2015-12-06

Vrasja e Bajram Kelmendit, ende e pandriçuar

Vrasja e Avokatit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. Ndër vrasjet më të tmerrshme që ishin kryer drejtpërsëdrejti nga shteti serb në natën e parë të bombardimit të NATO-s kundër Serbisë dhe forcave të saj në Kosovë, saktësisht, nga skuadrat vrasëse të strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit serb.

Vrasja gati e vetme politike e kryer gjatë luftës, e cila, edhe pse adresa e projektuesve dhe urdhërdhënësve i dihet, e që ishin strukturat më të larta udhëheqëse të regjimit serb në Beograd, mbetet e pandriquar dhe si rrjedhojë kryesit e saj të pandëshkuar.

Prandaj, Kosova duhet të kërkojë fuqishëm, nga qeveria aktuale në Beograd, e cila përbëhet nga personat kyç të regjimit të asaj kohe dhe pasardhësit politik të çiftit Millosheviç-Sheshel, Aleksandër  Vuqiç dhe zëvendësi i tij Ivica  Daqiç, zbulimin dhe ndëshkimin e së paku ekzekutuesve të rendit të parë të Avokatit të saj më brilant bashkë me dy djemtë e tij, mbrojtësit të të drejtave dhe lirive njerëzore të shqiptarëve gjatë periudhës së okupimit klasik dhe më e rëndësishmja, denoncuesit të hershëm para gjykatave në Beograd dhe në Tribunalin e Hagës, të krimeve që po kryheshin në Kosovë ndaj shqiptarëve nga qeveria e Beogradit.




Bajram Kelmendi i njohur si Avokat Kelmendi, ishte jurist, aktivistë në Këshillin për Mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut, shqiptarë nga Kosova, më 25-26 mars të vitit 1999 në Prishtinë u vra nga Doktrina e shenjt serbe.

Vrasia e avokatit Kelmendi dhe dy bijve të tij, ishin fillimi i likuidimeve brenda Kosovës, të njohura për opinionin e gjerë.



Shtëpia ku jetoi dhe punoi Bajram Kelmendi


Bajrami ishte aktiv në Këshillin për Mbrojtjen e të drejtave e lirive të njeriut dhe gjatë vitit 1998 i kish dhënë informacion Gjykatës për Krimet e Luftës. Ai ish shumë i respektuar për aftësitë e tij si një avokat mbrojtës në gjyqe të shumta politike gjatë gjithë dekadës së fundit. Së fundi, ai kish mbrojtur gazetën në gjuhën shqipe Koha Ditore, e cila akuzohej në gjyq për publikimin e një deklarate të përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.





Natën e 24 marsit, që përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, pesë policë me uniformë u futën me forcë në shtëpinë e Kelmendajve në rrugën “Vellusha” të Prishtinës. Sipas gruas së Bajramit, Nekibe Kelmendit, edhe ajo një juriste e njohur, Kastrioti telefonoi policinë për t’u thënë se dikush ish futur me dhunë në shtëpi, por policët i mbyllën telefonin. Nekibja u përpoq të bënte të njëjtën gjë dhe ata nuk lanë as atë të fliste.



 Anëtarët e familjes u detyruan të shtriheshin barkas. Policët i than Bajramit qe ti vriste 2 djemet e ti vrist por ai refuzoj oferten e tyre kshtu qe i vran 2 djemet e tij dhe pastaj e vran edhe Bajramin pastaj i bënë një kontroll në shtëpi, por nuk vodhën ndonjë gjë. Rreth orës 1:30 pasdite, dolën e morën me vete Bajramin, Kushtrimin e Kastriotin, në makinën e këtij të fundit. Kushtrimit i thanë “të puthte fëmijët e tij për herë të fundit”.




Në mëngjesin e 26 marsit, Nekibja u informua se kufomat e Bajramit e të dy djemve të saj ishin gjetur në një distributor gazi në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.


Image result for bajram kelmendiNekibe Kelmendi


Bashkëshortët :Bajram Kelmendi  dhe Nekibe Kelmendi

 Ishin vrarë që të tre. Vrasja e Bajram Kelmendit dhe e djemve të tij terrorizoi Prishtinën dhe profesoratin shqiptar në Kosovë – dikush me një profil publik si politikan, dikush veprimtar i të drejtave të njeriut, gazetar, artist apo akademik.


Rexhe Kelmendi

Rexhë Kelmendi(vëllau i Bajram Kelmendit)

Në Prishtinë u përhap paniku, pasi dyshohej se forca të papërgjegjshme do të likujdonin personalitete të jetës publike kosovare. Ndërsa ishin në pritje për të marrë lajme mbi vdekjen e Kelmendasve, shumë shqiptarë vendosën ta linin Kosovën.













































Në natën e 24 marsit të vitit 1999, që përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s, pesë policë me uniformë ishin futur me forcë në shtëpinë e familjes Kelmendi në rrugën “Vellusha” të Prishtinës. Ata, pas bastisjes nëpër shtëpi, më vete kishin marrë Bajramin me dy djemtë e tij, Kastriotin dhe Kushtrimin.

Në mëngjesin e 26 marsit, bashkëshortja e Bajram Kelmendit, tashmë e ndjera Nekibe Kelmendi ishte informuar se kufomat e Bajramit dhe dy djemve të saj ishin afër një distributori gazi në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën (tash afër auto-tregut), transmeton Republika.info.



Avokati Bajram Kelmendi kishte përgatitur një dosje për krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe atë planifikonte ta dorëzonte në Hagë. Puna e tij rreth kësaj dosje, por edhe aktivitetet që zhvillonte për çlirimin e Kosovës kishin rënë në sy të regjimit dhe ato ia morën jetën avokatit dhe dy djemve të tij, njëri prej tyre vetëm 17 vjeçar.

Republika.info ka siguruar disa dokumente zyrtare të vrasjes së avokatit Kelmendi dhe dy djemve të tij. Në njërin prej këtyre dokumenteve, atë të datës 31 maj 1999, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e kishte njoftuar Prokurorin e Qarkut të asaj kohe, Sllavko Stevanoviq, se foto-dokumentacioni i rastit të Bajram Kelmendit dhe djemve të tij është djegur në ndërtesën e “SUP”-it (Ndërtesa e Komandës së Punëve të Brendshme).



Kërkesën për foto-dokumentacion e kishte bërë prokurori Stevanoviq më 26 maj të vitit 1999.

“Me rëndësi për kërkesën tuaj KTN numër. 125/99 dhe KTN numër. 113/99 të datës 26.03.1999 që t’ua japim në dispozicion foto-dokumentacionin, me këtë shkresë ju njoftoj se foto-dokumentacioni për lëndën e lartpërmendur është djegur në ndërtesën e SUP-it, e cila është bombarduar”, thuhet në shkresën e nënshkruar nga nënkoloneli Aleksandar Petroviq.

Në dokumentin tjetër të datës 18 maj 1999 të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe të nënshkruar nga gjyqtarja Danica Marinkoviq, thuhet: “Të bashkëngjitur gjeni përshkrimin nga vendi i ngjarjes të datës 26.03.1999, në Prishtinë, te vendi auto-tregu, ku janë gjetur trupat tanimë të të vdekurve të Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit”.


Në anën tjetër, më 3 maj të vitit 1999, sipas dokumenteve të siguruara nga Republika.info, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, zyra në Prishtinë i kishte dorëzuar Prokurorit Publik të Qarkut kallëzim penal kundër, siç thuhet në dokument, kryerësve të panjohur të veprës penale “Vrasje”.

Pra, në korrespodencën e ish-regjimit serb në Kosovë për vrasjen e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij shihet një lojë e ndyrë e autoriteteve të asaj kohe, ku MPB-ja ushtron kallëzim penal ndaj kryerësit të panjohur të krimit dhe atë gjoja ia dorëzon Prokurorisë.

Në këtë kallëzim penal thuhet: ”Kundër: Kryerësve të panjohur të veprës kriminale VRASJE nga neni 47 i Kodit Penal të Republikës së Serbisë, që është kryer në dëm të Bajram Kelmendit nga Prishtina dhe djemve të tij, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit”.




Të martizuar për Kosovën e lirë

Tutje në këtë kallëzim penal thuhet: “Ditën e 26.03.1999 është vërtetuar se në Prishtinë, në afërsi të tregut të veturave, pranë rrethojës së majtë të “Energoinvest – Energomonatazha” është kryer vepra kriminale VRASJE nga neni 47 i Kodit Penal të Republikës së Serbisë, në dëm të Bajram Kelmendit nga Prishtina, i lindur në vitin 1933, Kastriot Kelmendit i lindur më 07.07.1968 dhe Kushtrim Kelmendit, i lindur më 18.09.1982, të gjithë nga Prishtina”.

Gjatë bisedës me Ejup Koliqin, i cili ka raportuar gjetjen e trupave, vazhdon korrespodenca e tyre, kemi kuptuar se Bajram Kelmendi, me djemtë e tij, një ditë para se të gjendet është rrëmbyer nga shtëpia e tij dhe është dërguar në drejtim të panjohur nga ana e personave të panjohur dhe të maskuar.

Shikimi i vendit të ngjarjes është bërë nga ana e punonjësve të SUP-it në Prishtinë dhe gjyqtarit të rastit nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, sipas këtyre dokumenteve, ndërsa në afërsi të trupave janë gjetur gjithsej 35 copë gëzhoja, të kalibrit 7.62X39mm, të prodhimit kinez.
Me urdhër të gjyqtarit, në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë është bërë obduksioni i trupave, thuhet më tej, ndërsa kryerësit e kësaj vepre thuhet se po kërkoheshin intensivisht.

Në një dokument tjetër të nënshkruar nga Lela Grkoviq (dokumenti është dukshëm i dëmtuar dhe emri mund të mos jetë i saktë, mbiemri po), kërkohet që të vazhdohet kërkimi ndaj një personi, emri i të cilit është fshehur në dokument ose është NN (pa emër).



Pra, organet shtetërore serbe të asaj kohe i kishin identifikuar disa prej vrasësve potencial të Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij, mirëpo kanë kaluar edhe më shumë se 16 vjet nga ky krim makabër dhe ata ende mbesin të lirë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...