2015-12-08

Protestuesit çajnë rrethimin, i vënë flakën bunkerit

Pas thirrjes nga podiumi për t’iu drejtuar Ministrisë së Brendshme për të hequr bunkerin, një pjesë e protestuesve të opozitës çanë llamarinat rrethuese dhe u futën në zonën ku është vendosur një bunker simbolik.

Fillimisht, protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të godinës së ministrisë duke thyer xhamat e dritareve dhe më pas kanë ndezur zjarr në bunkerin muze. Pas kësaj, disa protestues janë shfaqur me leva në duar dhe kanë nisur të godasin bunkerin, duke e dëmtuar atë.

Lëvizja e protestuesve nga pjesa e bulevardit përballë godinës së Kryeministrisë në drejtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme duket se ka zënë pa përgatitur forcat e policisë. Protestuesit nuk hasën asnjë rezistencë përveç llamarinave që dëshmojnë se godina e MPB-së është në rikonstruksion.
Protestuesit i vunë zjarrin bunkerit, gurë mbi ministritë. Qetësohet situata
Megjithatë, pak pas mbërritjes së protestuesve u vu re prezenca e një grupi të vogël të forcave policore, por që janë tërhequr për të mos acaruar më tej situatën.

Protestuesve u janë bashkuar kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të lartë të opozitës.

Qetësohet situata
Mesa duket gjithçka është normalizuar rreth orës 15:30, kur turma është shpërndarë përfundimisht edhe prej zonës së fundit të nxehtë, bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme.
Situata aty ka vijuar e nderë për rreth 1 orë dhe forcat e policisë, pasi ishin tërhequr pjesa më e madhe e protestuesve, kanë rrethuar perimetrin e bunkerit për të marrë në dorë situtën.
* * * *
Protestuesit vijojnë të godasin me mjete të forta prej hekuri bunkerin,ndërsa nga brenda vijojnë flakët.
Mes turmës ndodhet dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Vijon të jetë e tensionuar situata e krijuar pranë Ministrisë së Brendshme, ku duket se protesta e thirrur nga Partia Demokratike ka dalë jashtë kontrollit. Protestuesit pasi kanë arritur të cajnë rrethimin e bunkerit, i cilësuar nga opozita dhe ish-të përndjekurit si symbol i komunizmit, kanë ndezur një zjarr në brendësi të objektit.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të godinës së Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transportit, ndërsa është tentuar shembja e bunkerit me mjete rrethanore.
Disa nga deputetët e PD-së kanë tentuar të qetësojnë turmën, por duket se situate ka dalë jashtë kontrollit. Protestuesit thërrasin “Azem Azem ti je gjallë” dhe “Fitore, fitore”.
Duket se kjo situatë ka gjetur të papërgatitur forcat e policisë, të cilat ishin të përqëndruara kryesisht tek godina e Kryeministrisë, ku për më shumë se dy orë, u zhvillua protesta e opozitës.
Përfundon protesta para Kryeministrisë, zhvendoset drejt bunkerit pranë ministrisë së Brendshme/Basha: O rrëzojmë qeverinë, o pranojmë rrëzimin e popullit
Ka përfunduar protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ndërsa përgjithësisht ajo ka qenë e qetë me disa incidente të vogla. Disa vezë dhe gurë, shkopinj pankartash, qese me bojë blu, portokalli dhe të zezë janë hedhur nga protestuesit në drejtim të godinës qeveritare, ndërsa është tentuar carja e kordonit policer nga një grup protestuesish me qëllim ofrimin e tyre tek dyert e godinës së Kryeministrisë.
Protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së Ministrisë së Brendshme me qëllimin shkatërrimin e një bunkeri të ngritur pranë kësaj godine. Nga raportimet e para mësohet se një pjesë e protestuesve kanë arritur të prishin rrethimin e bunkerit, ndërsa pranë tij janë vendosur edhe forcat e policisë dhe ato të FNSH.
Lulzim Basha, Kryetar i PD-së, u shpreh se alternative e shpëtimit është liria dhe ligji. Basha duke iu drejtuar disa mijëra të pranishmëve pjesëmarrës në protestë tha se nuk ka forcë që të ndalojë shumicën e shqiptarëve, duke bërë thirrje për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.
"O të rrëzojmë qeverinë, o të pranojmë rrëzimin e popullit dhe të Shqipërisë". Me këto fjalë u është drejtuar lideri i opozitës Lulzim Basha, mijëra qytetarëve që protestuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas Bashës, zgjidhja e vetme është krijimi i një qeveri teknike që do ta çojë vendin në zgjehdje të parakohshme. “Largimi i qeverisë dhe jo i popullit, është ligji suprem i demokracisë”, tha kryetari i Partisë Demokratike.
"Sot në ditën më të bekuar, në ditën e lirisë, jemi mbledhur në këtë marshim madhështorë, referendum të qytetarëve të lirisë. Për të kërkuar një zëri, për të diktuar me fuqinë e bashkimit, largimin e qeverisë Rama-Meta dhe krijimin e një qeveri teknike, që do të bëjë gati zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Rami ik, Meta ik. Ose të largojmë qeverinë, ose të pranojmë duke bërë sehir, largimin e popullit nga Shqipëria. Ose të rrëzojmë qeverinë, ose të pranojmë rrëzimin e Shqipërisë. Ose të reagojmë sot, ose nesër do jetë vonë. Rrugë të mesme nuk ka. Nuk duhet t’i japim më kohë qeverisë së Ramës me 40 hajdutë. Nuk duhet të presë më askush. Propaganda dhe mashtrimet e mbaruan kohën e tyre.
Kjo është zgjidhja që vjen nga mbushja e kupës. Është zgjidhja që vjen nga zgjimi i vrullshëm i një populli të tërë. Çjanë këta që gënjejnë, dhe as skuqen e as nxihen. Ç'janë këta që vjedhin?
Ç'janë këta që janë lëshuar si hordhi me kërbaç në dorë, kundër popullit të tyre?
Ky nuk mund të jetë kurrë shteti jonë. Të ikin e të shporren. Kjo është e vetmja zgjidhje për ta. Me skandalet e tyre të përditshme dhe bllokimit të mega-aferave, Rama-Meta nuk kanë të drejtë politike për të vazhduar detyrat që mbajnë.
Kjo qeveri nuk është më e aftë të ndryshojë kursin e saj. Sepse janë ata vetë që kanë kurdisur mekanizmin e korrupsionit. Pranuan para shqiptarëve se ata janë hajdutët e aferes CEZ-DIA. Kjo është vetëm maja e ajsbergut e vjedhjes së parave publike, për të shtuar pasurinë 200 milionëshe.
Kjo është bandë që s’ka ndëmend të ndalet, po nuk i ndalëm ne sot. Nuk duhet të ndodhë të ikë populli e të qëndroj qeveria. E kundërta është sot mision. Populli është fuqia supreme në demokraci. Ne duhet t’iu tregojmë se ky është ligji i artë i demokracisë. Ne jemi gati ta bëjmë këtë kapërcim të madh. Ky është fillimi i një stine protestash. Ka nisur mosbindja civile. Në këmbë qytetarë e qytetare. Largimi i qeverisë është zgjidhja. Qeveria teknike është zgjidhja. Zgjedhje të reja demokratike është zgjidhja. Le të shkruajmë sëbashku një faqe të re të civilizimit tonë. Ku shqiptarët u ngritën kundër një qeverie që i rrënonte," tha Basha.
Tensionohet situata, protestuesit thyejnë kordonin policor e ngjiten në Kryeministri
Është tensionuar situata gjatë protestës së opozitës. Një protestues me flamurin e PD-së në duar ka thyer kordonin policor e u ngjit në sheshpushimin e Kryeministrisë.
Duke valëvitur flamurin e PD-së ai ka sfiduar kordonin e gjatë policor vendosur para godinës së Kryeministrisë, teksa fliste një ish- i përndjekur.
Duket se askush nuk e ka mendjen tek podiumi i vendosur pranë Kryeministrisë, ku po mbahen fjalimet.
Protestuesit kanë nisur të godasin Kryeministrinë me tymuese dhe shashka.
Situata është e acaruar dhe të gjithë protestuesit i kanë kthyer shpinën tribunën dhe i kanë sytë tek Kryeministria.
Disa prej protestuesve kanë shishe me benzinë në dorë.
Ndërkohë Kryeministrisë i janë shkaktuar disa dëme jo vetëm në fasadë, pasi janë dëmtuar disa ndriçues.
Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona.
Efektivi që ka qenë aty i pranishëm e ka shoqëruar protestuesin, duke e detyruar të zbresë sërish pranë protestuesve të tjerë.
Më pas një tjetër protestues u zbrit nga policia në sheshin e protestës, pasi edhe ai arriti të ngjiste shkallët e Kryeministrisë.
Teksa dy gra janë parë të ulen në shkallët e godinës, teksa policia nuk i ka zbritur.
Protesta e PD, tentohet të kalohet kordoni i sigurisë
Ndërkohë që podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë vijojnë fjalimet e qytetarëve dhe deputetëve demokratë kundër Qeverisë Rama, një pjesë e protestuesve të vendosur pranë kordonit policer që rrethon Kryeministrisë është tentuar të kalohet ky kordon sigurie. Protestuesit kanë qëlluar përvec vezëve edhe me shkopinjtë e pankartave në drejtim të godinës së qeverisë.
Gjithashtu janë hedhur tymuese, të cilat kanë krijuar një tym të bardhë, si dhe janë hedhur qese me bojë blu në drejtim të Kryeministrisë. Nga të dhënat e para mësohet se policia ka shoqëruar të paktën dy persona që kanë tentuar të kalojnë kordonin e sigurisë, duke i zbritur poshtë shkallëve të Kryeministrisë.
Protestuesit thërrasin emrin e Berishës (edhe pse i udhëheq Basha)
Megjithëse kreu demokrat Lulzim Basha ka drejtuar një grup protestuesish nga selia e PD drejt Kryeministrisë, pak përpara nisjes zyrtare të protestës së Partisë Demokratike, protestuesit kanë nisur të brohorasin emrin e liderit historik të kësaj partie Sali Berisha. Kjo nuk është hera e parë që demokratët thërrasin emrin e Berishës, gjë që tregon se nuk është e lehtë që Basha të zëvendësojë liderin historik të PD.
Protesta e PD, qëllohet me vezë ndaj Kryeministrisë
Qëllohet me vezë në drejtim të Kryeministrisë. Pak pas nisjes së protestës përpara godinës së Qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga disa të rinj janë hedhur vezë në drejtim të selisë qeveritare. Gjithashtu protestuesit në shenjë revolte kanë ndjegur disa pankarta të Kryeministrit Edi Rama që i mbanin në duar. Një tjetër detaj i protestës, ishte se disa nga protestuesit janë shfaqur me duar të lidhura me zinxhirë, për të treguar gjendjen e mjerueshme ku gjendet vendi.
Protesta e opozitës është celur nga deputeti Genti Strazimiri, i cili me një gjuhë të ashpër theksoi se opozita dhe shqiptarët nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë. Më tej protesta ka vijuar me fjalimet të qytetarëve dhe deputetëve demokratë, mes të cilëve Arben Ristanit, Edmond Spaho etj. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani theksoi se 25 vite nga lëvizja e Dhjetor ’90, shqiptarët në vend që të festojnë, janë në sheshe për të protestuar. Deputeti Spaho tha se shqiptarët nuk e duan më këtë qeveri, ndërsa shtoi se një popull që nuk reagon ndaj kësaj qeverisjeje është bashkëfajtor me gjendjen e vështirë ku ndodhen sot shqiptarët. “Të ikë Edi Rama, të ikë Ilir Meta, dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme”, tha Spaho.
Deputeti Strazimiri-protestuesve: Po na qeverisin kriminelët
Opozita ka nisur protestën e paralajmëruar të saj kundër qeverisë, me protestues të shumtë që fillimisht janë mbledhur tek sheshi Skëndërbej e më pas para selisë së Kryeministrisë.
Përmes parullave e pankartave ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale, që sipas tyre po i shtyp me politikat e saj.
Të pranishëm në këtë manifestim janë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
I pari që ka marrë fjalën ka qenë deputeti Gent Strazimiri, i cili ka akuzuar qeverinë se ka sjellë krimin në pushtet.
“Atdheun tonë sot e plagosën sërish. Po na qeverisin tutorë e kriminelë. Sot fillojmë nga ky shesh rrugëtimin tonë për t'i thënë ndal kthimit të së shkuarës. Sa më shumë të bëhemi bashkë, aq më shumë shpresa do të ngjallim. Nuk ndërrohet atdheu, por qeveria”, ka thënë Strazimiri.
Mijëra protestues në protestën e opozitës
Mijëra protestues të opozitës janë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe për t’u ndalur para kryeministrisë.
Protesta është organizuar nga Partia Demokratike. Protestuesit po mbajnë në duar pankarta “Rama zhduku”, “Populli më i varfër”, “Dua bukë për fëmijët e mi”.
Ndërkaq policia ka njoftuar se ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste nga ora 11.00 deri në orën 16.00.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...