2015-12-10

Nga Flori Bruqi: Rasti i Kumanovës i montuar prej shërbimeve sekrete sllavo-maqedone !

EKSKLUZIVE: Ja kush jane kosovaret e dorezuar mbreme ne Kumanove


Më 4 nëntor 2015, Prokuroria Publike e Maqedonisë kishte ngritur akuzë për terrorizëm kundër 29 personave, lidhur me luftimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj.






“Në bazë të dëshmive të deritanishme nga hetimet e kryera lidhur me ngjarjet në Kumanovë, prokurori publik kompetent ka paraqitur padi kundër 29 personave pranë prokurorisë publik të Shkupit".



"Të akuzuarit akuzohet për vepra penale “organizata terroriste” në bazë të nenit 394-a dhe “terrorizëm” në bazë të nenit 396-b të ligjit penal”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.


Në Shkup, prokurori që ka ndërmarrë atë që njihet si "rasti i Kumanovës" ka paraqitur të hënën aktakuzën para Këshillit të Gjyqtarëve, i cili duhet të marrë vendim nëse aktakuza ka bazë për t'u proceduar në seancë gjyqësore.

Kumanovë, 11 maj 2015

Kumanova  e shkatrruar nga forcat sllavo-maqedone 

Në rastin e Kumanovës është i përshirë një grup nga Kosova, i cili gjatë 9 dhe 10 majit të këtij viti, në Lagjen e Trimave në Kumanovë, u përlesh me forcat e policisë së Maqedonisë. Përleshjet përfunduan me vrasjen e 8 policëve dhe 10 pjesëtarëve të grupit të armatosur.


Në bankën e të akuzuarve ishin ulur 29 persona, të dyshuar për veprën “terrorizëm dhe pjesëmarrje për 28 orë në luftime në lagjen e Trimave në Kumanovë".


1
Pala mbrojtëse akuzat i ka cilësuar si të pabaza, kurse të akuzuarit kanë deklaruar se janë të pafajshëm..

Seanca pritet të vazhdojë të hënën e ardhshme.





Gani Krasniqi, familjar i Muhamed Krasniqit, të njohur si komandant Malisheva, i cili është pjesë e grupit të akuzuar për rastin e Kumanovës, shprehet i indinjuar me vendimin që familjrarëve të mos u lejohet pjesëmarrja në seancën gjyqësore.
Image result for lufte ne kumanove
“Asnjë përgjigje nuk na jipet nga organet e Maqedonisë, na e kanë vendosur këtu policinë për të mos na lejuar, e shihni gjithandej. Ne këtu kemi ardhur për të parë të afërmit tanë, për të realizuar një të drejtë që na takon, po askush nuk jep përgjigje. Presim këtu, gra, fëmijë, pleq...”, thotë zoti Krasniqi.

Akademik Prof.Dr.Skender  Kodra


Indinjatë për vendimin e autoriteteve që të mos lejojë kontaktin me të akuzuarit, e ka shprehur edhe Akademik prof.dr.Skender Kodra, neuro psikiatër, i cili thotë se lejen për ta ndjekur nga afër procesin si palë e pavarur e ka marrë edhe nga misioni i OSBE-së dhe Organizatës së Kombeve të bashkuara.


Image result for lufte ne kumanove


“Nuk më është lejuar të kem kontakt me të paraburgosurit, edhe pse kam autorizim nga OKB dhe OSBE, ta ndjek këtë proces”, thotë Akademik Prof.Dr.Skender  Kodra.

Image result for lufte ne kumanove


Veç familjarëve për të marrë pjesë në seancën gjyqësore nga ana e policisë është penguar edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa.


1449510044kum-shkup


Pala mbrojtëse ka deklaruar se të akuzuarit janë rrahur dhe keqtrajtuar gjatë kohës sa janë marrë në pyetje. Avokatët thonë se procedura hetimore ende nuk ka përfunduar. Sipas tyre të akuzuarit për 7 muaj me radhë nuk kanë pasur qasje tek dëshmitë.




Nga ana tjetër, prokuroria vlerëson se 29 të akuzuarit në rastin e Kumanovës, që nga fillimi i këtij viti ishin organizuar për sulme terroriste në Maqedoni, me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë tek qytetarët.
Image result for lufte ne kumanove

Edhe kafshët terroriste për sllavo-maqedonët 


Sipas aktakuzës, disa nga të akuzuarit kanë marrë pjesë edhe në sulmin ndaj stacionit policor në fshatin Gushincë më 21 prill të vitit 2015, prej ku kanë marrë një sasi të madhe armësh.



Më tej, në aktakuzë thuhet se gjatë aksionit për arrestimin e tyre më 9 maj në Kumanovë, pjesëtarët e grupit të armatosur kanë hedhur një granatë dorë në drejtim të forcave të policisë, duke lënë të lënduar disa prej tyre .
Image result for lufte ne kumanove


Gjatë përleshjeve që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj në Kumanovës, humbën jetën 18 persona, 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 policë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës, në seancën e së hënës, u sollën nën përcjelljen e forcave të shumta të policisë. Dhjetëra familjarë të tyre nuk u lejuan të hyjnë në sallë për të ndjekur seancën. Pjesëtarët e policisë penguan edhe ambasadorin e Kosovës, Ylber Hysa që të hyjë në Gjykatë.

Image result for lufte ne kumanove
Familjari i njërit prej të akuzuarve, Ardijan Bujari thotë se mbrojtja dhe të akuzuarit nuk janë në dijeni se mbi çfarë prova është ngritur aktakuza, pasi prokuroria nuk ka lejuar një gjë të tillë.

“Mbrojtja dhe të akuzuarit nuk janë në dijeni se mbi çfarë prova është ngritur kjo aktakuzë pasi prokuroria nuk ka lejuar t’i shohin e as nuk u ka treguar këto prova, e që konsiderohet shkelje ligjore”, deklaruan familjari i Bujarit.
Image result for lufte ne kumanove
Ai tha është skandaloze se si prokuroria do të kërkojë përgjigjen e të akuzuarve pa i dhënë shpjegim se për çfarë janë të akuzuar.
Image result for lufte ne kumanove
"Prokuroria do t’i pyesë se a e pranojnë ata aktakuzën, por pa i njoftuar mbi provat dhe faktet”, tha ai.

Gjithashtu, familjari i të akuzuarit Ardijan Bujari tha se: “Si rast është shumë i paqartë dhe procedura gjyqësore ka filluar me paqartësi e padrejtësi ligjore”.
Image result for lufte ne kumanove
Ndryshe, në këtë seancë do të shqyrtohen edhe kundërshtimet e avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, rreth kualifikimit të veprës penale.



Aliti: Rasti i Kumanovës i montuar prej shërbimeve sekrete! (Video)

Nënkryetari i Kuvendit të RM-së dhe funksionar i lartë i BDI-së, Rafis Aliti

Nënkryetari i Kuvendit të RM-së dhe funksionar i lartë i BDI-së, Rafis Aliti, në emisionin “10 Minuta” flet për rastin e Kumanovës, respektivisht luftën dyditëshe në Lagjen e Trimave.

Aliti tregon se një pjesë të anëtarëve të grupit i ka pasur ushtarë në ish-UÇK. Sipas tij, rasti i Lagjes së Trimave është patjetër t’i dorëzohet Prokurores Speciale. Ai tha se është koha që me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, qytetarët e këtij vendi ta kthejnë besimin tek institucionet.
Image result for lufte ne kumanove
Aliti hodhi poshtë zërat se pjesëtarët e grupit të Kumanovës kanë ardhur që të luftojnë për të holla. Ai tha se njihet edhe personalisht me pothuajse të gjithë pjesëtaret e grupit të Kumanovës, dhe se në këtë rast janë të përfshirë edhe shërbimet sekrete. “Unë mendoj se këta djem janë të manipuluar nga shërbimet sekrete të rajonit dhe ka dyshime se edhe shërbimi sekret i Republikës së Maqedonisë ka pasur kontakte me ta. Dhe, them se këta djem janë të manipuluar, pasi që unë i njoh kanë qenë të gatshëm në 2001 por edhe pas që për çështjen kombëtare të japin prej vetvetes gjithçka”, theksoi Aliti.
Image result for lufte ne kumanove
Aliti nuk harroi të cekë edhe rastet e Sopotit, Vreshtave të Rashtakut, si dhe rastin “Monstra”, për të cilët ai konsideron se janë raste të montuara. Ai në luftën e vitit 2001 ishte i njohur edhe me nofkën “Komandant Mësuesi”, kurse për njërin prej të vrarëve në rastin e Kumanovës tha se ka qenë pikërisht luftëtar i tij. Nënkryetari i Kuvendit thotë se gatishmëria dhe trimëria e anëtarëve të grupit të Kumanovës është keqpërdorur, dhe do të duhet të zbardhet se kush e ka keqpërdorur.

Image result for lufte ne kumanove
“Unë e hedh poshtë atë tezën që është thënë nëpër mediume, se kanë qenë të paguar , që kanë ardhur për para e kështu me radhë. Për shkak se askush në këtë botë nuk do të hynte me një lagje, siç është Lagja e Trimave në Kumanovë, i vetëdijshëm se aty do të zhvillohen luftime, i vetëdijshëm se aty mund pikërisht, pavarësisht çfarë shkathtësie ka si luftëtar, që ai të vritet atje. Dhe, cili do të ishte kuptimi që dikush të luftojë për para”, tha Aliti.



Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha


Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha rrëfen se si u montua rastin i Kumanovës

“Rasti i Kumanovës ku ranë në kurth disa shok tanë të UÇK, në të ardhmen do të jetë një ndër rastet më të komplikuara, që kanë arritur të përgatisin me precizitet te lart politikanet dhe shërbimet e një shteti.
Image result for lufte ne kumanove
1 ) Politikanët me postierët e tyre kanë arritur ti bindin djemtë e UÇK se tani është momenti shumë i mirë për ti lëvizur punët me armë në favor të shqiptarëve

2 ) Në anën tjetër shërbimet sekrete maqedonase për ta konspiruar grupin e Kumanovës që të merr kurajo që sa më shpejtë të futen me armë në Maqedoni , kanë marr kontakt me 2 persona te grupit dhe janë takuar në Prishtinë .

Sokoli

Sami Ukshini-Komandant Sokoli

Tre persona të sigurimit të shtetit maqedon janë futur në Kosovë me veturën diplomatike të ambasadorit maqedon në Prishtinë, njëri ka qenë shqiptar e dy agjentet tjerë maqedon.




Në hyrje të vendit ku janë takuar ne Prishtinë 3 agjentët e shtetit maqedonas janë kontrolluar në detaje mos kanë mjete të përgjimit.




Komandant Hoxha thotë: Më i zëshmi në këtë takim për konspiracion ka qenë agjenti i shërbimit sekret të ushtrisë maqedone, Goran Sofevski, tani më i likuiduar diku ne malet e mk, gjoja se ka pasur infarkt.


Takimi ka zgjatur mbi 3 orë kur dhe është incizuar e gjithë biseda mes 2 personave të grupit dhe 3 agjentëve të shërbimeve sekrete.

Image result for lufte ne kumanove

Më i zëshmi në këtë takim për konspiracion ka qenë agjenti i shërbimit sekret të ushtrisë maqedone, Goran Sofevski, tani më i likuiduar diku ne malet e mk, gjoja se ka pasur infarkt.

Sot do të vendoset a do të ketë gjykim në “Lagjen e Trimave”


Ky ju thotë djemve, ju lutem mos filloni tani konflikt në maqedoni se situata është e rëndë dhe ne si shtet kemi probleme të mëdha politike dhe ekonomike, psh: nëse nisen tanksat e ushtrisë prej Shkupit për Kumanovë, në gjysmë të rrugës mbesin ato pa naftë edhe helikopterët nuk kemi drejt ti përdorim.. etj.



Konspiracione indirekte, e gjithë kjo që e them është e incizuar dhe në duar të sigurta.
3

Në anën tjetër Amerikanet si duket at ditën e konfliktit në lagjen e trimave në Kumanovë e kanë koncentruar satelitin në maqedoni dhe kanë përgjuar cdo bisedë telefonike dhe pa dyshim se Sasha Mihajllkovi dhe Gordana Jankullovsa, personat më të afërt të kryeministrit Gruevski , kanë biseduar në telefona të sigurt se nuk i ndëgjon askush dhe kanë bërë gabime në bisedat e tyre se si i futëm në kurth shqiptaret e Amerikanët për atë edhe I kanë ftuar në ambasadë për tju treguar dëshmitë se ju i keni montuar këtë skenar dhe tani largonu nga postet tuaja, o po jau publikojmë dëmshmit në publik.

Image result for lufte ne kumanove

Por jashtë lojës së tradhetis nuk janë as personat nga bdi- pdsh. E vërteta gjithmonë vonon por del ne shesh. Prandaj zbardhja e këtij rasti duhet të drejtohet jo nga maqedon por nga ndërkombëtar, ku do të dënohet shteti dhe pushtetarët dhe djemt e UÇK që kanë qenë viktima të lirohen , ne te kundërtën shteti maqedon ka marr pervoj të madhe me procese te montuara ndaj shqiptareve, nuk do te gjen stabilitet. Nuka stabilitet ne një shtet ku kriminelet udhëheqin politiken”, thekson Hoxha.



2



Muhamed Shehu, familjar i të paraburgosurit Dem Shehu nga Juniku, ka qenë  i pranishëm para Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Image result for lufte ne kumanove

Ai deklaron se rasti i Kumanovës është proces i montuar prej koalicionit shqiptaro-maqedonas.


“Kemi ardhur këtu të gjithë familjarët e të paraburgosurve para Gykatës Shkupi 1, të jemi prezent në këtë ditë, mirëpo siç po shihet nuk na lejohet të hymë brenda dhe të marrim pjesë në procesin gjyqësor. Ky është një proces i montuar politik dhe i inskenuar prej strukturave udhëheqëse maqedonase dhe koalicionit shqiptaro-maqedonas.

1

Është një skenar që ngjason në skenarët e tjerë, duke filluar nga viti 2001 e deri më sot. Marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar aspak dhe situata e popullit shqiptar është ashtu siç është. Ky skenar e kthen Maqedoninë në vitet e 80-ta”, citon Lajmi deklaratën e Muhamed Shehut, familjar i të paraburgosurit Dem Shehu.





“Unë e kam kontaktuar djalin tim Valdet Zekaj. Ai është në gjendje të mirë, shumë i fortë, mirëpo këta kanë pasur vuajtje, tortura, reprezalje antinjerëzore. Kanë pasur tortura të cilat mund t’i përballojnë vetëm forca dhe ideali i madh i njeriut. Torturat kanë qenë rrahje, thyerje të gjymtyrëve, të dhëmbëve pas arrestimit”, deklaron babai i të paraburgosurit, Valdet Zekaj.

Ja kush janë shqiptarët e Kosovës të arrestuar mbrëmë në Kumanovë




Beg Rizaj -Komandant nga Prokolluki i Deçanit  i vrarë nga sllavomaqedonet  


Katër shqiptarë nga Kosova iu dorëzuan mbrëmë policisë maqedonase, ndërkohë që 13 të tjerë u arrestuan. Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, u dorëzuan 16 orë pas luftimeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Por kush janë këta persona që janë dorëzuar dje.

Beg Rizaj ka qenë ushtar i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit. Pas luftës në Kosovë, ai ka shërbyer si truproje e Ramush Haradinajt, ish-komandantit të Zonës së Dukagjinit, tashmë lider i AAK-së.



Sami Ukshini-Komandant Sokoli rrjedh prej një familje patriotike nga Morina e Malësisë së Gjakovës. Familja e tij ka qenë bazë e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇK-së së Maqedonisë. Sami Ukshini ka marrë pjesë në luftën e vitit 2001 në Maqedoni në rajonin e Likovës.

Dem Shehu, nga Deçani, ka marrë pjesë në luftën e UÇK-së në Kosovë, por dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.



Mirsad Ndrecaj-Komandant NATO


Muhamet Krasniqi-Komandant Malisheva është nga Malisheva e Kosovës dhe rrjedh nga një familje atdhetare. Ai ka marrë pjesë edhe në luftën e UÇK-së në Kosovë, si dhe në atë të Maqedonisë në vitin 2001.

Ndërkaq, i vetmi person që akoma nuk është dorëzuar është Mirsad Ndrecaj. Ai është djali i vëllait të Maliq Ndrecajt, i cili ka qenë komandant i Brigadës 132 të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit. I arrestuar ne Kosove, në vitin 2009, për vjedhje të votave në Gjakovë. Ndrecaj ishte militant i AAK-së.


Në mesin e të arrestuarve është edhe Nexhmedin Lika nga Tetova, ndërsa prangave të policisë nuk i ka shpëtuar edhe Bajram Elshani nga Suhareka.


Në mesin e të arrestuarve është edhe Alit Sulejmanovski - banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë, Sefer Seferi, gjithashtu banor i rrugës “Abdulla Presheva” - Kumanovë, Sevdail Miftari nga Kumanova, Fatmir Reçica - që të dy banorë i fshatit Llugagji i Lipjanit të Kosovës, Fejzulla Rushitovski nga Shkupi, Beg Bajra (1979) nga Gjilani, Fadil Fejzullahu - banor në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë, Lirim Krasniqi (1989) nga Ferizaji i Kosovës, Mirsad Qerimi (1986) nga Prishtina, Valdet Zekaj (1987) nga Kosova, si dhe Muharem Fejza (1986) nga Prishtina.



Një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë. Sipas burimeve policore i po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit.

MPB e Maqedonisë zbulon udhëheqësit e sulmeve në Kumanovë [foto/video]GMPB  e Maqedonisë në kanalin e vet zyrtar ka publikuar foto dhe videoxhirimet e sulmuesve e të udhëheqësve të tyre të cilët para ta dy ditësh u konfrontuan me armë me policinë e Kumanovës.


MPB maqedonase kumton, transmeton Kurir i Beogradit, përcjell Koha.net, “ se bëhet fjalë për grupin më famëkeq terrorist i cili është dashur t’ia fuste flakën rajonit. Tek ata është gjetur arsenal madh armësh e udhëheqës të grupit kanë qenë Muhamed Krasniqi, i njohur si komandant Malisheva, Mirsad Ndrecaj, i njohur si komandant NATO, Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, Beg Rizaj, si komandant Begu, Dem Shehu –Juniku dhe Xhafer Zymberi nga Gjakova.
Beg Rizaj, sipas MPBM-së ka qenë pjesëtar i UÇK –së në Zonën e Dukagjinit e pas lufte ka qenë truprojë e Haradinajt
Muhamed Krasniqi është vëllai i Alban Krasniqi, funksionar i Vetëvendosjes.
Mirsad Ndrecaj, thotë se informacioni i MPBM-së është i njohur me lidhjet e tij me Haradinajn. Gjatë luftës së vitit 2001, ka qenë komandant i UÇK-së, ndërsa më herët kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në Goshincë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...