Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/06

Çmimet Class, nominohen personazhe të ndryshme shqiptare


Elhaida Dani, Elvana Gjata, Bleona Qerreti, Aurela Gace, Enca Haxhia, Elina Duni, Era Istrefi, Tuna, Manjolla Nallbani dhe Juliana Pasha janë nominuar për këngëtaren më të mirë të vitit.
Revista Class edhe sivjet ndan çmimet Class Awards – 2015, në gjithsej tetë kategori ku nominohen personazhe të ndryshme shqiptare që kanë kontribuuar për artin dhe kulturën në vend.
Elhaida Dani, Elvana Gjata, Bleona Qerreti, Aurela Gace, Enca Haxhia, Elina Duni, Era Istrefi, Tuna, Manjolla Nallbani dhe Juliana Pasha janë nominuar për këngëtaren më të mirë të vitit, ndërsa emrat si Armina Mevlani e Aurela Hoxha janë në mesin e nominimeve për çmimin Stil.
Erion Veliaj, Vesel Kurtishaj, BIRN Albania, shkrimtari Ben Blushi, Robert Aliaj, Lëvizja për Universitet, Emanuela Zaimi, Merita Rexha Tërshana, Kombëtarja Shqiptare dhe Qytetarët për Parkun janë nominimet për njerëzit dhe grupet që kanë kontribuuar në shoqërinë shqiptare.
Për personazhet në rrjetet sociale, nominimet shkojnë për Arbana Osmanin, Nora Istrefin, Marina Vjollcën e Ermal Mamaqin, ndër të tjera.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...