njohën nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913. Sigurisht që tkurrja e kufijve në territorin që kemi sot ishte një padrejtësi e madhe. Harta më poshtë tregon territoret shqip-folëse që mbetën jashtë shtetit shqiptar pas vitit 1913. Gjatë këtyre viteve të tranzicionit e kemi ngushelluar veten se kur i gjithë Ballkani të integrohet në Bashkimin Europian, kufijtë kombëtare do të humbasin rëndësinë e tanishme. Shpresa është se shqip-folësit kudo që janë do të gravitojnë natyrshëm kulturalisht dhe ekonomikisht drejt Republikes së Shqipërisë. Fatkeqësisht, incidentet e fundit e kanë zhvendosur përkohësisht debatin larg qendrës dhe drejt ekstremit nacionalist.


DSC_0057

Elementi i dytë i flamurit që meriton analizë është nënshkrimi Autochtonous. Historikisht, gara për të pretenduar vjetërsi historike ka rezltuar në konflikte (jo vetëm midis shqiptarëve dhe serbëve, por edhe në konfliktet midis Greqisë dhe Maqedonisë, apo Maqedonisë dhe Bullgarisë etj.) Problemi rrjedh nga mënyra se si na mësohet historia (si serbëve, shqiptarëve dhe popujve të tjerë rreth nesh). Teoritë moderne të nacionalizmit (shih Benedict Anderson, Eric Hobsbawm, Ernest Gellner, etj.) e përcaktojnë qartë se nuk mund të flasim për kombe përpara shekullit të XIX. Ballkani nuk përbën përjashtim. Sigurisht që ka patur popullsi etnike shqiptare ndër shekuj, por për ta etniciteti nuk kishtë rëndësinë që ka sot. Identiteti i kombit shqiptar u krijua si i tillë në periudhën e Rilindjes.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Megjithatë duke e prezantuar historinë e popullit shqiptar si një progresion linear i pashkëputur që nga pellazget e deri në ditët e sotme, tekstet shkollore jo vetëm që nuk marrin parasysh teoritë moderne të historiografisë dhe injorojnë fakte që nuk na vijnë për shtat, por gjithashtu fryjnë me zell nacionalist gjenerata të tëra që kërkojnë të mbrojnë autoktonitetin e tyre në një cep të caktuar të globit.

Serbët vuajnë nga kjo metodë e gabuar e mësimit të historisë gjithashtu. Ismail Kadare e ka thënë bukur se serbët krijojnë iluzionin se janë autoktonë pasi marrin si pike reference betejën e famshme të Kosovës në 1389 ku ushtria serbe u mund nga Sulltan Bajaziti I.

Logjika moderne serbe mbi autoktoninë është si vijon: nëse ne popullonim Kosovën në 1389 kur ushtria serbe u mund nga turqit, rrjedhimisht shqiptarët kanë ardhur më vonë në këto toka, çka na jep të drejtën që tu mohojme pavarësine pasi ne këtu jemi autoktonë.
Image result for shqiperia etnike kur do te behet
Serbët (ashtu si dhe ne) gabojnë pasi mundohen të projektojnë idenë e sotme të kombit në shekullin XIV. Kur Serbet u mundën në 1389, Serbia u bë vend vasal i perandorise Osmane. Në mesjetën e vonë, para dhe pas 1389, Serbia binte herë pas here nën vasalitetin e Bizantit ose mbretërisë së Hungarisë. Pra ndryshimi i madh që solli viti mitik 1389, të cilin serbët e konsiderojnë si gurë kilometrik për identitetin kombëtar, ishte besimit fetar mysliman i pushtuesit, më shumë se sa humbja e sovraniteti serb.

Pra në atë kohë etniciteti dhe kombësia nuk kishin ate kuptim që kanë sot. Përkatësia fisnore, rajonale apo fetare luanin nje rol shumë më të rëndësishëm në identitetin e njerëzve deri në mes të viteve 1800, kur popujt europianë (përfshi dhe Serbinë e Shqipërinë) filluan të formulonin idenë e kombit. Për Shqipërinë kjo u bë nëpërmjet rilindasve, sic thuhet dhe më lart, të cilët mundën të perkufizonin shqiptarinë si një projekt politik. Duke qenë se kombi, ashtu siç e njohim ne sot, është një krijesë e elitave në vendet respektive, gara për të gjetur se kush erdhi i pari në Ballkan, nuk ka shumë kuptim.
E thënë shkurt, askush nuk është autokton, askund. Ne mund të jemi pasardhës gjenetikë ose jo të atyre qe jetonin në këto toka qindra vjet më pare. Kjo nuk ka rëndësi për sa kohë që ata vetë nuk e identifikonin veten e tyre si pjestare të këtij komuniteti të imagjinuar në baza etnike. Sikur ne shqiptarët, ashtu si dhe serbët , të fokusoheshim në planet për ku duam ta çojmë kombin tonë përkatës aq sa fokusohemi tek çështja e prejardhjes, do të arrinim shumë më shumë, për të mirën e shumë më shumë njerëzve.

Image result for shqiperia etnike kur do te behet

Shqipëria natyrore  më 2022


Artisti bullgar Yanko Tsvetkov para katër vjetësh kishte nisur krijimin e hartave satirike gjeopolitike të Evropës.

Këtë e kishte nisur për t’ua sqaruar shokëve të tij të huaj situatën aktuale të Evropës, por edhe për të parashikuar të ardhmen e saj.

Në tri harta të ndryshme, ai e ka përshkruar stilin e modës, dashurinë në Evropë dhe ka parashikuar se si do të jetë harta e kontinentit të vjetër në vitin 2022.

Ai ka parashikuar se Shqipëria natyrore do të bëhet në vitin 2022, kur në Evropë do të ketë ndryshime të mëdha.

Në këtë vit Gjermania, Franca, një pjesë e madhe e Italisë, Austria do të bëhen bashkë në një shtet të quajtur “Merkelich”, duke aluduar në Angela Merkelin.

Në këtë hartë satirike ai ka parashikuar ndarjen e Spanjës dhe Greqinë si pronë të Kinës.

Serbia në këtë hartë është e bashkuar me Bosnjën e Hercegovinën.

Ekspertët e CIA-s, në 2035 trojet shqiptare të bashkuara


Emri:  timt.jpg

Shikime: 2883

Madhësia:  24.3 KB
Emri:  timt.jpg

Shikime: 2883

Madhësia:  24.3 KB








Një hartë e hartuar nga një grup ekspertësh dhe analistësh të dalë nga CIA, GRU dhe burime të tjera gjeostrategjike bashkon tokat shqiptare në vitin 2035.

Harta e proklamuar në disa media amerikane dhe ruse nxjerr në sipërfaqe bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, pjesët të Maqedonisë, si dhe trevat shqiptare të Serbisë, Malit të Zi, etj.

Analiza dhe studimet për përgatitjen e hartës janë bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane dhe ruse si CIA dhe GRU, por edhe nga burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare që merren me studime gjeostrategjike, punimet e Zbigneë Brzezinski, Samuel Huntington, etj.

Harta e përgatitur parashikon edhe ndarjen e Bosnjë - Hercegovinës ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Ndarjet e reja do ta tronditin edhe Evropën. Ndryshimet territoriale do të fillojnë në Ishujt Britanikë, ku Skocia do të deklarojë pavarësinë pas referendumit në vitin 2013. Kjo do t'i japë shtysë për bashkimin e Irlandës.

Baskia dhe Katalonia si shtete të reja do të deklarojnë pavarësinë ngaSpanja duke marrë edhe një pjesë të territorit francez.

Kolapsi i multikulturalizmit do të fillojë në Francë. Në pamundësi për të asimiluar etnicitetin ndryshëm ish-kolonial të ngjyrave të ndryshme, ajo do të duhet të përdorë masa për deportimin e tyre. Përqendrimi i lartë i grupeve islamike do të hapë një rrugë për një rritje të shtetit islam arab në jug të Francës. Lorraine mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë.

Nga Belgjika më në fund do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

Fati i trishtuar do të pëspj Polonia, e cila do të heq dorë nga Silesia, Pomerania dhe Prusia, të cilat do të jenë synime të marrëveshjeve midis Berlinit dhe Moskës. Nga ana tjetër, Moska gjithashtu nuk do të mund të mbajë rajonin Kaliningrad dhe do të transferojë atë në Gjermani.

Bjellorusia do të zhduket si një shtet dhe të bëhet provincë e Rusisë. Rusia gjithashtu do të rrëmbejë pjesët lindore të Letonisë, Estonisë dhe Ukraina(duke përfshirë edhe jugun Ukrainen dhe Krime). Ndryshime të mëdha do t'i nënshtrohen në Kaukaz, sepse Rusia nuk ka gjasa të jetë në gjendje për të mbajtur Ceçeninë dhe Dagestanin. Kufijtë e rinj do të nxirren me metoda staliniste ndoshta përgjatë lumit Terek me prerjet e rajoneve të populluara malore larg nga Rusia.





Tre lloj patritizmash duhet ti bashkojne shqiptaret e viseve se Shqiperise natyrore

Patriotizmi i shqiptareve te Shqiperise duhet te sherbeje si ndjenje vitaliteti dhe krenarie ndaj fqinjeve qe nuk dine te respektojne te drejtat e shqiptareve.Pra shqiptaret e shqiperise e duan patritizmin si nje komoditet ne kohen qe po jetojme qe askush mos kete te drejte te ktheje refugjate, askush mos kete te drejte te nderrojne emra, te ktheje pashaporta apo te dhunoje kufijte tane.
Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 6704

Madhësia:  31.8 KB
Patriotizmi i shqiptareve te Kosoves duhet te sherbeje si nje mjet per njohje nga ana e shteteve fqinje dhe me gjere te pavarsise se ketij shteti te ri.Ky lloj patriotizem nderton dhe nje shtet qe eshte akoma i ri.

Patriotizmi i shqiptareve te Maqedonise sherben per perballjen e tyre me asimilimin te drejtat e shqiptareve pse jo dhe ne prespektive shkeputje per tu bashkuar me Kosoven dhe Shqiperine ne te ardhmen.
Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 6704

Madhësia:  31.8 KB
Nese patritoizmi ngelet ne kete kufi ai eshte i mrekullueshem per kete toke shqiptare qe ka me shumice te saj popullsi muslimane.
Emri:  484264_448608175203729_1016685264_n.jpg

Shikime: 2453

Madhësia:  31.8 KB
A e dini se kush do jete kryqyteti i Shqiperise se Madhe?Kush mendoni ju?Une per vete e kam nje opsion hamendesimi por spo e them se e shkruajne neser gazetat greke

2015/12/04

Bleona Qerreti foto provokuese në të brendshme


Bleona Qerreti u rikthehet fotove provokative.

bleona-brendshme

Kengetarja shqiptare e cila po qendron prej disa javesh ne Shqiperi per shkak te pjesemarrjes ne jurine e X-Factor, ka publikuar nje foto “pranverore” ku shfaqet vetem ne te brendshme, citon lajmifundit.al.


Ajo beri buje gjate ketij viti per veshjen e saj provokuese me fustanin rrjete ne AMA AWARDS.
Image result for bleona qereti
Bleona nuk ka kursyer ekspozimin e trupit të saj as në pushimet në plazhin e Bodrum të Turqisë. 
Image result for bleona qereti
Image result for bleona qereti
Këngëtarja është fotografuar duke marrë rreze pa veshur rroba banjo, teksa ka ekspozuar edhe gjoksin e saj të shumëpërfolur për të cilin ka thënë se nuk e ka bërë operacion.
Image result for bleona qereti
Elegante por pa forma trupore, Bleona pa komplekse ka vënë në kokë një kapele rozë dhe për një mbathura, një palë të zeza.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...