Vija me të verdhë në njërën prej hartave tregon se ku shtrihet territori i Kosovës, ndërsa vija me të kuqe shënon territorin sipas Serbisë, dhe në mes shihet radari, si plisi i bardhë.
Serbia sot përcjell telefonat e politikanëve, përcjell çdo lidhje që këta bëjnë me FSK-në, Policinë e Kosovës dhe AKI-në. E me radarët, kjo i bie se Republika e Serbisë përcjell çdo gjë në Republikën "sovrane" të Kosovës.
Sipas gjeoportalit të Kosovës, ky radar është vendosur mu në vijën kufitare të Kosovës me Serbinë. Kurse sipas një gjeoportali serbe, radari është vendosur brenda territorit serb.
Vendosja e këtij radari ka shfaqur një mospërputhje në mes së gjeoportalit të Kosovës dhe atij të Serbisë, gjë që sipas këtyre hartave Kosova do të humb rreth 380 hektar tokë, vetëm në këtë pjesë të vendit.
Por pavarësisht kësaj, njohës të sigurisë në vend dhe përfaqësues të partive politike opozitare thonë se kjo çështje paraqet rrezik për vendin dhe duhet trajtuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Madje, përfaqësuesit e partive opozitare thonë se pushteti është fokusuar më shumë në përndjekjen e opozitarëve se sa në ruajtjen e territorit të Kosovës, karshi Serbisë.
Kajtazi: Radar në kufi nuk ka nevojë të vendoset
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi thotë se vendosja e një radari ushtarak në kufi, është i panevojshme, dhe sipas tij institucionet e Kosovës duhet ndërmarra masa në këtë drejtim.
“Më së pari radari nuk ka nevojë që të vendoset aq afër, kurse në qoftë se është ndonjë antene përgjuese është diçka tjetër, por radari nuk ka nevojë që të vendoset bash në pikë kufitare edhe mund të vendoset shumë brenda sepse radarët që ata i përdorin kanë rreze shumë të madhe”, thotë Kajtazi.
*******
http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/Politika/1124270/Nebo+nad+Kosovom.html
http://kossev.info/strana/arhiva/kontrola_letenja_zeli_da_vrati_nebo_nad_kosovom/7026
http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2015&mm=12&dd=02&nav_id=1069642