2015-12-08

25 vjet nga fillimi i përmbysjes së komunizmit në Shqipëri

25 vjet nga fillimi i përmbysjes së komunizmit në Shqipëri
Demonstratat antikomuniste që filluan në Shqipëri në dhjetor të vitit 1990 u bënë të pandalshme derisa sollën edhe përmbysjen e regjimit 50 vjeçar komunist. Lëvizja studentore antikomuniste në Shqipëri filloi më 8 dhjetor 1990, për të vazhduar disa ditë me radhë, derisa kjo lëvizje solli edhe shpalljen e pluralizmit politik në Shqipëri.
Por shpallja e pluralizmit ishte vetëm njëra fitore e kësaj lëvizjeje, pasi demonstratës së studenteve të lëvizjes së Dhjetorit 1990 iu shtuan edhe qytetarët e vendit, të cilët e kuptuan rrugën pa kthim të ndryshimit të regjimit politik në vend. Dhe një nga ditët më kulmore të kësaj lëvizje do të ishte pikërisht rrëzimi i shtatores së diktatorit Enver Hoxha që ishte vendosur në qendër të Tiranës. Shtatorja u rrëzua gjatë një demonstrate popullore më 20 shkurt 1991.
Ilir Dizdari, njëri nga protagonistet e lëvizjes antikomuniste në Shqipëri tregon se demonstratat në muajin shkurt 1991 ishin kulminacioni i lëvizjes studentore që filloi më 8 dhjetor 1990, që tregoi që kjo lëvizje e intelektualëve të rinj ishte një lëvizje emancipuese dhe sipas tij e pa krahasueshme me një lëvizje tjetër në të gjithë Europën Lindore për shkak të specifikave të cilat ishin në Shqipëri, të n jë vendi që ishte totalisht i mbyllur dhe i izoluar.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry përshëndet Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, që këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e lëvizjes studentore, që çoi në përmbysjen komunizmit më 8 dhjetor të vitit 1990.
Në krye të këtij tranzicioni historik, thotë Kerry, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një regjimi përfaqësues.
“Shqipëria ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë”, ka thënë Kerry në urimin e tij.
Shqipëria, sipas tij, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lirë.
“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen”, përfundon Kerry.


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...