Do ishte mirë që të mos flas shumë në vitin tjetër, sepse këtë vit e kam tepruar ahahhaah. Në këtë menyrë do evitohej ajo fjalia e famshme " a din me u ndalë bre djalë? "
I dashur Babagjysh, duke pasur parasysh misionin tend shume fisnik e shume te veshtire desha te te pyes-Ke nevoje per ndonje gje?Fol hapur, kerko c`te duash ti, adresen time e di, oxhakun e ke 24/24 ore hapur
I dashur babagjysh,erdhi serish koha jote...
dhe te gjithe te shkruajne letra.
E di,kerkojne dhurata te medhaja,te shtrenjta,te mrekullueshme!
Dhe ti ne shumicen e rasteve u dergon ato qe te kerkojne...
Mendoja per shume kohe cfare do te kerkoja...
dhe perfundova qe nuk dua as kuti,as kordhele,as ndonje dhurate te mrekullueshme...
Por do te kerkoj i dashuri im dicka qe kushton..
Dicka shume te shtrenjte...
Do doja nese behet ne diten e Krishlindjeve
ne tryeze te ulen bashke me mua te gjithe ata qe
iken shpejt dhe me mungojne..
Te jene aty te festojme bashke dhe te qeshim...
Dhe me vone,nese keshtu duhet...te ikin prape...
1. Fjala “Krishtlindje” e ka origjinën nga fjala latine, “Nativitas”, që do të thotë lindje, duke iu referuar lindjes së Jezu Krishtit, gjë që lë të kuptohet se personazhi kryesor i kësaj feste është Jezusi dhe jo Babadimri.
2. Personazhi i Babadimrit e kishte origjinën nga Shën Nikolla, një peshkop turk i shekullit IV. Miti i tij i mëshirës ndaj të varfërve u përhap në tërë Evropën mesjetare, derisa u konvertua në një personazh të famshëm dhe që vazhdon edhe sot të njihet si i tillë.
3. Sipas historive të para, thuhet se ai nuk fluturonte dhe as nuk ecte, porse udhëtonte me një kalë nëpër botë, deri kur poeti Clement Moore shkroi në vitin 1823 librin “Një vizitë e Shën Nikollës”, ku e imagjinon atë duke fluturuar me renat (drerët) magjikë.
4. Tashmë jemi të mësuar t’i referohemi renave të Babadimrit në gjininë mashkullore, ndërkaq në realitet ato janë suta (drenusha), meqë renat i humbin brirët e tyre çdo vit në nëntor, ndërkaq sutat nuk i humbin ato deri në verë.
5. Imazhi i Babadimrit që e njohim tani nuk është aspak i ngjashëm me atë të Babadimrit origjinal. Mendohet se imazhi aktual i tij është standardizuar nga ilustruesi Haddon Sundblom në vitet e ’30-ta, me qëllim të promovimit të pijes freskuese, Coca-Cola. Edhe pse, akoma ka të tillë që mendojnë se ky imazh tashmë ekzistonte në fillim të shekullit XX. Çfarë mendoni ju?
6. Babadimri nuk ishte i njohur në Amerikë derisa emigrantët holandezë e sollën atë në Nju Jork në vitin 1621.
7. Krishtlindja e parë që u kremtua në Amerikë ishte më 25 dhjetor 1492, kur Kristofer Kolombo bekoi si “spanjoll” ishullin që aktualisht e përbëjnë Republika Dominikane dhe Haiti.
8. Bredhi i dekoruar i Krishtlindjes mendohet se për herë të parë u shfaq në Gjermani në fillim të shekullit XVII. Në vitin 1605, një bredh u dekorua me qëllim të ambientimit në të ftohtit e Krishtlindjes, zakon ky që u përhap shpejt në tërë botën.
9. Shorti i parë i Lotarisë së Krishtlindjes u hodh në Kadiz të Spanjës në vitin 1812.
10. Pavarësisht se nuk ishin të fuqishëm sa Babadimri, mbretërit magjikë janë tre personazhe me rëndësi të madhe në këto data që përfaqësojnë regjionet e botës. Melchor përfaqëson evropianët, Gaspar përfaqëson aziatikët, ndërkaq Baltazari përfaqëson afrikanët. Me këtë shihet se nuk ekzistonte një mbret magjik për regjionin e Amerikës, meqë në atë pjesë të botës nuk njiheshin këto zakone