( Histori pasionesh dashurie )
...Shekujt pasojnë njeri-tjetrin e, bashkë me ta, ikin me rradhë edhe poetët. Por dashuria e tyre mbetet. E pavdekëshme !...Mbetet në librat, poemat, letrat e kujtimet e jetës së tyre. Mbetet sidomos në shënimet e pusullat epistolare intime. Leximi i tyre e zhyt lexuesin në vorbullat e stuhitë e pasioneve të tyre. Një libër me titullin Pesëdhjetë pusulla dashurie ( 50 billets d'amour ) i botuar këto kohët e fundit në Francë ( hartuar nga Albine Novarino dhe Editions Carnets ), merr përsipër nismën e vështirë që, mes morisë së pafund të letrave dashurore të poetëve e prozato rëve, të zgjedhë ndofta, pesëdhjetë më të mirat. Leximi i këtyre 50 pusullave, të shoqërojnë plot dridhje e vibrime shpirti e pasione të përflakta. Nga mesjeta e gjer në vitet e fundit të shekullit të XX-të, ato kendojne të njejtën kengë, atë të lumturisë së njerut që dashuron. Ato bejnë pjesë mes atyre letrave të cilat ne i lexojmë e rilexojmë ose, më mirë të themi që i përpijmë, i përsërisim pa zë a i deklamojmë për ata që do të dëshironim t'u a dedikonim. Janë letra e fraza që i lexojmë e rilexojmë e, pastaj, teksa shkojmë të flemë i fusim poshtë jastëkut për të parë endërra të bukura e, kur ngrihemi në mengjes, i hapim e i lexojmë përsëri duke menduar për atë që i ka shkruar, për vetë faktin se në saj të dashurise jeta është e bukur e, ndofta, vetëm për të i'a vlen të jetosh... Kush prej nesh nuk guxoi të shkruajë një letër a pusullë dashurie? Këto pusulla të shkruara natën a në dritën e diellit, në letra të parfumuara a copa të shkëputura e të grisura vrullshëm nga një fletore a bllok shenimesh, me apo pa gabime ortografike, keto letra pafundësisht të çmuara, kanë shërbyer si ura bashkimi mes femrash e meshkujsh qysh në mugëtirën e kohëve, qysh kur Zoti krijoi Adamin dhe Evën...
Victor Hugo për Juliette Drouet
( Njohja e Viktor Hygo me Zhuliet Drouet ndodhi më 1833 në teatrin Saint- Martin e, qysh nga ai çast, nisi historia e madhe dhe e rrallë e dashurisë së tyre )
"...Ju e dini se sa ju dashuroj, o engjëlli im i mirë e, megjithatë, ju doni që t'i u shkruaj për të. Keni të drejtë. Duhet të dashurosh e, pastaj, këtë ndjenjë duhet t'a shkruash e, pastaj duhet t'a puthësh në gojë, në sy e kudo të zgjedhurën e zemrës tende. Oh, Juliette, sa ju dua!... Kur jam i trishtuar, mendoj për ju ashtu siç mendojmë per diellin në dimër e, kur jam i gëzuar, unë mendoj për ju, ashtu siç mendojmë për hijen kur ndodhemi mes përvëlimit të diellit... E shihni, Juliette e embël, se sa fort ju dua?... Me gjithë shpirt!...Pres nga ju një puthje, e bukura ime, Juju !... "
Alfred de Musset për George Sand
( Dashuria e Musset për George Sand ishte një stuhi e vërtetë, por momentet që ata kaluan së bashku në Itali qenë të një intensiteti të papërshkruar lumturie )
"... U benë tetë ditë që kam ikur e s'të kam shkruar akoma. Kjo, jo për gjë tjetër, por nga që prisja një moment prehje. Doja të shkruaja me nge, qetësisht, në një mengjes të bukur e të falenderoja për letrën që më ke derguar. Shpirti i dashur, ti ke një zemër engjëlli, Ti je kaq e mirë, kaq e ndjejshme, kaq e embël e unë dua të shkruaj vetëm për dashurine time... Oh, George, ç'farë dashurie! Kurrë, asnjë s'ka dashuruar, si te dua unë ty. E di ?... Unë jam i humbur. Pa frymë, i mbytur nga dashuria. E s'arrij të kuptoj në se rroj, ushqehem, marr frymë apo flas... Di vetëm që të dua... S'e di, në se ti e ke provuar ndonjëherë një ndjenjë të tillë po, them se kjo është vetë lumturia. Lumturia të ndjehesh i dashuruar, lumturia që lutemi të na japë Zoti...Une të dua e, këtë, dua t'a dëgjoj të m'a thuash edhe ti... Të dua e ndjej që po vdes nga dashuria, nga një dashuri pa fund, pa emër, dëshpërueshëm, i përhumbur. E ti, George, dije!.. .Ti je e dashura, e adhuruara, je ikona ime së cilës do t'i falem gjer në vdekje. E, nga kjo semundje që më ka zenë, s'dua të shërohem. Për më tepër, s'më duhet më as jeta. Më mirë të vdes duke të dashuruar ty. Kjo vlen më tepër se vetë jeta. Por, vetëm për një gjë do të më vijë keq, që do thonë se ti doje një tjetër njeri. E di, por unë do vdes duke dashuruar ty... Të dua, të dua, askush s'më ndalon dot të dua ty... "
Honoré de Balzak për konteshën Hanska
( Një dashuri legjendare ajo e Honoré de Balzac për konteshën e martuar polake, Hanska. Ajo zgjati për 15 vjet pa u takuar dhe lindi e u mbajt vetëm nëpermjet korrespondencës. Balzaku do të martohej me Hansken vetëm më 1850 pak muaj para vdekjes së tij )
" Engjëlli im i adhuruar... Jam bërë vërtet i luajtur nga mendtë nga dashuria për ty. Rri si budalla e s'bëj gjë tjetër veç mendoj për ty e, çdo përfytyrim më sjell pranë teje. Të kap, të shtrëngoj, të puth, të përkedhel. Ti, je në zemrën time e, unë, ndjej aty praninë tende delikate. O perëndi, unë zgjohem çdo mengjes me mendimin që t'i them vehtes: Hajt, nisu, shko të takosh engjëllin tend... E pastaj, tërhiqem i shtrënguar nga dhjetra pengesa e obligime. Eshtë luftë e vërtetë kjo që ndodh brenda meje. Jo, kështu, s'rrohet !... Kjo që po ndodh, s'më ka bërë kurrë vaki... Ndjehem i përhumbur, i marrë e njëkohësisht i lumtur teksa përjetoj këtë endërr kaq delikate që për mua ka vlerën e një mijë vjet jetë. Jam vërtet në gjendje të tmerrëshme. Në çdo qelizë, në çdo pore të trupit tim ndjej t ë jem i pushtuar, i përmbytur nga dashuria. Unë nuk jetoj veçse për dashurinë e, në të njejtën kohë po grryhem nga pezmi për të... Oh, Eva ime e embël, ti s'e di, por unë kam tani në duar letrën tende e, flas me ty sikur të të kisha ketu, para meje. Të shoh, të ndjej, të adhuroj të bukur e magjike. Dje, gjithë darkën, po thoshja me vehte: Ajo është e imja. As engjëjt në parajsë s'janë aq të lumtur sa ç'isha unë mbremë..."
Guillaume Apollinaire për Lu
Më 1914, Gijom Apoliner njihet në Nisë me Louise de Coligny-Chatillon e mes tyre shpërthen një< /SPAN> pasion i papërmbajtur dashurie. Për shtatë ditë ai njohu tek ajo nj ë voluptet të rrallë, një erotizëm delikat e në të njejtën kohë violent. Ajo quhej Luizë, por Apolliner gjithmonë e quajti "e vockla ime Lu". ( Lu - shkurtim i emrit Luizë ). Një dashuri që zgjati gjatë gjithë jetës së tij e së cilës, ai i dedikoi një libër të mrekullueshëm me poezi .
"... Nga ajo natë e bekuar, mbi të gjitha, unë kam ruajtur në sytë e mi kujtimin e puthjve të harkut të tendosur të një goje të hapur përgjysëm, të një goje të freskët e të qeshur e cila profeconte fjalët më me mend e më me ndjenjë, shoqëruar me një tingull zëri aq harmonik, i cili më bën të mendoj e të ndjej se Lou ( Luisa ) për mua është diçka më tepër se shenjtore. Po tani ?... Ku e kam atë zë, ato fjalë, magjia e të cilave më shkaktonte iluzione aq fantastike ?... Nuk kanë kaluar as njezetë e katër orë nga ndarja jonë e, unë ndjej që dashuria më mposht e, në të njejtën kohë, më jep krahë, më ngre lart, aq lart sa që unë pyes vehten, e them : Vërtet, a kam dashuruar ndonjëherë tjetër më parë ?... " .
( Shenim: Në këtë vëllim përfshihen letra të shkembyera mes Hèloise - Abélard, Henri i IV-të - Gabrielle d'Estrées, Voltaire - Marie-Louise Denis, Diderot - Sophie Volland, Madame de Stael - Konti Ribbing, Napoleon Bonoparti - Joséphine de Beauharnais, Benjamin Constant - Madame Récamier, Victor Hugo - Juliette Drouet, Balzac- Madame Hanska, Flaubert - Louise Collet, Simone de Beauvoir - Jean-Paul Sartre, Guillaume Apollinaire - Lou e të tjera )

No comments:
Post a Comment