2015-12-08

Qeveritarët dhe deputët banditë kritikojnë demonstruesit e Partisë demokratike




Efektivët rrethojnë edhe Kuvendin, frikë për incidente
Pasi turma u tregua e dhunshme në protestën e opozitës, teksa flisnin një nga një deputetët demokratë dhe lideri i opozitës Lulzim Basha, dhe më pas ata u drejtuan për tek Ministria e Brendshme për të shembur rrethimin e bunkerit që po ndërtohet aty, Forcat e Policisë janë fotografuar teksa kanë rrethuar edhe Kuvendin, pasi ka frikë për incidente të mëtejshme.


Policia largon protestuesit nga bunkeri
Për një moment forcat speciale u vendosën para bunkerit dhe larguan të gjithë protestuesit nga bunkeri. Ndërkohë protestuesit kanë nisur të shpërndahen.
Protestuesit qëlluan me vezë, bojë të zezë, shkopinj të cilëve më parë u ishin hequr panakartat, shishe plastike, dhe tymuese ngjyrë blu selinë e Qeverisë, ndërsa disa persona tentuan të thyenin kordonin policor për të hipur në shkallët e kryeministrisë.
“Mosbindja civile ka nisur. Ka nisur stina e protestave deri në largimin e qeverisë Rama- Meta, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të reja”tha kryetari i PD-se Lulzim Basha.
Rreth orës 13:00 turma u zhvendos drejt ministrisë së Brendshme ku ndodhej instalacioni i bunkerit.
Një grup të rinjsh që kishin qenë më parë aty hodhën poshtë gardhin rrethues prej llamarine dhe i vunë flakën bunkerit. Më pas disa protestues me vare nisën ta dëmtonin bunkerin
Protestuesit goditën me gurë dhe dritarete ministrisë, por me ndërhyrjen e organizatorëve ndaluan.
Policia ka qenë aty por nuk ka ndërhyrë për të mos përshkallëzuar situatën.Në orën 15:00 nisi dhe largimi i protestuesve ndërsa kryetari Lulzim Basha u largua drejt selisë PD ku mbajti dhe fjalimin përmbyllës.

Kjo është gjyshja protestuese që dogji posterin e Edi Ramës (Foto)
Në protestën e sotme të opozitës ndër të tjera u dogjën edhe postera ku ishte stampuar fotografia e kryeministrit Edi Rama. Njërës prej tyre iu vu flaka nga një gjyshe.

Është pikërisht kjo e moshuar që shihni në këto foto, të siguruara nga gazetarja Entela Resuli. Shikoni momentin kur gjyshja mori shkrepsen dhe i vuri flakën posterit me foton e kryeministrit.


Ja reagimet e dy banditëve deputetë:
Braçe: Barbarët po shkatërrojnë qytetin, Berisha vrau 4 qytetarë për shumë më pak se kaq
Deputeti socialist,banditi  Erjon Braçe ka reaguar në rrjetet sociale, pasi protesta e opozitës, doli paksa jashtë kontrollit, kur protestuesit sulmuan bunkerin që po ndërtohej pranë Ministrisë së Brendshme.
Brace thotë se Sali Berisha më 21 janar vrau 4 persona për shumë më pak.
“Barbarët po shkatërrojne qytetin!! Për shumë shumë më pak se kaq, Sali Berisha vrau katër qytetarë më 21 janar. I pushkatoi si fashist. Tani u bë boll. Duhet drejtësi”, shkruan deputeti socialist.


Protesta e PD/Taulant Balla: Pamë një parti që krimin e pa program, dhunën e ka statut dhe liderin e kryeliderin hajdut
Deputeti bandit,Taulant Balla, Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, ka reaguar përmes një komenti mbi protestën e Partisë Demokratike, e cila në përfundim të saj doli jashtë kontrollit dhe protestuesit sulmuan bunkerin e vendosur pranë Ministrisë së Brendshme.
“Për ata që ndoshta e kishin harruar, sot ripanë fytyrën e vërtetë të një partie që krimin e ka program të partisë, dhunën e kanë statut, liderin dhe kryeliderin hajdut.
Dhuna dhe dhunuesit të fotografohen dhe të identifikohen të gjithë. Ligji të godasë me forcë. Policia dhe prokuroria të bëjnë detyrën në kushtet shkatërrimit të pronës publike.
Faturën e demeve nuk duhet ta paguajë buxheti i shqiptarëve, faturen ta paguajë frymëzuesi dhe kryefrymëzuesi i dhunës.
PD të demshpërblejë demet. Lulzim Basha dhe Sali Berisha na rikonfirmuan sot se dekriminalizimi duhet të filloje pikërisht me këta dy.
Protesta e sotme ishte protesta e atyre që rrisnin kanabisin në Lazarat, ishte protesta e atyre që vidhnin energjinë elektrike, ishte protesta e atyre që nuk paguajnë taksat, ishte protesta e ish-ministrave të korruptuar, për të cilët drejtësia ende po vonon.
Protesta e sotme kishte shumë fytyra njerëzish në kërkim nga drejtesia. Ja pse duhet reforma në drejtësi. Që krimi të mos ngrejë më dorë kundër shtetit. Ja pse PD nuk e pranon reformën në drejtësi, sepse kjo parti është peng i njerëzve të inkriminuar.
Ja pse ne socialistët kemi përgjegjësinë historike ta bëjmë sa më shpejt këtë reforme. E vetmja rrugë që e shpëton këtë vend nga njerëz që vrasin kur janë në pushtet dhe shkatërrojnë kur populli i dënon të qëndrojnë në opozitë.
Dy fjale Lulzim Bashës. Zëri yt i cjerrur është njëlloj si partia e babit që të bëri kryetar. Ti Lul u dogje sot”, thekson Balla.

Protesta e PD/Tahiri: Aktet e dhunës, fytyra e të shkuarës
Edhe Ministri i Punëve të Brenshëme, Sajmir Tahiri, ka reaguar ndaj protestës së opozitës. Duke i cilësuar aktet e dhunës si fytyrën e të shkuarës, Tahiri theksoi se e shkuara nuk e mban dot peng Shqipërinë. “Kjo sot, është fytyra e të shkuarës! Shqipëria e shëndetshme, po ndërton të ardhmen. Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund te kthehemi kurrë pas. Shfaqje e shëmtuar e fytyrës së vërtetë të shkatërrimtarëve! E shkuara nuk mban dot peng Shqipërinë! Faleminderit Policisë së Shtetit! Një tjetër dallim i madh me të shkuarën që kemi lënë pas”, shkruan Tahiri në rrjetet sociale..

 Ja si duket Kryeministria pas protestës
Kjo është hyrja e Kryeministrisë pasi protestuesit e Partisë Demokratike janë larguar prej andej.Dikush ka ironizuar duke thënë se ngjan me pikturat e Edvin Kristaq  Ramës.
Protestuesit kanë hedhur shashka, tymuese, bojë, vezë, shkopinj, etj.
Edi Rama kthehet në zyrë pas mbarimit të protestës
Menjëherë pas mbarimit të protestës së opozitës para Kryeministrisë, kreu i qeverisë, Edvin Kristaq  Rama, është kthyer në zyrën e tij i shoqëruar nga eskorta.
Rama ka përdorur pjesën e prapme të Kryeministrisë duke evituar bulevardin ku ndodheshin ende nje pjesë e protestuesve.
ABCNews mundi të filmojë këto momente, që përkojnë pikërisht me momentin kur forcat speciale që ndodheshin pranë Kryeministrisë, kishin marrë urdhrin të niseshin me urgjencë drejt Ministrisë së Brendshme.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...