2015-12-06

Letër e hapur për Albin Kurtin: Pse te votova?

Shenaj Shala

Albin , ti po vendos per ne të gjithë se çka duhet të jemi. Por unë nuk pranoj të jem ajo çfar ti vendos të jem. Ti flisje për ‘faljen’ e pjesëve të Kosovës nga ata në pushtet, por poashtu (po i bjen qe) nëse ti vjen në pushtet do ta falësh tërë Kosovën. Nuk pres qe ju të kuptoni sikletin tim që e kam mbajt me vete sa herë që më është bërë kjo pyetje në fëmijëri, por e di qe vajza juaj shumë mirë do t’më kuptojë një ditë.

Votën që ta dhash ishte falë aderimeve të reja në lëvizjen tënde, dhe për shkak të disa njerëzve, vizioneve të të cilëve u besoja shumë.

E ndjeja që këta do t’i jepnin një frymë të re lëvizjes sate dhe do të na kthehet shpresa edhe neve përmes juve.

Kur bëre thirrje për manifestimin në mbrojtje të Republikës, kundër Bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe demarkacionit, mendova qe Republikën për të cilen flisje ishte ajo e Kosovës.

Dhe si secili qytetar qe ia do të mirën këtij vendi, e asnjëherë ndarjen, vendosa të dal në perkrahje të saj.

Si gjysmë shqiptare që jam – siç e tregon mbiemri, dhe gjysme turke – siç e tregon emri, jam rritë duke m’u imponuar gjithnjë nga shoqëria që të zgjedh njerën anë dhe të deklaroj se çka jam.

Sa më kënaqësi dëgjoja ish-kolegët e UNMIK’ut kur thonin: “Jam gjysmë italian, gjysmë francez”, “jam gjysmë spanjolle, qerek portugeze (se gjyshja ka qenë angleze nga ana e babit) e qerek angleze”.

Sa u merrja lakmi që aq lehtë shprehnin atë se çka janë, pa pas nevojë me zgjedhë njerën apo tjetrën anë, dhe çka është më e rëndësishmja, sa lehtë i shihnim si një terësi/person/karakter pa marr parasysh se cilit nacionaliteti u përkisnin prindërit apo gjyshërit e tyre.

Arsyeja pse po të tregoj për këtë, është se më në fund jam në gjendje që t’ju ‘ik’ të gjitha pyetjeve provokative që insistojnë që unë të zgjedhi njerën apo tjetrën anë (për ata që nuk pranojnë që përgjigja të jetë gjysë-gjysë)- duke iu dhënë përfundimisht përgjigjen “jam Kosovare - ashtu më thotë në passaportë! Ashtu me njeh shteti im!”.

Nuk pres qe ju të kuptoni sikletin tim që e kam mbajt me vete sa herë që më është bërë kjo pyetje në fëmijëri, por e di qe vajza juaj shumë mirë do t’më kuptojë një ditë.

Babi im i ndjerë ka qenë një ndër ballistat më të ‘flaktë’ që kam njohur ndonjëherë. Nuk e di se çka është me këta burra shqiptarë që martohen me gra të ‘huaja’ por të gjithë ata që i njoh po qëllojne të jenë shumë më nacionalista se tjerët!?.

Kur në videon promovuese që kishit përgatitur për manifestimin, treguat hartën e Kosovës të coptuar, dhe se si do të dukej pas ‘Bashkësisë’ e demarkacionit, m’u coptu zemra!

Kjo nuk është ajo që e dëshiron asnjë kosovar qe ka lind në Kosovë, dhe ka dashni të sinqertë për të (pa marr parasysh nacionalitetin).

Mbylla sytë që ta zhduk atë hartë të çrregullt nga mendja - vet pamja e së cilës më bëri të rrënqethem.

Në atë moment ti flisje… flisje kundër ‘Bashkësisë’ serbe.

Kundër një bashkimi të komunave serbe. Mirëpo flisje edhe për një bashkim tjetër…

I rendite të këqijat e ‘Bashkësisë’, duke treguar se çka do të mbetet nga Kosova përmes asaj harte të tmerrshme.

Por çka do të mbetet nga Kosova, Albin, pas bashkimit kombëtar – siç ti e ofron?

U mundova me e parafytyru harten e Kosovës atëherë - por nuk shihja asgjë!

Ti flisje për ‘faljen’ e pjesëve të Kosovës nga ata në pushtet, por poashtu (po i bjen qe) nëse ti vjen në pushtet do ta falësh tërë Kosovën.

E di qe kjo letër do të keqkuptohet nga shumë njerëz dhe do t’më shohin si njeri që nuk e dua bashkimin e shqiptareve (madje ndoshta si dikush qe eshte pro-zajednices).

Këta janë ata të njëjtit që më kanë shtyrë me vite të zgjedh vetëm njerën anë,  te ’ju tregoj se çka jam.

Unë jam kategorikisht kundër ‘Bashkësisë’, të kuptohemi!

Unë dua bashkimin e shqiptarëve, por jo vetëm.

Dua bashkim të shqiptarëve, serbëve, turqëve, romëve, kroatëve, egjiptianëve, të gjithë tjerëve të cilët jetojnë në këtë vend. Dua që udheheqesit e mi të mos bëjnë ndarje, dhe të mos përfaqësojnë vetëm interesat e njerës palë.

Dua që të keni një vizion për të ardhme të përbashket, për të gjithë, pa marrë parasysh çka jemi.

Përfaqësim për një jetë të mirë e të shëndoshë, në harmoni!

Si prisni ju qe të keni përkrahjen e minoriteteve tjera nëse ne njerën anë jeni kundër ‘Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por nga ana tjetër synoni një bashkim tjetër?

E kujt është kjo Kosovë?

Dhe pse duhet ta falim, apo ta coptojmë?

Apo ndoshta paragjykoni e supozoni se ajo çka të gjithë deshirojnë në Kosovë, dhe çka është më e mira për të gjithë, është bashkimi kombëtar pa marr parasysh cilit komunitet i përkasin qytetarët e Kosovës?

 Apo ndoshta minoritetet tjera të Kosovës nuk janë edhe fort të rëndësishme, e nuk ka dert se çka dojnë?

Me 28 nëntor, e zhgenjyer me faktin qe manifestimi për të cilin dola kundër coptimit të Kosovës u shndërrua në diçka krejt tjetër nga ajo që ishte thirrur, vazhdova të ec përgjatë sheshit Nënë Tereza, kokëulur e me lot në sy, me ndjenjen që isha mashtrruar.

Dikush më thirri emrin. Ishte tezja X, komshikja ime gorane, e cila kishte dalë të shesë produktet e saja punëdore, në panairin që ishte vendosur një ditë më parë.

“Blej shqip. Blej prodhime shqiptare” - thoshte posteri gjigant, i cili ishte vendosur në shesh nga ana e komunës qe drejtohet nga Lëvizja juaj.


Ne moment kuptova se, të gjithë ata si unë, qe iu është imponu të zgjedhim se çka jemi (vetëm njerën anë) në të kaluaren, ndoshta nuk do t’mund ta kenë as këtë mundësi të zgjedhjes në të ardhmen, nëse ju vini në pushtet, pasi që ju vetëm se keni vendos se çka duhet të jemi të gjithë. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...