Agjencioni floripress.blogspot.com

2015/12/06

Fluidi Arben Bajraktaraj, aktori që bartë Kosovën me vete

Arben Bajraktaraj

Arben Bajraktaraj, aktori kosovar që po bënë nam në Francë e më gjerë, vazhdon të mbetet me të dy këmbët në tokë. Ai për KultPlus me dashuri e kujton Isniqin e tij, dhe e quan vendin më të bukur në botë, pavarësisht se me sytë e tij bojë qielli ka parë peizazhe të ndryshme nëpër botë. Me mbi 40 role filmike, në mesin e tyre edhe ai në “Harry Potter”, dhe në filmin “Taken”, Bajraktaraj vazhdon të mbetet jo shumë i njohur për Kosovën. Ai për këtë fakt edhe ec lirshëm rrugëve të Prishtinës, sepse, sipas tij nuk i ndodhë që ta ndalë dikush në rrugë, edhe pse e kundërta është me rrugët e Parisit. Ai do të duhej të ishte në Prishtinë, më 17 shkurt, në premierën e filmit “Heroi”, ku luan rolin kryesor. Por në atë datë ai duhet të jetë në Kamboxhia, në një projekt teatral, që tashmë edhe i janë rezervuar datat. Pos filmit, ai ka edhe dhjetëra role në teatro të ndryshme, sikurse që është angazhuar edhe në reklama televizive. E veçantia e tij është se ai vjen nga Kosova, dhe prejardhjen e tij, ai e bartë të shënjuar në trupin e tij, kështu të paktën thotë vetë Bajraktaraj
Ardianë Pajaziti 

KultPlus: Nisim me prejardhjen tuaj, Isniqin, fëmijërinë tuaj, rininë, dhe së fundi, suksesin që ke shënuar në pjesën filmike, teatrale, televizive dhe atë të marketingut, në shtetin e Francës, por duke shkuar edhe më larg, në filmat hollivudian, nëse do të bëje një krahasim se ku ishe dhe tashti çfarë bënë, si reflekton me veten? 
Arben Bajraktaraj: Vërtetë shumë mirë kam qenë në Isniq. Në Isniq kam përjetuar vitet më të mira që i kam përjetuar deri tashti. Kanë qenë kohë të vështira, por si fëmijë nuk i kam përjetuar si kohë të vështira, por i kam shijuar lojërat, bukurinë e natyrës. Isniqi me të vërtetë është një vend shumë i bukur, jo vetëm Isniqi por i gjithë Rrafshi i Dukagjinit, ka peizazhe me të vërtetë të hatashme. Me të vërtetë kam udhëtuar nëpër botë , por ne e kemi një vend shumë të mirë.

KultPlus: Mos po jeni subjektiv se Isniqi është vendi më i bukur? 
Arben Bajraktaraj: 
Jo nuk jam subjektiv, por ka ujë, ka diell. Uji është aq i pastër sa isha rritur vetëm me atë ujë, bukë e djathë, pastaj i kemi bjeshkët, me të vërtetë është vend i mirë. Normalisht, sa më shumë që plakesh, kthehesh më shumë te fëmijëria. 

KultPlus: A mos je me një pikë që po reflekton më shumë me vetveten për vendlindjen tuaj, se në moshën e rinisë ndoshta të ka ardhur turp të flasësh rreth prejardhjes, prej atij kompleksit, se vjen nga një vend jo i zhvilluar, me një kinematografi jo të nivelit botërorë ? 
Arben Bajraktari: 
Jo, jo nuk kam qenë aso tipi. Mund të them se e kam pas tiketën e një nacionalisti. Nga kam shkuar kam folur për prejardhjen time. Nuk ka nevojë njeriu shumë që të tregoj se prej nga vjen, sepse shihet pak edhe në trup. Është detaj shumë i rëndësishëm, sidomos për aktrimin, sepse, në një formë njeriu shënjohet, mbesin disa shenja në trup. Mënyra se si qëndron, mënyra se si flet, si ec. Nuk jetojmë të ndarë nga pjesa që e kemi jetuar, sepse, atë që e kemi jetuar është gjithmonë me ne, ne mundemi ta injorojmë, ta lëmë anash, por e kaluara jonë vjen me ne. Të mirat dhe të këqijat e Kosovës i bartim me vete, sepse janë pjesë të jetës sonë. Unë nuk e kam kompleksin a jam katundar apo qytetarë , por të qenit katundar ka një përparësi, sepse jemi të lidhur me tokën, si thuhet me këmbë në tokë, nuk kemi ecur nëpër rrugë të asfaltuara por në tokë, në dhe. Pastaj jeta në rrethe urbane është një rreth i mbyllur, ndërsa natyra është e gjerë, e ka fuqinë e vet, sikurse që e përbënë edhe rrezikun. 

KultPlus: Ju po ndiheni shumë lirshëm me këtë epitetin e të qenit katundarë. Si bëhet që një katundar i Kosovës të merr një rol në filmin e famshëm “Harry Potter”? 
Arben Bajraktaraj:
 Shumë mirë. Kam qenë i kënaqur, por më shumë se me rolin kam qenë i kënaqur për besnikërinë në punën time nga ana e regjisorit. Ne e kemi bërë një film më herët me të njëjtin regjisor dhe më pat thënë se shihemi herën tjetër, që i mora si fjalë në erë. Faktikisht dy vite më vonë më cingëroi telefoni dhe mora ofertë për këtë film, më erdhi mirë. Ka qenë një rol kalimtarë, por ka qenë kënaqësi me qenë në atë ekip, njeriu kur i ka përballë gjithë atë ekip profesional, mëson, kjo është e rëndësia më e madhe. 

KultPlus: Po në filmin “Taken”, ke një rol të një mafie shqiptare, si u bë që e pranove këtë rol, sa ke hezituar që ta pranosh këtë rol, pasi që shqiptarët nuk janë paraqitur me një imazh të mirë para botës. Thjesht, cila është përvoja e juaj me këtë film? 
Arben Bajraktaraj: 
Thjeshtë ka qenë audicion, i kanë ftuar të gjithë aktorët shqiptarë, por kanë kërkuar edhe gjithandej, ata më kanë përzgjedhur mua, dhe kaq ka qenë puna. Ka qenë një problem se nuk është sqaruar mirë skenari. Por, tek e fundit është film i zhanrit aksion, unë kam luajtur edhe në shumë filma të tjerë, role të mafiozëve serb, grekë, rusë, të vendeve baltike... Ata me mua ose pa mua e kishin bërë filmin, të kuptohemi. Edhe vetë produksioni është habitur me suksesin e filmit “Taken”, nuk e ka pritë një shikueshmëri kaq të madhe në krejt botën. Ndërkaq, duhet të them se një aktor nuk mund të gjykoj personazhin. Unë kur kam luajtur një hebre në Luftën e Dytë Botërore, ose një mafioz rus, nëse do të gjykoja personazhin, më mirë do të ishte të mos ja nisja hiq kësaj pune. Personazhet e kanë një lloj aktiviteti për aktorin, së paku në zgjerimin e paletës së ngjyrave, ngjyrave emotive, me të cilën janë pjesë themelore e artit krijues. P.sh, në teatër një nga rolet më tërheqëse që ekziston është Ricardi III, që është një vrasës i tmerrshëm, që është vrasës edhe i fëmijëve. 

KultPlus: Pse gjithë kjo lidhshmëri me këto role negative, po ndodhë rastësisht apo kjo është përzgjedhja e regjisorëve? 
Arben Bajraktaraj:
 Në të vërtetë këto vitet e fundit kam pasur krejt role të tjera, dhe falë Zotit, verën që shkoi jam paraqitur në rolin e një shkencëtari shqiptar, por definitivisht nuk është e rëndësishme nacionaliteti i personazhit sa ka rëndësi identiteti i tij. Unë nuk kam nevojë që të arsyetohem për këtë, por unë mendoj se kam bërë edhe shumë gjëra të tjera. Shqiptarët për imazhin e vetë, ndoshta duhet ta pyesin pak më shumë vetveten. Ka shumë gjëra që ndikojnë. 

KultPlus: Nëse flasim nga ana profesionale, duhet më shumë mund në realizim të një karakteri negativ në film? 
Arben Bajraktaraj:
 Nuk ka asgjë në botë bardh dhe zi, sikurse që nuk është as te personazhet bardh edhe zi. Mënyra e ndërtimit të rolit varet nga rrethanat: ndërtimi psikologjik, ai energjik dhe fizik, të gjitha këto bëhen përmes paletës emotive, dhe kur ia nisim kësaj pune, ndalemi te situatat që i përshkon personazhi. Dhe në ndërtim të rolit ka diçka fascinante, gati është si drogë. Andaj shumica e aktorëve kur nuk luajnë janë depresiv. 

KultPlus: Si e sheh prej distancës zhvillimin kulturor në Kosovë e Shqipëri? 
Arben Bajraktaraj:
 Nuk e di, pasi nuk jam afër i bie sikur po shes mend prej këtu. Natyrisht unë kam miq, me disa prej tyre kemi bashkëpunuar edhe kemi punuar në Kosovë , e di që e kanë një energji krijuese shumë të mirë.Të punosh me një regjisore si Lendita Zeqiraj është kënaqësi, me të vërtetë është kënaqësi. Mandej ka histori të ndryshme. Sa i përket filmit u mungojnë ekipet teknike. Në të vërtetë Kosova dhe Shqipëria duhet që ti bashkojnë resurset e veta, se më pas bëhet tepër vonë , jemi një popull pak me numër, këtë duhet ta kuptojmë, nuk jemi as më inteligjentë, as më të fortit e as më të zotët, kemi potencial, por nëse këtë potencial nuk e fusim në punë, do të mbetet një potencial ëndërr. Në Kosovë presin sikur se gjërat do të vijnë nga qielli, me të vërtetë duhet që të punojmë shumë, shumë. Mirëpo, fatmirësisht unë njoh disa në Kosovë që janë punëtorë të jashtëzakonshëm dhe besoj në ta. 

KultPlus: Kthehemi prapë në Kosovë, si e mendoni angazhimin tuaj në filmat kosovarë, ju keni luajtur në filmin e metrazhit të shkurtë “Ballkoni”, dhe atë të metrazhit të gjatë “Heroi”, që pritet të jepet së shpejti si premierë. A mendoni se pritët shumë deri në angazhimin me një projekt shqiptarë? 
Arben Bajraktaraj:
 Askush nuk më thirri, shumë thjeshtë. Askush nuk më propozoi. Unë kam qenë në të vërtetë në Kosovë në vitin 2001, me pjesën “Udhëtimi në Unmikistan”, mirëpo për herë të tjera nuk ka pas asnjë propozim konkret as për film e as për teatër. Kjo nuk ka qenë nga mos dëshira ime apo mos dëshira e të tjerëve, ndoshta janë problem edhe financat, pas unë jetoj jashtë mund të jenë problem harxhimet pasi që duhet të paguhet bileta, fjetja..., dhe i kuptoj plotësisht, por ndodhë që edhe nuk më shohin në rolet e tyre. Është normale.

KultPlus: Si ishte përvoja gjatë xhirimeve të filmit “Heroi”, në Kosovë. Ndoshta je mësuar me një tretman tjetër, me një profesionalizëm tjetër, thjeshtë si ishte? 
Arben Bajraktaraj:
 Filmi është proces shumë i gjatë, punë ekipore, ka shumë hallka, nëse vetëm një hallkë nuk punon si duhet, bie e gjithë puna. Andaj shpresoj të ketë përfunduar si duhet procesi i postproduksionit . Falënderoj të gjithë ekipin xhirues për mundin e derdhur në krye me Roger Simonnsz-in. Mendimet e mia shkojnë posaçërisht për të afërmit e asistentit tonë të kamerës, Taulant Veselit, djalë i vyer e i dashur, me plot talent, që vdiq në një aksident trafiku, një vit e ca pas përfundimit të xhirimeve. Ka qenë tronditëse për të gjithë ne kur kemi marrë vesh. 

KultPlus: A do të jesh në premierën e filmit “Heroi”, pasi që është paralajmëruar se premiera do të jetë më 17 shkurt të këtij viti? 
Arben Bajraktari:
 Normalisht jam në Kamboxhia me një projekt teatror, me një regjisor amerikan, natyrisht që unë do vija me shumë qejf, edhe pse zyrtarisht për datën e premierës ma thatë ju. Por shpresoj që një pjesë e ekipit mund të shkojë. 

KultPlus: Kthehemi pak te pjesa teatrale, keni dhjetëra role në teatrot franceze, bukur sfidë e madhe të paraqitesh me role skenike, para një audience franceze, me çfarë të rrëqethurash i pret rolet? 
Arben Bajraktaraj: 
Në fillim ndoshta e ka pas rëndësinë e vet që e kam menduar sfidë paraqitjen para audiencës franceze, sot për mua publiku është i njëjtë, i dashur gjithandej, edhe pse Franca i jep vend kulturës. Ne aktorët kur dalim para publikut e kemi një lloj zhveshjeje shpirtërore para publikut, dhe siç thash, nuk e gjykoj më personazhin, sikurse që nuk e paragjykoj publikun. Publiku mund të të gjuaj edhe me domate, sikurse që na ka ndodhë një herë nga disa ekstremistë fetarë. Mirëpo, hera e parë kur kam qenë para publikut kosovarë kam pas një tërmet fiziko shpirtërorë, ka qenë krejt më ndryshe, ishte ndoshta edhe nga fakti se po luaja shqip, kisha një lloj të rizbulimit të vetvetes, një pjesë timen që ndoshta nuk e kam njohur, dhe kjo mandej ndryshon gjithë qasjen ndaj punës. Kënaqësia më e madhe e imja është që të luaj shqip, jo se jam shqiptarë, por nëse kemi parasysh përtacinë është më lehtë të luhet shqip. 

KultPlus: Në pika të shkurta, na trego praninë tuaj në Kosovë, një njeri me kaq famë, një njeri që po prek majat e kulturës franceze dhe më gjerë, si gjendet në Isniq e në Prishtinë. Në kafe me miqtë, si njerëzit e rëndomtë, apo ka pas ndonjë tentative më të thellë? 
Arben Bajraktaraj:
 Janë gjërat shumë të thjeshta. Falë Zotit që kam miq nga të gjitha fushat. E në rrugë nuk më njeh askush, kush jam e si jam. Këtu në Paris më ndodhë ndonjë herë të më ndalin, kurse në Kosovë jo. Një herë më ka ndodhë në Kosovë që të më ndalë në rrugë një njeri, ka qenë shumë i dashur, shumë i respektuar. 

KultPlus: A ka pasur ndonjë tentativë nga udhëheqësit e institucioneve që të i’u takojnë kur të jeni në Kosovë?
Arben Bajraktaraj:
 Institucionet e kryejnë punën e tyre, ne tonën. Kurse me drejtuesit e QKK-së dhe me ata të teatrove po, por me të tjerët jo. 

KultPlus: Keni qenë edhe imazh i një reklame të një kompanie të orëve, një fytyrë shqiptare me orë zvicerano- franceze, si e gjeni lidhjen në këtë pikë? 
Arben Bajraktaraj:
 Është përzgjedhur me audicion, kanë kërkuar fytyra më të veçanta se sa ato të zakonshmet. Nga meshkujt kemi qenë unë dhe nipi i Marlon Brandos.

KultPlus: Ju personalisht e mbani at tip të orës? 
Arben Bajraktaraj:
 Nuk mbaj orë. 

KultPlus: Nëse i numëroni rolet filmike, sa janë bërë deri tashti? 
Arben Bajraktaraj:
 Nuk di për besë, nuk i kam numëruar, ndoshta janë mbi 40 role. 

KultPlus: Dhe për fund, a ka diçka më të veçantë në planet e tua? 
Arben Bajraktaraj:
 Aktualisht jam në përgatitje të dy shfaqjeve teatrore, ndërsa gjatë sezonit janë të parashikuara edhe disa angazhime filmike

Isniqasi ,Arben Bajraktaraj është njeri prej aktorëve me me famë ndërkombëtare, i cili është zgjedhur aktori më i mirë në festivalin online “The Monthly Film Festival” në Britani.










Isniqasi ,Arben Bajraktaraj është njeri prej aktorëve me me famë ndërkombëtare, i cili  është zgjedhur aktori më i mirë në festivalin online “The Monthly Film Festival” në Britani.

Këtë çmim ai e mori për rolin e tij në filmin “Lapsus”. Emri i filmit përkon me ngjarjen. “Lapsus” sjell një lapsus vizual për shikuesin.

Image result for arben bajraktaraj
Në 30 minuta, trajton një ngjarje që shikuesin e vë në dyshim nëse ndodh vërtet apo është imagjinatë e personazhit kryesor, Terryt. Por çmimi për aktorin isniqas nuk është i vetmi që ka marrë “Lapsus”.
Image result for arben bajraktaraj
Filmi nën regji të Karim Ouraet, i cili bashkë me Julien Diris ka shkruar edhe skenarin, mori edhe katër çmime të tjera.




 “Lapsus” u shpërblye po ashtu me çmimet si “Filmi më i mirë”, “Skenari më i mirë”, “Aktorja më e mirë” që i takoi aktores Sophie Meister dhe “Best Original Score”.


Image result for arben bajraktaraj


“TMFF” është festival i cili këtë vit nisi një formë tjetër të vlerësimit të filmave, duke e bërë këtë në mënyrë online. Në ueb faqen zyrtare të këtij festivali, shkruhet se qëllimi i festivalit, i cili ndan çmime çdo muaj, është që të promovojë sa më shumë punën e regjisorëve të rinj. 


Flori  Bruqi



Plas sherri mes Iva Tiços e Valdrin Sahtit


Gazetarja Iva Tiço dhe stilisti i Këngës Magjike, Valdrin Sahiti, duket se nuk i kanë mirë marrdhëniet me njëri-tjetrin.

Ka qenë pikërisht Sahiti i cili pak ditë më parë deklaroi në emisionin “Opinion”, se nuk i pëlqente që Tiço fliste vazhdimisht për modën, ndërkohë që vetë nuk di të vishet.

Por ka qenë i menjëhershëm dhe reagimi i Tiços, e cila me një koment në Instagram ka treguar se, stilisti i Këngës Magjike i ka të vjedhura modelet e fustaneve.

Sipas saj, fustani që ka veshur Albërie Hadërgjonaj është identik me modelin e koleksionit të 2016-të të “Pronovias Fashion Group”.



Miss Suedia dëshiron burrë shqiptar

Në Suedi ka shumë shqiptarë që kanë nënshtetësi suedeze të cilët pëlqejnë jetën dhe kulturën e këtij shteti. Por shumë rrallë mund të dëgjosh që një suedeze pëlqen të jetë shqiptare. Aq më tepër një bukuroshe që bartë titullin e misit.

Është kjo Maria Taipaleenmaki “Miss Earth Suedia”, e cila e përfaqëson Suedinë në “Miss Earth” që mbahet sonte në Vjenë.

Bukuroshja suedeze, në një bisedë për “albinfo.ch”, ka thënë se do të dëshironte të ishte shqiptare.

“E dua shumë kulturën shqiptare, njerëzit janë shumë të ngrohtë, të shoqëruar dhe të hapur. Më pëlqen që bëjnë shumë për njëri-tjetrin. Kurse më së shumti më pëlqen vallëzimi tradicional dhe organizimet që i zhvillojnë për festa të ndryshme”, ka thënë ajo.

Maria pranon se në Suedi ka shoqëri shumë të madhe më shqiptarë. Sipas saj, populli shqiptar është besnik dhe me ta kuptohet me mendje dhe zemër, kurse vitin e kaluar ka qenë edhe në Kosovë për vizitë. “Kam qenë një herë dhe kam vizituar disa qytete atje, jam ndarë shumë e lumtur madje kam menduar që të blej edhe një shtëpi në Kosovë”, pohon “Miss Earth Suedia”.

Maria ka simpati edhe për meshkujt shqiptarë, kurse nuk e mohon se në të ardhmen mund të bëhet edhe nuse e Kosovës.

“Meshkujt shqiptarë janë shumë të pashëm, burrërorë, dhe pse jo, ndoshta një ditë edhe do të martohesha me një shqiptar të Kosovës”, shprehet bukuroshja suedeze pa dashur të flas më shumë se mos ndoshta është në lidhje më ndonjë shqiptarë.

Maria është shoqja më e ngushtë e “Miss Earth Kosova”, Kaltrina Nezirit. Që të dyja sonte në mesin edhe të shumë vajzave nga mbarë bota do të garojnë për titullin “Miss Earth” që zhvillohet në Vjenë të Austrisë.  

 

Rusia bën gati armët bërthamore kundër NATO-s

Vendosja e dhjetëra raketave ndërkontinentale në një territor rus ekuivalent me disa vende evropiane, tregon se Kremlini po e sheh si rrezik zgjerimin e NATO-s drejt kufijve të saj, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

Ishte i qartë paralajmërimi i presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili më 6 qershor të këtij viti kishte deklaruar se para çfarëdo kërcënimi të sigurisë nacionale, Moska nuk do të ketë zgjidhje tjetër përpos t’i kundërvihet forcave nga të cilat vjen rreziku.

Paralajmërimi i mandatarit rus po del të bëhet realitet pas rrëzimit të avionit rus, Su-24, nga forcat turke. Pak kohë pasi u tensionuan marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Ankarasë, blloku verior-atlantik u zhvendos në Detin e Zi, i prirë nga aeroplanmbajtësja ‘shkatërrimtare’ amerikane, Ross, të cilës iu bashkuan edhe Francis Almejida nga Portugalia, el Blas Lezo nga Spanja dhe Winnipeg nga Kanadaja.

Në një komunikatë të Flotës së Gjashtë të ushtrisë amerikane thuhet se zhvendosja e aeroplanmbajtëses së saj në ujërat afër Rusisë, ka për qëllim që të “sigurojë paqen dhe stabilitetin në rajon”, si dhe të “shtojë bashkëpunimin dhe ndërveprimin e partnerëve dhe aleatëve tanë”.


Në këto rrethana, autoritetet ruse informuan rreth manovrave dhe patrullave të forcave raketore strategjike përmes raketave ndërkontinentale. Dhjetëra raketa që mund të shkojnë deri në dhjetëmijë kilometra, janë pjesë e këtyre operacioneve ruse që do të zgjasin ndërmjet dy javëve deri në një muaj.

Përse shërbimet mendojnë se Shqipëria kërcënohet nga ISIS?

Blendi Fevziu

E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por problemi mbetet aty! Shërbimet sekrete perëndimore besojnë se Shqipëria kërcënohet realisht nga ISIS dhe për këtë me gjasë duhet të kenë informacion edhe partnerët shqiptarë. Në fakt lajmi që ka krijuar realisht shqetësim është sa pjesë e një analize aq edhe e informacioneve konkrete. Analiza lidhet me rrezikun e atentateve ndërsa faktet me mundësinë e përdorimit të Shqipërisë si bazë për transferimin e terroristëve në perëndim.

Analiza mbështetet mbi një llogjikë të prekshme nga të gjithë. ISIS ka paralajmëruar disa atentate. Goditja e perëndimit përmes aksioneve teroriste me gjasë po kthehet në mënyrë funksionimi të ISIS dhe është PR kryesor i tij. Në këtë rast, argumenti që ISIS godet shënjestra më të famshme dhe më mediatike, jo gjithnjë ka vlerë. Ata mund të godasin si në hallkën më të fortë, pra vendet me siguri të lartë dhe vëmendje mediatike, po ashtu edhe në hallkën më të dobët, në vendet ku siguria është problem dhe penetrimi më i lehtë. Kjo ide u vërtetua dje me goditjen në Mali, atje ku nuk mendonte askush. Në këtë llogjikë, Shqipëria është një shënjestër e thjeshtë dhe një vend Europian. Për këtë arsye, vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj, mund të jetë shënjstra potenciale.

E dyta lidhet me informacionet që shërbimet partnere kanë. Opinion.al disponon një material mjaft interesant, ku shërbimet sekrete të vendeve të NATO –s tëheqin vëmendjen për një lidhje të mundshme midis grupeve kriminale shqiptare dhe terroristëve. Në të nuk bëhet fjalë për atentate, por për një lloj biznesi që parashikon shndrimin e Shqipërisë në një bazë për transportimin e terroristëve drejt Europës. Më konkretisht materiali informon se elementë kriminalë shqiptarë të skeduar që në vitet 1997 – 2000 dhe të shndruar prej vitesh në biznesmenë të fuqishëm kanë hyrë në kontakte me kompani të fuqishme për blerjen e një sasie të madhe mjetesh lundruese super të shpejta. Dokumenti jep mjaft detaje dhe sqaron se i njëjti grup ka kontaktuar disa kompani në Europë. Sipas tyre këto mjete mund të përdoren për transportin e emigratëve, por edhe terroristëve drejt Italisë në momentin që rruga serbe po mbyllet pas atentateve të Parisit. Opinion.al po heton më tej për këtë çështje.


Në të gjitha analizat e rëndësishme nënvizohet fakti që terroristët për të arritur qëllimin e tyre mund të bashkëpunojnë me grupet kriminale. ISIS ka para dhe qëllimin për terror. Grupet kriminale kanë infrastrukturën për t’ja lehtësuar këtë gjë kundrejt pagesave të majme. Ky është shqetësimi bazë.  Ndaj emri i Shqipërisë, përmendet jo pa siklet në një pjesë të rëndësishme të raporteve. 

Hero(inë) është Donika, jo Albini

Adriatik Kelmendi

Për dallim nga deputetja Kadaj-Bujupi, e cila bëri veprën për të cilën beson dhe nuk u fsheh, Kurti, një egoist i tejpreokupuar me vendin e tij në histori - në këtë tipar lehtësisht i krahasueshëm me një tjetër egoist të tejpreokupuar me pozitën personale në histori, rivalin kryesor Thaçin – vendosi që të krahasohej me më të mëdhenjtë e popullit: Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UÇK-në. Zgjodhi 28 nëntorin për ta heroizuar vetveten dhe për të poshtëruar dhe rrezikuar të gjithë të tjerët. E kur them gjithë të tjerët, i mendoj në radhë të parë kolegët e tij të partisë, ata të opozitës, por edhe popullin e Kosovës.

NE MUND TË VAZHDOJMË të heshtim, ose të flasim e të shkruajmë vetëm sipas ndonjë doracaku që na shkruan ndonjë politikan, por nëse flasim troç i bie se heroina e vetme e ngjarjeve të fundit është deputetja Donika Kadaj – Bujupi dhe absolutisht jo Albin Kurti.

Deputetja e AAK-së e shumë mandateve të Kuvendit, Kadaj-Bujupi, është ngritur për të mbrojtur një qëllim të sajin politik, me mënyrat dhe metodat që i ka vlerësuar si të nevojshme, duke u bazuar në të mirën e vendit dhe të popullit. Ajo ka kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve nga dy marrëveshjet e Qeverisë, atë për Asociacionin/Bashkësinë... dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi. Për t’i arritur këto, me vetëdije të plotë dhe me përgjegjësi ka hedhur edhe gaz lotsjellës në seancën e Kuvendit, në shenjë të bllokimit të punës së Legjislativit si protestë deri në anulimin e marrëveshjeve.

Kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij, Thaçi, në një rast të paprecedentë, i kanë dënuar këto veprime, duke i quajtur kriminale, dhe kanë ftuar organet e rendit që të marrin masa.

Është lëshuar fletarrestim për deputeten Kadaj-Bujupi dhe ajo ka pritur policinë në shtëpinë e saj. Nuk i ka rezistuar fare arrestimit, edhe pse e ka vlerësuar atë si një arrestim politik.

Në gjykatë ka vazhduar të jetë e vendosur: “Nuk pendohem. Nëse do të më jepet rasti edhe në të ardhmen do të hedh gaz lotsjellës, nëse me këtë do të ndikojë që të anulohen dy marrëveshje të dëmshme për vendin tim”, ka thënë kjo nënë, grua, vajzë, motër, bashkëshorte dhe deputete.

I është vazhduar masa e paraburgimit.

Deputetja Kadaj-Bujupi e ka bërë të veten.

Ne të tjerëve si shoqëri na mbetet të vazhdojmë të ngulim këmbë që të na dëshmohet se ku është baza ligjore për lëshimin e urdhërarresteve për veprimet e deputetëve brenda Kuvendit, për ç'gjë kanë imunitet, sipas Nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në të kundërtën bëhet fjalë për arrestime politike.

MIRËPO, NËSE NUK VAZHDOJMË të heshtim dhe nëse flasim troç i bie se një veprim heroik si Donika Kadaj – Bujupi nuk e ka bërë edhe kolegu i saj deputet, Albin Kurti.

Pavarësisht se kanë post të njëjtë me Kadaj-Bujupin dhe po angazhohen si të bashkuar për kauzën e njëjtë, duket se deputeti Kurti veten e mban për një mbinjeri, gjithsesi mbi deputetët e tjerë të opozitës e edhe të pushtetit, pa dyshim mbi kryetarët e partive opozitare, Ymeri, Haradinaj e Limaj, absolutisht mbi liderët e institucioneve politike, Jahjaga, Mustafa e Veseli, pashmangshëm mbi udhëheqësit e gjyqësisë e të policisë, por, fatkeqësisht, edhe mbi gjithë popullin e Kosovës.

Ai, duke pasur një fletarrestim në fuqi (edhe pse mund ta klasifikojmë si të orientuar politikisht), është fshehur për ta pamundësuar kapjen nga policia. Mirëpo, i vetëdijshëm se nuk mund t’i shmanget policisë përgjithmonë e duke mos dashur të largohej nga Kosova, ai kishte programuar edhe ditën se kur do t’i nevojitej atij më së shumti të arrestohej.

Kurti, një egoist i tejpreokupuar me vendin e tij në histori - në këtë tipar lehtësisht i krahasueshëm me një tjetër egoist të tejpreokupuar me pozitën personale në histori, rivalin kryesor Thaçin – ai vendosi që të krahasohej me më të mëdhenjtë e popullit: Skënderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UÇK-në.

Mirëpo, zgjodhi 28 nëntorin për ta heroizuar vetveten dhe për të poshtëruar dhe rrezikuar të gjithë të tjerët. E kur them gjithë të tjerët, i mendoj në radhë të parë kolegët e tij të partisë, ata të opozitës, por edhe popullin e Kosovës.

Manifestimi i opozitës më 28 nëntor, bashkë me mbledhjen e mbi 200 mijë nënshkrimeve, për mbrojtjen e Kosovës dhe kundër Dy Marrëveshjeve, janë hapat më të dinjitetshëm dhe më madhështorë të kundërshtimit nga Opozita e Bashkuar dhe porosia më e qartë se nuk mund të mbyllen sytë nga askush. Dhe kështu do të ishte sikur mbinjeriu Kurti të mos kishte plane të tjera.

Ai, pavarësisht se e dinte se ka urdhërarrest dhe se do të kapej nga policia në rastin e parë të ballafaqimit me ta, nuk mundi t’i rezistonte idesë dehëse të krahasimit me Skënderbeun, Qemalin, Jasharin e UÇK-në. Sikur të mos ishte i dehur nga egoja dhe madhështia halucinative, do të logjikonte se Manifestimi opozitar i 28 Nëntorit do të mund të ishte mjaftueshëm madhështor dhe i dinjitetshëm vetëm me pjesëmarrjen e mijëra e mijëra qytetarëve dhe vetëm me fjalimet e kryetarëve të opozitës Ymeri, Haradinaj e Limaj. Dhe s’kishte fare nevojë që për kapricot e veta ta tradhtonte marrëveshjen me AAK-në e NISMA-n për mosprovokim dhe mospjesëmarrje, si dhe të poshtëronte me fjalim tri herë më të gjatë tre kryetarët opozitarë.

Për më tepër, a s’ishte ky i njëjti Kurt që dha dorëheqje nga posti i kryetarit, për të mbetur vetëm një anëtar i thjeshtë i LVV-së?

A s’është ky një ish-kryetar partie që i ka humbur tri palë zgjedhje, duke ia siguruar subjektit të vet mbetjen në opozitë?

A s’është ky i njëjti opozitar, i cili për 6 muaj rresht e bllokoi jetën institucionale, duke na bërë be e rrfe se është pikërisht ky Isa Mustafa ai që i duhet Kosovës si kryetar Kuvendi (“ose kryetar qeverie, vetëm le të merren vesh me AAK-në”, na fliste publikisht) dhe se LDK-ja duhej t’i kishte më shumë se gjysmën e qeverisë?

Përse përnjëherë nevoja që të dalë mbi gjithë të tjerët, e edhe mbi kryetarin de jure të partisë, Ymerin?

Nëse është njëri nga tre deputetët e LVV-së me fletarrestim (politik!), përse u desh pikërisht ai të mbante fjalim e jo Albulena Haxhiu ose Faton Topalli?

NËSE NUK VAZHDOJMË të heshtim dhe nëse flasim troç i bie se Albin Kurti me aventurën e tij të 28 nëntorit, për shkak të tejpreokupimit me vendin e tij në histori, nuk iu ka bërë fare vonë se ndërmori shumë rreziqe (ka mundur fare lehtë edhe të vetëdorëzohej pas fjalimit dhe ta provonte në gjyq qëllimin politik të akuzës), disa prej të cilave edhe ndodhën në realitet:

Rrezikoi shkaktimin e luftës ndërmjet shqiptarëve. Çka nëse policia do t’i përgjigjej provokimit me provokim? Çka nëse me t’u paraqitur Kurti në skenë, policia, duke iu referuar urdhërarrestit në fuqi, do ta arrestonte atë? Ku do të na çonte një përleshje e shqiptarëve të veshur policë në njërën anë dhe shqiptarëve protestues në anën tjetër?

Rrezikoi kompaktësinë e Opozitës së Bashkuar dhe relativizimin e kundërshtimit të Dy Marrëveshjeve të dëmshme, për shkak të shfaqjes dhe fjalimit të padakorduar në manifestim.

Rrezikoi poshtërimin e gjithë organeve të rendit të Republikës, duke u vendosur si individ i paprekshëm.

Bëri që selia e gjithë partisë të rrethohej me forca të hekurta policie, duke nxitur përleshjet dhe arrestimin e mbi 90 bashkëpartiakëve, mbështetësve të sinqertë të LVV-së ose protestuesve të çiltër kundër Dy Marrëveshjeve, të cilët donin që ta mbronin.

Po insiston që popullata të ndahet në dysh, tashmë jo për ose kundër marrëveshjeve të dëmshme, por për ose kundër institucioneve të shtetit.

NË FUND, duhet ritheksuar se nuk besoj se ka ndonjë shqiptar me mend në krye në Kosovë, i cili do të mund të pajtohej me vullnet që shtetit t’i hiqet një pjesë e territorit, ose që t’i jepen të drejta aq të mëdha një komuniteti, i cili nuk e njeh si shtet të vetin Kosovën, dhe me këto të drejta pastaj t’i mundësohet ta bllokojë zhvillimin e vetë këtij vendi, ose që në një të ardhme edhe ta copëtojë atë.

Ajo që i dallon shqiptarët në këtë rast është udha që duhet ndjekur në mënyrë që të pamundësohen që këto dëme t’i shkaktohen Kosovës.

E në këtë udhë duket se shumica po e bën për Kosovën. Edhe heroina Donika Kadaj – Bujupi.

Kam pandehur se edhe Albin Kurti.


Por, më 28 nëntor ai fatkeqësisht na kumtoi diçka tjetër. 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...