Larg nga ty, shumë larg të shkoj....
Vendosa sonte të largohem
Larg nga ty, shumë larg të shkoj
E me shpresën që t'harrohem
Më shumë dreqin të kujtoj !
Ç'të bëj më.! Shumë kam provuar
Disi ndërgjegjen të gënjej
Ende nuk të kam harruar
E as munda të t'urrej !
Thjeshtë vërdall shpirtin e solla
Përmes ndjenjash mbushur mall
Eh, sa herë ty të përcolla
Ti prap vije dalëngadalë !
Dhe kuptova që distanca
S’mund të t’marr nga unë këtu
Si peisazh mbushur nuanca
Mbaj në zemër sytë e tu !
Ç’të bëj më. Shumë kam provuar
E kot, vetveten po gënjej
Atëherë kur t’kem harruar
Do të mund dhe të urrej !
Rrahjen e fundit zemra shkrimin ndalë
Në çdo fletë të jetës ,ka bojra e ngjyra,
diku janë pak rrjeshta diku, ka fjalë me mijëra,
vetëm dy çaste, mund të jetë fletë e bardhë,
aty ku fillon jeta, vendoset shkronja e parë
atëherë, rrahjen e fundit zemra shkrimin ndalë.
Ka raste, kur boja bie pa kujdes,
njollos gjithë fletën,por trishtimi aty nuk ngel .
Vazhdon nje faqe tjetēr pavarsisht vështirësisë
Shkruan një datë të re, sepse një ditë tjetër nisë
Disa herë jeta ka faqe që grisë ,
shenja mbetet ,por prapë ajo rinisë!
Do jem diku larg
Do jem diku larg
Nëse një ditë do mê shohësh
të buzëqeshur si dikur
Në brendësi shpirti do digjet
Tek udhëton mendja diku
Mbi qerpik do të rendojê
nje vesë malli që bjen ngadalë
do të vallzoj me gotën mbushur
tek shikoj yjet skaj me skaj
Një mall i heshtur do të rënkoje
dhe pse mbi buzën që dridhëron
Unë sdo të jem e njëjta grua
Unë nuk jam kurrë kjo që gëzon
Sfidë apo dështim
Në jetë të marrësh një vendim
nuk mund të jetë aspak e lehtë
më mirë një sfidë se një dështim
Që të mos mbetet rruga djerrë.
''Dashuronte'' natën e vrarë
....Kur Buzëqeshja Gënjen...
Një zambak, lejla në ngjyrë
kishte çelur petale plot
buzë një shkëmbi ,kishte qëndruar
dhe nën sy rrëkehej lot
shiut, poshtë i qëndronte
të strehohej, s'shkonte kurrë
priste Diellin që të binte
pasi lagej, bëhej qullë
as tufanit nuk i ikte
qeshte, dukej shumë krenar
që të shihte pagëz Diellin
''dashuronte'' natën e vrarë.
Do të jetoj gjatë!
Do të jetoj gjatë
Do të jetoj gjatë,ta dish
dhe, jo se me tremb vdekja
por kam deshirë të shoh lotin tënd
që fshehur rrëshket duke vëzhguar perëndimin!
Do të jetoj gjatë, se dua të jem aty
atëherë kur me gishtërinjtë e mbledhur
godet pa mëshire gabimet e së shkuarës.
Dua të jem aty për të të parë se si mundohesh,
lodhesh duke kërkuar territ pjesëzat e imazhit tim
që zbarkojnë qiejve të largët ndër ylberë
por, ta dish se...
nuk do jem aty kur errësira të pushtojë vatrën e dashurisë,
as kur zjarrmia e dëshperimit të pushtojë mbrëmjen e shumpritur...
as atëher nuk do jem!
Do të jetoj gjatë, se dua të të shoh tek falesh përball lumturis sime
dhe mos harro...
Do të jetoj gjatë!
Përgatiti :Flori Bruqi